Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Po kërkon destabilizim”,Çfarë ndodh nëse Serbia sulmon Kosovën? Përgjigjet eksperti

28 June 2025 at 19:51

Artur Meçollari, ekspert sigurie, komentoi në “Balkan Talks” mbi deklaratat që Presidenti Trump ka bërë ndaj Kosovës dhe Serbisë, për të cilat ai e quan veten një ndërmjetues dhe parandalues i konflikteve të mundshme ndaj dy vendeve.

Meçollari thekson se Serbia ka kapacitet për kërcënime ndaj Kosovës, por nuk mund ta kalojë në akte veprimi. Sipas tij, Kosova ka mbrojtje të fortë, dhe si rrjedhojë, Serbisë do ti duhet të përballet dhe me Amerikën nëse kryen veprime lufte.

“Mendoj se Serbia sot ka kapacitete dhe ka qëllim për të kryer një luftë konvencionale. Kërcënimin jo konvencional e ka bërë dhe në të kaluarën, mund të përmend rastin e Banjskës që ishte agresion, goditjen e kanaleve të ujit. Ekziston qëllimi që Serbia të destabilizojë Kosovën, se cila është forma jo konvencionale apo e jo konvencionale, është diçka tjetër.

Serbia sot e ka të pothuajse të pamundur pasi siguria e Kosovës garantohet nga KFOR-i.

Nëse Serbia kryen një akt lufte kundër Kosovës, Amerika është automatikisht në luftë me Serbinë për shkak se garancia është KFOR, që është pjesë e NATO-s”, tha eksperti Meçollari.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Po kërkon destabilizim”,Çfarë ndodh nëse Serbia sulmon Kosovën? Përgjigjet eksperti appeared first on Euronews Albania.

“Më i avancuar se B2”,Gjenerali: SHBA do sjellë avion të ri, ja kur del në qarkullim

27 June 2025 at 21:52

Gjenerali Dedë Prenga, komentoi në Euronews Albania mbi luftën Izrael-Iran, që për gjeneralin është diçka që ka ndikuar edhe tek qytetarët që kishin informacionin më të pakët.

Prenga gjithashtu i pyet mbi peshën e zhvillimeve të Samitit të NATO-s, nga ku udhëheqësit e vendeve anëtare janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të Produktit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. Ai tha se më së shumti nga ky Samit, ajo çfarë është vënë re, është rritur reagimi ndaj konflikteve nga të gjjithë liderët.

“Samiti ka rritur reagimin real të gjithë liderve në mënyrën e reagimit ndaj konflikteve dhe luftrave. I ka sensibilizuar ato. Lufta Izrael-Iran ka ndikuar për nga intensiteti i veprimeve dhe mënyra e përdorimit të një armë që nuk ishte përdorur më parë, bomba B2. Ndërsa tani ka dalë që SHBA-të po punojnë për një avion të ri që parashikohet në 2026-2027 të dalë në qarkullim shumë herë më i avancuar se B2-shi. Kjo sa i përket distancës së fluturimit, kushteve të ekuipazhit, sasisë së tonazhit, mënyrës së reagimit ndaj radarëve. Kjo do të thotë se janë sensibilizuar edhe vendet e tjera që ta marrin seriozisht.

Qëndrimi i presidentit të SHBA-ve ndaj NATO-s, deri pak ditë para Samitit, ka qenë disi evaziv dhe kritik ndaj vendeve të tjera. Trump ka reaguar jo me diplomaci por me një ashpërsi ndaj kolegëve. Mendoj se në këtë Samit u konsolidua tashmë se qëndrimi i SHBA-ve është pro dhe në mbështetje të NATO-s, sa i përket misionit për të cilin kjo e fundit është ngritur”, tha gjenerali Prenga.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Më i avancuar se B2”,Gjenerali: SHBA do sjellë avion të ri, ja kur del në qarkullim appeared first on Euronews Albania.

Gazetari shqiptar në Rusi: Samiti i Hagës u prit vakët në Moskë, çfarë mendon Putini

By: Besnik
27 June 2025 at 21:29

Gazetari shqiptar në Rusi, Misha Pumo, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për Balkan Talks në Euronews Albania, ku komentoi se si u prit në Moskë samiti i NATO-s në Hagë dhe reagimet lidhur me të.

Sipas gazetarit Pumo, samiti i Hagës u prit në një mënyrë të qetë dhe të vakët nga Rusia, por u evidentua fakti që në këtë samit nuk iu dha shumë hapësirë Ukrainës, duke e lënë të veçuar.

Gazetari tha se ka premia pozitive për vazhdimin e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe për këtë ishte treguar i gatshëm edhe presidenti Putin.

“Rezultatet e samitit u pritën vakët ose qetë, ku reagimi ishte i tillë që për Rusinë pak rëndësi ka nëse u vendos kuota 5 përqind ose jo, dhe Putini tha se Rusia nuk shqetësohet as frikësohet nga kjo gjë. E priti qetësisht pa krijuar polemika. Mediat këtu në Rusi kanë vënë në dukje një stepje ose kalim menjëanë të temës së Ukrainës. U vu re që Zelensky u ftua vetëm në një darkë dhe nuk ishte në mbledhjen e punës të këtij samiti. Ndoshta kjo është nga trysnia që ka bërë Trumpi për pjesëmarrësit e këtij samiti. Mediat ruse nuk lanë jashtë vëmendjes fotografinë ku Trumpi dhe Zelensky u vunë në cepë nga njëri-tjetri që mos të kishin kontakt të afërt, duke theksuar se kjo tregon se edhe Evropa është lodhur nga kjo luftë mes Rusisë dhe Ukrainës. Putin ka deklaruar se është gati për të vazhduar bisedimet e paqes. Zëdhënësi i tij ka deklaruar se sa të bëhet shkëmbimi i fundit i robërve të luftës, jemi gati të vazhdojmë bisedimet dhe ka të ngjarë që vendi pritës i këtyre bisedimeve të jetë përsëri Turqia,” tha zoti Pumo.

Gazetari Misha Pumo solli dhe një lajm të fundit nga terreni i luftimeve, ku tha se ushtria ruse ka marrë një zonë të pasur me litium në Ukrainë, zonë që mban emrin e njohur Shevçenko.

“Merz deklaroi se ndihma ndaj Ukrainës është në limite, ndërsa Macron bëri thirrje për dialog me Rusinë, por po shihet se deklaratat janë që duhet të shfrytëzohet mundësia për paqe. Përparimi i forcave ruse vazhdon të jetë i ngadalshëm por më i shpejtë se në muajt e mëparshëm. Një lajm i ri është se forcat ruse kanë marrë kontrollin e një qendre banimi me emrin Shevçenko. Kjo zonë është një nga më të mëdhatë e pasur me litium dhe dyta në Ukrainë,” tha gazetari Pumo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetari shqiptar në Rusi: Samiti i Hagës u prit vakët në Moskë, çfarë mendon Putini appeared first on Euronews Albania.

“Shqipëria drejt BE-së”, ish-kryeministri polak: Rrugë e gjatë dhe me pengesa

20 June 2025 at 20:53

Mark Nelka, ish-kryeministër i Republikës së Polonisë ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks”, në Euronews Albania ku i pyetur nga Franko Ergo tregoi se Polonia ka ndjekur një rrugë të gjatë e plotë pengesa për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ai tha se një rrugë të tillë do duhet ta ndjekë edhe Shqipëria tani, sipas tij kjo rrugë do kërkojë që vendime shumë të rëndësishme të merren në një kohë të shkurtër, por nëse kjo arrihet shpërblimi do të jetë i jashtëzakonshëm.

“Ishin 20 apo 30 pika. Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e gjatë dhe e vështirë. Ne duhet të merrnim, njësoj si ju duhet të merrni tani, dhjetëra vendime që janë në interesin afatgjatë të vendit. Nuk ka asgjë të keqe në këtë, por janë vendime që duhet të merren relativisht shpejt dhe ka një kosto të lartë sociale.

I gjithë procesi është mjaft i vështirë dhe ndoshta nuk ka rrugë të shkurtra. Anëtarësimi pranohet mbi bazën e meritës, ndaj duhet të përgatiteni për një rrugë të gjatë dhe plot pengesa, por shpërblimi është i jashtëzakonshëm”,-tha për Balkan Talks ish-kryeministri polak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shqipëria drejt BE-së”, ish-kryeministri polak: Rrugë e gjatë dhe me pengesa appeared first on Euronews Albania.

“Irani kërcënim global”, profesori izraelit flet live nga Haifa: Sulmi sapo ka nisur

By: Besnik
13 June 2025 at 21:07

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Haifa për emisionin Balkan Talks, profesor Jehuda Hamovitz, ekspert i menaxhimit dhe diplomacisë në Universitetin e Haifës, foli mbi situatën e fundit të sigurisë në Izrael pas sulmeve ajrore iraniane.

Ai tha se Irani është një kërcënim për të gjithë botën, jo vetëm për Izraelin dhe sipas tij ky operacion është thjesht faza e parë për t’i dhënë fund kësaj situate.

“Sapo jam kthyer nga strehimorja ku u futëm, pasi raketat po vinin nga Irani dhe u detyruam të strehoheshim brenda,” tha Hamovitz.

Duke komentuar sulmet izraelite ndaj Iranit, ai theksoi:

“Irani është një kërcënim për të gjithë botën, jo vetëm për Izraelin. Së paku prej më shumë se 20 vitesh, që nga momenti kur nisën programin bërthamor, ata kanë kërcënuar Izraelin. Ata e kanë deklaruar publikisht dëshirën për ta eliminuar Izraelin, duke e quajtur ‘djall i vogël’, ndërsa SHBA-në si ‘djall të madh’, nga këndvështrimi i tyre ideologjik.”

Hamovitz shtoi se Irani është afër të ketë armë bërthamore me qëllim përdorimi kundër Izraelit. “Ne nuk do ta lejojmë këtë. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka të nevojshme për ta ndalur.”

Ai kujtoi se Presidenti amerikan Donald Trump është përpjekur të arrijë një marrëveshje me Iranin, por pa sukses, pasi, sipas tij, “Irani nuk ka treguar kurrë vullnet për bashkëpunim”.

“Irani po na sulmon përmes Hamasit, Hezbollahut dhe Houthive në Jemen. Është koha që kjo të marrë fund. Ky operacion është thjesht faza e parë për t’i dhënë fund kësaj situate,” përfundoi Hamovitz.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Irani kërcënim global”, profesori izraelit flet live nga Haifa: Sulmi sapo ka nisur appeared first on Euronews Albania.

Ekskluzive, ish-zëdhënësi i NATO-s: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

By: Besnik
6 June 2025 at 21:12

Në një lidhje direkte ekskluzive për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea solli detaje të reja në lidhje me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai deklaroi se Rusia ka regjistruar tashmë viktimën e saj të 1 miliontë, ndërsa sipas tij, nga pala ukrainase janë rreth 400 mijë të vrarë ndërsa theksoi se megjithë numrin e madh të viktimave, nuk ka ende një sukses diplomatik në bisedimet mes dy palëve.

“Rusia nuk është gati për marrëveshje. Synimi i saj është të vendosë diktatin mbi Ukrainën, gjë që Ukraina nuk ka arsye ta pranojë,” u shpreh ai.

Sipas Sheas, Rusia ka pushtuar rreth 20% të territorit ukrainas, por “Ukraina nuk e ka humbur luftën dhe as Rusia nuk e ka fituar atë.”

Duke komentuar rolin e presidentit amerikan Donald Trump, Shea tha se “Trump nuk është se i mungon logjika, por mendon se administrata e tij nuk po ndjek rrugën e duhur për të sjellë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.”

“Fatkeqësisht, ka një shkëputje mes ambicieve të Trump dhe mjeteve për t’i realizuar ato. Ai duhet të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe t’i japë një mesazh të qartë Putinit se nuk do të mund të fitojë, por do t’i duhet të bëjë kompromis,” shtoi Shea.

Ai paralajmëroi se mesazhet e paqarta të Trump mund të interpretohen si një dritë jeshile për Putinin.

“Një ditë Trump thotë se do ta lejojë Rusinë të mbajë territore të pushtuara, një ditë tjetër ndryshon qëndrim. Kjo i jep avantazh Putinit,” theksoi ai. “Në vend që të favorizojë Rusinë, Trump duhet të ushtrojë presion ekstrem ndaj saj”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive, ish-zëdhënësi i NATO-s: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë appeared first on Euronews Albania.

“Defender Europe 25”, Starova: Pasiguria në Ballkan është rritur, duhet bashkëveprim

30 May 2025 at 21:46

Në emisionin e sotëm të “Balkan Talks”, u diskutua mbi “Defender Europe 2025”, si një iniciativë direkte e ushtrisë amerikane me ato aleate të NATO-s.

Si një njohës i aleancës ushtarake, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Arjan Starova e vlerëson si një arritje, kjo duke nisur që nga fakti se është më e madhja e mbajtur në këto vite, si dhe për nga serioziteti që ka NATO në përgatitjet e sigurisë.

“NATO gjithmonë përgatitet seriozisht për çështjet e saj të sigurisë dhe problemet e mëdha që ka. Problemi është se bota sot gjeopolitikisht është në një situatë shumë të vështirë. Kemi luftë në Lindjen e Mesme, kemi probleme me Iranin, me terroristët, kemi probleme në Ukrainë, kemi rreziqe që lidhen me aktorë të tjerë që janë jashtë Europës. Në këto kushte NATO duhet të rrisë aftësinë e saj bashkëvepruese pasi kjo është një nga elementët kyçe.

Dimensioni i paparashikueshmërisë së sigurisë është rritur. Flitet se edhe në Ballkan mund të ketë një gjë të pakontrolluar. Lufta në Ukrainë mund të ketë një zhvillim të paparashikuar. Prandaj kjo stërvitje është shumë e rëndësishme”, theksoi Arjan Starova.

The post “Defender Europe 25”, Starova: Pasiguria në Ballkan është rritur, duhet bashkëveprim appeared first on Euronews Albania.

“Protestat në vjeshtë do ta rrëzojnë Vuçiç-in”, Avokati Stojkoviç zbulon skenarin

24 May 2025 at 18:41

Avokati Cedomir Stoikoiviç foli nga Beogradi në “Balkan Talks” lidhur me situatën komplekse në Serbi ku protesat po vazhdojnë nga studentët dhe qytetarët përpara ndërtesës qeveritare për lëvizjen e tyre.

Stoikoiviç shpjegoi rëndësinë që kanë këto protesta ndryshe nga herët e tjera pasi pesha e tyre mund të sjellë në një rrëzim të mundshëm të Presidentit Vuçiç. Kjo gjë, sipas avokatit mund të ndodhë në vjeshtë pasi tani bie intensiteti i protestave.

“Që nga fillimi i sistemit multipartiak në Serbi kemi një situatë që kur vera afron, fuqia e protestave bie. Tani protestat në Beograd kanë rënë dhe njerëzit nuk janë shumë të përfshirë në politikë. Kur bëhet fjalë për protestën e studentëve, ajo ka pasur një moment shumë të mirë dhe mendoj se në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës ajo do të arrijë pikun. Mendoj se atëherë do të kemi protestat më të mëdha.

Presidenti nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e studentëve sepse dihet se një nga kërkesat kryesore është të pasurit një sistem normal pa korrupsion. Baza e protestës është korrupsioni qeveritar dhe qeveria këtë nuk e ka plotësuar.

Vuçiç po përpiqet për të ulur peshën e protestave sepse ai e di se këto manifestime kanë kapacitetin për ta rrëzuar atë. Në gjykimin tim kjo gjë do të ndodhë në vjeshtë”, tha Stoikoiviç.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Protestat në vjeshtë do ta rrëzojnë Vuçiç-in”, Avokati Stojkoviç zbulon skenarin appeared first on Euronews Albania.

Koloneli: Lufta Rusi-Ukrainë do mbarojë në tavolinë! Çfarë parashikohet

23 May 2025 at 22:01

Koloneli Çlirim toçi ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” ku ka folur për zhvillimet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas lufta mes këtyre dy vendeve do të vendoset në tavolinë me marrëveshje.

“Është përfolur që Evropa nuk është e përgatitur për një listë të këtyre anijeve. I vetmi vend që mund ta bëjë është Ukraina, dhe ajo do të ndihmojë në këtë radhë të mbështesë Evropën për të vënë në zbatim një paketë që do të rrisë presionin ndaj Rusisë.

Unë jam plotësisht dakord që lufta do të mbarojë në tavolinë. Kur njëri të fitojë dhe tjetri të humbë, kur të arrihet një marrëveshje, apo kur njëri të humbasë, në çdo rast fitorja do të vendoset në tavolinë”, tha Koloneli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Koloneli: Lufta Rusi-Ukrainë do mbarojë në tavolinë! Çfarë parashikohet appeared first on Euronews Albania.

Ushtria e SHBA-së në Kosovë/ Ministri Maqedonci tregon marrëveshjen sekrete

17 May 2025 at 19:48

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci foli në emsionin “Balkan Talks” lidhur me dimensionin e sigurisë në Kosovë.

I pyetur  për një marrëveshje ndërveprueshmërie dhe siguri në komunikim e cila u nënshkrua në 13 maj nga Jon Philips dhe Bashkim Jashari, Maqedonci tregon se cila është vlera politike e një marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Është një marrëveshje për ndërveprueshmëri në aspektin e komunikimit dhe aspektin kibernetik. Është një produkt i një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar nga Albin Kurti dhe ish-ambasadori amerikan në prishtinë Hovenier në vitin 2023. Por marrëveshja e tanishme e nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve, ka rëndësi të madhe për thellimin e bashkëpunimit me Amerikën sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë sepse adreson disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e informacionit.

Informacionet janë sensitive, siç janë sistemet amerikane që do përdoren në forcën e sigurisë së Kosovës sepse dihet që Kosova partnerin e saj kryesor për blerjet ushatarake ka SHBA-të.

Ne jemi vendi i 33-të që SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë dhe ka rrugë për bashkëpunim me Amerikën në të gjitha sferat e mbrojtjes, në veçanti të teknologjisë dhe të dhënave sensitive si dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me pajisjet ushatrake”, theksoi Maqedonci.

The post Ushtria e SHBA-së në Kosovë/ Ministri Maqedonci tregon marrëveshjen sekrete appeared first on Euronews Albania.

Hoxhaj: Pozicioni i Britanisë ndaj Serbisë i ndikuar nga plani për kamp refugjatësh

By: Besnik
16 May 2025 at 22:18

Profesori shqiptar Andi Hoxhaj foli live nga Britania e Madhe në emisionin “Balkan Talks”, ku diskutoi mbi synimet e fundit të Britanisë për ngritjen e një kampi refugjatësh në Ballkanin Perëndimor.

Hoxhaj theksoi se, duke qenë se Britania është në negociata me të gjitha shtetet e rajonit për këtë plan, ajo nuk mund të bëjë kritika ndaj këtyre vendeve derisa çështja të marrë një drejtim të qartë.

Ai shtoi se në këto shtete përfshihet edhe Serbia, dhe se qasja e Britanisë në këtë moment është pozitive, përfshirë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, Keir Starmer është përfshirë në bisedime me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për të mundësuar realizimin e këtij plani të qeverisë britanike.

“Duhet ta them qartë: Britania e Madhe nuk mund të kritikojë Vuçiç për momentin, pasi ka hyrë në negociata për ngritjen e një kampi refugjatësh në Ballkanin Perëndimor. Është diskutuar me Shqipërinë, dhe po zhvillohen bisedime me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë situatë, Britania nuk mund të shprehë shqetësime për Serbinë, sepse është në komunikim të drejtpërdrejtë me qeverinë e Vuçiçit. Pozicioni i saj do të bëhet i qartë vetëm pasi të zgjidhet kjo çështje”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se edhe kryeministri portugez Antonio Costa ka vizituar Serbinë, duke bërë deklarata pozitive për qeverisjen e Vuçiçit dhe bashkëpunimin e tij me BE-në në disa fusha.

“Ndërkohë, një grup deputetësh nga Partia Laburiste, miq të Kosovës, i kanë dërguar një letër ministrit të Jashtëm britanik David Lidington, ku kërkojnë që Britania të mbajë një qëndrim më të ashpër dhe më të qartë ndaj Serbisë. Për këtë letër, ai ende nuk është përgjigjur”, përfundoi Hoxhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hoxhaj: Pozicioni i Britanisë ndaj Serbisë i ndikuar nga plani për kamp refugjatësh appeared first on Euronews Albania.

Liderët e Europës në Tiranë, eksperti: BE është e ndarë për zgjerimin

16 May 2025 at 22:00

Eksperti për çështjet integruese, Genti Xhaxhiu ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania, ku ka komentuar samitin e liderëve të Europës të mbajtur sot në Tiranë.

Ai tha se vendet e BE-së janë të ndara sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian, ndaj anëtarësimi i shqipërisë nuk duhet të merret ene i mirëqenë.

“Vendet e Bashkimit Europian unë i shikoj të ndarë në dy grupe të mëdha, ata që janë entuziastët e zgjerimit dhe ata ndodhen kryesisht përreth Ballkanit dhe flasim këtu për Italinë,  për Kroacinë, por edhe pak më larg, Austria është një tjetër entuziaste.

Nga ana tjetër kemi vende anëtare të cilat me heshtjen e tyre dhe me sondazhet e bëra në vendet e tyre, flasin për një skepticizëm për zgjerimin. Sigurisht flamurtar i zgjerimit mbetet Komisioni Europian, mbeten zyrtarët e lartë të BE-së dhe të Parlamentit Europian. Por zgjerimi nuk duhet të merret i mirëqenë”,-tha Xhaxhiu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Liderët e Europës në Tiranë, eksperti: BE është e ndarë për zgjerimin appeared first on Euronews Albania.

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në

By: Besnik
16 May 2025 at 21:19

Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, i ftuar në “Balkan Talks”, tha se është jashtëzakonisht pozitive që kancelari gjerman, Friedrich Merz, vizitoi Shqipërinë.

Ai zbuloi edhe një porosi të rëndësishme që kancelari ia drejtoi liderëve evropianë gjatë samitit.

Sipas Cufajt, porosia e Merz për kolegët e tij ishte shumë e qartë: Evropa duhet të nisë menjëherë bisedime serioze për bashkëpunim me SHBA-në, pasi nuk mund të përmbushë objektivat e saj pa mbështetjen amerikane.

“Ajo që, sipas asaj që më thonë miqt e mi në politikën gjermane, por edhe mediat, ishte një porosi shumë interesante nga kancelari Merz, ndryshe nga një pjesë e mirë e kolegëve të tij. Porosia e kancelarit gjerman ishte shumë e qartë: ai kërkonte dhe insistonte që Komuniteti Politik Evropian të fillojë bisedime serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse Evropa, edhe me armatën e saj të madhe, nuk do të mund të arrijë aq shpejt sa mendojmë ne, apo kolegët tanë, dhe se kjo mund të bëhet vetëm me ndihmën e SHBA. Kjo porosi është një mesazh i mirë dhe i qartë”, tha Beqe Cufaj.

Cufaj shtoi se Merz, vetëm dy ditë para samitit, kishte prezantuar programin e tij qeverisës në Bundestag, dhe fakti që zgjodhi të vizitojë Shqipërinë tregon rëndësinë që Gjermania po i jep Ballkanit Perëndimor.

“Nëse shohim tematikat e trajtuara sot në samit, çështja e parë ishte ajo e sigurisë – sidomos me praninë e presidentit të Ukrainës – ndërsa paralele ishin edhe bisedimet në Stamboll. Aspekti i dytë i rëndësishëm ishte emigracioni, veçanërisht për vendet anëtare dhe për Britaninë. Çështja e tretë, që për mendimin tim duhej trajtuar, ndonëse për shkak të kohës mbase nuk u nisedua, ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik”, tha Cufaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në appeared first on Euronews Albania.

Ish-ministri britanik: Putin mund të sulmojë dhe vende të tjera përveç Ukrainës

By: Besnik
3 May 2025 at 19:46

Ish-ministri britanik për Evropën Denis MacShane, foli nga Londra live për emisionin Balkan Talks.

Duke komentuar mbi ecurinë e negociatave SHBA-Rusi për një mundësi të përfundimi të luftës në Ukrainë, ai tha se Trump është i moshuar dhe ato që thotë sot mund t’i ndryshojë në ditët në vijim.

Ndërkohë, vuri në dukje shqetësimin se, sipas tij, Putin mund të përpiqet të sulmojë vende të tjera fqinje.

“Putin mund të sulmojë dhe të përpiqet të aneksojë vende të tjera fqinje, ashtu siç u nda Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne duhet ta marrim Putinin seriozisht dhe të shqyrtojmë se çfarë duhet të bëjmë për të shpëtuar demokracinë evropiane. Shpresoj që Serbia do të zgjedhë Evropën si të ardhmen e saj, dhe jo të vazhdojë të jetë ndihmëse e presidentit rus Putin”, tha ish-ministri britanik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-ministri britanik: Putin mund të sulmojë dhe vende të tjera përveç Ukrainës appeared first on Euronews Albania.

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon skenarin e Serbisë

2 May 2025 at 21:50

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis Putin dhe Vuçiç në Moskë.

Sipas tij, skema që mund të përdorë president i Serbisë me anë të këtij takimi, përfshin një plan kundër Kosovës dhe për këtë, i duhet ndihma e Rusisë, Kremlinit.

“Dihen marrëdhëniet prioritare mes Serbisë dhe Rusisë, janë të konsoliduara dhe Serbia me politikën e saj në raport me rajonin e Ballkanit veçanërisht ndaj Kosovës, nuk do ishte në këtë stad që është sot pa mbështetjen e Rusisë.

Një problematkë në Rajon, Evropë dhe më tej, është dhe Bosnja-Hercegovina me politikat seperatiste të Republikës Sërpska, natyrisht përçohen nga ish presidenti Dodik. Nga ana tjetër kisha ortodokse ruse luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e këtij boshti që prek edhe Serbinë.

Vajtja e Vuçiç në Moskë është jo vetëm për të forcuar aleancën e tij me Kremlinin, por për të marrë edhe disa impute politike nga Kremlini për ti përdorur për atmosferën e tij të brendshme në Serbi.

Shumë shpejt do ti vijë radha e diskutimit edhe çështjes mes marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Serbia po përgatitet edhe në këtë radhë dhe ndaj i duhet një dorë nga Kremlini për të vazhduar politikën e saj kundërshtuese dhe agresive kundër Kosovës. Vuçiç kërkon të marrë një lloj mbështetje dhe fuqie nga Kremlini”, shtoi Sokol Gjoka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon skenarin e Serbisë appeared first on Euronews Albania.

“Gjermania fokus në shërbimin ushtarak”, Stephan: Po investohet në mbrojtje

2 May 2025 at 21:31

Anduena Stephan, konsulle në Gjermani ishte këtë të premte e ftuar në Balkan Talks në Euronews Albania ku tha se Europa në 10 vitet e fundit i ka kushtuar më shumë rëndësi forcimit ushtarak.

Duke u ndalur në Gjermani, Stephan tha se qeveria që merr detyrën të mërkurën ka në fokusin e saj shërbimin ushtarak, ndërsa më herët shtoi se Gjermania ka miratuar një buxhet rekord prej 600 miliardë eurosh për të forcuar sistemet e mbrojtjes ushtarake nga brenda vendit.

“Europa ka vite që ka startuar disa iniciativa për të forcuar mbrojtjen e saj në kufijtë e saj të jashtëm. Të mos harrojmë këtu diskutimet që kanë pasur presidentët francez dhe kancelarja Merkel, Scholz e deri tani. Nuk ka ardhur presidenca Trump dhe ka shkaktuar këtë tërmetin dhe qeveritë kanë filluar të rimendohen e të ristartojnë me buxhete të reja. Është një realitet që ka kohë që ka filluar që është ndier në Europë edhe për shkak të agresivitetit të Rusisë duke filluar që me pushtimin e Krimesë.

Forcimi ushtarak i Europës, ka qenë në fokus thuajse në 10 vitet e fundit. Gjermania ka pasur një specifik se përse nuk ka pasur një rritje të menjëhershme të buxheteve për qëllime mbrojtjeje për shkak të së kaluarës së saj. Ndërkohë me vazhdimin e agresivitetit të Rusisë, qasjen  e SHBA-së pas presidencës Trump, Gjermania ka miratuar një buxhet rekord prej 600 miliardë eurosh për të forcuar sistemet e mbrojtjes ushtarake nga brenda vendit. E dyta, në fushatën e fundit të zgjedhjeve që kemi pasur edhe për shkak të forcimit të AFD-së, koalicioni i madh që merr detyrën të mërkurën, e ka vënë ristartimin e shërbimit ushtarak në axhendën e detyrave të qeverisë së ardhshme. Në fazën e parë kjo do jetë vetëm në formë vullnetare”,-tha Stephan.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Gjermania fokus në shërbimin ushtarak”, Stephan: Po investohet në mbrojtje appeared first on Euronews Albania.

Putin apo Zelenski? Ish-ambasadori tregon se nga kush po zgjatet lufta në Ukrainë

2 May 2025 at 21:01

Konfliktet e fundit në Rusi dhe Ukrainë sa vijnë e tensionohen pavarësisht hapave që ndërmerren  për biseda dhe negociata në mënyrë që të ketë një armëpushim.

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, thekson se Federata ruse është ajo e cila po zgjat më shumë luftën me Ukrainën. Ai shprehet se kjo është qartazi e dukshme nga reagimet apo sjellja e Putin për të pranuar dhe vepruar një armëpushim.

“Tashmë ky lloj konflikti ka hyrë në vitin e katërt, konflikti i parë i hapur në masa të tilla pas Luftës së Dytë Botërore me humbje masive. Me ardhjen e administratës së re të Trump në SHBA, në bazë të angazhimeve të tyre pritej një armëpushim i situatës, pra me ndërmjetësimin e SHBA-së, të vendosej një armëpushim në këtë front lufte.

Pavarësisht angazhimeve të Trump gjatë fushatës së tij, i cili deklaroi se brenda 24 orësh do e mbyllte këtë luftë, mesa duket nuk po ndodh një gjë e tillë. Mendoj se administrata e re e Trump po sheh se problematikë mbetet Federata Ruse. Ukraina tashmë e ka pranuar planin e paqes së SHBA-ve, madje pa asnjëlloj kushtëzimi. Ndërkohë që Rusia jo vetëm që se ka pranuar, por nuk vepron dhe nuk merr hapa konkretë”, tha ish-ambasadori.

Sa i përket mundësisë që Trump të largohet në një farë mënyre nga negociatat për paqe, Sokol Gjoka nënvizon se si fuqia më e madhe në botë, duhet të kontribojnë në ruajtjen e paqes.

Administrata Trump po kërcënon me largim nga negociatat. Janë një faktor shumë i rëndësishëm ndërkombëtar që kanë kontribute të pashlyeshme në ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në mbarë botën. Janë fuqia më e madhe botërorë dhe duhet ta luajnë këtë rol”, tha ish-ambasadori.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Putin apo Zelenski? Ish-ambasadori tregon se nga kush po zgjatet lufta në Ukrainë appeared first on Euronews Albania.

“Biden ishte më mbështetës ndaj Ukrainës”, Deputeti: Me Trump synojmë…

25 April 2025 at 21:45

Gjatë intervistës në Euronews Albania, deputeti ukrainas Oleksei Goncharenko ka ndarë mendimin e tij lidhur me administrimin e SHBA-ve ndaj çështjeve të Ukrainës dhe Rusisë.

I pyetur se si e vlerëson qasjen e ndryshme të administratës Trump ndaj Ukrainës dhe Rusisë krahasuar me atë ç’ka ishin administratat e mëparshme amerikane, deputeti ukrainas tha është një diferencë e madhe.

“Është vërtet shumë e ndryshme. Administrata e Biden ishte më mbështetëse ndaj Ukrainës sesa administrata aktuale. Gjithsesi edhe gjatë qeverisje së tij lufta vazhdoi dhe Ukraina nuk u fut në NATO. Me Trump synojmë një paqe afatgjatë që nëse arrihet do ishte diçka e madhe. Nuk mund ta kritikoj Trump për momentin vetëm sepse ai ka zgjedhur një drejtim tjetër. Ai është i vendosur të arrijë paqen dhe neve në Ukrainë paqja na duhet, hesapet mund ti bëjmë më vonë”, shtoi deputeti ukrainas, Oleksei Goncharenko.

Deputeti ukrainas komentoi edhe deklaratat e bëra lidhur me pranimin e humbjeve të territoreve për të vendosur armëpushimin afatgjatë, gjë për të cilën shprehet kundër.

“Ne nuk do biem kurrë dakort me këtë gjë, të njohim torritorin tonë si tokë ruse. Rusia kontrollon 20% të territorit tonë dhe fatkeqësisht nuk kemi forca për ti dëbuar ushtarët e saj. Rusia do vazhdojë ti kontrollojë ato, por kjo s’do të thotë që ne duhet ti njohim ato si ruse. Këto toka janë tonat dhe do jenë tonat përgjithmonë”, tha Oleksei Goncharenko.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Biden ishte më mbështetës ndaj Ukrainës”, Deputeti: Me Trump synojmë… appeared first on Euronews Albania.

SHBA presion Ukrainës, Shtuni: Ja çfarë përfshin pakti i Trump

25 April 2025 at 21:34

Eksperti i sigurisë Ardian Shtuni ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku ka komentuar deklaratat e fundit të Donald Trump, i cili ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas Trump marrëveshja mund të arrihet me njohjen nga SHBA-ja të krimesë si territor rus dhe njohjen de facto të territorit që i është marrë Ukrainës gjatë pushtimit të fundit, sanksionet ndaj Moskës do të hiqen, Kievit nuk do i lejohet të anëtarësohet në NATO dhe Zelensky duhet të bjerë dakord që SHBA-ja të shfrytëzojë pasuritë minerale të Ukrainës.

Shtuni tha se pritej që të kishte lëshime territoriale ndonëse kjo nuk është shumë e pëlqyeshme, ai shtoi se të shtunën pritet të ndodh edhe marrëveshja për mineralet

“Korniza e paqes që po diskutohet, i është paraqitur palëve. Dihet që Ukraina ka humbur 20% të territorit, Krimeja është humbur që në 2014 dhe të gjitha palët e dinin që një lëshim territorial do ketë. Nuk është një zgjidhje e dëshiruar për të ndryshuar hartën, sepse Ukrainës i duhet të ndryshojë kushtetutën.

Në këtë moment duket se Ukrainës po i kërkohet shumë, ndërsa Rusisë jo. Një gjë interesante nga ato që mund të marrë Ukraina, ishte një farë garancie për rindërtim dhe një farë kompensimi për të asistuar në rindërtimin e asaj që është dëmtuar. Është diskutuar gjithashtu kalimi i menaxhimit të centralit kryesor bërthamor më të madh në Europë që është nën kontrollin e Ukrainës, në Zaporizhia, ai do të kalojë në menaxhimin e SHBA. Gjithashtu marrëveshja për mineralet pritet që të nënshkruhet nesër”,-tha Shtuni.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA presion Ukrainës, Shtuni: Ja çfarë përfshin pakti i Trump appeared first on Euronews Albania.

Krimeja s’do do jetë kurrë e Rusisë! Deputeti ukrainas: S’ia lejojmë Putinit!

25 April 2025 at 21:24

Oleksei Goncharenko, deputet i Ukrainës ka komentuar në Euronews Albania mbi reagimin e Trump lidhur me territorin e Krimesë.

Ky i fundit deklaroi se Krimea i mbetet Rusisë pasi rusët janë atje prej shumë kohësh. Pas kësaj, reagime ka pasur dhe nga Ukraina të cilët hedhin poshtë një pretendim të tillë.

Edhe deputeti Goncharenko thekson se Rusia ishte shkak për luftën dhe një pengesë për paqen. Më tej, ai shprehet se pozicioni i Ukrainës mbetet i atillë duke mos e njohur Krimenë si një territor rus.

“Deri tani pengesa kryesore për paqen ka qenë Rusia. Amerikanët duhet t’i kenë shpjeguar Putinit se cili do të jetë çmimi për Rusinë nëse ai do vazhdojë luftën e tij dhe të vazhdojë të vrasë civilë në Ukrainë. Pashë postimin e Trump se pas sulmit të tmerrshëm në Kiev, ai i bënte thirrje Putin të ndalonte.

Sado i çuditshëm të duket plani ai mund të jetë i pranueshëm vetëm me përjashtim të njohjes së Krimesë si tokë ruse. Ne nuk duam të lëshojmë territor dhe nuk do ta njohim kurrë atë pjesë të territorit tonë si rus. Nuk kemi mjete për të vepruar, nëse do të duhet ne në Ukrainë do bëjmë gjithçka për të arritur paqen. Nuk është e drejtë, por gjithsesi Ukraina nuk do ta njohë kurrë territorin tonë si rus, dhe shumë vende të tjera kryesisht ato evropiane. Ky është pozicioni ynë”, tha Goncharenko.

The post Krimeja s’do do jetë kurrë e Rusisë! Deputeti ukrainas: S’ia lejojmë Putinit! appeared first on Euronews Albania.

❌
❌