Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOKUS – Moska dhe Kievi shkëmbejnë sërish të burgosur lufte, sipas marrëveshjes së Stambollit

KIEV, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Rusia dhe Ukraina kanë kryer një shkëmbim të mëtejshëm të të burgosurve të luftës, ministria e Mbrojtjes në Moskë, duke respektuar marrëveshjet e arritura në Stamboll.

Negociatorët rusë dhe ukrainas kishin rënë dakord dy herë më parë për veprime të tilla humanitare, të cilat çuan në lirimin e mijëra robërve nga të dyja palët në qershor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi shkëmbimin e fundit në kanalin e tij Telegram.

”Shumica e ukrainasve që tani janë kthyer në shtëpi kishin qenë në robëri që nga viti 2022”, shkroi Zelensky.

”Ata përfshinin ushtarë, anëtarë të Gardës Kombëtare, roja kufitare si edhe civilë”, tha ai.

Numri i saktë i ushtarëve të liruar nuk u zbulua.

Burimet zyrtare thanë vetëm se shkëmbimi ishte proporcional./   /os/

The post FOKUS – Moska dhe Kievi shkëmbejnë sërish të burgosur lufte, sipas marrëveshjes së Stambollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga rruga… në metro! Ja si kanë “shkollë” qentë e Moskës

By: gaze tare
30 June 2025 at 15:35

Qentë e rrugës në Moskë nuk janë si të tjerët.

Ata përdorin metronë për të udhëtuar, presin te semaforët për të kaluar rrugën dhe shmangin zonat me trafik të lartë për të bërë nevojat.

Udhëheqësi i tufës nuk është më i forti, por më i zgjuari.

Disa dinë oraret e trenave, të tjerët përdorin njerëzit si “mburojë” për të kaluar rrugën, e gjitha kjo është sjellje e mësuar, jo instinkt.

Jetojnë rreth 35,000 të tillë në qytet, dhe shumë prej tyre janë bërë pjesë e përditshmërisë së moskovitëve.

Këta qen nuk janë thjesht të mbijetuar por një shembull i gjallë se si kafshët përshtaten me jetën urbane.

The post Nga rruga… në metro! Ja si kanë “shkollë” qentë e Moskës appeared first on iconstyle.al.

Rrëzohet një avion jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

28 June 2025 at 16:40

Një aeroplan Yak-18T u rrëzua jashtë Moskës ndërsa po kryente një akrobaci me rrota barrel, tha Drejtoria Ndërrajonale Perëndimore për Hetimin e Transportit e Komitetit Hetimor Rus.

“Është vërtetuar paraprakisht se avioni është ngritur nga fusha ajrore Severka pa autorizim. Paraprakisht, aksidenti ndodhi kur piloti kreu një akrobaci të quajtur “furre roll” (rrotullim me fuçi),” tha agjencia në një deklaratë.

Sipas të dhënave paraprake të agjencisë, në aeroplan ndodheshin katër persona.

“Nuk pati të mbijetuar në aksident”, thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrëzohet një avion jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Rusia: Vrasja e Khameneit do të hapte kutinë e Pandorës

MOSKË, 20 qershor /ATSH-AA/ – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ndryshimi i detyruar i regjimit në Iran është i papranueshëm dhe se një vrasje e mundshme e udhëheqësit iranian, ajatollah Ali Khamenei, do të hapte kutinë e Pandorës.

Duke folur për “Sky News” lidhur me konfliktin që filloi me sulmet e Izraelit ndaj Iranit, Peskov tha se nëse Izraeli do të vriste Khamenein me ndihmën e SHBA-së, reagimi i Rusisë do të ishte shumë negativ.

“Ne definitivisht nuk do ta miratonim këtë”, tha ai.

“Ndryshimi i regjimit në Iran është i paimagjinueshëm. Duhet të jetë i papranueshëm, kjo duhet të jetë e papranueshme për këdo që flet për të”, tha Peskov.

Ai nuk bëri asnjë deklaratë në lidhje me hapat që do të ndërmerrte Rusia në rast të vrasjes së Khameneit.

“Kjo do të çojë në shfaqjen e atmosferës ekstremiste brenda Iranit dhe ata që flasin për vrasjen e Khameneit duhet ta kenë parasysh këtë. Ata do të hapin kutinë e Pandorës”, tha ai.

Peskov tha se mundësia e përfshirjes së vendeve të tjera në situatën midis dy vendeve do të krijonte një cikël tjetër konflikti në rajon dhe se kjo do të çonte gjithashtu në një përshkallëzim të tensioneve.

Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran si dhe komandën e lartë ushtarake./  /os/

The post FOKUS – Rusia: Vrasja e Khameneit do të hapte kutinë e Pandorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa Moska të negociojë

17 June 2025 at 21:45

Na duhet mbështetja e aleatëve tanë dhe faleminderit për paketën e ndihmës ushtarake, sepse ajo është e rëndësishme që ushtarët tanë të qëndrojnë të fortë në fushën e betejës derisa Rusia të jetë gati për negociata paqeje, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fillim të takimit të G7-s.

Kryeministri kanadez, Marc Carney njoftoi sot sanksione të reja kundër Rusisë për të ushtruar presion maksimal ndaj Moskës.

Njoftimi u bë në takimin dypalësh me Volodymyr Zelensky në G7.

“Sanksionet e reja janë kundër individëve të ndryshëm dhe mbi 40 subjekteve nga Rusia dhe vende të tjera që i shmangen sanksioneve, përfshirë flotën në hije për transportimin e naftës”, shpjegoi Carney.

Kryeministri kanadez, Marc Carney njoftoi gjithashtu dy miliardë dollarë mbështetje ushtarake nga OtaVa për Kievin, edhe kjo në takimin dypalësh me Volodymyr Zelensky në

Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen nga Stambolli në Moskë

11 June 2025 at 10:45

Bisedimet SHBA-Rusi që kanë në fokus zgjidhjet e konfliktit dhe marrëdhëniet e tyre dypalëshe nuk do të mbahen në Stamboll, por do të zhvendosen në Moskë. Kështu njoftoi ambasadori i ri i Moskës në Uashington, Alexander Dartsiev

“Rivendosja e marrëdhënieve ruso-amerikane është ende shumë larg”, tha ambasadori Alexander Dartsiev, duke shtuar se afrimi me Moskën po ngadalësohet.

“Mund të konfirmoj se negociatat e ardhshme të delegacionit do të zhvillohen në një të ardhme shumë të afërt në Moskë”, thuhet ndër të tjera ai.

Sipas mediave ndërkombëtare, këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky ka deklaruar se nëse Ukraina nuk pranon kushtet e Moskës për t’i dhënë fund luftës, atëherë Kievi do të humbasë më shumë territor.

/abcnews.al/

KIEV – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sërish të burgosur lufte

KIEV, 9 qershor /ATSH-AFP/ – Rusia konfirmoi se një grup i ri të burgosurish lufte u shkëmbyen sot midis Kievit dhe Moskës, siç u ra dakord javën e kaluar, gjatë një raundi të dytë të bisedimeve të paqes ruso-ukrainase në Stamboll.

“Një grup i parë i ushtarakëve rusë nën moshën 25 vjeç u riatdhesua nga territori nën kontrollin e regjimit të Kievit. Në këmbim, u transferua i njëjti numër personeli i ushtrisë ukrainase”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë, pa specifikuar numrin e ushtarëve të shkëmbyer.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se shkëmbimi i ri i të burgosurve me Moskën do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim./ a.jor.

The post KIEV – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sërish të burgosur lufte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Rusët pas sulmeve me dronë: Tani lufta ka mbërritur edhe te ne

MOSKË, 2 qershor /ATSH/ – Për më shumë se tre vjet, shumica e qytetarëve në Rusi e kanë parë luftën – e nisur nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Kremlini – si një realitet të largët.

Tani, pas një sulmi të guximshëm nga Ukraina, i cili përfshiu dërgimin e dhjetëra dronëve tinëz në territorin rus, dhe përdorimin e tyre më 1 qershor për të shkatërruar dhjetëra aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi, disa thonë se lufta ka ardhur në pragun e shtëpisë së tyre.

Në rajonet Irkutsk, Murmansk, Riazan dhe Ivanovo, dronët goditën bazat ajrore, duke tronditur autoritetet dhe qytetarët rusë.

“Ishte një ferr i zjarrtë”, thanë banorët e rajonit Irkutsk për Radion Evropa e Lirë (REL).

Në Siberi, rreth 4 000 kilometra larg vijës së frontit, banorët u dukën të tronditur.

“Tani lufta ka mbërritur edhe te ne”, thanë disa për ”Siberia Realities” të REL-it.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) deklaroi se dhjetëra aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi u sulmuan në të gjithë Rusinë, me dronë që ishin futur tinëz përmes kamionëve, dhe ishin lëshuar nga pika të afërta.

Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti këtë operacion si një “rezultat absolutisht i shkëlqyer”, i cili ishte përgatitur për më shumë se një vit e gjysmë.

Sipas dëshmitarëve okularë, dronët janë lëshuar nga një kamion që ishte ndalur në autostradën R-255 “Siberia”. Kjo informatë u konfirmua edhe nga guvernatori rajonal, Igor Kobzev, i cili tha se ky ishte sulmi i parë me dron në Siberi.

Në bazën ushtarake Belaja, në fshatin Sredni të rajonit Irkutsk, një sulm me dronë shkatërroi të paktën një aeroplan transporti, sipas një dëshmitari, i cili tha se sulmi zgjati të paktën një orë e gjysmë.

“E pashë të gjithë tmerrin përmes dylbive – ishte një pamje vërtet e frikshme”, i tha REL-it një burrë që u prezantua si Roman.

“Së pari dëgjuam një shpërthim dhe pamë një shtëllungë të madhe tymi. Në fillim mendova se ishte rrëzuar një tjetër aeroplan – para dy muajsh një bombardues ishte rrëzuar nga ky aerodrom.

“Pastaj, pashë qartë katër shpërthime të fuqishme. Sepse, pas secilit shpërthim, filloi të dilte tym gri… Dhe, kur goditën aeroplanin transportues, i gjithë aerodromi u duk sikur ishte në flakë”, shtoi ai.

Një dëshmitar tjetër nga qyteti Buret, afër aerodromit, tha se “shtëpia jonë u trondit disa herë nga vala e shpërthimeve”.

Sulmi i 1 qershorit shihet si një tjetër poshtërim i madh për ushtrinë dhe shërbimet inteligjente të Rusisë, teksa Ukraina duket se po zhvillon një fushatë të fshehtë dhe të nivelit të ulët brenda territorit rus prej muajsh.

Kievi zakonisht nuk merr përgjegjësi për këto sulme – që përfshijnë përdorimin e dronëve dhe ndoshta të forcave speciale për të goditur depo karburanti, tubacione dhe objekte të tjera pranë kufirit me Ukrainën.

Raportet për sulmet e 1 qershorit me dronë u shfaqën vetëm pak orë pas dy incidenteve që dëmtuan infrastrukturën hekurudhore në Rusinë perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 8 personave.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse këto dy incidente, që ndodhën më 31 maj në Briansk dhe në orët e para të 1 qershorit në Kursk, kishin lidhje me njëra-tjetrën. Komiteti Hetues Kombëtar fajësoi “ndërhyrjen e paligjshme”, pa dhënë më shumë detaje.

Në Irkutsk, guvernatori Kobzev bëri thirrje për qetësi në mesin e banorëve të rajonit, por disa thanë se ishin lodhur nga lufta.

“Lufta është në vitin e katërt, çfarë do të ndodhë në të pestin? Nëse nuk dini të luftoni, bëni paqe, mos u turpëroni më tej”, tha një grua që u prezantua si Marina, shkruan REL.   /os/

The post MOSKË – Rusët pas sulmeve me dronë: Tani lufta ka mbërritur edhe te ne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Një statujë e Stalinit në metronë e Moskës, ndërsa Rusia përpiqet të ringjallë diktatorin

MOSKE, 31 maj /ATSH/ – Një monument dedikuar Joseph Stalinit është zbuluar në një nga stacionet më të ngarkuara të metrosë në Moskë, përpjekja e fundit nga autoritetet ruse për të ringjallur trashëgiminë e diktatorit brutal sovjetik.

Skulptura përshkruan Stalinin e rrethuar nga punëtorë të gëzuar dhe fëmijë që mbajnë në duar tufa me lule.

Monumenti shënon 90-vjetorin e Metrosë së Moskës, sistemit të gjerë të metrosë të njohur për mozaikët, llambadarët dhe dekorimet e tjera të hollësishme të ndërtuara nën udhëheqjen e Stalinit.

Ajo zëvendëson një homazh të mëparshëm, të hequr në dekadën pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953 në një përpjekje për të zhdukur “kultin e personalitetit” të tij dhe vjen pas dekadash represioni të shënuara nga gjyqe të shëmtuara, arrestime natën dhe miliona të vrarë ose të hedhur në kampe burgimi si “armiq të popullit”.

Banorët e Moskës patën reagime të ndryshme ndaj monumentit, me disa që kujtojnë se si vendi jetonte në frikë nën regjimin e tij. Shumë udhëtarë bënë foto të monumentit dhe disa vendosën lule në bazën e tij.

Aleksei Zavatsin një kalimtar 22 vjeç në opinionin e tij thesoi se Stalini ishte një “njeri i madh” që kishte “shndërruar një vend të varfër në një superfuqi”.

Aktivistë nga Society.Future, një lëvizje politike ruse që shpreh pikëpamje pro-demokraci dhe nacionaliste, protestuan duke vendosur postera në bazën e monumentit me citate nga politikanë të shquar që dënonin diktatorin.

Hapja ndodhi vetëm disa javë pasi Putin nënshkroi një dekret që riemëronte Aeroportin e Volgogradit Stalingrad, emri që iu dha qytetit kur Ushtria e Kuqe Sovjetike mundi forcat naziste gjermane në një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore. /os/

The post FOKUS – Një statujë e Stalinit në metronë e Moskës, ndërsa Rusia përpiqet të ringjallë diktatorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“U parandalua…”, Rusia: Ukraina komplotoi një sulm terrorist në Moskë

30 May 2025 at 16:13

Zëdhënësja e Komitetit Hetimor Rus, Svetlana Petrenko, ka deklaruar se Ukraina ka komplotoi një sulm terrorist në Moskë, por ky atentat është parandaluar.

Sipas Petrenkos, një çështje penale është hapur kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për përpjekje për të kryer një sulm terrorist.

Petrenko shtoi se hetimi ka miratuar kërkesën për të marrë të dyshuarin në paraburgim deri në gjyq. Ajo theksoi gjithashtu se zyra e Komitetit Hetues në Moskë po zhvillon një hetim kundër një banori të Moskës, i akuzuar për justifikim publik të terrorizmit.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, autoritetet sekuestruan telefonin celular të të dyshuarit, dhe gjatë inspektimit të tij, hetuesit zbuluan korrespondencë me një person të lidhur me shërbimet speciale ukrainase. Ky person, sipas Petrenkos, udhëzoi të dyshuarin që të vendoste një pajisje shpërthyese në një park pyjor në Moskën perëndimore.

“Duke bashkëpunuar me operativët e ligjit, hetuesit nga zyra e Komitetit Hetues në Moskë kryen menjëherë një inspektim në vendin e përmendur në park, ku gjetën dhe sekuestruan një pajisje të improvizuar shpërthyese. Me udhëzimin e personit që kishte planifikuar shpërthimin, i dyshuari kishte ndërmend ta aktivizonte këtë pajisje në një zonë publike të mbushur me njerëz,” tha Petrenko.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “U parandalua…”, Rusia: Ukraina komplotoi një sulm terrorist në Moskë appeared first on Euronews Albania.

Moska akuzoi Beogardin për furnizimin e Ukrainës me armë, Vuçiç: Do të hetojmë, për të zbuluar faktet

30 May 2025 at 12:28

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Moska e akuzoi Beogradin të enjten për furnizimin e Kievit me armë.

Vuçiç tha për televizionin shtetëror, RTS se kishte biseduar për eksportet e armëve serbe në Ukrainë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Moskë më 9 maj dhe i mohoi disa prej akuzave të SVR-së.

“Ne kemi krijuar një grup pune, së bashku me partnerët rusë, për t’i zbuluar faktet. Disa nga gjërat që janë thënë nuk janë të vërteta”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se “Fabrikat tona duhet patjetër të jetojnë dhe të punojnë. Rreth 24.000 njerëz punojnë drejtpërdrejt në industrinë e mbrojtjes.”

The post Moska akuzoi Beogardin për furnizimin e Ukrainës me armë, Vuçiç: Do të hetojmë, për të zbuluar faktet appeared first on Sot News | Lajme.

“Serbia po qëllon Rusinë pas shpine”, Moska akuza Beogradit: Ja si kompanitë e tyre të armëve kanë ndihmuar Ukrainën

30 May 2025 at 10:47

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) ka akuzuar kompanitë serbe të mbrojtjes për përdorim të dokumentacionit të rremë dhe palëve të treta për të dërguar fshehurazi predha artilerie, raketa dhe municione për armë të vogla në Ukrainë.

Agjencia e bëri këtë akuzë në një deklaratë të botuar në faqen e saj të internetit të mërkurën, me titull “Industria Serbe e Mbrojtjes po përpiqet ta qëllojë Rusinë pas shpine”. “Sipas informacionit të marrë nga SVR, firmat serbe të mbrojtjes vazhdojnë të furnizojnë me municion Kievin, në shkelje të ‘neutralitetit’ të deklaruar nga Beogradi”, thuhet në deklaratë.

SVR pretendoi se kompanitë serbe kanë përdorur “certifikata të rreme të përdoruesit fundor” për të transportuar armë përmes Polonisë, Republikës Çeke, Bullgarisë dhe vendeve të tjera të NATO-s, si dhe shteteve afrikane të paspecifikuara. Këto armë, tha agjencia, më vonë u shfaqën në Ukrainë. Sipas SVR-së, 100,000 raketa dhe predha, së bashku me një milion fishekë armësh të vogla, janë transferuar në këtë mënyrë. Prodhuesit kryesorë të armëve serbe, përfshirë kompaninë shtetërore Yugoimport-SDPR, dyshohet se ishin bashkëpunëtorë në skemë.

“Duket se dëshira e firmave serbe të mbrojtjes dhe mbështetësve të tyre për të përfituar nga gjakderdhja midis kombeve vëllazërore sllave i ka bërë ata të harrojnë se kush janë miqtë e tyre të vërtetë dhe cilët janë armiqtë e tyre”, deklaroi SVR.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të enjten se kishte diskutuar eksportet e municioneve gjatë një takimi me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në maj. “Ne kemi formuar një grup pune me partnerët tanë rusë për të përcaktuar faktet”, i tha ai transmetuesit RTS.

Duke komentuar mbi pretendimet e SVR-së, Vuçiç pohoi se “disa nga deklaratat që janë bërë nuk janë të vërteta”.

“Për shembull, ata pretendojnë se ka një kontratë me Republikën Çeke. Megjithatë, nuk është lëshuar asnjë leje dhe nuk janë dorëzuar raketa”, tha ai. “Sigurisht që do të lëshoj një urdhër dhe një paralajmërim se nëse ka ndonjë dyshim për abuzim me të ashtuquajturat politika të përdoruesit fundor –domethënë, dërgimi i municioneve në zonat e luftës – duhet të informohemi menjëherë.” Vuçiç theksoi se Serbia mban “marrëdhënie të mira” si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën.

The post “Serbia po qëllon Rusinë pas shpine”, Moska akuza Beogradit: Ja si kompanitë e tyre të armëve kanë ndihmuar Ukrainën appeared first on Sot News | Lajme.

Zelensky: Rusia ende nuk e ka dorëzuar memorandumin e premtuar

By: E.K
30 May 2025 at 07:38

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Rusia nuk ka arritur të zbatojë memorandumin që premtoi më shumë se një javë më parë, duke akuzuar Moskën për minimin e përpjekjeve për paqe dhe mashtrimin e ndërmjetësve ndërkombëtarë. “Fjalët me Moskën nuk funksionojnë”, tha Zelensky pas një takimi të nivelit të lartë me zyrtarë të […]

The post Zelensky: Rusia ende nuk e ka dorëzuar memorandumin e premtuar appeared first on FaxWeb.

FOKUS – Moska riafirmon ofertën për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll

MOSKË, 29 maj /ATSH-DPA / – Rusia përsëriti gatishmërinë e saj për të mbajtur një raund të dytë bisedimesh të drejtpërdrejta me Ukrainën mbi një armëpushim të mundshëm, të hënën e ardhshme dhe sërish në qytetin e Stambollit.

”Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se bisedimet mund të ofrojnë një mundësi për të diskutuar propozimet nga të dyja palët”, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Komentet e tij erdhën pasi ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha i bëri thirrje Rusisë që ”të paraqiste menjëherë memorandumin e saj që detajonte kushtet për një armëpushim” duke thënë se “vetëm një takim i përgatitur mirë ka potencialin të prodhojë rezultate të prekshme”.

Megjithatë, Peskov e hodhi poshtë këtë veprim, duke thënë se nuk do të ishte “konstruktive” të diskutoheshin publikisht negociatat.

“Është e nevojshme të konfirmohet gatishmëria për të vazhduar negociatat ose të bëhet e kundërta”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit.

Negociatori kryesor ukrainas dhe ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, deklaroi se Kievi ia kishte dorëzuar tashmë dokumentin e tij të pozicionit Moskës, menjëherë pasi Kremlini propozoi mbajtjen e një raundi tjetër bisedimesh./   /os/

 

The post FOKUS – Moska riafirmon ofertën për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lokomotiva Moska mbyll derën për transferimin e Mirlind Dakun, çmimi i kërkuar nga Rubin Kazan konsiderohet i lartë  

28 May 2025 at 20:15

Mirlind Daku pëlqehet shumë nga Lokomotiva Moska, por klubi nga kryeqyteti rus, nuk është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga Rubin Kazan.  

Drejtuesit e klubit rus kanë refuzuar kategorikisht idenë për të investuar 10 milionë euro për sulmuesin e Rubin Kazanit, çmim që është vendosur nga klubi aktual i Dakur. 

“E përjashtojmë një opsion të tillë që në start”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Lokomotivës, Vladimir Leonchenko, për “rusfootball.info”, duke hedhur poshtë çdo mundësi për një marrëveshje në këtë shumë. 

Në afatin e dimrit, emri i Dakut ishte lakuar disa herë në mediat ruse si një objektiv i Lokomotivës, por negociatat nuk u konkretizuan.  

Ndërkohë, interesimi për sulmuesin shqiptar nuk ka munguar as nga klube të tjera, konfirmon babai i tij, Fehmi Daku. 

“Rubini ka marrë disa oferta për Mirlindin, por vendimet do të merren pas ndeshjeve ndërkombëtare. Djali im do të ulet të bisedojë me klubin kur të kthehet nga detyrat me Kombëtaren shqiptare”, deklaroi ai për “Sport 24”. 

Daku është aktualisht i angazhuar me Shqipërinë, që po përgatitet për dy sfida të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026: ndaj Serbisë më 7 qershor dhe Letonisë më 10 qershor. 

Me një sezon të suksesshëm në Rusi, ku regjistroi 15 gola dhe 8 asistime, Daku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/  

The post Lokomotiva Moska mbyll derën për transferimin e Mirlind Dakun, çmimi i kërkuar nga Rubin Kazan konsiderohet i lartë   appeared first on Telegrafi.

“Turqia e gatshme të mirëpresë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë”/ Ministri i jashtëm turk Fidan, kërkesë Moskës

27 May 2025 at 17:55

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i kërkoi Rusisë, që bisedimet e ardhshme Rusi-Ukrainë të mbahen në Stamboll. Duke iu referuar takimit të djeshëm me presidentin rus, Ministri i Jashtëm turk deklaroi se ngriti çështje të rëndësishme me Vladimir Putinin , për të cilat edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i ndjeshëm.

Hakan Fidan ishte në Moskë për një vizitë dy-ditore dhe gjatë kontakteve të tij në kryeqytetin rus, ai zhvilloi konsultime me udhëheqjen ruse mbi të ardhmen e Sirisë, një çështje që është një përparësi kryesore në axhendën e Ankarasë.

“Është e rëndësishme që bisedimet e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojnë me një rezultat. Ne shqyrtuam bisedimet që u zhvilluan në Stamboll. Ua përcollëm atyre kërkesën tonë që bisedimet e ardhshme (Rusi-Ukrainë) të mbahen në Turqi.

“Ua përcollëm atyre se jemi të gatshëm të kontribuojmë në çdo mënyrë në këtë drejtim”, tha ai, duke iu drejtuar gazetarëve sot, pas takimit që pati me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

Hakan Fidan shprehu gjithashtu shpresën se negociatat do të çojnë shpejt në një armëpushim dhe më pas në një paqe të qëndrueshme. Gjithashtu ministri turk nënvizoi rëndësinë që Turqia i kushton sigurisë së lundrimit në Detin e Zi, duke theksuar se Ankaraja do të vazhdojë të jetë në kontakt me Rusinë për këtë çështje.

The post “Turqia e gatshme të mirëpresë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë”/ Ministri i jashtëm turk Fidan, kërkesë Moskës appeared first on Sot News | Lajme.

MOSKË – Putin urdhëron krijimin e një zone tampon përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë

MOSKË, 22 maj /ATSH-AA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se urdhëroi krijimin e një zone sigurie tampon përgjatë kufirit midis Rusisë dhe Ukrainë.

”Është marrë një vendim për të krijuar një zonë të nevojshme sigurie tampon përgjatë kufijve tanë. Njësitë tona ushtarake aktualisht po e trajtojnë këtë detyrë”, tha Putin në një takim të qeverisë në Moskë.

Presidenti rus i përshkroi metodat e trupave ukrainase dhe mercenarëve të huaj kundër Rusisë si metoda terroriste.

”Në mënyrë tipike, kundërshtari zgjedh objektivat që nuk kanë asnjë rëndësi ushtarake, strukturat civile, ndërtesat e banimit dhe civilët. Incidentet e fundit shërbejnë si provë e pohimeve të mia, gjatë sulmeve me dron dhe misioneve të sabotimit janë vënë në shënjestër automjetet civile, përfshirë ambulancat dhe ferma”, tha ai./  /os/

The post MOSKË – Putin urdhëron krijimin e një zone tampon përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Von der Leyen: Po punojmë për sanksione të reja më të ashpra kundër Moskës

BRUKSEL, 20 maj /ATSH-DPA/ – Sapo fola në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe po koordinojmë me kujdes lëvizjet tona të mëtejshme, pasi sapo miratuam edhe paketën e 17-të të sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë, shkroi në rrjetet sociale nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

”Një paketë e 18-të me sanksione të mëtejshme më të ashpra është duke u përgatitur. Është koha për të rritur presionin mbi Rusinë për të arritur një armëpushim”, shkroi Von der Leyen.

Ministrat e Bashkimit Evropian miratuan sot paketën e 17-të të sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë, njoftoi diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.

“Masat e reja ndëshkuese synojnë gati 200 anije ruse të të ashtuquajturës “flotë hije”, tha Kallas.

Këto anije – shpesh të pasiguruara – me pronësi të paqartë e ndihmojnë Moskën të shmangë kufizimet perëndimore të çmimeve të naftës.

“Më shumë sanksione ndaj Rusisë janë në proces”, shtoi ajo.

“Sa më shumë që Rusia të bëjë luftë, aq më e ashpër do të jetë përgjigjja jonë”, tha Kallas./ /os/

The post BRUKSEL – Von der Leyen: Po punojmë për sanksione të reja më të ashpra kundër Moskës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Ukraina i ofron Rusisë armëpushim 30-ditor pa kushte

KIEV, 10 maj /ATSH-DPA/ – Ukraina është gati për një armëpushim 30-ditor me Rusinë nga e hëna, tha sot ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, ndërsa udhëheqësit evropianë u mblodhën në Kiev për të treguar mbështetje për përpjekjet e paqes.

“Ukraina dhe të gjithë aleatët janë gati për një armëpushim të plotë pa kushte në tokë, ajër dhe det për të paktën 30 ditë duke filluar që nga e hëna”, shkroi Sybiha në X.

“Nëse Rusia pranon dhe sigurohet monitorim efektiv, një armëpushim i qëndrueshëm dhe masa për ndërtimin e besimit mund të hapin rrugën për negociata paqeje”, shtoi ai.

Komentet e Sybihas erdhën gjatë një vizite të profilit të lartë në kryeqytetin ukrainas të shtunën nga kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministri polak Donald Tusk.

Grupi zhvilloi bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe, sipas Sybihas, foli në telefon me presidentin amerikan Donald Trump.

Sybiha e quajti bisedën me Trump “të frytshme”.

Merz, në udhëtimin e tij të parë në Ukrainë si kancelar gjerman, paralajmëroi Moskën për pasoja të gjera nëse ajo refuzon armëpushimin, duke përfshirë një përshkallëzim të mprehtë të mbështetjes ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

“Pastaj do të ketë një shtrëngim masiv të sanksioneve dhe do të ketë ndihmë të mëtejshme masive për Ukrainën”, i tha ai gazetës gjermane ”Bild”.

“Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme fillon me një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar”, shkroi ndërkohë Macron në X. “Nëse Moska vazhdon të pengojë, ne do ta rrisim presionin – së bashku, si evropianë dhe në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Ai vuri në dukje se Ukraina kishte pranuar tashmë një propozim për armëpushim nga Uashingtoni më 11 mars, ndërsa akuzoi Rusinë për “vonesë, parakushte dhe lojë me kohën”.

Por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se Moska nuk do të frikësohej nga sanksionet e reja.

“Përpjekja për të na trembur me sanksione është e kotë”, tha ai për televizionin shtetëror rus.

Ai pohoi se Rusia aktualisht ka avantazhin në fushën e betejës dhe akuzoi Kievin se po shmang negociatat e vërteta.

Ndërsa ishin në Kiev, udhëheqësit evropianë morën pjesë në një ceremoni përkujtimore me Zelenskyn dhe Zonjën e Parë Olena Zelenska, duke vendosur fenerë dhe duke mbajtur një moment heshtjeje në një faltore publike në sheshin ”Maidan”./  a.jor.

The post FOKUS – Ukraina i ofron Rusisë armëpushim 30-ditor pa kushte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta në Sllovaki, qytetarët kundër vizitës së kryeministrit në Moskë

By: user 5
10 May 2025 at 16:21

Disa mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj vizitës së fundit të kryeministrit Robert Fico në Rusi.

Fico ishte i vetmi lider nga Bashkimi Evropian që ndoqi celebrimet në Moskë, në përkujtim të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën II Botërore.

“Sllovakia është Evropë”, “Me Ficon na ka ardhur në majë të hundës” dhe “Qëndro në Moskë”, ishin parullat që brohorisnin personat e mbledhur në Sheshin e Lirisë. Ata theksuan se Fico nuk përfaqëson të gjithë Sllovakinë.

Kremlini e ka kthyer Ditën e Fitores në një festë për të treguar kapacitetet ushtarake të tij. Të premten, presidenti Putin lavdëroi trupat ruse që po marrin pjesë në luftën në Ukrainë dhe u shpreh krenar për kurajën e tyre.

Në një video-mesazh, Fico sqaroi se synimi i tij ishte të krijonte një marrëdhënie normale dhe miqësore me Rusinë.

Tubimet në Bratislavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë ishin të fundit në një valë protestash që u nxitën nga një vizitë e Ficos në Moskë në dhjetor, për të diskutuar me Putin mbi furnizimet me gaz.

Fico, një figurë e kontestuar brenda dhe jashtë vendit të tij, u rikthye në pushtet në vitin 2023, kur partia e tij e majtë Smer triumfoi në zgjedhjet parlamentare pasi promovoi ndjenjat pro-ruse dhe ato anti-amerikane.

The post Protesta në Sllovaki, qytetarët kundër vizitës së kryeministrit në Moskë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌