Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin

By: Ardit
6 July 2025 at 09:20

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën (06.07.) se do të dërgojë një delegacion në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të zhvilluar bisedime për armëpushim me Hamasin, por i hodhi poshtë propozimet e Hamasit për ndryshime në projekt-marrëveshjen për armëpushim. “Ndryshimet që po kërkon të bëjë Hamasi në propozimin e Katarit na u përcollën […]

The post Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin appeared first on BoldNews.al.

Qëndrimi i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

30 June 2025 at 19:21

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e javës së kaluar kur kishte pohuar se bisedimet me Teheranin do të zhvilloheshin shumë shpejt, pavarësisht se Irani kishte hedhur poshtë këtë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi të hënën se ai “nuk po i ofron Iranit asgjë… dhe as nuk po flas me ta prej kur ia shkatërruam plotësisht centralet e tyre bërthamore”.

Shtetet e Bashkuara i bombarduan tri objekte kyçe bërthamore të Iranit më 22 qershor, përfshirë edhe objektin e fortifikuar nëntokësor në Fordo.

Duket se Trumpi po i përgjigjej komenteve të senatorit demokrat, Chris Coons, i cili kishte vënë në dyshim deklaratat e mëparshme të Trumpit, ku ky i fundit kishte thënë se Kina mund të rifillonte blerjen e naftës nga Irani pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Iranit, më 24 qershor.

“Ose Presidenti Trump nuk e di që administrata e tij ka vendosur sanksione shkatërruese mbi naftën iraniane, ose nuk i intereson nëse kundërshtarët tanë i shkelin këto sanksione. Nuk e di cila nga të dyja është më shqetësuese”, shkroi Coons në X.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, e akuzoi të hënën administratën Trump për ndryshim të vazhdueshëm të qëndrimeve.

“Këto ndryshime të vazhdueshme dhe sinjalet e përziera, që janë kthyer në një model të rregullt të sjelljes amerikane gjatë tre apo katër muajve të fundit, nuk janë diçka mbi të cilën mund të mbështetemi”, tha ai gjatë konferencës së tij javore për shtyp.

Shkalla e dëmeve në programin bërthamor të Iranit gjatë luftës 12-ditore me Izraelin mbetet e paqartë.

Irani thotë se objektet e tij bërthamore kanë pësuar dëme të mëdha, por është zotuar se do ta vazhdojë programin e vet, të cilin e cilëson si paqësor.

Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), tha javën e kaluar se Irani mund ta rifillojë pasurimin e uraniumit “brenda disa muajsh”.

“Thënë sinqerisht, nuk mund të thuhet se gjithçka është zhdukur dhe se nuk ka mbetur asgjë”, tha ai. REL/

The post Qëndrimi i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran appeared first on Sot News | Lajme.

DAMASK – Izraeli dhe Siria bisedime rreth sigurisë dhe kontrollit të kufijve

30 June 2025 at 17:09

DAMASK, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Izraeli dhe Siria janë përfshirë në bisedime të drejtpërdrejta që përqendrohen në marrëveshje të kufizuara sigurie dhe në tërheqjen e mundshme të forcave izraelite nga territoret e pushtuara në jug të Sirisë, pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Bashar al-Assad në dhjetor 2024, thanë burime siriane.

Sipas burimeve pranë udhëheqjes aktuale siriane, presidenti i përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa nuk është i gatshëm të nënshkruajë për momentin ndonjë marrëveshje më të gjerë paqeje me Izraelin.

”Al-Sharaa po kërkon një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga zonat e pushtuara pas rrëzimit të Assadit dhe kundërshton fuqishëm çdo zgjerim të zonës tampon në jug të Sirisë”, thanë burimet./  /Ad.Ab./

The post DAMASK – Izraeli dhe Siria bisedime rreth sigurisë dhe kontrollit të kufijve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri i Jashtëm iranian: Të gatshëm të zhvillojmë bisedime bërthamore me SHBA

28 June 2025 at 16:47

Irani është thelbësisht i gatshëm të rifillojë negociatat bërthamore me SHBA-në, sipas një postimi në X nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, megjithëse ai i bëri thirrje presidentit të SHBA-së Donald Trump të moderojë tonin e tij.

“Nëse presidenti Trump është i sinqertë në dëshirën për një marrëveshje, ai duhet të lërë mënjanë tonin e papranueshëm dhe të parespektueshëm ndaj udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei-t të Madh, dhe të ndalojë së lënduari miliona ndjekës të tij të përzemërt”, tha Araghchi në postimin e tij.

“Vullneti i mirë lind vullnetin e mirë dhe respekti lind respektin”, theksoi ai.

Trump tha në një samit të kohëve të fundit se bisedime të reja do të zhvilloheshin me Iranin javën e ardhshme, por nuk dha asnjë detaj.

Disa raunde negociatash midis Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor iranian dështuan të prodhonin një marrëveshje në muajt e fundit.

Pastaj, në qershor, duke akuzuar Iranin se kërkon të zhvillojë armë bërthamore, Izraeli shënjestroi objekte në të gjithë vendin gjatë një lufte 12-ditore.

Përtej objekteve bërthamore, Izraeli goditi gjithashtu pozicione mbrojtëse, objektiva në qytete dhe fusha nafte dhe gazi natyror dhe vrau më shumë se 20 zyrtarë të lartë ushtarakë, disa prej të cilëve në shtëpitë e tyre.

SHBA-të ndërhynë gjithashtu në emër të Izraelit me një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Irani vazhdimisht thekson se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile.

Kur u pyet nëse do të urdhëronte një tjetër bombardim të objekteve bërthamore të Iranit nëse do të rishfaqeshin shqetësimet në lidhje me pasurimin e uraniumit nga Teherani, Trump u përgjigj po, duke thënë se Iranit nuk duhet t’i lejohen armë bërthamore.

”Sulmet e fundit e kanë kthyer programin e tij bërthamor me vite prapa”, përsëriti ai.

Pas sulmeve izraelite dhe amerikane, parlamenti iranian miratoi këtë javë një ligj që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), megjithëse Teherani nuk e ka njoftuar zyrtarisht agjencinë për një hap të tillë.

”Negociatat bërthamore nuk do të ishin të mundura pa mbikëqyrjen teknike të agjencisë bërthamore të OKB-së”, sipas specialistëve.

IRAN – Araghchi: Të gatshëm të zhvillojmë bisedime bërthamore me SHBA-në

TEHERAN, 28 qershor /ATSH-DPA/ – Irani është thelbësisht i gatshëm të rifillojë negociatat bërthamore me SHBA-në, sipas një postimi në X nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, megjithëse ai i bëri thirrje presidentit të SHBA-së Donald Trump të moderojë tonin e tij.

“Nëse presidenti Trump është i sinqertë në dëshirën për një marrëveshje, ai duhet të lërë mënjanë tonin e papranueshëm dhe të parespektueshëm ndaj udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei-t të Madh, dhe të ndalojë së lënduari miliona ndjekës të tij të përzemërt”, tha Araghchi në postimin e tij.

“Vullneti i mirë lind vullnetin e mirë dhe respekti lind respektin”, theksoi ai.

Trump tha në një samit të kohëve të fundit se bisedime të reja do të zhvilloheshin me Iranin javën e ardhshme, por nuk dha asnjë detaj.

Disa raunde negociatash midis Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor iranian dështuan të prodhonin një marrëveshje në muajt e fundit.

Pastaj, në qershor, duke akuzuar Iranin se kërkon të zhvillojë armë bërthamore, Izraeli shënjestroi objekte në të gjithë vendin gjatë një lufte 12-ditore.

Përtej objekteve bërthamore, Izraeli goditi gjithashtu pozicione mbrojtëse, objektiva në qytete dhe fusha nafte dhe gazi natyror dhe vrau më shumë se 20 zyrtarë të lartë ushtarakë, disa prej të cilëve në shtëpitë e tyre.

SHBA-të ndërhynë gjithashtu në emër të Izraelit me një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Irani vazhdimisht thekson se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile.

Kur u pyet nëse do të urdhëronte një tjetër bombardim të objekteve bërthamore të Iranit nëse do të rishfaqeshin shqetësimet në lidhje me pasurimin e uraniumit nga Teherani, Trump u përgjigj po, duke thënë se Iranit nuk duhet t’i lejohen armë bërthamore.

”Sulmet e fundit e kanë kthyer programin e tij bërthamor me vite prapa”, përsëriti ai.

Pas sulmeve izraelite dhe amerikane, parlamenti iranian miratoi këtë javë një ligj që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), megjithëse Teherani nuk e ka njoftuar zyrtarisht agjencinë për një hap të tillë.

”Negociatat bërthamore nuk do të ishin të mundura pa mbikëqyrjen teknike të agjencisë bërthamore të OKB-së”, sipas specialistëve./  a.jor.

The post IRAN – Araghchi: Të gatshëm të zhvillojmë bisedime bërthamore me SHBA-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Fillojnë bisedimet e paqes SHBA-Iran

NJU JORK, 25 qershor /ATSH-DPA/ – SHBA-ja ka filluar bisedimet me Iranin për një marrëveshje të përhershme paqeje, sipas të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff.

Duke folur në Fox News, Witkoff tha se bisedimet janë “premtuese”.

“Ne tashmë po flasim me njëri-tjetrin, jo vetëm drejtpërdrejt, por edhe përmes bashkëbiseduesve”, tha ai.

”Marrëveshja e mundshme do të parashikonte që Irani të ketë një program bërthamor civil, por pa pasurimin e uraniumit në territorin iranian”, tha ai.

Witkoff i hodhi poshtë si “krejtësisht absurde” raportet e medias se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit gjatë fundjavës e kishin kthyer programin bërthamor vetëm me disa muaj prapa.

”Centrifugat në Natanz dhe Fordow u dëmtuan ose u shkatërruan në një mënyrë që do të jetë pothuajse e pamundur për ta që ta ringjallin atë program sepse – sipas mendimit tim dhe sipas pikëpamjeve të shumë ekspertëve të tjerë që kanë parë të dhënat e papërpunuara – do të duhet një periudhë prej vitesh”, tha ai.

Të martën, disa media amerikane raportuan, duke cituar një vlerësim të inteligjencës, se vetëm hyrjet e objektit në Fordou, i cili ishte ndërtuar thellë në mal, ishin shkatërruar, por jo vetë ndërtesat nëntokësore.

Shkatërrimi i aftësisë bërthamore të Iranit ishte qëllimi kryesor i deklaruar i luftës i qeverisë së Izraelit kur ajo nisi sulmet më 13 qershor.

SHBA më pas iu bashkua sulmit ndaj objekteve bërthamore me bomba masive  shkatërruese të bunkerëve./  a.jor.

The post FOKUS – Fillojnë bisedimet e paqes SHBA-Iran appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kërcënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në, për sa kohë…

24 June 2025 at 19:47

Në një intervistë për medien arabe Al-Araby al-Jadeed, Araghchi tha se Teherani ka marrë mesazhe nga Uashingtoni dhe se i ka kthyer përgjigje përmes ndërmjetësve dhe kanaleve jo të drejtpërdrejta.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani nuk do të rikthehet në bisedime me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që “agresioni” ndaj vendit të tij vazhdon.

“Përderisa agresioni kundër Iranit vazhdon, nuk do të ketë negociata të drejtpërdrejta,” deklaroi Araghchi, raporton CNN.

The post “Kërcënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në, për sa kohë… appeared first on Sot News | Lajme.

3 orë bisedime në Gjenevë, por asnjë përparim mes europianëve dhe Iranit

By: user 6
21 June 2025 at 00:08

3 orë bisedime, por pa përparim në takimin e parë midis ministrave të jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së dhe Ministrin e Jashtëm iranian, një javë pas fillimit të sulmeve ndaj bazave bërthamore dhe ushtarake të Teheranit nga Izraeli, i cili dëshiron të parandalojë që Republika Islamike t’i afrohet ndërtimit të një arme bërthamore.

Qëllimi i takimit, në një hotel në Gjenevë, ishte të bindte Iranin të pranonte një kontroll më invaziv mbi programin e tij bërthamor nga IAEA dhe aktivitetet balistike, në mënyrë që të shmangte ndërhyrjen e armatosur nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti francez Emmanuel Macron shpjegoi se vendet evropiane kanë përgatitur një “ofertë globale negociuese” për t’ia paraqitur Iranit për t’u dhënë fund armiqësive me Izraelin. Por para se të fillonin bisedimet, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha në një intervistë me televizionin shtetëror iranian se “në situatën aktuale, teksa sulmet e regjimit sionist vazhdojnë” ai nuk po kërkonte “negociata me askënd”.

Ai shtoi se nuk kishte “asgjë për të diskutuar me Shtetet e Bashkuara, të cilat janë bashkëfajtore në këto krime”, ndërsa u tregua i hapur me evropianët: “Nëse ata kërkojnë dialog, jo negociata, të cilat për momentin nuk kanë kuptim, ne nuk e kemi problem”, tha ai, duke specifikuar se diskutimi do të përqendrohej “ekskluzivisht në çështjen bërthamore dhe çështjet rajonale” dhe se Irani nuk do të zhvillonte bisedime për raketat e tij me askënd.

Evropianët duan të shmangin një përshkallëzim në rajon. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, shpjegoi se në takim ata “ranë dakord të diskutonin çështjet bërthamore, por edhe çështje më të gjera, dhe t’i mbanin diskutimet të hapura”. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, tha se “ministri iranian ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar diskutimet mbi programin bërthamor dhe për të gjitha çështjet. Ne presim që Irani të angazhohet në diskutime, përfshirë me Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje të negociuar të konfliktit”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i quajti bisedimet “shumë serioze” dhe përsëriti se “është me rëndësi themelore për Gjermaninë që interesat e sigurisë së Izraelit të mbrohen”. Homologu i tij britanik David Lammy, i cili u takua të enjten në Uashington me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Rubio dhe të dërguarin e Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Witkoff, tha se evropianët e kishin bërë të qartë se Irani “nuk mund të ketë armë bërthamore” dhe i bëri thirrje “Iranit të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara”.

Dy ditë më parë, Rubio foli gjithashtu me Ministrin Tajani, si dhe me krerët e punëve të jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar (formati E3 që luajti një rol udhëheqës me BE-në në negociatat për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015). Sipas burimeve diplomatike, Rubio tregoi se Uashingtoni është i hapur për bisedime të drejtpërdrejta edhe nëse po përgatit një ndërhyrje të mundshme ushtarake. CNN citoi një zyrtar amerikan të thoshte se Presidenti Trump e mbështet diplomacinë e evropianëve.

Para sulmeve izraelite, Teherani dhe Uashingtoni po negocionin mundësinë e një marrëveshjeje të re diplomatike mbi programin iranian. Për momentin, Irani nuk ka ndërmend të ndalojë pasurimin bërthamor, të cilin ai këmbëngul se është paqësor, edhe pse është i vetmi vend jo-bërthamor që pasuron uraniumin në 60%, pak nën nivelin 90% të nevojshëm për të prodhuar armë bërthamore.

“Ndoshta mund të jetë më i ulët, por ne nuk do ta ndalojmë atë,” tha për CNN Majid Farahani, një zyrtar në presidencën iraniane. Agjencia iraniane e lajmeve IRNA tha se bisedimet në Gjenevë ishin “serioze dhe me një qasje respektuese”, se ato u pezulluan “për konsultime të brendshme” dhe “nuk shënojnë fundin e dialogut”. ©LAPSi.aL

The post 3 orë bisedime në Gjenevë, por asnjë përparim mes europianëve dhe Iranit appeared first on Lapsi.al.

GJENEVË – Araghchi: Irani gati të shqyrtojë një kthim në diplomaci

GJENEVË, 20 qershor /ATSH-AFP-ANSA/ – Irani është gati të shqyrtojë një kthim në diplomaci sapo të ndalet agresioni izraelit, tha sot ministri i Jashtëm iranian dhe kryenegociatori bërthamor, Abbas Araghchi pas takimit me evropianët në Gjenevë.

“Ne jemi në favor të vazhdimit të diskutimeve me E3-shin (Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar) dhe Bashkimin Evropian”, u tha gjithashtu ministri gazetarëve pas takimit me krerët e diplomacisë franceze, britanike, gjermane dhe të BE-së në qytetin zviceran.

”Ne e shohim programin bërthamor iranian me shqetësim të madh dhe për Gjermaninë është me rëndësi themelore që interesat e sigurisë së Izraelit të mbrohen, deklaroi ndërkohë po sot në Gjenevë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul në fund të samitit mes Iranit, Francës, BM-së dhe Gjermanisë

”Ne do t’i japim përparësi kësaj në të gjitha diskutimet e ardhshme. I gjithë rajoni është në një situatë jashtëzakonisht kritike dhe qëllimi ynë i përbashkët është të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të përparojmë në negociata”, theksoi ai, duke treguar se përfshirja e SHBA-së në negociata ishte me rëndësi themelore.

Ndërkohë ”ministri iranian, Abbas Araghchi ka bërë publike disponueshmërinë e tij për të vazhduar diskutimet mbi programin bërthamor dhe për të gjitha çështjet, u deklarua në fund të bisedimeve të Gjenevës midis evropianëve dhe Iranit nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.

”Presim hapjen e diskutimeve edhe me Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje të negociuar të konfliktit”, theksoi ai.

Ministrat e Jashtëm evropianë (Jean-Noel Barrot për Francën, David Lammy për Britaninë e Madhe dhe Johann Wadephul për Gjermaninë, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas) i thanë sot bashkëbiseduesit të tyre iranian në Gjenevë, ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi, se donin të “hapnin negociatat sepse Evropa konsideron se nuk ka një zgjidhje përfundimtare për çështjen bërthamore iraniane përmes zgjedhjes ushtarake, e cila mund ta vonojë, por jo ta eliminojë problemin”.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi u takua sot në Gjenevë me homologët kryesorë evropianë, të cilët shpresojnë të krijojnë një mundësi për një zgjidhje diplomatike për luftën njëjavore midis Izraelit dhe Iranit./ a.jor.

The post GJENEVË – Araghchi: Irani gati të shqyrtojë një kthim në diplomaci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJENEVË – Franca: Irani i gatshëm për të vazhduar dialogun, presim hapjen e një diskutimi edhe me SHBA-në

GJENEVË, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Ministri iranian, Abbas Araghchi ka bërë publike disponueshmërinë e tij për të vazhduar diskutimet mbi programin bërthamor dhe për të gjitha çështjet, u deklarua në fund të bisedimeve të Gjenevës midis evropianëve dhe Iranit nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.

”Presim hapjen e diskutimeve edhe me Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje të negociuar të konfliktit”, theksoi ai.

Ministrat e Jashtëm evropianë (Jean-Noel Barrot për Francën, David Lammy për Britaninë e Madhe dhe Johann Wadephul për Gjermaninë, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas) i thanë sot bashkëbiseduesit të tyre iranian në Gjenevë, ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi, se donin të “hapnin negociatat sepse Evropa konsideron se nuk ka një zgjidhje përfundimtare për çështjen bërthamore iraniane përmes zgjedhjes ushtarake, e cila mund ta vonojë, por jo ta eliminojë problemin”.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi u takua sot në Gjenevë me homologët kryesorë evropianë, të cilët shpresojnë të krijojnë një mundësi për një zgjidhje diplomatike për luftën njëjavore midis Izraelit dhe Iranit.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, i cili do të takohet me Araghchi së bashku me homologët e tij francezë dhe gjermanë dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se ”ekzistonte një mundësi për të arritur një zgjidhje diplomatike brenda dy javëve të ardhshme”.

Bisedimet ishin takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe iranianë që nga fillimi i konfliktit./  a.jor.

The post GJENEVË – Franca: Irani i gatshëm për të vazhduar dialogun, presim hapjen e një diskutimi edhe me SHBA-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJENEVË – Irani kërkon një ndërprerje të bisedimeve për konsultime

GJENEVË, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Bisedimet e Gjenevës midis evropianëve dhe Iranit janë pezulluar për rreth 30 minuta dhe ajo që kuptohet është se delegacioni iranian ka kërkuar një ndërprerje për konsultime të brendshme, një iniciativë që duket se sugjeron se propozimi në tryezë, i paraqitur nga Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, është i rëndësishëm.

Burime nga Quai d’Orsay (ndryshe Ministria e Jashtme franceze) konfirmojnë se bisedimet u ndërprenë për një “pauzë teknike” dhe se secili delegacion është kthyer në dhomat e punës.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi po takohet sot në Gjenevë me homologët kryesorë evropianë, të cilët shpresojnë të krijojnë një mundësi për një zgjidhje diplomatike për luftën njëjavore midis Izraelit dhe Iranit.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, i cili do të takohet me Araghchi së bashku me homologët e tij francezë dhe gjermanë dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se ”ekzistonte një mundësi për të arritur një zgjidhje diplomatike brenda dy javëve të ardhshme”.

Bisedimet do të jenë takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe iranianë që nga fillimi i konfliktit./  a.jor.

The post GJENEVË – Irani kërkon një ndërprerje të bisedimeve për konsultime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump: Irani dëshiron të flasë, por ta kishte bërë më herët

By: user 8
16 June 2025 at 18:58

Donald Trump rikthen në vëmendje me një deklaratë kohën që SHBA i kishte dhënë Iranit të bënte një marrëveshje për armët bërthamore.

60-ditëshi i lënë si afat duket sikur nuk është marrë seriozisht nga Irani dhe tashmë lufta ka filluar, me Izraelin që në orët e fundit është kthyer fuqishëm të bombardojë Teheranin, madje edhe aty ku ka popullsi civile.

“Ata duan të flasin, por duhet ta kishin bërë më herët. Ata kanë pasur gjashtëdhjetë ditë kohe, tani duhet të bëjnë një marrëveshje. Iranianët nuk do ta fitojnë këtë luftë, ata duhet të flasin dhe duhet të flasin tani, para se të jetë tepër vonë.” 

Kjo u deklarua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump gjatë një takimi dypalësh me Kryeministrin e Kanadasë, duke iu përgjigjur atyre që e pyetën nëse kishte parë shenja të deeskalimit nga Irani.

Lexo më tej: Samiti i G7 i kapur nga lufta në Lindjen e Mesme dhe paqartësia e Trump 

The post Trump: Irani dëshiron të flasë, por ta kishte bërë më herët appeared first on Lapsi.al.

SHBA – WSJ: Irani ka sinjalizuar gatishmëri për të rifilluar bisedimet bërthamore

NJU JORK, 16 qershor /ATSH-ANSA/ – Irani ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për t’i dhënë fund armiqësive dhe për të rifilluar bisedimet bërthamore duke dërguar mesazhe në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara përmes ndërmjetësve arabë, njoftoi ”Wall Street Journal” duke cituar zyrtarë të Lindjes së Mesme dhe Evropës.

Teherani u ka sinjalizuar ndërmjetësve se do të ishte i gatshëm të kthehej në tryezën e negociatave me kusht që Shtetet e Bashkuara të mos marrin pjesë në sulmet e Izraelit.

Irani gjithashtu i ka transmetuar mesazhe Izraelit duke deklaruar se është në interes të të dyja palëve të përmbahen nga dhuna./  a.jor.

The post SHBA – WSJ: Irani ka sinjalizuar gatishmëri për të rifilluar bisedimet bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi Bërthamor/ Ministri i Jashtëm gjerman: Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshëm për bisedime…

15 June 2025 at 11:06

Wadephul, i cili ndodhet për një vizitë në Lindjen e Mesme, tha se po përpiqej të kontribuonte drejt një uljeje të tensioneve të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke vënë në dukje se Teherani më parë nuk kishte arritur të shfrytëzonte mundësinë e bisedimeve konstruktive.

Gjermania, Franca dhe Britania janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të menjëhershme me Iranin mbi programin bërthamor të Teheranit në një përpjekje për të çtensionuar situatën në Lindjen e Mesme , tha Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul.

“Shpresoj që kjo është ende e mundur. Gjermania, së bashku me Francën dhe Britaninë, janë gati. Ne po i ofrojmë Iranit negociata të menjëhershme në lidhje me programin bërthamor, shpresoj që (oferta) të pranohet. Ky është gjithashtu një parakusht kyç për arritjen e një paqësimi të këtij konflikti, që Irani të mos paraqesë rrezik për rajonin, për shtetin e Izraelit apo për Evropën”, tha Wadephul për transmetuesin publik gjerman ARD të shtunën vonë.

Wadephul, i cili ndodhet në Oman të dielën, tha se konflikti do të përfundojë vetëm kur të ushtrohet ndikim mbi Iranin dhe Izraelin nga të gjitha anët.

“Ekziston një pritje e përbashkët që brenda javës së ardhshme, të bëhet një përpjekje serioze nga të dyja palët për të ndërprerë spiralen e dhunës”, tha ai.

The post Programi Bërthamor/ Ministri i Jashtëm gjerman: Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshëm për bisedime… appeared first on Sot News | Lajme.

Tarifat tregtare/ Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë

8 June 2025 at 17:46

Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng do të takohet me delegacionin amerikan në Britaninë e Madhe javën e ardhshme për bisedime tregtare. Zëvendëspresidenti kinez do të bashkëkryesojë takimin e parë të Mekanizmit të Konsultimeve Ekonomike dhe Tregtare Kinë-SHBA me përfaqësues të SHBA-së.

Ai do të jetë në Britaninë e Madhe nga 8 deri më 13 qershor me ftesë të qeverisë britanike, sipas një deklarate nga ministria kineze. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se bisedimet tregtare Kinë-SHBA do të mbahen në Londër të hënën, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje midis dy fuqive në mosmarrëveshjen doganore.

Trump shkroi në rrjetin e tij social “Truth Social” se delegacioni amerikan do të përbëhet nga Sekretari i Financave Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i Shtëpisë së Bardhë Jamieson Greer.

Do të jetë takimi i dytë midis përfaqësuesve kinezë dhe amerikanë, pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

I pari, i mbajtur në mesin e majit në Gjenevë, qetësoi përkohësisht mosmarrëveshjen tregtare midis dy ekonomive kryesore të botës për shkak të masave të reja doganore të SHBA-së.

Megjithatë, Trump më pas akuzoi Pekinin se nuk po i përmbahej kushteve të asaj marrëveshjeje për deeskalimin. Në prill, Trump rriti tarifat për mallrat kineze në 145 përqind, ndaj të cilave Kina iu përgjigj duke rritur tarifat për importet e mallrave amerikane në 125 përqind.

The post Tarifat tregtare/ Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë appeared first on Sot News | Lajme.

Putin refuzon bisedimet me Zelenskin: Kërkojnë paqe ndërsa sulmojnë civilët

By: user 8
4 June 2025 at 17:51

Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë i ashpër ndaj Kievit , duke i quajtur thirrjet e Ukrainës për një samit me Moskën dhe një armëpushim të përkohshëm “paradoksale”, në një kohë kur – siç tha ai – forcat ukrainase po ndërmarrin “sulme terroriste kundër Rusisë”.

Duke folur në një takim qeveritar, Putin argumentoi se Ukraina po ndërmerr sulme kundër infrastrukturës politike të Rusisë dhe në të njëjtën kohë po bën thirrje për pezullimin e operacioneve ushtarake për 30 ose 60 ditë. “Por si mund të zhvillohet një takim i tillë në këto kushte? Çfarë saktësisht duhet të diskutojmë?” pyeti ai.

Akuza për përdorimin e armëpushimit si një avantazh strategjik

Presidenti rus theksoi se çdo qetësi në armiqësi do të shfrytëzohej nga Kievi për të forcuar arsenalin e tij me ndihmën perëndimore, për të vazhduar rekrutimin e dhunshëm dhe për të organizuar sulme të reja. “Kush negocion me ata që investojnë në terrorizëm? Me terroristët? Dhe pse duhet t’i shpërblejmë duke u dhënë kohë të armatosen?” tha ai.

Putin iu referua konkretisht sulmeve që ndodhën në rajonet e Bryansk dhe Kursk pak para raundit të dytë të bisedimeve të paqes të propozuara nga Moska dhe të planifikuara të zhvilloheshin në Stamboll.

“Të gjitha krimet kundër civilëve, grave dhe fëmijëve u kryen qëllimisht për të shkatërruar procesin e paqes”, tha ai, duke akuzuar hapur palën ukrainase për sabotim sistematik.

“Akte terroriste në rrjetet hekurudhore”

Sipas TASS, Putin përmendi ngjarjet e fundit që kanë tronditur infrastrukturën e transportit të Rusisë. Konkretisht, më 31 maj, një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin e Bryansk kur një pjesë e një ure në itinerarin Klimovo-Moskë u shemb.

Disa orë më vonë, natën e 1 qershorit, një shpërthim ndodhi në një urë hekurudhore në rajonin e Kurskut, duke shkaktuar shembjen e linjës hekurudhore mbi një rrugë.

Forcat ruse të sigurisë i kanë përshkruar të dy incidentet si akte terrorizmi. Sipas shifrave zyrtare, shtatë persona u vranë, ndërsa 120 të tjerë u plagosën në rajonin e Bryansk. Në rajonin e Kurskut, u plagosën makinisti i trenit dhe dy kolegë të tij.

The post Putin refuzon bisedimet me Zelenskin: Kërkojnë paqe ndërsa sulmojnë civilët appeared first on Lapsi.al.

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

By: xhir jeta
2 June 2025 at 11:20

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia pritet të takohen më 2 qershor, në Stamboll, për rundin e radhës të bisedimeve për paqe, me gjithë intensifikimin e sulmeve ajrore ndaj njëra-tjetrës.

Media shtetërore ruse raportoi se ekipi negociator i Kremlinit ka arritur në aeroportin Ataturk të qytetit turk në orët e vonshme të 1 qershorit, para bisedimeve që pritet të nisin të hënën në orën 13 (mesditë në Prishtinë).

Ndërkohë, përmes një dekreti presidencial, Kievi tha se ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, do ta udhëheqë delegacionin ukrainas, që përfshin mbi dhjetë zyrtarë të tjerë. Dekreti nuk theksoi nëse ekipi tashmë ka mbërritur në Turqi.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka folur përmes telefonit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, më 1 qershor, për të diskutuar rreth bisedimeve të radhës.

Sipas DASH-it, telefona u zhvillua me kërkesën e Rusisë, dhe Rubio ka përsëritur thirrjen e presidentit Donald Trump për bisedime të vazhdueshme të drejtpërdrejta për “arritjen e një paqeje të qëndrueshme”. Para bisedimeve, Ukraina u duk se forcoi pozicionin e saj negociues, pasi forcat e saj goditën disa aeroplanë bombardues nëpër Rusi, me dronë që u futën tinëz në vend përmes disa kamionëve, dhe më pas u lëshuan nga lokacione të afërta.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se të paktën 40 bombardues mund të jenë goditur gjatë sulmit të 1 qershorit, i përshkruar si “rezultat absolutisht i shkëlqyeshëm” nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se janë dashur mbi një vet e gjysmë për përgatitjen e operacionit.

Në prag të bisedimeve, të dyja palët ende duken të jenë larg arritjes së një pajtimi për ndërprerjen e luftimeve, ndërsa ekspertët thonë se gjasat për një marrëveshje mbeten të vogla.

Zelensky tha më 30 maj se Kremlini “po bën gjithçka” për t’u siguruar që bisedimet e propozuara për paqe nuk do të prodhojnë asnjë rezultat, pasi një sulm i madh me dronë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës plagosi disa persona, dhe pasi një varg sulmesh ajrore ndaj Kievit goditën vende të shumta civile dhe banimi.

Ukraina është pajtuar në prill për një armëpushim 30-ditor, sipas në propozimi nga SHBA-ja, por Rusia nuk ka shfaqur gatishmërinë për ta nënshkruar, dhe shumë prej aleatëve të Ukrainës e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po përpiqet ta zvarrisë procesin, në mënyrë që të shfrytëzojë situatën aktuale në fushëbetejë, ku Rusia ka përparuar në territoret që synon t’i mbajë të pushtuara./REL

KIEV – Zelensky konfirmon pjesëmarrjen e Ukrainës në bisedimet e Stambollit

KIEV, 1 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se delegacioni i vendit të tij në një raund tjetër bisedimesh të drejtpërdrejta me Rusinë do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, duke konfirmuar indirekt pjesëmarrjen e Ukrainës në bisedimet e caktuara për të hënën.

Kjo është hera e parë që Ukraina ka thënë zyrtarisht se po merr pjesë në negociatat e propozuara nga Rusia që do të mbahen në Stamboll, pasi më parë i kishte kritikuar kushtet e armëpushimit të vendosura nga Moska si “arrogante”.

Të dy palët u takuan për herë të fundit në Stamboll në mesin e majit, duke shënuar kontaktin e tyre të parë të drejtpërdrejtë publik që nga viti 2022. Një shkëmbim i rëndësishëm të burgosurish pasoi negociatat.

Në postimin e tij të sotëm, Zelensky tha se u kishte përshkruar ministrit të tij të Mbrojtjes dhe të Jashtëm, “detyrat për afatin e afërt dhe gjithashtu kishte përcaktuar qëndrimet [e Ukrainës] përpara takimit në Stamboll të hënën”.

Prioritetet e listuara nga presidenti përfshijnë “një armëpushim të plotë dhe pa kushte”, “lirimin e të burgosurve” dhe “kthimin e fëmijëve të rrëmbyer”.

“Të hënën, delegacioni ynë do të udhëhiqet nga Rustem Umerov”, shtoi ai./  a.jor.

The post KIEV – Zelensky konfirmon pjesëmarrjen e Ukrainës në bisedimet e Stambollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA: Nëse Rusia vazhdon luftën në Ukrainë, do t’i braktisim bisedimet për paqe

By: user 11
30 May 2025 at 08:45

SHBA i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Vladimir Putin duhet të bjerë dakord me armëpushimin e përkohshëm të propozuar, përndryshe mund të tërhiqet nga ndërmjetësimi i paqes.

Armëpushimi 30-ditor tokësor, ajror dhe detar ishte “rezultati më i mirë i mundshëm i Rusisë”, tha zëvendësambasadori i SHBA-së në detyrë, John Kelley. Ai paralajmëroi se Uashingtoni mund të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.

“Nëse Rusia merr vendimin e gabuar për të vazhduar këtë luftë katastrofike, Shtetet e Bashkuara do të duhet të marrin në konsideratë tërheqjen nga përpjekjet tona negociuese për t’i dhënë fund këtij konflikti. Ne duam të punojmë me Rusinë, përfshirë këtë iniciativë paqeje dhe një paketë ekonomike. Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt. Marrëveshja që ofrohet tani është rezultati më i mirë i mundshëm për Rusinë. Presidenti Putin duhet ta pranojë marrëveshjen”, tha ai.

Kelley gjithashtu tha se pasi Trump dhe Putin folën në telefon javën e kaluar, Rusia pritej të paraqiste një dokument me terma që përshkruante gjerësisht vizionin e saj për një armëpushim.

“Ne do ta gjykojmë seriozitetin e Rusisë ndaj përfundimit të luftës, jo vetëm nga përmbajtja e asaj liste termash, por më e rëndësishmja, nga veprimet e Rusisë”, tha Kelley, duke dënuar sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës si mosdemonstrim të “një dëshire për paqe”.

The post SHBA: Nëse Rusia vazhdon luftën në Ukrainë, do t’i braktisim bisedimet për paqe appeared first on Lapsi.al.

Ngërçi i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, rrezik për përshkallëzim dhe sanksione

By: user7
30 May 2025 at 08:41

Rundi i pestë i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përfundoi në Romë javën e kaluar, por njerëzit kanë parë shumë pak shenja të përparimit drejt ndonjë marrëveshjeje. Është thënë se ka pasur propozime për ta zhbllokuar ngërçin, i cili po ndodh sepse Uashingtoni ngul këmbë që Irani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit dhe Teherani po e kundërshton këtë plotësisht.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi – i cili udhëheq ekipin e Teheranit në këto bisedime – tha për mediat shtetërore se Irani po i shqyrton propozimet e ndërmjetësve nga Omani, por nuk shpjegoi hollësitë. Araqchi raportoi para Komisionit Parlamentar për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme më 25 maj, menjëherë pas përfundimit të rundit më të fundit të bisedimeve në Romë.

Ahmad Bakhshayesh Ardestani, deputet dhe anëtar i komisionit, u tha mediave iraniane pas raportimit të Araqchit se Omani kishte paraqitur dy propozime. Njëri sugjerim ishte që Irani ta pezullojë veprimtarinë e pasurimit të uraniumit për gjashtë muaj dhe ta rifillojë më pas. Ardestani tha se Irani “nuk i ka pranuar” propozimet.

Ai theksoi se Irani ka frikë se, nëse i bindet kësaj kërkese, do t’i nxisë Shtetet e Bashkuara të kërkojnë edhe më shumë lëshime. Një tjetër propozim është formimi i një konsorciumi bërthamor rajonal që do ta shtonte mbikëqyrjen ndaj aktiviteteve bërthamore të Iranit dhe do t’i jepte Perëndimit garanci se Irani po qëndron brenda niveleve të dakorduara të pasurimit.

Fillimisht, mediat iraniane raportuan se kjo nismë kishte ardhur nga Teherani, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baqaei, e mohoi këtë.

“Ky nuk ishte propozim i Iranit”, u tha ai gazetarëve, megjithatë shtoi se Teherani do ta “mirëpriste” këtë ide, “për aq kohë sa nuk zëvendëson të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium në tokën e vet”.

Në këtë konsorciumi mund të përfshihet edhe SHBA-ja. Më 28 maj, shefi i energjisë bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami, sugjeroi se Teherani mund të jetë i hapur për të lejuar inspektorë amerikanë që të punojnë për Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA).

“Nëse ka marrëveshje, ekziston mundësia që inspektorëve amerikanë t’u jepet qasje në objektet bërthamore iraniane”, tha ai.

Kritikët argumentojnë se Teherani po përdor këtë ofertë për të ushtruar trysni ndaj Uashingtonit që ta zbusë qëndrimin për pasurimin.

“Për momentin, gjithçka është pezull. Nuk e dimë nëse do të ketë marrëveshje apo jo”, tha shefi i IAEA-së, Rafael Grossi, më 28 maj në një seminar njëjavor në Vjenë.

Debati mbi pasurimin e uraniumit është kthyer në çështje krenarie kombëtare dhe identiteti për Iranin. Araqchi ka thënë se Irani ka paguar çmim shumë të lartë – përfshirë humbjen e disa shkencëtarëve bërthamorë në atentate – që ta braktisë tani si asgjë programin e saj të pasurimit. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump mban qëndrimin se Irani duhet ta ndalë plotësisht pasurimin e uraniumit. I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, e ka mbrojtur së fundmi këtë qëndrim duke e cilësuar si thelbësor, “sepse pasurimi mundëson armatimin”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përsëriti këtë qëndrim gjatë një seance dëgjimore në Senat, duke deklaruar se “çdo nivel i pasurimit është i papranueshëm dhe përbën kërcënim të drejtpërdrejtë”.

Megjithatë, Irani mbetet sfidues. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se SHBA-ja po e “tepron” me kërkesën e saj që Teherani ta ndalë pasurimin e uraniumit, ndërsa Araqchi ka premtuar se Irani do të vazhdojë ta pasurojë uraniumin “me ose pa marrëveshje”.

Alan Eyre, diplomat i shquar në Institutin për Lindjen e Mesme dhe ish-zëdhënës në gjuhën persiane i Departamentit Amerikan të Shtetit, thotë se administrata Trump ka një model që fillon me një qëndrim të ashpër, por në fund pajtohet për kompromis dhe “shpall fitore”.

“Është e mundur që Shtetet e Bashkuara t’i rishikojnë vijat e tyre të kuqe”, i tha ai Radios Farda të Radios Evropa e Lirë. Prej se Trumpi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 gjatë mandatit të tij të parë dhe rivendosi sanksionet, republika islamike e ka zgjeruar ndjeshëm programin e saj bërthamor. Irani këmbëngul se programi i tij është paqësor dhe mohon se po zhvillon armë bërthamore.

Megjithatë, ai tani po pasuron uranium në një pastërti prej 60 për qind, që është shumë më lart se kufiri prej 3.67 për qind i përcaktuar në marrëveshjen e vitit 2015 dhe afër niveleve për prodhimin e armëve. Pavarësisht se ka ekonomi të dobësuar dhe monedhë të paqëndrueshme, presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, deklaroi më 26 maj se vendi do t’ia dalë edhe pa marrëveshje bërthamore me SHBA-në.

“Nuk është se do të vdesim nga uria nëse ata refuzojnë të negociojnë me ne dhe vendosin sanksione. Do të gjejmë një rrugëdalje”, tha ai.

Megjithatë, Irani mund të përballet me më shumë sanksione, madje edhe me veprime ushtarake në mungesë të një marrëveshjeje. Fuqitë evropiane kanë kërcënuar me rivendosjen e sanksioneve të OKB-së kundër Teheranit nëse nuk arrihet marrëveshje me Uashingtonin deri në fund të qershorit, ndërkohë që inteligjenca amerikane sugjeron se Izraeli po përgatitet t’i godasë objektet bërthamore të Iranit.

Sipas Axios, Trump ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos ndërmarrë veprime që do ta dëmtonin diplomacinë me Iranin, megjithëse vetë presidenti amerikan nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarake nëse bisedimet dështojnë. Meqë nuk është caktuar ende datë për rundin e ardhshëm të bisedimeve, rruga përpara mbetet e paqartë, dhe sa më shumë të zgjasë ngërçi, aq më i madh është rreziku që diplomacia të zëvendësohet nga përshkallëzimi./ REL

The post Ngërçi i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, rrezik për përshkallëzim dhe sanksione appeared first on Lapsi.al.

❌
❌