Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Tirana, 20 vendet për t’u vizituar/ Lonlyplanet: Eksperiencë e veçantë kulturore dhe historike

By: Rovena
28 August 2025 at 13:11

Tirana është ndalesa e parë e turistëve të huaj në Shqipëri. Revista e dedikuare për udhëtimet LonelyPlanet i rekomandon udhëtarëve të vizitojnë kryeqytetin shqiptar i cili ofron një larmishmëri vendesh historike dhe kulturore.

Sipas Lonelyplanit kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ishte i shkëputur nga bota, ashtu si edhe pjesa tjetër e këtij vendi ballkanik, për dekada nën regjimin komunist. Por tashmë Turizmi sapo ka filluar të zhvillohet në këtë qytet gjithnjë e më kozmopolit gjatë dekadave të fundit, dhe për pasojë, vizitorët për herë të parë kanë përpara disa përvoja kulturore magjepsëse.

Rekomandohet që të eksplorohen 20 pikat me interesante duke nisur nga  Xhamia e Namazgjasë e ndërtuar me stil osman. Me një sipërfaqe mbresëlënëse prej 10,000 m², kjo është xhamia më e madhe në Ballkan me  arkitekture klasike osmane dhe e ngjashme me Xhaminë Blu të Stambollit.

Po ashtu sipas Lonelyplanet turistët nuk duhet të lenë pa vizituar Sheshi Skënderbej, sheshi kryesor i gurtë dhe i gjerë i Tiranës për të vijuar më pas me afresket e Xhamisë së Et’hem Beut e nderuar në  shek. XVIII .Në qendër të kryeqytet ndodhet edhe Kulla e Sahatit  si dhe Muzeu Kombëtar. Për të vijuar më pas me piramidën e Tiranës e projektuar nga vajza e Hoxhës më 1988 si muze  dhe pas viteve ’90 ka shërbyer si qendër konferencash, bazë e NATO-s dhe tani është qendër inovacioni .

Po ashtu sipas Lonely Planet një vizitë duhet bërë edhe në Parkun e Liqenit Artificial  si dhe në Parkun Kombëtar të Dajtit. Ndërsa për ata që duan të shijojnë produktet tradicionale shqiptare rekomandohet të shkojnë te Pazari I ri .

E veçantë vlerësohet edhe Ish-selia e Sigurimit ose Shtëpia me Gjethe  ku sot ekspozohen pajisje përgjimi dhe metoda kontrolli të regjimit, duke sjellë në kujtesë persekutimin politik./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Trump shpall tarifat e reja prej 35% për importet e Kanadasë nga 1 gushti

By: user 11
11 July 2025 at 08:38

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të vendosë një tarifë prej 35% mbi mallrat kanadeze duke nisur nga 1 gushti, ndërsa të dy vendet janë në prag të një afati të vetëcaktuar për të arritur një marrëveshje të re tregtare.

Ky paralajmërim u publikua përmes një letre në platformën e tij Truth Social, ku përfshihen gjithashtu kërcënime për tarifa të gjera prej 15% deri në 20% ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të SHBA-së.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, reagoi përmes një postimi në rrjetin X, duke theksuar se qeveria e tij do të vazhdojë të mbrojë punëtorët dhe bizneset kanadeze, ndërsa synojnë një marrëveshje të re përpara afatit të gushtit.

Aktualisht, Kanadaja është e goditur nga një tarifë ekzistuese 25% për disa produkte, përfshirë ato të çelikut, aluminit dhe industrisë së automobilave tarifa të vendosura nga administrata Trump më herët.

Letra ndaj Kanadasë është vetëm një nga mbi 20 të tilla që Trump ka dërguar këtë javë ndaj partnerëve të tjerë tregtarë si Japonia, Koreja e Jugut dhe Sri Lanka. Në të gjitha këto letra, ai paralajmëron se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Sipas burimeve amerikane, SHBA ka vendosur një tarifë të përgjithshme 25% ndaj të gjitha importeve kanadeze, por aktualisht ekziston një përjashtim për produktet që respektojnë marrëveshjen CUSMA (Marrëveshja Kanada-SHBA-Meksikë). Nuk dihet ende nëse kërcënimi më i fundit për tarifa do të prekë mallrat e mbuluara nga kjo marrëveshje.

Trump ka vendosur gjithashtu tarifa të reja globale: 50% për importet e aluminit dhe çelikut dhe 25% për të gjitha automjetet që nuk prodhohen në SHBA. Ai ka paralajmëruar gjithashtu një tarifë 50% për importet e bakrit, e cila do të hyjë në fuqi muajin tjetër.

Kanadaja, që shet rreth 75% të mallrave të saj në SHBA dhe është një qendër e rëndësishme për prodhimin e makinave dhe metaleve, pritet të goditet rëndë nga këto masa.

Në letrën e tij, Trump shkruan se tarifat 35% janë të ndara nga masat sektoriale dhe se ato nuk do të aplikohen nëse kompanitë kanadeze vendosin të prodhojnë brenda SHBA-së.

Ai lidhi tarifat edhe me atë që e quajti “dështimi i Kanadasë për të ndalur fluksin e fentanilit drejt SHBA-së”, si dhe me tarifat ekzistuese që Kanadaja ka vendosur ndaj fermerëve amerikanë të qumështit dhe deficitit tregtar mes dy vendeve.

“Nëse Kanada bashkëpunon me mua për të ndaluar rrjedhën e fentanilit, ndoshta do të marrim parasysh një rishikim të kësaj letre. Këto tarifa mund të modifikohen, lart ose poshtë, në varësi të marrëdhënieve me vendin tuaj,” shkruan Trump.

Presidenti amerikan ka akuzuar më parë Kanadanë dhe Meksikën për lejimin e kalimit të njerëzve dhe fentanilit drejt SHBA-së. Por sipas të dhënave të Doganës dhe Patrullës Kufitare të SHBA-së, vetëm 0.2% e konfiskimeve të fentanilit ndodhin në kufirin me Kanadanë – pjesa dërrmuese ndodh në kufirin me Meksikën.

Më herët këtë vit, Kanadaja njoftoi shtim të fondeve për sigurinë kufitare dhe emëroi një zyrtar të posaçëm për çështjen e fentanilit, në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Trump.

Kanadaja dhe SHBA-ja janë përfshirë prej muajsh në bisedime intensive për një marrëveshje të re tregtare dhe të sigurisë. Gjatë Samitit të G7-ës në qershor, Carney dhe Trump u zotuan të arrinin një marrëveshje brenda 30 ditëve, me një afat përfundimtar më 21 korrik.

Trump ka paralajmëruar se në rast të kundërmasave nga Kanadaja, do të rrisë më tej tarifat. Kanadaja ka vendosur tashmë tarifa të kundërta ndaj SHBA-së dhe ka deklaruar se do të ndërmarrë të tjera nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit.

Në fund të qershorit, Carney hoqi një taksë ndaj gjigantëve teknologjikë amerikanë, pas presionit të Trump, i cili e cilësoi si “sulm të hapur” ndaj SHBA-së dhe kërcënoi të tërhiqej nga bisedimet. Kryeministri kanadez u shpreh se heqja e taksës ishte “pjesë e një negociate më të gjerë” për tregtinë mes dy vendeve. Zyra e Kryeministrit Carney i tha BBC-së se nuk kishte një koment të menjëhershëm për letrën e Trump.

The post Trump shpall tarifat e reja prej 35% për importet e Kanadasë nga 1 gushti appeared first on Lapsi.al.

Gjermania e gatshme të blejë sisteme ‘Patriot’ për Ukrainën nga SHBA-të

By: user 5
10 July 2025 at 20:16

Në një konferencë për mbështetje të Ukrainës që u zhvillua të enjten (10/7) në Romë, Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur qëllimin e Berlinit për të blerë sisteme të avancuara kundërajrore Patriot nga Shtetet e Bashkuara dhe për t’i dhënë ato Ukrainës për të mbështetur luftën kundër agresionit rus.

Merz tha: “Ne jemi gjithashtu të gatshëm të blejmë sisteme shtesë Patriot nga SHBA-të për t’i bërë ato të disponueshme për Kievin,” duke theksuar se ky hap është i domosdoshëm për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Kancelari gjerman gjithashtu zbuloi se javën e kaluar kërkoi nga Presidenti i SHBA-ve,

Donald Trump, dërgimin e raketave Patriot, megjithëse ai theksoi se ende nuk është finalizuar nëse kjo dërgesë do të realizohet.

“Amerikanët kanë nevojë për disa prej tyre vetë, megjithatë ata kanë shumë prej tyre,” shtoi Merz.

Për më tepër, vetëm një ditë më parë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të raketave Patriot në Ukrainë, duke pranuar se ato janë të nevojshme për mbrojtjen e vendit të goditur nga pushtimi rus.

The post Gjermania e gatshme të blejë sisteme ‘Patriot’ për Ukrainën nga SHBA-të appeared first on Lapsi.al.

Ursula von der Leyen përballet me votëbesim, Orban thirrje për rrëzimin e saj

By: user 11
10 July 2025 at 11:11

Ligjvënësit e Bashkimit Europian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut europian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.

Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Europian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Për të kaluar nevojiten dy të tretat e votave të shumicës.

Von der Leyen mund të detyrohet të japë dorëheqje nëse humb, ndonëse fitoren e ka pothuajse të garantuar pasi shumica e grupeve politike kanë dhënë sinjale se do të votojnë kundër. Ajo nuk pritet të marrë pjesë në votimin që zhvillohet në Strasburg të Francës.

Mocioni përbëhet nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.

Orbani ka thënë përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje. Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.

Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Europian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.

Ky votim ka hapur rrugën për shumë kritika ndaj von der Leyenit – e cila ka qenë në krye të nismës së BE-së për të gjetur vaksina për gati 450 milionë banorë gjatë pandemisë – por edhe për Partinë e saj Popullore Europiane, e cila përbën grupin më të madh politik në parlament./ REL

The post Ursula von der Leyen përballet me votëbesim, Orban thirrje për rrëzimin e saj appeared first on Lapsi.al.

7 fitues të Nobelit në Ekonomi: Të pasurit po paguajnë qindarka, të taksohen më shumë

By: user 6
9 July 2025 at 22:54

7 fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi, të cilët kanë analizuar krizat e dekadave të fundit, besojnë se ultra të pasurit paguajnë vetëm qindarka. Kjo situatë sipas tyre është thjesht e pajutifikueshme si në nivelin moral ashtu edhe në atë praktik.

“Ata nuk kanë qenë kurrë më të pasur, por kontribuojnë pak në barrën e përbashkët në krahasim me aftësitë e tyre. Nga Bernard Arnault te Elon Musk, miliarderët kanë norma efektive tatimore më të ulëta se taksapaguesi mesatar” – thuhet që në nisje të analizës së 7 fituesve të Nobelit në Ekonomi, botuar nga “Le Monde”.

Gazeta synon të rindezë debatin global mbi atë që njihet si “çështja e çështjeve”, elefanti në dhomën e pabarazisë, fantazma që për dekada ka ndjekur ligjet buxhetore të vendeve të mëdha evropiane, atë që është mënjanuar menjëherë si antimoderne, paleo-revolucionare, kundër-intuitive sepse “do t’i trembte të pasurit”: TAKSA MBI PASURINË.

Në vend të kësaj, 7 gjigantë të mendimit ekonomik që kanë analizuar krizat e dekadave të fundit, këmbëngulin se ultra të pasurit paguajnë shumë pak dhe gjetja e një mënyre për t’i bërë ata të paguajnë më shumë nuk është një dëshirë e majtë, por një nevojë që duhet të adresohet së pari nga “priftërinjtë” e rigorozitetit dhe përputhshmërisë, gjithnjë e më të paaftë për të balancuar llogaritë në një mënyrë që është e përputhshme, mbi të gjitha, me realitetin shoqëror.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale

Figura të tilla si Daron Acemoglu (MIT, Çmimi Nobel 2024), George Akerlof (Universiteti Georgetown, Çmimi Nobel 2001), Abhijit Banerjee (MIT, Çmimi Nobel 2019), Esther Duflo (Collège de France dhe MIT, Çmimi Nobel 2019), Simon Johnson (MIT, Çmimi Nobel 2024), Paul Krugman (CUNY, Çmimi Nobel 2008) dhe Joseph Stiglitz (Columbia, Çmimi Nobel 2001) kanë dalë në fushën e betejës.

Studimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet tatimore në disa vende dhe tregon se këta ultra të pasur paguajnë nga 0% deri në 0.6% të pasurisë së tyre në taksa mbi të ardhurat personale. “Kjo është rreth 0.6% në një vend si Shtetet e Bashkuara dhe 0.1% në një vend si Franca” – thonë ata, citon lapsi.al. Duke marrë parasysh të gjitha taksat e tjera të detyrueshme (taksa e korporatave, kontributet e sigurimeve shoqërore, taksa e akcizës, etj.) të shprehura si përqindje e të ardhurave, normat e tyre të taksave janë më të ulëta se ato të klasës së mesme apo edhe drejtuesve të kompanive.

Por si arritëm në këtë pikë? 7 samurajët e ekonomisë përgjigjen në këtë mënyrë: “Thënë thjesht, ndodhi sepse të pasurit mund ta strukturojnë pasurinë e tyre në mënyrë që të shmangin taksat mbi të ardhurat, të cilat zakonisht janë gurthemeli i drejtësisë tatimore. Në vendet evropiane, kjo arrihet përmes krijimit të kompanive familjare holding, ku dividentët grumbullohen për t’u mbrojtur nga taksat. Në Shtetet e Bashkuara, përdorimi i kompanive holding për të shmangur taksat nuk lejohet që nga vitet 1930, gjë që shpjegon pse pasuritë e mëdha tatohen më rëndë se në Evropë.”

Si të përmbledhim 150 vjet kapitalizëm familjar në disa rreshta. Pika që 7 kolosët e ekonomisë duan të theksojnë është se “nuk ka asgjë të pakthyeshme, asgjë të shkruar në pllakat e shenjta të mendimit ekonomik, asgjë të paprekshme”. “Kjo situatë nuk është rezultat i një ligji natyror apo i një fati të lashtë, është produkt i vendimeve njerëzore dhe zgjedhjeve politike. Prandaj nuk ka pashmangshmëri.”

Propozimi

Qëllimi i “të shtatëve” është të bindë politikanët francezë të vendosin një taksë minimale mbi pasurinë e më të pasurve, i frymëzuar nga propozimi i ekonomistit Gabriel Zucman, i refuzuar së fundmi nga Senati i Parisit. Sipas propozimit duhet një taksë minimale prej 2% mbi asetet që tejkalojnë 100 milionë euro (gjë që në Francë do të prekte afërsisht 1800 familje). Në një kohë kur financat publike po përpiqen të ruajnë nivelet e nevojshme të mirëqenies dhe kohezioni social është në rrezik, kjo nuk do të ishte një masë revolucionare, por minimumi i domosdoshëm, sipas tyre.

Instituti Kombëtar Francez i Statistikave, certifikoi se në vitin 2023 shkalla e varfërisë u rrit në 15.4% të popullsisë, shifra më e lartë në 30 vitet e fundit. Kjo do të thotë se pothuajse 10 milionë francezë jetojnë nën kufirin e varfërisë, të vendosur në 60% të të ardhurave mesatare (1,288 euro për një person të vetëm). Heqja e mbështetjes së fuqisë blerëse të futur gjatë periudhës së Covid-it ka futur 650 000 njerëz në varfëri brenda një viti të vetëm.
Këto shifra duhet të jenë të mjaftueshme, argumentojnë “Të shtatët”, për të ndryshuar rrjedhën e luftës kundër evazionit fiskal, duke i penguar ultra të pasurit të shfrytëzojnë mekanizmat e korporatave.

Fshehja e pasurisë në Parajsat Tatimore

Gabriel Zucman, një ekonomist nën moshën 40 vjeçe me një CV mbresëlënëse që aktualisht jep mësim në Universitetin e Kalifornisë “Berkeley” dhe Shkollën e Ekonomisë të Parisit si drejton Observatorin Tatimor të Bashkimit Evropian ka qenë në ballë të luftës për taksa më të larta për të pasurit për vite me radhë. Si një ekspert për parajsat tatimore, vitin e kaluar ai i kushtoi një kapitull Italisë në Raportin Global të Evazionit Tatimor të përgatitur për BE-në.

“Nga viti 2016 deri në vitin 2022, shumat e parave të depozituara nga italianët në parajsat fiskale kanë parë një rritje të fortë. Duke marrë parasysh vetëm asetet financiare dhe duke përjashtuar pasuritë e paluajtshme, 159 miliardë euro kanë ikur jashtë Italisë në 6 vjet, duke shtuar edhe 74 miliardë eurot që janë dërguar jashtë nga emigrantët. Shuma totale e kapitalit jashtë vendit është aktualisht pak a shumë e barabartë me të gjithë shumën e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës në të cilin Italia mbështetet për ringjalljen e saj ekonomike afatgjatë” – citon ai.

Nuk është rastësi që Zucman ka fituar shumë ndjekës në Itali vitet e fundit. Kjo demonstrohet edhe nga manifesti i nënshkruar vitin e kaluar nga 134 ekonomistë italianë nga 50 universitete italiane dhe të huaja, në favor të futjes së një takse progresive prej 0.1% për më të pasurit italianë, me asete neto që tejkalojnë 5.4 milionë euro dhe rritjen e taksës mbi trashëgimitë dhe dhuratat e mëdha.

Në epokën “Trump” taksa për më të pasurit duken pak të vështira. Por Trump nuk është bota. Spanja dhe Brazili, për shembull, sapo kanë zbuluar një iniciativë të përbashkët për të promovuar taksimin global të ultra të pasurve. 7 laureatët e Çmimit Nobel thonë se çdo vend individual mund ta zgjedhë këtë rrugë në mënyrë të pavarur.

“Trendi i krahut të djathtë politik që shfrytëzon pakënaqësinë e gjeneruar nga pabarazia për të fituar zgjedhje dhe për të gjeneruar pabarazi të mëtejshme ka perversitetin e vet, por nuk është një mallkim: është politikë. Dhe politika është gjithashtu antidoti” – thuhet në analizë. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

The post 7 fitues të Nobelit në Ekonomi: Të pasurit po paguajnë qindarka, të taksohen më shumë appeared first on Lapsi.al.

Kalimi i emigrantëve me varka, Franca dhe Britania bëhen bashkë për të ndalur flukset

By: user 5
9 July 2025 at 19:48

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti francez Emmanuel Macron ranë dakord sot mbi nevojën për të ndërmarrë veprime më vendimtare për të trajtuar migracionin e parregullt, veçanërisht nga anijet e vogla që kalojnë Kanalin Anglez.

“Udhëheqësit ranë dakord që trajtimi i kërcënimit të migracionit të parregullt dhe kalimeve me anije të vogla është një përparësi e përbashkët që kërkon zgjidhje të përbashkëta”, thuhej në një deklaratë informuese të qeverisë britanike mbi bisedimet midis dy udhëheqësve në Londër.

Macron dhe Starmer, raportohet se ranë dakord mbi nevojën për të ecur përpara dhe për të bërë përparim në zgjidhje të reja dhe inovative, duke përfshirë një pengesë të re për të prishur modelin e biznesit të këtyre bandave, të cilat trafikojnë migrantë të parregullt kundrejt një pagese të majme.

Macron po zhvillon një vizitë zyrtare tre-ditore në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa mikpritësit e tij bëjnë presion për masa të reja për të frenuar imigracionin pa dokumente.

Numri i refugjatëve dhe migrantëve që mbërrijnë në bregdetin jugor të Anglisë nëpërmjet anijeve të vogla nga Franca veriore është një çështje e madhe politike për qeverinë laburiste, e cila ka parë partinë e ekstremit të djathtë Reform UK të arrijë fitore të konsiderueshme politike me një platformë të ashpër anti-imigracion.

Bisedimet vijnë në ditën e dytë të vizitës së Macron në Mbretërinë e Bashkuar, e cila filloi me një pritje nga Mbreti Charles III dhe anëtarët e familjes mbretërore dhe një banket të shtruar në Kështjellën Windsor.

Kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti francez në Mbretërinë e Bashkuar që nga koha e Nicolas Sarkozy në vitin 2008 dhe e para nga një kryetar shteti i Bashkimit Evropian që nga zyrtarizimi i Brexit në vitin 2020. Udhëtimi i Macron erdhi me ftesë të Mbretit Charles III.

The post Kalimi i emigrantëve me varka, Franca dhe Britania bëhen bashkë për të ndalur flukset appeared first on Lapsi.al.

Zhgënjimi i Donald Trump me Putin, çfarë ndodh tani?

By: user 5
9 July 2025 at 19:36

Presidentit amerikan duket se i ka mbaruar durimi me homologun e tij rus – por mbetet për t’u parë se si kjo do të përkthehet në mbështetje praktike për Kievin.

“Nuk jam i kënaqur me Putinin. Mund t’ju ​​them kaq tani”, tha Trump, duke shprehur zhgënjimin e tij me udhëheqësin rus për shkak të luftës në Ukrainë.

“Putini na thotë shumë budallallëqe … Ai është shumë i sjellshëm gjatë gjithë kohës, por rezulton të jetë pa kuptim.”, tha Trump.

Nuk është se Donald Trump njihet për një stil oratorik të sofistikuar, dhe me të çdo gjë mund të ndryshojë brenda pak orësh. Por ndoshta, një ndarje e vërtetë mes Trumpit dhe Vladimir Putinit ka ndodhur. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një moment transformues — një justifikim për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ndodhet në Romë për konferencën vjetore të rindërtimit të Ukrainës, por edhe për aleatët evropianë si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, të cilët kanë punuar me durim për t’i hapur sytë Trumpit mbi qëllimet e vërteta të Putinit.

Për herë të parë, duket se Trump ka filluar ta kuptojë se Putini nuk është partner i besueshëm për t’i dhënë fund luftës. Megjithatë, me Trumpin, largimi nuk është kurrë i plotë apo përfundimtar. Ai mund të ketë zhgënjime ndaj Putinit, por kjo nuk do të thotë se do të japë mbështetjen praktike që Ukraina kërkon. Gjithsesi, është e qartë se “America First” nuk është më njësoj si “Russia First”.

Në fillim të këtij viti, marrëdhëniet transatlantike ishin në rrezik. Trump nisi bisedime të drejtpërdrejta me Putinin dhe kërkoi që Ukraina të bënte lëshime. Më 19 shkurt, ai postoi në rrjetin Truth Social duke quajtur Zelenskyy-n “një diktator” dhe duke paralajmëruar se koha e Ukrainës po mbaronte. Vetëm një javë më vonë, SHBA-të votuan kundër një rezolute në OKB që dënonte pushtimin rus të Ukrainës, duke u rreshtuar përkrah Rusisë, Koresë së Veriut dhe Bjellorusisë.

Kur SHBA hartuan një projekt-rezolutë të zbutur në Këshillin e Sigurimit, Britania dhe Franca abstenuan, të paqarta se si të reagonin ndaj një mesazhi kaq të dykuptimtë.

Më 28 shkurt, Trump dhe Zelenskyy u përballën në Zyrën Ovale në një përplasje televizive të ftohtë, dhe më pas Zelenskyy mori përqafim të ngrohtë në Londër nga Mbreti Charles dhe Keir Starmer. Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ironizoi në Telegram: “Vetëpërmbajtja që treguan Trump dhe Vance ishte mrekulli më vete”.

Negociatori amerikan Steve Witkoff, në intervista publike, tregoi një injorancë të thellë për historinë ukrainase dhe simpati për pretendimet ruse. Ai krahasoi aneksimin e Ukrainës nga Rusia me pushtimin e Gazës, duke thënë: “Rusët tashmë kanë atë që donin – Krimenë dhe pesë rajone. Pse u duhet më shumë?”

Në mars, Trump filloi të zhgënjehej pasi Putini refuzoi një armëpushim 30-ditor të propozuar prej tij, ndërsa Ukraina ishte dakord. Presidenti i Finlandës, pas tetë orësh golfi me Trumpin, raportoi se ai po humbiste durimin me Putinin.

Megjithatë, fundi i majit e gjeti Trumpin ende të paqartë. Ai shprehu frustrimin në rrjetin e tij social, duke paralajmëruar se Putini po “luante me zjarrin”, duke mos pasur ende një strategji të qartë.

Më 25 qershor, në samitin e NATO-s, Trump u nderua nga evropianët për presionin që kishte ushtruar mbi shpenzimet e mbrojtjes. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e quajti atë “Baba”, një kompliment që pa dyshim ndikoi në gatishmërinë e Trump për të dëgjuar shqetësimet e Evropës për sigurinë.

Trump pranoi publikisht: “E konsideroj Putinin një person të gabuar. Mendoja se do ta kishim zgjidhur këtë luftë.”

Por telefonata mes tyre më 4 korrik tregoi të kundërtën. Putin ishte i palëkundur: “Rusia nuk do të tërhiqet nga qëllimet e saj”, deklaroi Kremlini. Ndërkohë, sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhduan me intensitet. Për më tepër, Trump u zemërua kur mësoi se Pentagoni po mbante pajisje ushtarake të destinuara për Ukrainën pa e informuar Shtëpinë e Bardhë.

Çfarë vjen më pas?

Tani për tani, mbështetësit e Ukrainës presin të shohin nëse kjo ndryshim qëndrimi do të përkthehet në veprime konkrete. Një projektligj i propozuar nga senatori Lindsey Graham për sanksione të rënda kundër vendeve që blejnë energji nga Rusia mund të jetë testi i parë i vërtetë. Me mbështetjen e Trump, projektligji mund të shkojë përpara, me përjashtime për aleatët evropianë që kanë mbështetur Ukrainën.

“Po lëvizim”, tha Graham, duke cituar Trumpin që i kishte thënë se “është koha për të vepruar”.

Në vijën e frontit, ukrainasit nuk kanë luksin të jenë naivë — por mund të shpresojnë që më në fund, Trump po fillon të shohë Putinin ashtu siç është.

The post Zhgënjimi i Donald Trump me Putin, çfarë ndodh tani? appeared first on Lapsi.al.

Vdekja e ministrit, një paralajmërim i kobshëm për elitën e Rusisë

By: user 8
9 July 2025 at 15:35

Ditën e hënë nga Moska erdhi një lajm tronditës. Roman Starovoit, ministri i saposhkarkuar i transportit të Putinit, kishte vrarë veten. Gjithkush që di diçka për Rusinë, se si politikanët rusë dhe vdekja kanë jo rrallë një fat të lidhur, nuk do të habitej për ngjarjen. Prandaj pikëpyetjet vluan menjëherë. BBC shkroi për ngjarjen, duke u përpjekur të hedhë dritë mbi simbolikën që ka kjo vetëvrasje e njeriut të kabinetit të Putin.

“Ishte një fillim dramatik jave në Rusi. Të hënën në mëngjes, presidenti Vladimir Putin shkarkoi ministrin e tij të transportit, Roman Starovoit. Pasdite Starovoit vdiq. Trupi i tij u zbulua në një park në periferi të Moskës me një plagë arme zjarri në kokë. Një pistoletë, thuhet, pranë trupit.

Hetuesit thanë se supozonin që ish-ministri kishte marrë jetën e vet. 

Në tabloidin Moskovsky Komsomolets kishte një ndjesi tronditjeje.

“Vetëvrasja e Roman Starovoit vetëm orë pas urdhrit të presidentit për ta shkarkuar është një rast pothuajse unik në historinë ruse,” deklaroi gazeta.

Kjo sepse duhet të kthehesh më shumë se tridhjetë vjet pas, përpara rënies së Bashkimit Sovjetik, për një shembull të një ministri qeveritar këtu që vetëvritet” – analizon televizioni publik britanik.

BBC kujton vetëm një rast të ngjashëm në historinë moderne të Rusisë.

“Në gusht të vitit 1991, pas dështimit të grushtit të shtetit nga linjat e ashpra komuniste, një nga organizatorët kryesorë të grushtit, ministri i brendshëm sovjetik Boris Pugo, qëlloi veten.” 

Lexo më tej: Putin nuk fal, misteri i aksidentit ajror që eleminoi kreun e Wagner 

BBC thekson se Kremlini nuk ka komentuar gjatë për vdekjen e ministrit Stavoroit, duke sjellë një përgjigje që zëdhënësi Dimitri Peskov i ktheu transmetuesit publik britanik.

“Njerëzit normalë nuk mund të mos tronditen nga kjo. Sigurisht, edhe ne u tronditëm.

Hetimi është ai që duhet të japë përgjigje për të gjitha pyetjet. Derisa ai të vazhdojë, mund të bëhen vetëm spekulime. Por kjo është më tepër për median dhe analistët politikë. Jo për ne.” – citon BBC-Peskovin.

Shkrimi vazhdon me një vështrim mbi reagimin e mediave ruse për ngjarjen. Sigurisht, Ukraina është elefanti në dhomë.

“Shtypi rus ka qenë, vërtet, plot me spekulime. Sot disa gazeta ruse e lidhën atë që ndodhi me Roman Starovoit me ngjarjet në rajonin e Kurskut që kufizohet me Ukrainën. Para se të emërohej ministër transporti në maj të vitit 2024, Starovoit kishte qenë guvernatori rajonal i Kurskut për më shumë se pesë vjet.

Nën drejtimin e tij, dhe me shuma të mëdha parash nga qeveria, guvernatori Starovoit kishte nisur ndërtimin e fortifikimeve mbrojtëse përgjatë kufirit.

Këto nuk ishin aq të forta sa për të ndaluar trupat ukrainase të depërtonin dhe të kapnin territor në rajonin e Kurskut vitin e kaluar.

Që prej asaj kohe, pasardhësi i Starovoit si guvernator, Alexei Smirnov, dhe zëvendësi i tij i mëparshëm Alexei Dedov janë arrestuar dhe akuzuar për mashtrim në shkallë të gjerë në lidhje me ndërtimin e fortifikimeve” – shkruan BBC.

Spekulimi vazhdon: Stavoroit mund të ketë qenë i dyshuari numër një.

“Zoti Starovoit mund të ishte bërë një nga të pandehurit kryesorë në këtë rast,” sugjeroi sot botimi i përditshëm i biznesit Kommersant.

Autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar këtë” – vëren BBC.

Pasi vëren sjelljen e shtypit rus për vdekjen e ministrit, gjiganti britanik hedh një hap përtej raportimit dhe merr përsipër të interpretojë ngjarjen.

Lexo më tej: Profil/ Historia e panjohur e Alexei Navalny, armikut të vdekur të Putin 

BBC ngre pyetjen: Por nëse ishte frika nga ndjekja penale ajo që e shtyu një ish-ministër të merrte jetën e vet, çfarë na tregon kjo për Rusinë e sotme?

Nina Krusheva, profesore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në New York e ka një shpjegim.

“Pjesa më dramatike e kësaj, me gjithë ri-Stalinizimin që ka ndodhur në Rusi vitet e fundit, është që një zyrtar i lartë qeveritar [vret veten] sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të dalë nga sistemi” – citon BBC-Krushevën.

“Ai duhet të ketë pasur frikë se do të merrte dhjetëra vite burg nëse do të ishte nën hetim, dhe se familja e tij do të vuante jashtëzakonisht. Prandaj, nuk kishte rrugëdalje. 

Mendova menjëherë për Sergo Ordzhonikidze, një nga ministrat e Stalinit, i cili [vrau veten] në vitin 1937 sepse ndjeu se nuk kishte zgjidhje tjetër. Kur fillon të mendosh për vitin 1937 në ambientin e sotëm, kjo të trondit” – përmbyll profesoresha.

Sipas transmetuesit britanik, ngjarja në televizionin publik rus ka kaluar pothuajse në heshtje. Dhe ka një arsye pse gazetat gëzojnë tjetër liri spekulimi.

“Vdekja e Roman Starovoit mund të ketë bërë tituj në gazetat këtu. Por ky “rast pothuajse unik në historinë ruse” ka marrë mbulim minimal në televizionin shtetëror.

Ndoshta kjo sepse Kremlini e njeh fuqinë e televizionit për të formësuar opinionin publik.

Në Rusi, televizioni është më me ndikim se gazetat. Kështu që, kur bëhet fjalë për televizionin, autoritetet priren të jenë më të kujdesshme dhe të kontrolluara me mesazhet” – analizon transmetuesi britanik.

BBC sjell shembuj të kësaj heshtje, por që bërtasin shumë.

“Buletini kryesor i lajmeve të mbrëmjes të së hënës në kanalin Russia-1 përfshiu një raport katër minutësh për emërimin nga Putini të një ministri të ri të përkohshëm të transportit, Andrei Nikitin.

Nuk u përmend fare që ministri i mëparshëm i transportit ishte shkarkuar. Apo që ai ishte gjetur i vdekur.

Vetëm dyzet minuta më vonë, drejt fundit të buletinit të lajmeve, folësi përmendi shkurtimisht vdekjen e Roman Starovoit.

Lajmësi i kushtoi gjithë 18 sekonda kësaj ngjarjeje, që do të thotë se shumica e rusëve ndoshta nuk do ta shohin këtë ngjarje dramatike të së hënës si një zhvillim të rëndësishëm.” 

E dinë apo jo masat ruse, kjo ka pa rëndësi. Sipas BBC-së, këtë lajm e dinë mirë elitat ruse dhe në mënyrë të padiskutueshme, mesazhi është për to.

“Për elitën politike, është një histori tjetër. Për ministra, guvernatorë dhe zyrtarë të tjerë rusë që kanë kërkuar të bëhen pjesë e sistemit politik, ajo që ndodhi me Starovoit do të shërbejë si paralajmërim.

“Në dallim nga më parë, kur mund të merrje këto punë, të pasuroheshe, të ngriheshe nga niveli rajonal në atë federal, sot, kjo qartazi nuk është një rrugë karriere nëse do të mbetesh gjallë,” thotë Nina Krusheva teksa shton se jo vetëm që nuk ka më ngjitje në karrierë, “por edhe zbritja përfundon me vdekje.” 

Është një kujtesë për rreziqet që burojnë nga të rënit ndesh me sistemin.” – përmbyll BBC.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

The post Vdekja e ministrit, një paralajmërim i kobshëm për elitën e Rusisë appeared first on Lapsi.al.

Analiza: Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

By: user 11
9 July 2025 at 09:53

Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë tre vjet më parë. Mirëpo, dy pika kanë mbetur për t’u negociuar. E para, vendosja e çmimit tavan në naftën ruse. Ajo është ende e përfshirë në draft-propozimet që i ka parë Radio Evropa e Lirë, por mbetet të shihet nëse do të jetë edhe në draftin përfundimtar. Dhe e dyta, vetoja sllovake lidhur me një çështje të lidhur me sanksionet, ndonëse nuk është drejtpërdrejtë pjesë e paketës.

Kur Komisioni Evropian e pati prezantuar paketën para vendeve anëtare të BE-së në fillim të qershorit, pika kryesore ishte ulja e çmimit tavan, nga shifra aktuale 60 dollarë amerikanë për fuçi, në 45 dollarë.

Meqë kjo politikë i takon grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7), BE-ja ka tentuar të sigurojë përkrahjen prej vendeve të G7-s, sidomos prej Shteteve të Bashkuara, në një samit të mbajtur muajin e kaluar në Kanada, mirëpo ka dështuar që ta ketë votën e amerikanëve, sidomos pas rritjes së çmimeve të naftës, si pasojë e sulmeve izraelite dhe amerikane kundër Iranit.

Megjithatë, Brukseli vendosi të çonte përpara iniciativën, sidomos për faktin që çmimi tavan në naftën ruse ishte fillimisht mundësi që BE-ja të vendoste ndalesë në shërbimet e transportit të naftës ruse. Në diskutimet e kryera së fundmi në Bruksel, disa zyrtarë evropianë kanë thënë në kushte anonimiteti që Qiproja, Greqia dhe Malta – të gjitha shtete me shërbime të konsiderueshme detare, janë kundër uljes së çmimit tavan.

Mirëpo, ka disa zëra që thonë se këto vende edhe mund t’i zbusin qëndrimet e tyre, sidomos pasi Mbretëria e Bashkuar, një tjetër shtet me shërbime të shumta detare, është në linjë me Brukselin për ulje të çmimit.

Madje, diplomatët besojnë se Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Brukselit dhe Londrës, nëse këto dyja janë plotësisht dakord për pikat e marrëveshjes. Sfidën më të madhe e përbën Malta, ndonëse disa shpresojnë që Valleta edhe mund të pajtohet nëse çmimi tavan nuk ulet përtej 45-dollarëshit për fuçi.

Më pas vjen vetoja sllovake. Bratislava ka vënë kushte për votën për më shumë sanksione, duke kërkuar që të rishqyrtohet një propozim i Komisionit Evropian për t’iu dhënë fund importeve ruse të energjisë në bllokun evropian deri në fund të vitit 2027.

Propozimi, i bërë publik në maj, quhet “Rifuqizojeni BE-në” dhe ka nxitur shqetësim në Sllovaki dhe Hungari. Duket se kjo e fundit është duke mbështetur heshturazi fqinjën veriore.

Dhe është e lehtë për ta kuptuar pse. Prej vitit 2022, Bashkimi Evropian e ka kufizuar blerjen e energjisë ruse përmes sanksioneve, shembull vënien e ndalesës në shumicën e importeve të naftës dhe thëngjillit. Mirëpo, sanksionet kërkojnë unanimitet të 27 vendeve anëtare. Hungaria dhe Sllovakia e kanë përdorur disa herë veton në vitet e fundit, kur Brukseli ka prezantuar propozime më të ashpra që do ta shënjestronin sektorin rus të energjisë.

Prandaj Komisioni Evropian është duke tentuar që përmes nismës “Rifuqizojeni BE-në” të rregullojë tregun e brendshëm të BE-së me një mori masash, shumica e të cilave mund të miratohen me shumicë të kualifikuar prej 55 për qind të vendeve anëtare që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së gjithë BE-së.

Me fjalë tjera, kështu i shmangen edhe Bratisllavës, edhe Budapestit.

Propozimi kryesor do të jetë një kërkesë ligjore për të vendosur ndalesë në të gjitha kontrata e reja për gazin rus si dhe në kontratat afatshkurtra për gazin e lëngshëm natyror për të paktën deri në fund të vitit.

Për kontratat afatgjata, rregulloret do të sugjerojnë periudhë të shkëputjes graduale deri në fund të vitit 2027. Importet e gazit rus në BE kanë rënë nga 45 për qind më 2021 në 19 për qind më 2024 dhe pritet të ulen në 13 për qind më 2025, me bllokimin e transitit ukrainas në fillim të këtij viti.

Megjithatë, BE-ja është turpëruar që importet e gazit të lëngshëm natyror janë rritur për 12 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2023. Në importet e naftës, situata është më pak dramatike, mirëpo shumë specifike në aspektin gjeografik dhe e ndjeshme në atë politik.

Importet e naftës ruse përbëjnë vetëm 3 për qind të të gjithë naftës së importuar në BE, në krahasim me 27 për qind më 2022, kryesisht për shkak të sanksioneve.

Megjithatë, duhet përmendur se disa vende të Evropës Qendrore kanë pasur përjashtim nga një pjesë e sanksioneve. Ndonëse Çekia e ka ndalur importin prej këtij burimi, Hungaria dhe Sllovakia ende e importojnë 80 për qind të naftës së tyre totale prej Rusisë.

Komisioni Evropian do të kërkojë dhënien fund të importeve të naftës ruse deri në fund të 2027 dhe palët duhet të ofrojnë një strategji se si planifikojnë ta arrijnë këtë synim.

Kryeministri sllovak, Robert Fico ka sinjalizuar në samitin e BE-së, të mbajtur në Bruksel më 26 qershor, se ai nuk do të japë dritën e gjelbër për paketën e sanksioneve, dhe që i duhen më shumë sqarime për nismën “Rifuqizojeni BE-në”.

Sipas diplomatëve të afërt me këto zhvillime, Bratisllava nuk është duke kërkuar shumë përjashtime, por më tepër siguri ligjore lidhur me kontratat e ardhshme me Gazpromin. Javën e kaluar, zyrtarë të Komisionit Evropian e kanë vizituar Bratislavën për t’u takuar me zyrtarë sllovakë dhe përfaqësues të kompanive të energjisë.

Ndonëse sipas diplomatëve të BE-së, takimet kanë shkuar “mirë”, duket se Ficoja nuk është krejtësisht i bindur.

Ambasadorët e BE-së, të takuar në Bruksel më 4 korrik, për t’i diskutuar sanksionet kanë mësuar se dokumenti nuk është komplet gati për miratim. Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga Ministria sllovake e Ekonomisë, pas vizitës së zyrtarëve të Komisionit Evropian, është sinjalizuar nevoja për më shumë diskutime në ditët në vijim.

Ministrja Denisa Sakova ka thënë se “takimi në Bratislavë është hap i rëndësishëm drejt gjetjes së zgjidhjes, duke i marrë parasysh faktorët specifikë të secilit vend anëtar kur bëhet fjalë për diversifikim të burimeve dhe garantimit të çmimeve të përballueshme të energjisë për industrinë sllovake, e cila po përballet me rritje të shpenzimeve”.

Në fund është thënë se Sllovakia është e gatshme të vazhdojë “qasjen konstruktive për masat e propozuara dhe do t’i vazhdojë diskutimet me ekspertë, me përfshirje të të gjitha palëve të interesuara”./REL

The post Analiza: Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë appeared first on Lapsi.al.

Macron mbi krijimin e shtetit të Palestinës: Rruga e vetme për paqe të qëndrueshme

By: user 11
9 July 2025 at 07:50

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë fjalimit para anëtarëve të parlamentit britanik vuri në pah natyrën e ndërlikuar të marrëdhënieve midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe sfidat globale që përballen sot, përfshirë luftën në Ukrainë dhe krizën humanitare në Gaza.

Duke folur në pallatin historik të Westminsterit, në ditën e parë të vizitës së tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Macron theksoi se kthimi i luftës në kontinentin evropian ka vënë në rrezik rendin paqësor dhe stabilitetin ndërkombëtar.

“Çdo avancim i Rusisë së Vladimir Putinit në Ukrainë përfaqëson një kërcënim për të gjithë ne”, deklaroi ai, duke shtuar se Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën. Ai u bëri thirrje aleatëve që të bashkëpunojnë në mbrojtje të rendit ndërkombëtar dhe vlerave të përbashkëta, sipas Bloomberg.

Duke iu referuar situatës në Gaza, Macron përmendi përpjekjet për një armëpushim, duke thënë se kjo krizë kërkon një reagim të përbashkët dhe të qëndrueshëm.

“Thirrja për një armëpushim pa kushte në Gaza është një mënyrë për të treguar se Evropa nuk përdor standarde të dyfishta. Ne jemi të angazhuar për mbrojtjen e jetës njerëzore dhe për respektimin e integritetit territorial”, theksoi presidenti francez.

Ai gjithashtu deklaroi se njohja e shtetit të Palestinës dhe përkushtimi ndaj një zgjidhjeje politike është rruga e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

The post Macron mbi krijimin e shtetit të Palestinës: Rruga e vetme për paqe të qëndrueshme appeared first on Lapsi.al.

Gjyqi që tronditi botën/ Gruaja që vrau të afërmit me kërpudha helmuese

By: user 6
7 July 2025 at 22:07

5 persona u ulën për të ngrënë drekë në shtëpinë e saj në një zonë rurale të Australisë më 29 korrik 2023. Brenda një jave, 3 prej tyre ishin të vdekur, një i katërt luftonte për jetën, dhe e pesta – vetë Erin – ishte nën hetim për helmim të qëllimshëm të të ftuarve me kërpudha të egra. Pas një gjyqi shumë të ndjekur në qytetin e vogël Morwell, Erin u shpall fajtore për vrasjen e 3 të afërmve dhe përpjekjen për të vrarë një tjetër.

Me sytë nga juria gjatë gjithë kohës, ajo qëndroi e heshtur dhe e përmbajtur kur u shpall verdikti që mund ta çojë në burgim të përjetshëm. E vetëquajtur si adhuruese e kërpudhave dhe kërkuese amatore kishte deklaruar në gjykatë se gjithçka ishte një aksident tragjik.

Por gjatë 9 javëve, juria dëgjoi prova që sugjeronin se ajo kishte kërkuar me qëllim kërpudhat vdekjeprurëse në qytetet përreth dhe kishte joshur viktimat drejt asaj dreke fatale nën pretekstin e rremë se kishte kancer duke tentuar më pas të fshehë krimin duke gënjyer policinë dhe zhdukur provat.

Pjata portokalli

Prindërit e burrit të Erin, Gail dhe Don Patterson mbërritën në derën e shtëpisë së saj pak pas mesditës atë të shtunë fatkeqe, me një tortë portokalli në dorë. Me ta ishin edhe Heather, motra e Gail-it, dhe bashkëshorti i saj Ian, i cili, disa javë pas asaj dreke u zgjua nga koma për të zbuluar se ishte i vetmi i mbijetuar nga të ftuarit.

EPA An exterior view of the Leongatha home where Erin Patterson hosted a fatal lunch

Ajo që binte në sy ishte mungesa e Simon Patterson, bashkëshortit të ndarë të Erin. Ai ishte larguar një ditë më parë, duke thënë se nuk ndjehej mirë që të merrte pjesë në drekë për shkak të tensioneve mes çiftit. Erin kishte kaluar mëngjesin duke punuar mbi një recetë nga një prej kuzhiniereve më të dashura të vendit, të cilën e kishte përshtatur për të përgatitur racione individuale të “biftekut Wellington” – copa të shtrenjta mishi të lyera me një pastë kërpudhash dhe të mbështjella me brumë.

Supreme Court of Victoria A beef wellington lies on a table beside a blue specimen bag

Ian tregoi para jurisë se pa kur këto racione u vendosën në 4 pjata gri dhe një pjatë portokalli për vetë Erin, të shoqëruara me puré patatesh, bishtaja jeshile dhe salcë mishi në anë. Një racion i gjashtë, i përgatitur supozohet për Simon nëse ai ndryshonte mendje dhe vinte, u fut në frigorifer. Erin fillimisht ishte akuzuar edhe për përpjekje për të vrarë atë – në disa raste – por ato akuza u hoqën një ditë para fillimit të gjyqit dhe nuk iu paraqitën jurisë.

Grupi tha lutjen para ngrënies dhe më pas nisën vaktin, duke shkëmbyer batuta për sasinë që po hanin. “U fol për burrat që ndihmonin gratë e tyre” – tregoi Ian. Të ngopur, ata hëngrën ëmbëlsirën, para se Erin t’i habiste me një deklaratë që kishte kancer. Edhe mbrojtja pranoi që kjo nuk ishte e vërtetë. Por atë ditë, çiftet e moshuar i dhanë Erin këshilla se si t’ua thoshte fëmijëve të saj, përpara se ta mbyllnin vaktin ashtu siç e nisën – me një lutje.

Ian i tha gjykatës se nuk e njihte mirë mikpritësen, por “gjërat ishin miqësore”. “Ajo më dukej thjesht një person normal,” tha ai. Brenda asaj nate, të gjithë mysafirët u sëmurën rëndë dhe ditën pasuese 4 prej tyre shkuan në spital me simptoma të rënda. Donald – i cili kishte ngrënë pjesën e tij të ushqimit dhe rreth gjysmën e asaj që hëngri gruaja e tij – i tha mjekut se kishte vjellë 30 herë brenda disa orësh.

Dyshimet filluan të lindin shpejt. Gjyqi dëgjoi se disa nga ata të ftuar në drekë ishin habitur nga ftesa. Simon tha se ishte e rrallë që ish-gruaja e tij të organizonte një gjë të tillë, ndërsa Ian tha se ai dhe bashkëshortja e tij e ndjerë nuk kishin shkuar asnjëherë më parë në shtëpinë e Erin. Në retrospektivë, një nga mysafirët kishte pyetur me zë të lartë pse Erin i kishte shërbyer vetes në një pjatë të ndryshme nga familja.

Family tree showing Erin Patterson, her estranged husband Simon Patterson, their two children, Simon's father Don Patterson, Simon's mother Gail Patterson, Gail's sister Heather Wilkinson, and Heather's husband Ian Wilkinson.

“Kam menduar për këtë që nga dreka,” tha Heather, sipas një dëshmitari. “A i mungojnë pjatat?” Më vonë, në spitalin në Leongatha, mysafirët e sëmurë pyetën nëse edhe mikpritësja ishte sëmurë. Të gjithë kishin ngrënë të njëjtën vakt, apo jo? Detektivët i bënë pyetje të ngjashme disa ditë më vonë, në dhomën e intervistës në polici me Erin.

“Po përpiqemi të kuptojmë se çfarë i ka sëmurur ata kaq shumë” dëgjoheshin të thoshin detektivët në një regjistrim që u transmetua në gjyq. “Në anën tjetër, po përpiqemi të kuptojmë pse ti nuk je aq e sëmurë.” Erin Patterson e përshkroi drekën për herë të parë publikisht në gjyq. Ajo i tha gjykatës se pasi kishte përshëndetur të afërmit, kishte pastruar kuzhinën dhe më pas i kishte bërë vetes një shpërblim duke ngrënë një copë nga torta portokalli që kishte sjellë Gail.

“[Hodha] një copë tjetër torte, dhe pastaj edhe një copë tjetër,” tha ajo. Para se ta kuptonte, torta ishte mbaruar dhe ajo ndihej shumë e ngopur. “Prandaj shkova në tualet dhe e nxora përsëri,” i tregoi Erin gjykatës. “Pas kësaj ndihesha më mirë.”

Ajo tregoi para jurisë për një luftë të fshehtë me buliminë, duke thënë se kishte pasur episode të rregullt të ngrënies së tepruar dhe pastaj pastrimit që nga adoleshenca – diçka që sipas avokatëve të saj shpjegonte mungesën e simptomave të helmimit.

Dy ditë pas drekës, Erin shkoi vetë në spital, duke raportuar se ndihej keq. Por fillimisht ajo refuzoi me këmbëngulje lutjet e stafit që ajo dhe fëmijët e saj – për të cilët pretendonte se kishin ngrënë mbetjet e ushqimit – të shtroheshin menjëherë për trajtim. Një mjek i “habitur”, i cili kishte parë gjendjen e rëndë të pjesëtarëve të tjerë të drekës, u shqetësua aq shumë për sigurinë e tyre sa që kontaktoi policinë për ndihmë.

Por kur mjekët e bindën Erin të bëhej kontrolli, as ajo dhe as fëmijët nuk shfaqën simptoma të ngjashme me të tjerët që kishin ngrënë në atë drekë. Testet nuk treguan asnjë gjurmë të helmit të kërpudhave. Pas një qëndrimi 24-orësh, Erin u largua nga spitali.

Flamuj të kuq

Teksa viktimat e saj vazhdonin të vuanin në spital – me të vjella dhe diarre të pakontrollueshme që përshkallëzoheshin në dështim organesh – prokurorët pretendojnë se Erin po përpiqej të mbulonte gjurmët. Ditën pas daljes nga spitali, kamerat e sigurisë e kapën Erin duke shkuar në një pikë grumbullimi mbeturinash lokale dhe duke hedhur një dehidratues ushqimi, i cili më vonë rezultoi se kishte gjurmë të kërpudhave helmuese.

Paul Tyquin Court sketch of Erin Patterson, with long brown hair and a pink collared shirt with white stripes

Gjithashtu, ajo po përdorte tre telefona gjatë kohës së drekës, dy prej të cilëve u zhdukën menjëherë më pas. Telefoni i vetëm që i dorëzoi policisë ishte fshirë vazhdimisht – përfshirë edhe gjatë kohës kur hetuesit po kontrollonin shtëpinë e saj. Për hetuesit, sinjalet alarmante filluan të grumbulloheshin shpejt.

Kur u pyet për burimin e kërpudhave, përgjigjet e Patterson ishin të çuditshme. Ajo pretendoi se disa prej tyre i kishte blerë të thata në një dyqan aziatik në Melburn, por nuk mbante mend në cilën lagje. Kur u pyet për markën apo ndonjë provë blerjeje, tha se ishin në ambalazh pa emër dhe se duhet të ketë paguar me para në dorë.

Hetuesit zbuluan se kërpudhat helmuese “death cap” (kapelet e vdekjes) ishin parë në dy qytete pranë zonës ku banonte Erin, në javët para drekës fatale. Banorë të shqetësuar kishin postuar foto dhe vendndodhjet në bazën online të të dhënave për bimët, iNaturalist. Historia e kërkimeve në internet e Erin tregonte se ajo e kishte përdorur këtë faqe për të parë vendndodhjet e kërpudhave helmuese, të paktën një herë më parë.

Map shows Melbourne, Leongatha and Morwell

Të dhënat e vendndodhjes nga telefoni i saj mobil e tregonin atë duke udhëtuar drejt të dy qyteteve – dhe duke blerë dehidratuesin e ushqimit famëkeq gjatë kthimit nga një prej atyre udhëtimeve. Por përpara policisë, Erin mohoi se kishte ndonjëherë një pajisje të tillë, pavarësisht faktit që një manual përdorimi për dehidratues u gjet në sirtarin e kuzhinës së saj.

Kur ekspertët e forensikës digjitale arritën të rikuperonin disa nga materialet në pajisjet e saj, ata gjetën fotografi që tregonin diçka që ngjante me kërpudhat helmuese, të vendosura mbi një peshore kuzhine.

Gjatë gjyqit, Erin dëshmoi se vetëm disa ditë pas drekës i kishte shkuar në mendje që ndoshta bifteku Wellington-i mund të kishte përfshirë gabimisht kërpudha të thata që ajo i kishte mbledhur vetë dhe i kishte përzier pa dashje me ato të blera në dyqan. Por kishte qenë shumë e “frikësuar” për ta treguar këtë. “Ishte një reagim idiot, instiktiv… për të gërmuar më thellë e për të vazhduar me gënjeshtrën,” tha ajo në gjykatë.

Pa motiv të qartë

Asgjë nuk ishte e qartë për policinë kur vinte puna te motivi. Simon dëshmoi në gjyq se ai dhe Erin kishin mbetur miq dhe flisnin lirshëm pas ndarjes së tyre në vitin 2015. Por sipas tij, gjithçka ndryshoi në vitin 2022, kur mes çiftit nisën mosmarrëveshjet për financat, pagesat për fëmijët, shkollat dhe pronat. Megjithatë, ai tha se nuk kishte pasur asnjë shenjë që Erin të kishte ndonjë armiqësi ndaj familjes së tij. “Sidomos me babain e kishte shumë mirë. Ndante me të dashurinë për dijen dhe mësimin.”

Me zërin që i dridhej, Simon shtoi: “Mendoj se ajo e donte natyrën e tij të butë.” Por vetë Erin i tha gjykatës se po ndjehej gjithnjë e më e izoluar nga familja Patterson – dhe u paraqitën prova që tregonin se ajo ishte bërë e frustruar ndaj tyre.

EPA Simon Patterson

“Ke pasur dy fytyra,” i tha prokurorja Nanette Rogers, pasi e detyroi Erin të lexonte me zë mesazhe në Facebook plot fyerje, ku ajo e quante Simon-in “një dështak” dhe prindërit e tij “një kauzë e humbur”. Megjithatë, prokuroria zgjodhi të mos paraqiste një motiv specifik, duke thënë se juria mund të mbetej ende me pyetjen se çfarë e shtyu Erin të vriste, edhe pasi gjyqi të kishte përfunduar. Mungesa e një motivi të qartë ishte thelbësore për mbrojtjen e Erin: pse do të donte ajo të vriste familjen e saj, njerëz që – sipas saj – i donte si prindërit e vet?

“Prindërit e mi nuk janë më. Gjyshërit e mi nuk janë më. Ata janë e vetmja familje që kam… I dua shumë,” u tha ajo policëve gjatë marrjes në pyetje. Avokati i saj mbrojtës argumentoi se gjithçka tjetër mund të shpjegohej. Mesazhet ku ajo kritikonte të afërmit e burrit ishin thjesht shkarkim emocionesh të padëmshme; gënjeshtra për kancerin ishte një justifikim për operacionin e humbjes së peshës që po planifikonte, por për të cilin ndjehej shumë në siklet për ta pranuar. Të dhënat e vendndodhjes nga celulari nuk ishin aq precize, kështu që nuk kishte prova të qarta se ajo kishte vizituar realisht qytetet ku ishin parë kërpudhat helmuese.

EPA Nanette Rogers and Colin Mandy

Gjithashtu, ata sugjeruan se Erin ishte sëmurë pas vaktit, thjesht jo aq rëndë sa të tjerët sepse ajo e kishte vjellë ushqimin. Ajo e urrente të shkonte në spital – prandaj ishte larguar prej andej kundër këshillës mjekësore. Ndërsa gënjeshtrat dhe përpjekjet për të zhdukur provat ishin sjellje e një gruaje që kishte frikë se mos fajësohej për vdekjet aksidentale të të ftuarve të saj. “Erin nuk po gjykohet për gënjeshtra,” tha avokati mbrojtës Colin Mandy. “Ky nuk është një gjykim moral.”

Ai akuzoi prokurorinë se po përpiqej të detyronte një “puzzle” provash të përshtatej, duke “shtrembëruar interpretimet dhe injoruar shpjegime alternative vetëm sepse nuk përputhen saktësisht me narrativën e tyre”. Por prokuroria argumentoi se Erin kishte thënë aq shumë gënjeshtra, sa ishte e vështirë të mbaheshin mend të gjitha. “Ndoshta më e pabesueshmja,” tha prokurorja Dr. Rogers, ishin përpjekjet e saj për të shpjeguar gënjeshtrën për kancerin. Për të provuar se kishte planifikuar të bënte operacion për vendosjen e një rripi gastrik, Erin pretendoi se kishte caktuar një takim në një klinikë në Melburn – e cila nuk ofronte fare një trajtim të tillë.

“Ajo ka thënë gënjeshtër pas gënjeshtre sepse e dinte që e vërteta do ta implikonte,” tha Dr. Rogers. “Kur e kuptoi që gënjeshtrat e saj ishin zbuluar, shpiku një rrëfim të kujdesshëm për të përputhur me provat – por jo plotësisht.” Dr. Rogers tha se juria nuk duhet të kishte asnjë vështirësi për të refuzuar argumentin se “kjo ishte thjesht një aksident i tmerrshëm gjatë mbledhjes së kërpudhave”. Në fund, pas një jave diskutimesh, juria bëri pikërisht këtë. Erin do të kthehet në gjykatë për një seancë dënimi në një datë të mëvonshme. ©BBC, LAPSI.al

The post Gjyqi që tronditi botën/ Gruaja që vrau të afërmit me kërpudha helmuese appeared first on Lapsi.al.

Presidenti i Iranit: Izraeli tentoi të më eliminonte

By: user 5
7 July 2025 at 19:13

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Izraeli u përpoq ta vriste atë duke bombarduar një zonë ku ai po mbante një takim. Ai tha gjithashtu se Irani nuk ka zhvilluar kurrë një program për bombë bërthamore, as sot dhe as në të kaluarën dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë në të ardhmen.

“Ata u përpoqën, po. Ata vepruan në përputhje me rrethanat, por dështuan”, i tha Masoud Pezeshkian.

Kjo, tha Pezeshkian, sepse programi i armëve bërthamore është i ndaluar nga feja jonë dhe bie ndesh me fetvanë e Ajatollah Khameneit në vitin 2003, e cila ndalon prodhimin e armëve bërthamore.

“Nuk ishin Shtetet e Bashkuara që qëndronin pas atentatit ndaj jetës sime. Ishte Izraeli. Isha në një takim… ata u përpoqën të bombardonin zonën ku po mbanim atë takim”, tha ai.

Donald Trump ka thënë tashmë se i bllokoi izraelitët nga përpjekja për të vrarë udhëheqësin suprem 86-vjeçar, Ajatollah Ali Khamenei, i cili qëndroi i fshehur për gati tre javë. Ai mori pjesë në një ceremoni fetare në Teheran në fundjavë, e cila u prit me entuziazëm dhe lehtësim nga besnikët e qeverisë. Ai më parë ishte shfaqur në tre video duke u dukur i zbehtë, nëse jo sfidues.

The post Presidenti i Iranit: Izraeli tentoi të më eliminonte appeared first on Lapsi.al.

Mister vetëvrasja e ministrit të shkarkuar nga Putin

By: user 5
7 July 2025 at 18:56

Ish-ministri i Transportit i Rusisë, Roman Starovoit, është gjetur i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në makinën e tij, vetëm disa orë pasi u zbulua se ishte shkarkuar nga detyra nga Presidenti Vladimir Putin.

Starovoit, ish-guvernatori i rajonit të Kurskut, raportohet se i ka marrë jetën vetes.

Njoftimi për vdekjen e tij vjen pasi ai u shkarkua nga roli i tij si ministër transporti nga presidenti Vladimir Putin.

Në një deklaratë të hënën, Komiteti Hetues i Rusisë tha: “Trupi i ish-ministrit të Transportit të Federatës Ruse, Roman Vladimirovich Starovoit, u zbulua në automjetin e tij personal me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit sot në lagjen e qytetit Odintsovo.”

Rrethanat e vdekjes së Starovoit po hetohen, teksa në deklaratë shtohet më tej: Versioni kryesor është vetëvrasja.

Më herët të hënën, u zbulua se Putin e kishte shkarkuar Starovoit pas vetëm një viti në detyrë.

Pse Putin e largoi nga detyra?!

Starovoit u emërua ministër i transportit në maj 2024, pasi kaloi pothuajse pesë vjet si guvernator i rajonit Kursk në kufi me Ukrainën. Disa muaj pasi ai la rolin e tij si guvernator, trupat ukrainase kaluan kufirin në Kursk, ndërsa Kievi nisi inkursionin më të madh të huaj në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore.

Forcat ukrainase u dëbuan nga Kursku në fillim të këtij viti.

Disa zyrtarë rajonalë në Kursk u arrestuan më pas me akuzat për shpërdorim detyre.

Në prill, pasardhësi i Starovoit si guvernator, Alexei Smirnov, u akuzua për përvetësim të parave të destinuara për qëllime mbrojtjeje. Andrei Nikitin, një ish-guvernator i rajonit të Novgorodit, është emëruar ministër i përkohshëm i transportit.

Kur u pyet më parë për largimin e papritur të Starovoit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: Aktualisht, sipas mendimit të presidentit, cilësitë profesionale dhe përvoja e Andrei Nikitin do të kontribuojnë më së miri në sigurimin që kjo agjenci, të cilën presidenti e përshkroi si jashtëzakonisht të rëndësishme, të përmbushë detyrat dhe funksionet e saj.

The post Mister vetëvrasja e ministrit të shkarkuar nga Putin appeared first on Lapsi.al.

Shkon në 78 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, dhjetëra të zhdukur

By: user 11
7 July 2025 at 08:46

Të paktën 78 persona janë konfirmuar si viktima në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes. Gjashtëdhjetë e tetë nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, u regjistruan në qarkun Kerr, ku një kamp vajzash buzë lumit u përmbyt.

Dhjetë vajza dhe një këshilltar nga kampi Mystic nuk janë gjetur ende. Zyrtarët thonë se numri i viktimave me siguri do të rritet.

Në 24 deri në 48 orët e ardhshme, në rajon priten stuhi të tjera, që mund ta vështirësojnë edhe më shumë punën e ekipeve të shpëtimit. Ato tashmë janë duke u përballur me rreziqe – si nga gjarpërinjtë helmues – derisa vazhdojnë kërkimet mes baltës dhe rrënojave.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet do të bëjnë gjithçka që është e mundur, për të gjetur çdo person që ende mungon.

“Ishte e tmerrshme të shihje se çfarë përjetuan ata fëmijë të vegjël”, tha Abbott, një ditë pasi vizitoi zonën.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të dielën një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme në qarkun Kerr, duke aktivizuar kështu Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas. Ai, gjithashtu, tha se mund ta vizitojë këtë shtet të premten.

“Po punojmë nga afër me përfaqësuesit nga Teksasi dhe është një gjë e tmerrshme ajo që ka ndodhur, absolutisht e tmerrshme”, tha Trump. Në Romë, Papa Leoni XIV bëri lutje të veçanta për viktimat në Teksas

The post Shkon në 78 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, dhjetëra të zhdukur appeared first on Lapsi.al.

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Kina dhe Rusia do nisin bashkë Luftën e Tretë Botërore

By: user 6
6 July 2025 at 21:41

Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka paralajmëruar në mënyrë drithëruese se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Sekretari i përgjithshëm sugjeroi se sulmet e kombinuara nga udhëheqësit kinezë dhe rusë mund të shkaktojnë një makth të Luftës së Parë Botërore dhe ta çojnë planetin në prag të “Armagedon”.

Sipas shefit të NATO-s, Kina do të fillojë duke kërkuar të marrë Tajvanin ndërsa do të sigurohet se diktatori i Kremlinit të sulmojë njëkohësisht territorin e NATO-s, mes frikës se Putin gjithsesi po i hedh sytë nga republikat baltike Estonia, Letonia dhe Lituania, ish-pjesë e BRSS-së.

Rusia iu kundërpërgjigj Rutte, duke pretenduar se ai kishte “ngrënë shumë nga kërpudhat magjike të dashura nga holandezët”, ndërsa paralajmëroi me ironi se po pret me padurim një të ardhme në një kamp pune në Siberi.

Duke theksuar nevojën urgjente për t’u riarmatuar dhe për të rritur buxhetet ushtarake, Rutte zbuloi për “New York Times” një vizion drithërues të së ardhmes.

“Le të mos jemi naivë. Nëse Xi Jinping do të sulmonte Tajvanin, ai së pari do të sigurohej që t’i telefononte partnerit të tij më të vogël, Vladimir Vladimirovich Putin, i cili banon në Moskë, dhe t’i thoshte: “Hej, unë do ta bëj këtë dhe kam nevojë që ti ta bësh këtë për ta mbajtur të zënë Evropën duke sulmuar territorin e NATO-s. Kjo është me shumë mundësi mënyra se si do të përparojë kjo gjë dhe për t’i penguar ata, duhet të bëjmë dy gjëra”, – shtoi ai.

Duke vazhduar rrëfimin e tij të tmerrshëm, Rutte tha: “E para është që NATO, kolektivisht, të jetë aq e fortë sa që rusët nuk do ta bëjnë kurrë këtë. Dhe e dyta, të punojmë së bashku me Indo-Paqësorin, diçka që Presidenti [Donald] Trump po e promovon shumë, sepse kemi këtë ndërlidhje të ngushtë, duke punuar së bashku në industrinë e mbrojtjes, inovacionin midis NATO-s dhe Indo-Paqësorit” – tha ai.

Rutte paralajmëroi se Putin po riarmatoset me një ritëm të shpejtë, duke këmbëngulur që vendet perëndimore duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

“Kemi një sfidë të madhe gjeopolitike në duar. Dhe kjo është para së gjithash Rusia, e cila po rindërtohet me një ritëm dhe shpejtësi të pakrahasueshme në historinë e kohëve të fundit. Ata tani po prodhojnë tre herë më shumë municione në tre muaj sesa prodhon e gjithë NATO në një vit. Kjo është e paqëndrueshme, por rusët po punojnë së bashku me koreano-veriorët, me kinezët dhe iranianët, mullahët, në luftën kundër kësaj lufte të paprovokuar agresioni kundër Ukrainës. Pra, këtu, Indo-Paqësori dhe Atlantiku po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhur. Ne e dimë që Kina ka sytë nga Tajvani” – tha Rutte.

Zyrtari i lartë i sigurisë së Putinit, Dmitry Medvedev – një ish-president dhe ish-kryeministër rus u përgjigj në X: “Rutte është qartësisht i ngopur me shumë nga kërpudhat magjike të dashura nga holandezët. Ai sheh bashkëpunim midis Kinës dhe Rusisë për Tajvanin dhe pastaj një sulm rus ndaj Evropës. Por ai ka të drejtë për një gjë: Ai duhet të mësojë rusisht. Mund të jetë e dobishme në një kamp siberian” – shkroi Medvedev.

Paralajmërimet erdhën teksa Rusia vazhdon sulmin e saj ndaj Ukrainës edhe pasi Putin e informoi Trump në telefon se nuk kishte ndërmend të ndalte luftën e tij. Putini e goditi Ukrainën me katër raketa S-300 dhe 157 dronë, me 127 prej tyre të rrëzuar ose të shtypur nga lufta elektronike. Shpërthimet goditën Kievin dhe rajonin përreth, me shumë njerëz të plagosur dhe ndërtesa banimi të dëmtuara.

Në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, një fëmijë dyvjeçar dhe një grua, 46 vjeç, ishin midis të lënduarve ndërsa Putini vazhdon të terrorizojë civilët, duke kërkuar të dobësojë vendosmërinë e popullsisë. Rusët goditën gjithashtu rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës. Ndërtesat e apartamenteve u goditën gjithashtu në Kramatorsk në sulme me dronë.

Ukraina u kundërpërgjigj me një dron detar sulmi që u pa të shkatërrohej nga mbrojtjet ruse në Gjirin e Novorossiysk në Detin e Zi. Moska u detyrua të mbyllte aeroportin e saj të madh ndërkombëtar Sheremetyevo për shkak të kërcënimit të dronëve. Rutte vlerësoi Trumpin për përpjekjen për të bërë përparim me Putinin.

“Ai është personi që e theu bllokadën me Putinin. Kur u bë president në janar, ai i filloi këto diskutime me Putinin dhe ishte i vetmi që ishte në gjendje ta bënte këtë”, tha shefi i NATO-s. “Kjo duhej të ndodhte. Një dialog i drejtpërdrejtë midis presidentit amerikan dhe presidentit të Federatës Ruse.”

Megjithatë, kjo nuk ka rezultuar ende në një marrëveshje paqeje. “Nuk jemi ende atje, dhe kjo do të thotë që ndërkohë duhet të siguroheni që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të qëndruar në luftë” – tha Rutte. ©LAPSI.al

The post Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Kina dhe Rusia do nisin bashkë Luftën e Tretë Botërore appeared first on Lapsi.al.

6 telashet që duhet të kalojë Elon Musk me partinë e tij të re

By: user 6
6 July 2025 at 19:03

Njoftimi i Elon Musk për partinë tij të re politike që po themelon, e cila, siç thotë ai, do të përfaqësojë “80% të votuesve në qendër”, ka shkaktuar një sensacion ndërkombëtar. Njeriu më i pasur në botë, i cili vitin e kaluar investoi shuma të mëdha për të mbështetur Donald Trump në fushatën e tij zgjedhore, dhe më pas u bë kreu i Agjencisë Federale DOGE me qëllim kufizimin e shpenzimeve qeveritare, është bërë së fundmi një nga kritikët më të ashpër të politikës ekonomike të presidentit amerikan.

Nuk është rastësi që ai zgjodhi ditën pas nënshkrimit të projektligjit të taksave “të madh dhe të bukur” të Trump për të shpallur themelimin e “Partisë Amerikane” duke premtuar se do t’u japë qytetarëve të vendit lirinë e tyre. Megjithatë, siç thekson “Washington Post” në një analizë të saj, partia e Musk përballet me sfida serioze: nga sistemi politik amerikan që favorizon modelin dypartiak deri te pengesat e krijuara nga idiosinkrazia e tij.

Ja disa sfida të rëndësishme për Partinë Amerikane, sipas raportit të gazetës amerikane:

1. Pengesa institucionale dhe rregulla për fletët e votimit

Sistemi zgjedhor amerikan, i bazuar në idenë se “fituesi i merr të gjitha”, nuk favorizon palët e treta. Sipas Hans Noel, profesor i historisë politike dhe metodologjisë politike në Universitetin Georgetown, në Shtetet e Bashkuara “institucionet nuk lejojnë që palët e treta të kenë shumë sukses”.

“Duhet të fitosh për të arritur diçka. Nuk është si në demokracitë e tjera, ku krijon një parti të vogël, merr 20 ose 30% të votave, merr një pjesë të vendeve në parlament dhe fillon të ndërtosh që andej”.

Përveç strukturës kufizuese të sistemit politik, nëse Musk dëshiron të mbështesë kandidatët federalë në shtete të ndryshme ose në të ardhmen të promovojë një kandidat të tretë presidencial, organizata e re do të duhet të përmbushë kërkesat për përfshirje në fletëvotim.

Komisioni Federal i Zgjedhjeve ka rregulla për regjistrimin e një partie të re politike. Çdo shtet ka gjithashtu rregullat e veta, të cilat shpesh përfshijnë kërkesat e vendbanimit dhe mbledhjen e nënshkrimeve të votuesve.

Mac McCorkle, një profesor në Shkollën e Politikave Publike Sanford të Universitetit Duke, tha se kriteret e fletëvotimit mund të jenë një problem i madh. “Për t’u futur në fletëvotim, nevojiten shumë nënshkrime”, tha McCorkle, një ish-këshilltar demokrat, por ai vuri në dukje se Musk ka para të mjaftueshme për të arritur t’i sigurojë ato.

Këto kërkesa kanë krijuar probleme për shumë kandidatë të palëve të treta. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, asnjë kandidat i njohur i palëve të treta nuk u shfaq në fletëvotim në të 50 shtetet.

2. Pengesa historike dhe sfida të kohëve të fundit

Partitë politike jashtë sistemit amerikan dypartiak kanë ekzistuar për dekada, por shtrirja e tyre kombëtare është e kufizuar. Herën e fundit që një kandidat presidencial që nuk ishte as republikan dhe as demokrat fitoi vota elektorale ishte në vitin 1968, kur 5 shtete jugore votuan për kandidatin e Partisë së Pavarur Amerikane, George Wallace.

Miliarderi Ross Perot mori rreth 19% të votave në zgjedhjet e vitit 1992, por asnjë votë elektorale. “Perot ia doli mbanë shumë mirë… por ai nuk doli i pari në asnjë shtet, dhe mënyra se si funksionon Kolegji Zgjedhor , do të thotë që nuk merr asgjë”, – shpjegon Noel.

Emërimi i Ralph Nader në Partinë e Gjelbër në vitin 2000 ndihmoi, sipas ekspertëve, të krijonte zgjedhje paraprake kaq të ngushta në Florida saqë republikani George W. Bush u zgjodh vetëm pasi ndërhyri Gjykata Supreme. Megjithatë, Nader nuk siguroi asnjë votë elektorale.

Senatorët e pavarur Bernie Sanders (Vermont) dhe Angus King (Maine) po bashkohen me demokratët. Dy ish-senatorë që u larguan nga Partia Demokrate dhe u bënë të pavarur, Kirsten Sinema e Arizonës dhe Joe Manchin i Virxhinias Perëndimore, nuk kandiduan as në vitin 2024.

3. Fushëveprimi dhe strategjia

Musk shkroi në Platformën X të shtunën se qëllimi i tij janë zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit të ardhshëm. Ai e krahasoi strategjinë e tij me taktikat e gjeneralit grek Epaminondas kundër spartanëve në Betejën e Leuktrës: “Pushteti jashtëzakonisht i përqendruar në një pikë të saktë në fushën e betejës”.

Musk ka folur më parë për mundësinë e ndikimit në përbërjen e Kongresit, duke u përqendruar në disa vende të rëndësishme në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, por nuk ka përmendur objektiva specifike.

“Duke pasur parasysh dallimet e vogla në legjislaturë, kjo do të ishte e mjaftueshme për të siguruar një votë vendimtare për ligjet kontroverse, duke siguruar që ato t’i shërbejnë vullnetit të vërtetë të popullit”, – shkroi Musk në Platformën X të premten.

Profesor McCorkle beson se kandidatët e Musk nuk do të fitojnë, por ai beson se ata mund të veprojnë si “përçarës”, duke minuar kandidatët republikanë dhe duke mbledhur vota të mjaftueshme për të bërë ndryshimin në shtetet e lëkundura si Karolina e Veriut. Kandidatët e Musk mund të ndikojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit, kur “ka të ngjarë të ketë një rënie të votuesve të MAGA “, thotë ai.

Musk kundërshton fuqimisht projektligjin e taksave që republikanët miratuan dhe që Trump nënshkroi këtë javë. Shumica e amerikanëve gjithashtu nuk janë dakord, sipas një sondazhi të Washington Post-Ipsos të kryer muajin e kaluar. 63% e publikut të anketuar thanë se rritja e borxhit prej 3 trilionë dollarësh nga paketa e shpenzimeve është e papranueshme.

McCorkle argumenton se kundërshtimi i miliarderit ndaj shpenzimeve qeveritare nuk përbën ende një strategji afatgjatë të partisë dhe se kontratat e mëdha qeveritare që sigurojnë kompanitë e tij mund të minojnë mesazhin e tij: “A do të jetë njeriu që ka më shumë kontrata qeveritare nga sa mund ta imagjinoni, fytyra e liberalëve? Nuk e di.”

4. Ndarje në audiencën e synuar

Të shtunën, Musk dukej se ishte dakord me një përdorues të X i cili paraqiti një platformë partie që bën thirrje për uljen e borxhit kombëtar, modernizimin e ushtrisë me inteligjencë artificiale dhe robotikë, mbështetjen e lirisë së fjalës dhe kufizimin e kontrollit qeveritar, mbështetjen e teknologjisë dhe pjellorisë, si dhe miratimin e politikave të qendrës në të gjitha fushat e tjera.

Por 80% e votuesve të “qendrës” që Musk thotë se po i drejtohet, sipas Noel të Georgetown, mund të mos ketë kohezionin e nevojshëm për të formuar një parti politike. “Njerëzit kanë lidhje me partitë ekzistuese, janë të frustruar me to, nuk i pëlqejnë ato. Ata kanë shqetësime, por nuk ka një bazë koherente votuesish të cilës mund t’i drejtohen”, – tha Noel. “Ku po përpiqet të arrijë ai? Ai 80% nuk është aspak i qartë.”

5. Mbledhja e aleatëve politikë

Pas largimit nga qeveria federale dhe përçarjes së tij të mëvonshme me Trumpin dhe republikanët e Kongresit, ndikimi i Musk në parti duket se po pakësohet. Aleati i Trump, James Fishback, ka thënë tashmë se po formon një komitet të fuqishëm veprimi politik për të frenuar ambiciet politike të Muskut.

Ndërsa pasuria e Muskut ka mbështetur lëvizjet e tij politike, partitë e fuqishme politike mund të mbledhin para përmes rrjeteve të votuesve të interesuar, vëren Noel.

“Përmes këtij procesi, ju kontaktoni me shumë njerëz që jo vetëm ju japin para, por që mund të bëjnë gjëra të tjera për ju – ose të paktën të votojnë për ju”, shton ai. Një parti e re, shtoi ai, do të ketë nevojë për votues të përkushtuar në mënyrë të pazakontë që kanë guximin për të bërë fushatë edhe pas humbjeve fillestare. “Thjesht nuk mund ta blini këtë”, thekson Noel.

Ka të paktën një republikan në Kongres me një mendësi liberale dhe neveri ndaj shpenzimeve të cilin Musk vazhdon ta mbështesë: Përfaqësuesi Thomas Massie (D-Ky.). Dy grupe jo-republikane, Komiteti Kombëtar Libertarian dhe grupi politik qendror “Pa Etiketa” që thonë se duan të punojnë me Musk.

6. Durimi

A mundet një miliarder i çuditshëm, i njohur për tendencën e tij për të shpërfillur rregullat dhe për të vendosur qëllime ambicioze për ekipet e tij, si dhe për projektimin e anijeve kozmike dhe makinave elektrike, të durojë procese të pafundme për të futur kandidatë në fletëvotim vetëm për të humbur zgjedhjet?

Noel dhe McCorkle thonë se ai mund të duhet të përballet me humbje të njëpasnjëshme përpara se të shohë sukses politik.

“Nuk jam i sigurt nëse ka durimin ta bëjë këtë. Si do t’i shqyrtojë kandidatët? Do të ketë shumë lojtarë që do të mendojnë: ‘Hej, Elon Musk do të më financojë. Pse jo?’… Kështu që ai mund ta gjejë veten të ekspozuar nëse përpiqet të fusë shumë njerëz në fletëvotim”, – thotë McCorkle.

Musk pati vështirësi në fillim të këtij viti kur mësoi se ka kufizime në ndikimin që paratë mund të kenë në politikë. Ekipet e tij investuan më shumë se 20 milionë dollarë për të mbështetur një kandidat konservator në zgjedhjet e Gjykatës Supreme të Wisconsin. Gara kushtoi më shumë se 100 milionë dollarë në total. Pavarësisht shpenzimeve dhe retorikës hiperbolike të Musk, i cili argumentoi se rezultati mund të përcaktonte rrjedhën e qytetërimit perëndimor për shkak të implikimeve të tij për axhendën e Trump, kandidatja e krahut të majtë Susan Crawford në fund fitoi.

Musk gjithashtu duket se është lëkundur muajt e fundit në lidhje me sasinë e parave që duhet të vazhdojë të shpenzojë për kauza politike.

Pas humbjes së kandidatit të tij në Wisconsin, Musk kishte thënë se planifikonte të ulte ndjeshëm shpenzimet e tij politike në të ardhmen, por la të hapur mundësinë e një rikthimi të fuqishëm nëse shihte arsye për ta bërë këtë.

Megjithatë, McCorkle thotë se nuk mund ta besojë që Musk do ta kalojë “pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur të krijojë një parti të re”. “Mendoj se e gjithë kjo ka të bëjë me konfliktin e tij me Trump dhe përpjekjen e tij për të dëmtuar trashëgiminë politike të Trump në këtë kohë”, – përfundon profesori. ©Përgatiti LAPSI.al

The post 6 telashet që duhet të kalojë Elon Musk me partinë e tij të re appeared first on Lapsi.al.

Valë arrestimesh në Turqi, autoritetet arrestojnë tre kryetarë bashkie të opozitës

By: user 11
5 July 2025 at 21:15

Autoritetet turke kanë arrestuar tre kryetarë të tjerë bashkie nga Partia Republikane Popullore (CHP) e opozitës. Sipas mediva të huaja kryebashkiakët akuzohen për korrupsion. Konkretisht në pranga kanë rënë kryebashkiaku i qytetit jugor të Adanasë, Zeydan Karalar, kryebashkiaku i Adiyamanit në Turqinë lindore, Abdurahman Tutdere dhe kryebashkiaku i Antalyas, Muhittin Bozcek.

Dy arrestimet e para u kryen si pjesë e hetimeve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit, ndërsa arrestimi i Muhittin Boçek bie nën një hetim të ngjashëm nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Antalyas. Informacionet tregojnë gjithashtu se nënkryetari i bashkisë Buyukcekmece në Stamboll, Ahmet Şahin, u arrestua gjithashtu. Kryetari i bashkisë së të njëjtit qytet është tashmë në paraburgim.

Të martën e kaluar, më 1 korrik, ish-kryetari i bashkisë së Izmirit, Tunç Soger, u arrestua si pjesë e një urdhër-arresti kundër 157 zyrtarëve të bashkisë dhe CHP-së. Kjo është vala e dytë e madhe e arrestimeve të kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të CHP-së, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, më 19 mars. Kryetarët e nëntë bashkive të tjera rajonale të Stambollit dhe dy në Adana janë gjithashtu në paraburgim.

The post Valë arrestimesh në Turqi, autoritetet arrestojnë tre kryetarë bashkie të opozitës appeared first on Lapsi.al.

Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë

By: user 11
5 July 2025 at 20:23

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shumë larg premtimit të tij për t’i dhënë fund shpejt konfliktit që bëri gjatë fushatës zgjedhore.

“Nuk e di. Nuk mund t’ju them nëse kjo do të ndodhë apo jo”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, kur u pyet nëse ishte i bindur se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftimeve.

Kur u pyet nëse përfundimi i luftës ishte një përparësi, presidenti tha: Po. Do të doja ta shihja të ndodhte.

Bëhet e ditur se gjatë gjithë fushatës, Trump u zotua të përfundonte luftimet midis dy vendeve që në ditën e parë të marrjes së detyrës. Ai më vonë u tërhoq në një intervistë me revistën TIME, duke e quajtur premtimin “një ekzagjerim”.

“Ne ndihmuam shumë vende. Situata në Ukrainë – kjo është një marrëveshje e Bidenit. Nuk është një marrëveshje e Trumpit. Po përpiqem ta përfundoj,” tha Trump.

Trump është përpjekur të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje midis dy vendeve. Por në të kaluarën, ai ka kërcënuar të largohet nga lufta, mes frustrimit të tij në rritje me luftimet e vazhdueshme. Ai foli në telefon si me presidentin rus Vladimir Putin ashtu edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë.

Telefonata e tij me udhëheqësin rus “nuk pati përparim,” siç konfirmoi vetë Trump.

Ndërsa biseda e tij me Zelenskyn dukej më produktive. Zelensky tha se të dy udhëheqësit patën një “bisedë shumë të rëndësishme dhe të frytshme” në të cilën diskutuan mbrojtjen ajrore të Ukrainës, prodhimin e përbashkët të mbrojtjes dhe “prokurimin dhe investimet e ndërsjella”.

The post Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë appeared first on Lapsi.al.

Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi

By: user 5
5 July 2025 at 15:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shën Parashki të Greqisë pasditen e së premtes, ku një 43-vjeçar ende i paidentifikuar është ekzekutuar me armë zjarri. Mediat greke shkruajnë se viktima është me nënshtetësi të huaj dhe se shkak i krimit janë mosmarrëveshjet personale.

Ai nuk rezulton me precedentë penalë në Greqi ndërkohë policia deklaroi se po kërkonin një “burrë të gjatë me rroba të zeza”. Sipas mediave në vendin fqinj, ky nuk është një krim i organizuar, por gjithçka tregon për një vrasje të motivuar nga mosmarrëveshje personale.

Viktima kishte çelësat e shtëpisë me vete kur u gjet, ndërsa në vendngjarje u gjetën shtatë gëzhoja. Autori nuk iku në këmbë, por arriti në një pikë dhe prej andej po hetohet nëse dikush tjetër e priste që e ndihmoi të arratisej. Viktima u gjet i vdekur dje pasdite në rrugën Irini në Agia Paraskevi dhe është qëlluar me të paktën tre plumba në qafë.

Sipas dëshmive, autori i krimit kishte veshur rroba të zeza e maskë dhe dyshohet se është larguar me vrap drejt rrugës Evergetou Giavasis.

The post Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi appeared first on Lapsi.al.

Turqia arreston një nga kriminelët më të rrezikshëm në Suedi

By: user 5
5 July 2025 at 09:12

Një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi, Ismail Abdo, është arrestuar në Turqi gjatë një operacioni të madh policor ku u sekuestruan mbi 1 ton drogë dhe pasuri me vlerë rreth 38 milionë dollarë.

I njohur me nofkën “Luleshtrydhja” (The Strawberry), 35-vjeçari është lideri i bandës famëkeqe Rumba, e cila është e përfshirë në një valë dhune dhe trafiku droge që ka tronditur qytetet suedeze dhe ka çuar në përplasje të armatosura mes grupeve rivale.

Abdo, me shtetësi të dyfishtë suedeze dhe turke, është nën hetim prej vitesh për trafik të organizuar droge dhe nxitje të krimeve të dhunshme. Ai ishte objekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpol, ndërsa besohet se ka drejtuar aktivitetet kriminale nga jashtë vendit.

Arrestimi i tij ndodhi gjatë një serie bastisjesh në Turqi, ku autoritetet sekuestruan gjithashtu 20 automjete luksoze, 51 prona, llogari bankare dhe pasuri të tjera. Së bashku me të, u ndaluan edhe 18 persona të tjerë, ndërsa ndaj 21 të tjerëve janë lëshuar urdhër-arreste.

Bandat kriminale në Suedi janë përfshirë në një luftë të egër për territore, ku përplasja më e ashpër ka qenë mes grupit Rumba dhe rivalëve të tyre, banda Foxtrot, e udhëhequr nga dikur miku i ngushtë i Abdos, Rawa Majid. Dhuna mes tyre kulmoi në vitin 2023 kur nëna e Abdos u vra në shtëpinë e saj në qytetin Uppsala.

Autoritetet suedeze janë përballur me kritika të ashpra për mënyrën si kanë trajtuar valën e dhunës, që ka përfshirë edhe të mitur dhe zona periferike që dikur njiheshin për qetësi. Për herë të parë, qeveria suedeze ka angazhuar ushtrinë për të ndihmuar policinë në luftën kundër bandave.

Në vitin 2024, Abdo ishte arrestuar një herë në Turqi gjatë një ndalese rutinë në trafik, por ishte lënë i lirë me kusht, pavarësisht urdhrit të Interpolit, një vendim që nxiti zemërim në Suedi.

Tani që ai është sërish nën pranga, procesi i ekstradimit mund të komplikohet për shkak të shtetësisë së tij turke, duke testuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Sipas një raporti të policisë suedeze, rreth 14,000 persona janë pjesë aktive e bandave kriminale, ndërsa 48,000 të tjerë kanë lidhje të drejtpërdrejta me to – një realitet që ka tronditur imazhin e vendit si një ndër më të sigurtit në Evropë.

The post Turqia arreston një nga kriminelët më të rrezikshëm në Suedi appeared first on Lapsi.al.

❌
❌