Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në prag të krizës së radhës – Kush mund ta qeverisë Francën?

By: xhir jeta
26 August 2025 at 10:28

Kryeministri i Francës, François Bayrou, i merr parasysh të gjitha duke vënë në dispozicion të ardhmen e tij politike. Në një konferencë shtypi ai deklaroi, se më 8 shtator do t’i paraqesë parlamentit kërkesën për votëbesim. Me këtë synon të krijojë qartësi, tha Bayrou. Ai i ka kërkuar pesidentit, që të thërrasë seancën e jashtëzakonshme parlamentare. “Pas deklaratës qeveritare do të kërkojë votëbesimin”, tha Bayrou. “Me këtë synohet çështja thelbësore, nëse ka rrezik për kombin – nëse duhet vepruar urgjentisht – dhe për të gjetur një rrugë, për t’i shpëtuar së keqes, në mënyrë që ne t’i kemi nën kontroll financat tona.

Barra e interesave pjesa më e madhe në buxhet
Gjatë gjithë verës Bayrou ka paralajmëruar, se Franca duhet të kursejë masivisht. Shumë shpejt qysh në korrik për këtë arsye kryeministri prezantoi shtyllat kryesore të buxhetit për vitin e ardhshëm. Në të rreth 44 miliard euro duhet të kursehen. Në rast të kundërt kërcënon super borxhi, gjë që mund ta paralizojë vendin ekonomikisht dhe politikisht. Këtë vit barra e interesave do të jetë pjesa më e madhe në buxhet, theksoi Bayrou gjatë konferencës së shtypit. Kryeministri Bayrou pati propozuar gjithashtu që të hiqen nga lista e ditëve të pushimeve datat 8 maj si dhe e diela e Pashkës. Por ka rezistencë kundër planeve të tij për buxhetin – jo vetëm në nivelin politik, por edhe në radhët e shoqërisë civile. Prej javësh po formësohet nën emërtimin Bloquons Tout (blloko të gjitha) një lëvizje, që më 10 shtator do të paralizojë vendin.

“Bayrou e ka zgjedhur vet datën e lamtumirës”
Partia e majtë LFI i është bashkuar kësaj lëvizjeje duke bërë thirrje për grevë të përgjithshme. E natyrisht ajo do t’ia heqë votëbesimin qeverisë, thotë kryetarja e grupit parlamentar të LFI-së, Mathilde Panot. Bayrou në një farë mënyre po ia jep vet vehtes votën e mosbesimit, thotë politikania. “Ai e ka kuptuar shumë mirë, që pas pushimeve parlamentare të verës gjithësesi do të humbasë postin.” Në sfondin e rezistencës, që ka deklaruar edhe shoqëria civile, Bayrou duket se e ka zgjedhur vet datën e lamtumirës. “Ne gëzohemi për këtë fitore të parë të protestës dhe do ta miratojmë rrëzimin e kryeministrit dhe të qeverisë”, thotë Panot.

Shënjestra e opozitës është në fakt Macron
Edhe kryetarët e grupeve parlamentare të ekologjistëve dhe komunistëve, që me LFI bëjnë pjesë në të ashtuquajturin Fronti i ri Popullor, një aleancë e majtë në parlament, kanë deklauar se nuk do t’ia japin votëbesimin kryeministrit. Po kështu do të veprojë edhe partia radikale e djathtë Rassemblement National (RN).Thomas Ménagé është zëdhënës i grupit parlamentar të RN-së në Asamblenë Kombëtare dhe i tha televizionit France Info, se: “E di, që çështja e votëbesimit shtrohet për të siguruar shumicën. Këtë shumicë François Bayrou nuk e ka as në Asamblenë Kombëtare dhe as në vend. Do të ishte një tradhëti ndaj zgjedhësve tanë, nëse i jepet votëbesimi kësaj qeverie.” Ndaj me gjasë Bayrou do të largohet. Por në fakt qëllimi si i RN ashtu edhe i LFI-së nuk është François Bayrou, por Emmanuel Macron. Duke rrëzuar qeverinë, të dyja këto parti duan, që të detyrojnë presidentin të japë dorëheqjen dhe të imponojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kush do ta qeverisë Francën?
Qeveria dhe kryeministri i saj do ta kenë shumë të vështirë. Përgjegjësinë e kanë tani deputetët, thotë Bayrou. Më 8 shtator parlamenti e ka në dorë të vendosë – dhe secili është përgjegjës përpara francezëve, tha në konferencën e shtypit Bayrou. Rreziku më i madh është që të mos ndërmarrësh asgjë. Nëse ai dhe qeveria e tij bien, shtrohet pyetja, se kush do ta qeverisë Francën në konstelacionin aktual të parlamentit – ose nëse është vërtetë e mundur qeverisja. Po ashtu është e paqartë nëse presidenti Macron sërish do të shpërndajë Asamblenë Kombëtare./DW

Macron: Ofensiva e re e Izraelit në Gaza mund të shkaktojë një katastrofë të plotë

20 August 2025 at 20:21

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar të mërkurën se ofensiva e re në Gazë e planifikuar nga autoritetet e Izraelit, e cila synon riokupimin e plotë të qytetit të Gazës, mund të dërgojë në “katastrofë të plotë për të dy popujt.

Këto komente të Macronit janë bërë pak orë pas vendimit të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, për ta miratuar mobilizimin e rreth 60,000 rezervistëve, me qëllimin për ta ekzekutuar planin e shumë-kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar, ka raportuar LeMonde.

Lideri francez ka theksuar se plani i ri i Izraelit “do ta tërheqë rajonin në luftë të përhershme”, tek ka përsëritur thirrjet për zbatimin e një “misioni ndërkombëtar të stabilizimit në Rripin e Gazës”.

“Ofensiva ushtarake në Gazë, e cila po përgatitet nga Izraeli mund të prodhojë një katastrofë të vërtetë për të dy popujt, si dhe do ta tërheqë rajonin drejt luftës së përhershme”, ka theksuar ai.

Gjeneva hap dyert për takimin Putin-Zelensky, Zvicra nuk do ta arrestojnë presidentin rus

By: Elva
19 August 2025 at 14:55

Gjeneva po konsiderohet si vendi i mundshëm ku mund të zhvillohet një samit i paqes mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, një nismë e propozuar fillimisht nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Macron, pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se samiti duhet të mbahet në një “vend neutral, ndoshta […]

The post Gjeneva hap dyert për takimin Putin-Zelensky, Zvicra nuk do ta arrestojnë presidentin rus appeared first on BoldNews.al.

Takimi Putin-Zelensky-Trump, Emmanuel Macron zbulon vendin ku mund të mbahet samiti

By: lindita
19 August 2025 at 09:57

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se po punohet për një takim të rëndësishëm diplomatik mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky. Në një intervistë për transmetuesin TF1-LCI, Macron tha se formati i bisedimeve pritet të jetë i gjerë, duke përfshirë fillimisht një takim dypalësh mes dy liderëve, më pas një takim trepalësh ku do të jetë i pranishëm edhe…

Source

Bisedimet vazhdojnë pas dyerve të mbyllura – çfarë mund të diskutojnë udhëheqësit?

18 August 2025 at 23:17

Donald Trump dhe udhëheqësit evropianë dhe të NATO-s në Shtëpinë e Bardhë po vazhdojnë bisedimet e tyre, por tani pas dyerve të mbyllura.

Aleatët e Ukrainës, në komentet e tyre të mëparshme, u përqendruan në mundësinë e garancive të sigurisë në stilin e Artikullit Pesë të NATO-s, transmeton Telegrafi.

Ndërsa garancitë e sigurisë dikur dukeshin të përjashtuara, Trump duket se ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe i ka mirëpritur ato kohët e fundit.

Udhëheqësi amerikan gjithashtu pretendoi se Putin kishte rënë dakord për disa garanci – por nuk u dhanë detaje.

Megjithatë, ky ishte një fokus kyç i udhëheqësve.

Ndërkohë, Trump paralajmëroi se shkëmbimet e territoreve mund të jenë ende të mundshme – diçka që Kievi ka thënë prej kohësh se është kategorikisht kundër.

Trump la të kuptohej se “shkëmbimet” – edhe pse Ukraina nuk pushton asnjë territor rus – mund të bazohen rreth vijave ekzistuese të frontit.

Aspekti i tretë kyç duket të jetë takimi i ardhshëm.

Trump ka thënë se mund të jetë një takim trepalësh midis tij, Zelensky dhe Putin.

Por Emmanuel Macron sugjeroi që mund të zhvillohet edhe një takim “katërpalësh”. /Telegrafi/

 

The post Bisedimet vazhdojnë pas dyerve të mbyllura – çfarë mund të diskutojnë udhëheqësit? appeared first on Telegrafi.

Macron sugjeron një takim ‘katërpalësh’ pasi siguria e të gjithë Evropës është në rrezik

18 August 2025 at 22:42

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur bisedimet në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se ndërsa një takim trepalësh midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së është i rëndësishëm, një samit “katërpalësh” do të duhet të zhvillohet më pas, transmeton Telegrafi.

Nuk është e qartë nëse Macron nënkupton një takim në të cilin merr pjesë vetëm Franca – apo nëse nënkupton që NATO, BE ose Koalicioni i Vullnetit duhet të jetë anëtari i katërt.

Udhëheqësi francez thotë se kjo është e nevojshme pasi “kur flasim për garanci sigurie, flasim për të gjithë sigurinë e kontinentit evropian”.

Një garanci që Macron dëshiron qartë të dalë nga çdo marrëveshje, është se Ukraina do të jetë në gjendje të ketë një ushtri “të besueshme” për “vitet dhe dekadat që do të vijnë”.

Ai thotë se kjo do të vijë me një angazhim nga udhëheqësit evropianë në tryezë për të ofruar garancinë e tyre të sigurisë për Ukrainën.

Presidenti francez thotë se Trump mund të jetë i sigurt se “evropianët janë shumë të qartë për faktin se ata kanë pjesën e tyre të drejtë në garancitë e sigurisë për Ukrainën, por siguria e tyre është qartësisht në rrezik në këtë situatë”. /Telegrafi/

 

The post Macron sugjeron një takim ‘katërpalësh’ pasi siguria e të gjithë Evropës është në rrezik appeared first on Telegrafi.

Macron mbërrin në Washington, në Shtëpinë e Bardhë do të flitet për Ukrainën

By: redi
18 August 2025 at 18:22

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka mbërritur në Uashington, ku do të marrë pjesë në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Më herët ishte kryeministri britanik Keir Starmer që mbërriti në Washington për takime me Trump, Zelensky dhe udhëheqësit e BE-së. …

Source

Macron: Oferta e Rusisë për Ukrainën do të thoshte kapitullim, jo paqe

17 August 2025 at 22:41

“Paqja” që Rusia po i ofron Ukrainës do të thoshte kapitullim, tha presidenti francez Emmanuel Macron pas një takimi të Koalicionit të Gatishmërisë të dielën.

Le Figaro ka cituar Macron në një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.

“Ne duam paqe: një paqe të fortë dhe të qëndrueshme që paraprihet nga kthimi i të burgosurve të luftës dhe njerëzve të pafajshëm, dhe që respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve.

Ekziston vetëm një shtet që ofron një paqe që do të thoshte kapitullim – Rusia”, shtoi presidenti francez.

Macron theksoi se nëse aleatët tregojnë dobësi para Rusisë, ata do të përgatisin terrenin për konflikte të ardhshme.

“Nuk mendoj se presidenti Putin dëshiron paqe. Mendoj se ai dëshiron kapitullimin e Ukrainës”, përsëriti udhëheqësi francez.

Macron tha se është i bindur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump “dëshiron paqe” dhe i bëri thirrje atij të mos mbështesë një mentalitet “forca bën të drejtë”, në mënyrë që të mos krijojë një rend të ri ndërkombëtar që nuk do të bazohet më në ligj.

Në këtë kontekst, tha Macron, udhëheqësit evropianë duhet të jenë të pranishëm në “samitet pasuese mbi Ukrainën”.

Macron theksoi gjithashtu se “asnjë vend nuk mund të bjerë dakord me humbjen e territoreve, nëse nuk ka garanci sigurie për pjesën tjetër të territorit të tij”.

Ai theksoi se qëllimi i vizitës së përbashkët në Uashington nga udhëheqësit evropianë dhe Volodymyr Zelensky, është të paraqesë një front të bashkuar nga ana e Ukrainës dhe aleatëve të saj evropianë. /Telegrafi/

 

The post Macron: Oferta e Rusisë për Ukrainën do të thoshte kapitullim, jo paqe appeared first on Telegrafi.

“Ukraina dhe BE e bashkuar”, Macron: Nëse nuk jemi të fortë sot, do ta paguajmë shtrenjtë nesër

17 August 2025 at 18:25

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh se situata lidhur me Ukrainën është jashtëzakonisht serioze. Ai foli edhe për takimin ‘online’ që u mbajt nga liderë europiane së bashku me presidentit Ukrainës Volodymir Zelensky, para takimit që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.

Macron theksoi se Evropa duhet të jetë në tryezë kur bëhet fjalë për të folur për çështje europiane, pasi sipas tij situata është jashtëzakonisht serioze jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën.

“Qëllimi kryesor është që të prezantohet një front i bashkuar midis Ukrainës dhe aleatëve të saj europian”, tha Macron.

Gjithashtu nënvizoi se dobësia që tregohet përballë Rusisë përgatit terrenin për konflikte të ardhshme, duke shtuar se “koalicioni kërkon që të respektohet integriteti territorial i Ukrainës”.

Duke diskutuar takimin e nesërm me Donald Trump, Macron thotë se grupi do ta sfidojë presidentin amerikan se sa larg është i gatshëm të shkojë në aspektin e garancive të sigurisë për Ukrainën.

“Nëse nuk jemi të fortë sot, do ta paguajmë shtrenjtë nesër”, thotë ai.

/abcnews.al/

Macron ndan objektivat e koalicionit paqeruajtës për takimin me Trumpin

17 August 2025 at 18:53

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron – një nga tre bashkëkryetarët e koalicionit të Vullnetarëve – ka përshkruar objektivat e aleancës paqeruajtëse për takimin e nesërm në Uashington.

Ai tha se situata përpara bisedimeve është jashtëzakonisht serioze – jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën.

Evropa duhet të jetë në tryezë kur bëhet fjalë për të folur për çështjet evropiane, tha ai, transmeton Telegrafi.

Qëllimi kryesor në takimin e nesërm është të paraqesë një front të bashkuar midis Ukrainës dhe aleatëve të saj evropianë, shtoi presidenti francez.

Ai paralajmëroi se dobësia që tregohet përballë Rusisë përgatit terrenin për konflikte të ardhshme.

Formati i ushtrisë së Ukrainës është shtylla e parë për garancitë e sigurisë për vendin, shtoi ai.

Macron tha gjithashtu se koalicioni dëshiron që integriteti territorial i Ukrainës të respektohet. /Telegrafi/

 

The post Macron ndan objektivat e koalicionit paqeruajtës për takimin me Trumpin appeared first on Telegrafi.

Emmanuel Macron fotografohet nga paparacët gjatë pushimeve, befason me trupin teksa tregon që ka ‘six pack’

15 August 2025 at 18:50

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, e kaluan fundjavën e kaluar në jug të Francës, në rezidencën e njohur presidenciale Fort de Brégançon.

Çifti u pa duke shijuar një atmosferë të qetë dhe diellin e Rivierës Franceze. Presidenti Macron u fotografua në një jaht, duke treguar formë të mirë fizike teksa drejtonte një Jet Ski, ndërsa Brigitte e kaloi pjesën më të madhe të kohës në kuvertën e sipërme, në shoqërinë e mikeshave të saj.

Fort de Brégançon është një kala mesjetare e vendosur në Bregdetin e Azurit (Côte d’Azur), e cila që prej vitit 1968 shërben si vendpushimi zyrtar i presidentëve francezë.

Foto: Backgrid

Ky paraqitje e çiftit vjen disa muaj pas disa momenteve të pazakonta dhe disi të sikletshme që tërhoqën vëmendjen e mediave. Në qershor të këtij viti, gjatë një vizite treditore shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Macron dhe Brigitte mbërritën në aeroportin Royal Air Force Northolt në Londër.

Teksa zbrisnin nga avioni presidencial, Macron u përpoq t’i jepte dorën bashkëshortes për ta ndihmuar, por Brigitte preferoi të mbahej te parmakët, duke injoruar gjestin e tij. Ajo madje nuk e pa në fillim, por më pas i buzëqeshi.

Foto: Backgrid

Një episod i ngjashëm ishte regjistruar edhe më herët këtë vit në Hanoi të Vietnamit, kur kamerat kapën momentin kur Brigitte, sapo kishte zbritur nga avioni, e kapi Macronin me të dyja duart nga fytyra dhe e shtyu lehtë prapa. Presidenti e minimizoi këtë ngjarje, duke thënë se ishte thjesht një shaka dhe se çifti shpesh e ngacmon njëri-tjetrin në këtë mënyrë. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

The post Emmanuel Macron fotografohet nga paparacët gjatë pushimeve, befason me trupin teksa tregon që ka ‘six pack’ appeared first on Telegrafi.

Macron: Në Gaza, i domosdoshëm një mision i mandatuar nga OKB

11 August 2025 at 22:44

Presidenti francez, Emmanuel Macron përsëriti propozimin e tij për një “mision stabilizimi të mandatuar nga OKB-ja” për të siguruar Rripin e Gazës, duke denoncuar “një katastrofë që pritet të ndodhë” dhe një ”nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, pas njoftimeve të një plani izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës.

”Njoftimi nga autoritetet izraelite për një zgjerim të operacioneve të tyre në qytetin e Gazës dhe kampet Mawasi dhe për një ripushtim nga ana e Izraelit përbën një katastrofë që pritet të ndodhë me një ashpërsi të paparë dhe një nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, deklaroi presidenti francez.

”Pengjet izraelitë dhe popullsia e Gazës nuk do të vazhdojnë të jenë viktimat e para të kësaj strategjie”, shtoi ai.

Presidenti francez reagoi ndaj planit të qeverisë së Benjamin Netanyahut për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës dhe për të goditur bastionet e fundit të Hamasit, një plan që ka tërhequr kritika të forta në të gjithë botën.

Starmer, Merz dhe Macron bisedime urgjente për Ukrainën/ Kancelari gjerman fton Trump t’i bashkohet para takimit me Putin

11 August 2025 at 21:27

Kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron si edhe kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmërojnë një takim online për të diskutuar për situatën në Ukrainë. Ky takim do të zhvillohet para Samitit të paralajmëruar më 15 gusht mes Vladimir Putin dhe Donald Trump.

Sipas raportimeve në mediat ndërkombëtare, udhëheqësit evropian do të diskutojnë për rritur presionin ndaj Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Nga ana tjetër kancelari gjerman Friedrich Merz ka ftuar Donald Trump  t’i bashkohet konferencës me udhëheqësit e BE-së dhe Volodymyr Zelensky të mërkurën.

Më herët janë bërë deklarata të ndryshme lidhur me një marrëveshje për të përfunduar luftës, që duket se do të jenë të vështira për t’u pranuar nga Ukraina.

Takimi mes Trump dhe Putin sipas ekspertëve është një shans për të negociuar për një armëpushim përpara vendosjes së sanksioneve më të ashpra.

Nga ana tjetër Ministrat e jashtëm evropianë kanë bërë thirrje për “unitet transatlantik” për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në qëndrimet e tij presidenti Volodymir Zelensky është shprehur kritik ndaj Putin duke akuzuar se Rusinë se qëllimi i saj i vetëm është të përfitojë kohë dhe jo t’i japë fund luftës.

/abcnews.al/

Macron: Trump dhe Putin nuk mund të vendosin të ardhmen e Ukrainës pa ukrainasit dhe Evropën

9 August 2025 at 20:02

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit, përpara samitit të Donald Trump me Vladimir Putin.

Çdo marrëveshje e rënë dakord nga të dy udhëheqësit në Alaska të premten pritet të përfshijë koncesione tokash, të cilat Volodymyr Zelensky i ka hedhur poshtë, shkruan skynews.

Macron dhe Zelensky zhvilluan një telefonatë më herët sot.

“E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit, të cilët kanë luftuar për lirinë dhe sigurinë e tyre për më shumë se tre vjet tani”, tha Macron.

“Evropianët gjithashtu domosdoshmërisht do të jenë pjesë e zgjidhjes, pasi siguria e tyre është në rrezik”, shtoi ai.

“Ne mbetemi të vendosur të mbështesim Ukrainën, duke punuar në frymën e unitetit.” /Telegrafi/

The post Macron: Trump dhe Putin nuk mund të vendosin të ardhmen e Ukrainës pa ukrainasit dhe Evropën appeared first on Telegrafi.

Zelensky Macron: Asnjë përgjigje e qartë publike nga Rusia për fundin e luftës

By: Rovena
7 August 2025 at 15:22

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron, si pjesë e konsultimeve të vazhdueshme me liderët evropianë lidhur me zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë.

Gjatë bisedës, Zelensky theksoi se Kievi dhe partnerët e tij evropianë po punojnë ngushtë për të harmonizuar qëndrimet e tyre, duke vlerësuar se është e domosdoshme ndërtimi i një qasjeje të bashkërenduar në nivel evropian për çështjet kyçe të sigurisë kontinentale.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e një armëpushimi të mirëfilltë. Ukraina është e përgatitur për këtë hap, por deri tani nuk kemi parë ndonjë reagim të qartë publik nga ana e Rusisë. E ardhmja e afërt do të tregojë se cilat pasoja do të sjellë vazhdimi i luftës dhe pengimi i përpjekjeve për zgjidhje konstruktive nga ana e Moskës,” deklaroi presidenti ukrainas.

Deklaratat e Zelensky-t vijnë në sfondin e lajmit se presidenti rus Vladimir Putin është shprehur i gatshëm të takohet me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Ky i fundit ka lënë të hapur mundësinë për një takim trepalësh, ku të përfshihej edhe vetë Zelensky, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga pala ruse në lidhje me këtë propozim.

Macron bisedë telefonike me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi i rëndësishëm, dënojmë veprimet e njëanshme që e dëmtojnë!

3 August 2025 at 17:20

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Biseda u fokusua te zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë.

“Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha veprimet e njëanshme për ta dëmtuar atë”, ka thënë Macron përmes një postimi në platformën X.

Aktualisht dialogu mes dy vendeve është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Kur ka folur për situatën në Bosnje, Macron ka thënë se e ka theksuar përgjatë bisedës rëndësinë që i kushton Franca “stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje – Hercegovinës, si dhe respektimit të sundimit të ligjit”.

Biseda e tyre është zhvilluar një ditë pas mbledhjes që ka mbajtur Këshilli i Sigurisë i Serbisë, i cili ka vlerësuar se siguria në rajon është minuar seriozisht.

Këshilli e ka bërë këtë vlerësim pas vendimit të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, e cila e ka dënuar Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për ushtrim të aktivitetit politik për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

“Përsërita bindjen time se fati i Serbisë është evropian dhe shpresën time se ajo mund të përparojë në frymën e dialogut, në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit. Ne analizuam marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tone”, ka thënë mes tjerash Macron.

Presidenti serb, në anën tjetër, ka thënë se ia ka përsëritur Macronit që Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve për ruajtje të paqes dhe bashkëpunimit, dhe që mbrojtja e popullit serb është ndër interesat kryesore kombëtare.

“E theksova përkushtimin tonë për dialog dhe respektim të ligjit ndërkombëtar, si dhe gatishmërinë për të kontribuuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke përmendur edhe që i ka bërë ftesë presidentit francez për vizitë në Beograd.

Pas vendimit të shqiptuar kundër Dodikut, Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është përballur me situatë më të rëndë prej vitit 2008 – referencë për vitin kur Kosova e ka shpallur shtetësinë, të cilën Beogradi nuk e njeh.

Dodik ka thënë pas shqiptimit të vendimit më 1 gusht se nuk e pranon as atë dhe as padinë penale, ndërsa të dielën ka deklaruar se Republika Sërpska – entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë – do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar të gjykatës.

Avokati i tij ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg.

Menjëherë pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje – Hercegovinës, i cili duhet të marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të tij si president i Republikës Sërpska.

Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, mandati i një zyrtari të zgjedhur përfundon “në datën kur vendimi gjyqësor, që e dënon me burgim prej gjashtë muajsh, ose më shumë, bëhet i formës së prerë.”/REL/

Macron në një telefonatë me Vuçiçin, thekson rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi

3 August 2025 at 15:27

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun serb Aleksandar Vuçiq, gjatë së cilës ka theksuar rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një njoftim në X, Macron tha se gjatë bisedës dënoi çdo veprim të njëanshëm që mund ta rrezikojë dialogun Prishtinë-Beograd.

“Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa do të realizohet dhe do të pranojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka thënë Macron.

Ai ka përsëritur bindjen e tij se e ardhmja evropiane është rruga e duhur për Serbinë.

Ai ka shprehur shpresën që Beogradi të avancojë në këtë rrugë përmes reformave dhe procesit të anëtarësimit, “në frymën e dialogut”.

Macron bëri të ditur se kanë shqyrtuar të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Francës dhe kanë vendosur të forcojnë më tej bashkëpunimin.

Ai shtoi se biseda ka përfshirë një diskutim të detajuar për situatën në rajon, duke nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinë.

Управо сам разговарао са председником @avucic.

Поново сам му изразио своје уверење да је европска будућност Србије њен прави пут, као и своју наду да ће напредовати на том путу реформи и приступања, у духу дијалога.

Размотрили смо све аспекте…

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) August 3, 2025

Ndërkaq, në njoftimin e presidentit serb pas telefonatës, biseda është cilësuar si “miqësore dhe e hapur”, në të cilën fokusi ka qenë në marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, “veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë”.

Kreu i shtetit serb e ka falënderuar homologun francez për angazhimin personal në “çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i jep Serbisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”. /AA/

The post Macron në një telefonatë me Vuçiçin, thekson rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi appeared first on Telegrafi.

Marrëveshja BE-SHBA, Macron: Nuk kemi përse t’i frikësohemi Trump, historia ende nuk ka mbaruar

30 July 2025 at 16:18

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka shfrytëzuar fuqinë e tregut të tij të vetëm dhe se nuk ka ushtruar presion mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje të mirë.

Më tej ai është shprehur s e SHBA duhet të jetë ajo që të ketë frikë nga BE.

Ndërsa lidhur me marrëveshjen e arritur BE –SHBA presidenti Macron nuk ka bërë një reagim kritik aq sa ishte ai i kryeministrit francez i cili e quajti marrëveshjen “si një ditë e zezë për Europën”. Më tej shtoi se ka ende kohë për të ndryshuar marrëveshjen.

“Historia nuk ka mbaruar dhe ne nuk do të ndalemi këtu”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca dhe pse ka rëndësi?

27 July 2025 at 23:57

Vëzhguesit theksojnë se duke njohur Palestinën, presidenti francez Emmanuel Macron shpreson të bëjë presion mbi aleatët e tij evropianë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Italinë, që të marrin një qëndrim dhe të ringjallin zgjidhjen e dështuar prej kohësh me dy shtete.

Qoftë i parë si i pamatur apo i guximshëm, vendimi i Macron për të njohur Palestinën si shtet mund të ketë disa pasoja në të ardhmen.

Presidenti francez tha në një letër drejtuar presidentit Palestinez Mahmoud Abbas se do ta formalizojë vendimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

“Franca do të mbështesë zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, Izraeli dhe Palestina, që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, tha Macron.

“Kjo zgjidhje është e vetmja rrugë përpara që na lejon t’u përgjigjemi aspiratave legjitime të izraelitëve, si dhe të palestinezëve”, shtoi ai.

Por çfarë do të thotë njohja e Palestinës? Pse ka rëndësi? Dhe çfarë ka të ngjarë të ndodhë?

Çfarë do të thotë?

Franca është vendi më i fuqishëm në Evropë që ka thënë se do të njohë një shtet palestinez, duke u bashkuar së shpejti me 147 shtetet që e kanë bërë tashmë këtë.

Ajo gjithashtu do t’u bashkohet 11 vendeve evropiane që njohin zyrtarisht shtetësinë palestineze, duke përfshirë Spanjën, Irlandën, Suedinë, Rumaninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.

Për shumë nga këto vende, akti i njohjes do të thotë pranimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Palestinës brenda kufijve të saj para vitit 1967 (domethënë, në Bregun Perëndimor, Gaza dhe Jerusalemin Lindor) dhe vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike me vendin.

Franca më pas do t’u bashkohej vendeve që tashmë kanë një ambasadë palestineze të plotë.

Pse ka (disi) rëndësi?

Franca ka popullsinë më të madhe hebraike në Evropë, si dhe popullsinë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore.

Si një nga themeluesit e Bashkimit Evropian, zëri i saj ka peshë të konsiderueshme jo vetëm në Evropë, por edhe në të gjithë botën.

Vendimi i saj për të njohur Palestinën ka të ngjarë të ushtrojë presion shtesë mbi Izraelin në një kohë kur fjala gjenocid përdoret nga një numër në rritje historianësh dhe ekspertësh ligjorë për të përcaktuar luftën e Tel Avivit në Rripin e Gazës.

Më herët këtë javë, më shumë se 100 organizata kryesore, përfshirë Doctors Without Borders, Amnesty International dhe Oxfam, thanë se uria është e përhapur në të gjithë Gazën.

Megjithatë, situata humanitare në terren nuk ka gjasa të përmirësohet.

Bisedimet për armëpushim të sponsorizuara nga SHBA në Doha dështuan pasi Uashingtoni u tërhoq, duke thënë se Hamasi nuk po vepronte “me mirëbesim”.

“Njohja e Palestinës nga Franca i dërgon një sinjal Izraelit se po paguan një çmim politik midis aleatëve të tij për veprimet e tij në Gaza”, tha Martin Konecny, i cili drejton Projektin Evropian të Lindjes së Mesme në Bruksel.

“Kjo gjithashtu kundërshton përpjekjen izraelite për të eliminuar mundësinë e një shteti palestinez.”

Gjithashtu është e pamundur që një veprim i tillë të ketë ndonjë efekt ligjor, duke përfshirë marrëdhëniet tregtare me Palestinën, shkruan euronews.

Por Konecny tha se mund të përdoret në procedurat gjyqësore në të ardhmen, në Gjykatën Ndërkombëtare Penale ose në gjykatat kombëtare “ku ky argument mund të luajë një rol”.

Vëzhguesit theksojnë se Macron shpreson të ushtrojë presion mbi aleatët e tij evropianë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Italinë, që të marrin një qëndrim dhe të ringjallin zgjidhjen e dështuar prej kohësh me dy shtete, sipas së cilës do të krijohej një shtet palestinez së bashku me Izraelin në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Ky rregullim kishte qenë baza e negociatave izraelito-palestineze që nga marrëveshja e paqes e Oslos në vitin 1993.

“Njohja nga Macron e bën zgjidhjen me dy shtete edhe më urgjente se më parë”, tha Konecny, por “masa shtesë ndaj Izraelit” do të jenë të nevojshme për t’i dhënë fund luftës në Gaza, si dhe zgjerimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Ndërsa Autoriteti Palestinez ende mbështet dy shtete, Izraeli nuk e mbështet më këtë zgjidhje të konfliktit, as aleati i tij SHBA.

Në fakt, aktiviteti i vendbanimeve në Bregun Perëndimor është zgjeruar më tej në vitet e fundit, duke e bërë të pamundur krijimin e një shteti të vazhdueshëm palestinez.

Shtoni kësaj, njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në vitin 2017, duke bërë që ambasada amerikane të zhvendosej atje nga Tel Avivi.

Zgjidhja me dy shtete e mbështetur nga Macron duket shumë simbolike dhe e parealizueshme sipas gjendjes aktuale.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, gjithashtu kritikoi veprimin e Macron për të njohur një shtet palestinez, duke e quajtur atë një “vendim të pamatur” që “i shërben vetëm propagandës së Hamasit dhe pengon paqen”.

Në të kundërt, shumë qeveri të BE-së tashmë mbështesin një zgjidhje me dy shtete, por argumentojnë se njohja zyrtare e Palestinës duhet të shkojë krah për krah me një zgjidhje afatgjatë të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Nuk mund të pranojmë më masakra dhe zi buke”, tha Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

“Italia është në favor të zgjidhjes së dy popujve dhe dy shteteve, por njohja e një shteti të ri të Palestinës duhet të bëhet në të njëjtën kohë me njohjen e një shteti të Izraelit nga palestinezët.”

Ndërsa Autoriteti Palestinez e njeh Izraelin, Hamasi nuk e njeh.

“Ajo që na intereson është paqja, jo fitorja e njërit mbi tjetrin”, tha Tajani.

Presioni për njohjen e Palestinës është intensifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, me kryeministrin britanik Keir Starmer që ka planifikuar të zhvillojë një telefonatë emergjente me Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Çfarë vjen më pas?

Shumë analistë politikë thonë gjithashtu se lëvizja e Macron është një mjet kryesisht simbolik i politikës së jashtme që do të rriste profilin e presidentit francez, por nuk ka gjasa të rezultojë në ndonjë ndryshim në situatën në terren.

“Është e rëndësishme për politikën e jashtme të Francës, por jo për palestinezët”, tha Maria Luisa Frantappie, e cila drejton Programin e Mesdheut, Lindjes së Mesme dhe Afrikës në Institutin Italian të Affari Internazionali.

“Kjo do të rrisë kryesisht besueshmërinë e Francës”, tha ajo, veçanërisht midis aktorëve globalë të Jugut.

“Rreziku është se shumë energji diplomatike do të përqendrohet në diçka që është krejtësisht e pamjaftueshme përballë asaj që po shohim në terren”, tha Konecny.

Të dy analistët ranë dakord se një veprim shumë më i rëndësishëm do të ishte që Evropa, e cila historikisht është lënë mënjanë në përpjekjet për të ndërmjetësuar një zgjidhje politike të konfliktit, të rishikonte lidhjet e saj tregtare me Izraelin përmes marrëveshjes së asociimit BE-Izrael.

Por BE-ja është shumë e ndarë për këtë çështje.

Më herët këtë muaj, ministrat e punëve të jashtme të BE-së vendosën të shtyjnë rënien dakord për një listë prej 10 opsionesh për t’iu përgjigjur veprimit të Izraelit në Gaza gjatë një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme.

Ata gjithashtu ranë dakord të “vëzhgojnë nga afër” pajtueshmërinë e Izraelit me një marrëveshje të kohëve të fundit për të përmirësuar aksesin e ndihmës humanitare në Gaza.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, një ndryshim qëndrimi do të duhet të vijë nga Gjermania.

Por, deri më tani, Gjermania nuk ka plane të ndjekë hapat e Macron.

Zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius u tha mediave gjermane se Gjermania vazhdon ta konsiderojë njohjen e Palestinës si “një nga hapat e fundit në rrugën drejt arritjes së një zgjidhjeje me dy shtete”.

Në të njëjtën kohë, qeveria gjermane është gjithashtu “e përgatitur të rrisë presionin” nëse nuk arrihet përparim në zgjidhjen e konfliktit. /Telegrafi/

The post Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca dhe pse ka rëndësi? appeared first on Telegrafi.

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

25 July 2025 at 17:34

Donald Trump ka hedhur poshtë planin e Emmanuel Macron për të njohur Palestinën si shtet.

Presidenti francez njoftoi ndryshimin e madh të politikës në një letër drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe pritet të bëjë një njoftim zyrtar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, shkruan skynews.

Macron tha se shpreson që plani do të sjellë paqe në rajon, por shkaktoi kritika të ashpra nga Izraeli dhe SHBA.

“Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi,”, tha Trump.

“Ai është një djalë shumë i mirë. Më pëlqen, por kjo deklaratë nuk ka peshë.”

Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni “e kundërshton fuqishëm” planin e presidentit francez, Emmanuel Macron për të njohur shtetin palestinez, ndërsa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump njoftoi se nuk do të marrë pjesë në konferencën e ardhshme të Kombeve të Bashkuara që synon zgjidhjen me dy shtete për palestinezët. /Telegrafi/

The post “Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet appeared first on Telegrafi.

❌
❌