Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ROMË – Rama: Përkrah partnerëve evropianë sa herë që Ukraina ka nevojë për ne

ROMË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Kemi qenë dhe do të jemi përkrah Italisë dhe partnerëve tanë evropianë në këtë përpjekje sa herë që Ukraina ka nevojë për ne, deklaroi sot në Romë kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës.

”Roma është një vend i sigurt . Tani për tani nuk ka më vend më të sigurt se Italia, me protokollet e saj të ndryshme të sigurisë. Mendoj se edhe Volodymyr Zelensky e shijoi kontaktet njerëzore në La Nuvola (ndërtesë në Romë për konferencat e rëndësishme ndërkombëtare – shën. i përkth.), me truprojat, të cilët, mos më keqkuptoni, janë të padobishëm sot sepse ne ndihemi të sigurt”, shtoi Edi Rama nga Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës.

“Shqipëria ka mobilizuar shumë burime për Kievin, ndërsa me kemi qenë dhe do të jemi përkrah Italisë dhe partnerëve tanë evropianë në këtë përpjekje sa herë që Ukraina ka nevojë për ne. Ne do të jemi në krahun e tyre dhe në krahun tuaj”, shtoi ai.

“Paqja duhet të jetë gjithmonë në krye të mendimeve dhe shpresave tona dhe ajo nuk mund t’i ndajë shoqëritë tona”, theksoi Rama.

”Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve demokratikë të Evropës të na japë leksione”, theksoi ai./    /os/

The post ROMË – Rama: Përkrah partnerëve evropianë sa herë që Ukraina ka nevojë për ne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Putin në samitin e BRICS: Sistemi unipolar i përket së kaluarës

6 July 2025 at 21:35

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot më 6 korrik se “sistemi unipolar i marrëdhënieve ndërkombëtare, që shërbente interesave të vendeve më të pasura, po bëhet pjesë e së kaluarës”. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një video-konference në samitin e BRICS-it që po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit. Sipas Putinit, unipolarizmi po zëvendësohet nga […]

The post Putin në samitin e BRICS: Sistemi unipolar i përket së kaluarës appeared first on BoldNews.al.

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

6 July 2025 at 21:02

Samiti i BRICS-it që zhvillohet sot dhe nesër në Rio de Janeiro duhej të ishte një tjetër sukses diplomatik për presidentin brazilian Inacio Lula da Silva. Si një nga themeluesit e grupit, që nga pesë shtetet origjinale (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) është zgjeruar tani me Arabinë Saudite, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e […]

The post Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit appeared first on BoldNews.al.

Samiti i Shkupit, Rama: Bashkimi evropian më afër se kurrë/ Plan i përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme

1 July 2025 at 11:37

Në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama shprehu optimizëm për rrugën e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se aspirata shekullore për t’u bërë pjesë e BE-së është më afër se kurrë dhe se atmosfera pozitive është shenjë e progresit të ndërtuar së bashku.

Rama u shpreh i bindur se të gjitha detyrimet do të përmbushen dhe plani i përbashkët i integrimit do të realizohet plotësisht, duke rritur shpresën për një të ardhme europiane të suksesshme për rajonin.

The post Samiti i Shkupit, Rama: Bashkimi evropian më afër se kurrë/ Plan i përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme appeared first on Sot News | Lajme.

Samiti në Shkup/ Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE

By: user7
1 July 2025 at 11:04

 Kryeministri Edi Rama në samitin e Shkupit ka deklaruar se vendi ynë është shumë afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke folur për mediat, Rama ka theksuar se plani i përbashkët do të realizohet plotësisht.

Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore dhe më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër anëtarësimit dhe besoj fort që do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona. Plani i përbashkët do të realizohet plotësisht,” tha Rama.

The post Samiti në Shkup/ Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE appeared first on Lapsi.al.

Shkup, mbahet Samiti BE–Ballkan Perëndimor/ I pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama

1 July 2025 at 09:37

Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po zhvillohet në Shkup, Maqedoni, me një axhendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë të rajonit do të mirëpriten sot nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, në nisje të punimeve të takimit kryesor me temë “Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, ku Kryeministri Mickoski dhe Komisionerja për zgjerimin e BE Marta Kos do t’i drejtohen pjesëmarrësve me një fjalë.

Fokusi kryesor i bisedimeve është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë do të jenë pjesë e këtij Paneli diskutimi.

Ndërsa paneli i dytë “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes” do të bëjë bashkë Ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerë zbatues.

The post Shkup, mbahet Samiti BE–Ballkan Perëndimor/ I pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama appeared first on Sot News | Lajme.

Samiti/ Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup

By: user 5
30 June 2025 at 19:27

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin në samitin dyditor që mbahet sot më 30 qershor dhe 1 korrik në Shkup. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç, do të jenë ndër folësit e këtij samiti.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Hristijan Mickoski pret një darkë formale me liderët e rajonit dhe zyrtarët evropianë në “Winery Kamnik”. Ndërkohë, ministrat dhe partnerët zbatues do të marrin pjesë në një darkë paralelisht në të njëjtin ambient.

Pjesa kryesore e takimit zhvillohet më 1 korrik në “Hilton Double Tree Hotel”, ku fokusi kryesor është në vlerësimin e Planit të Rritjes, propozimet për iniciativat e reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal. Samiti përfshin dy panele diskutimi dhe do të përmbyllet me një konferencë për shtyp dhe drekë zyrtare.

Të pranishëm janë liderë si Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciç, Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, së bashku me përfaqësues të BE-së, BERZH, BB dhe organizatave rajonale.

The post Samiti/ Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup appeared first on Lapsi.al.

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

By: user 6
25 June 2025 at 23:07

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar në “Facebook” një postim ku ka njoftuar se samiti i NATO-s për vitin 2027 do të organizohet në Tiranë. Rama gjithashtu ka ndarë foto nga samiti që u zhvillua në Hagë.

“Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027,” – shkuan ai.

32 shtetet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035, pas muajsh presioni nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Pragu i ri u bën thirrje anëtarëve t’i kushtojnë 5% të ekonomive të tyre “mbrojtjes thelbësore” dhe fushave të sigurisë që lidhen me të. Ky është një hap që synon të rrisë aftësitë kolektive të NATO-s në një epokë të kërcënimeve gjeopolitike në rritje, veçanërisht nga Rusia. /LAPSI.al

The post Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027 appeared first on Lapsi.al.

Samiti i NATO, REL: Lëvdata për Trumpin, tensione për Nenin 5 dhe injorim i Ukrainës

By: redi
25 June 2025 at 21:21

Liderët e NATO-s ranë dakord për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen në samitin e 25 qershorit në Hagë, duke i dhënë një fitore të madhe presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa njëkohësisht ripohuan “angazhimin e hekurt” për t’iu dalë në ndihmë njëri-tjetrit në rast sulmi. Këto janë pikat kryesore të takimit të mbajtur në Hagë të Holandës: Lëvdata për Trumpin Sekretari i…

Source

Në Samitin e NATO-s, Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë

By: D Marku
25 June 2025 at 19:16

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë pjesë sot në Samitin e NATO-s që po mbahet në  Hagë të Holandës.

Nga atje ai foli për çështje të ndryshme, duke filluar nga lufta më e fundit mes Izraelit dhe Iranit e deri te siç tha ai Kosova dhe Serbia që ai tha se e ndali këtë luftë.

“Ndalëm Serbinë që ishte gati të vepronte”, tha presidenti amerikan.

Trump iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve, ku në ndër tjera përmendin edhe Kosovën dhe Serbinë si dhe theksoi se ai ndali luftëra tjera siq ishte India dhe Pakistani.

Në anën tjetër theksoi se SHBA-të kanë patur një diskutim të mirë më Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte sa i përket rritjes së shpenzimeve në mbrojtje prej 5 për qind të GDP-së.

Megjithatë, ishte Spanja ajo që po kundërshton një përqindje të tillë, për të cilën Trump tha se ata do të paguajnë dyfishin.

Presidenti amerikan këmbëngulë se duhet t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe, për faktin se ka ndaluar shumë luftëra nëpër botë.

The post Në Samitin e NATO-s, Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë appeared first on Albeu.com.

Samiti i NATO-s/ Trump: Mendojmë se lufta ka mbaruar, rruga drejt paqes është hapur

25 June 2025 at 16:20

Pas fjalimeve të mbajtura nga Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori fjalën në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Hagë. I shoqëruar në skenë nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, Trump e nisi fjalimin duke falënderuar Holandën dhe çiftin mbretëror për mikpritjen.

Në fjalimin e tij, Trump u përqendrua fillimisht në tensionet me Iranin, duke theksuar suksesin e operacioneve ushtarake amerikane.

“Fundjavën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kryen me sukses një sulm masiv dhe preciz ndaj objekteve të pasurimit bërthamor të Iranit. Ishte një goditje e jashtëzakonshme – u quajt zhdukje. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të mund ta kryente,” deklaroi ai.

Trump shtoi se operacioni ka hapur rrugën për një marrëveshje armëpushimi, të cilën e cilësoi “historike”.

“Ne mendojmë se ka mbaruar. Nuk besoj se Irani dhe Izraeli do t’i kundërpërgjigjen më njëri-tjetrit,” u shpreh presidenti amerikan.

Duke u ndalur te Lindja e Mesme, Trump zbuloi se 14 raketa janë qëlluar drejt një baze amerikane në Katar të dielën, por sipas tij, “Irani ishte shumë i sjellshëm ,na paralajmëruan  dhe të gjithë u zbrazën nga baza.”  Ai vlerësoi aftësitë mbrojtëse amerikane që rrëzuan raketat, duke e përshkruar suksesin teknik si “të qëllosh një plumb me një plumb”.

Në pjesën e dytë të fjalimit, Trump foli për nevojën e forcimit të industrisë së mbrojtjes në dritën e luftës në Ukrainë, teksa përmendi dhe humbjet e mëdha që ka pësuar Ukraina.

“Nuk mund të përballojmë të varemi nga kundërshtarët tanë për mineralet kritike. Kjo do të thotë që jeta po zhduket,” u shpreh ai, duke përsëritur deklaratën e tij të mëparshme se lufta nuk do të kishte nisur “nëse unë do të isha president”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Samiti i NATO-s/ Trump: Mendojmë se lufta ka mbaruar, rruga drejt paqes është hapur appeared first on Euronews Albania.

NATO miraton planin e ri të shpenzimeve në mbrojtje me 5%, Rusia kërcënim për sigurinë

By: redi
25 June 2025 at 14:49

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, të mbledhur në Samitin që po mbahet në Hagë, shprehën mbështetjen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe rikthesuan angazhimin e tyre për të mbrojtur nga sulmet njëri-tjetrin. Po ashtu u miratua objektivi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, një përgjigje ndaj kërkesës së Trump dhe frikës së evropianëve se…

Source

Donald Trump dhe Rutte në deklaratë të përbashkët: Sot marrim vendime të rëndësishme!

By: lindita
25 June 2025 at 11:13

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Sekretari i Përgjithsëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilluan sot një konferencë të përbashkët për mediat në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë, ku fokusi ishte tek rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare të aleancës. Rutte deklaroi se “NATO do të vendosë në mënyrë unanime që vendet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të prodhimit të brendshëm…

Source

Shefi i NATO-s përgëzon Trump për sulmin ndaj Iranit: Vërtet të jashtëzakonshme

By: user7
25 June 2025 at 09:27

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se i qëndron besnik mesazhit të tij të urimit drejtuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për “veprimin e tij vendimtar në Iran”. Rutte e përgëzoi Trump dhe e quajti sulmin e SHBA-së ndaj Iranit “vërtet të jashtëzakonshëm”, në mesazhet me tekst të postuara nga presidenti në mediat sociale të martën.

Duke folur me gazetarët në samitin e NATO-s në Holandë të mërkurën në mëngjes, Rutte tha se nuk po e rishqyrtonte vlerësimin e tij për sulmet amerikane, pasi raportet e medias vunë në pikëpyetje efikasitetin e tyre.

“14 bombat e mëdha të hedhura në impiantin bërthamor në Iran, mendoj se ishin thelbësore për të bërë gjithçka që është e mundur për të shkatërruar kapacitetin bërthamor të iranianëve, të cilin NATO gjithmonë ka thënë se Irani nuk duhet ta ketë në dorë”, tha ai.

The post Shefi i NATO-s përgëzon Trump për sulmin ndaj Iranit: Vërtet të jashtëzakonshme appeared first on Lapsi.al.

Donald Trump mbërrin në Amsterdam për samitin e NATO-s

By: armand
24 June 2025 at 21:31

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Amsterdam për samitin e NATO-s, ku pritet të takohet me 32 udhëheqësit e aleancës së sigurisë dhe të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga mbreti i Holandës. Fluturimi i tij është ulur në aeroportin Schiphol të Amsterdamit pak pas orës 19:30 sipas kohës […]

The post Donald Trump mbërrin në Amsterdam për samitin e NATO-s appeared first on BoldNews.al.

Merz: Mbështetja për sigurinë e Izraelit është detyrim shtetëror për Gjermaninë

By: user7
24 June 2025 at 14:43

Kancelari Friedrich Merz në prag të samiteve të ardhshme të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, deklaroi se Berlini qëndron në krah të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa paralajmëroi se Gjermania duhet të bëhet përsëri ushtarakisht e fuqishme përballë sfidave globale.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën e tij dhe sigurinë e qytetarëve të tij”, deklaroi Merz nga podiumi i Bundestagut dhe përsëriti se mbrojtja e shtetit të Izraelit është një imperativ shtetëror për Gjermaninë, ashtu si imperativ shtetëror.

Në të njëjtën mënyrë, Kancelari justifikoi sulmet e fundit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke theksuar se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore dhe duke vënë në dukje se mashtrimi i vazhdueshëm i botës nga regjimi iranian në lidhje me statusin e programit të tij bërthamor tregon se sa serioz ishte programi. Kancelari paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

“I gjithë rajoni nuk duhet të zhytet në luftë”, tha ai, dhe u bëri thirrje si Iranit ashtu edhe Izraelit t’i përgjigjen thirrjes së SHBA-së për armëpushim.

Megjithatë, Kancelari bëri thirrje për të njëjtën gjë edhe për Rripin e Gazës , duke vënë në dukje se nuk e humbasim nga sytë pamjen e përgjithshme për shkak të përshkallëzimit në lidhje me programin bërthamor iranian dhe na lejohet të vëmë në pikëpyetje kritike qëllimin që Izraeli dëshiron të arrijë në Rripin e Gazës.

“Ka ardhur koha për të arritur një armëpushim në Gaza, theksoi ai, por kategorikisht hodhi poshtë mundësinë e ndërprerjes ose pezullimit të marrëveshjes së asociimit të Izraelit me Bashkimin Evropian. “Kjo është jashtë diskutimit për qeverinë gjermane”, tha ai.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Merz akuzoi përsëri Rusinë se nuk është e interesuar për paqen. Një paqe e vërtetë dhe e qëndrueshme kërkon një vullnet për paqe nga të gjitha anët dhe me sulmet e reja ndaj popullsisë civile ukrainase, shtoi ai, Rusia po tregon se ky vullnet mungon. Kancelari gjithashtu i bëri thirrje SHBA-së të miratojë paketën e re të sanksioneve, duke argumentuar se për momentin arritja e paqes do të thotë të ushtrosh presion mbi Putinin.

The post Merz: Mbështetja për sigurinë e Izraelit është detyrim shtetëror për Gjermaninë appeared first on Lapsi.al.

Samiti në Hagë/ Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24 June 2025 at 13:52

HOLANDË– Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, që mbahet në Hagë,  zhvilloi takime me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan.

“Takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan”, shkruan Rama.

Më herët, Rama u takua edhe me shefin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte.

Shefi i qeverisë shqiptare ka zbardhur pjesë nga biseda që ka zhvilluar me Rutte.

Ai thekson se kanë biseduar për  angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë./abcnews.al

Samiti i NATO-s në Hagë/ Rutte: SHBA është plotësisht e përkushtuar ndaj Aleancës

By: user7
24 June 2025 at 12:30

Aleatët evropianë nuk duhet të shqetësohen për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, tha të martën Mark Rutte, shefi i aleancës ushtarake, duke folur para një samiti ku pritet të miratohet një synim i ri për shpenzime të mëdha.

Takimi dyditor në Hagë ka për qëllim t’ia dërgojë një mesazh presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se NATO-ja është e bashkuar, pavarësisht kritikave të mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj aleancës, dhe se është e vendosur ta zgjerojë dhe përmirësojë mbrojtjen për ta frenuar çdo sulm nga Moska.

“Presidenti amerikan dhe udhëheqja e lartë amerikane janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s”, tha Rutte në një forum publik para hapjes zyrtare të samitit, duke shtuar, megjithatë, se ky përkushtim vjen me pritshmërinë që vendet evropiane dhe Kanadaja t’i rrisin shpenzimet për mbrojtjen.

Samiti dhe deklarata përfundimtare e tij do të jenë të shkurtra dhe të përqendruara në përgjigjen ndaj thirrjes së Trumpit për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto – një rritje e madhe nga caku i tanishëm prej 2 për qind.

Rutte e përshkroi çështjen e shpenzimeve si “pengesë, irritim i madh, që është fakti se ne nuk po shpenzojmë sa duhet si evropianë dhe kanadezë, dhe ata duan që të barazohemi me atë që shpenzon SHBA-ja”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka planifikuar të takohet me Trumpin në Hagë – edhe pse ai nuk do të marrë pjesë në samit, pasi zyrtarët e NATO-s janë përpjekur të shmangin përplasjet mes Trumpit dhe udhëheqësve të tjerë për luftën në Ukrainë.

Zelensky tha në një intervistë për Sky Neës, të transmetuar të martën, se ekipet e dy liderëve po punonin për detajet organizative dhe kohën e takimit. I pyetur për mundësinë e përfundimit të luftës trivjeçare në Ukrainë, Rutte tha: “Nuk mund të parashikoj kur do të ndodhë”.

Ai gjithashtu lavdëroi Trumpin për angazhimin me Putinin. Rusia ka përmendur dëshirën e fqinjit të saj për t’u bashkuar me aleancën transatlantike të udhëhequr nga SHBA-ja si një nga arsyet pse e pushtoi Ukrainën në vitin 2022.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të martën se NATO – e themeluar në vitin 1949 për t’i bërë ballë kërcënimit nga Bashkimi Sovjetik komunist – është krijuar për konfrontim dhe ndodhet në rrugë të “militarizimit të pakontrolluar”.

Lufta mes Izraelit dhe Iranit dhe statusi i pasigurt i një armëpushimi të shpallur gjatë natës nga Trumpi e bëjnë samitin shumë më pak të parashikueshëm nga sa do të dëshironte Rutte dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s./ REL

The post Samiti i NATO-s në Hagë/ Rutte: SHBA është plotësisht e përkushtuar ndaj Aleancës appeared first on Lapsi.al.

Komenti në DW/ Tani vetëm gjashtë, samiti i G7 edhe pa Trump

By: user 6
17 June 2025 at 22:11

Lajmet e fundit nga samiti i G7-s në Kanada: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, largohet më herët nga samiti i G7-ës dhe kthehet me aeroplan në Uashington: “Duhet të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Trump.

Lufta në Lindjen e Mesme, e cila hodhi hije samitin e G7-ës bëri që edhe politikani më i rëndësishëm në këtë samit të largohet vetëm pas një dite të samitit, pas një fotoje familjare dhe darkës. “Do të doja shumë të qëndroja deri nesër, por ju të gjithë e kuptoni. Gjëra të mëdha po ndodhin tani”, thotë Trump. Gjëra të mëdha – “Gjëra të mëdha”.

Trump u bën thirrje banorëve të Teheranit të evakuohen

Pak më parë, Trump u kishte bërë thirrje të gjithë banorëve të Teheranit në platformën e tij Truth Social të largoheshin nga qyteti. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi njëkohësisht vendosjen e “kapaciteteve ushtarake” shtesë në rajon. Samiti i G7 është dëshmitar i një përshkallëzimi të mëtejshëm në Lindjen e Mesme. Megjithëse, gjithçka kishte filluar harmonikisht në mëngjesin e së hënës: peizazhe malore, ujëra të rrëmbyeshëm dhe mikpritësi kanadez Mark Carney duke pritur kancelarin gjerman.

Askush nuk mund ta kishte menduar se prapë gjërat do të merrnin një kthesë tjetër falë Trump: “Shkëlqesia Juaj, Friedrich Merz”, kështu e prezantoi një zëdhënëse kancelarin. Foto të bukura, shtrëngime duarsh. Carney e di që Merz është politikan i përshtatshëm për të mbajtur samite. Me Trumpin gjërat komplikohen.

Kurs afrimi me presidentin Trump

E pastaj shou i Trump. Gjithmonë e kam thënë se ishte një gabim përjashtimi i Rusisë nga G8, sipas Trump. Po ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe një “person i quajtur Trudeau” e bënë këtë në atë kohë. Carney qëndron duarkryq dhe nuk kundërshton. Justin Trudeau, paraardhësi i tij si kryeministër i Kanadasë, as nuk ishte në detyrë në vitin 2014. Po nuk duket se kjo ka rëndësi. Përpjekje afrimi me Trump që në fillim të sesionit të parë të punës. Nostalgjia nuk është një strategji, thotë Carney; ndryshimi është i rëndësishëm. “Disa, ju, për shembull, Z. President, e kuptuat këtë herët dhe vepruat me guxim.” Duket se kjo i pëlqen Trumpit.

Pastaj lajmi: Trump largohet herët nga samiti. Zëdhënësja e tij thotë se ai duhet të merret me “çështje të rëndësishme në Lindjen e Mesme”. Izraeli ka nevojë për SHBA-në, jo për G7-ën. “Dhe Irani nuk do të fitojë. Shikojeni këtë”, shprehet Trump ndërsa qëndron pranë Keir Starmer të Britanisë. Iranianët duhet të negociojnë para se të jetë tepër vonë. Starmer qëndron duarkryq, por me guxim vazhdon të flasë për uljen e tensioneve: “Ekziston një konsensus se duhet të ulim tensionet.” Presidenti francez Emmanuel Macron i ofron Trump mbështetjen e tij për një iniciativë në Lindjen e Mesme. Ai ende nuk di asgjë për largimin e parakohshëm të Trump.

Trump nuk ka nevojë për të tjerët. Mesazhi i tijështë i qartë për Iranin: Do të ketë një marrëveshje. “Për Iranin do të ishte budallallëk të mos e nënshkruante”, tha ai.

Çuditërisht, krerët e shteteve dhe qeverive – përfshirë Trump – ranë dakord për një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Teksti, i publikuar nga Kanadaja pritëse, e përshkruan Iranin si “burimin kryesor të paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal” dhe thekson të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Largimi i Trump e trazon samitin

Largimi i parakohshëm e trazon të gjithë samitin. “Po mblidhemi këtu në një pikë kthese në histori”, tha Carney mëngjesin e fillimit të samitit. Pa e ditur ende se lufta në Lindjen e Mesme dhe Presidenti i SHBA-së do t’i shndërronin planet e Kanadasë për samitin të përgatitura me kujdes në plane që nuk funksionuan. Megjithatë, Carney shprehu mirëkuptim: “E falënderoj Presidentin Trump që është këtu.”

Të martën (17.06.) presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është për vizitë në raundet e samitit. Fillimisht ishte planifikuar të diskutonte për Ukrainën me Trump. Narendra Modi i Indisë po i afrohej Kanadasë kur u përhap lajmi për largimin e Trump. Situata globale tani përsëri ka ndryshuar. Lindja e Mesme kërkon angazhimin e presidentit të SHBA-së. Mosmarrëveshja për tarifat, madje edhe lufta në Ukrainë – në këtë ditë, gjithçka tjetër duket se po kalon në plan të dytë. /DW

The post Komenti në DW/ Tani vetëm gjashtë, samiti i G7 edhe pa Trump appeared first on Lapsi.al.

Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

By: redi
16 June 2025 at 19:38

Nën kryesimin e Presidentit Bajram Begaj, këtë të hënë në Tiranë u mbajt Samiti i SEECP-së. Begaj tha se vendi ynë po ecën më ritme të shpejta drejt BE. Po ashtu kreu i shtetit shprehu shqetësimin e Shqipërisë për tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Presidenti theksoi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt integrimit europian. ”Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në…

Source

❌
❌