Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Jul Deda tregon njohjen me gruan dhe çfarë e ka bërë për vete!

By: M C
13 July 2025 at 23:21

Aktori i njohur i humorit Jul Deda ishte i ftuar këtë të shtunë në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku nuk munguan batutat nga ana e tij në studio.

Ai foli për njohjen me bashkëshorten e tij, ku me shaka tha se fillimisht e pa nga pas dhe më pas kishte kuriozitetet për ta njohur.

Sakaq Jul Deda zbuloi se ka qenë pak i patakt në fillim të njohjes së tyre, teksa shtoi se kjo mund ta ketë bërë për vete gruan e tij.

“Nuk është kjo xhelozia që shpëton marrëdhënien. Xhelozia sa e shkatërron. Është bërë një statistikë për divorcet, kush është shkaku? Martesat“, tha me batutë ai.

Si je njohur me gruan?

Jul Deda: Si jam njohur me gruan? Prit ta kujtoj se është pak e vjetër.

Jemi njohur në Shkodër. Krejt rastësisht e kam parë për herë të parë nga prapa. Thashë ‘ç’është kjo? Prit ta shoh pak nga para’. Nëpërmjet një shoqeje të përbashkët i lashë një takim. Doja ta takoja. Në momentin që jemi njohur kam pasur vetëbesim. Njihesha pak pasi dilja nëpër aktivitetet e shkollës, por kjo që desha unë, nuk më njihte.

Pastaj kemi qëlluar në një stol të shatërvani. Kam qenë pak i patakt dhe kjo besoj se e ka bërë për vete.

Kur e puthe?

Jul Deda: Kur u puthëm? Ma datën 2 korrik kemi bërë 27 vjet që jemi puthur për herë të parë.

The post Jul Deda tregon njohjen me gruan dhe çfarë e ka bërë për vete! appeared first on Albeu.com.

U përdhunua nga 50 burra për mbi 10 vite pasi drogohej nga bashkëshorti/ Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

By: Kult Plus
13 July 2025 at 23:15

Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka përjetuar, i është ndarë titulli më i lartë i Francës.

Kjo 72-vjeçare është emëruar Kalorëse e Legjionit të Nderit, sipas një liste të publikuar para Ditës Kombëtare të Francës.

Pelicot ka hequr dorë nga e drejta për anonimitet në një gjyq të profilit të lartë kundër burrit të saj, i cili e ka droguar dhe dhunuar, si dhe i ka ftuar dhjetëra burra tjerë të huaj që të abuzojnë me të për gati një dekadë.

Pelicot është në mesin e 589 personave që u është ndarë ky çmim prestigjioz.

Ajo ka marrë pjesë në seancat gjyqësore pothuajse çdo ditë.

Ato kanë përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar dhe Dominique Pelicotit, 72-vjeçar, i është dhënë dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka dhunuar Giselen dhe i ka rekrutuar rreth 50 burra për ta dhunuar, derisa ajo ka qenë pa vetëdije në shtrat.

“Dua që të gjitha gratë që janë dhunuar të thonë: Zonja Pelicot ia ka dalë, mundem edhe unë”, u ka thënë më parë ajo gazetarëve, duke treguar se ka vendosur ta bëjë të hapur procesin gjyqësor për “t’ia ndërruar vendin turpit” duke e bartur nga viktima te dhunuesi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka nderuar publikisht figurën e saj, duke thënë se “dinjiteti dhe kuraja e saj e kanë inspiruar Francën dhe botën”.

Sipas avokates së saj, një libër me hollësi për përjetimet e Gisele Pelicotit do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm./ REL/ KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

Tensione në Theth: Gruas i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

By: fra nc
10 July 2025 at 11:55

Një grua ka humbur ndjenjat në Theth gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në zonë për të shembur objektet pa leje.

Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë momentin kur gruaja merret në krahë nga familjarët e saj dhe transportohet drejt ambulancës së Thethit për të marrë ndihmën mjekësore.

Situata në zonë është tensionuar pas rezistencës së banorëve ndaj forcave të rendit, duke detyruar autoritetet të shtojnë prezencën e efektivëve të policisë. Më herët, përplasjet mes banorëve dhe IKMT-së sollën pezullimin e përkohshëm të shembjes së ndërtimeve gjatë ditës së mërkurë.

Të enjten në mëngjes, në Theth ishte e pranishme edhe drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kërkoi që operacioni të vijojë me ritme më të shpejta. Sipas zyrtarëve të IKMT-së, në këtë zonë janë identifikuar rreth 70 deri në 80 objekte pa leje që duhet të shemben.

Fillimisht, aksioni ishte planifikuar të zgjasë 5 ditë, por autoritetet paralajmërojnë se procesi mund të zgjasë më shumë për shkak të rezistencës së banorëve. Për të përshpejtuar shembjet, IKMT ka sjellë në zonë edhe një fadromë tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tensione në Theth: Gruas i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë appeared first on Euronews Albania.

Në gjendje të rëndë prej ditësh, ndërron jetë gruaja që u plagos nga shpërthimi i bombolës në Lezhë

7 July 2025 at 10:10

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku ndodhej prej disa ditësh, 64-vjeçarja Marie Biba, e cila u plagos ga një shpërthim bombole gazi në banesën e saj në Ishull-Shëngjin në Lezhë. Mësohet se e moshuara kishte pësuar djegie në rreth 80 për qind të trupit dhe nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të […]

The post Në gjendje të rëndë prej ditësh, ndërron jetë gruaja që u plagos nga shpërthimi i bombolës në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

6 July 2025 at 21:02

Samiti i BRICS-it që zhvillohet sot dhe nesër në Rio de Janeiro duhej të ishte një tjetër sukses diplomatik për presidentin brazilian Inacio Lula da Silva. Si një nga themeluesit e grupit, që nga pesë shtetet origjinale (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) është zgjeruar tani me Arabinë Saudite, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e […]

The post Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit appeared first on BoldNews.al.

Dhunohej nga bashkëshortja, flet motra e 38-vjeçarit: Shtëpia më takon mua!

By: Oldi
18 June 2025 at 15:24

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është trajtuar historia që ka te bëjë me dhunën fizike dhe konfliktin fizik mes një çifti të divorcuar. Familja e ish bashkëshortit rrëfehet për redaksinë se ish-gruaja ka dhunuar bashkëshortin dhe po i mban atij me forcë shtepinë te cilën e ka trashëgimi nga babai dhe nuk është vetëm […]

The post Dhunohej nga bashkëshortja, flet motra e 38-vjeçarit: Shtëpia më takon mua! appeared first on BoldNews.al.

I mori jetën ish gruas në Itali, gjykata lë në burg shqiptarin Nikollaq Hudhra

By: user 5
17 June 2025 at 20:46

Arrestimi i Nikollaq Hudhrës, 55 vjeç, me origjinë shqiptare, i cili rrëfeu vrasjen e ish-gruas së tij, Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, gjithashtu shqiptare, u vërtetua nga gjyqtarja e hetimeve paraprake të Gjykatës së Maceratës, Daniela Bellesi.

Gruaja, me profesion kujdestare, u godit me thikë brutalisht për vdekje të shtunën në mbrëmje, më 14 qershor, në një shesh të vogël në Viale Benadduci, pranë qendrës historike të Tolentinos në Itali.

Hudhra, i ndarë nga viktima tre vjet më parë, u mor në pyetje me anë të një lidhjeje video nga Montacuto në Ancona, ku po mbahet në burg. Gjykatësi gjeti jo vetëm prova serioze të fajit, por edhe rrezikun konkret të përsëritjes së krimit. Pas krimit, burri nuk u përpoq të arratisej: ai u ul në një stol, duke parë trupin e pajetë të gruas dhe priti mbërritjen e karabinierëve.

Gjatë seancës dëgjimore, Hudhra tregoi një qëndrim të ftohtë dhe të pamëshirshëm, duke e quajtur ish-gruan e tij me epitete fyese si “përbindësh” dhe “gjarpër”, duke deklaruar se e vrau atë ‘për të liruar fëmijët e tij’, sipas asaj që avokatja e tij, Lucia Testarmata, raportoi për Ansa-n.

Pikërisht me urdhër të gjyqtarit, do të kryhet një vlerësim mjekësor-psikiatrik për të përcaktuar gjendjen fizike dhe mendore të të pandehurit dhe përputhshmërinë e tij me regjimin e burgut.

Ndërkohë, autopsia mbi trupin e viktimës është planifikuar për të enjten në mëngjes në orën 9:00, në morgun e spitalit në Macerata. Prokuroria mund të vendosë gjithashtu të marrë në pyetje dy fëmijët e çiftit në ditët në vijim, për të mbledhur informacione të mëtejshme mbi mjedisin familjar dhe shenjat e mundshme të dhunës në të kaluarën.

Për të përkujtuar Gentianën dhe për të dërguar një sinjal të fortë kundër vrasjes së grave, Bashkia e Tolentinos ka organizuar një procesion publik me pishtarë për sonte, në orën 21:00 në Piazza della Libertà. Procesioni do të arrijë në Viale Benadduci, ku do të përurohet një stol i kuq, një simbol i luftës kundër dhunës ndaj grave.

The post I mori jetën ish gruas në Itali, gjykata lë në burg shqiptarin Nikollaq Hudhra appeared first on Lapsi.al.

“Ai mendonte se do e helmonte!”, detaje nga vrasja e gruas shqiptare në Itali

By: user 5
17 June 2025 at 18:48

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Tolentinon, ku shqiptarja Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, u vra me dhjetëra thika në një park nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra.

Gentiana, me mbiemrin e vajzërisë Kopili, në vitin 2021 kishte denoncuar ish-burrin e saj, Nikollaq Hudhrën, 55 vjeç, për dy episode dhune gjatë bashkëjetesës së tyre.

Megjithatë, prokuroria e Maceratas në dhjetor të atij viti kërkoi dhe mori mbylljen e hetimeve për këtë rast. Në janar të vitit 2022, pas 20 vitesh martesë, u formalizua ndarja e çiftit, të martuar që nga 8 janari 2002.

Avokati që e mbrojti Gentianën në atë periudhë, Guglielmo De Luca, tha për mediat se Nikollaq Hudhra kishte idenë e fiksuar se ajo e helmonte, madje në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer.

“Ai kishte idenë e fiksuar se ajo e helmonte. Në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer. Para ndarjes kishte ndryshuar bravën e derës për ta mbajtur larg. Më pas, falë dy kërkesave, i lejoi të kthehej, por e detyronte të flinte në një dhomë të vogël në një divan. I thashë të largohej nga ai burrë, por ajo priti për shkak të shqetësimit për fëmijët”, ka treguar avokati i saj.

Edhe vëllai i Gentianës, Artur Kopili, i cili mbërriti nga Shqipëria në Tolentino pas vrasjes së të motrës, foli për marrëdhënien e motrës me ish-burrin, ku tha se i dinin shqetësimet mes tyre.

“Të gjithë e dinin këtë situatë. Motra ime e kishte denoncuar disa vite më parë ish-burrin, por askush nuk ndërhyri”, tha ai. Ai së bashku me familjarë të tjerë morën pjesë në manifestimin përkujtimor në sheshin ku ndodhi vrasja.

Çifti jetonte në Itali me dy djemtë, Mario dhe Samuel, 21 dhe 23 vjeç. Pas disa vitesh në Belforte, kishin zhvendosur banesën në Tolentino. Pas ndarjes, Nikollaqi u transferua rreth dy vite më parë në Passignano sul Trasimeno, ku punonte në një fermë lokale.

Punëdhënësit e tij tregojnë për të se ishte punonjës i saktë, por kohët e fundit kishte shfaqur sjellje të çuditshme.

“Është një punonjës i mirë, shumë i saktë dhe i përpiktë. Puna është e lodhshme dhe rrallë kush qëndron kaq gjatë. Kohët e fundit kishte shfaqur sjellje të çuditshme, por askush nuk mund të imagjinonte një përfundim të tillë. Është e pabesueshme”, është shprehur ai për mediat.

Si ndodhi vrasja?

Sipas hetimeve, të shtunën në mbrëmje, 14 qershor, rreth orës 20:00, Nikollaqi mbërriti me monopatinë pranë ish-bashkëshortes dhe e goditi me një thikë kuzhine me një fije rreth 18 centimetra, duke i shkaktuar rreth dhjetë plagë, dhe më pas e goditi me këmbë.

Pas aktit, 55-vjeçari u ul në një stol pranë trupit të pajetë të ish-gruas, aty ku u gjet dhe u arrestua nga karabinierët e Maceratas dhe Tolentinos, që po vijojnë hetimet nën drejtimin e prokurorit Enrico Riccioni.

Në një seancë dëshmie gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, Hudhra pranoi vrasjen dhe rrëfeu se kishte tentuar të vriste ish-gruan edhe dy herë më parë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë motivin e përpjekjeve të tjera për vrasje.

Nikollaqi ndodhet aktualisht në izolim në burgun Montacuto në Ankona dhe në gjykatën e Maceratas do të zhvillohet seanca për konfirmimin e arrestimit. Ai akuzohet për vrasje me paramendim, ndërsa ka pranuar se ka provuar edhe më parë ta vriste ish-gruan dhe ka shpjeguar se ka shkuar në vendin e ngjarjes me monopatinë, pasi ajo e njihte makinën e tij.

Në të njëjtën ditë, në orën 12:30, do t’i besohet mjekut ligjor Antonio Tombolini kryerja e autopsisë, për të përcaktuar saktësisht numrin e plagëve dhe ato që rezultuan fatale për Gentianën.

The post “Ai mendonte se do e helmonte!”, detaje nga vrasja e gruas shqiptare në Itali appeared first on Lapsi.al.

Një tragjedi shqiptare në Itali, që zbulon plagët e një sistemi

15 June 2025 at 19:32

Nga Alba Kepi “Po, e bëra. E vrava për të shpëtuar fëmijët.” Ky pretendim – absurd dhe i dhimbshëm – pasqyron një nga narrativat më të rrezikshme që përdoren për të justifikuar feminicidin. Feminicidi nuk është kurrë një krim pasioni, por një krim shoqëror, rezultat i një kulture ende të zhytur në pabarazi gjinore. Kur […]

The post Një tragjedi shqiptare në Itali, që zbulon plagët e një sistemi appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Shqiptarja vritet me thikë në mes të rrugës në Itali, pranga ish-burrit

14 June 2025 at 22:30

ITALI- Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali.

Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentiana Hudhra, me origjinë shqiptare, nënë e dy fëmijëve të rritur, u sulmua dhe u vra me thikë në mes të rrugës, në sy të kalimtarëve.

Mediat italiane raportojnë se dyshohet se autori i krimit është ish-bashkëshorti i saj.

Autori i dyshuar Nikollaq Hudhra u vu menjëherë në pranga nga karabinierët.

Nëna e dy fëmijëve po shkonte për në punë në momentin kur ra pre e sulmit pranë parkut të qytetit, aty ku zakonisht kalonte çdo ditë.

Dëshmitarët kanë dëgjuar britmat e saj dhe kanë lajmëruar menjëherë emergjencën, por kur mbërriti ambulanca, gruaja ishte pa shenja jete.

“Dëgjova një britmë dhe dola nga bari”,  thotë një dëshmitar. Më tej ai shtoi se “gruaja ishte në tokë dhe ai vazhdoi ta godiste me shqelma, pastaj u ul në një stol dhe tha ‘Bëra atë që duhej'”.

Autori e kishte pritur 45-vjeçaren në një stol pranë parkut ku ajo kalonte çdo ditë për në punë dhe, pas sulmit brutal, u ul sërish aty.

Viktima nuk kishte bërë denoncime të mëparshme për dhunë, ndërsa hetimet për ngjarjen po vijojnë./abcnews.al

Erion Isai ndahet pas 12 vitesh martesë me bashkëshorten e tij, gjykata finalizon divorcin

By: V K
12 June 2025 at 08:22

Kryebashkiaku i Ersekës, njëkohësisht humoristi Erion Isai, i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten e tij.

Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës së bashku me thashetheme të tjera, kjo asnjëherë nuk ishte pranuar prej tij.

Por tashmë duket se ndarja është zyrtarizuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.

Isai dhe Ajlin Petrela, ishin martuar në vitin 2011 dhe bashkë kanë edhe dy fëmijë.

Në vendimin e gjykatës, ndër të tjera thuhet se nuk ka më afeksion, jetojnë të ndarë dhe se martesa e tyre ka humbur kuptimin.

Disa vite më parë, Ajlin kishte folur hapur për rolin e saj në marrëdhënie gjatë një interviste në një emision mëngjesi, duke lënë të kuptohet për një disbalancë të gjatë në sakrifica.

“Kam sakrifikuar karrierën time për t’i dhënë hapësirë karrierës së Erionit”, kishte rrëfyer ajo.

“Ai ka sakrifikuar vetëm 2 muaj nga 12 vitet tona së bashku”.

Petrela, regjisore me profesion, e kishte cilësuar rritjen e dy vajzave si arritjen më të madhe personale, por kishte lënë të kuptohej se ishte koha të kthehej tek vetja dhe pasioni për artin.

Ndonëse ndarja ka ndodhur larg kamerave, nuk mund të thuhet se ka kaluar pa zë dhe për ata që dyshonin, mesa duket, nuk kishin gabuar.

The post Erion Isai ndahet pas 12 vitesh martesë me bashkëshorten e tij, gjykata finalizon divorcin appeared first on Albeu.com.

Mbyti gruan në sy të fëmijëve, Lulzim Toçi i jep fund jetës në burg

By: user 5
11 June 2025 at 18:54

Autori i vrasjes së Eleonora Toçit i ka dhënë fund jetës në burg. 31-vjeçai Lulzim Toçi ndodhej në njësinë psikiatrike të burgut të San Marino pasi ishte arrestuar dhe vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij.

Vetëvrasja raportohet se ndodhi sot më 11 qershor, pak pas orës 13:00. Ai vuante nga skizofrenia akute. Ky është rezultati i ekzaminimit mjekësor në burg. Toçi rrëfeu se kishte vrarë gruan e tij, por nuk ishte në gjendje të jepte arsyet. Edhe më vonë, gjatë seancës dëgjimore për vërtetimin e fajit, burri u shfaq jashtëzakonisht i hutuar dhe dha versione të ndryshme.

Ai foli për një grindje që kishte lindur sepse gruaja e tij e kishte penguar të dilte nga shtëpia në mes të natës. Pastaj, ai foli në mënyrë të ngatërruar, një rrethanë që të bënte të mendoje se kishte halucinacione.

24-vjeçarja Eleonora Toçi u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi 30-vjeç mëngjesin e 9 tetorit në San Felice, në provincën e Caserta-s, në Itali. 30-vjeçari, punëtor bujqësie në zonë, vrau gruan e tij, duke e mbytur, ndërsa dëshmitarë të krimit të rëndë ishin dy fëmijët e mitur 4 dhe 6-vjeç.

Autori ishte shfaqur në shtëpinë e vëllait të tij, i cili jeton aty pranë, dhe kishte kërkuar të çohej në spital. Kunata e tij, duke mos e parë Eleanor me të, e kishte telefonuar. Djali 6-vjeçar i ishte përgjigjur video-thirrjes dhe ia kishte treguar tezes trupin e saj. Gruaja më pas kishte njoftuar policinë, e cila e ndaloi 31-vjeçarin para shtëpisë së tij, ku ai ishte kthyer me vëllain e tij pasi kishte shkuar në urgjencë.

The post Mbyti gruan në sy të fëmijëve, Lulzim Toçi i jep fund jetës në burg appeared first on Lapsi.al.

Gjirokastrës/ Gruaja i ikën nga banesa, bashkëshorti ngre alarmin në polici

By: Oldi
4 June 2025 at 12:59

Një 44-vjeçar nga fshati Nokov e Gjirokastrës i është drejtuar Policisë pas largimit të bashkëshortes së tij nga banesa. Sipas kallëzimit të bërë bashkëshorti, gruaja e tij me iniciale S. L., 39 vjeçe, është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë dhe ai nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj. “Dje, ka kallëzuar shtetasi M. […]

The post Gjirokastrës/ Gruaja i ikën nga banesa, bashkëshorti ngre alarmin në polici appeared first on BoldNews.al.

“Më ndihmoni, Keli më qëlloi në kokë”/ Vrasja e Altin Arapajt, dëshmitë e plota: Arma ishte e viktimës

28 May 2025 at 09:20

Pas një seance maratorën prej 11 orësh, Gjykata e Evelpidon në Athinë të Greqisë ka lënë në burg 46-vjeçarin Mikel Selimaj, si dhe dy të arrestuarit e tjerë si bashkëpunëtorë, për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj, i cili u ekzekutua të enjten në një zonë me vreshta në Rafinë. Mikel Selimaj përballet me akuzën e […]

The post “Më ndihmoni, Keli më qëlloi në kokë”/ Vrasja e Altin Arapajt, dëshmitë e plota: Arma ishte e viktimës appeared first on BoldNews.al.

Shuplaka e gruas, Moska tallet me Macron: Ndoshta ishte dora e Kremlinit

By: user 5
26 May 2025 at 18:42

Diplomacia ruse gjeti sot një arsye të re për të tallur dhe përqeshur presidentin francez, Emmanuel Macron pas videos virale, që tregon një pamje të presidentit duke u goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron pas mbërritjes së tyre në Vietnam.

“Ajo që është interesante nuk është videoja, por ajo që do të thojë këtë herë Pallati Elysee për të mbuluar këtë skandal të ri Emmanuel”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Çfarë do të jetë këtë herë? Zonja e Parë donte ta gëzonte burrin e saj duke e përkëdhelur butësisht në faqe, por ajo e llogariti gabim forcën e saj? Ajo i dha një shami, por ai nuk e arriti?”, shtoi ajo.

Zakharova vazhdoi me një dozë ironie në një postim në Telegram.

“Sugjerimi im: ndoshta ishte dora e Kremlinit”, tha ajo.

Në videon kontroverse në aeroportin e Hanoit, dera e aeroplanit presidencial francez mund të shihet duke u hapur dhe shfaqet Macron, i cili është ende brenda aeroplanit. Në atë moment, duart e gruas së tij janë të dukshme, jo fytyra e saj, dhe ajo ngre menjëherë duart drejt fytyrës së presidentit francez dhe mediat botërore po e quajnë atë shuplakë.

Macron mohoi sot thashethemet për një “grindje familjare” me gruan e tij, duke thënë se çifti po “bënte shaka” me njëri-tjetrin dhe i kërkoi “të gjithëve të relaksoheshin” në lidhje me interpretimet e këtyre imazheve.

Në Rusi, videoja e momentit kontrovers u transmetua disa herë në rrjetet televizive shtetërore të lajmeve, sipas Agence France-Presse.

The post Shuplaka e gruas, Moska tallet me Macron: Ndoshta ishte dora e Kremlinit appeared first on Lapsi.al.

Reagon Macron: Nuk jam zënë me gruan, po bënim shaka

By: user 5
26 May 2025 at 18:09

Presidenti francez Emmanuel Macron mohoi të hënën çdo “mosmarrëveshje familjare” me gruan e tij Brigitte, pasi një video e shfaq atë duke e goditur presidentin, ndërsa mbërritën në Vietnam për një vizitë diplomatike.

“Po bënim shaka siç bëjmë shpesh”, u tha ai gazetarëve në Hanoi.

“Një video mund të bëhet për të thënë shumë video të pakuptimta, të pakuptimta dhe thjesht po bëja shaka me gruan time, siç bëjmë shpesh”, shprehet Macron.

Ai shpjegoi se edhe video të tjera ishin keqinterpretuar sikur e tregonin duke ndarë një qese kokaine ose duke u përballur me presidentin turk. “Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai, dhe “të gjithë duhet të qetësohen”.

“Për mua, kanë kaluar tre javë. Nëse shikoni axhendën ndërkombëtare të presidentit francez, nga Kievi në Tiranë e deri në Hanoi, ka njerëz që kanë parë video dhe mendojnë se kam ndarë një qese kokaine, se kam pasur një takim kokë më kokë me një president turk dhe se tani po zihem me gruan time. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, megjithatë ato tre video janë të vërteta. Pra, të gjithë duhet të qetësohen dhe të përqendrohen te lajmet e vërteta.”, shtoi Macron.

Ndërsa po ulej nga avioni në Vietnam u shfaq video ku duket se bashkëshortja e Macron e shtyn me dorë në faqe bashkëshortin e saj i cili mbrohet e më pas përshëndet me dorë mikpritësit e tij poshtë shkallëve të avionit.

The post Reagon Macron: Nuk jam zënë me gruan, po bënim shaka appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

By: D Marku
26 May 2025 at 12:11

Një video e shkurtër, por shumë e komentuar, ka pushtuar rrjetin pas mbërritjes së Presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte, në Vietnam. Në pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi, shihet një skenë e pazakontë: sapo dera e avionit hapet, Brigitte afrohet drejt Macron-it dhe për një moment, lëvizja e duarve të saj ngjall dyshime për një shuplakë të papritur në fytyrën e presidentit.

Ky fragment ka mjaftuar për të ndezur komentet në rrjete sociale, ku përdoruesit spekulojnë nëse bëhej fjalë për një përkëdhelje me tone të forta, një shaka në çift apo një shfryrje të vërtetë emocionale.

Nga ana tjetër, burime nga Pallati Elize e kanë minimizuar situatën, duke e quajtur një “moment tensioni të përkohshëm”, i zakonshëm sipas tyre, kur udhëtimet zyrtare janë në prag.

Pavarësisht gjithçkaje, çifti presidencial u pa më pas duke zbritur shkallët bashkë, megjithëse Brigitte mbante dorën pas kangjellave, ndryshe nga skenat tradicionale të përqafimeve publike.

French President Emmanuel Macron was slapped by his wife during a family dispute that was caught on camera.

The incident occurred shortly after the French presidential plane landed in Vietnam.

What exactly enraged his wife remains unclear. pic.twitter.com/O8bnm4wVMC

— NEXTA (@nexta_tv) May 26, 2025

 

The post VIDEO/ Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit appeared first on Albeu.com.

Shkoi për të takuar burrin në burgun e Koridalos, arrestohet me drοgë gruaja

By: user 11
24 May 2025 at 19:23

Një grua shqiptare është vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i saj ka ardhur pasi ajo tentoi të fuste drogë në burgun “Koridalos” në Greqi. Gruaja u shfaq në burg për të vizituar burrin e saj dhe për t’i çuar disa rroba. Gjatë inspektimit të sendeve dhe veshjeve të saj nga oficerët u vu re diçka ndryshe nga e zakonshmja.

Dyshimet dhe indikacionet rezultuan të jenë të bazuara mirë. Me testin e mostrës, i cili u krye nga makina që identifikon ekzistencën dhe llojin e narkotikëve duke marrë një mostër nga sipërfaqja e objekteve, konkretisht metamfetaminë, u zbulua në pantallonat e saj. Ajo u përpoq të kontrabandonte drogën ddhe menjehërë më pas u arrestua.

The post Shkoi për të takuar burrin në burgun e Koridalos, arrestohet me drοgë gruaja appeared first on Lapsi.al.

I iku gruaja bashkë me të birin/ Shkodrani në lot: S’e dija që ishte martuar 3 herë, ka lënë 2 vajza në Itali

24 May 2025 at 15:17

Gjovalin Mikaj nga Boga e Shkodrës ka dhënë një prononcim edhe për mediat në lidhje me kallëzimin që ka bërë në Polici, se ka humbur prej dy ditësh kontaktet me bashkëshorten e tij, Klaudia Hiluku, e cila ka marrë me vete edhe djalin e tyre 15 muajsh. Mikaj kërkon ndihmë edhe nga mediat për gjetjen […]

The post I iku gruaja bashkë me të birin/ Shkodrani në lot: S’e dija që ishte martuar 3 herë, ka lënë 2 vajza në Itali appeared first on BoldNews.al.

Zhduket gruaja bashkë me të birin 2-vjeçar, burri në Polici: Nuk më intereson ajo, dua vetëm djalin

24 May 2025 at 14:38

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës se prej dy ditësh ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, Klaudia Hiluku, si dhe me djalin e tyre 2-vjeçar. Ai pretendon se nuk ka asnjël informacion për vendndodhjen e tyre dhe kërkon ndihmën e uniformave blu për gjetjen e djalit të tij, pasi është shprehur se […]

The post Zhduket gruaja bashkë me të birin 2-vjeçar, burri në Polici: Nuk më intereson ajo, dua vetëm djalin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌