Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Jul Deda tregon njohjen me gruan dhe çfarë e ka bërë për vete!

By: M C
13 July 2025 at 23:21

Aktori i njohur i humorit Jul Deda ishte i ftuar këtë të shtunë në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku nuk munguan batutat nga ana e tij në studio.

Ai foli për njohjen me bashkëshorten e tij, ku me shaka tha se fillimisht e pa nga pas dhe më pas kishte kuriozitetet për ta njohur.

Sakaq Jul Deda zbuloi se ka qenë pak i patakt në fillim të njohjes së tyre, teksa shtoi se kjo mund ta ketë bërë për vete gruan e tij.

“Nuk është kjo xhelozia që shpëton marrëdhënien. Xhelozia sa e shkatërron. Është bërë një statistikë për divorcet, kush është shkaku? Martesat“, tha me batutë ai.

Si je njohur me gruan?

Jul Deda: Si jam njohur me gruan? Prit ta kujtoj se është pak e vjetër.

Jemi njohur në Shkodër. Krejt rastësisht e kam parë për herë të parë nga prapa. Thashë ‘ç’është kjo? Prit ta shoh pak nga para’. Nëpërmjet një shoqeje të përbashkët i lashë një takim. Doja ta takoja. Në momentin që jemi njohur kam pasur vetëbesim. Njihesha pak pasi dilja nëpër aktivitetet e shkollës, por kjo që desha unë, nuk më njihte.

Pastaj kemi qëlluar në një stol të shatërvani. Kam qenë pak i patakt dhe kjo besoj se e ka bërë për vete.

Kur e puthe?

Jul Deda: Kur u puthëm? Ma datën 2 korrik kemi bërë 27 vjet që jemi puthur për herë të parë.

The post Jul Deda tregon njohjen me gruan dhe çfarë e ka bërë për vete! appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 13 July 2025Main stream

“Isha i patakt”/ Jul Deda rrëfen me historinë e dashurisë me gruan: E pashë nga pas

By: gaze tare
13 July 2025 at 10:24

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” këtë të shtunë, ku solli jo vetëm të qeshura në studio, por edhe një tregim të sinqertë e plot batuta për njohjen me bashkëshorten e tij. Duke u kthyer pas në kohë, ai kujtoi takimin e parë në Shkodër, që ndodhi krejt rastësisht.

“E kam parë për herë të parë nga prapa. Thashë: ‘Ç’është kjo? Prit ta shoh pak nga përpara’,” – tregoi ai.
Jul Deda pranoi se, ndonëse kishte vetëbesim dhe ishte i njohur në aktivitete shkollore, ajo që i kishte rënë në sy “nuk e njihte fare”.

“Kam qenë pak i patakt në fillim. Por besoj që pikërisht kjo e bëri për vete,”-tha ai mes të qeshurave.

Një moment që s’e ka harruar kurrë është puthja e parë, të cilën e kujtoi me një datë të saktë:

“Më 2 korrik bëmë 27 vjet nga puthja e parë.”

Aktori ndau edhe një reflektim me nota humori për marrëdhëniet në çift dhe xhelozinë:

“Nuk është kjo xhelozia që shpëton marrëdhënien. Xhelozia sa e shkatërron. Është bërë një statistikë për divorcet, kush është shkaku? Martesat.”

The post “Isha i patakt”/ Jul Deda rrëfen me historinë e dashurisë me gruan: E pashë nga pas appeared first on iconstyle.al.

“Isha i patakt”, Jul Deda rrëfen si nisi historia e dashurisë me gruan: E pashë nga pas

By: Ela
13 July 2025 at 11:41

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, bëri një tregim të sinqertë e plot batuta për njohjen me bashkëshorten e tij. Duke u kthyer pas në kohë, ai kujtoi takimin e parë në Shkodër, që ndodhi krejt rastësisht. “E kam parë për herë të parë nga prapa. Thashë: […]

The post “Isha i patakt”, Jul Deda rrëfen si nisi historia e dashurisë me gruan: E pashë nga pas appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Rikthimi i Eglit, Jul Deda: Ajo nuk di të mendojë për veten!

By: gaze tare
16 March 2025 at 08:07

Rikthimi i Egli Takos në “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të shumta, mes tyre edhe nga aktori Jul Deda. Përmes një postimi në Instagram, Deda shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se fillimisht kishte menduar se Egli po mendonte më në fund për veten, por rikthimi e bëri të ndryshojë mendje.

“Kur doli Egli thashë: ‘Bravo, hera e parë që mendon për veten.’ Ja paskan futur kot, Egli nuk di të mendojë për veten. Rikthimi e vërteton këtë. Si mund të kthehesh me vetëdije në një realitet që të çmend,” – shkruan Deda.

Ky koment ka ndezur debat mes ndjekësve, me disa që e mbështesin mendimin e Dedës dhe të tjerë që e shohin rikthimin e Eglit si një përpjekje për të treguar forcë dhe për të vijuar rrugëtimin e saj në këtë eksperiencë.

The post Rikthimi i Eglit, Jul Deda: Ajo nuk di të mendojë për veten! appeared first on iconstyle.al.

‘Nuk dua që fëmijët e mi të bëhen gay”/ Bernardi publikon mesazhet me Jul Dedën

By: gaze tare
12 March 2025 at 17:05

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Bernard Hulme, ka ndarë publikisht një bisedë private me aktorin Jul Deda, ku ky i fundit shpreh qëndrime homofobike.

Në mesazhet e publikuara, Deda i shkruan Bernardit se nuk dëshiron që fëmijët e tij ta shohin atë në televizion, duke pretenduar se një ekspozim i tillë do t’i bënte ata homoseksualë. Në përgjigje, Bernard përdor ironi duke e krahasuar këtë lloj logjike me racizmin, duke përmendur aktorët e njohur me ngjyrë Eddie Murphy dhe Will Smith.

Në mesazhin e fundit, Bernard i kthen përgjigje Dedës duke i thënë:

“Eh mer Jul Deda, të paktën e kuptove sa stupid tingëllon.”

The post ‘Nuk dua që fëmijët e mi të bëhen gay”/ Bernardi publikon mesazhet me Jul Dedën appeared first on iconstyle.al.

“Dashuria t’i verbon sytë”/ Jul Deda për Egli Takon: Duhet të ruajë dinjitetin e vet

By: gaze tare
26 February 2025 at 11:38

Jul Deda ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ku dha komentin e tij për situatat që po ndodhin brenda ‘Big Brother VIP Albania 4’.

Pyetje-Përgjigje:

Pyetje-Si e sheh trekëndëshin Egli-Gjesti-Rizarta, nisur dhe nga debati mbrëmjen e kaluar?

Jul Deda: Egli është njeriu më i amulluar aty. U tha dje që ka rënë dakord për lojën që kanë bërë me Gjestin. Ata nuk i kanë hyrë në krevat njëri-tjetrit në aspektin intim, vetëm kanë fjetur bashkë. Donin të ndërtonin një trekëndësh të paqenë për t’i shërbyer atyre. Ajo që nuk kuptoj është se pse u bë kjo lojë për t’i nxjerrë fytyrën Rizartës? Nëse Egli e sheh si kërcënim Rizartën që ka 4 ditë brenda, atëherë duhet të dalë vetë nga shtëpia.

Eglin e shoh të paqëndrueshme dhe më vjen shumë keq. Është e artikuluar, por dashuria t’i verbon sytë. Në BBV është dhe provokim, është dhe lojë. Nëse është e dashuruar, nuk duhet të ishte kaq shumë e dhënë. Duhet të ruajë dinjitetin e vet. Njeriu dashuron brenda ‘enës’ së vet.

Pyetje-Cilët banorë mendon se do të jenë finalistë?

Jul Deda: Rozana, Gjesti, G-Bani, Laerti, Gerta.

The post “Dashuria t’i verbon sytë”/ Jul Deda për Egli Takon: Duhet të ruajë dinjitetin e vet appeared first on iconstyle.al.

Gjesti ngatërroi Çerçiz Topullin, Jul Deda: Mungesa e shkollimit bën të veten

By: gaze tare
19 February 2025 at 18:11

Mbrëmjen e kaluar, Gjestit iu dhurua një bluze ku në të ishin të stampuara tri figura historike: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari patriot Çerçiz Topulli.

Ai arriti të njihte vetëm dy prej tyre ndërsa shfaqi vështirësi të njihte Çerçiz Topullin. Ai e ngatërroi me Jezusin e ky moment është pasuar me të qeshura mes banorëve.

Për këtë situatë ka reaguar aktori Jul Deda.

Aktori me ironi shkroi: Tjetri ngatërron Çerçizin me Jezusin. Shiko Çerçizin edhe mund të mos e njohësh se mbase s’ke lexuar për të por mos të njohësh Jezusin është pak problem…

The post Gjesti ngatërroi Çerçiz Topullin, Jul Deda: Mungesa e shkollimit bën të veten appeared first on iconstyle.al.

Çfarë po përgatit produksioni për Gjestin dhe Eglin? Dyshimet e Jul Dedës

By: D Marku
15 February 2025 at 14:58

Aktori Jul Deda ka komentuar çiftin Egli-Gjesti, përmes një postimi më InstaStory.

Për situatën mes tyre, Juli ka hedhur dyshimet:

“1.Gjesti eshte llastuar pak si teper, i ka hipur vetja ne qejf dhe po e trajton Eglin shume keq, duke ja marre per dobesi çdo gje qe ben ajo per te. Me sa kam pare, ajo kerkon te sqarohet, ky i kthen shpinen. Kjo nuk eshte sjellje normale e Gjestit kundrejt personit, me te cilin ai kenaqej duke ndenjur edhe ne krevat.

2. Eshte loje nga Gjesti dhe neser ne prime, ai nxjerr nga xhepi nje unaze dhe i propozon per martese.

Ju e dini, qe une nuk e pelqej Eglin si lojtare, por ne kete rast, mund te them se ajo nuk e meriton kete sjellje, gjithmone nese eshte varianti 1. Nese eshte varianti 2, atehere ndryshon puna” përfundon aktori.

The post Çfarë po përgatit produksioni për Gjestin dhe Eglin? Dyshimet e Jul Dedës appeared first on Albeu.com.

Çfarë po përgatit produksioni për Gjestin dhe Eglin? Dyshimet e Jul Dedës

By: gaze tare
14 February 2025 at 22:18

Aktori Jul Deda ka komentuar çiftin Egli-Gjesti, përmes një postimi më InstaStory.

Për situatën mes tyre, Juli ka hedhur dyshimet:

“1.Gjesti eshte llastuar pak si teper, i ka hipur vetja ne qejf dhe po e trajton Eglin shume keq, duke ja marre per dobesi çdo gje qe ben ajo per te. Me sa kam pare, ajo kerkon te sqarohet, ky i kthen shpinen. Kjo nuk eshte sjellje normale e Gjestit kundrejt personit, me te cilin ai kenaqej duke ndenjur edhe ne krevat.

2. Eshte loje nga Gjesti dhe neser ne prime, ai nxjerr nga xhepi nje unaze dhe i propozon per martese.

Ju e dini, qe une nuk e pelqej Eglin si lojtare, por ne kete rast, mund te them se ajo nuk e meriton kete sjellje, gjithmone nese eshte varianti 1. Nese eshte varianti 2, atehere ndryshon puna” përfundon aktori.

The post Çfarë po përgatit produksioni për Gjestin dhe Eglin? Dyshimet e Jul Dedës appeared first on iconstyle.al.

G Bani përjashtohet nga “Big Brother VIP”, Juli Deda: Ishte një ngjyrë ndryshe

By: gaze tare
9 February 2025 at 13:08

G Bani është përjashtuar nga gara e “Big Brother VIP Albania” pas një incidenti në shtëpi. Lajmi është bërë publik nga produksioni, ndërsa reagimet nuk kanë munguar.

Një ndër komentet e para ka ardhur nga Juli Deda, i cili ka ndarë një mendim të qartë në lidhje me vendimin. Ai ka theksuar se nuk justifikon as dhunën dhe as fjalët ofenduese, por njëkohësisht ka pranuar se G Bani ishte një lojtar ndryshe në këtë edicion.

Vendimi i vëllait të madh është i drejtë. E kam thënë gjithmonë që nuk justifikoj as dhunën dhe as fjalët ofenduese, por gjithashtu kam thënë që G Bani ishte një ngjyrë ndryshe në shtëpi,” shkruan ai.

Ai thekson se G Bani është lojtari i parë i fortë që është larguar nga shtëpia si pasojë e këtij veprimi.

The post G Bani përjashtohet nga “Big Brother VIP”, Juli Deda: Ishte një ngjyrë ndryshe appeared first on iconstyle.al.

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

By: D Marku
3 February 2025 at 19:46

Egla Ceno ka reaguar për ngjarjen e djeshme (e hënë) që ndodhi në Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi Gerta Gixhari i hodhi alkool në sy Gjestit dhe për këtë iu desh të intervenoj për në spital, teksa u largua për pak kohë edhe nga shtëpia.

Në lidhje me këtë ish-banori Julian Deda bëri një krahasim me një skenë me Egla Cenon që ndodhi vitin e kaluar.


Fituesja e Big Brother VIP Albania 3 reagoi po ashtu duke thënë se nuk kishte fare lidhje me të.

Megjithatë, ajo dha mendimin e saj duke shtuar që ky veprim ishte i dhunshëm dhe se Gerta duhet të largohet.

The post Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Jul Deda në mbështetje të Bleona Qeretit: I ka thënë të gjitha për Arjan Çanin!

By: M C
27 January 2025 at 16:17

Pas videos së publikuar një ditë më parë nga këngëtarja Bleona Qereti për gazetarin Arjan Çani, ka reaguar edhe aktori Jul Deda.

Përmes një video të postuar në “TikTok”, Juli ka dalë në mbështetje të Bleonës duke e përgëzuar këtë të fundit për guximin dhe për fjalët ndaj Çanit.

Sipas Julit asnjë fjalë e Bleonës “nuk bie në tokë”, pasi ka thënë gjithçka të vërtetë që në fjalinë e parë. Në fund, ai e ka mbyllur me një thënie të vetë gazetarit duke i thënë Bleonës: “Një big up për ty”.

“Nuk e di a e keni dëgjuar reagimin e Bleona Qeretit për Arjan Çanin dhe me thënë të drejtën më pëlqeu. Në fjalinë e parë Bleona i thotë pothuajse të gjitha.

Kjo ishte thjesht fjali a e parë e një video shumë të gjatë që Bleona ka hedhur në rrjetet sociale dhe për hir të së vërtetës nuk i bie asnjë fjalë në tokë, i ka të gjitha të vërteta.

Bleona përgëzime që ke dalë i ke thënë të gjitha. Bleona përgëzime për faktin që ti del dhe e thua troç diçka më vjen keq vetëm që i jep atij vëmendje, se ai nuk ka vëmendje. Dhe siç do thoshte dhe ai vetë një Big Up për ty”, tha Deda.

@juldeda_ Hallall Bleona..! 👍 #juldeda #fyp #bleona ♬ original sound – Jul Deda

The post VIDEO/ Jul Deda në mbështetje të Bleona Qeretit: I ka thënë të gjitha për Arjan Çanin! appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Pasi e quajti materialiste, Jul Deda reagon sërisht ndaj Eglit: Kjo vajzë ska logjikë!

By: M C
21 January 2025 at 17:34

Në një postim në InstaStory, aktori u shpreh për Eglin se është nga ato vajza që lëviz nga “një lule” në tjetrën, njëkohësisht duke e quajtur materialiste.

Mirëpo pas kësaj deklarate të rëndë, Juli ka reaguar sërish ndaj Eglit, pas një situate në shtëpi, ku kjo e fundit i shprehej Gjestit se ka gjithë shtëpinë kundër.

“E gjithë shtëpia e thotë me zë dhe me figurë që duhet të dalë Xumi dhe të rrijë Egli. Ndërkohë, Egli bërtet:

“Jeni të gjithë kundër meje!” Tani dy rrugë ka: ose vajza s’ka logjikë, ose të gjithë janë “fallco” dhe vajza është më e “vërteta” në shtëpi”, shkruan aktori në InstaStory.

The post FOTO/ Pasi e quajti materialiste, Jul Deda reagon sërisht ndaj Eglit: Kjo vajzë ska logjikë! appeared first on Albeu.com.

Për kë e ka? Jul Deda: Shyqyr që u fut se çunat e tjerë ishin duke luajtur domino

By: gaze tare
15 January 2025 at 18:38

Julian Deda, ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku ka komentuar bullizmin në shoqërinë shqiptare, duke iu referuar debateve të forta dhe me tone të larta mes banorëve të BBV 4.

Në një moment Juli u ndal edhe te Gjesti, për të cilin u shpreh se e ka përkrahur ardhjen e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sipas aktorit të njohur, gjetja e këtij sezoni nga produksioni është futja e Gjestit në këto momente.

Është gjetje për çdo gjë, për shtëpinë, për ecurinë në lojë, për publikun, për çdo gjë, është gjetje”, tha Juli.

Sipas moderatorit të njohur, djemtë e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4” ishin duke luajtur domino dhe duke parë fall dhe sa mirë ka hyrë Gjesti.

Gjesti është një djalë që shyqyr u fut në atë shtëpi, ta themi këtë gjë, se çunat e tjerë ishin duke luajtur domino, ishin duke parë letra, duke parë fall, se ça po bënin aty nuk u kuptua.

Po ai shyqyr që u fut atje, i ka dhënë një dinamikë komplet tjetër shtëpisë, sepse duhet me i parë gjërat edhe sikur të jesh aty brenda, por edhe sikur të jesh jashtë, por edhe si spektakël.

Është tip simpatik, është shumë pozitiv dhe nuk di të viktimizohet, e kështu me radhë. Por është më se e kuptueshme që banorët aty t’a prisnin me këmbët e para, është normale dhe ka ndodhur në çdo “Big Brother”. Kush vjen i ri, është instiktive që ti t’i dalësh dikujt përpara dhe aq më tepër Gjestit që ata e dinin se çfarë ka bërë te “Big Brother Kosova”. Ata dy javë kishin që ishin aty, ndërsa Gjesti kishte dy muaj dhe e dinin se sa famë kishte. Ata nuk dinë vetëm një gjë, se çfarë fame ka marrë Gjesti në momentin që e kanë eliminuar nga BBVK. Sipas publikut, ai meritonte fitoren. Në një farë mënyre publiku po e shndërron Gjestin pa dashjen e tij në një ‘viktimë’, gjynah që nuk ia dhanë atje, hajde t’a mbështesim këtu. Ndërkohë nuk kanë nevojë t’a bëjnë këtë pasi ai po përballon shumë mirë edhe G-Banin, edhe Jozin dhe këdo aty brenda, por po marr dy emrat që ai ka patur…”, tha Julian Deda.

The post Për kë e ka? Jul Deda: Shyqyr që u fut se çunat e tjerë ishin duke luajtur domino appeared first on iconstyle.al.

Jul Deda reagon pas shkarkimit të Altin Bashës: Drejtësia të mos e lërë me kaq

By: gaze tare
9 January 2025 at 20:43

Julian Deda, aktori i njohur i humorit, ka reaguar ashpër pas shkarkimit të Altin Bashës nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Deda shprehet se pas largimit të Bashës, duhet të fillojnë menjëherë hetimet për abuzimet që ai ka kryer gjatë mandatit të tij.

Aktori akuzon Basha për një sërë shkeljesh, përfshirë keqpërdorimin e fondeve të teatrit dhe përfitimet personale që, sipas Dedës, çuan në shkarkimin e tij. Ai thotë se shkarkimi nuk është i mjaftueshëm dhe kërkon që drejtësia të veprojë, duke e çuar çështjen deri në fund.

Në video, Deda vë në dukje se shumë aktorë kanë lënë spektaklin e njohur “Portokalli” për shkak të konflikteve me Bashën, duke e akuzuar këtë të fundit se ka mbështetur shembjen e Teatrit Kombëtar në këmbim të postit të drejtorit.

“Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë që ti ke pretenduar të bësh dhe çdo gjë që ti ke bërë në kurriz të tjerëve. Nga viti 2008 e mbrapa, dikush për arsye të tij, shumica e aktorëve kanë ikur nga Portokallia sepse nuk janë marrë vesh me zotërinë. Dhe ja ku jemi sot pasi dikush e bleu dhe i premtoi diçka këtij zotërisë këtu, doli pro shembjes së teatrit. Më vonë, ne morëm pse ky doli pro shembjes së teatrit. Sepse ai u bë drejtor i Teatrit Kombëtar.

Dhe atje vazhdoi me abuzimet, siç ka abuzuar dhe në TVSH, por ato do dalin më vonë, me njëfarë shfaqje Fustanella. Ka abuzuar me fondet e teatrit. Pra me pak fjalë një hajdutëri e madhe e cila sot konkretizohet me shkarkimin e tij dhe bashkë me të dhe bashkëshortja e tij. Unë shpresoj që drejtësia mos ta leje me kaq. Për sa kohë është shkarkuar për abuzim me fonde, do të thotë që kemi të bëjmë me vjedhje. Dikush ta hetojë dhe ta çojë punën deri në fund”, thotë ai ndër të tjera.

The post Jul Deda reagon pas shkarkimit të Altin Bashës: Drejtësia të mos e lërë me kaq appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Jul Deda reagon pas shkarkimit të Altin Bashës: Drejtësia të mos e lërë me kaq, ta hetojnë për vjedhje

By: M C
9 January 2025 at 20:29

Aktori i humorit, Julian Deda ka reaguar pas shkarkimit të Altin Bashës nga posti i drejtorit në Teatrin Kombëtar.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, aktori shkruan se pas shkarkimit, ndaj Bashës duhet të nisin menjëherë hetimet dhe të dënohet për vjedhjet që ka kryer.

Sipas Julit, arsyeja që shumë aktorë janë larguar nga “Portokalli” ka qenë vetë Altin Basha dhe se aprovimi i shembjes së teatrit nga ky i fundit erdhi pasi iu premtua posti i drejtorit në Teatrin Kombëtar.

“Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë që ti ke pretenduar të bësh dhe çdo gjë që ti ke bërë në kurriz të tjerëve”, shkruan Deda.

“Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë që ti ke pretenduar të bësh dhe çdo gjë që ti ke bërë në kurriz të tjerëve. Nga viti 2008 e mbrapa, dikush për arsye të tij, shumica e aktorëve kanë ikur nga Portokallia sepse nuk janë marrë vesh me zotërinë. Dhe ja ku jemi sot pasi dikush e bleu dhe i premtoi diçka këtij zotërisë këtu, doli pro shembjes së teatrit. Më vonë, ne morëm pse ky doli pro shembjes së teatrit. Sepse ai u bë drejtor i Teatrit Kombëtar.

Dhe atje vazhdoi me abuzimet, siç ka abuzuar dhe në TVSH, por ato do dalin më vonë, me njëfarë shfaqje Fustanella. Ka abuzuar me fondet e teatrit. Pra me pak fjalë një hajdutëri e madhe e cila sot konkretizohet me shkarkimin e tij dhe bashkë me të dhe bashkëshortja e tij. Unë shpresoj që drejtësia mos ta leje me kaq. Për sa kohë është shkarkuar për abuzim me fonde, do të thotë që kemi të bëjmë me vjedhje. Dikush ta hetojë dhe ta çojë punën deri në fund”, thotë ai ndër të tjera.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha u shkarkua nga detyra ditën e sotme me një vendim të Këshillit të Ministrave.

Shkarkimi nga detyra i Bashës erdhi pasi një investigimit të emisionit ‘Piranja’, ku zbuluan skandalin e abuzimit me fondet e Teatrit Kombëtar.

Altin Basha u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në dhjetor të 2022 ku zëvendësoi Hervin Çulin.

Ndërkohë më herët ai ka qenë administrator i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, e ndërsa karriera e tij lidhet ngushtë si regjisor prej 17 vitesh në spektaklin e humorit “Portokalli”.

The post VIDEO/ Jul Deda reagon pas shkarkimit të Altin Bashës: Drejtësia të mos e lërë me kaq, ta hetojnë për vjedhje appeared first on Albeu.com.

Videoja në TikTok pas deklaratës së Bernardit, Jul Deda: Je krenar? Shijoje

By: gaze tare
5 January 2025 at 15:31

Deklarata e Bernardit në prime-n e Big Brother VIP 4 lidhur me orientimin e tij seksual ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Një prej VIP-ave që ka reaguar është Jul Deda, ish-banori i BBV, i cili ka ironizuar situatën pa përmendur emra.

I ftuar në Fan Club, Juli ka theksuar se Bernardi u viktimizua me deklaratën e tij dhe e ka kundërshtuar këtë qasje.

Ai shtoi: “Kam qenë kundër lojës së viktimizimit, pse duhet të qante një person i tillë aty? A je krenar, shijoje.” Reagimi i Juli-t ka nxitur diskutime të shumta në rrjet.

The post Videoja në TikTok pas deklaratës së Bernardit, Jul Deda: Je krenar? Shijoje appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Jul Deda ka dy fjalë për banorin e BBV që zbuloi orientimin sek*ual: Më burrë u tregua Amber

By: M C
4 January 2025 at 16:07

Bernard Hulme, një nga banorët e këtij edicionit të katërt të “Big Brother Albania,” zbuloi në spektaklin e mbrëmshëm të reality show orientimin e tij seksual. Teksa foli për debatin me disa nga djemtë e shtëpisë, Hulme tregoi publikisht se i përket komunitetit LGBT.

“Jam një baba krenar, jam gjysh krenar. Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”, tha ai.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale, me disa që e përgëzuan për guximin e tij për të zbuluar orientimin e tij seksual dhe të tjerë që e kritikuan. Lidhur me deklaratën e banorit të BBV ka reaguar edhe aktori i humorit Julian Deda. Përmes një postimi në Instagra, ish-banori i BBV tha se Bernardi e përdori deklaratën për lojë.

“Kësaj i thonë, ta përdoresh orientimin seksual per lojë. Pse nuk e ka deklaru që në fillim që është gej, pse pikerisht sot në mes te prajmit? Më burrë u tregua Amberi që e ka deklaru që në prezantimin e parë”, ka shkruar Jul Deda në Instagram.

The post FOTO/ Jul Deda ka dy fjalë për banorin e BBV që zbuloi orientimin sek*ual: Më burrë u tregua Amber appeared first on Albeu.com.

❌
❌