Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Abuzoi me fondet e Teatrit/ Delina Fico mbron Altin Bashën: Mos i prishni imazhin

11 January 2025 at 16:42

Pakënaqësitë e aktorëve ndaj ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar Altin Basha vazhdon prej kohësh, e duket se ata kishin të drejtë. Pak javë më parë, emisioni “Piranjat” publikoi fakte dhe dëshmi se si Altin Basha dhe bashkëshortja e tij, Ilirjana, e kishin kthyer Teatrin në një “çerdhe” korrupsioni për t’u pasuruar për vete, ku regjisori shfrytëzonte […]

The post Abuzoi me fondet e Teatrit/ Delina Fico mbron Altin Bashën: Mos i prishni imazhin appeared first on BoldNews.al.

Jul Deda reagon pas shkarkimit të Altin Bashës: Drejtësia të mos e lërë me kaq

By: gaze tare
9 January 2025 at 20:43

Julian Deda, aktori i njohur i humorit, ka reaguar ashpër pas shkarkimit të Altin Bashës nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Deda shprehet se pas largimit të Bashës, duhet të fillojnë menjëherë hetimet për abuzimet që ai ka kryer gjatë mandatit të tij.

Aktori akuzon Basha për një sërë shkeljesh, përfshirë keqpërdorimin e fondeve të teatrit dhe përfitimet personale që, sipas Dedës, çuan në shkarkimin e tij. Ai thotë se shkarkimi nuk është i mjaftueshëm dhe kërkon që drejtësia të veprojë, duke e çuar çështjen deri në fund.

Në video, Deda vë në dukje se shumë aktorë kanë lënë spektaklin e njohur “Portokalli” për shkak të konflikteve me Bashën, duke e akuzuar këtë të fundit se ka mbështetur shembjen e Teatrit Kombëtar në këmbim të postit të drejtorit.

“Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë që ti ke pretenduar të bësh dhe çdo gjë që ti ke bërë në kurriz të tjerëve. Nga viti 2008 e mbrapa, dikush për arsye të tij, shumica e aktorëve kanë ikur nga Portokallia sepse nuk janë marrë vesh me zotërinë. Dhe ja ku jemi sot pasi dikush e bleu dhe i premtoi diçka këtij zotërisë këtu, doli pro shembjes së teatrit. Më vonë, ne morëm pse ky doli pro shembjes së teatrit. Sepse ai u bë drejtor i Teatrit Kombëtar.

Dhe atje vazhdoi me abuzimet, siç ka abuzuar dhe në TVSH, por ato do dalin më vonë, me njëfarë shfaqje Fustanella. Ka abuzuar me fondet e teatrit. Pra me pak fjalë një hajdutëri e madhe e cila sot konkretizohet me shkarkimin e tij dhe bashkë me të dhe bashkëshortja e tij. Unë shpresoj që drejtësia mos ta leje me kaq. Për sa kohë është shkarkuar për abuzim me fonde, do të thotë që kemi të bëjmë me vjedhje. Dikush ta hetojë dhe ta çojë punën deri në fund”, thotë ai ndër të tjera.

The post Jul Deda reagon pas shkarkimit të Altin Bashës: Drejtësia të mos e lërë me kaq appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Jul Deda reagon pas shkarkimit të Altin Bashës: Drejtësia të mos e lërë me kaq, ta hetojnë për vjedhje

By: M C
9 January 2025 at 20:29

Aktori i humorit, Julian Deda ka reaguar pas shkarkimit të Altin Bashës nga posti i drejtorit në Teatrin Kombëtar.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, aktori shkruan se pas shkarkimit, ndaj Bashës duhet të nisin menjëherë hetimet dhe të dënohet për vjedhjet që ka kryer.

Sipas Julit, arsyeja që shumë aktorë janë larguar nga “Portokalli” ka qenë vetë Altin Basha dhe se aprovimi i shembjes së teatrit nga ky i fundit erdhi pasi iu premtua posti i drejtorit në Teatrin Kombëtar.

“Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë që ti ke pretenduar të bësh dhe çdo gjë që ti ke bërë në kurriz të tjerëve”, shkruan Deda.

“Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë që ti ke pretenduar të bësh dhe çdo gjë që ti ke bërë në kurriz të tjerëve. Nga viti 2008 e mbrapa, dikush për arsye të tij, shumica e aktorëve kanë ikur nga Portokallia sepse nuk janë marrë vesh me zotërinë. Dhe ja ku jemi sot pasi dikush e bleu dhe i premtoi diçka këtij zotërisë këtu, doli pro shembjes së teatrit. Më vonë, ne morëm pse ky doli pro shembjes së teatrit. Sepse ai u bë drejtor i Teatrit Kombëtar.

Dhe atje vazhdoi me abuzimet, siç ka abuzuar dhe në TVSH, por ato do dalin më vonë, me njëfarë shfaqje Fustanella. Ka abuzuar me fondet e teatrit. Pra me pak fjalë një hajdutëri e madhe e cila sot konkretizohet me shkarkimin e tij dhe bashkë me të dhe bashkëshortja e tij. Unë shpresoj që drejtësia mos ta leje me kaq. Për sa kohë është shkarkuar për abuzim me fonde, do të thotë që kemi të bëjmë me vjedhje. Dikush ta hetojë dhe ta çojë punën deri në fund”, thotë ai ndër të tjera.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha u shkarkua nga detyra ditën e sotme me një vendim të Këshillit të Ministrave.

Shkarkimi nga detyra i Bashës erdhi pasi një investigimit të emisionit ‘Piranja’, ku zbuluan skandalin e abuzimit me fondet e Teatrit Kombëtar.

Altin Basha u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në dhjetor të 2022 ku zëvendësoi Hervin Çulin.

Ndërkohë më herët ai ka qenë administrator i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, e ndërsa karriera e tij lidhet ngushtë si regjisor prej 17 vitesh në spektaklin e humorit “Portokalli”.

The post VIDEO/ Jul Deda reagon pas shkarkimit të Altin Bashës: Drejtësia të mos e lërë me kaq, ta hetojnë për vjedhje appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar

9 January 2025 at 17:24

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Këshilli i Ministrave liroi të enjten nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. “Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe […]

The post Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar appeared first on Reporter.al.

Shkarkimi i Altin Bashës, ish-aktori i ‘Portokallisë’: Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë…

9 January 2025 at 18:46

Aktori Julian Deda ka reaguar pas shkarkimit të Altin Bashës nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, duke e lidhur këtë vendim me abuzimin me fondet e teatrit.

Në një video të postuar në Instagram, Deda ka theksuar se shkarkimi i Bashës duhet të pasohet me hetim dhe se ky shkarkim është rezultat i një “hajdutërie të madhe”.

Ai ka kritikuar Bashën për përfshirjen në shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për ndryshimin e qëndrimit të tij pas marrjes së postit si drejtor. Deda ka akuzuar Bashën për abuzime në periudhën e tij si drejtor, duke e lidhur këtë me periudhën e tij të mëparshme në TVSH dhe ka kërkuar që drejtësia të shkojë deri në fund në hetimin e këtyre veprimeve. Ai ka përmendur gjithashtu përfshirjen e bashkëshortes së Bashës në këtë situatë dhe shpreson që procesi të vazhdojë.

“Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë që ti ke pretenduar të bësh dhe çdo gjë që ti ke bërë në kurriz të tjerëve. Nga viti 2008 e mbrapa, dikush për arsye të tij, shumica e aktorëve kanë ikur nga Portokallia sepse nuk janë marrë vesh me zotërinë. Dhe ja ku jemi sot pasi dikush e bleu dhe i premtoi diçka këtij zotërisë këtu, doli pro shembjes së teatrit. Më vonë, ne morëm pse ky doli pro shembjes së teatrit. Sepse ai u bë drejtor i Teatrit Kombëtar. Dhe atje vazhdoi me abuzimet, siç ka abuzuar dhe në TVSH, por ato do dalin më vonë, me njëfarë shfaqje Fustanella. Ka abuzuar me fondet e teatrit. Pra me pak fjalë një hajdutëri e madhe e cila sot konkretizohet me shkarkimin e tij dhe bashkë me të dhe bashkëshortja e tij. Une shpresoj që drejtësia mos ta leje me kaq. Për sa kohë është shkarkuar për abuzim me fonde, do të thotë që kemi të bëjmë me vjedhje. Dikush ta hetojë dhe ta cojë punën deri në fund.”, tha Deda.

The post Shkarkimi i Altin Bashës, ish-aktori i ‘Portokallisë’: Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë… appeared first on Sot News | Lajme.

Julian Deda: Drejtësia mos të mjaftohet vetëm me shkarkimin e Altin Bashës, duhet hetim!

By: Oldi
9 January 2025 at 18:35

Aktori i humorit Julian Deda ka reaguar pas shkarkimit të Altin Bashës si drejtor i Teatrit Kombëtar pas investigimit të emisionit “Piranjat”. Përmes një videoje të postuar në Instagram, Deda shkruan se tashmë pas shkarkimit duhet të nisë dhe hetimi ndaj Bashës. Aktori shprehet se posti si drejtor i Teatrit Kombëtar ishte dhe arsyeja që […]

The post Julian Deda: Drejtësia mos të mjaftohet vetëm me shkarkimin e Altin Bashës, duhet hetim! appeared first on BoldNews.al.

Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar

9 January 2025 at 15:57

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi lirimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

Me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

MEKI bëri me dije se pas këtij lirimi do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtuesin e ri të Teatrit Kombëtar. Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional.

MEKI njofton se me zbardhjen e vendimit, do të komandojë si drejtues të përkohshëm Indrit Çobanin.

/r.e//a.f/

The post Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkarkimi i Altin Bashës/ Zbulohet kush emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar (EMRI)

By: Oldi
9 January 2025 at 16:03

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar ditën e sotme nga detyra. Ndërkohë sot menjëherë pas shkarkimit të Bashës është emëruar drejtori i ri. Postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar e ka marrë Indrit Çobani. Shkarkimi i Bashës erdhi pas investigimit të emisionit “Piranja”, ku nxorrën zbuluar skandalin me abuzimin e fondeve të Teatrit […]

The post Shkarkimi i Altin Bashës/ Zbulohet kush emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Shkarkimi i Bashës si drejtor i Teatrit Kombëtar, Ministria: Çelet procesi për kreun e ri

By: redi
9 January 2025 at 15:37

Altin Basha u shkarkua këtë të enjte nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar, me vendim të Këshillit të Ministrave. Ai dyshohet se ka abuzuar me fondet e teatrit, dhe më konkretisht bëhet fjalë me kostumet e shfaqjes “Vojçek”. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit konfirmon shkarkimin dhe njofton zëvendësimin e tij me një drejtues të përkohshëm, deri në përzgjedhjen nëpërmjet garës…

Source

Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha

By: gaze tare
9 January 2025 at 16:24

Altin Basha është liruar nga detyra si drejtor i Teatrit Kombëtar.

Basha, i cili e mori detyrën si drejtori i Teatrit Kombëtar dy vite më parë, është shkarkuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka caktuar si drejtues të përkohshëm të këtii institucioni, Indrit Çobanin.

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Pas këtij lirimi MEKI do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri të TK. Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional. Me zbardhjen e vendimit, MEKI do të komandojë si drejtues të përkohshëm z Indrit Çobani.

Ai dyshohet se ka abuzuar me fondet e teatrit, dhe më konkretisht bëhet fjalë me kostumet e shfaqjes “Vojçek”. Basha ia kishte besuar kostumet bashkëshortes së tij Ilirjana, e cila i siguronte kostumet me kosto më të lartë. Skandali u publikua në një emision investigativ dhe verifikimet nisën më 23 dhjetor 2024 nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e cila kishte ngritur një grup të posaçëm për të vërtetuar të gjitha pretendimet e ngritura.

The post Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha appeared first on iconstyle.al.

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha

By: KultPlus
9 January 2025 at 14:27

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Tiranës, Altin Basha, është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.

Shkarkimi i Bashës nga ky post vjen pas dyshimeve tw medieve se ka abuzuar me fondet e Teatrit Kombëtar.

Altin Basha është shkarkuar ditën e sotme me vendimin të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pritet që në vend të tij të vendoset një tjetër drejtor. 

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha

9 January 2025 at 14:33

Altin Basha nuk është më drejtor i Teatrit Kombëtar. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave të mërkurën.

Basha u emërua në krye të këtij institucioni në dhjetor të vitit 2022, duke zëvendësuar Hervin Çulin.

Më parë ka mbajtur postin e administratorit të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa ka qenë edhe regjisor prej shumë vitesh i emisionit të humorit, “Portokalli”.

The post Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha appeared first on Telegrafi.

Altin Basha dhe bashkëshortja e tij në qendër të skandalit, drejtori i TK shkarkohet nga Këshilli i Ministrave

9 January 2025 at 14:14

Altin Basha, drejtori i Teatrit Kombëtar, është shkarkuar nga detyra pas një investigimi, i cili zbuloi abuzime me fondet e institucionit.

Sipas raportimeve, Basha dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga fondet e Teatrit Kombëtar.

Pas publikimit të këtyre zbulimeve, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e tij nga posti i drejtorit.

Në një përballje me gazetarët që bënë investigimin, Altin Basha nuk dha përgjigje konkrete, duke kërkuar që takimi të zhvillohej në ambientet zyrtare të Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij mohoi akuzat për përfitime nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”.

Pas këtyre zhvillimeve, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi nisjen e një hetimi ligjor mbi këtë çështje.

Aktualisht, pritet emërimi i një drejtori të ri për Teatrin Kombëtar.

The post Altin Basha dhe bashkëshortja e tij në qendër të skandalit, drejtori i TK shkarkohet nga Këshilli i Ministrave appeared first on Sot News | Lajme.

Abuzimi me fondet, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

By: Ela
9 January 2025 at 13:52

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha, është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Shkarkimi i Bashës nga ky post vjen pas investigimit të emisionit Piranja, ku nxorrën zbuluar skandalin me abuzimin e fondeve të Teatrit Kombëtar. Basha është shkarkuar ditën e sotme me vendimin të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pritet që në vend të […]

The post Abuzimi me fondet, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha appeared first on BoldNews.al.

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

By: user 4
9 January 2025 at 13:50

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha u shkarkua nga detyra gjatë mbledhjes së qeverisë. Basha kishte dorëzuar detyrën disa ditë më parë dhe vendimi i sotëm i qeverisë është vetëm zyrtarizimi i vendimit, pas një skandali me abuzimin e fondeve të teatrit. Denoncimi fillestar u bë nga emisioni Piranjat që zbuloi se si faturat manipuloheshin, ndërsa Altin Basha kishte punësuar të shoqen në institucionin që drejtonte vetë.

Altin Basha, shakaxhiu që përfitoi nga shembja e teatrit

Investigimi i Piranjave (KLIKO KETU)

Në vitin 2022 Altin Basha u emërua me vendim të Këshillit të Ministrave drejtor i Teatrit Kombëtar. Në këto dy vite punë, duket se ai është siguruar që jo vetëm t’i japë teatrit, por edhe të marrë nga pak. Si përshembull në rastin e shfaqjes “Vojçek”, e miratuar nga bordi artistik në mars të vitit 2023, me regji të japonezit Kuniaki Ida. Për këtë shfaqje Altin Basha ka punësuar si skeongrafe dhe kostumografe bashkëshorten e tij, Iliriana Basha.

Ky është një konflikt i hapur interesi, por çifti artistëve janë kamufluar në mënyrën më të mundshme, sepse sipas dokumentave, Iliriana Basha nuk ka marrë asnjë pagesë për punën e saj, me pak fjalë ka bërë punë vullnetare. Mirëpo, në dosjen e shfaqjes më tej rezulton se zonja Iliriana ka kërkuar 12 milionë lekë për kostumet e aktorëve, edhe pse teatri ka një garderobë që mund të përdorej. Por kostumografja duket se nuk ka përdorur asgjë nga garderoba dhe si përfundim veshjet e aktorëve janë paguar gati 11 milionë lekë. Por çudia më e madhe qëndron tek çmimet e veshjeve. Për pardesytë e aktorëve meshkuj janë paguar 500 mijë lekë, ndërsa për fustanet e aktoreve janë dhënë në disa raste nga 270 mijë lekë.

Njëri nga bashkëpunëtorët e çiftit Basha, rrobaqepësi Musa Fisniku, tha se ka punuar veshjet për shfaqjen në fjalë dhe se për një pardesy që Teatri Kombëtar ka paguar 500 mijë lekë, ai ua la “Piranjave” për 200 mijë lekë. Por nuk mbaron me kaq. Për këtë shfaqje, Altin Basha ka punësuar edhe dy persona nga rrethi i tij i të besuarve, si Ervis Saliasin dhe Benada Shutën. Këta dy persona kanë punuar për emisionin “Fustanella” të Altin Bashës, i pari si moderator dhe e dyta skenariste. Benada Shuta është punësuar në shfaqjen “Vojçek” si make up artist (grimiere), por ndërkohë Shpresa Vasili, ish-grimiere e Teatrit Kombëtar, që tashmë ka dalë në pension tha për “Piranjat” se grimin tek kjo shfaqje e ka bërë e vetme. Po ashtu Benada Shuta ka dhe një aktivitet të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku shkruhet se vepron në këto fusha si skenariste, asistent regjisore, organizatore dhe producente ekzekutive, pra askund nuk shfaqet si make up artist. Por pavaresisht kësaj, ajo ka marrë katër milionë lekë si grimiere e shfaqjes “Vojçek”.

Ndërkohë Altin Basha duket se ndonjëherë zgjat duart edhe nga Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Pavarësisht se është drejtor i Teatrit Kombëtar, ai ka vënë në skenën e eksperimentalit shfaqjen “E kuqe” dhe ka përfituar 24 milionë lekë fonde për këtë shfaqje. As këtu nuk ka munguar si skenografe dhe kostumografe bashkëshortja e tij, Iliriana. “Piranjat” i kërkoi Teatrit Eksperimental dosjen e plotë për këtë shfaqje, ku të saktësoheshin emrat e të gjithë të punësuarve, shtesat në buxhet, kostot për kostumografinë dhe rekuizitën, por ky informacion nuk iu vendos në dispozicion. Shfaqja “E kuqe” ka pasur vetëm dy aktorë, Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj dhe për të janë vendosur në dispozicion një personel me thuajse 13 persona mes tyre kostumograf dhe asistent kostumograf, skenograf dhe asistent skenograf, regjisor për efekte audiovizuale, regjisor ndriçimi. Pavarësisht se për çdo shfaqje këto emra bëhen publikë, Teatri Eksperimental nuk e jep si informacion me justifikimin se nuk ka autorizimin për të dhënë të dhëna konfidenciale, duke lënë vend për dyshim se diçka po mbahet e fshehtë nga Altin Basha dhe Gjergj Prevazi, drejtori i eksperimentalit.

Ndërkaq në një përballje me “Piranjat” Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”. Ndër të tjera e revoltuar ajo u shpreh: “Për këtë fytyrën, kam punuar shumë edhe unë, edhe zoti Altin Basha, se kemi tre fëmijë dhe në vend që të shkojmë diku tjetër etë jetojmë si mbretër, kemi zgjedhur të jetojmë në këtë vendin e ndyrë, të poshtër dhe mos me vjedh kurrë asnjë cent, mos me ngrit kurrë gishtin nga ne, sepse duam ata fëmijët me i rrit mirë”.

The post Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha appeared first on Lapsi.al.

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

By: V K
9 January 2025 at 14:17

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha, është shkarkuar nga detyra.

Basha është shkarkuar ditën e sotme, me vendimin të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pritet që në vend të tij të vendoset një tjetër drejtor.

Altin Basha u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në dhjetor të 2022 ku zëvendësoi Hervin Çulin.

The post Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha appeared first on Albeu.com.

Qeveria shkarkon nga detyra drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha

9 January 2025 at 14:05
Qeveria shkarkon nga detyra drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Vendimi për shkarkimin e Altin Bashës u mor në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave. Altin Basha akuzohet se ka shpërdoruar fondet e Teatrit Kombëtar. Sipas akuzës Basha kishte punësuar si kostumografe bashkëshorten e tij për shfaqen “Vojçek” dhe e kishte paguar atë 11

Zbulohen të tjera skandale në Teatrin Kombëtar, nën drejtimin e Altin Bashës

By: Oldi
27 December 2024 at 22:11

Një javë më parë, “Piranjat” treguan me dëshmi dhe fakte se si janë shpërdoruar fondit në Teatrin Kombëtar nga drejtori Altin Basha. Ky i fundit kishte punësuar si kostumografe dhe skenografe bashkëshorten e tij, Iliriana Basha, për shfaqjen “Vojçek” dhe për t’i shpëtuar çdo auditi në dokumenta e kishte shkruar se punonte me zero pagesë. […]

The post Zbulohen të tjera skandale në Teatrin Kombëtar, nën drejtimin e Altin Bashës appeared first on BoldNews.al.

Investigimi për Altin Bashën/ Reagon Egla Ceno: Zoti vonon, por nuk harron!

By: Ela
23 December 2024 at 11:55

Shumë nga aktorët shqiptarë kanë reaguar pas investigimit të “Piranjat” për drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Së fundmi ka reaguar edhe aktorja Egla Ceno e cila, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, shkruan se Zoti vonon, por nuk harron. Ajo shton se të vjedhësh në teatër duhet të jesh mashtrues i […]

The post Investigimi për Altin Bashën/ Reagon Egla Ceno: Zoti vonon, por nuk harron! appeared first on BoldNews.al.

Investigimi për Altin Bashën / Egla Ceno: Zoti vonon, por nuk harron!

By: gaze tare
23 December 2024 at 11:26

Ditët e fundit, aktorët shqiptarë e jo vetëm po reagojnë pas investigimit të “Piranjat” për drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

Aktorja Egla Ceno ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” në lidhje me skandalin. Ceno shkruan se Zoti vonon, por nuk harron. Ajo shton se të vjedhësh në teatër duhet të jesh mashtrues i madh dhe mbi të gjitha i paudhë.

“Zoti vonon, por nuk harron! Të vjedhësh në teatër duhet të jesh mashtrues i madh dhe mbi të gjitha i paudhë”, shkruan Ceno.

Kujtojmë se në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me “Piranjat” Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”.

The post Investigimi për Altin Bashën / Egla Ceno: Zoti vonon, por nuk harron! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌