Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

“Si ta doni”, vepra e Shekspirit në Teatrin Kombëtar

By: Kult Plus
17 July 2025 at 16:18

Komedia romantike e William Shakespeare, “Si ta doni”, do të jetë pjesë e sezonit të ri të Teatrit Kombëtar.

Kjo komedi romantike për dashurinë dhe lirinë, vjen me regji të John Blondell dhe me interpretim nga Genti Deçka, Lulzim Zeqja, Laert Vasili, Luli Bitri, Elia Zaharia, Donald Shehu, Dritan Boriçi, Besmir Bitraku, Flaura Kureta, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Ilirda Bejleri, Krist Lleshi.

“Si ta doni”, në origjinal “As you like it”, është një komedi baritore nga William Shakespeare që besohet se është shkruar në vitin 1599. Ajo u vu në skenë në Wilton House në 1603. Prej atëherë është adaptuar si pjesë për radio, film dhe muzikal.

“As You Like It” ndjek heroinën e saj Rosalind ndërsa ajo ikën nga persekutimi në oborrin e xhaxhait të saj, e shoqëruar nga kushërira, Celia për të gjetur sigurinë dhe dashurinë, në Pyllin e Ardenit. Në pyll, ata ndeshen me një sërë personazhesh të paharrueshëm, veçanërisht udhëtarin melankolik Jaques, i cili reciton një nga fjalimet më të famshme të shkruara nga Shekspiri, “Gjithë bota është një skenë” dhe ofron një kontrast të mprehtë me personazhet e tjerë në shfaqje, duke vëzhguar dhe diskutuar gjithmonë vështirësitë e jetës në vend./atsh/KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Të garantojmë statusin e artistit

By: Kult Plus
23 May 2025 at 18:15

Teatri Kombëtar, institucioni që prej dekadash mbart dhe përcjell vlerat më të mira të artit skenik shqiptar, shënoi 80-vjetorin e themelimit.

Ky teatër u përurua si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 maj të vitit 1945, ku me regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, që u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit Kombëtar”.

Mbrëmjen e djeshme në një ceremoni të organizuar në ambientet e ArTurbinës në praninë e trupës së Teatrit Kombëtar dhe artistëve të shumtë, u kujtuan qindra artistët që i dhanë jetë këtij institucioni të rëndësishëm të artit e kulturës.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se duhet të garantojmë statusin e artistit.

“Në dinamikën që ka jeta e një artisti, në rëndësinë që ka liria e tij, dhe ne duhet të garantojmë që kjo të ndodhë dhe kjo nuk bëhet pa një ombrellë speciale që do të ishte ajo e statusit të artistit. Kjo është një nga themelet për të cilën duhet të punojmë”, tha Gonxhja.

Drejtori në detyrë i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani u shpreh se “Teatri mbetet ndoshta hapësira e vetme ku njerëzit mund t’i ndajnë idetë e tyre duke u parë, duke e dëgjuar njëri tjetrin live. Sot aktorët kanë sfidë me kohën të cilës i përkasin, në një zhurmë informative, ata duhet të gjejmë rrugë të reja se si të depërtojnë tek audienca”.

Aktorja Luzia Xhuvani solli për të pranishmit kujtime nga nisja e punës në Teatrin Kombëtar.

“Dita e parë e punës në Teatrin Popullor ishte impresionuese për mua. Ishte mbledhja e trupës artistike, pashë të hynin në atë studio figura si Piro Mani, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Roza Anagnosti, emra që konfirmojnë kombëtaren në teatër. U ndjeva e privilegjuar dhe kjo ndjesi më shoqëroi gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional”, tha Xhuvani.

Ndërsa aktorja Yllka Muja tha se “Teatri është mision, është frymë, është ndërveprim, është ndërgjegjësim. Është vetëdije. Në teatër ke mundësi të njohësh të gjithë botën, por mbi të gjitha ke mundësi të njohësh vetveten”.

Aktori Ndriçim Xhepa e vuri theksin në fjalën e tij te përgatitja universitare e regjisorëve të rinj.

“Duhet t’i rikthehet vëmendja shtetit me elementin kryesor regjisurën, se pa regjisurë nuk ka teatër. Me regjisorë të mirë, avancojnë dhe aktorë të mirë. Ata që dalin nga 3-vjeçari i regjisurës, duhet patjetër 2-vjeçarin tjetër ta bëjnë në shkolla të nivelit të parë europian apo edhe në Lindje. Kjo do ta rrisë nivelin e Teatrit në vepra më të mëdha që duhet të kërkohen për t’u vënë në skenë“, tha Xhepa.

Për të pranishmit u vunë në skenë disa copëza të komedisë “Topazi” të sjella për publikun në skenën e ArTurbinës me aktorë të trupës së sotme të Teatrit Kombëtar, pikërisht në 80-vjetorin e themelimit.

Teatri Kombëtar është krijuar si i pari teatër profesionist shqiptar më 17 maj 1945. Nën regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, e cila u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit”. Shteti shqiptar në periudhën para viteve ‘90 u përpoq ta orientonte Teatrin (i cili quhej në atë kohë Teatri Popullor) në sigurimin e një repertori me drama të “realizmit socialist” me autorë të vendeve të Lindjes, por përveç tyre janë vënë në skenë edhe premiera nga dramaturgjia botërore: “Revizori” nga Gogoli, “Otello” nga Shekspiri, “Shërbëtori i dy zotërinjve” nga K. Goldon.

Nga viti 1989 mban emrin Teatri Kombëtar.
Pas viteve ’90 kemi një prani më të gjerë të repertorit të huaj me vepra të autorëve të njohur si: “Dy zotërinjtë nga Verona” nga Shekspir; “Fernando Krafti më ka shkruar një letër” nga T. Dorst, “Tiranozauri” nga K. Trebeshina; “Don Zhuani” nga Molier; “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, “Quo Vadis”; “Kopshti me dallëndyshe” nga B. Cikliropulos; “Ëndrra e një nate dimri” nga I. Kadare; “Njeriu, virtyti, kafsha” nga L. Pirandelo; “Armiku i Popullit” nga H. Ibsen, etj.

Teatri Kombëtar është vendosur në ambientet e ndërtesës ArTurbina në pritje të ndërtimit të godinës së re./atsh/KultPlus.com

80-vjetori i Teatrit Kombëtar! Vihet në skenë ‘topazi’ i 1945-të

23 May 2025 at 17:30

“Topazi” ishte shfaqja e parë teatrale që u vu në skenë në majin e vitit 1945, duke inaguruar dhe Teatrin Popullor.

Pikërisht në 80 vjetorin e themelimit të Teatrit, disa copëza të kësaj komedie janë sjellë për publikun në skenën e ArTurbinës me aktorë të trupës së sotme të Teatrit Kombëtar.

Ky përvjetor bëri bashkë, aktorë e regjisorë që për dekada me radhë i kanë dhënë jetë Teatrit në vendin tonë.

“ Dita e parë e punës në teatrin Popullor impresionuese për mua, ishte një ditë kur ishte mbledhja artistike. U ndjeva  e proviligjuar dhe kjo ndjesi më shoqëroi gjatë gjithë rrugëtimin tim prefesional që mu kthye në përgjegjësi, punë dhe përkushtim. Aktori I server çdo natë shpirtin publikut, u bë motoja ime, Teatri është jeta ime”,-tha Luiza Xhuani.

“Nga koha kur unë hyra në Teatrin Kombëtar, 50 vjet. Ka qenë një përgjegjësi shumë e madhe, se a do isha e denjë që të luaja përkrah këtyre gjigandëve të skenës, kjo ishte gjëja e parë që kam menduar. Teatri për mua vazhdon të jetë tempull, Teatri është mission, frymë, ndërveprim, është ndërgjegjësim, është vetëdije. Ke mundësi të njohës të gjithë botën, por ajo që është e rëndësishme është që njeh vetveten. Me gjithë sfidat që kalon Teatri, publiku nuk e braktisi asnjëherë, publiku është dashuria jonë, ne aty jetojmë”,-tha Yllka Mujo.  

Ky vit jubile e gjen vendin tonë pa godinë të Teatrit Kombëtar, e përveç kësaj ka dhe problematika të tjera.

“Pati një gjë pozitive në vitet ’50-’60 duhet thënë ajo kohë çoi njerëz që studiuan jashtë sidomos për regjisurë. Ajo ngriti nivelin e Teatrit me premiera të veprave të mëdha. Kam bindjen që e sotshmja ka filluar të çaloj në drejtimin të përgatitjes së regjisorëve”, tha Ndriçim Xhepa.

Ky përvjetor është sjellë në vëmendje në një aktivitet të veçantë, ku për të pranishmit është hapur edhe arkiva me dokumente të rralla dhe fotografi historike nga shfaqjet e para të Teatrit Kombëtar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 80-vjetori i Teatrit Kombëtar! Vihet në skenë ‘topazi’ i 1945-të appeared first on Euronews Albania.

80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Të garantojmë statusin e artistit

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Teatri Kombëtar, institucioni që prej dekadash mbart dhe përcjell vlerat më të mira të artit skenik shqiptar, shënoi 80-vjetorin e themelimit.

Ky teatër u përurua si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 maj të vitit 1945, ku me regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, që u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit Kombëtar”.

Mbrëmjen e djeshme në një ceremoni të organizuar në ambientet e ArTurbinës në praninë e trupës së Teatrit Kombëtar dhe artistëve të shumtë, u kujtuan qindra artistët që i dhanë jetë këtij institucioni të rëndësishëm të artit e kulturës.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se duhet të garantojmë statusin e artistit.

“Në dinamikën që ka jeta e një artisti, në rëndësinë që ka liria e tij, dhe ne duhet të garantojmë që kjo të ndodhë dhe kjo nuk bëhet pa një ombrellë speciale që do të ishte ajo e statusit të artistit. Kjo është një nga themelet për të cilën duhet të punojmë”, tha Gonxhja.

Drejtori në detyrë i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani u shpreh se “Teatri mbetet ndoshta hapësira e vetme ku njerëzit mund t’i ndajnë idetë e tyre duke u parë, duke e dëgjuar njëri tjetrin live. Sot aktorët kanë sfidë me kohën të cilës i përkasin, në një zhurmë informative, ata duhet të gjejmë rrugë të reja se si të depërtojnë tek audienca”.

Aktorja Luzia Xhuvani solli për të pranishmit kujtime nga nisja e punës në Teatrin Kombëtar.

“Dita e parë e punës në Teatrin Popullor ishte impresionuese për mua. Ishte mbledhja e trupës artistike, pashë të hynin në atë studio figura si Piro Mani, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Roza Anagnosti, emra që konfirmojnë kombëtaren në teatër. U ndjeva e privilegjuar dhe kjo ndjesi më shoqëroi gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional”, tha Xhuvani.

Ndërsa aktorja Yllka Muja tha se “Teatri është mision, është frymë, është ndërveprim, është ndërgjegjësim. Është vetëdije. Në teatër ke mundësi të njohësh të gjithë botën, por mbi të gjitha ke mundësi të njohësh vetveten”.

Aktori Ndriçim Xhepa e vuri theksin në fjalën e tij te përgatitja universitare e regjisorëve të rinj.

“Duhet t’i rikthehet vëmendja shtetit me elementin kryesor regjisurën, se pa regjisurë nuk ka teatër. Me regjisorë të mirë, avancojnë dhe aktorë të mirë. Ata që dalin nga 3-vjeçari i regjisurës, duhet patjetër 2-vjeçarin tjetër ta bëjnë në shkolla të nivelit të parë europian apo edhe në Lindje. Kjo do ta rrisë nivelin e Teatrit në vepra më të mëdha që duhet të kërkohen për t’u vënë në skenë“, tha Xhepa.

Për të pranishmit u vunë në skenë disa copëza të komedisë “Topazi” të sjella për publikun në skenën e ArTurbinës me aktorë të trupës së sotme të Teatrit Kombëtar, pikërisht në 80-vjetorin e themelimit.

Teatri Kombëtar është krijuar si i pari teatër profesionist shqiptar më 17 maj 1945. Nën regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, e cila u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit”. Shteti shqiptar në periudhën para viteve ‘90 u përpoq ta orientonte Teatrin (i cili quhej në atë kohë Teatri Popullor) në sigurimin e një repertori me drama të “realizmit socialist” me autorë të vendeve të Lindjes, por përveç tyre janë vënë në skenë edhe premiera nga dramaturgjia botërore: “Revizori” nga Gogoli, “Otello” nga Shekspiri, “Shërbëtori i dy zotërinjve” nga K. Goldon.

Nga viti 1989 mban emrin Teatri Kombëtar.
Pas viteve ’90 kemi një prani më të gjerë të repertorit të huaj me vepra të autorëve të njohur si: “Dy zotërinjtë nga Verona” nga Shekspir; “Fernando Krafti më ka shkruar një letër” nga T. Dorst, “Tiranozauri” nga K. Trebeshina; “Don Zhuani” nga Molier; “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, “Quo Vadis”; “Kopshti me dallëndyshe” nga B. Cikliropulos; “Ëndrra e një nate dimri” nga I. Kadare; “Njeriu, virtyti, kafsha” nga L. Pirandelo; “Armiku i Popullit” nga H. Ibsen, etj.

Teatri Kombëtar është vendosur në ambientet e ndërtesës ArTurbina në pritje të ndërtimit të godinës së re.

/k.s/r.e/

The post 80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Të garantojmë statusin e artistit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

5 vite pa Teatër Kombëtar

By: Oldi
17 May 2025 at 14:10

Në orët e para të 17 majit 2020, teksa vendi ishte nën diktatin e kufizimeve nga pandemia e COVID-19, Tirana u trondit nga një ndërhyrje e dhunshme shtetërore, gjurmët e së cilës mbeten ende në kujtesën e protagonistëve të asaj nate, por jo vetëm. Rreth 800 forca të policisë, të shoqëruar me një njësi të […]

The post 5 vite pa Teatër Kombëtar appeared first on BoldNews.al.

Teatri Kombëtar shpall thirrjen për projekte artistike

By: Kult Plus
5 May 2025 at 18:30

Teatri Kombëtar shpalli të hapur thirrjen publike për projekte artistike të bazuara në dramaturgjinë e shekullit të XX-të.

TK fton të gjithë krijuesit, regjisorët dhe artistët të paraqesin propozimet e tyre nga data 5 maj deri më datë 23 maj 2025. Përzgjedhja e projekteve artistike do të kalojë në dy faza, ku fillimisht do të bëhet vlerësimi i propozimit të projektit artistik dhe më tej vlerësimi i aspektit financiar dhe llogaritja e fondit limit.

Në fazën e parë, Teatri Kombëtar do të shqyrtojë propozimet në bazë të konceptit dhe vizionit artistik, ndërsa në fazën e dytë, pas miratimit të propozimeve artistike në fazën I, projektet do të rishikohen dhe do të vlerësohen duke përllogaritur kostot dhe fondin limit.

Përveç të tjerash, aplikantëve do u duhet të paraqesin një sinopsis të shfaqjes: një përmbledhje e qartë e veprës që mendojnë të realizojnë si dhe platformën regjisoriale, duke përfshirë përfytyrimin artistik për kostumet dhe skenografinë./KultPlus.com

Teatri Kombëtar shpall thirrjen për projekte artistike

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Teatri Kombëtar shpalli të hapur thirrjen publike për projekte artistike të bazuara në dramaturgjinë e shekullit të XX-të.

TK fton të gjithë krijuesit, regjisorët dhe artistët të paraqesin propozimet e tyre nga data 5 maj deri më datë 23 maj 2025. Përzgjedhja e projekteve artistike do të kalojë në dy faza, ku fillimisht do të bëhet vlerësimi i propozimit të projektit artistik dhe më tej vlerësimi i aspektit financiar dhe llogaritja e fondit limit.

Në fazën e parë, Teatri Kombëtar do të shqyrtojë propozimet në bazë të konceptit dhe vizionit artistik, ndërsa në fazën e dytë, pas miratimit të propozimeve artistike në fazën I, projektet do të rishikohen dhe do të vlerësohen duke përllogaritur kostot dhe fondin limit.

Përveç të tjerash, aplikantëve do u duhet të paraqesin një sinopsis të shfaqjes: një përmbledhje e qartë e veprës që mendojnë të realizojnë si dhe platformën regjisoriale, duke përfshirë përfytyrimin artistik për kostumet dhe skenografinë. /j.p/

 

The post Teatri Kombëtar shpall thirrjen për projekte artistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ferma e Kafshëve” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pas 5 vitesh

4 May 2025 at 16:51

Një nga veprat më të fuqishme dhe të diskutuara të letërsisë moderne, “Ferma e Kafshëve” e Xhorxh Oruell, rikthehet në skenën shqiptare përmes një interpretimi të guximshëm në Teatrin Kombëtar.

Regjisorja Driada Dervishi solli një version të ri të kësaj alegorie politike, duke ndriçuar temat e pushtetit, manipulimit dhe idealizmit të dështuar.

Mesazhet që përcjellë vepra e botuar në Angli 80 vite më parë mbeten aq të freskëta edhe sot.

 “Është një pjesë që nuk e humbet asnjëherë aktualitetin, duke pasur parasysh marrëdhënien e pushtetit me individin. Është alegoria e një pushteti që degjeneron kur qëndron më gjatë sa duhet. Sjell sa universalitetin e kësaj pjesë, por vjen dhe shumë aktuale dhe mbetet e tillë edhe në Shqipëri”,-Driada Dervishi.

Me një kast të përzgjedhur aktorësh më në zë në vendin tonë shfaqja sjell në vëmendje rrëfimin e kafshëve që përmbysin pronarin e fermës për të ndërtuar një shoqëri të barabartë, një ëndërr që shpejt kthehet në një makth nën udhëheqjen e derrit Napoleon.

Ky adaptim në Teatrin Kombëtar vjen si një thirrje për reflektim mbi ciklet e historisë dhe mënyrën si idealet shpesh deformohen nga etja për pushtet.

Pas kësaj fundjave, Ferma e Kafshëve fton artdashësit sërish në Teatrin Kombëtar në datat 8, 9 dhe 10 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ferma e Kafshëve” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pas 5 vitesh appeared first on Euronews Albania.

Xhixho: Dita Ndërkombëtare e Teatrit e gjen Shqipërinë sërish pa Teatrin Kombëtar

27 March 2025 at 10:44

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh sot se, Dita Ndërkombëtare e Teatrit e gjen Shqipërinë sërish pa Teatrin Kombëtar.

“Pesë vjet pasi u shemb pabesisht në mes të pandemisë, në shkelje të Kushtetutës, duke lënë pas rrënojat e dhunës dhe masakrës së kësaj qeverie kundër trashëgimisë kulturore dhe historike, Teatri është prova më e qartë e korrupsionit”, theksoi Xhixho.

Deputetja e PL shtoi se, “qëndresa e jashtëzakonshme e artistëve dhe qytetarëve të Tiranës e ktheu Teatrin e vjetër në simbol të rezistencës ndaj keqqeverisjes dhe pazareve të pushtetit qendror e lokal me oligarkët”.

Xhixho shtoi se, “si kryeministër, Ilir Meta ishte njeriu që e ktheu Teatrin Kombëtar në zonë të mbrojtur. Kur ishte President u qëndroi në krah artistëve dhe qytetarëve të Tiranës që nuk u dorëzuan për më shumë se dy vjet, duke u kthyer në gardianë të trashëgimisë kulturore, memories dhe historisë së qytetit. Si President i Republikës, Ilir Meta e kundërshtoi hapur shembjen në mënyrë antiligjore për të rrëmbyer pronën publike dhe e çoi në Gjykatë Kushtetuese këtë krim”.

Sipas saj, “vota për numrin 1, për Koalicionin për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën është garanci për ta ndërtuar Teatrin si ishte dhe ku ishte”.

/a.f/

The post Xhixho: Dita Ndërkombëtare e Teatrit e gjen Shqipërinë sërish pa Teatrin Kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“12 burra të zemëruar” në Teatrin Kombëtar

By: Kult Plus
25 March 2025 at 11:00

Teatri Kombëtar do të sjellë në prill, si premierë absolute, një vepër interesante me pjesëmarrjen e 12 aktorëve nga më të njohurit e skenës shqiptare, nën regjinë e Albert Mingës.

Shfaqja titullohet “12 burra të zemëruar”. Në qendër qëndron një akuzë, 12 perspektiva të ndryshme dhe një vendim i vështirë që mund të ndryshojë gjithçka.

Se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura të drejtësisë, publiku besnik i Teatrit Kombëtar do të mund ta zbulojë në 5 shfaqjet që do të jepen në ArTurbina në datat 9, 10, 11, 12 dhe 13 prill.

Në shfaqje do të interpretojnë Viktor Zhusti, Niko Kanxheri, Alfred Trebicka, Sokol Angjeli, Ligoraq Riza, Myzafer Zifla, Neritan Liçaj, Lulzim Zeqja, Besmir Bitraku, Florian Agalliu, Donald Shehu, Igli Zarka.

Shfaqja ngrihet mbi veprën me të njëjtin titull të dramaturgut amerikan Reginald Rose. “12 burra të zemëruar” u vu në skenë për herë të parë në San Francisko në vitin 1955. Debutimi në Broadway erdhi 50 vjet pasi CBS transmetoi shfaqjen, më 28 tetor 2004, nga Roundabout Theatre Company në Teatrin American Airlines, ku u dhanë 328 shfaqje./atsh/KultPlus.com

Berisha: Teatri Kombëtar do rindërtohet siç ishte dhe aty ku ishte

By: user7
21 March 2025 at 13:47

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kulturën, theksoi se kultura është një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar dhe se ruajtja dhe zhvillimi i saj janë thelbësore për brezat e ardhshëm. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se PD do të angazhohet për shfrytëzimin e kapaciteteve të botës dixhitale në fushën e artit dhe kulturës, duke përfshirë gjithashtu rindërtimin e teatrit në formën origjinale, siç ishte. Berisha e cilësoi veprimin e shtetit për dëmtimin e këtij teatri si një shembull të veprimit mafioz, duke theksuar se Partia Demokratike është e vendosur ta rikthejë atë në formën që meriton.

“Një dimension tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm është dimensioni dixhital. Sot, bota dixhitale është bërë po kaq e fuqishme sa bota reale. Çdo injorim i saj, ti humbet një dimension dhe potencial shumë të madh.
Ndaj dhe në këtë drejtim ne do bëjmë gjithçka për shfrytëzimin e kapaciteteve të botës dixhitale në fushën e artit dhe të kulturës. Ju ngritët me shumë të drejtë këtu rindërtimin e teatrit siç ishte. Pa diskutim që kjo do të ndodhë. Nuk ka rast më klasik, më të shëmtuar të veprimit mafioz, të shtetit mafioz. Miq, ne vuajmë shumë nga një problem.

Vuajmë nga fakti se nuk realizojmë dot atë që thotë Samuel Hantington se më e keqja e diktaturave është diktatura e narkosit, e drogës se nuk respekton asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë rregull. Kurse këtu shkel çdo ligj me transferimin e pronësisë. Shkelmon vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vazhdon si bandit ndërtimin me bekimin e padrinos, e një njeriu që tregon çdo ditë se nuk kryeson çdo gjë tjetër veçse një organizatë kriminale.
Pra, teatri në mënyrë të padiskutueshme do rindërtohet siç ishte dhe aty ku është. Dhe unë i jap një paralajmërim atij që e ka marrë përsipër. Po ndërton në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Elementë delinkuentë si Erion Veliaj që është atje ku është dhe i garantoj se aty do shkojë Edi Rama, nuk mund të shërbejnë ty si justifikim për të pushtuar truallin dhe për të ndërtuar. Duhet të kesh një sens në veprimtarinë tënde. Ju garantoj se statusi i artistit dhe me përcaktime të qarta, do të jetë një nga ligjet më të rëndësishme dhe të parat që do miratohet. Kujtimi përmendi një vendim qeverie që u dha një trajtim të diferencuar artistëve, por për fat të keq ai vendim ishte gjysmak se ai vendim duhej të shtrihej tek të gjithë artistët, për t’i mbrojtur më shumë. Nuk ishte problem buxheti për shtetin, por më shumë ishte problem respektimi.

Teatrot janë aty, por artistët nuk u mbrojtën në rrethe. Por ai gabim do korrigjohet. Një blozë kohe e pamëshirë po bie mbi krijimet gjeniale të artistëve, shkrimtarëve shqiptarë. Veprat e tyre nuk ribotohen më. Kolonat e tyre u ndërprenë. Nuk duhet të ekzistojnë. Asnjë promovim nuk bëhet për leximin e librit. Dramatik ishte një studim ndërkombëtar. Në Shqipëri u gjetën 1 milion shqiptarë që nuk kishin lexuar asnjë libër. Ku shkojmë kështu?
Ndaj dhe një kthesë rrënjësore do ndërmerret për librin, promovimin e tij. Promovimin e trashëgimisë kulturore në fushën e letrave, në fushën e artit dhe një mbrojtje për trashëgiminë kulturore në fushën e arkeologjisë.

Duhet të përgëzoj Inën dhe profesor Apollon Baçen për guximin që treguan në një përballje të paimagjinueshme për Butrintin, ku lobe ndër më të fuqishmet shtrinë tentakulat e tyre. Butrinti për 30 vite ishte menaxhuar nga qeveria në bashkëpunim me fondacionin Rothschild dhe tani duhej të merrej nga një fondacion në mënyrën më të papërgjegjshme, ku qeveria të dilte pakicë dhe të dorëzohej ajo pasuri. T’u them një moment këtu. Isha mirënjohës shumë Lordit Rothschild sepse vëzhgonte me një përkujdesje të jashtëzakonshme të gjithë territorin e parkut kombëtar. Dhe se kush shkoi dikush e ndërtoi një diskotekë atje, letre pas letre i ndjeri pse ai ndërtim aty. Dhe kur e zgjeruam rrugën Sarandë-Butrint, letër pas letre, u cenua parku kombëtar, gjersa ua shpjeguam.

Erdhi ky, ua dha ministrave, e copëtoi parkun kombëtar. Fondacioni luajti një rol shumë negativ, e kam thënë publikisht, sepse u përzie në një aferë jashtëzakonisht të papërshtatshme. Por këtë fat amfiteatri i Durrësit dhe shumë trashëgimi të tjera. Ne i rikthehemi mbrojtjes së plotë dhe zhvillimit të mëtejshëm të trashëgimisë sonë kulturore me ligje dhe financime të përshtatshme. Është i domosdoshëm dyfishimi i buxhetit për kulturën. Është i domosdoshëm financimi privat, sponsorizimi nga sektori privat i artit.

Është i domosdoshëm nxitja e ngritjes së institucioneve artistike private, duke forcuar gjithnjë institucionet publike, por jo duke i zëvendësuar institucionet publike me private. Është e domosdoshme të dashur miq, që artistin, piktorin, këngëtarin, shkrimtarin, poetin, t’i vendosim në piedestalin që meritojnë në qoftë se ne duam një Shqipëri Madhështore. Ne jemi të përkushtuar me gjithë forcën tonë për një Shqipëri Madhështore,” tha Berisha.

The post Berisha: Teatri Kombëtar do rindërtohet siç ishte dhe aty ku ishte appeared first on Lapsi.al.

Rama në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar: Do të jetë ndër më të bukurit në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

27 February 2025 at 13:42

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Pas përfundimit të punimeve të vështira të nëntokës, godina e Teatrit të Ri Kombëtar ka nisur të përvijohet ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda vitit.

Projekti i ri, vepër e njërit prej arkitektëve më të mëdhenj bashkëkohorë, Bjarke Ingels, e studios daneze BIG, synon të krijojë një ndërtesë që lidhet me hapësirën e jashtme, si një strukturë performuese dhe një zgjatim fleksibël i jetës publike të Tiranës, ku Teatri bëhet vetë një “aktor” në kontekstin e qytetit.

Projekti po zhvillohet në zonën ku aktualisht gjendet Teatri Kombëtar në ndërthurjen e akseve të pedonaleve. Ndërtesa është ndarë në dy pjesë: një për aktorët dhe administratën, dhe një tjetër për publikun, me funksionin kryesor teatrin. Të dy pjesët kanë akses të veçantë. Publiku do të ketë hyrje nga fasada kryesore ose një hyrje tjetër nën hark. Ndërsa pjesa e tavanit të ndërtesës do të shërbejë gjithashtu si një teatër i hapur/auditor, ku publiku mund të ulet në shkallare për aktivitete të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, inspektoi sot punimet në këtë kantier, ku theksoi se Shqipëria do të ketë një nga teatrot më të bukur të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi se Teatri i Ri do të jetë teatri më i bukur kombëtar në të gjithë rajonin.

“Duhet bërë e gjitha, sheshi mbrapa, sheshi galerisë, rruga pedonale, sheshi këtu duhet bërë e gjitha, duhet mbyll e gjitha, si një gjë komplete. Duhet bërë një gjë që të jetë si sheshi i dytë i Tiranës. Domethënë deri në fund të tetorit ne e kemi guaskën e mbyllur dhe gjithë do të shikoni se çfarë Teatri Kombëtar do të kemi përsa i përket formës arkitektonike. Do jetë pa asnjë diskutim teatri më i bukur kombëtar në të gjithë rajonin dhe do të jetë ndër teatrot më të bukur kombëtar të ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, se para Luftës së Dytë Botërore ka monumente që janë të pa konkurueshme në formën e tyre ne Europë”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “kështu që, kjo është koha kur edhe pak durim dhe të gjithë ata të lënduarit me humbjen e asaj që kishim, që ishte një godinë nostalgjike, por pa asnjë lloj vlere të qëndrueshme për të vazhduar të rrinte aty, -do të ndjehen të lehtësuar sepse përveç teatrit kemi edhe një shesh komplet tjetër që fiton qendra e Tiranës, para dhe mbrapa teatrit”.

Nënkryetarja e bashkisë Ristani tha se “me karabinanë mbarojmë brenda tetorit dhe pastaj vazhdojmë me pjesën artistike. Pjesa e gjithë mekanizmave që do të ndërtohen për skenografi dhe facilitete të tjera teknologjike të skenave do të vazhdojnë më mbrapa në pjesën tjetër të kontratës. Gjithë ideja e hapësirave që krijohen, po të shikoni nga trarët që janë vendosur, për të kryer idenë e hapësirës publike që do të jetë si e shtuar nga ndërtimi. Kjo është si do të duket pamja nga ky kënd, kjo do jetë shkallarja që ngjit për tek hapësira që është jashtë e anfiteatrove sipër”.

Teatri i Ri do të jetë i integruar edhe me infrastruktura të tjera, të lidhura me artin, që do të ndërtohen.

“Janë rreth 4500 metra katrorë shesh publik deri në pjesën e pasme. Folëm dhe me arkitektët për pjesën e hapësirës publike dhe marrëdhënien me Muzeun e Ri te arteve të bukura, atë që folëm herën e fundit në inspektim, që ta integrojmë të gjithën”,  u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja.

Gonxhja tha se “do t’i dalim para edhe të pjesës teknologjike të skenës sepse kjo e çon deri në një nivel të caktuar dhe bën gati. Po ngremë grupet qe tani me Teatrin Kombëtar që t’i dalim para, të mos mungojë asgjë”.

Teatri i Ri Kombëtar në Tiranë do të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon. Ky teatër do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, por edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Evropë.

1 nga 5

 

/vijon/k.s/j.p/

The post Rama në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar: Do të jetë ndër më të bukurit në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama inspekton punimet e Teatrit të Ri Kombëtar: Do të jetë një nga teatrot më të bukur të ndërtuar në Europë

By: lia rda
27 February 2025 at 13:06

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, punimet për të cilin priten të përfundojnë brenda këtij viti. Ai ka komunikuar nga afër me punonjësit për çdo detaj.

Rama ka theksuar Shqipëria 2030 në BE do të ketë një nga teatrot më të bukur të ndërtuar në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, vepër e njërit prej arkitektëve më të mëdhenj bashkëkohorë, Bjarke Ingels, studio daneze BIG, që tanimë pas përfundimit të punimeve të vështira të nëntokës, ka nisur të marrë formë në rrugën drejt përfundimit të krejt punimeve ndërtimore brenda këtij viti

Shqipëria 2030 në BE do të ketë një nga teatrot më të bukur të ndërtuar në Europë pas Luftës së Dytë Botërore”.

/abcnews.al

Kalendari artistik i Teatrit Kombëtar për muajin mars

26 February 2025 at 12:14

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Teatri Kombëtar, në përmbyllje të muajit shkurt, publikoi në rrjetet sociale kalendarin e shfaqjeve për muajin mars.

Shfaqja që do të çelë aktivitetet e TK për marsin do të jetë “Karnavalet e Korçës” me regji nga Erion Isai, e cila do të vihet në skenë për 4 netë me radhë, duke filluar nga 27 shkurti.

Risjellja e veprës “Karnavalet e Korçës” vjen si një rreth i madh vicioz bullizimi, deprimimi social, viziv, vritual, shoqëror dhe ekonomik. Vepra i sheh karnavalet si forma e një shoqërie që merr formën e enës ku hidhet, ku bullizimi familjar, ekonomik e social përplas personazhet me njëri tjetrin, duke prodhuar farsën e komedisë, e në ketë rast edhe të operetës.

Në datat 7-9 dhe 13-16 mars, rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar, shfaqja “Faust” me regji të Davide Iodice, e duartrokiktur gjatë nga publiku edhe në vëniet e tjera në skenë.

Ndërsa shfaqja e regjisores Driada Dervishi, e titulluar “15 ditë prilli” do të shfaqet në 20-23 mars, pas premierës absolute që do e ketë në Teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”. Shfaqja bazohet mbi romanin e të mirënjohurës Anisa Markarian. Në të interpretojnë Yllka Mujo, Hervin Culi, Alessia Xhemalaj, Romir Zalla, Suela Bako, Mim Marjanaku, Sanije Hoti, Amos Zaharia, Adelina Muça, Xhuliano Brisku, Aleksandër Seitaj, Jaho Guma. /j.p/

The post Kalendari artistik i Teatrit Kombëtar për muajin mars appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kauza morale për të cilën nuk po hetohet Veliaj: Përçarja e skenës artistike

25 February 2025 at 19:25

Kur po bëhen pesë vite nga shembja e Teatrit Kombëtar (17 maj 2020), ndërtimi i teatrit të ri mbetet ende peng i premtimeve të pambajtura. Nga ana tjetër, skena artistike, e përçarë nga ndikimi i politikës, vuan periudhën më të vështirë të saj. Beteja për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nisi në 2018 dhe ende sot […]

The post Kauza morale për të cilën nuk po hetohet Veliaj: Përçarja e skenës artistike appeared first on BoldNews.al.

“Amour”, një histori dashurie, sakrifice e pasioni në skenën e Teatrit Kombëtar

By: Kult Plus
24 February 2025 at 14:37

“Amour” me regji të Besmir Bitrakut solli një eksplorim emocionesh, ndjenjash dhe lidhjesh njerëzore në një formë intime dhe të fuqishme. Drama u shfaq në fundjavë, me interpretimin e të mirënjohurëve Luiza Xhuvani, Myzafer Zifla, Elia Zaharia, Xhuljano Brisku e Stela Bello.

Vepra, e shfaqur në ArTurbina, është një rrëfim për dashurinë, pasionin dhe përpjekjet për të gjetur kuptimin në një botë plot turbullira.

Regjisori Besmir Bitraku tha se, është një vepër që flet për dashurinë.

“Jam i lumtur të sjellim para publikut të Tiranës një dramë për dashurinë. Është një vepër, që flet për dashurinë si sakrificë, si vetëmohim, si mirëkuptim, si bashkëpunim. Jam i lumtur që kam punuar me një kast aktorësh shumë të mirë”, u shpreh Bitraku në rrjetet sociale të Teatrit Kombëtar.

Shfaqja “Amour” me historinë e dy te moshuarve intelektualë që dashurojnë njëri tjetrin me “forcën e rrotullimit të tokës”, erdhi me muzikë të Endri Sinës dhe kostumografi nga Sofi Kara./atsh/KultPlus.com

“Amour”, një histori dashurie, sakrifice e pasioni në skenën e Teatrit Kombëtar

24 February 2025 at 14:06

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ “Amour” me regji të Besmir Bitrakut solli një eksplorim emocionesh, ndjenjash dhe lidhjesh njerëzore në një formë intime dhe të fuqishme. Drama u shfaq në fundjavë, me interpretimin e të mirënjohurëve Luiza Xhuvani, Myzafer Zifla, Elia Zaharia, Xhuljano Brisku e Stela Bello.

Vepra, e shfaqur në ArTurbina, është një rrëfim për dashurinë, pasionin dhe përpjekjet për të gjetur kuptimin në një botë plot turbullira.

Regjisori Besmir Bitraku tha se, është një vepër që flet për dashurinë.

“Jam i lumtur të sjellim para publikut të Tiranës një dramë për dashurinë. Është një vepër, që flet për dashurinë si sakrificë, si vetëmohim, si mirëkuptim, si bashkëpunim. Jam i lumtur që kam punuar me një kast aktorësh shumë të mirë”, u shpreh Bitraku në rrjetet sociale të Teatrit Kombëtar.

Shfaqja “Amour” me historinë e dy te moshuarve intelektualë që dashurojnë njëri tjetrin me “forcën e rrotullimit të tokës”, erdhi me muzikë të Endri Sinës dhe kostumografi nga Sofi Kara. /j.p/

1 nga 5

The post “Amour”, një histori dashurie, sakrifice e pasioni në skenën e Teatrit Kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teatri Kombëtar sjell dramën e gruas moderne me shfaqjen “Linda”

By: Kult Plus
31 January 2025 at 13:02

Teatri Kombëtar shfaqi mbrëmë dramën “Linda” nga Penelope Skinner, me regji të Violeta Trebickës.

Aktorja protagoniste që mban peshën e dramës është Luiza Xhuvani. Bashkë me të interpretojnë Vasian Lami, Alfred Trebicka, Enisa Hysa, Julinda Emiri, Igli Fusha, Trista Lulo, Artemisa Kusi.

“Linda” është një reflektim shterues mbi presionet e ndryshme me të cilat përballen gratë moderne dhe sesi pasojat e këtyre presioneve ndikojnë në brezat e ardhshëm.

Linda është një grua biznesi e vlerësuar me çmime. E martuar, ka dy vajza të bukura dhe ende mund të veshë të njëjtën masë fustani, si 15 vjet më parë.

Linda Wilde i ka kushtuar jetën e saj ndryshimit të botës. Tani, në moshën 55-vjeçare, ajo duket se i ka të gjitha. Megjithatë, nën sipërfaqe, të çarat kanë filluar të shfaqen…

“Linda” nga dramaturgia britanike, Penelope Skinner u shfaq premierë në Teatrin Royal Court, Londër, në nëntor 2015 dhe u vlerësua nga kritika.

Drama do të vijojë të shfaqet në ArTurbina edhe sonte, 31 janar si dhe në datat 1 dhe 2 shkurt 2025./atsh/KultPlus.com

Teatri Kombëtar sjell dramën e gruas moderne me shfaqjen “Linda”

31 January 2025 at 12:39

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Teatri Kombëtar shfaqi mbrëmë dramën “Linda” nga Penelope Skinner, me regji të Violeta Trebickës.

Aktorja protagoniste që mban peshën e dramës është Luiza Xhuvani. Bashkë me të interpretojnë Vasian Lami, Alfred Trebicka, Enisa Hysa, Julinda Emiri, Igli Fusha, Trista Lulo, Artemisa Kusi.

“Linda” është një reflektim shterues mbi presionet e ndryshme me të cilat përballen gratë moderne dhe sesi pasojat e këtyre presioneve ndikojnë në brezat e ardhshëm.

Linda është një grua biznesi e vlerësuar me çmime. E martuar, ka dy vajza të bukura dhe ende mund të veshë të njëjtën masë fustani, si 15 vjet më parë.

Linda Wilde i ka kushtuar jetën e saj ndryshimit të botës. Tani, në moshën 55-vjeçare, ajo duket se i ka të gjitha. Megjithatë, nën sipërfaqe, të çarat kanë filluar të shfaqen…

“Linda” nga dramaturgia britanike, Penelope Skinner u shfaq premierë në Teatrin Royal Court, Londër, në nëntor 2015 dhe u vlerësua nga kritika.

Drama do të vijojë të shfaqet në ArTurbina edhe sonte, 31 janar si dhe në datat 1 dhe 2 shkurt 2025. /j.p/

The post Teatri Kombëtar sjell dramën e gruas moderne me shfaqjen “Linda” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Iluzionet bashkëshortore” me regji të Artan Imamit, në skenën e Teatrit Kombëtar

24 January 2025 at 13:54

TIRANË, 24 janar/ATSH/ “Iluzionet bashkëshortore” ishte shfaqja që solli mbrëmë Teatri Kombëtar, në ArTurbina.

Vepra e dramaturgut francez Eric Assous, erdhi me regjinë e Artan Imamit dhe interpretim të Indrit Çobanit, Andia Xhungës dhe Donald Shehut.

Komploti sillet rreth dinamikës komplekse të një çifti të martuar, të cilët përballen me sfidat dhe dyshimet që lidhen me jetën e tyre martesore. Përmes një loje të sinqertë dhe argëtuese rrëfimi, të dy bashkëshortët zbulojnë lidhjet e tyre jashtëmartesore. Xhelozia e burrit ndaj lidhjes së fundit të bashkëshortes çon në situata të sikletshme dhe komike. Elementi kryesor që nxit historinë është dyshimi ndaj një miku të familjes që është i ftuar në shtëpinë e çiftit pa e ditur situatën.

Kështu miku i çiftit e gjen veten të pavetëdijshëm në qendër të vëmendjes dhe prania e tij krijon tensione të mëtejshme dhe keqkuptime zbavitëse që e bëjnë komedinë të gjallë dhe tërheqëse.

Komedia, e përkthyer nga Anxhela Çikopano, do të vijojë të shfaqet sonte dhe gjatë mbrëmjeve të fundjavës.

/a.f/r.e/

The post “Iluzionet bashkëshortore” me regji të Artan Imamit, në skenën e Teatrit Kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌