Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 July 2025Main stream

Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

By: Ardit
30 July 2025 at 15:56

Tani kur fati i tij politik dhe juridik ka marrë poropotinë, Erion Veliaj, duket sikur e ka gjetur armikun. Pasi SPAK nxorri dosjen mbi 400 faqe që përligjte marrjen si të pandehur, kryebashkiaku në detyrë po tregon me gisht mediat që bëjnë lojën e Prokurorisë së Posaçme duke infiltruar tek lexuesi gjysëm të vërteta që […]

The post Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer appeared first on BoldNews.al.

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

By: Oldi
30 July 2025 at 15:15

GJKKO nuk ka pranuar rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt, të cilët akuzohen se ndërhynë në sistemin e IT në SPAK duke vjedhur dosjet në hetim nga tre prokurorët. Dy të akuzuarit, të cilët kishin qenë pjesë e administratës, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj do të vazhdojnë të hetohen në qeli. “GJKKO 61004-00440-00-2025 ZAMBAK […]

The post Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt appeared first on BoldNews.al.

Pas akuzës, reagon Veliaj: Skenar i koordinuar për goditjen time

30 July 2025 at 15:29

TIRANË- Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet  sociale kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  i përgjigjet të gjithë atyre që thotë se I kanë dërguar letra  këto muaj që ndodhet në paraburgimin në Durrës.

Veliaj flet për prova të cekta ndaj tij dhe se akuzon  prokurorët po shkelin sekretin hetimor dhe prezumimin e pafajësisë.  Shembull merr  komunikimin e akuzës  javën e kaluar nga agjentët e BKH  në  qeli   pa dijeninë e tij dhe të avokatëve për vizitën.

“Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se sa një thashetheme, letra anonime, fletë-rrufe, shpifje, sajesa e supozime për një thriller sherifash, të cilat jam i bindur se nuk do të qëndrojnë as në gjykatë.”

Veliajt shkruan se nuk ka asnjë  shkelje në 2 vjet ministër dhe dhjetë vjet kryetar bashkie dhe I drejton shtatë pyetje SPAK.

“Kush është Nesti Angoni dhe për sa politikanë me letra anonime është bërë ky vetting 20-vjeçar, si në rastin tim? A po përdoret ky hetim dhe persekutim mbi mua si një “eleminim politik”, për t’u kthyer në standard të ri për këdo që shënjestrohet.

Pse të gjitha gjyqtaret e zonja, të cilave u bie shorti për masën time në GJKKO, papritmas sëmuren dhe dorëhiqen? A ka koordinim prokurori-gjykatë për organizimin e këtij sulmi ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkisë?”

Veliaj   akuzon prokurorin  e çështjes për  konflikt interesi  dhe thotë se po I ndalohen takimet me avokatat ndërkombëtar.

“A ka konflikt interesi kur njëri nga prokurorët ka shprehur haptazi një pakënaqësi për një leje ndërtimi që ka marrë nga bashkia? Në një shoqëri demokratike, a nuk duhet që çdo i pandehur të ketë të drejtën për një prokuror pa konflikt interesi? Pse më ndalohen takimet me avokatët e mi ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen time për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, edhe pse Konventa Europiane – ku Shqipëria është palë – garanton qartë të drejtën themelore për t’u mbrojtur dhe zgjedhur lirisht përfaqësim ligjor?”

Nga burgu  Veliaj thotë se do të vijojë të luftojë për Tiranën duke nënkuptuar se nuk do të dorëhiqet nga detyra e krybashkiakut.

“Do të vazhdoj të luftoj për Tiranën, qytetin që e dua kaq shumë, dhe për Shqipërinë, vendin që e dua me gjithë zemër”

Dhe këtu Veliaj ndalet tek protestat para Bashkisë së Tiranës, duke ngritur pikëpyetje pse nuk është hetuar  molotovi para këtij institucioni ndërsa ai si kryetar bashkie po mbahet ende në paraburgim kur hetimi ka përfunduar.

“A u hetua ndonjëherë dhuna 1-vjeçare, me molotovë e zjarr, përpara Bashkisë së Tiranës, e kryer nga individë të maskuar që, sipas raportimeve, transportoheshin nga rrethe të tjera? Kush e koordinoi dhunën që të përkonte me vetting-un tim të paligjshëm? Kush e financoi për 45 javë? Nëse hetimi ka përfunduar, përse vazhdoj të mbahem në paraburgim – larg familjes sime dhe qytetit, të cilit i shërbej? A do të kishte kuptim që unë – Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës – të arratisesha, kur kam lidhje kaq të ngushta familjare, politike dhe shoqërore në Tiranë dhe jam kthyer disa herë në Shqipëri nga jashtë vendit, duke e ditur se kam qenë objekt i këtij hetimi penal?”

Erion Veliaj akuzon  SPAK se po bashkëpunon më aktorë të tjerë kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës.

“Pushteti i pamatë i prokurorisë, duke vepruar në mënyrë të koordionuar me aktorë të tjerë, i është mbivendosur dhunshëm dhe në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale pushtetit që rrjedh nga populli, me votën sovrane për kryetarin e Bashkisë, në shkelje brutale të Kushtetutës dhe autonomisë vendore.”

Veliaj thotë se do të  denoncojë këto shkelje për Shqipërinë,  por duket se një mesazh e ka dhe pre qeverinë.

“A do të pranohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian pa garanci të mirëfillta ligjore? A do të vazhdojnë investitorët dhe turistët të vijnë në Shqipëri, në një vend ku mund t’u nënshtrohen standardeve të tilla të paligjshme?”/abcnews.al

 

Veliaj nga qelia: Jam viktimë e një persekutimi politik dhe vetting-u të paprecedentë. 7 pyetje SPAK-ut

By: Ela
30 July 2025 at 11:52

Erion Veliaj ka reaguar nga qelia përmes një postimi të gjatë në Facebook, ku ndalet mbi akuzat ndaj tij, procedurat hetimore dhe periudhën e tij 6-mujore në paraburgim, të cilën e cilëson si “persekutim politik dhe personal”. Veliaj deklaron se akuzat ndaj tij janë të pabazuara dhe se dosja hetimore përmban elementë të dobët, të […]

The post Veliaj nga qelia: Jam viktimë e një persekutimi politik dhe vetting-u të paprecedentë. 7 pyetje SPAK-ut appeared first on BoldNews.al.

GJKKO dënon sërish me burg Jorgo Goron, zbardhet vendimi për dosjen e dytë

30 July 2025 at 13:39

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të mërkurë vendimin për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Goro u dënua me 2 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit e 4 muaj në burg. Gjykata i ka hequr të drejtën për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Gjithashtu, në këtë proces u dha dënimi me 1 vit e 6 muaj burg për Vasillaq Strakoshën, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie, me pezullim në 2 vite shërbim prove dhe heqje të të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite, raporton euronews.al.

Goro u dënua për shpërdorim detyre pasi, në kundërshtim me ligjin, i ka dhënë një sipërfaqe toke në zonën e Livadheve Arqile Bollanos, ish-kryebashkiakut në detyrë të Himarës.

Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimin për dosjen e parë ndaj Goros, duke e dënuar atë me 3 vite e 1 muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për dosjen e parë ishte 2 vite e 20 ditë burg.

Në atë dosje Goron u akuzua se ka lejuar, përmes dokumenteve të falsifikuara, tjetërsimin e mbi 10 mijë metra katrorë tokë shtetërore në fshatin Gjilekë në pronësi private, përfitues përfundimtar i së cilës ishte Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin e një apartamenti rreth 81 metra katrorë, që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula. Në shkallën e parë, apartamenti ishte urdhëruar t’i kthehej firmës.

Goro u shpall fajtor edhe për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

The post GJKKO dënon sërish me burg Jorgo Goron, zbardhet vendimi për dosjen e dytë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Sekuestrohen 9.3 milionë euro pasuri të grupit të kontrabandës së cigareve

29 July 2025 at 20:33

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 29 korrik sekuestrimin e pasurive që lidhen me të hetuarit për kontrabandimin në vendet e Bashkimit Evropian të cigareve të prodhuara në Shqipëri nga kompania Albanian Tabak Fabrika e re e Cigareve”, shoqëri që deri në fillim të këtij viti zotërohej nga […]

The post Sekuestrohen 9.3 milionë euro pasuri të grupit të kontrabandës së cigareve appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

29 July 2025 at 20:26

Gjykata Kushtetuese njoftoi më 29 korrik se kishte konstatuar cënim të lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës në praktikën e ndjekur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në sekuestrimin e një telefoni celular dhe urdhëroi asgjësimin e kopjeve të korrespondencës dhe të dhënave personale që nuk lidhen me objektin e hetimit penal. Vendimi u mor mbi bazën […]

The post Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK appeared first on Reporter.al.

Kushtetuesja “frenon” SPAK! Sekuestro e telefonave pa vendim gjykate, pranohet pjesërisht kërkesa e qytetares: Iu cenua e drejta

By: M C
29 July 2025 at 21:08

Onejda Ymeraj ju cënua e liria dhe fshehtësia e korrespodencës dhe e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale me këqyrjen e komunikimeve të postës elektronike dhe aplikacioneve on line që nuk duhet të bëheshin nga SPAK, por me vendim gjyqësor.

Ky është thelbi i vendimit të gjykatës kushtetuese që i dha pjesërisht të drejtë qytetares të cilës në shkurt 2024 ju sekuestrua telefoni mbasi ishte thirrur për tu pyetur si person që ka dijeni në hetimet ndaj Arben Ahmetaj. Pjesa tjetër e të drejtës ju dha edhe SPAK nga gjyqtarët kushtues që konstatojnë se ka pasur ndërhyrje me sekuestrimin e telefonit por kjo ndërhyrje është bërë me ligj dhe për interes publik.

Kushtetuesja foli edhe për pretendimin e Onejda Ymerit se i ishte cënuar e drejta e pronës private me bllokimin e telefonit nga hetuesit e SPAK pa kaluar përmes gjykatës, duke vlerësuar se kërkuesja nuk ka paraqitur argumente të mjaftueshme ndaj kjo kërkesë nuk mund të merret në shqyrtim. Ky vendim i kushtetueses prek mënyrën se si veprohet për këqyrjet elektronike dhe sekuestro e telefonave për të cilët nënkuptohet edhe sekuestrimi i korrespodencës së përdoruesit që sipas gjykatës kushtetuese duhet kryer sipas standardeve ndërkombëtare.

Në tre vjet SPAK ka sekuestruar 978 telefona, shumica në kushtet e flagrancës dhe pa vendim gjykate. Në rastin Ymeraj gjykata urdhëron se pavarësisht sekuestrimit të pajisjes apo vetë korrespodencës në kushtet e urgjencës gjykata thekson ndjekjen e garancive si edhe për rastin e sekuestrimit të të dhënave personale.

Gruaja u thirr në shkurt 2024 për t’u pyetur për llogari të procedimit penal në ngarkim të ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Ditën e thirrjes unë paraqita për të dhënë deklarimet”, shkruante në padi Ymeraj “për aq sa kisha dijeni dhe në të njëjtën ditë OPGJ më kërkuan tu dorëzoja telefonin personal”.

“Ndonëse kërkova të konsultohesha me avokatin, kërkesa u refuzua”, tha ajo.

Ymerit ju vendos në dispozicion procesverbali i datës 26 shkurt 2024 ku ishte vendosur nga SPAK sekuestrimi i aparatit telefonik, të cilin ajo e kundërshtoi në gjykatë edhe me pretendimin se ky bllokim telefoni e kishte penguar në punën e saj përsa kishte të shënuar numrat e telefoni, e-mailet dhe të dhëna të tjera.

The post Kushtetuesja “frenon” SPAK! Sekuestro e telefonave pa vendim gjykate, pranohet pjesërisht kërkesa e qytetares: Iu cenua e drejta appeared first on Albeu.com.

BIRN: Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

By: Ardit
29 July 2025 at 20:40

Gjykata Kushtetuese njoftoi më 29 korrik se kishte konstatuar cënim të lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës në praktikën e ndjekur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në sekuestrimin e një telefoni celular dhe urdhëroi asgjësimin e kopjeve të korrespondencës dhe të dhënave personale që nuk lidhen me objektin e hetimit penal. Vendimi u mor mbi bazën […]

The post BIRN: Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro

By: redi
29 July 2025 at 18:31

Pas urdhër të SPAK-ut, janë sekuestruar 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal. Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 20 viti 2023, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga…

Source

Aksioni në kompaninë “Albania Tabak Fabrika e re e Cigareve”, sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro

By: M C
29 July 2025 at 18:37

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka sekuestruar 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, në emër të kompanisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k., të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal.

GJKKO ka sekuestruar aksionet e kompanisë që ka në menaxhim fabrikën e cigareve në Librazhd, 7 apartamente banimi, tre hapësira parkimi+depo, si edhe dy vila dhe truall në zonën e Mulletin në Tiranë.

Sipas SPAK, vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro.

Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, gazetarja Klodiana Lala, raportoi se këto aksione dhe pasuritë janë të lidhura me shtetasin me iniciale E.A.

Njoftimi i SPAK

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 20 viti 2023, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 172 pika 3, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 175, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për sa më sipër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka depozituar kërkesën për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 473 datë 28.07.2025 ka vendosur:

a) Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

b) Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme, si më poshtë vijon:

I. Pasuri në emër të “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k. (NIPT J87824603F):

Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125
Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124
Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123
Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118
Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77
Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120
Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202
II. Apartamente banimi:

10. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
11. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T1.03.D me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 115.15 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
12. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.09.F me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 154.81 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
13. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.03.N me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 163.46 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
14. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.04.M me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 196.61 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
15. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T3.01.H me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 195.70 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
16. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.05.A me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.

III. Parkime:

17. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P67
18. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P66 + Depo K1/D9
19. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P65 + Depo K1/D8

IV. Vila dhe truall në zonën e Mulletit:

20. Vilë e tipit Rose nr. 151 me përbërje 2 kate, 1 kat bodrum me parcelë ndërtimi 818 m2 dhe sip ndërtimi 386 m2, e cila ndodhet në kompleksin rezidencial “Rolling Hills” Mullet, Tiranë.
21. Truall dhe ndërtesë (Vilë individuale 2 kate dhe 1 kat nëntokë: Vila B1-59) me nr. pasurie 38/71, e ndodhur në Mullet regjistruar në Drejtoria Rajonale ASHK Rurale 1 ZK 2735 sip 932 m2 vol 10 f1 168 numër unik 2735010168.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro. Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post Aksioni në kompaninë “Albania Tabak Fabrika e re e Cigareve”, sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja i kthen bashkëpunëtores së ngushtë të Klod Allajbeut telefonin e sekuestruar nga SPAK

By: Ardit
29 July 2025 at 18:50

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” SPAK-un, duke i pranuar pjesërisht kërkesën Onejda Ymerajt, bashkëpunëtores së ngushtë të “oligarkut të shëndetësisë”, Klodian Allajbeut, në lidhje me sekuestrimin e telefonit të saj. Kushtetuesja ka konstatuar shkelje të të drejtave kushtetuese në veprimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke vendosur që Ymerajt t’i kthehet telefoni i sekuestruar […]

The post Kushtetuesja i kthen bashkëpunëtores së ngushtë të Klod Allajbeut telefonin e sekuestruar nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon gjykimin e katër personave për korrupsion në zgjedhje

29 July 2025 at 16:07

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 29 korrik përfundimin ndaj katër shtetasve të akuzuar për korrupsion aktiv e pasiv në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, si dhe dërgimin e kësaj çështje në gjykatë për kalimin në gjykim. Në njoftim bëhet me dije se të pandehurit Ndoc […]

The post SPAK kërkon gjykimin e katër personave për korrupsion në zgjedhje appeared first on Reporter.al.

“Albania Tabak” u sekuestrua sot, investigimi për kontrabandën e cigareve në Libi dhe Egjipt: Në Librazhd prodhoheshin 175 milionë paketa “Cleopatra” në vit

By: M C
29 July 2025 at 17:17

Shoqëria “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” e kontrolluar nga kompania mëmë “EA TOBACCO” në pronësi të biznesmenit kontravers Ergys Agasi, është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme. Vendimi vjen një javë pas paraqitjes së Agasit në SPAK.

Një hetim i thelluar i përbashkët i gazetarëve nga BIRN dhe ARIJ zbuloi se në Shqipëri, në fabrikën Albania Tabak në Librazhd, prodhoheshin me miliona paketa cigare të markës egjiptiane “Kleopatra”. Kjo fabrikë, e cila prej vitit 2014 prodhonte rreth 22 milionë paketa në vit, kishte marrë licencën nga një kompani ndërkombëtare për të prodhuar dhe shpërndarë këto cigare në Europë dhe më gjerë.

Sipas dokumenteve të siguruara, cigaret prodhoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin masivisht në Libi, ndërsa një pjesë e konsiderueshme dyshohet se kontrabandohej ilegalisht në Egjipt, duke shkaktuar humbje të mëdha për kompaninë origjinale egjiptiane Eastern Company, e cila zotëron markën “Kleopatra”.

Hetimet e Doganave të Mbretërisë së Bashkuar kishin sinjalizuar për këtë aktivitet në 2015, duke çuar në nisjen e hetimeve edhe në Shqipëri.

Për këtë arsye, në fund të vitit 2015, prodhimi në fabrikën Albania Tabak u pezullua përkohësisht, ndërsa rasti u rihap në 2017, kur u evidentuan lidhje të kompanive të ndryshme me bazë në Ishujt Virgjin Britanik dhe Qipro, që dyshohet se menaxhonin trafikun ndërkombëtar të cigareve.

Edhe media investigative “Shteg”, nga raportimi i saj ka arritur të zbulojë se Albania Tabak prodhonte cigaret për kompaninë Eques Holding Group, e cila kishte marrë licencën për përdorimin e markës “Kleopatra” në Europë dhe për tregjet ndërkombëtare.

Dokumentet gjyqësore në Shqipëri, raportet e rrjedhura të doganave britanike, kontratat dhe intervistat me drejtuesit e fabrikës, aso kohe zbuluan se rreth 22 milionë paketa cigare janë prodhuar çdo vit nga Albania Tabak në Librazhd, përpara se të dërgohej për eksport drejt Libisë.

The post “Albania Tabak” u sekuestrua sot, investigimi për kontrabandën e cigareve në Libi dhe Egjipt: Në Librazhd prodhoheshin 175 milionë paketa “Cleopatra” në vit appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Korrupsion në zgjedhje, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

By: D Marku
29 July 2025 at 16:17

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, të procedimit penal nr.117 të vitit 2021 me marrëveshje fajësie në ngarkim të katër të pandehurve, të akuzuar për veprat penale si më poshtë:

 Guri dhe Arben Kolaj, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal;
Ndrekë Lera dhe Ilir Sokoli, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara në kuadër të këtij hetimi rezulton se gjatë zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill 2021, është konstatuar një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhor, e cila përfshinte ofrimin e shpërblimeve monetare në këmbim të votës.

Skema korruptive konsiston në  një model të organizuar të blerjes së votës, ku individë të lidhur me një forcë politike kanë ofruar shuma të  caktuara parash  (rreth  5 000 lekë për votë) për qytetarë të ndryshëm, me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale.

Kjo është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votën e vet, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.

Gjatë hetimeve, janë përdorur mjete të posaçme të hetimit, përfshirë përgjime telefonike, të cilat kanë evidentuar se shtetasi Ndrekë Lera ka pasur një rol qendror në këtë aktivitet kriminal, duke u përfshirë drejtpërdrejt në biseda që lidhen me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të një subjekti politik.

Për sa më lart, nga tërësia e hetimeve të kryera,  bazuar në provat e marra gjatë hetimeve paraprake, transkriptimeve të përgjimeve telefonike, deklarimet e shtetasve të dyshuar si dhe pas studimit të dokumentacionit të administruar, rezulton se shtetasit Ndreke Lera dhe Ilir Sokoli, me veprimet e tyre, kane konsumuar elementë të veprës penale penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 dhe 25 i Kodit Penal.

The post EMRAT/ Korrupsion në zgjedhje, SPAK përfundon hetimet për 4 persona appeared first on Albeu.com.

SPAK mbyll hetimet për Metën dhe Kryemadhin, e pandehur edhe Fatime Kryemadhi

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK për t’u njohur me akuzat. Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi tha se “do të shkojmë në gjykatë të fillojmë procedurat. Nuk merremi me portalet e komentet në Facebook. Mendoj që është një proces që duhet durim, s’kemi ç’të bëjmë”.

E pandehur në lidhje me këtë dosje është marrë edhe nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Sipas Kryemadhit nëna e saj akuzohet nga SPAK për pastrim parash.

“E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mua për të pastruar veprën penale. Ajo e ka blerë shtëpinë e vet, por pretendohet se e ka blerë me paratë që i kam dhënë unë”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se gjatë kohës që është marrë në pyetje nuk u është përgjigjur prokurorëve të SPAK-ut.

“Shtatë herë më kanë pyetur dhe nuk përgjigjem. Nuk bashkëpunoj me ta, do flas në gjykatë. Nuk ka më kuptim. Që në momentin merresh e akuzuar, është një procedurë që duhet bërë. Ata do bëjnë lojën e tyre, ne do bëjmë lojën tonë. Unë e shikoj veten time tabelë qitjeje dhe një lloj shpagimi që ka të bëjë me çështjen e inceneratorëve”, tha Kryemadhi.

Sipas deputetes, ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta nuk ka lidhje aspak me kartën bankare apo shpenzimet në Amerikë.

“Ilir Meta nuk ka qenë, ç’lidhje ka Meta me shpenzimet? Që të marrësh një kartë bankare duhet të vendosësh emrin. Ilir Meta nuk ka qenë në Amerikë, le të verifikohet a ka qenë dhe a ka shpenzuar aty ku është përdorur karta. Meta nuk ka pasur asnjë dijeni për shpenzimet e mia, asnjë qindarkë nuk ka ardhur nga Meta”, tha Kryemadhi.

Nga ana tjetër, Ilir Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha për shkak të mungesës së avokatit të tij nuk u paraqit në SPAK, teksa shtoi se mezi pret gjykimin që të çmontojë sipas tij “këtë proces farsë të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste”.

Sipas Metës ka “zero fakte penale, zero prova penale dhe zero pasuri të paligjshme” në procesin ndaj tij.

Pritet që SPAK t’i komunikojë akuzat Ilir Metës ditën e hënë.

Të pandehur në këtë dosje janë edhe Ema Çoku, e cila akuzohet për pastrim parash dhe Piro Xhixho, për korrupsioni pasiv.

Me mbylljen e hetimeve, SPAK pritet të formalizojë akuzat dhe të çojë dosjen në Gjykatën e Posaçme për shqyrtim gjyqësor.

/m.q/r.e/

The post SPAK mbyll hetimet për Metën dhe Kryemadhin, e pandehur edhe Fatime Kryemadhi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjithçka telenovelë/ Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: Mamaja ime akuzohet për pastrim parash

By: V K
29 July 2025 at 14:33

Monika Kryemadhi, e quajti një “telenovelë” gjithë procesin e ngritur kundër saj, Ilir Metës, dhe familjarëve dhe të njohurve të saj.

Pasi doli nga godina e Prokurorisë së Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve, Kryemadhi foli për mediat ku shpjegoi pozicionin e saj.

“Është një proces që duhet marrë më shumë durim dhe qetësi. Shëndeti është më i rëndësishmi. Mamaja ime akuzohet për pastrim parash, akuzohet për pastruese! Mamaja ime ka blerë shpinë e vet dhe pretendohet se e ka blerë me paratë që ia kam dhënë unë. Mua më akuzojnë për fshehje të pasurisë”, tha ajo.

Ajo shpjegoi edhe shpenzimet që sipas akuzës, janë bërë për llogari të saj në SHBA, nga kushëriri i saj Ilir Shatku.

“Tani do të nxjerrim të dhënat e shpenzimeve nga llogaria e zotërisë, kur kemi qenë në Los Anxhelos dhe Disneyland dhe do shohim: Sa është shpenzuar për drekën? 1000 dollarë. Ishim 12 vetë, i bie nga 80 dollarë për person. Herë 4 vetë të Monikës, bëjnë 400 dollarë. Do të shihen shpenzime dhe nëse në fund unë kam tejkaluar 5 milionëshin e dhuratës, atëherë ILDKPI do të më gjobisë, nëse jo, jam në rregull me ligjin”, shtoi Kryemadhi. “Të gjitha këto janë telenovela që ne fatkeqësisht do t’i thejmë në film”.

The post Gjithçka telenovelë/ Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: Mamaja ime akuzohet për pastrim parash appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se fshihet në Dubai, zbulohet fotoja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të dr*gës

By: V K
29 July 2025 at 14:11

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka siguruar foton e personit të shtatë të përfshirë në një rrjet trafiku droge, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Bëhet fjalë për Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

I kërkuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Burime nga organet hetimore bëjnë me dije se Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Në kërkim së bashku me Skendaj eshte edhe Ilir Lloshi.

Ndërkohë janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plarent Dervishaj e Erion Alibej.

Hetimet

Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao. Vetëm gjatë kësaj periudhe u dokumentuan dhjetëra episode trafikimi e sekuestrimi droge, në total mbi 6 ton dhe kapte vlerën e 411 milionë eurove.

Sekuestrime gjatë kontrolleve:

3 armë zjarri të llojit pistoletë

43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane në para cash

3 automjete luksoze, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63

1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025

2 orë të shtrenjta – një Rolex model 126613LN dhe një Richard Mille McLaren RM50-03/68

16 celularë të markave iPhone dhe Samsung

19 karta bankare ndërkombëtare në emër të të dyshuarve

Dokumente bankare dhe llogari financiare në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama

1 dron, 8 hard disqe Hikvision me kapacitet 6TB secili

Sende të tjera me vlerë që pritet të ndihmojnë hetimin

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit- Finalizohet operacioni “OROLOGI”

Ekzekutohen 6 masa sigurie. Sekuestrohen armë, orë të shtrenjta, automjete luksoze e sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Në kuadër të operacionit “OROLOGI”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, BKH-në dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, u bë i mundur ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë me karakter personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasit:

A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

E. N., 44 vjeç, banues në Tiranë.

P. D., 53 vjeç, banues në Durrës, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

K. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

I. Ll., 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Ndërsa për shtetasin D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë, nuk u bë e mundur ekzekutimi i masës së sigurisë, pasi nuk u gjet; u shpall në kërkim.

Të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Po gjatë operacionit, janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat janë sekuestruar:

3 armë zjarri të llojit pistoletë, 43470 euro, 5000 franga zvicerane, 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a dhe një Volksëagen Sharan, 1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar, 1 orë Rolex model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model McLaren RM50-03/68, 16 aparate celularë, kryesisht të markave iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive, 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim, dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama, 1 dron, 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili dhe sende të tjera që i shërbejnë hetimit.

Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në luftën kundër krimit të organizuar.

The post Dyshohet se fshihet në Dubai, zbulohet fotoja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të dr*gës appeared first on Albeu.com.

Vetëm dy procedime nga SPAK për përdorim të administratës në zgjedhje

By: FAKTOJE
29 July 2025 at 15:00

Nga Sebi Alla– Dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare dhe një morie të madhe akuzash dhe ankesash nga partitë opozitare, Prokuroria Speciale SPAK vijon hetimet për 39 procedime penale për krime zgjedhore, ndërsa për katër prej tyre kanë përfunduar hetimet, duke e çuar në 43 numrin total të dosjeve të hapura. SPAK tha për Faktoje se vetëm dy janë procedime për akuzën e përdorimit të funksionit publik për qëllime politike. “Një procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike) dhe një procedim është regjistruar për të dy nenet, respektivisht nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenit 248 (shpërdorimi i detyrës)” thotë SPAK. Ndërsa në lidhje me hetimet e mundshme pas rinumërimit të kutive të votimit në Qarkun Fier, ku u konstatua devijim i konsiderueshëm votash drejt kandidatëve të listave të hapura, shprehet se: “SPAK nuk ka regjistruar procedim penal kryesisht për këtë çështje deri më tani”.

Dy procedime për një “mal” problemesh

Përdorimi i administratës publike për qëllime elektorale ishte edhe një nga shqetësimet kryesore që ngrihet në raportet e OSBE-ODIHR. “Keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe fushata brenda institucioneve publike është i ndaluar, por shqetësimet vazhdojnë për presionin ndaj nëpunësve civilë, ndikimin e padrejtë mbi votuesit dhe keqpërdorimin e aseteve publike”, konstatonte raporti përgjatë fushatës. Ndërsa pas përfundimit të procesit, në përmbledhje të problematikave, OSBE-ODIHR theksoi: “Presioni ndaj nëpunësve civilë, përdorimi i burimeve shtetërore, falja e gjobave dhe skemat elektorale në momentet e fundit u raportuan gjerësisht nga vëzhguesit dhe përbëjnë një avantazh të padrejtë për partinë në pushtet”. Po ashtu edhe partitë opozitare, veçanërisht PD akuzoi dhe denoncoi disa raste të përdorimit të administratës dhe aseteve shtetërore në fushatë. Megjithatë, por për këtë akuzë ka vetëm dy procedime penale të pranuara nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Administratë në fushatë

Hetimet nga SPAK janë ende në fazën paraprake dhe nuk ka një vendimmarrje sesi do të procedohet. Në nenin 328/a thuhet: “Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit”.

SPAK nuk bën me dije se kush janë dy rastet specifike dhe në cilin qark të përdorimit të administratës publike përgjatë fushatës për të cilin ka ngritur edhe akuzat.

Policisë iu pranuan më shumë

“Gjatë periudhës së raportimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka administruar 193 materiale kallëzuese që lidhen me dyshimet për krime zgjedhore. 43 prej tyre janë regjistruar si procedime/hetime penale, pra kanë kaluar në fazën e hetimit”, thuhet për Faktoje.al në qëndrimin zyrtar të SPAK. Ajo që konstatohet është se në total ka pasur 193 referime për dyshimin e krimeve zgjedhore në SPAK, por 150 janë refuzuar të regjistrohen dhe vetëm 43 janë pranuar dhe nisur procedimi penal. Nga 43 dosje të hapura, peshën më të madhe të denoncimeve e mban Policia e Shtetit, me 22 procedime, ndërsa 9 kanë nisur kryesisht nga vetë SPAK dhe pjesa tjetër është e shpërndarë nga shtetas të ndryshëm ose të referuar nga prokuroritë e rretheve. SPAK ka pranuar dhe nisur hetime për vetëm katër kallëzime të bëra nga subjektet politike, garuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Akuza që dominon ka të bëjë me korrupsionin aktiv. “35 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje)”, thotë SPAK.

Përfundimi

Vetë kreu i SPAK Altin Dumani prezantoi tre muaj parë zgjedhjeve “Task Forcën” për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Në 12 qarqe të vendit funksionoi një zyrë drejtuese me prokurorë të SPAK të cilët bashkërendonin punën me oficerë të BKH-së. Pavarësisht akuzave, denoncimeve të shumta dhe raporteve ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve deri më tani ka vetëm katër të arrestuar dhe proceduar për krime zgjedhore, dy në Kukës, një në Fier dhe një në Lushnje. Ndonëse për një pjesë të dosjeve hetimet vijojnë, rezultatet mund të cilësohen të ngadalta në krahasim me pritshmëritë, por edhe denoncimeve të publikuara.

The post Vetëm dy procedime nga SPAK për përdorim të administratës në zgjedhje appeared first on Faktoje.al.

SPAK sekuestron aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak Fabrika e re e Cigareve”

By: V K
29 July 2025 at 13:30

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, ka ndërmarrë një aksion për sekuestrimin e disa aseteve të personave nën hetim.

Raportohet se janë sekuestruar aksionet e kompanisë që ka në menaxhim fabrikën e cigareve në Librazhd.

Behet fjalë për Kuotat e shoqërisë “Albania Tabak”, Fabrika e Re e Cigareve.

GJKKO, ka vendosur sekuestron preventive mbi pajisjet dhe pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme të kësaj kompanie.

Gjithashtu, pjesë e listës së pronave të sekuestruara është edhe një apartament në Tiranë.

Kuotat e shoqërisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve”:

– Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

– Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125

– Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124

– Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123

– Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118

– Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77

– Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

– Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120

– Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202

Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 Tiranë.

The post SPAK sekuestron aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak Fabrika e re e Cigareve” appeared first on Albeu.com.

❌
❌