Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

By: Oldi
15 July 2025 at 10:54

Deputetja demokrate Ina Zhupa dha më shumë detaje për Komisionin e Dezinformimit, që sipas saj rrezikon kontrollin e plotë të informacionit, i cili përdoret jo vetëm në median audio-vizive por edhe në atë online. Edhe si Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Zhupa tha se administrata e re amerikane me presidentin […]

The post “Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike appeared first on BoldNews.al.

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

By: Ardit
26 June 2025 at 12:31

Nga Andi Bushati Në disa nga mediat që vijojnë të mbrojnë kryebashkiakun e burgosur të Tiranës u publikua së fundi një raport i hartuar nga dy kompani ndërkombëtare, të pajtuara nga vetë Veliaj, thelbi i të cilit qëndron në denoncimin e një izolimi të padrejtë. Në fakt, disa nga shqetësimet që ngre ky dokument janë […]

The post Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn appeared first on BoldNews.al.

Ligj i ri për mediat/ Bashkimi Europian afat Ramës deri në Tetor

By: user 4
18 June 2025 at 23:22

Komisioni Europian ka vendosur afat deri në shtator për qeverinë e Edi Ramës që ka për detyrë të çlirojë tregun mediatik përmes miratimit të një pakete për median, nëse dëshiron të ecë përpara në negociatat e anëtarësimit. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, përfaqësuesja e Komisionit, Sigrid Brettel, i vendosi mazhorancës një afat të qartë: deri në tetor duhet të miratohen disa paketa ligjore si për median, ashtu edhe disa reforma kyçe që përfshijnë korrupsionin, drejtësinë dhe barazinë gjinore.

“Para pushimeve të verës, presim miratimin e ligjit për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve, dhe më pas në shtator e tetor, me nisjen e legjislaturës së re, presim disa paketa të rëndësishme ligjore,” u shpreh Brettel që renditi këtu 4 paketa ligjore.

Bëhet fjalë më së pari për një paketë kundër korrupsionit (përfshirë konfliktin e interesit, mbrojtjen e sinjalizuesve), së dyti paketa për median, së treti një paketë ligjore për drejtësinë, veçanërisht për anëtarët jo-magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe së katërti një paketë për barazinë gjinore.

Rast pas Rasti/ Si i ofendon Edi Rama gazetarët (video)

Midis tyre, paketa për median zë një vend qendror, jo thjesht për arsye teknike, por sepse përbën një nyje të vjetër dhe të pazgjidhur në afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. E renditur brenda Klasterit 1 – grupkapitulli më kritik për negociatat – kjo paketë përbën edhe një test konkret për kryeministrin Rama që supozohet të bëjë një hap pas në kontrollin total që ushtron ndaj televizioneve në vend.

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

Në një raport paraprak, tashmë Bashkimi Europian e ka shprehur hapur shqetësimin për gjendjen aktuale të mediave në Shqipëri: “Shqipëria ende pritet të miratojë një reformë tërësore të kuadrit ligjor dhe rregullator për lirinë e shprehjes dhe të medias, në veçanti për fuqizimin e pavarësisë dhe efikasitetit të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të transmetuesit publik,” theksohet në tekstin që, ndryshe nga formulimet e zakonshme burokratike të Brukselit, i jep këtij problemi një peshë të veçantë.

Ndryshimet ligjore pritet të adresojnë përqendrimin e lartë në tregun mediatik shqiptar – një dukuri që deri tani nuk ka hasur as vullnet politik për t’u diskutuar, e jo më për t’u ndrequr. Dy televizionet më të mëdha, Klan dhe Top Channel, kontrollojnë rreth 64 për qind të tregut sipas të ardhurave, ndërsa së bashku me Vizion Plus dhe A2CNN përbëjnë pothuajse 80 për qind të tregut.

Në këtë kontekst, kërkesa e BE-së për të rritur transparencën mbi financimin, pronësinë dhe ndarjen e reklamave shtetërore është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj modelit të kontrollit vertikal të informacionit publik.
Një tjetër aspekt që Brukseli ka kërkuar me forcë është dekriminalizimi i shpifjes – një hap që ndan një herë e mirë fjalën e lirë nga ndëshkimi penal. Kjo kërkesë është ripërsëritur prej vitesh si nga BE, ashtu edhe nga OSBE/ODIHR, por asnjë qeveri nuk ka pasur deri tani vullnetin ta përkthejë në ligj.

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

Në të njëjtën frymë ishte edhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 11 majit i cili dhuroi një tablo të zymtë të kapjes së mediave në Shqipëri. Sipas vëzhguesve, lajmet shpesh prodhohen nga vetë partitë politike dhe transmetohen nga mediat si të ishin materiale të pavarura, pa asnjë filtër editorial, pa etiketim, pa distancë profesionale.

“Materialet e fushatës u ofruan nga partitë politike dhe u transmetuan nga televizionet pa u shënuar si të tilla, siç kërkohet nga Kodi Zgjedhor, ndërsa KQZ nuk mori asnjë masë për ta ndaluar këtë praktikë,” thuhej në raportin e OSBE-ODHIR.

Gazetaria investigative është drejt zhdukjes, ndërsa pjesa më e madhe e mediave të mëdha mbahen në jetë nga reklamat shtetërore dhe kontratat publike – një raport varësie që e ka shndërruar median në një instrument të propagandës, jo në mbikëqyrës të pushtetit.

“Pavarësia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve në dispozicion të votuesve janë dëmtuar nga varësia e mediave nga financimi jotransparent, shpesh i lidhur me interesa politike dhe biznesi,” shënon OSBE/ODHIR.

Sipas të njëjtit raport, përqendrimi i pronësisë së mediave në pak duar minon pluralizmin, ndërsa kontrolli i tregut të reklamave nga aktorë me lidhje politike e bën të pamundur ndarjen e drejtë dhe transparente të burimeve financiare.

Edi Rama i vë pseudonim gazetares në studio, e quan “virologia”

Gjithsesi mbetet për t’u parë ndryshimi real që mund të sjellë miratimi i një pakete ligjore për median siç e kërkon Bashkimi Europian, pasi është gjithnjë rreziku që ligji i ri të kalojë vetëm si fasadë, sepse status quo-ja i ka rrënjët shumë më të thella./Lapsi.al

The post Ligj i ri për mediat/ Bashkimi Europian afat Ramës deri në Tetor appeared first on Lapsi.al.

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

By: user 2
12 June 2025 at 16:05

Meqënëse propaganda mediatike pro qeverisë ka qenë, krahas blerjes së votës, përdorimit të krimit dhe shantazhimit të administratës, një nga kolonat që e përçudnuan sfidën e 11 majit, do të ishte interesante që ajo çka ndodhi të shikohej nga këndvështrimi i një personazhi që deri pak kohë më parë konsiderohej si ylli i ekraneve tona.

Fjala është për Erion Veliajn, i cili, që pas 10 shkurtit, ditës kur i’u vunë prangat, pothuajse është zhdukur nga peizazhi mediatik. Për të gjithçka ka ndryshuar radikalisht. Postimet në rrjetet sociale rrallë ndodh që të prodhojnë tituj kryesorë. Emisionet e lajmeve janë çliruar nga parada e kronikave të gatshme që prodhonte bashkia. Ata që ishin të gatshëm të therreshin për t’a mbrojtur atë nëpër studio, tani janë tulatur. TV-të nuk përmbyten më me kronika për mbjelljen e pemëve, rindërtimin e shkollave apo ndarjen e medaljeve në gara sportive. 

Pse mbeti në burg ? / Veliaj, kronika e një eleminimi të paralajmëruar

Por, po të zhvendosësh vështrimin pak muaj më parë vetja të duket sikur je zgjuar nga një ëndërr e papritur. “Lali” që hynte përditë në shtëpitë tona, me llërët përveshur, me përqafime të ngrohta për fëmijët, herë duke i shërbyer supë pensionistëve e herë duke ndarë ndihma për jetimët, nuk jeton më. Pamja prej superheroi, që lufton për të mirën, për të bukurën për të ndershmen është fshirë si me gomë.

Ky transformim drastik e kërkon një shpjegim. Ai lidhet me rënien e fuqisë dhe pushtetit të tij. Që kur Edi Rama e zhveshi nga gjithçka, duke i hequr të drejtën e komandës reale në Bashki, që kur ai e la pa deputetë besnikë në grupin socialist të parlamentit të ardhshëm, që kur ai u dha urdhër politikanëve të lartë dhe militantëve poshtë, as mos prononcoheshin pro Veliajt, as mos protestonin tek dera e SPAK-ut në favor të tij, aureola e tij u shkërmoq. Ai që zbarkonte mes fëmijëve si superman, në ditën e verës, tani nuk është asgjë më shumë sesa një burgaxhi. Dhe kjo, pasi ai nuk ka më në duar leje për pallate, se ai nuk u bën dot më favore me hedhjen e dherave ndërtuesve, se ai nuk u jep dot reklama të fshehta apo legale pronarëve të mediave, se ai nuk ka më fuqi të sponsorizojë borderotë e fshehta të portaleve të paregjistruara.

Propaganda/ Lufta me foto për imazhin e të burgosurit Veliaj

Figura e tij e bymyer falë pushtetit që kishte, fondeve që kontrollonte, financimeve që jepte, nuk kishte lidhje as me meritat, as me zotësinë e vet reale, ajo ishte thjeshtë produkt i postit të rëndësishëm që mbante. Kur i pari iu hoq, gjithçka u bë pluhur e hi.

Natyrisht, për hir të së vërtetës, duhet thënë se braktisja që po i ndodh dhe vetmia politike e Veliajt mund të lidhet edhe me shkaqe personale. Ai nuk prodhoi kurrë mbështetës, pasi të gjithë e shikonin si lakeun e Ramës, ai nuk la dot pasues, pasi këta të fundit kërkojnë një “burrë” që ti’u prijë, atij po i rallohen mbrojtësit publikë, pasi tërë kohës marëdhënjen me ta e ngriti jo mbi baza parimesh, por mbi blerjen dhe korruptimin. 

E megjithëatë, pavarësisht nga të tëra këto mangësi vetjake, konkluzioni i dramës së trishtë të Veliajt është se bashkë me pushtetin ai humbi edhe personazhin fiktiv që kishte krijuar me shumë sforco përgjatë viteve. Pikërisht këtu, trajektorja e tij është një lakmues domethënës për të kuptuar sfondin manipulativ ku u zhvilluan votimet e fundit. 

Po të imagjononim për një çast sikur Ramën dhe shokët e tjerë të Lalit ti zhvishnim nga favoret që kanë për të prodhuar tituj, për të imponuar kronika të gatshme, për të qenë imun ndaj kritikave, për të propaganduar “mrekullinë turistike”, për të ndërtuar imazhin e vendit që ka fat të udhëhiqet nga një lider global, me siguri rezultati i 11 majit do të qe pak më i ndryshëm. 

Media franceze: Ngritja dhe rënia e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës

Pa fuqinë për të blerë vëmendje dhe shitur ëndrra ata do të shndërroheshin në poaq jo tërheqës sa ka përfunduar Veliaj sot.

Le të jemi të qartë, ky nuk është një nga ato fenomene konkrete të cilat opozita mund ti faktojë në serialin televiziv që prodhon çdo ditë në selinë e SHQUP-it. Impakti i imazhit as nuk peshohet as nuk matet. Por gjithësesi ai është një fenomen real që në shoqëritë demokratike prodhohet nga kontradikta mes aftësisë së politikanëve për të aktruar dhe përballjes së tyre me mendimin kritik që imponojnë mediat dhe të gjithë kundërpushtetet e tjera. Vetëm në sisteme jo demokratike si ky yni ai është produkt i kulluar i “mis en scene-ave” të pushtetarëve alla Veliaj. 

Prandaj dhe shfryrja e flluskës që ky i fundit krijoi është një test i mirë për të kuptuar se në ç’kushte u zhvillua gara e fundit elektorale. Për të kuptuar gjithashtu se sa lakuriq do të dukeshin ata që vetëkonsiderohen tani si fitimtarë, nëse s’do të përfitonin nga imazhi që kanë blerë me paratë dhe favoret që të jep në dorë pushteti.   

©Lapsi.al

The post Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj appeared first on Lapsi.al.

Mediat serbe ironizojnë keq Shqipërinë pas barazimit në Letoni: Nuk mundin dot askënd!

By: rozalb
11 June 2025 at 12:56

Barazimi 1-1 i Kombëtares shqiptare ndaj Letonisë ka sjellë gëzim për disa, dhe ndër më të zhurmshmit ka qenë tabloidi serb “Kurir”. Në një artikull të publikuar publikisht pas ndeshjeve, mediat ironizon me ashpërsinë e shfaqjes së tyre dhe entuziazëm për atë që konsideron si një lajm të shkëlqyer për Serbinë. Me titullin “Kakav kiks jalove Albanije u Letoniji! Fantastične vesti za Srbiju iz…

Source

Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve. Ndarja e praktikave më të mira dhe përballimi i sfidave të vazhdueshme”, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian në kuadër të projektit mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Shqipëri.

Metani ishte pjesë e panelit të institucioneve ku u diskutua mbi “Sfidat dhe zgjidhjet për autoritetet vendase për të përmbushur standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve.”

Në fjalën e tij, ai vlerësoi mënyrën e organizimit të takimit, duke bërë bashkë mediat dhe institucionet, me emërues të përbashkët komunikimin dhe interesin publik. “Patjetër, që edhe mund të mos bihet dakord për gjithçka, por është shumë e rëndësishme të komunikohet, duke adresuar shqetësimet në institucione, por edhe përmes takimeve e tryezave, që ndihmojnë edhe informimin reciprok mbi problematika të caktuara. Dhe duke mbajtur në konsideratë parimet kushtetuese mbi të cilat organizohet e gjithë jeta jonë profesionale dhe jo vetëm, besoj se gjendja e zgjidhjeve bëhet më e shpejtë dhe në mënyrë më efikase”, thaMetani.

Në fjalën e tij, Metani referoi statistika të ndërveprimit të mediave me ILD në 5 vitet e funksionimit të institucionit, si iniciuese të verifikimeve kryesisht, si ankuese dhe si informuese e opinionit publik.

“Në 5 vite funksionim, ka pasur edhe indicie të sakta të marra nga mediet, mbi të cilat Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar kryesisht 12 hetime disiplinore. Këto 12 hetime kanë filluar për 13 subjekte: 6 gjyqtarë, 6 prokurorë dhe 1 anëtar Këshilli. 11 magjistratë janë dërguar nga ILD për procedim disiplinor në KLGJ e KLP dhe për 2 magjistratë të tjerë, hetimi disiplinor është mbyllur. Nga 11 magjistratët e dërguar për procedim disiplinor, në 7 raste ILD ka kërkuar masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”. Këshillat kanë pranuar kërkesën e ILD në 5 raste, pra magjistratët janë shkarkuar. Për një rast kanë vendosur “pezullim nga detyra për një periudhë prej 6 muajsh”, ndërsa rasti tjetër është i pezulluar, pasi pritet vendimmarrja e KPA. Në 4 raste, ILD ka kërkuar masën disiplinore “Vërejtje publike” në Këshilla. 1 rast është pranuar dhe 3 të tjera janë rrëzuar”, pohoi ai.

“Në 5 vitet e funksionimit të ILD-së, mediat vetë kanë referuar 17 ankesa për shkelje disiplinore. Për to, ILD ka marrë 11 vendime përfundimi konkretisht: 2 janë arkivuar pas shqyrtimit fillestar, 7 pas verifikimit, 2 pasi është kryer hetim disiplinor. 6 ankesa të tjera janë në proces shqyrtimi”, cilësoi Metani.

Sipas kreut të ILD-së, “duke patur në konsideratë faktin se krijimi i kushteve për të marrë informacionin e kërkuar është një tjetër element, që garanton punën e gazetarëve dhe duke iu referuar statistikave tona, media ka ndërvepruar direkt me ILD-në përmes kërkesave për informacion në 46 raste. Vetëm në 6 prej tyre, informacioni ka qenë i kufizuar sipas ligjit dhe kjo është shpjeguar qartësisht. Konstatoj me kënaqësi që në raport me ILD-në, mediat respektojnë parimin ligjor të konfidencialitetit të veprimeve hetimore, që fillojnë me shqyrtimin fillestar apo veprimet paraprake hetimore për sjellje/shkelje të dyshuara nga gjyqtarët, pasi ky konfidencialitet i shërben mbrojtjes së integritetit të procesit dhe reputacionit të magjistratit, nëse akuzat rezultojnë të pabazuara”.

/a.f/

The post Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

By: Oldi
7 June 2025 at 14:51

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar për përballjen e kryetares në detyrë të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit me gazetarin “Piranjave”, Edon Kuqin. Përmes një postimi ku ka shpërndarë reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë mbi rastin në fjalë, Këlliçi shprehet profesionalizmi dhe etika e gazetarit Kuqi dhe emisionit Piranjat janë për […]

The post “Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal appeared first on BoldNews.al.

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë

By: Oldi
27 May 2025 at 17:49

Prezenca e OSBE-së në Tiranë me anë të një reagimi për shtypin, ka shprehur shqetësimin e saj, sa i përket incidenteve me gazetarët këto zgjedhje që lamë pas. OSBE i referohet disa rasteve që kanë ndodhur me gazetarët gjatë raportimeve të tyre, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 11 majit. Rastet sipas OSBE-së kanë të […]

The post OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë appeared first on BoldNews.al.

Cirk tragjik/ Në median shqiptare shpiket një “analiste e fabrikuar” për të goditur opozitën

By: Oldi
26 May 2025 at 09:50

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një artikull i firmosur nën emrin Helen Bratt me aludime për një revoltë të brendshme në PD, u bë viral në mediat shqiptare. Por dyshimet mbi autorësinë e Bratt dhe teknikat e shpërndarjes së artikullit ngrenë pikëpyetje për një operacion të qëllimshëm dizinformimi. Një javë pas zgjedhjeve parlamentare të […]

The post Cirk tragjik/ Në median shqiptare shpiket një “analiste e fabrikuar” për të goditur opozitën appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Reformim i PD pas humbjes në zgjedhje? Berisha: Ne kemi shumë probleme, por një farsë opozita s’e fiton kurrë

By: V K
21 May 2025 at 14:09

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se u vodhën votat, apo edhe me faktin se ka probleme PD.

Berisha u shpreh se nuk ishin zgjedhje, por një farsë, të cilën opozita nuk e fiton dot.

Kjo kohë 14 vjeçare lidhet vetëm me faktin se Rama i vjedh zgjedhjet apo mund të ketë probleme edhe PD. Pas 2021 nuk u bë asnjë proces i brendshëm për të kuptuar se pati ndonjë gjë që nuk funksionoi?

Berisha: Unë mund të them se nuk janë zgjedhje, është farsë elektorale. Në cdo vend të botës, thuajse në cdo vend në 99.9% të vendeve të botës zhvillohen zgjedhje, në diktatura zhvillohen farsa. Farsat nuk i fiton kurrë opozita. Opozita mund të ketë një shumësi problemesh, por një farsë opozita s’e fiton kurrë. Farsa nuk fitohet sepse nëse ti shpërndan 100 euro, për 48% të votuesve, nëse fal 200 mln euro gjoba e interesa, që shkojnë minimumi 300 mijë votues. Nëse shpërndan 138 licensa për miliona bimë kanabis në mbarë vendin dhe ju nuk arrini të llogarisni se cfarë fitimi sjellin ato, dhe të gjithë licensat janë dhënë me një skemë për vota. Të gjitha në kundërshtim me ligjin dhe parimin ndërkombëtar të zgjedhjeve.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Reformim i PD pas humbjes në zgjedhje? Berisha: Ne kemi shumë probleme, por një farsë opozita s’e fiton kurrë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Momenti kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i “shkul” badge nga qafa

By: Oldi
16 May 2025 at 20:52

Ndërkohë që po zhvillohej protesta e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar të flasin për kamerën e Euronews Albania ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën. I pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin […]

The post VIDEO/ Momenti kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i “shkul” badge nga qafa appeared first on BoldNews.al.

E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania”

By: Oldi
16 May 2025 at 20:13

Deputetë “besnikë” të Partisë Demokratike duke filluar nga Flamur Noka, Edi Paloka dhe duke përfunduar tek Klevis Balliu kanë filluar të ashpërsojnë gjuhën ndaj gazetarëve të terrenit por edhe mediave të cilët i kërkojnë “llogari” opozitës për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë që po zhvillohet protesta e opozitës, disa nga deputetët […]

The post E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania” appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

By: user 6
15 May 2025 at 20:45

Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahëve duket i balancuar. Të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizve tregojnë se gjatë edicioneve informative në 18 televizionet kryesore të vendit, Aleanca për Shqipërinë Madhështore e udhëhequr nga Partia Demokratike mori 51% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama vetëm 42.9%.

Megjithatë, një analizë më imët e monitorimeve të AMA-s tregon se në tre televizionet kombëtare private – TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, të cilat kotrollojnë më shumë se dy të tretat e audiencës televizive, Partia Socialiste mori 52% të hapësirës në edicione informative, krahasuar me 44.5% të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Ndërkohë, që të gjithë subjektet e tjera garuese në zgjedhje morën më pak se 4%.

Sipas vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it “mjedisi i kufizuar mediatik dhe mosrespektimi në mirëbesim i parashikimeve ligjore, bëri që zgjedhësve t’u mohohej informimi i pavarur, i shumëllojshëm dhe solid, lidhur me garën zgjedhore.”

“Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar,” shtojnë vëzhguesit në raportin e tyre preliminar për zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë pas përfundimit të zgjedhjeve, edhe organizatat vendore të lirisë së medias, theksuan se partitë politike dhe kandidatët për deputetë dështuan në respektimin e principeve të transparencës dhe debatit demokratik, ndërsa theksuan se shkelje të shumta të këtyre parimeve u regjistruan gjatës fushatës.

Partia Socialiste i fitoi bindshëm zgjedhjet e 11 majit, duke siguruar 83 deputetë nga 140 ulëse parlamentare, por misioni i vëzhguesve ndërkommbaëtarë i udhëhequr nga OSBE-ODIHR, tha se gara ishte e pabarabartë, si rrjedhojë e keqpërdorimit nga partia në pushtet i burimeve shtetërore si dhe mungesës së medias së pavarur.


Mbulimi i pabalancuar i fushatës

Sipas Kodit Zgjedhor, televizioneve u kërkohet që të sigurojnë një mbulim të ekuilibruar, pluralist dhe të paanshëm gjatë fushatës zgjedhore, duke respektuar standardet e gazetarisë profesionale dhe duke shmangur përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Kodi përcakton gjithashtu që transmetuesit duhet të caktojnë kohë të barabartë transmetimi për dy partitë më të mëdha parlamentare dhe këto parti nuk duhet të marrin më shumë se dyfishin e kohës së transmetimit të partive më të vogla politike me përfaqësim në Kuvend.

Për të kontrolluar respektimin e Kodit Zgjedhor, ligjëvënësi ka mandatuar Autoritetin e Mediave Audiovizive, AMA, që të monitorojë gjatë fushatës kohën që i rezervohet çdo subjekti elektoral dhe t’ia raportojë të dhënat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se mediat kryesore në vend nuk i respektuan parashikimet e Kodit Zgjedhor gjatë fushatës.

Gjetjet konfirmojnë se qasja në media mbeti e kufizuar dhe e pabarabartë, me dy subjektet kryesore elektorale – Partinë Socialiste dhe kolacionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që dominuan vazhdimisht ekranet televizive.

Vizibiliteti i tyre në media u përforcua në të gjitha formatet e monitoruara, nga transmetimet ‘live’ te edicionet informative dhe emisionet politike, ndërkohë që partitë më të vogla dhe aktorët e tjerë patën vështirësi të siguronin kohë televizive pa pagesë.

Ndryshe nga media komerciale private, transmetuesit publikë – RTSH1 dhe RTSH 24, ishin pak më të balancuar gjatës fushatës. Aleanca për Shqipërinë Madhështore mori 40.8% të kohës në edicionet informative, Partia Socialiste 42% dhe të gjitha subjektet e tjera së bashku 17.3% – duke shënuar segmentin e vetëm të medias ku partitë e vogla arritën përfaqësim me përqindje dyshifrore.

“Periudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi një peizazh mediatik të pabalancuar, me mbulim të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë që favorizoi kryesisht dy partitë më të mëdha,” thanë në një deklaratë paszgjedhore një grup 14 organizatash të shoqërisë civile, përfshirë BIRN.

“Pavarësisht rekomandimeve të qarta që kërkonin transparencë në mbulimin zgjedhor, partitë politike vazhduan praktikën e rrënjosur të shpërndarjes së materialeve të gatshme video dhe shtypi për mediat gjatë gjithë fushatës,” theksuan ato.

Duopoli mediatik

Rezultatet e monitorimit të BIRN për fushatën e zgjedhjeve parlamentare zbulojnë një peizazh mediatik thellësisht të personalizuar në përmbajtjen e lajmeve televizive, ku narrativa dhe dinamika e fushatës ndërtohet pothuajse tërësisht rreth dy figurave dominuese politike, Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Në 18 stacionet televizive të monitoruara, Sali Berisha zuri përqindjen më të lartë të kohës në ekran ndër individët e përfshirë, me 39.3% të totalit. Ai u pasua nga Edi Rama me 38.4%. Të gjithë kandidatët dhe përfaqësuesit e tjerë politikë së bashku u pasqyruan vetëm në 22.3% të minutazhit total.

Polarizimi ishte edhe më i theksuar në mbulimin e ofruar nga tre transmetuesit kryesorë privatë kombëtarë -Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus, ku Edi Rama dominoi edicionet informative me 49.1% të transmetimeve, Sali Berisha mori 38.1%, ndërsa të gjithë aktorët e tjerë së bashku vetëm 12.7%.

Transmetuesit publikë RTSH 1 dhe RTSH 24 ofruan një përfaqësim disi më të balancuar: Rama dhe Berisha morën përkatësisht 38.1% dhe 32.8% të mbulimit, ndërsa aktorët e tjerë zinin 29.1% – përqindja më e lartë e hapësirës së dhënë zërave alternativë në të gjitha kategoritë e mediave.

Monitorimi i transmetimeve ‘live’ në 12 televizione informative e përforcon dhe më tej kontrollin e hapërsirës mediatike nga Rama dhe Berisha. Nga mbi 43,260 minuta transmetim të drejtpërdrejtë të analizuar, Edi Rama u shfaq për më shumë se 15,700 minuta – ekuivalenti i mbi 260 orëve ‘live’, duke zënë 36.3% të totalit. Sali Berisha e ndoqi me 13,400 minuta ose 31.0% të totalit.

Rama dhe Berisha zunë dy të tretat e të gjithë minutazhit të drejtpërdrejtë të dedikuar aktorëve politikë në zgjedhje, duke reflektuar natyrën thellësisht të polarizuar të fushatës në media.

“Pavarësia, shumëllojshmëria dhe integriteti i lajmeve në dispozicion të zgjedhësve cenohen nga fakti që shumica e mediave varen nga financime jotransparente të interesave politike dhe interesave të biznesit, duke u mbështetur shpesh tek kontratat qeveritare,” shprehen vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR.

“Përqendrimi i pronësisë së medias e cenon edhe më shumë pluralizmin e burimeve informative, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare,” shtuan ata.


Mungesa e kulturës së debatit politik

Monitorimi i emisioneve politike të debatit gjatë 30 ditëve të fushatës shfaq një hapësirë më pluraliste për diskursin elektoral, krahasuar me edicionet informative dhe transmetimet “live”. Megjithatë, analiza e minutazhit në 18 televizionet kombëtare me shikueshmërinë më të lartë, nxjerr në pah përsëri dominimin e vazhdueshëm të subjekteve kryesore elektorale dhe liderëve të partive politike të mëdha.

Gjatë periudhës së monitoruar, Aleanca për Shqipërinë Madhështore ishte subjekti më i pranishëm në emisionet politike, me mbi 16,500 minuta, ose 49% të minutazhit total. Partia Socialiste u rendit e dyta me mbi 9,090 minuta, që përfaqëson 27% të minutazhit të përgjithshëm.

Sali Berisha kryesoi duke u shfaqur në mbi 2,940 minuta transmetime – afërsisht 49 orë, ose 8.7% e kohës totale të dedikuar për aktorët politikë individualë në emisionet politike. Edi Rama e ndoqi me 1,832 minuta – pak më shumë se 30 orë, ose 5.4%.

Përtej dy liderëve kryesorë, një gamë më e gjerë figurash politike u ftua gjatë emisioneve politike, përfshirë kryetari i Partisë Koalcioni Euro-Atlantik, Lulzim Basha dhe kandidatja për deputete e PD-së, Jorida Tabaku, të cilët morën secili pak më pak se 13 orë kohë fjale, duke zënë përkatësisht 2.3% dhe 2.2% të minutazhit total. Figura të tilla si Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Dashamir Shehi, Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj siguruan secili mes 7 dhe 10 orë transmetim, me përqindje që varionin nga 1.3% deri në 1.7%.

Pavarësisht potencialit për debat politik, formatit të emisioneve politike shpesh i mungoi përballja e drejtpërdrejtë mes figurave kryesore që garonin në zgjedhje. Edhe pse kjo hapësirë televizive ngjante pluraliste në pamje të parë, ajo rrallëherë ishte i strukturuar për të ofruar përballje të balancuar apo qasje kritike mes platformave elektorale konkurruese.

“Megjithëse disa programe debati u transmetuan rregullisht, ato nuk sollën kandidatë shumë të njohur apo drejtues partish nga parti të ndryshme,” shkruan raporti i OSBE-ODIHR. “Shumica dërrmuese e organeve mediatike perceptohen si mbështetëse të PS-së në pushtet,” shtoi raporti.


Reklamat politike dhe shkeljet e Kodit Zgjedhor

Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, reklamat politike nuk luajtën një rol qendror gjatë fushatës elektorale në mediat audiovizive. Të dhënat nga televizionet e monitoruara tregojnë se partitë dhe kandidatët transmetuan 1,713 minuta ose 28 orë reklama politike gjatë fushatës.

Brenda këtij volumi, Aleanca për Shqipërinë Madhështore zuri shumicën e kohës së reklamuar me pagesë, me 910 minuta (53.1% të totalit të reklamave). Partia Socialiste e ndoqi me 756 minuta (44.1%), ndërsa reklamat politike të paidentifikuara – spote të transmetuara pa etiketim të saktë apo pa atribuim ndaj një subjekti elektoral të regjistruar, përbënin 44.8 minuta, ose 2.6% të totalit. Të gjithë subjektet e tjera së bashku u pasqyruan në vetëm 1.6 minuta reklamë të paguar, duke reflektuar një mungesë pothuajse të plotë të partive të vogla në këtë format.

Transmetimi i reklamave të paidentifikuara ose të etiketuara në mënyrë të pasaktë, megjithëse i kufizuar, ngre shqetësime në lidhje me përputhshmërinë me standardet e transparencës të partive politike dhe medias gjatë fushatës.

Përtej mungesës së transparencës së reklamave politike, një nga shkeljet kryesore të Kodit Zgjedhor në hapësirën mediatike lidhet me mungesësn e balancimit të kohës televizive gjatë edicioneve informative, një problematikë që shtrihet tek të gjithë transmetuesit kombëtarë.

Disa televizione nuk respektuan tavanin e lejuar të minutazhit për reklama politike, duke i dhënë kohë në mënyrë joproporcionale subjekteve politike specifike. Gjithashtu, 14 televizone transmetuan reklama politike përtej orareve të lejuara, në shkelje të kuadrit rregullator.

Monitorimi, gjithashtu identifikoi edhe sondazhe të cilat u transmetuan pa të dhëna të plota për kampionimin, metodologjinë dhe entitetin që i ka komisionuar. Ndërkohë, disa televizone transmetuan reklama politike gjatë edicioneve informative, një praktitë që ndalohet reptësisht nga Kodi Elektoral. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste appeared first on Lapsi.al.

Sali Berisha: PS ngriti zyra ilegale pranë qendrave të votimit, 100 euro një votë, presim rezultatin

By: V K
12 May 2025 at 14:04

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste, për parregullsi dhe manipulim të zgjedhjeve.

Berisha tha se Partia Demokratike po pret rezultatin, por do të bëjë një vlerësim të plotë për situatën.

“Presim rezultatin, PD do bëjë gjithë vlerësimin e saj. Kur mbillen dhjetëra hektarë kanabis për votë, kur punësohen me mijëra persona për të blerë vota, kur ngrihen zyra ilegale të PS pranë qendrave të votimit, kjo nuk është më garë e ndershme”, deklaroi Berisha.

Ai gjithashtu, përmendi faljen e 150 milionë eurove gjoba për mbi 170 mijë qytetarë, si një tjetër formë e ndikimit elektoral.

Berisha theksoi se “bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje” dhe përmendi raste të pretenduara të blerjes së votës për 100 euro.

Kjo nuk është përgjegjësi e opozitës”, tha ai, duke lënë të kuptohet se PD do të mbajë qëndrim pas përfundimit të numërimit të plotë.

Sali Berisha në deklaratë për mediat: Presim rezultatin, PD gjithë vlerësimin e saj do ta bëjë. Nëse mbillen dhjetarë hektarë kanabis për votë, nëse punësohen dhjetëra e mijëra punonjës për votë, nëse patë zyrat ilegale të PS-së pranë qendrave të votimit, nëse patë faljen e 150 milionë euro gjoba, të mbi 170 mijë qytetarëve, emrin zgjedhjeve ia vini vetë. Të numërojmë çdo votë. Bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje. Nëse jepet 100 euro për votë, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës. Nuk ka forcë në botë që pengon shqiptarët të votojnë të lirë.

The post Sali Berisha: PS ngriti zyra ilegale pranë qendrave të votimit, 100 euro një votë, presim rezultatin appeared first on Albeu.com.

KQZ urdhëron partitë: Respektoni heshtjen zgjedhore, asnjë publikim në mediat sociale

By: user 5
10 May 2025 at 13:55

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë një njoftim me rëndësi për të gjitha subjektet zgjedhore, duke urdhëruar respektimin e heshtjes zgjedhore.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale.

Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, thuhet në deklaratë.

The post KQZ urdhëron partitë: Respektoni heshtjen zgjedhore, asnjë publikim në mediat sociale appeared first on Lapsi.al.

Rama sulmon mediat: Këneta televizive thotë se populli voton nga frika PS-në

By: Oldi
4 May 2025 at 16:53

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Lezhë, në kuadër të fushatës përmbyllëse të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij Rama sulmoi mediat duke i etiketuar si “këneta elevizive”. Rama gjithashtu theksoi se ata thonë që popullit i ka hyrë frika në palcë dhe disa të tjerë thonë se populli është i […]

The post Rama sulmon mediat: Këneta televizive thotë se populli voton nga frika PS-në appeared first on BoldNews.al.

Reporterët pa Kufij: Shqipëria ndër vendet më keq të renditura në Ballkan për mediat

By: user 5
2 May 2025 at 20:13

Shqipëria është renditur në vendin e 80-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2025 të publikuar nga organizata “Reporterët pa Kufij” (RSF), duke shënuar një përmirësim prej 19 vendesh krahasuar me një vit më parë, kur ishte në vendin e 99-të nga 180 shtete.

Organizata ka shpjeguar disa nga arsyet pse Shqipëria fitoi 19 vende, ndërkohë që politikisht situata e medias është në vendin e 110-të.

Pavarësisht rritjes në Indeks (+19 vende, në vendin e 80-të nga 180 gjithsej), Shqipëria mbetet ndër vendet më keq të renditura në zonën BE-Ballkan (vendi i 35-të nga 40).

• Kjo rritje mund të shpjegohet pjesërisht nga përkeqësimi i lirisë së medias në shtete të tjera, përfshirë Bosnjën (vendi i 86-të, -5 vende) dhe Kosovën (vendi i 99-të, -24 vende), ku kjo e fundit ka shënuar nivelin më të ulët historik në Indeks.

• Ngjitja e Shqipërisë në Indeks shoqërohet gjithashtu me rritjen e pikëve të përgjithshme, të cilat përcaktohen nga pesë tregues të lirisë së shtypit (sipas metodologjisë), edhe pse ky total mbetet relativisht i ulët (shih bashkëngjitjen).

• Është pikërisht treguesi i sigurisë ai që ka ndikuar më shumë në këtë rritje të rezultatit të përgjithshëm. Efekti i vrasjes së rojës së sigurisë së Top Channel, Pal Kola, në vitin 2023, duket se po zbehet në vlerësimin e lirisë së shtypit, megjithëse ky krim dhe krime të tjera ndaj profesionistëve të medias shqiptare nuk janë ndëshkuar ende.

• Lajmi i mirë në aspektin e sigurisë së gazetarëve është ambicia e shpallur e Prokurorit të Përgjithshëm për të prioritarizuar hetimet mbi sulmet ndaj gazetarëve, si dhe qëndrimi kritik i Avokatit të Popullit mbi kontrollin ndaj gazetarit Elton Qyno dhe sekuestrimin e pajisjeve të tij nga SPAK.

• Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese – që e cilësoi si të papërpjesëtuar veprimin e SPAK – forcon mbrojtjen ligjore të lirisë së shprehjes dhe konfidencialitetit të burimeve gazetareske në Shqipëri.

• Edhe treguesi socio-kulturor është përmirësuar, duke reflektuar aftësinë në rritje të gazetarëve shqiptarë për t’u organizuar në mbrojtje të të drejtave të tyre, si dhe nisma të reja në këtë drejtim.

• Nga ana tjetër, treguesit politik dhe ekonomik kanë rënë. Nëse Shqipëria do të renditej vetëm sipas treguesit politik, do të ishte në vendin e 110-të, ndërsa sipas atij ekonomik në vendin e 142-të.

• Prandaj, rritja e përgjithshme e Shqipërisë në Indeks nuk mund të interpretohet si përmirësim i kontekstit politik apo ekonomik për ushtrimin e gazetarisë në vend. Liria dhe pavarësia e medias minohen nga sulme dhe presione të rregullta politike ndaj mediave private dhe publike. Efektet e mundshme të ndalimit total të TikTok në Shqipëri janë shqetësuese.

• Liria e shtypit kërcënohet gjithashtu nga konfliktet e interesit të pronarëve të mediave dhe afërsia e rrezikshme e disa politikanëve me disa gazetarë, siç është ilustruar nga zbulimet për marrëdhëniet e kryetarit të bashkisë së Tiranës me gazetarë. Peizazhi mediatik në Shqipëri në fakt karakterizohet nga konflikte interesi, siç evidentohet edhe në analizën rajonale (bashkëngjitur) për lirinë e shtypit në Europë dhe Azinë Qendrore.

The post Reporterët pa Kufij: Shqipëria ndër vendet më keq të renditura në Ballkan për mediat appeared first on Lapsi.al.

Raporti i RSF, LDK: Linçimet e medieve nga Vetëvendosje duhet të ndalen e ndalohen menjëherë

2 May 2025 at 12:24

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi publik ka shprehur shqetësimin e thellë për rënien drastike të lirisë së medias në vendin tonë, siç është evidentuar në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025 të organizatës Reporterët pa Kufij (RSF).

LDK thotë se “Kosova ka rënë me 24 vende, duke u renditur në pozitën e 99-të nga 180 vende të vlerësuara, më së keqi në gjithë rajonin, një tregues alarmant i përkeqësimit të mjedisit mediatik në vend”.

“Ky regres i theksuar është pasojë direkte e qeverisjes së papërgjegjshme dhe tendencave autoritare të këtij pushteti. Ky pushtet vazhdimisht ka treguar tendenca të qarta për shkatërrimin e mundësisë dhe hapësirës së raportimit të shkeljeve të tij dhe eksponentëve të tij. Raporti i RSF-së thekson ndërhyrjet politike në mediat publike dhe presionet ndaj mediave private, duke përmendur emërimin e personave të afërt me pushtetin në pozita kyçe në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe sulmet e vazhdueshme ndaj mediave të pavarura”, ka pohuar LDK.

Tutje, theksohet se për më tepër, gazetarët në Kosovë përballen me kërcënime të vazhdueshme dhe sulme fizike, ndërsa institucionet përgjegjëse shpesh dështojnë të ofrojnë mbrojtje adekuate dhe të ndjekin penalisht autorët e këtyre veprave.

“Kjo klimë e pasigurisë dhe frikësimit ka krijuar një ambient ku vetëcensura po bëhet normë, duke rrezikuar seriozisht të drejtën e qytetarëve për informim të lirë dhe të paanshëm”, thekson LDK.

Tutje, LDK e konsideron lirinë e medias si një nga shtyllat themelore të demokracisë dhe zhvillimit të shoqërisë.

“Linçimet e medieve nga Vetëvendosje dhe eksponent të saj si dhe praktikat e ndërhyrjes në pavarësinë e medieve duhet të ndalen e ndalohen menjëherë. Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe funksionimin e lirë të medieve”, vijon reagimi.

LDK thotë se do të angazhohet për një Kosovë ku media e lirë dhe e pavarur është e garantuar dhe e mbrojtur si dhe do të vazhdojë të punojë për rikthimin e standardeve demokratike dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut në vendin tonë./Telegrafi/

The post Raporti i RSF, LDK: Linçimet e medieve nga Vetëvendosje duhet të ndalen e ndalohen menjëherë appeared first on Telegrafi.

FOKUS – Trump nënshkruan urdhrin për heqjen e fondeve për mediet publike

UASHINGTON, 2 maj /ATSH-ANSA-AFP/ – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon të kufizojë fondet publike për NPR dhe PBS, dy organizata të pavarura të gazetarisë publike.

”Urdhri ekzekutiv u nënshkrua nga presidenti pas dyerve të mbyllura në bordin e ‘Air Force One’ dhe u njoftua nga Shtëpia e Bardhë rreth mesnatës”, raporton ”Politico”.

Dokumenti pretendon se radioja publike, NPR dhe televizioni lokal, PBS prodhojnë lajme të njëanshme dhe i bën thirrje Korporatës për Transmetimet Publike, një kompani private të cilës Kongresi i ndan më shumë se 500 milionë dollarë çdo vit, që të “anulojë financimin ekzistues të drejtpërdrejtë në masën më të plotë të lejuar nga ligji dhe… të refuzojë të ofrojë fonde të ardhshme për këto organizata lajmesh”.

Sipas vlerësimeve të medias, më shumë se 40 milionë amerikanë dëgjojnë radion publike NPR çdo javë dhe 36 milionë shikojnë televizionin lokal PBS çdo muaj.

Drejtoresha ekzekutive e NPR-së, Katherine Maher, vlerësoi në mars se stacioni do të merrte rreth 120 milionë dollarë nga CPB në vitin 2025, “më pak se 5,0 për qind e buxhetit të tij”.

Kjo dëshirë e administratës amerikane është pjesë e angazhimit të saj për të ulur në mënyrë drastike shpenzimet publike edhe në media dhe kjo ka përfshirë angazhimin e saj për të çmontuar sistemin e transmetimit publik të jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe stacionet e saj radiofonike si ”Zëri i Amerikës”, Radio Azia e Lirë dhe Radio Evropa e Lirë.

Organizata joqeveritare franceze ”Reporterët pa kufij” denoncoi sot një përkeqësim shqetësues të lirisë së shtypit në Shtetet e Bashkuara./   /os/

The post FOKUS – Trump nënshkruan urdhrin për heqjen e fondeve për mediet publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mediat televizive kthehen në “zgjatim” të propagandës partiake gjatë fushatës

29 April 2025 at 08:42

Të dhënat e monitorimit të mediave audiovizive të analizuara nga BIRN, tregojnë se gjatë gjysmës së parë të fushatës zgjedhore, televizionet e kanë fokusuar lenten te dy liderët kryesorë politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha. Në më pak se dy javë, 3.7 milionë qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, do të kenë mundësinë që t’i […]

The post Mediat televizive kthehen në “zgjatim” të propagandës partiake gjatë fushatës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌