Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Main stream

Altin Dumani takim me gazetarët për krimin zgjedhor: 193 materiale të paraqitura në prokurori

By: V K
31 July 2025 at 11:37

Ditën e sotme, kreu i SPAK Altin Dumani, po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me gazetarët. Raportohet se në fokus të takimit është tema e krimit zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Gjithashtu, raportohet se kryeprokurori i posaçëm ka zbuluar se strategjia e SPAK ka dhënë efekt parandalues, ndërsa tha se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese.

Në këto subjekte përfshihen parti politike, policia e shtetit, si edhe çështje të nisura nga vetë SPAK.

Dumani ka zbuluar se ka pasur 43 procedime penale të regjistruara, ndërsa mbeten në hetim 39 procedime.

Ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, të cilat sipas Dumanit kanë dhënë rezultate të kënaqshme pasi janë gjetur prova të qenësishme.

Nga 43 vendime mosfillimi, vetëm 3 prej tyre janë ankimuar në gjykatë, por edhe këto të fundit janë rrëzuar nga gjykata duke i dhënë të drejtë SPAK.

Mësohet se pjesa më e madhe e kallëzimeve të bëra nga subjketet politike lidhet me asfaltin elektoral dhe punëimet në kundërshtim me ligjin, të cilat janë hetuar dhe janë mosfilluar.

The post Altin Dumani takim me gazetarët për krimin zgjedhor: 193 materiale të paraqitura në prokurori appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 30 July 2025Main stream

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes/ Burg për gazetarët, kolaudimin e dëmtimin e organeve gjenitale

30 July 2025 at 17:06

Qeveria paraqiti për konsultim një draft të ri të Kodit Penal që sjell ndryshime rrënjësore, të cilat, në disa raste, shihen si alarmante e në disa të tjera si qesharake. Ky dokument, që Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, do ta quante penalizues dhe represiv ndaj qytetarëve, nuk synon vetëm kriminelët, por prek drejtpërdrejt edhe qytetarët […]

The post Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes/ Burg për gazetarët, kolaudimin e dëmtimin e organeve gjenitale appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

27 July 2025 at 20:55

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, të bërë nga Arben Rakipi i shkollës së Magjistraturës dhe i prezantuar të premten nga Ministria e Drejtësisë. Në draftin e publikuar, ndër dispozitat e reja është përfshirë edhe një nen që sanksionon penalisht deklaratat që mund të dëmtojnë […]

The post Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Përqendrimi i pronësisë rrezikon lirinë e medias në Shqipëri, thotë raporti

4 July 2025 at 16:48

Raporti i pluralizmit mediatik në Shqipëri, i përgatitur nga  Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias (CMPF), e rendit Shqipërinë tek vendet me rrezik të lartë.

CMPF është një qendër kërkimore me seli në Institutin e Universitetit Evropian në Firence të Italisë.

Në raportin e fundit të CMPF-së, Shqipëria thuhet se ka shënuar pak përparim në përmirësimin e lirisë së medias dhe garantimin e pluralizmit mediatik gjatë vitit 2024, pavarësisht hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas raportit, vendi ynë vijon të përballet me sfida të mëdha në katër fusha kryesore: Mbrojtja themelore e lirisë së shprehjes, pluralizmi i tregut, pavarësia politike dhe përfshirja sociale.

Edhe pse liria e shprehjes është e garantuar nga Kushtetuta, në praktikë ajo kufizohet për shkak të presioneve politike, interesave të pronarëve të medias dhe krimit të organizuar. 

“Edhe pse dënohet me gjobë, shpifja mbetet pjesërisht e kriminalizuar në Shqipëri, ndërsa vendi nuk ka bërë asnjë përparim në miratimin e një legjislacioni specifik kundër padive SLAPP”, thuhet në raport. 

Raporti përmend se gazetarët në Shqipëri gjatë vitit 2024 u përballën me mungesë sigurie, kërcënime dhe kushte të dobëta pune, ndërsa autoritetet shpesh refuzuan në mënyrë arbitrare aksesin në informacion publik.

Sa i përket pluralizmit të tregut, raporti përmend se kjo është dhe zona më e rrezikuar, pasi pronësia në Shqipëri është e përqëndruar në duart e pak familjeve dhe ka një mungesë transparence sidomos për median online. 

“Nuk ekzistojnë masa për të ndaluar përqendrimin e pronësisë apo për të kontrolluar ndikimin komercial mbi vijën editoriale”, thuhet në raport. 

Sa i përket pavarësisë politike, raporti nënvizon se shumë media janë të lidhura me aktorë politikë ose pronarë që përfitojnë nga kontrata publike, gjë që ndikon direkt në pavarësinë editoriale. 

“Emërimet dhe shkarkimet në median publike janë thellësisht të politizuara, ndërsa mbulimi i fushatave elektorale vazhdon të favorizojë partitë kryesore duke lënë jashtë aktorët e vegjël politikë”, thuhet më tej.

Shqipëria vijon të ketë probleme me përfshirjen sociale, pasi aksesi në media për komunitetet e margjinalizuara, personat me aftësi të kufizuar apo grupet etnike vijon të jetë i cunguar. 

Sipas raportit, gratë janë të nënpërfaqësuara si në përmbajtje ashtu edhe në pozitat drejtuese në media. Politikat për edukimin mediatik janë të dobëta dhe mungon integrimi i tyre në sistemin arsimor.

Raporti thekson se për të avancuar në përputhje me standardet e BE-së, Shqipëria duhet të bëjë përparime në disa fusha, si dekrminalizimi i shpifjes dhe miratimi i ligjit kundër padive SLAPP. 

Po ashtu rekomandohet të forcohet pavarësia e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe të përmirëoshen procedurat e emërimeve. Të garantohet transparencë në pronësinë e të gjitha mediave, përfshirë dhe ato online.

Shqipëria ka bërë disa hapa drejt përputhjes me standardet evropiane, me hapjen e negoacitave, por megjithatë raporti vlerëson se mungesa e vullnetit politik, përqendrimi i pushtetit mediatik dhe ndërhyrjet e papërshtatshme në punën e gazetarëve vijojnë të mbeten pengesë serioze për një mjedis të lirë dhe pluralist të medias.

The post Përqendrimi i pronësisë rrezikon lirinë e medias në Shqipëri, thotë raporti appeared first on Citizens.al.

Administrimi shtetëror i “Ora News” lë pa paguar kontributet e punonjësve

20 June 2025 at 22:06

Rreth 80 ish-punonjës të radiotelevizionit “Ora” pretendojnë se nuk u janë paguar kontributet shëndetësore dhe shoqërore të tre viteve të fundit.

Sipas tyre, pagesat mujore u janë shlyer rregullisht dhe emrat janë deklaruar në sistemin tatimor, por kontributet nuk figurojnë të paguara.

Shqetësimi për kontributet u bë publik nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), që kërkoi publikisht hetim administrativ mbi këto shkelje nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

AGSH deklaroi se largimi i këtij grupi punonjësish është kryer në shkelje të Kodit të Punës, pa ndjekur procedurat ligjore për pushim kolektiv.

Sipas deklaratës, administratorët shtetërorë kanë dështuar të garantojnë funksionimin ligjor, etik dhe transparent të një pasurie që menaxhohet në emër të publikut.

AGSH thekson se pavarësisht statusit juridik apo pronësisë, mediat janë pjesë e interesit publik dhe duhet të funksionojnë sipas standardeve të shtetit të së drejtës.

“[…] të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të medias janë të pandashme nga standardet themelore të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes,” thuhet në deklaratë.

Asociacioni i kërkon Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë Tatimore të realizojnë një audit të plotë mbi pagesat dhe kontributet e prapambetura të punonjësve.

Po ashtu, kërkohet që punonjësit të përfshihen si kreditorë të privilegjuar në çdo procedurë falimentimi që mund të zhvillohet ndaj televizionit.

Menaxhimi i dështuar nga AAPSK 

Televizioni “Ora” ka qenë në pronësi të sipërmarrësit Ylli Ndroqi, por prej vitit 2020 administrohet nga shteti përmes Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Sekuestrimi u vendos nga SPAK, pasi dyshon se Ndroqi është përfshirë në veprimtari kriminale me pasuri të pajustifikuara në Shqipëri, Itali dhe Turqi.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme Nr.16, datë 1.08.2020, Ndroqit i janë sekuestruar 26 pasuri, përfshirë televizionet “Ora News” dhe “Channel One”.

SPAK pati deklaruar se pasuritë e Ndroqit dhe të familjarëve të tij nuk justifikohen dhe dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në disa shtete.

Lexoni gjithashtu:

The post Administrimi shtetëror i “Ora News” lë pa paguar kontributet e punonjësve appeared first on Citizens.al.

Terreni i pasigurt për gazetarët: Pa trajnime dhe pajisje mbrojtëse

21 May 2025 at 18:03

Media, si një pasqyrë e problemeve të shoqërisë, shpesh përballet me dhunë dhe agresivitet – sidomos ndaj gazetarëve të kronikës. Ata shpesh punojnë në kushte të rrezikshme, mes protestash të dhunshme, operacionesh policore, apo vendngjarjesh kriminale.

Gazetari Sokol Dema, i cili prej afro një dekade mbulon ngjarjet e kronikës, tregon për Citizens.al se puna në terren është një nga më të vështirat. Ai kujton një protestë ku gazi lotsjellës ia bëri të vështirë edhe frymëmarrjen.

“Nuk ndaloja së foluri, edhe pse mezi merrja frymë,” thotë ai.

Sipas tij, edhe kur redaksitë i pajisin gazetarët me mjete mbrojtëse, rreziku është gjithmonë prezent dhe shpesh nuk ka kohë për reagim.

“Protestat e dhunshme të opozitës kanë qenë në mesin e situatave më të rrezikshme,” shton Dema.

Ai kujton gjithashtu një rast në Lezhë, kur gjatë mbulimit të vrasjes së një efektivi policie, ishte pranë operacionit për kapjen e autorit që ende ishte i armatosur.

“Rreziku ishte real,” thekson Dema.

Gazetari Besar Bajraktari, gjithashtu me rreth 10 vite përvojë, tregon se sfidat në terren nuk janë gjithmonë të dukshme në transmetim.

“Janë momente tensioni dhe pasigurie që nuk duken në ekran,” shpjegon ai.

Një nga episodet më të vështira për të ka qenë vrasja e policit Saimir Hoxha, në shtator 2021.

“Na u desh të largohemi, sepse ishim afër vendit ku fshihej autori,” tregon Bajraktari duke nënvizuar se i largoi policia.

Ai kujton gjithashtu episodin me Lefter Zhidrun në Elbasan, protestat me gaz lotsjellës dhe ujë, si edhe një zjarr të madh që zgjati tre ditë në një qendër tregtare në Tiranë.

Të dy gazetarët e kronikës nënvizojnë nevojën për trajnime specifike për të përballuar situatat të rrezikshme në terren.

“Përballja me autorë dhe viktima të veprave penale kërkon përgatitje të veçantë,” thotë Bajraktari.

Sipas Demës, situata në tërmetin e vitit 2019 tregoi se shumë gazetarë të rinj nuk ishin të përgatitur. Ai shton se ndonëse Shqipëria nuk është vend lufte, zhvillimet globale tregojnë se gjithçka mund të ndryshojë shpejt, ndaj gazetaria e kronikës duhet të trajtohet me seriozitetin që meriton.

Në këtë pikë Bajraktari apelon që edhe policia të organizojë trajnime për gazetarët dhe të ofrojë mbështetje në terren.

Përballja me rreziqet dhe mungesën e mbrojtjes ligjore

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thekson se puna e gazetarëve është thelbësore për lirinë e informacionit. Ai bën thirrje për trajnime të specializuara nga redaksitë dhe organizatat e mediave, për pajisje mbrojtëse dhe mbështetje psikologjike për gazetarët që mbulojnë ngjarje tronditëse.

“Duhen protokolle sigurie për të mbuluar ngjarjet e rrezikshme, si caktimi i një punonjësi sigurie dhe krijimi i një plani emergjence për veprim,” thotë Softa teksa këmbëngul se gazetarëve u nevojitet dhe ndihmë psikologjike.

“Mendoj se duhet të ofrojnë mbështetje psikologjike për gazetarët që kanë mbuluar ngjarje tronditëse të një kategorie të caktuar,” vijon ai teksa i bën thirrje shtetit të hartojë ligje specifike për mbrojtjen e gazetarëve.

Sipas Softës shteti duhet t’u japë mbështetje financiare organizatave mediatike dhe të krijojë njësi të posaçme mbrojtëse për të mbuluar pasojat nga rrethanat e vështira të raportimeve.

Isa Myzyraj, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), e përshkruan situatën si të vështirë dhe shqetësuese. Ai thekson se gazetarët përballen me presione politike, censurë, mungesë transparence dhe sigurie në punë.

Referuar edhe raportimeve nga organizata vendase dhe ndërkombëtare, Myzyraj shprehet se Shqipëria renditet në një pozicion problematik sa i përket lirisë së shprehjes.

“Këto kushte janë pasojë edhe e mungesës së mbështetjes ligjore dhe ekonomike për profesionistët e medias, si dhe e një kulture të brishtë demokratike që nuk e respekton misionin kritik të gazetarisë” thotë ai.

Sipas Myzyrajt nevojitet reformë ligjore dhe investim në trajnim e teknologji, për të rritur cilësinë dhe sigurinë në gazetari.

Raporti SCiDEV dhe klima e pasigurt

Në 10 mars 2025, Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) publikoi raportin mbi lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri për vitin 2024 ku u evidentuan 45 incidente ndaj gazetarëve, krahasuar me 24 raste në vitin paraardhës.

Sipas SCiDEV rritja e sulmeve ka krijuar një klimë pasigurie dhe vetë-censure në redaksi. Raporti kritikon edhe reagimin e ngadaltë të drejtësisë, që shpesh nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme për gazetarët e kërcënuar duke dekurajuar kështu denoncimin dhe duke u dhënë terren abuzuesve.

Në raport theksohet si dështim përpjekja për të dekriminalizuar shpifjen.

Blerjana Bino, drejtore e SCiDEV, e cilëson mjedisin e medias në Shqipëri si “shumë sfidues”. Sipas saj, gazetarët janë të ekspozuar ndaj presioneve politike, sulmeve verbale dhe fizike, padi gjyqësore apo presioneve ekonomike.

“Problemet thellohen nga mungesa e transparencës në financimin dhe pronësinë e mediave, që shpesh është e përqendruar në pak duar, duke u dhënë përparësi interesave private në kurriz të interesit publik,” thotë Bino.

Ajo shton se për katër muajt e parë të vitit 2025 janë evidentuar 10 raste shkeljesh të Kodit të Punës ndaj gazetarëve, që lidhen me mungesë kontratash, paga të ulëta dhe pagesa informale.

Ajo vlerëson miratimin e protokolleve nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nismat e Policisë së Shtetit, si hapa pozitivë. Ndërkohë, organizatat që mbështesin gazetarët inkurajohen të ofrojnë ndihmë ligjore, psikologjike dhe të vazhdojnë monitorimin e pavarur të rasteve të dhunës.

Indeksi Vjetor i Lirisë së Shtypit për vitin 2025, i publikuar nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij (RSF), e renditi Shqipërinë në vendin e 80-të, me një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar ku ndodhej në vendin e 99-të.

Megjithatë raporti nënvizoi sërish të njëjtat problematika që rrezikojnë mjedisin mediatik në vend.

Lexoni gjithashtu:

The post Terreni i pasigurt për gazetarët: Pa trajnime dhe pajisje mbrojtëse appeared first on Citizens.al.

Gazetarët nën trysni ditën e zgjedhjeve, SafeJournalists dënon incidentet

12 May 2025 at 14:43

Gazetarët u përballën me sulme verbale dhe konfrontim fizik gjatë ditës së zgjedhjeve, më 11 maj 2025. Rrjeti SafeJournalists dënoi ashpër këto incidente të hënën, duke i cilësuar si shkelje serioze të lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për informim.

“Këto raste tregojnë një model shqetësues të pengesave dhe intimidimit ndaj gazetarëve që kryejnë detyrën publike në një moment kyç për demokracinë, siç janë zgjedhjet” u shpreh kjo organizatë në një deklaratë të hënën.

Rrjeti i drejtoi thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë me transparencë dhe pa vonesë këto raste dhe të sigurohet ndëshkimi ligjor për të gjithë përgjegjësit.

Ndër rastet më flagrante gjatë zgjedhjeve, ishte ai i gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta, e cila u përball me sulme verbale dhe konfrontim fizik nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Ngjarja ndodhi teksa gazetarja raportonte nga një zyrë e paidentifikuar, e cila dyshohet se u përdor nga militantë të Partisë Socialiste të cilët ishin angazhuar për të ashtuquajturën “patronazhim të votës”, një proces i denoncuar nga opozita për shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Politikanët, zyrtarët publikë dhe qytetarët duhet të respektojnë rolin themelor të medias në ruajtjen e integritetit zgjedhor dhe llogaridhënies publike,” theksohet në deklaratë.

Rast tjetër ishte ai i korrespondentes së MCN-Televizion, Elsa Xhindole, e cila u përball me dhunë fizike në qendrën e votimit nr. 39/01, në Pogradec.

Një person i paidentifikuar i mori me forcë telefonin celular dhe fshiu materialet dhe videot që lidheshin me zgjedhjet. Ky rast i kaloi për verifikim institucioneve.

Ndërkohë, Rrjeti vëren se kufizime arbitrare u vendosën ndaj gazetarëve, përmendim këtu rastin e gazetarin e EuroNews Albania, Enriko Gaba, i cili iu kërkua nga zyrtarët zgjedhorë në qendrën e votimit “Adem Sheme” që të mos filmonte më shumë se 15 minuta.

Një situatë e ngjashme u shënua në Durrës, në Qendrën e Votimit 1486, ku anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit nuk lejuan vëzhguesit e akredituar të medias të kryenin raportime mediatike mbi procesin e votimit.

Por, nuk munguan as presionet. Gazetari i Apollon TV, Armando Rabi, u kërcënua nga një 26 -vjeçar në Gjirokastër, me pretendimin nga ky i fundit se ai po filmonte pa lejen e tij. Policia e Gjirokastrës ka nisur procedim penal, duke ia referuar çështjen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Rrjeti përmbylli se çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut.

Lexoni gjithashtu:

The post Gazetarët nën trysni ditën e zgjedhjeve, SafeJournalists dënon incidentet appeared first on Citizens.al.

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

By: Oldi
27 June 2025 at 22:00

Presidenti Donald Trump ka sulmuar sërish gazetarët e CNN dhe The New York Times për shkak të raportimit të tyre mbi efektivitetin e pjesshëm të sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, herët të dielën në mëngjes. Në një postim në Truth Social , presidenti amerikan shkroi: “Gazetarët e lajmeve të rreme në CNN […]

The post Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times appeared first on BoldNews.al.

Meta njofton konferencë live me telefon nga burgu

By: user 4
26 June 2025 at 16:47

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të marrë sot nga GJKKO, duke e cilësuar procesin ndaj tij si një farsë me regji politike. Në një deklaratë publike, ai akuzon SPAK-un për ndërhyrje dhe përgjim të gjykatave, ndërsa shigjeton “Rilindjen” si burimin e akuzave që, sipas tij, formulohen nga tribuna politike e jo nga fakte ligjore.

Meta paralajmëron se beteja e tij do të vijojë në arenën ndërkombëtare, konkretisht në Gjykatën e Strasburgut, por edhe në opinionin publik shqiptar, ku ai synon të zbërthejë, siç thotë, ‘pretendimet qesharake të akuzës’.

Ai fton qytetarët të ndjekin sot, në orën 17:30, një prezantim të argumenteve kundërshtuese nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ndërsa nesër në orën 11:00, përmes një telefonate të hapur për mediat, Meta do të zhvillojë një konferencë live për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Postimi në FB:

Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e “Rilindjes”.

Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentat e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.

Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë.

The post Meta njofton konferencë live me telefon nga burgu appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Vuçiç përplaset me gazetarët dhe braktis konferencën për shtyp

By: user 6
9 June 2025 at 22:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për mediat pas një debati të tensionuar me gazetarët. Shkak për reagimin e tij u bë një pyetje që nuk i pëlqeu, duke e shtyrë atë të mbante një ton kritik dhe moralizues ndaj përfaqësuesve të mediave.

Vuçiç po komentonte sulmin ndaj Milosh Pavloviç, përfaqësues i lëvizjes “Studentët që duan të mësojnë”, duke e krahasuar me një incident të mëparshëm në Novi Sad, ku një studente u sulmua dhe iu thye nofulla, raportohet në mediat vendase.

“Më shpjegoni pse ata djem në Novi Sad qëndruan katër muaj në paraburgim, ndërsa këta që vepruan në mënyrë të organizuar, me qëllim dhe me vetëdije, përballen vetëm me akuza për pakujdesi…”, – u shpreh Vuçiç me tone të ashpra.

Kur gazetarët tentuan të reagojnë, duke theksuar se edhe ata mund të japin shpjegime, presidenti i ndërpreu ashpër dhe u qortoi për sjelljen e tyre.

“Ju ende mendoni se kjo është për të qeshur. Ju, nga N1 dhe Nova S. Unë jo. Mësohu të sillesh më mirë, bir. Sjellje elementare. Nuk do të ishte keq,” tha ai me nervozizëm të dukshëm.

Samo smo se @novinarupenziji i ja pogledali i klimnuli da možemo da objasnimo, izdra se predsednik na nas, naljuti se, pobeže i ništa od pitanja, reklo bi se neka napetost šta li je 🤷🏼‍♀️ pic.twitter.com/jjYAPNS66S

— Žaklina Tatalović (@zaklina_prva) June 8, 2025


Gazetarja Zhaklina Tataloviç publikoi një video të momentit në llogarinë e saj në platformën X, duke e përshkruar situatën si të tensionuar dhe të pakëndshme.

“Vetëm shkëmbyem një shikim me @novinarupenziji dhe bëmë shenjë që mund të japim një shpjegim, por presidenti na bërtiti, u zemërua dhe u largua,” – shkroi ajo. 

The post VIDEO/ Vuçiç përplaset me gazetarët dhe braktis konferencën për shtyp appeared first on Lapsi.al.

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

By: Mirgen
8 June 2025 at 20:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i tensionuar nga një konferencë për media pas një debati të ashpër me gazetarët, duke i qortuar për sjelljen e tyre pas një pyetjeje që nuk i pëlqeu. Ngjarja ndodhi gjatë komenteve për sulmin ndaj një përfaqësuesi studentor, ku Vuçiç reagoi me tone kritikë dhe akuzoi mediat për […]

The post Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni appeared first on BoldNews.al.

“Mësoni të silleni”/ Presidentit serb Vuçiç përplaset me gazetarët, braktis konferencën për shtyp

8 June 2025 at 20:51

Vuçiç po komentonte sulmin ndaj Milosh Pavloviç, përfaqësues i lëvizjes “Studentët që duan të mësojnë”, duke e krahasuar me një incident të mëparshëm në Novi Sad, ku një studente u sulmua dhe iu thye nofulla, raportohet në mediat vendase.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për mediat pas një debati të tensionuar me gazetarët. Shkak për reagimin e tij u bë një pyetje që nuk i pëlqeu, duke e shtyrë atë të mbante një ton kritik dhe moralizues ndaj përfaqësuesve të mediave.

Kur gazetarët tentuan të reagojnë, duke theksuar se edhe ata mund të japin shpjegime, presidenti i ndërpreu ashpër dhe u qortoi për sjelljen e tyre.

“Më shpjegoni pse ata djem në Novi Sad qëndruan katër muaj në paraburgim, ndërsa këta që vepruan në mënyrë të organizuar, me qëllim dhe me vetëdije, përballen vetëm me akuza për pakujdesi…”, u shpreh Vuçiç me tone të ashpra.

“Ju ende mendoni se kjo është për të qeshur. Ju, nga N1 dhe Nova S. Unë jo. Mësohu të sillesh më mirë, bir. Sjellje elementare. Nuk do të ishte keq,” tha ai me nervozizëm të dukshëm.

The post “Mësoni të silleni”/ Presidentit serb Vuçiç përplaset me gazetarët, braktis konferencën për shtyp appeared first on Sot News | Lajme.

Incidentet ndaj gazetarëve, Prezenca e OSBE: Liria e medias, rëndësi jetike si gur themeli i demokracisë

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shprehu sot shqetësimin lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave.

Prezenca e OSBE thekson në një reagim rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë.

Gjithashtu, Prezenca e OSBE shprehu gatishmërinë të mbështesë çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave. Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur”, thuhet në reagim. /j.p/

The post Incidentet ndaj gazetarëve, Prezenca e OSBE: Liria e medias, rëndësi jetike si gur themeli i demokracisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mezi pres të jem në sallën e gjyqit”/ Meta komunikon ‘live’ nga qelia me gazetarët: Nuk do kërkoj mbylljen e procesit

27 May 2025 at 15:59

Për herë të parë Ish-presidenti dhe njëherazi kreu i PL-së, Ilir Meta ka komunikuar ‘live’ me gazetarët në ambientet e SPAK.

Meta u shpreh se nuk do të kërkojë mbylljen e procesit, ndërsa theksoi se mezi pret të paraqitet në sallën e gjyqit.

“Askush nuk është paraqitur, kam dhe hallin e avokatit tim që po pret kot. Mezi po pres që të shkoj në radhë të parë të uroj për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës. Por edhe për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë. Duan të jenë të përjetshëm se nuk i kuptojnë dot krimet elektorale.

Skam ndërmend të kërkoj mbylljen e procedurave, mesi pres të jem në sallën e gjyqit, ku do jeni edhe ju, ku do ketë gazetar ndërkombëtarë që të shihni shkrimet, faktet, provat se çfarë është kjo organizatë. Mezi po pres.

Nuk do ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procesit. Falënderoj heronjtë që votuan për Ilir Metën. Falënderoj miq e shokë që votuan.”, tha ai.

The post “Mezi pres të jem në sallën e gjyqit”/ Meta komunikon ‘live’ nga qelia me gazetarët: Nuk do kërkoj mbylljen e procesit appeared first on Sot News | Lajme.

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO, batuta me gazetarët: Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu (VIDEO)

By: V K
27 May 2025 at 10:24

Ditën e sotme, Monika Kryemadhi, u paraqit në GJKKO për t’u përballur me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”.

Në një prononcim për media, Kryemadhi nuk i ka kursyer edhe batutat.

“Kam gjyq për shpifje me inceneratorin në SPAK, gjithë dynjaja shkon në gjyq civil unë vij këtu”, tha ajo me humor.

 

The post Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO, batuta me gazetarët: Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Administrata Trump po vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

24 May 2025 at 11:15

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegsett, ka lëshuar urdhra që u kërkojnë gazetarëve të kenë një eskortë zyrtare në pjesën më të madhe të ndërtesës së Pentagonit, i fundit në një seri kufizimesh të vendosura ndaj medias nga administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, raportoi Reuters.

Masat u ndalojnë gazetarëve të akredituar të hyjnë në pjesën më të madhe të selisë së Departamentit të Mbrojtjes në Arlington të Virxhinias, përveç nëse kanë leje zyrtare dhe një eskortë.

“Ndërsa Departamenti i Mbrojtjes mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, ai është po aq i detyruar të mbrojë CSNI-në (inteligjencën e klasifikuar) dhe informacionin e ndjeshëm – publikimi i paautorizuar i të cilit mund të rrezikojë jetën e personelit ushtarak amerikan”, tha Hegsett.

Ai e quajti mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të inteligjencës kombëtare dhe sigurinë operacionale “një imperativ të palëkundur për atë departament”.

Shoqata e Shtypit e Pentagonit, një organizatë anëtarësie që përfaqëson interesat e gazetarëve që mbulojnë ushtrinë amerikane, tha se rregullat e reja dukeshin si “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit”.

Vendimi thuhet se u bazua në shqetësime për sigurinë operative.

 

The post Administrata Trump po vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon appeared first on Euronews Albania.

“Do paguheni me honorare”/ Gazetarëve lokalë u ndryshohet kontrata e punës “nga sot për nesër”

23 May 2025 at 18:28

Pesë operatorë të televizionit informativ “ABC News” u pushuan pa paralajmërim nga puna, ndërsa tre reporterëve nga rrethet iu komunikua se nga 1 qershori do të paguhen me honorarë. Këto vendime të papritura, të komunikuara përmes mesazheve nga redaksia, kanë ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit të medias. “Para dy ditëve nga redaktorja e rretheve […]

The post “Do paguheni me honorare”/ Gazetarëve lokalë u ndryshohet kontrata e punës “nga sot për nesër” appeared first on BoldNews.al.

E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania”

By: Oldi
16 May 2025 at 20:13

Deputetë “besnikë” të Partisë Demokratike duke filluar nga Flamur Noka, Edi Paloka dhe duke përfunduar tek Klevis Balliu kanë filluar të ashpërsojnë gjuhën ndaj gazetarëve të terrenit por edhe mediave të cilët i kërkojnë “llogari” opozitës për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë që po zhvillohet protesta e opozitës, disa nga deputetët […]

The post E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania” appeared first on BoldNews.al.

Samiti në Tiranë/ Rama batuta me gazetarët: Shiun në kryeqytet e sollën anglezët

By: V K
16 May 2025 at 11:28

Kryeministri Edi Rama, teksa po priste liderët që marrin pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, nuk la mënjanë as batutat e tij me gazetarët.

“Shiun e sollën anglezët”, dëgjohet të thotë njëri prej gazetarëve, ndërsa Rama e pohon fjalën e tij duke thënë: ‘Po po me shi me vete’.

Edhe dje, kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Keir Starmer, nuk i kurseu batutat me gazetarët britanikë.

The post Samiti në Tiranë/ Rama batuta me gazetarët: Shiun në kryeqytet e sollën anglezët appeared first on Albeu.com.

3 maj/ Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet

By: user 11
3 May 2025 at 20:41

Sipas organizatës Reporterët pa Kufij liria e shtypit është në rrezik. Situata globale e lirisë së shtypit ka rënë në një nivel të ri më të ulët në vitin 2025, sipas renditjes së lirisë së shtypit të publikuar nga organitata. Në gjysmën e 180 vendeve të anketuara, situata për profesionistët e medias është “e vështirë” ose “shumë serioze”. Përveç situatës së brishtë të sigurisë dhe autoritarizmit në rritje, presioni ekonomik po shkakton probleme për mediat në mbarë botën.

Vetëm shtatë vende evropiane në mbarë botën morën etiketën “mirë”. Si një vit më parë, Norvegjia kryeson renditjen, e ndjekur nga Estonia, Holanda dhe Suedia. Vendet jo-evropiane të renditura mirë janë Zelanda e Re në vendin e 16-të dhe Trinidad dhe Tobago në vendin e 19-të. Shteti afrikano-verilindor i Eritresë mbetet në fund të renditjes në vendin e 180-të, i ndjekur nga Koreja e Veriut, Kina dhe Siria. Që nga viti 2002, organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij vlerëson rregullisht situatën në një vend apo territor në kategoritë e politikës, ligjit, ekonomisë, socio-kulturore dhe sigurisë.

Gjermania nuk është më ndër 10 vendet e para

Renditja e Gjermanisë është përkeqësuar pak krahasuar me vitin e kaluar, duke zbritur nga vendi i 10-të në vendin e 11-të. Megjithatë, kjo është për shkak të një situate të përmirësuar në vendet e tjera, jo një përkeqësimi në Gjermani, sipas Reporterëve pa Kufij. Sipas organizatës, sfida të dukshme ka edhe në Gjermani. Këto përfshijnë “mjedisin gjithnjë e më armiqësor të punës” për profesionistët e medias, veçanërisht për shkak të sulmeve nga qarqet ekstremiste të krahut të djathtë.

Klima po tensionohet edhe në nivel redaksional, kritikoi shoqata e gazetarëve. Janë dokumentuara “raste të shumta në të cilat profesionistët e medias kanë raportuar për pengesa joproporcionale të larta në raportimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”. Situata ekonomike për kompanitë mediatike është përkeqësuar dukshëm edhe në Gjermani, sipas organizatës.

Evropa kryeson

Edhe pse sigurisht që ka një krizë në vende të veçanta të BE-së, mund të vërehet se hendeku midis Evropës dhe pjesës tjetër të botës po zgjerohet. Sipas RSF-së, Evropa mbetet rajoni i botës ku gazetarët mund të raportojnë më lirshëm. Reporterët pa Kufij raportojnë për presion në rritje ndaj medias në kontinentin amerikan. Në SHBA, organizata sheh një klimë gjithnjë e më armiqësore ndaj shtypit – e cila po prek jo vetëm në vend, por edhe shumë në vende të tjera përmes tërheqjes së ndihmës financiare.

Për sa i përket sigurisë, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut mbeten rajonet më të rrezikshme. Kjo është kryesisht për shkak të numrit të lartë të vdekjeve të gazetarëve si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës palestineze. Si Izraeli ashtu edhe territoret palestineze kanë rënë në renditje./DW

The post 3 maj/ Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet appeared first on Lapsi.al.

❌
❌