Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

By: Elva
27 June 2025 at 21:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se “Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin”. “Shteti serb është përballur shumë herë me ultimatume nga fuqitë e mëdha të huaja. Edhe kësaj radhe, fuqitë e huaja na kanë dërguar ultimatum përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas. […]

The post Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar! appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç: Serbia e ka ndalur eksportin e armëve

23 June 2025 at 13:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 23 qershor se Serbia “nuk është duke eksportuar” më armë. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur anë në konfliktin Izrael–Iran përmes eksportit të municionit drejt Izraelit, Vuçiq tha se shteti “ka pezulluar të gjitha eksportet” dhe se municionin po e dërgon vetëm në kazermat e ushtrisë serbe.

“Ne tani nuk eksportojmë asgjë. I kemi ndalur të gjitha dhe, nëse do të lejohet diçka, duhet të merren vendime të posaçme dhe të veçanta. Pastaj, do të shohim si do të veprojmë, në përputhje me interesat e Serbisë. Organet më të larta shtetërore do të informohen për këtë”, tha Vuçiç.

Pas mbledhjes së kolegjiumit të zgjeruar të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Vuçiq tha se “është një gjë” fakti që Serbia, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, e kishte lejuar eksportin e municionit drejt asaj shteti.

“Por, situata sot është ndryshe. Ne tani i kemi ndalur në mënyrë të plotë të gjitha [eksportet] dhe i dërgojmë vetëm për ushtrinë tonë”, shtoi ai.

Duke iu përgjigjur kritikave për eksportin e armëve, Vuçiq tha se kujdeset për sigurinë e shtetit, por edhe për punëtorët në industrinë e mbrojtjes, ku prodhohet municioni që Serbia më herët e eksportonte jashtë vendit. Ai shtroi pyetjen se “kush është ai përdorues i lejuar final” për armët dhe pajisjet ushtarake.

“Nuk bënë në Azi, as në Afrikë, as në Evropë, as në Amerikë. Ku doni, në Antarktidë ta eksportojmë municionin?” pyeti Vuçiq me ironi.

“Sepse, e kemi parë që është shfaqur [municioni] në Ukrainë, nga të dyja palët. Të dyja anët ankohen. Dhe, për të ndryshuar diçka, mund vetëm në këtë mënyrë – që të them: të gjithë municionin, për një periudhë, vetëm për kazermat tona”, theksoi ai.

Duke folur për konfliktin Izrael–Iran, Vuçiq tha se Serbia dëshiron paqe në Lindjen e Afërt dhe të Mesme.

“Për ne, edhe Izraeli edhe Irani janë vende mike”, shtoi ai. Vuçiq po ashtu tha se është në kontakt me presidentët e Iranit dhe Izraelit.

Ai theksoi se Serbia dëshiron marrëdhënie sa më të afërta dhe partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara, por vlerësoi se “nuk ka asnjë dyshim se është shkelur e drejta ndërkombëtare” me sulmin ndaj caqeve në Iran.

Kosova e Shqipëria mbështesin SHBA-në
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova përkrah qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së ndaj programit bërthamor të Iranit, pas sulmit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Ai theksoi se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim bërthamor dhe se mbështet SHBA-në si partnere të pazëvendësueshme dhe superfuqi demokratike që duhet mbështetur.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Irani nuk është thjesht një shtet tjetër me ambicie bërthamore, por një regjim teokratik i armatosur me retorikë apokaliptike dhe thirrje për shkatërrimin e kombeve të lira.

Ai tha se Shqipëria, si vend që ka dalë nga një regjim ateist dhe si partnere strategjike e SHBA-së, qëndron fuqishëm në mbështetje të përpjekjeve të presidentit Trump për të parandaluar që regjimi në Teheran të pajiset me armë bërthamore.

Izraeli nisi më 13 qershor një sulm ndaj Iranit, duke goditur disa lokacione, përfshirë objekte bërthamore dhe zona të banuara në Teheran, ku u vranë disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), shkencëtarë bërthamorë dhe civilë. Irani reagoi duke lëshuar dronë dhe raketa balistike drejt qendrave ushtarake dhe bazave ajrore në Izrael.

SHBA u përfshinë në konflikt më 22 qershor. Presidenti Donald Trump njoftoi se bombarduesit amerikanë kishin goditur tri objekte bërthamore iraniane.

Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se, pas sulmeve amerikane, diplomacia “nuk është më një opsion”.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit, të paktën 430 persona janë vrarë në sulmet izraelite që nga fillimi i konfliktit. Në Izrael, sipas të dhënave zyrtare, kanë humbur jetën të paktën 24 persona si pasojë e sulmeve iraniane. REL/

The post Vuçiç: Serbia e ka ndalur eksportin e armëve appeared first on Sot News | Lajme.

“Mësoni të silleni”/ Presidentit serb Vuçiç përplaset me gazetarët, braktis konferencën për shtyp

8 June 2025 at 20:51

Vuçiç po komentonte sulmin ndaj Milosh Pavloviç, përfaqësues i lëvizjes “Studentët që duan të mësojnë”, duke e krahasuar me një incident të mëparshëm në Novi Sad, ku një studente u sulmua dhe iu thye nofulla, raportohet në mediat vendase.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për mediat pas një debati të tensionuar me gazetarët. Shkak për reagimin e tij u bë një pyetje që nuk i pëlqeu, duke e shtyrë atë të mbante një ton kritik dhe moralizues ndaj përfaqësuesve të mediave.

Kur gazetarët tentuan të reagojnë, duke theksuar se edhe ata mund të japin shpjegime, presidenti i ndërpreu ashpër dhe u qortoi për sjelljen e tyre.

“Më shpjegoni pse ata djem në Novi Sad qëndruan katër muaj në paraburgim, ndërsa këta që vepruan në mënyrë të organizuar, me qëllim dhe me vetëdije, përballen vetëm me akuza për pakujdesi…”, u shpreh Vuçiç me tone të ashpra.

“Ju ende mendoni se kjo është për të qeshur. Ju, nga N1 dhe Nova S. Unë jo. Mësohu të sillesh më mirë, bir. Sjellje elementare. Nuk do të ishte keq,” tha ai me nervozizëm të dukshëm.

The post “Mësoni të silleni”/ Presidentit serb Vuçiç përplaset me gazetarët, braktis konferencën për shtyp appeared first on Sot News | Lajme.

Dialogu Kosovë-Serbi: Një test për ambiciet gjeopolitike të BE-së

22 May 2025 at 10:40

Në një moment kritik gjeopolitik, Bashkimi Evropian e gjen veten duke lundruar nëpër kriza në shumë fronte. Në Ukrainë, ndikimi i tij mbetet dytësor ndaj atij të SHBA-së dhe Rusisë; tensionet me Kinën janë përshkallëzuar në një luftë të plotë tregtare; dhe paqëndrueshmëria e ripërtërirë në Lindjen e Mesme vazhdon ta lërë mënjanë BE-në si […]

The post Dialogu Kosovë-Serbi: Një test për ambiciet gjeopolitike të BE-së appeared first on Reporter.al.

“Turqia një lojtar kyç në stabilitetin rajonal”/ Ministri i Jashtëm Fidan takohet me presidentin Vuçiç

20 May 2025 at 13:18

Gjatë vizitës së tij në Beograd, Ministri i Jashtëm Hakan Fidan u takua të hënën me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Pas takimit, Vuçiç postoi në rrjetet sociale se ishte i kënaqur që priste Fidanin dhe theksoi rëndësinë që Serbia i jep marrëdhënies së saj me Turqinë për stabilitetin rajonal. Vuçiç i përshkroi marrëdhëniet dypalëshe si të karakterizuara nga dialogu aktiv politik dhe bashkëpunimi i gjerë në fusha duke përfshirë ekonominë, energjinë, turizmin, kulturën dhe arsimin.

Ai përshëndeti angazhimin e Turqisë për të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore 2027 në Beograd, duke e quajtur atë një shenjë të partneritetit të fortë dhe besimit të ndërsjellë midis dy kombeve.

“Serbia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve të saj me Turqinë, e cila mbetet një lojtar kyç në stabilitetin rajonal”, tha Vuçiç. Fidan u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm serb Marko Djuriç dhe disa figura politike serbe në ambasadën turke në kryeqytet. Këta përfshinin Rasim Ljajiç, kryetar të Partisë Social Demokratike; Usame Zukorliç, kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim dhe ministër për pajtim, bashkëpunim rajonal dhe stabilitet social; dhe Ahmedin Skrijelj, anëtar i parlamentit që përfaqëson Partinë e Veprimit Demokratik të Sanxhakut nga Novi Pazari.

The post “Turqia një lojtar kyç në stabilitetin rajonal”/ Ministri i Jashtëm Fidan takohet me presidentin Vuçiç appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ “Shko në Shqipëri dhe mposhti ata”, kërkesa e Vuçiç për trajnerin e Serbisë

By: Besnik
20 May 2025 at 09:19

Gjatë një tubimi të partisë së tij në Nish, presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua nga skena trajnerit të ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviç Piksi, duke e falënderuar që nuk e fshehu mbështetjen e tij, ndryshe nga shumë të tjerë.

“Shumë njerëz nga Nishi harrojnë se çfarë është bërë. E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç Piksi, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor ose korrik do të luani atje kundër Shqipërisë, shkoni për t’i mposhtur ata”, tha Vuçiç nga skena.

Gjatë asaj kohe, Stojkoviç i buzëqeshi dhe përtypi çamçakëz, ndërsa kamerat ishin të drejtuara nga ai.

Kujtojmë që pak ditë më parë Vuçiç mori pjesë në samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Europës dhe u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Deklarata e Presidentit vjen pikërisht në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor, një përballje gjithmonë e ndjeshme për shkak të historisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ “Shko në Shqipëri dhe mposhti ata”, kërkesa e Vuçiç për trajnerin e Serbisë appeared first on Euronews Albania.

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

By: Besnik
15 May 2025 at 21:51

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian, i pari që mbahet në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetin social X, von der Leyen publikoi një foto nga Tirana, të cilën e shoqëroi me një mesazh simbolik:

“Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët.”

Në fotografinë e publikuar shfaqen dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Kallas e kritikoi publikisht Vuçiç një javë më parë, duke theksuar se shtetet anëtare të BE-së kanë shumë pyetje për presidentin serb, veçanërisht lidhur me atë se kush është vërtet mik i Serbisë.

Ndërkohë, Zyra e Presidentes së Kosovës e ka cilësuar vizitën e Vuçiçit në Moskë si “të kundërt me vlerat dhe parimet euro-atlantike”.

Prania e Vuçiçit ka tërhequr vëmendje të veçantë, pasi ai mori pjesë vetëm disa ditë më parë në paradën e fitores në Moskë, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun kinez Xi Jinping. Kjo vizitë ka ngjallur kritika nga Perëndimi.

Megjithatë, presidenti serb ka deklaruar së fundmi se “Serbia mbetet e përkushtuar ndaj planit të saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe dëshiron të përshpejtojë përpjekjet për anëtarësim.”

Statusi i plotë i Ursula von der Leyen

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Ky është i pari në Ballkanin Perëndimor.

Çfarë simboli i fuqishëm.

Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë më tej se kufijtë e Bashkimit Evropian.

Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, shkruan Ursula von der Leyen.

Axhenda e Samitit

Tirana mirëpret sot Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje me rëndësi të veçantë që mbledh në kryeqytetin shqiptar 47 liderë nga e gjithë Evropa.

Samiti, i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, nën moton:

“Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana appeared first on Euronews Albania.

I shtruar në spital, ja si është gjendja e Vuçiç

By: Ardit
4 May 2025 at 09:18

Gjendja shëndetësore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, është stabile dhe e kënaqshme, pas kontrolleve të kryera në spitalin ushtarak në Beograd. Kështu deklaroi Dragan Dinçiq, kardiolog në këtë spital. Vuçiq, siç është konfirmuar nga Dinçiq, ishte sëmurë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara dhe menjëherë kishte marrë ndihmë mjekësore. Pas kontrollit shëndetësor, ai kishte vendosur […]

The post I shtruar në spital, ja si është gjendja e Vuçiç appeared first on BoldNews.al.

U sëmur gjatë vizitës në SHBA dhe u kthye në Serbi, Vuçiç shtrohet në spitalin ushtarak në Beograd

3 May 2025 at 16:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd më 3 maj, raportojnë mediat në Beograd. Paraprakisht, Vuçiç ishte sëmurë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb, RTS.

Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA. I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.

Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb. Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiç u sëmurë teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë. Zyra e Presidencës serbe ka raportuar se në ditët në vijim publiku do të informohet me detaje lidhur me shëndetin e Vuçiçit.

Vizita e Vuçiçit në SHBA u zhvillua disa ditë para se ai të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Moskë më 9 maj. Kjo vizitë e tij në Rusi është kritikuar nga Bashkimi Evropian. Serbia, që ka raporte të mira me Rusinë, deri më tani nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Bashkimi Evropian disa herë i ka bërë thirrje Serbisë, shtet që synon të antarësohet në bllok, që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit./REL

The post U sëmur gjatë vizitës në SHBA dhe u kthye në Serbi, Vuçiç shtrohet në spitalin ushtarak në Beograd appeared first on Sot News | Lajme.

U sëmur gjatë vizitës në SHBA, Vuçiç shtrohet në spitalin ushtarak në Beograd

By: user 11
3 May 2025 at 16:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd. Vuçiç u sëmur gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb, RTS. Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA. I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.

Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb. Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiç u sëmurë teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë. Zyra e Presidencës serbe nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë e Lirë për koment, por RTS-ja ka raportuar se në ditët në vijim publiku do të informohet me detaje lidhur me shëndetin e Vuçiçit.

Vizita e Vuçiçit në SHBA u zhvillua disa ditë para se ai të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Moskë më 9 maj. Kjo vizitë e tij në Rusi është kritikuar nga Bashkimi Evropian. Serbia, që ka raporte të mira me Rusinë, deri më tani nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Bashkimi Evropian disa herë i ka bërë thirrje Serbisë, shtet që synon të antarësohet në bllok, që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit./REL

The post U sëmur gjatë vizitës në SHBA, Vuçiç shtrohet në spitalin ushtarak në Beograd appeared first on Lapsi.al.

Nenad Çanak: Pse Kisha Ortodokse Serbe nuk reagon ndaj protestave

By: Besnik
21 February 2025 at 21:41

Në emisionin Balkan Talks këtë të premte, në një lidhje live, foli politikani serb Nenad Çanak, i cili trajtoi situatën në Beograd dhe protestat e studentëve atje.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Franko Egro, mbi mungesën e reagimit nga Kisha Ortodokse Serbe ndaj protestave, Çanak tha se kjo është një çështje delikate për institucionin fetar, i cili ndodhet mes presionit politik dhe interesave financiare.

“Kisha Ortodokse Serbe ndodhet në një situatë problematike. Nëse mbështet studentët, do të humbasë të ardhura të mëdha që regjimi po i jep për ta pasur në anën e vet. Nga ana tjetër, një mbështetje e hapur për qeverinë do të bënte që Kisha të humbasë shumë besimtarë,” tha Çanak.

Ai theksoi se studentët janë një grup i vështirë për t’u manipuluar.

“Nuk mund t’i gënjesh, nuk mund t’i korruptosh dhe nuk mund t’i pajtosh. Ata janë fëmijë të dikujt, nipa të dikujt tjetër, dhe familjet e tyre i mbështesin. Në këtë moment, të gjithë po mbrojnë fëmijët e tyre dhe kjo mbrojtje ka bashkuar Serbinë pas dekadash ndarjeje,” shtoi ai.

Sipas Çanakut, heshtja e Kishës Ortodokse Serbe është një strategji pritjeje për të parë se si do të zhvillohet situata politike në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nenad Çanak: Pse Kisha Ortodokse Serbe nuk reagon ndaj protestave appeared first on Euronews Albania.

Zvicra i ka shitur Serbisë teknologji për përgjime, Vuçiç po e përdor ndaj opozitës

By: user 6
3 February 2025 at 21:08

Gjithnjë e më shumë njerëz në Serbi po kërkojnë ndryshime. Vuçiç ka hedhur poshtë kërkesat për dorëheqje. Aktivistët po përgjohen me pajisje nga Zvicra.

Nga Fabian Eberhard, kryeredakotor i “Blick”

Kriza politike në Serbi po thellohet. Të martën e kaluar kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen. Ndërsa në fudjavë janë mbledhur dhjetëra mijëra demonstrues në Novi Sad, për të shënuar tremujorin e vdekjes së 15 personave nga shembja e një kulmi në një stacion të trenit në këtë qytet. 

Kryeministri dha dorëheqje pas protestave të shumta, por kjo nuk ka gjasa të kënaqë lëvizjen e protestës, studentët dhe qindra mijëra njerëz të tjerë që po protestojnë prej tre muajsh. Studentët dhe demonstruesit kërkojnë më shumë – ata kërkojnë reforma të thella dhe shpresojnë ndryshimin e politikës në Serbi, e cila është e afërt me Rusinë.

Përgjimet e regjimit të Vuçiçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është kapur pas pushtetit dhe po përdor metoda jashtëzakonisht të diskutueshme në përpjekje për të ndalur protestat dhe evituar rënien e tij. Në fund të vitit 2024, organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International dhe rrjeti investigativ BIRN njoftuan se qeveria e tij po monitoronte aktivistët dhe gazetarët.

Sipas analizës së të dhënave, autoritetet serbe kanë instaluar ilegalisht spyware në dhjetëra telefona të kritikëve të regjimit. Programet e vëzhgimit shkarkonin foto dhe mesazhe me tekst, dhe përgjonin mikrofonat e shikonin kamerat e kundërshtarëve të Vuçiçit. Ministria e Brendshme e Serbisë dhe shërbimi inteligjent (BIA) i kanë hedhur poshtë akuzat si “të pakuptimta” dhe “të pasakta”. Por dyshimet kanë mbetur.

Teknologji spiunazhi me vlerë dy milionë franga

Hulumtimet e fundit tregojnë se qeveria serbe po mbështetet edhe tek teknologjitë zvicerane për operacionet e saj të spiunimit. Në vitin 2023, autoritetet zvicerane miratuan dërgimin në Serbi të të ashtuquajturave IMSI-catchers, me një vlerë prej gati dy milionë franga.

Këto pajisje shumë të sofistikuara mundësojnë zbulimin e vendndodhjes, përgjimin dhe monitorimin e telefonave celularë. Këto janë pajisje që mund të përdoren për të lexuar Identitetin Ndërkombëtar të Pajtimtarit celular (IMSI) nga karta SIM e një telefoni celular dhe për të përcaktuar vendndodhjen e tij brenda një qelize specifike të rrjetit celular.

Zakonisht përdoret në luftën kundër krimit.

Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike (Seco) konfirmoi dorëzimin e këtyre pajisjeve. Sipas zëdhënësit Fabian Mayenfisch, pajisjet e vëzhgimit u eksportuan në institucionet shtetërore në Serbi. Ai nuk ka specifikuar, por me siguri ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme apo shërbimi inteligjent BIA. Nuk dihet gjithashtu se cila kompani zvicerane e ka zbatuar kontratën.

Shitja e teknologjisë zvicerane të vëzhgimit shtetit serb është e diskutueshme. Rregullorja për eksportin dhe ndërmjetësimin e mallrave për mbikëqyrje të internetit dhe celularëve ndalon shpërndarjen nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se teknologjia do të përdoret për shtypje në vendin e përdoruesit përfundimtar.

Sot eksportet ndoshta do të refuzoheshin

Për vendimin për eksportimin e IMSI, Seco u konsultua me Ministrinë e Punëve të Jashtme (EDA), Ministrinë e Mbrojtjes (VBS) dhe shërbimin e inteligjencës (NDB). Në fund qeveria dha dritën jeshile. Zëdhënësi i Seco, Mayenfish tha: “Gjatë shqyrtimit individual nuk kishte prova të mjaftueshme që përdoruesi do ta përdorte këtë teknologji për presione e shtypje.”

LEXO EDHE: Si funksionon IMSI-Catcher, pajisja e përgjimit që ndodhet në Tiranë

Sot ndoshta vendimi do të ishte ndryshe. Dëshmia se autoritetet në Serbi po përdorin spyware kundër kritikëve të regjimit tani janë shumë të qarta. Aktivistët dhe gazetarët u thirrën në polici për të ashtuquajturat “intervista informative”, një praktikë e kohës së komunizmit në të cilën personazhet e opozitës u morën në pyetje pa një arsye të qartë. Sipas një raporti të Amnesty International, nga policia u përdor edhe softueri izraelit Pegasus, si dhe softueri serb i vëzhgimit Novispy.

Tani ka mbetur vetëm Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po qeveris gjithnjë e më shumë duke përdorur metoda autoritare. Media, gjyqësori dhe administrata janë kryesisht nën kontrollin e besnikëve të tij. Por protestat e nisura tre muaj më parë tani po e kërcënojnë seriozisht edhe atë. Vendi është dëshmitar i demonstratave më të mëdha që nga kryengritja kundër Slobodan Millosheviçit në vitin 2000.

Vuçiç, i cili ka qenë në pushtet në funksione të ndryshme që nga viti 2012, ka akuzuar protestuesit se janë nën kontrollin e shërbimeve të huaja inteligjente. Me tërheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviç, qeveria serbe shpreson të qetësojë opozitën. A do të ndihmojë kjo sakrificë e kryeministrit? Pas dorëheqjes së tij, protestat kanë vazhduar. Lëvizja protestuese ka vetëm një fajtor për situatën në vend: Aleksandar Vuçiçin. /Lapsi.al, Blick.ch

The post Zvicra i ka shitur Serbisë teknologji për përgjime, Vuçiç po e përdor ndaj opozitës appeared first on Lapsi.al.

Protestat në Serbi/ Vuçiç mbron politikat dhe refuzon njohjen e Kosovës

25 December 2024 at 20:41

“Derisa unë të jem Presidenti, Serbia nuk do ta njohë shtetin e Kosovës”. Ky është premtimi që ka bërë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

I pranishëm me të rinjtë e forumit të Partisë Progresiste serbe, Vuçiç kërkoi të justifikonte politikat e tij përballë protestave masive të cilat kanë prekur së fundmi Beogradin. Për Beogradin, fajtori duhet gjetur tek faktori i jashtëm.

“Ata po e bëjnë për tre arsye. E para është sepse ata duhet të përpiqen t’i mbarojnë gjërat rreth Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur. Po e theksoj, derisa unë të jem President, ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës me asnjë çmim. Ata kanë nevojë për këtë në mënyrë që t’i thonë Putinit të mos i referohet precedentit të Kosovës kur flisni për Zaporizhian dhe Khersonin sepse kemi bërë një marrëveshje dypalëshe mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë ka vlerësuar se ndërhyrja më brutale në punët e brendshme të Serbisë po bëhet nga rajoni, sepse i shqetëson që Serbia po rritet ekonomikisht më shpejt se të gjithë dhe se nuk është më njësoj siç ishte midis 2000 dhe 2012.

“E ardhmja, jo e shkuara, nuk është diçka që vlen vetëm për të rinjtë, vlen për të gjithë njerëzit në vendin tonë. Edhe sot, kur shumë do të donin të na kthenin në të kaluarën dhe për këtë kanë një mbështetje të madhe nga jashtë dhe për këtë do të merrni shumë prova. Është koha të tregojmë vendosmëri, të tregojmë guxim, të tregojmë aftësi dhe të tregojmë patriotizmin, për të treguar se sa e duam vendin tonë, sa e duam atdheun tonë”, theksoi Vuçiç.

Pozitat e Vuçiç në krye të shtetit serb janë lëkundur së fundmi për shkak se qindra persona po pretestojnë për largimin e tij nga posti. Studentë universiteti u mblodhën në Beograd të mërkurën për të protestuar ndaj politikave të Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij në pushtet, të cilët ata i fajësojnë për katastrofën hekurudhore muajin e kaluar, në të cilën vdiqën 15 njerëz.

The post Protestat në Serbi/ Vuçiç mbron politikat dhe refuzon njohjen e Kosovës appeared first on Sot News | Lajme.

Kushtetuesja para 9 vjetësh vendosi për Asociacionin

23 December 2024 at 11:15

PRISHTINË, 23 dhjetor/ATSH/ Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 23 dhjetor 2015 ka marrë vendim në lidhje me asociacionin/bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Kërkesa për përputhshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshjeje u dërgua në Kushtetuese nga presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga, pasi në marrëveshjen e vitit 2015 në Bruksel mes kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte futur edhe që pikë të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Në vendimin e Kushtetueses thuhej që parimet e përgjithshme nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

“(Gjykata Kushtetuese) konstaton që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II Të Drejtat dhe Liritë Themelore, me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III: Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre”, thuhet në vendim.

Asociacioni është ende në diskutim e sipër mes palëve.

/KosovaPress/

The post Kushtetuesja para 9 vjetësh vendosi për Asociacionin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Amnesty International: Policia serbe përgjon telefonat e gazetarëve dhe opozitës

By: user 6
16 December 2024 at 21:53

Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, kanë përgjuar gazetarët dhe veprimtarët e opozitës, duke instaluar programe spiunazhi në telefonat e tyre celularë.

Raporti i grupit për të drejtat e njeriut, i mbështetur nga dëshmitë e atyre që pretendojnë se telefonat e tyre janë hakuar në muajt e fundit, thotë se programi i përgjimit është përdorur për të zhbllokuar telefonat, për të regjistruar pamje të ekranit dhe për të kopjuar listat e kontakteve, të cilat më pas u ngarkuan në një server të kontrolluar nga qeveria.

Igor Bandoviç, drejtor i Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë, tha se raporti është dëshmi se vendi ndodhet në një “burg digjital”.

“Për ne, kjo është dëshmi se Shërbimi Informativ së bashku me Ministrinë e Brendshme kanë përdorur softuer praktikisht për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga qeveria, që do të thotë Organizatat joqeveritare, studentët, veprimtarët dhe tani kemi prova, siç thuhet në raport, se programet e tilla janë përdorur për t’i kompromentuar këta persona, për t’i frikësuar, për t’i ngacmuar, për të shkurtuar protestat dhe gjithçka që po bënin këta njerëz në përpjekje për të luftuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në këtë vend”, tha ai.

Raporti me titullin “Një Burg Digjital: Mbikëqyrja dhe Shtypja e Shoqërisë Civile në Serbi” thotë se policia serbe dhe Agjencia e fshehtë përdorën programin për të infektuar pajisjet ndërsa pronarët e tyre ishin të ndaluar ose po merreshin në pyetje nga policia.

“Ky program përdorej zakonisht pasi njerëzit arrestoheshin. Ndërsa ata po merreshin pyetje, telefonat e tyre u hakuan dhe u infektuan. Në krahasim me programet Pegasus dhe Predator që janë mjete shumë më të sofistikuara dhe që mund të aktivizohen nga distanca, në këtë rast duhet të keni kontakt fizik me telefonin e viktimës”, shpjegoi Igor Bandoviç.

Policia e Serbisë tha në një deklaratë se raporti i grupit për të drejtat e njeriut është “absolutisht i pasaktë”, por gjithashtu shtoi se “programi përdoret në të njëjtën mënyrë nga forcat e tjera policore në mbarë botën”.

Agjencia e fshehtë serbe shkroi në faqen e saj të internetit se “punon ekskluzivisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë”.

Raporti i Amnesty International u publikua në një kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përballet me protesta antiqeveritare në rritje që deri më tani kanë qenë kryesisht paqësore, të cilat paraqesin një nga sfidat më të mëdha në më shumë se një dekadë të sundimit të tij gjithnjë e më autokratik.

Protestat e udhëhequra nga studentë universitetesh dhe veprimtarë të opozitës pasuan shembjen e një çatie betoni në një stacion hekurudhor në qytetin e Novi Sadit me 1 nëntor, që la pas vetes 15 të vdekur.

Presidenti Vuçiç i ka akuzuar shërbimet perëndimore të zbulimit, organizatat joqeveritare dhe mediat e huaja për “luftë hibride” kundër tij dhe qeverisë së tij duke financuar ilegalisht protestat. /VOA

The post Amnesty International: Policia serbe përgjon telefonat e gazetarëve dhe opozitës appeared first on Lapsi.al.

SHBA sanksione industrisë së naftës në Serbi, Aleksandar Vuçiç: S’e kam parë ende dokumentin, por u informova zyrtarisht!

14 December 2024 at 13:06
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka parë ende dokumentin zyrtar që tregon se Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione industrisë së naftës në Serbi (NIS), mirëpo ekziston “në lloj konfirmimi zyrtar” që vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janar, për shkak të pronësisë ruse. “Kemi një lloj konfirmimi,

Presidenti serb Vuçiç zbut tonet pas disa javësh protestash në Beograd

By: Besnik
12 December 2024 at 14:32

Premtimi i Aleksandar Vuçiç është në kontrast me një video që ai publikoi të martën, në të cilën ai akuzoi fuqitë e huaja për financimin e protestave.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të përkulet ndaj kërkesave të protestuesve vetëm një ditë pasi pretendoi, pa përmendur prova, se veprimet e tyre financoheshin nga Perëndimi.

Zemërimi është përhapur në të gjithë vendin ballkanik që kur 15 njerëz u vranë më 1 nëntor kur një tendë betoni e rinovuar u shemb në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit.

Politikanët e opozitës dhe studentët protestues kanë fajësuar qeverinë për fatkeqësinë, duke sugjeruar se korrupsioni dhe neglizhenca ishin fajtorë.

Duke folur të mërkurën në Beograd, Vuçiç tha se të gjithë të arrestuarit gjatë demonstratave tani janë liruar. Ai premtoi gjithashtu faljen e protestuesve të dënuar në gjyqet e ardhshme.

Informacioni rreth punës së rindërtimit që u zhvillua në stacionin hekurudhor në Novi Sad do të bëhet publike këtë javë, shtoi ai.

Fjalët e presidentit të mërkurën ishin në kontrast të fortë me komentet që ai bëri në një video të postuar në Instagram një ditë më parë.

Në një mesazh sfidues, Vuçiç akuzoi fuqitë e huaja për financimin e protestave në përpjekje për ta larguar atë nga pushteti.

“Unë do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim serb dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Serbisë, nuk do t’u shërbej kurrë të huajve, atyre që kërkojnë të mposhtin, poshtërojnë dhe shkatërrojnë Serbinë,” tha ai.

Vuçiç më pas përmendi Bashar al-Assad, diktatorin sirian që u rrëzua javën e kaluar dhe u arratis me familjen e tij nga Rusia.

“Nëse ata mendojnë se jam Asadi dhe se do të ik diku, nuk do të ikë”, tha Vuçiç, duke pretenduar se në ditët në vijim do të jepte detaje se “sa para janë paguar gjatë katër viteve të fundit për të shkatërruar Serbia“.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti serb Vuçiç zbut tonet pas disa javësh protestash në Beograd appeared first on Euronews Albania.

Vuçiç: Kemi dyshimet tona se kush qëndron pas shpërthimit të Ibër – Lepencit

By: user 6
1 December 2024 at 12:36

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi këtë të diel se autoritetet në Beograd janë duke zhvilluar hetime për shpërthimin në kanalin e Ibër – Lepencit në veri të Kosovës. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Vuçiç i ka hedhur poshtë akuzat e institucioneve të Kosovës se pas këtij sulmi qëndron Serbia. Sipas tij, ka pasur një tentativë për sulm hibrid ndaj vendit të tij.

“Jemi më të qetë se ata dhe do të insistojmë më shumë. Në valën e parë ata akuzuan Beogradin dhe Serbinë, jo serbët, teksa Beogradi dhe Serbia nuk ja kishin idenë. Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, – u shpreh Vuçiç.

“Kemi disa dyshime të caktuara, por hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendoj se kemi disa njohuri për atë se kush mund të jetë autori”, – ka shtuar Vuçiç sipas asaj që raporto media serbe “Danas”.

Presidenti serb ka akuzuar policinë e Kosovës se nuk ka bërë hetime serioze në lidhje me rastin. Shpërthimi i mbrëmjes së të premtes shkaktoi dëme të konsiderueshme të kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin-Potokut. ©LAPSI.al

The post Vuçiç: Kemi dyshimet tona se kush qëndron pas shpërthimit të Ibër – Lepencit appeared first on Lapsi.al.

BE kërkon hetime pas sulmit në veriun e Kosovës/ Borrell: Është një akt i neveritshëm sabotimi

By: E.K
1 December 2024 at 08:46

BE po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë. Shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit nga i cili rrezikohet furnizimi me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës, Bashkimi Evropian e ka cilësuar si sulm “terrorist” si dhe akt “sabotues” dhe kërkon hetimin e ngjarjes dhe vënien e autorëve të sulmit para […]

The post BE kërkon hetime pas sulmit në veriun e Kosovës/ Borrell: Është një akt i neveritshëm sabotimi appeared first on FaxWeb.

❌
❌