Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

20 July 2025 at 19:47

Presidenti amerikan Donald Trump është diagnostikuar me një gjendje të njohur si insuficiencë venoze kronike, një sëmundje e zakonshme tek të moshuarit që shkakton grumbullim gjaku në vena, kryesisht në këmbë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti 79-vjeçar iu nënshtrua një kontrolli mjekësor pasi vuri re “enjtje të lehtë” në pjesën e poshtme të këmbëve. Mjekët konfirmuan diagnozën, […]

The post Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze appeared first on BoldNews.al.

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

By: M C
19 July 2025 at 16:34

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë një moment shumë të ndjeshëm me ndjekësit e saj, duke treguar se nëna e saj ka përjetuar një ishemi të papritur, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe stafit të urgjencës, ajo tashmë është në duar të sigurta dhe po merr kujdesin e nevojshëm.

Në një postim emocional, Egla shpreh mirënjohjen e saj të thellë për mjekët dhe stafin e urgjencës së Beratit, si edhe për stafin e QSUT-së dhe Spitalit të Neurologjisë. Ajo falënderon në mënyrë të veçantë mjekët dhe personelin që kujdesen për nënën e saj me përkushtim, profesionalizëm dhe butësi.

“Jeni njerëzit më të rëndësishëm për jetën e mamit tim që nga mëngjesi i sotëm. Jeni simfoni jete,” shkruan aktorja, duke listuar edhe disa nga emrat që kanë qenë pjesë e trajtimit: Bledi Hysenbelli, Enkeleda, Silvi, Geri, Besime, shoferi i ambulancës, doktoresha Kristela e Neurologjisë, si dhe doktor Genci Çakçiri.

Egla e mbyll mesazhin e saj me fjalët prekëse: “Faleminderit për shpresën. Në duart tuaja, mami mori një shans të dytë. Mirënjohja ime është e thellë.”

The post Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi appeared first on Albeu.com.

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

By: Ardit
12 July 2025 at 22:51

Nxehtësia e verës mund të jetë e lodhshme dhe t’i bëjë aktivitetet e përditshme të vështira, veçanërisht gjatë punës ose një nate pushimi. Pikërisht për këtë arsye shumë njerëz përdorin kondicionerë për të freskuar hapësirën ku ndodhen, qoftë në shtëpi apo në punë. Por edhe pse kondicioneri mund të sjellë lehtësim, gjithnjë e më shumë […]

The post A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i gazetarit: Pacienti i sëmurë priste që të shiste viçin, për të paguar lekët e operacionit

By: Ardit
4 July 2025 at 20:29

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sërish skandale që lidhen me korrupsionin në sektorin e shëndetësisë në vendin tonë. Gjatë një Podcasti, Stafa deklaroi se një pacient i sëmurë, priste të shiste viçin, që të paguante operacionin tek mjeku, pasi ky i fundit i kishte thënë që sëmundja e tij pret. Më tej gazetari theksoi se […]

The post Denoncimi i gazetarit: Pacienti i sëmurë priste që të shiste viçin, për të paguar lekët e operacionit appeared first on BoldNews.al.

Hapet “GoFundme”/ Elodi në gjendje kritike, familja e 8-vjeçarjes: Na ndihmoni ta kurojmë në Itali

By: Oldi
1 July 2025 at 14:41

Elodi Rapi ka nevojë për ndihmë. Vogëlushja 8-vjeçare është në gjendje kritike për jetën dhe nevojitet trajtim i specializuar në struktura spitalore jashtë vendit pasi ajo është diagnostikuar me Sëmundje Autoimmune inflamatore dhe Hepatit Autoimmun. Momentalisht Elodi Rapi ndodhet e shtruar në Spitalin Pediatrik të Tiranësn dhe ekziston një mundësi për kurimin e vogëlushes në […]

The post Hapet “GoFundme”/ Elodi në gjendje kritike, familja e 8-vjeçarjes: Na ndihmoni ta kurojmë në Itali appeared first on BoldNews.al.

Shiu i së premtes në Tiranë sëmurë Melonin, kryeministrja italiane anulon gjithçka për dy ditë, shkak gjendja gripale

19 May 2025 at 18:57

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është bërë virale në rrjetet sociale gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ku u prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili u ul në gjunjë dhe e përqafoi në mënyrë miqësore.

Megjithëse ishte planifikuar që Meloni të vizitonte edhe kampin e Gjadrit në Lezhë për emigrantët, kjo pjesë e agjendës u anulua për shkak të impenjimeve të shumta.

Pas kthimit nga Tirana, duket se klima me reshje nuk i ka bërë mirë kryeministres italiane. Stafi i saj njoftoi se për shkak të etheve dhe lodhjes, Meloni ka anuluar të gjitha angazhimet për sot dhe nesër, përfshirë pjesëmarrjen në Festivalin e Rajonit në Venecia. Ajo është këshilluar të pushojë për të rikuperuar.

The post Shiu i së premtes në Tiranë sëmurë Melonin, kryeministrja italiane anulon gjithçka për dy ditë, shkak gjendja gripale appeared first on Sot News | Lajme.

I shtruar në spital, ja si është gjendja e Vuçiç

By: Ardit
4 May 2025 at 09:18

Gjendja shëndetësore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, është stabile dhe e kënaqshme, pas kontrolleve të kryera në spitalin ushtarak në Beograd. Kështu deklaroi Dragan Dinçiq, kardiolog në këtë spital. Vuçiq, siç është konfirmuar nga Dinçiq, ishte sëmurë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara dhe menjëherë kishte marrë ndihmë mjekësore. Pas kontrollit shëndetësor, ai kishte vendosur […]

The post I shtruar në spital, ja si është gjendja e Vuçiç appeared first on BoldNews.al.

U sëmur gjatë vizitës në SHBA dhe u kthye në Serbi, Vuçiç shtrohet në spitalin ushtarak në Beograd

3 May 2025 at 16:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd më 3 maj, raportojnë mediat në Beograd. Paraprakisht, Vuçiç ishte sëmurë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb, RTS.

Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA. I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.

Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb. Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiç u sëmurë teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë. Zyra e Presidencës serbe ka raportuar se në ditët në vijim publiku do të informohet me detaje lidhur me shëndetin e Vuçiçit.

Vizita e Vuçiçit në SHBA u zhvillua disa ditë para se ai të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Moskë më 9 maj. Kjo vizitë e tij në Rusi është kritikuar nga Bashkimi Evropian. Serbia, që ka raporte të mira me Rusinë, deri më tani nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Bashkimi Evropian disa herë i ka bërë thirrje Serbisë, shtet që synon të antarësohet në bllok, që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit./REL

The post U sëmur gjatë vizitës në SHBA dhe u kthye në Serbi, Vuçiç shtrohet në spitalin ushtarak në Beograd appeared first on Sot News | Lajme.

Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA! Sëmuret papritur dhe nuk e takon presidentin Trump

By: xhir jeta
3 May 2025 at 10:44

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi është sëmurë, kanë raportuar mediat në Serbi.

Sipas transmetuesit publik serb, RTS, pasi është kontrolluar nga mjekët, Vuçiq ka vendosur që të kthehet në Serbi.

Vuçiq gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA.

I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiqit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.

Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb.

Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiq u sëmurë teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë.

Zyra e Vuçiçit ka thënë se në ditët në vijim do të ofrojë informacione për publikun se çfarë probleme shëndetësore ka udhëheqësi serb.

Vizita e Vuçiçit në SHBA u zhvillua disa ditë para se ai të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Moskë më 9 maj. Kjo vizitë e tij në Rusi është kritikuar nga Bashkimi Evropian.

Serbia, që ka raporte të mira me Rusinë, deri më tani nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Bashkimi Evropian disa herë i ka bërë thirrje Serbisë, shtet që synon të antarësohet në bllok, që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit.

“Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ Apeli jep vendimin për Pajtime Fetahun

29 April 2025 at 13:23

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lehtësimin e masës së sigurisë, teksa aktualisht ajo ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec. Fetahu pretendon se ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por argumentet […]

The post “Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ Apeli jep vendimin për Pajtime Fetahun appeared first on BoldNews.al.

“Paguaj ose vdis”/ Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru

19 March 2025 at 08:01

Ishemitë cerebrale janë shkaktari i dytë më i madh i vdekjeve në Shqipëri, por sistemi publik shëndetësor nuk garanton ndërhyrjet jetëshpëtuese, duke i detyruar pacientët dhe familjarët e tyre që të paguajnë nga xhepi mijëra euro në një spital privat për të mbijetuar. Kur motra e tij pësoi ishemi cerebrale vitin e kaluar, Arbeni* u […]

The post “Paguaj ose vdis”/ Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru appeared first on BoldNews.al.

Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, shkon në spital për të takuar babain e sëmurë

By: Oldi
13 March 2025 at 11:57

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Kosovë për një vizitë humanitare te babai i tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Hashim Thaçi ka qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i shoqëruar nga forca të shumta policore për sigurinë e vizitës. Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes […]

The post Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, shkon në spital për të takuar babain e sëmurë appeared first on BoldNews.al.

Papa Françesku mesazh falenderimi nga spitali, “bekon” ata që i qëndruan pranë të sëmurëve

9 March 2025 at 17:28

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut sa vjen dhe po përmirësohet. Ati i Shenjtë, ka ndarë një mesazh nga spitali në të cilin është shtruar, duke shprehur falenderime për stafin mjekësor si dhe të gjithë ata që treguan ndjeshmëri ndaj të sëmurëve duke iu gjendur pranë, teksa po vijon shërimin e tij nga pneumonia. Pasi ka qëndruar për […]

The post Papa Françesku mesazh falenderimi nga spitali, “bekon” ata që i qëndruan pranë të sëmurëve appeared first on BoldNews.al.

Publikohen pamjet e fundit të Eglit brenda BBV: Jam shumë sëmurë (VIDEO)

By: Ardit
8 March 2025 at 22:29

Në prime-n e kësaj të shtune janë transmetuar pamjet e fundit të Eglit brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Para se të largohej nga gara, ajo kërkoi që të takohej me Gjestin. Egli: Unë jam shumë e s֝ëmurë, shumë pa qejf, s’e përballoj dot Gjesti: Jam i shqetësu, duke vjell gjithë kohën Egli: S’e kam […]

The post Publikohen pamjet e fundit të Eglit brenda BBV: Jam shumë sëmurë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Papa Françesku: Disa u lutën që të vdisja, por pronari ynë më la këtu

By: D Marku
20 February 2025 at 11:08

Zyra e shtypit e Vatikanit njoftoi këtë mëngjes se “Papa Françesku kaloi një natë të qetë dhe hëngri mëngjes i ulur në kolltukun e dhomës së tij“, në poliklinikën katolike në Romë “Agostino Gemelli”.

Siç u zbulua gjithashtu, vizita e djeshme e kryeministrit italian Giorgia Meloni tek Papa zgjati afërsisht njëzet minuta. Sipas gazetës Corriere della Sera, Françesku, gjatë bisedës së tyre, dyshohet se i tha Melonit: “disa u lutën që unë të vdisja, por pronari ynë më la këtu”.

Pasditen e sotme pritet të dalë një njoftim i ri në lidhje me shëndetin e papës.

The post Papa Françesku: Disa u lutën që të vdisja, por pronari ynë më la këtu appeared first on Albeu.com.

Vatikani konfirmon: Papa është prekur nga një infeksion në traktin e frymëmarrjes

By: D Marku
18 February 2025 at 15:33

Gjendja shëndetësore e Papës Françeskut duket të jetë më e rëndë nga sa u mendua fillimisht, e nënkuptuar kjo nga vetë mjekët që po trajtojnë Atin e Shenjtë, të cilët thanë se duhet të merren me disa patogjenë në traktin e frymëmarrjes dhe së qëndrimi i tij në spital mund të zgjatet.

Sipas Vatikanit, Papa Françesku vuan nga një gjendje klinike “komplekse”. Analizat kanë treguar një “infeksion polimikrobial të traktit respirator”. Me këtë, mjekët nënkuptojnë se komunitetet bakteriale, që janë të vështira për t’u trajtuar, janë zhvilluar në mushkëri. Për këtë arsye, u vendos dhe ndryshimi i trajtimit, i cili qe modifikuar një herë të shtunën. Nuk është dhënë asnjë afat kohor për mbajtjen në spital të Papës 88 vjeçar; gjithë çfarë thuhet nga mjekët është se ai do të ketë nevojë për pushim absolut. Audienca e Papës e të mërkurës u anulua, ndërsa Vatikani nuk ka pranuar të japë asnjë koment mbi pneumoninë ose një përkeqësim të përgjithshëm të gjendjes së tij.

Françeskut i mungon një pjesë e mushkërisë së djathtë që nga një operacion në moshë të re. Në moshën 88-vjeçare, ai është Papa i dytë më i vjetër në histori. Pasardhësi i Benediktit XVI, ai ka mbajtur detyrën që nga marsi 2013. Shenjat që shëndeti i tij po rëndohej megjithatë, nuk kanë munguar.

Gjatë daljeve të fundit publike, atij shpeshherë i është ndërprerë zëri, duke shqetësuar ndihmësit e afërt, e pothuajse nuk është larguar më, ndërsa ky është shtrimi i katërt në spital që kur u vendos në krye të 1.4 miliardë katolikëve të botës

The post Vatikani konfirmon: Papa është prekur nga një infeksion në traktin e frymëmarrjes appeared first on Albeu.com.

Punonjësi i burgut të Elbasanit në gjendje të rëndë, Klevis Qose apel për ndihmë: Çdo kontribut sado i vogël, vendimtar për jetën e Mentorit

By: V K
9 February 2025 at 08:47

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka apeluar për ndihmë, pasi një punonjës në IEVP Elbasan, po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore.

“Në këtë moment të vështirë, ai ka nevojë për mbështetjen tonë, jo vetëm moralisht, por edhe financiarisht”, thuhet në postimin në rrjetet sociale, ndërsa jepen edhe të dhënat bankare dhe numri i telefonit të familjarëve, ku mund të jepet ndihma.

Qose thekson se çdo ndihmë sado e vogël, mund të jetë vendimtare për të shpëtuar jetën e Mentor Sopjanit.

Postimi:

Thirrje për Solidaritet
Një nga anëtarët e familjes tonë të madhe, Mentor Sopjani, punonjës në IEVP Elbasan, po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore.

Në këtë moment të vështirë, ai ka nevojë për mbështetjen tonë, jo vetëm moralisht, por edhe financiarisht.

Mentori ka qenë gjithmonë një njeri i përkushtuar dhe punonjës i ndershëm. Tani është radha jonë t’i qëndrojmë pranë dhe ta ndihmojmë të përballojë këtë sfidë.

Çdo kontribut, sado i vogël, është i vlefshëm dhe mund të bëjë një ndryshim të madh për jetën e Mentorit!

Të dhënat për ndihmë:
IBAN – Raiffeisen Bank: AL68202310590000000011964060
Kontakti i familjarëve: +355 67 691 0698

 

The post Punonjësi i burgut të Elbasanit në gjendje të rëndë, Klevis Qose apel për ndihmë: Çdo kontribut sado i vogël, vendimtar për jetën e Mentorit appeared first on Albeu.com.

Grafiku i gripit/ Në javën e katërt të Janarit janë 23.400 persona me infeksione respiratore

30 January 2025 at 16:14

Shqipëria ka hyrë në një fazë ku infeksionet respiratore po qarkullojnë me intensitet shumë të lartë. Java e katërt e janarit, sipas buletinit të Institutit të Shëndetit Publik, paraqet një situatë të rënduar, pasi janë raportuar afro 23,400 persona të prekur nga infeksione të sipërme dhe të poshtme respiratore. Epidemiologët shpjegojnë se po qarkullojnë disa […]

The post Grafiku i gripit/ Në javën e katërt të Janarit janë 23.400 persona me infeksione respiratore appeared first on BoldNews.al.

Je ftohur apo je me grip?! Mënyra se si ta dalloni dhe ta kuroni

By: Ardit
28 January 2025 at 22:42

E ftohura dhe gripi kanë shumë simptoma të përbashkëta. Ndonjëherë është shumë e vështirë të bësh dallimin mes të dyjave duke u bazuar vetëm në këto simptoma. Çfarë duhet të dini për të ftohurën dhe gripin Të dyja sëmundjet shkaktohen nga viruset, por këto viruse janë të ndryshëm. Virusi ose viruset që shkaktojnë gripin shkaktojnë […]

The post Je ftohur apo je me grip?! Mënyra se si ta dalloni dhe ta kuroni appeared first on BoldNews.al.

Kush është fshati italian që i ndalon banorët të sëmuren, shkak mungesa e sistemit shëndetësor

By: Oldi
7 January 2025 at 20:01

Një fshat i vogël italian i ka ndaluar banorët e tij të sëmuren rëndë. 1,300 banorët e Belcastros në Kalabri, një nga rajonet më të varfra të vendit, janë urdhëruar të shmangin marrjen e ndonjë sëmundjeje që mund të kërkojë ndihmë mjekësore urgjente. Një dekret i lëshuar nga Antonio Torchia, kryetari i bashkisë së qytetit, […]

The post Kush është fshati italian që i ndalon banorët të sëmuren, shkak mungesa e sistemit shëndetësor appeared first on BoldNews.al.

❌
❌