Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Policia: Drejtimi i mjetit me 246 km/h rrezik ekstrem, të zbatohen rregullat e qarkullimit

23 August 2025 at 09:13

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Policia e Shtetit apeloi sot për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Drejtimi i mjetit me 246 km/h, në një aks ku kufiri i lejuar është vetëm 90 km/h është rrezik ekstrem, jo vetëm për jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës”, theksoi Policia e Shtetit.

Poliscan-i ka skanuar dhjetëra shpejtësi nga 165 km/h deri në 246 km/h.

Policia e Shtetit apelon për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë, drejtimin e mjetit me përgjegjësi dhe kujdes, shmangien e sjelljeve që kthejnë rrugën në burim aksidentesh me pasoja të rënda për jetën.

1 nga 2

/gj.m/

 

The post Policia: Drejtimi i mjetit me 246 km/h rrezik ekstrem, të zbatohen rregullat e qarkullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha nga Gramshi: 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme, mbi 22 të arrestuar

12 August 2025 at 22:42

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi sot se, “janë 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme dhe mbi 22 persona të arrestuar”.

Nga Gramshi, ku po ndjek nga afër operacionet për shuarjen e zjarreve që kanë prekur këtë zonë, Hoxha tha se, “janë 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme dhe mbi 22 persona të arrestuar”.

Hoxha gjithashtu apeloi qytetarët për të mos ndezur zjarre pasi do të ndëshkohen maksimalisht nga organet ligjzbatuese.

“Kam një apel shumë të prerë: I gjithë shteti është i ngazhuar për shuarjen e zjarreve, zjarrvënia e qëllimshme do të ndëshkohet maksimalisht nga organet ligjzbatuese! Të gjithë shërbimet, Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të hetuar vendosjen e këtyre zjarreve”, tha ai.

“Deri në këto momente s’kemi patur ndonjë telefonatë që paraqet persona të zhdukur nga familjarët. Personat janë evakuuar dhe do vendosen sipas planit të masave të marra, në shkolla apo ambiente të tjera”, tha ai.

Hoxha theksoi se, “është bërë evakuimi i 60 personave, kanë marrë dhe shërbim në spital. Janë jashtë rrezikut për jetën, ka asfiksime të lehta, por s’kemi informacion për humbje të tjera të jetëve”.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Hoxha nga Gramshi: 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme, mbi 22 të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasan, Policia apel banorëve: Largohuni nga zonat e rrezikuara nga zjarri

12 August 2025 at 16:10

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u bën thirrje banorëve të fshatrave të rrezikuar nga zjarret të bashkëpunojnë me punonjësit e policisë, kryetarët e fshatrave, njësitë administrative dhe Emergjencat Civile, me qëllim largimin nga zonat e rrezikut.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektorët e policisë së zonave janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendore për të informuar çdo banor, për të ofruar ndihmë dhe për t’i evakuuar në rast nevoje.

Shërbime të shumta të DVP Elbasan, Komisariatit të Policisë Gramsh dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit për evakuimin e banorëve dhe neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë, grupe hetimore dhe shërbime policore po kontrollojnë zonën e prekur nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit, Emergjencat Civile, policia dhe helikopterët po punojnë intensivisht për shuarjen e tij.

Policia ka përsëritur apelin për banorët që të largohen nga zonat e prekura dhe të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore në terren.

/a.f/r.e/

The post Elbasan, Policia apel banorëve: Largohuni nga zonat e rrezikuara nga zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Mos ndizni zjarre në mjedise të hapura

11 August 2025 at 12:36

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Ndërkohë që vendi përballet me temperaturat e larta rrezikshmëria për vatra të reja zjarri rritet në territor.

Në ditët në vijim (11, 12 dhe 13 gusht) pritet rritje e ndjeshme e temperaturave, duke arritur nivele ekstreme sidomos në zonën e Lezhës.

Ndaj bashkia Lezhë u bëri sot thirrje të gjithë banorëve dhe vizitorëve që të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura për të shmangur rrezikun e zjarreve masive.

Bashkia Lezhë siguron se mbetet në gatishmëri të plotë për menaxhimin e çdo situate emergjente.

“Qytetarët duhet të shmangin qëndrimin dhe aktivitetet fizike në diell gjatë orëve 11:00 – 17:00. Po ashtu duhet të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore”, thuhet në njoftimin për shtyp të bashkisë Lezhë.

/m.m//a.f/

The post Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Mos ndizni zjarre në mjedise të hapura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Ushqyerja me gji, themeli i një fillimi të shëndetshëm për çdo fëmijë

2 August 2025 at 10:20

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Ushqyerjen me Gji, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu iu bashkua thirrjes globale për të mbështetur dhe promovuar ushqyerjen me gji, si themelin e një fillimi të shëndetshëm për çdo fëmijë.

Koçiu nënvizoi se “ushqyerja me gji është mënyra më e natyrshme dhe më e sigurt për të ushqyer foshnjat, duke ofruar përfitime të shumta shëndetësore si për nënën, ashtu edhe për fëmijën”.

“Në çdo qendër shëndetësore në vend, profesionistët tanë janë të angazhuar për të informuar dhe ndihmuar nënat e reja, duke ofruar këshillim dhe mbështetje të specializuar për këtë proces jetik”, u shpreh ministrja.

Koçiu ndau apelin e mjekes Evgjeni Kaçi, për ushqyerjen me gji të foshnjave të paktën deri në 6 muajt e parë.

“Përse është e rëndësishme ushqyerja me gji e fëmijëve të vegjël? E mbron fëmijën e vogël nga shumë infeksione, duke filluar që nga rrugët e frymëmarrjes dhe gjithë sistemet e tjera. Deri në 6-mujorin e parë duhet të bëhet sepse edhe trakti tretës i fëmijës deri në atë moshë është i përgatitur më tepër për ushqyerjen me gji sesa për ushqyerjet e tjera”, tha mjekja.

Mjekja theksoi po ashtu se ushqyerja me gji i ndihmon shumë foshnjat në rritjen dhe në pjekjen e sistemit imunitar.

“Është ushqim që nuk kërkon shtesa të tjera. Merret në kushte sterile direkt nga nëna. Janë të gjitha etapat nga lindja deri në muajin e gjashtë që qumështi kalon në disa faza dhe fëmija merr nga kulloshtra, qumështi i përkohshëm dhe qumështi i përhershëm”, theksoi ajo.

Mjekja nënvizoi po ashtu se ky proces ndihmon shumë jo vetëm fëmijët, por edhe nënat.

“Nënat lodhen më pak, sëmuren më pak nëse ushqejnë fëmijët me gji. Kanë përfitim edhe për t’u mbrojtur nga një shtatzani e padëshiruar”, shtoi ajo.

/m.m/r.e/

The post Koçiu: Ushqyerja me gji, themeli i një fillimi të shëndetshëm për çdo fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Tajlanda dhe Kamboxhia vazhdojnë luftën, pavarësisht apelit të Trump

BANGKOK, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Pavarësisht thirrjeve për armëpushim midis Tajlandës dhe Kamboxhias nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, luftimet vazhduan edhe sot në mëngjes në rajonin kufitar midis dy vendeve.

Ministria e Jashtme në Bangkok citoi një zëdhënës ushtarak të thoshte se Kamboxhia kishte hapur zjarr në mëngjes dhe kishte goditur shtëpitë e civilëve.

Sipas gazetës tajlandeze ”Khaosod”, sulmi ndodhi në distriktin Phanom Dong Rak në provincën kufitare verilindore të Surin.

Megjithatë, Kamboxhia akuzoi vendin fqinj për hapjen e zjarrit herët në mëngjes.

Gazeta kamboxhiane ”Phnom Penh Post” citoi një zëdhënës të Ministrisë së Mbrojtjes të thoshte se, që nga orët e para të së dielës, “forcat tajlandeze rifilluan bombardimet” në zonën kufitare.

“Në të gjitha zonat e luftimit… Forcat tajlandeze kanë përdorur artileri, dronë dhe avionë për të lëshuar predha të rënda, bomba dhe municione thërrmuese në tokën kamboxhiane”, u citua të thoshte zëdhënësi Mali Socheata në një konferencë për shtyp.

Sipas ministrisë kamboxhiane, dy tempuj të njohur hindu janë gjithashtu në shënjestër.

Shtetet fqinje të Azisë Juglindore kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë shkaktuar një përshkallëzim të kohëve të fundit, nga e enjtja, e një konflikti që ka qenë i ndezur për dekada të tëra.

Të shtunën, Trump shkroi në platformën e tij Truth Social pas telefonatave me udhëheqësit e të dy vendeve se ata “kanë rënë dakord të takohen menjëherë dhe të punojnë shpejt për një armëpushim dhe, në fund të fundit, paqe”.

Në një postim të veçantë, Trump tha se “rastësisht, aktualisht po merremi me tregti me të dy vendet, por nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshje, me asnjërin vend, nëse ata janë duke luftuar – Dhe unë ua kam thënë atyre këtë”.

Çështja qendrore e konfliktit midis fqinjëve është vendndodhja e kufirit, i cili është hartuar në kohën koloniale dhe interpretohet ndryshe nga të dy vendet./  a.jor.

The post FOKUS – Tajlanda dhe Kamboxhia vazhdojnë luftën, pavarësisht apelit të Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpejtësi e parakalime të gabuara, Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 qarqe të vendit, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, radarët automatikë, dronët, alkooltestuesit, kamerat dhe çdo pajisje tjetër që kanë në dispozicion.

Policia e Shtetit bën me dije, se gjatë kontrolleve janë kapur raste flagrante të shpejtësisë deri në trefish mbi normën e lejuar, parakalime të gabuara, përdorim i celularit dhe drejtim i automjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur.

Policia Rrugore apelon përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbrojtur jetën.

“Si rezultat i monitorimit intensiv, përgjatë fundjavës, nëpërmjet radarëve Poliscan janë evidentuar shpejtësi nga dy deri në trefish më shumë se norma e lejuar, parakalime të gabuara me rrezik përfshirjen në ngjarje rrugore, përdorim i celularit dhe drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe mosvendosje e rripit të sigurimit”, thuhet në njoftim.

Nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara, shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore, Drejtues Artur Selimaj, ka apeluar për përdoruesit e rrugës, kryesisht për drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të sinjalistikës rrugore.

Selimaj ka theksuar se Policia Rrugore ka hartuar një protokoll të posaçëm masash, bazuar në Kodin Rrugor, për monopatinat dhe biçikletat.

Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet dhe kontrollet 24/7, në të gjitha akset rrugore dhe në qendrat urbane e rurale. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/e.i/j.p/

The post Shpejtësi e parakalime të gabuara, Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO-së për të mos ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Kujtim Cakrani. Pas vendimit, Cakrani u shpreh se “gjykata nuk po jep drejtësi”.

“Këta nuk janë gjyqtarë, por rrogëtarë. Më vjen keq për këtë. Gjykata nuk arriti të ngrihej sot në lartësinë e duhur për të marrë një vendim ndryshe nga ai i shkallës së parë”, tha Cakrani.

Meta ndodhet në paraburgim në Tiranë që prej 21 tetorit 2024, pasi akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit pasiv, falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.

/m.m/j.p/

The post Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

PRISHTINË, 14 korrik/ATSH/ Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i gjetur fajtor për krime lufte, të kryera në vitin 1999.

Paneli rrëzoi shumicën e pikave të ankesës së Shalës, por gjeti shkelje në aktgjykimin e Themelores.

Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 18 vjet burg në korrik të vitit 2024, pasi u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme në Fabrikën e Metalit në Kukës – pjesa veriore e Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së morën pjesë në ndalimin dhe keqtrajtimin e të dyshuarve për bashkëpunim me Serbinë dhe të atyre që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Viktimat, sipas aktakuzës, ishin subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, përfshirë kërcënimet me vdekje, poshtërimet dhe ngacmimet.

Gjykata e urdhëroi Shalën të paguante edhe 208 mijë euro si kompensim për tetë viktima, ndërsa e shpalli të pafajshëm për veprën penale të trajtimit çnjerëzor.

Mbrojtja e tij e apeloi si aktgjykimin, ashtu edhe urdhrin për zhdëmtimin e viktimave.

Megjithatë, vendimi për këtë të fundit nuk do të përfshihet në aktgjykimin që do të jepet sot.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, punojnë me ligjet e Kosovës, por prokurorët dhe gjyqtarët e tyre janë ndërkombëtarë.

Gjykata u themelua në vitin 2015 për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Selia e Speciales u vendos në Hagë të Holandës, për shkak të shqetësimeve se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është mjaftueshëm i pavarur për të hetuar krimet e luftës, si dhe për shkak të dyshimeve për kërcënimin e dëshmitarëve.

Deri më tani, Gjykata Speciale shpalli dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Aktualisht, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – që të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK-së – të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /rel/

The post Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkon pafajësi në Apel, shtyhet për të disatën herë seanca për Vangjush Dakon

1 July 2025 at 11:24

Seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, është shtyrë sërish. Dako nuk është paraqitur personalisht në gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati, Kameleon Salillari. Ndryshe nga herët e kaluara, ai ka dërguar për mbrojtje një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes së Petrit Ismailit, i cili ishte avokati i tij deri më sot. Ky ndryshim në mbrojtje u cilësua si një nga arsyet e shtyrjes së seancës, pasi mbrojtja kërkoi kohë për të njohur aktet e çështjes.

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, deklaroi se procesi është ngritur pas ankimit të të pandehurit dhe theksoi rëndësinë e respektimit të afateve ligjore për gjykimin në Apel. Ai shtoi gjithashtu se mungesa e avokatëve të tjerë në seancë u konsiderua e pajustifikuar. Trupa gjykuese caktoi datën e radhës për seancën e Apelit më 11 korrik në orën 13:00.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka gjetur fajtor Vangjush Dakon për shpërdorim detyre në dy raste, duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata ka vendosur gjithashtu dënimin plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Tre të pandehurit e tjerë në këtë çështje, akuzuar për falsifikim dokumentesh, u dënuan me nga dy vite burgim, por masat ndëshkimore u pezulluan dhe ata u vendosën në shërbim prove.

Dako, i cili prej shkurtit 2024 ndodhet në arrest shtëpie, ka ankimuar vendimin në Apel, duke kërkuar pafajësi. Hetimi i SPAK ndaj Dakos lidhet me dy çështje kryesore. E para ka të bëjë me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k.”, ku sipas prokurorisë, leja u përpilua dy vjet pas përfundimit të ndërtimit dhe pasi banorët tashmë banonin në objekt. Hetimi konkludon se bëhet fjalë për legalizimin e një objekti shumëkatësh, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me projektin e miratuar nga bashkia.

Akuzat e dyta lidhen me një procedurë prokurimi për shërbim konsulence në projektin “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. SPAK ka konstatuar se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos ka bërë gabime në llogaritjen e fondit limit, duke e tejkaluar atë gati dhjetë herë në krahasim me vlerën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Megjithë evidentimin e dëmeve financiare nga dy institucione dhe njoftimin e Bashkisë së Durrësit, pagesat për projektin kanë vazhduar. Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua pas tetë muajsh nga qelia, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afateve të përcaktuara nga gjykata.

The post Kërkon pafajësi në Apel, shtyhet për të disatën herë seanca për Vangjush Dakon appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkon pafajësi në Apel, shtyhet për të disatën herë seanca për Vangjush Dakon

By: fra nc
1 July 2025 at 11:13

Seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, është shtyrë sërish. Dako nuk është paraqitur personalisht në gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati, Kameleon Salillari. Ndryshe nga herët e kaluara, ai ka dërguar për mbrojtje një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes së Petrit Ismailit, i cili ishte avokati i tij deri më sot. Ky ndryshim në mbrojtje u cilësua si një nga arsyet e shtyrjes së seancës, pasi mbrojtja kërkoi kohë për të njohur aktet e çështjes.

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, deklaroi se procesi është ngritur pas ankimit të të pandehurit dhe theksoi rëndësinë e respektimit të afateve ligjore për gjykimin në Apel. Ai shtoi gjithashtu se mungesa e avokatëve të tjerë në seancë u konsiderua e pajustifikuar.

Trupa gjykuese caktoi datën e radhës për seancën e Apelit më 11 korrik në orën 13:00.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka gjetur fajtor Vangjush Dakon për shpërdorim detyre në dy raste, duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata ka vendosur gjithashtu dënimin plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Tre të pandehurit e tjerë në këtë çështje, akuzuar për falsifikim dokumentesh, u dënuan me nga dy vite burgim, por masat ndëshkimore u pezulluan dhe ata u vendosën në shërbim prove.

Dako, i cili prej shkurtit 2024 ndodhet në arrest shtëpie, ka ankimuar vendimin në Apel, duke kërkuar pafajësi.

Hetimi i SPAK ndaj Dakos lidhet me dy çështje kryesore. E para ka të bëjë me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k.”, ku sipas prokurorisë, leja u përpilua dy vjet pas përfundimit të ndërtimit dhe pasi banorët tashmë banonin në objekt. Hetimi konkludon se bëhet fjalë për legalizimin e një objekti shumëkatësh, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me projektin e miratuar nga bashkia.

Akuzat e dyta lidhen me një procedurë prokurimi për shërbim konsulence në projektin “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. SPAK ka konstatuar se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos ka bërë gabime në llogaritjen e fondit limit, duke e tejkaluar atë gati dhjetë herë në krahasim me vlerën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Megjithë evidentimin e dëmeve financiare nga dy institucione dhe njoftimin e Bashkisë së Durrësit, pagesat për projektin kanë vazhduar.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua pas tetë muajsh nga qelia, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afateve të përcaktuara nga gjykata.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkon pafajësi në Apel, shtyhet për të disatën herë seanca për Vangjush Dakon appeared first on Euronews Albania.

Apeli liron Erdion Muhon, i akuzuar për shpërthimin ku u vra biznesmeni Armand Nelaj

By: user 8
29 June 2025 at 14:48

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për Erdion Muhon, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Muho ishte arrestuar nën akuzën e bashkëpunimit në tentativën për shkatërrimin me lëndë eksplozive të anijes “Finikas”. Gjatë kësaj tentative, lënda plasëse shpërtheu para kohe, duke i marrë jetën Armandi Nelajt, i cili dyshohet se po vendoste tritolin.

Ngjarja, e ndodhur muaj më parë, dyshohet të ketë ndodhur për motive konkurrence biznesi.

The post Apeli liron Erdion Muhon, i akuzuar për shpërthimin ku u vra biznesmeni Armand Nelaj appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Fatbardh Licit/ Gjykata e Lartë rrëzon Bajrit dhe Astmer Bilalin

By: user 8
24 June 2025 at 16:51

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018 në Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se tre të pandehurit kishin kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që i la në burg, duke depozituar rekurs në instancën më të lartë gjyqësore të vendit. Por Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, Apeli i GJKKO i dënoi ata me burg.

Safet Bajri u arrestua më 17 Shkurt. Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, akuzohen për tre vepra penale.

Në njoftimin e SPAK thuhet se tre personat dyshohen për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të tre personat kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici i afërm i Ibrahim Licit në Shkodër më 10 gusht 2018.

“Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi Behar Bajri, i bën shtetasit Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Berçana”, thuhet ne njoftim.

KRIMET PËR TË CILAT AKUZOHESHIN BAJRAJT NË 2018

14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip kamion me targë të Vlorës.

14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

28.01.2000 në fshatin Dobraç është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër penale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Ndërsa Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milionë lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Për ngjarjen Behar Bajri është deklaruar fajtor më 12 shtator të vitit 2005 për një krim të kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi (Bajri).

15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi A. Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri. 18.08.2006 Behar Bajri akuzohet për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

04.08. 2006 Ilir Bajri akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve.

The post Vrasja e Fatbardh Licit/ Gjykata e Lartë rrëzon Bajrit dhe Astmer Bilalin appeared first on Lapsi.al.

Vrau 16-vjeçarin për t’i marrë orën Rolex, burgim i përjetshëm për Kristjan Cenajn

By: fra nc
20 June 2025 at 16:11

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Kristjan Cenajt, i akuzuar për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në vitin 2017 në Mamurras.

Megjithëse Prokuroria kërkoi që ndaj të dënuarit të aplikohej “periudha e sigurisë”, një dispozitë që parashikon mohimin e çdo mundësie për lirim me kusht edhe pas përmbushjes së 35 viteve burg, kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa gjykuese e Apelit.

Gjatë seancës, përfaqësuesit ligjorë të familjes Gjonaj kërkuan zgjerimin e hetimeve, duke deklaruar se në këtë krim të rëndë mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Mariglen Gjonaj u raportua i zhdukur në vitin 2017 dhe u shpall i humbur për vite me radhë. Trupi i pajetë i të miturit u zbulua pas 7 vitesh në zonën e Fushë-Kuqes, ku rezultoi se ishte groposur nga autori.

Sipas hetimeve, Cenaj akuzohet për veprën penale “vjedhje me pasojë vdekjen”. Dyshohet se motivi i krimit ishte një orë Rolex që viktima mbante me vete, të cilën autori ia ka grabitur para se ta vriste dhe ta fshihte trupin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrau 16-vjeçarin për t’i marrë orën Rolex, burgim i përjetshëm për Kristjan Cenajn appeared first on Euronews Albania.

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të japë sqarime në Apel, ja kur do të mbahet seanca e rradhës

13 June 2025 at 09:43

Dritan Rexhepi refuzoi të japë sqarime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në procesin që po mbahet ndaj Festim Bexhdilin. Nga ana tjetër gjykata rrëzoi një kërkesë të avokatit Ilir Murati për thirrjen e një eksperti për këqyrjen e kamerave të sigurisë. Seanca u shty për në datën 26 qershor ora 10:00.

Dritan Rexhepi u ekstradua nga Turqia në Shqipëri më 8 janar të këtij viti. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai në bashkëpunim me Gentian Doçin kanë urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës pas dyshimeve se vëllai i këtij të fundit në 2019-ën i kishte vjedhur në Angli një konteiner me lëndë narkotike në pronësi të tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditën e 17 janarit 2020 në Kamëz. Sipas pamjeve filmike, Jan Prenga u dërgua me një “Rang Rover” të bardhë në garazhin e në resorti në Shijak, aty ku dyshohet se ka humbur jetën. Më pas trupi i tij u zhduk për të mos u gjetur as sot e kësaj dite. 45-vjeçari akuzohet edhe për përfshirjen në trafikun e drogës, më herët para togave të zeza ai ka deklaruar se në fund të vitit 2019 ka qenë në burg në Ekuador, ku po vuante dënimin për trafik droge.

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të japë sqarime në Apel, ja kur do të mbahet seanca e rradhës appeared first on Sot News | Lajme.

Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet

12 June 2025 at 12:28

Po mbahet këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme seanca për rigjykimin e Festim Bexhidilit, kopshtari i kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në Shijak, i cili akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. Kopshtari Festim Bexhdili ishte i vetmi nga të pandehurit në dosjen e parë, i cili […]

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet appeared first on BoldNews.al.

Ditët e nxehta te verës, mjekja: Mos dilni në orët e pikut, kujdes të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzën

11 June 2025 at 11:17

Me ardhjen e verës edhe temperaturat shënojnë një rritje të konsiderueshme. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot përmes një mesazhi të Eugena Tominit, Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, disa këshilla të vlefshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta, ndërsa thekson faktin se fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna apo të sëmurët me diagnoza kronike janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për goditje nga i nxehti, dehidratimi dhe probleme të tjera shëndetësore.

Drejtoresha e ISHP-së apelon që të eliminohen daljet në orët e pikut nga ora 11.00 deri në 18.00, si edhe të gjithë të sëmurët kronikë të ndjekin rekomandimit e mjekut të familjes dhe specialistit.

“Vishni rroba me ngjyrë të çelët, të pambukta dhe sa më lehtë. Pini ujë edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje gjatë kësaj stine. Evitoni sa më shumë daljet në orët e pikut.Nëse do duhet të parkoni makinën apo duhet të futeni në vende parkingu, nuk duhet t’i lini aty fëmijët e vegjël, si edhe moshën e rritur apo të tretë”, vijon Tomini.

Kujdes i shtuar duhet të tregohet edhe me ushqimet dhe zinxhirin e sigurisë ushqimore gjatë kësaj stine, ndërsa higjiena mbetet një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm.

Duhet të kemi kujdes për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, pasi kjo stinë sjellë edhe çrregullim të organizmit. Të kemi kujdes për veten dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin duke shijuar verën”, tha Tomini.

The post Ditët e nxehta te verës, mjekja: Mos dilni në orët e pikut, kujdes të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzën appeared first on Sot News | Lajme.

“Lutje për popujt që vuajnë për shkak të luftës”/ Papa Leone XIV apel për paqe: Të mos ndalemi së kërkuari dialog

26 May 2025 at 09:44

Papa Leoni XIV rikthehet sërish me një apel të fuqishëm për paqe në botë, duke i bërë thirrje veçanërisht atyre që mbajnë përgjegjësi politike për të punuar drejt një dialogu të sinqertë dhe për të ndalur konfliktet. Pavarësisht se Moska refuzoi ofertën për të zhvilluar një takim për Ukrainën në Romë, Ati i Shenjtë nuk heq dorë nga lutjet dhe përpjekjet për zgjidhje paqësore.

Në lutjen e tij të parë “Regina Coeli”, të mbajtur dje në mesditë nga dritarja e pallatit apostolik, Papa u shpreh se lutjet e tij janë për të gjithë ata që vuajnë nga lufta. Ai i kërkoi Zotit kurajë dhe qëndrueshmëri për ata që janë të përfshirë në dialogun dhe përpjekjet për paqe.

Tema e paqes ishte prezente gjatë gjithë ditës së Papës, i cili dje mori zyrtarisht detyrën si ipeshkëv i Romës, duke u vendosur në katedrën e tij në bazilikën e San Giovanni in Laterano, ku u prit me duartrokitje nga besimtarët. Pas ceremonisë, ai bëri një ndalesë simbolike në Kapitol, ku nderoi qytetin e Romës dhe riktheu një traditë të vjetër, duke ndaluar në Piazza dell’Aracoeli, në fund të shkallëve të Mikelanxhelos, një vend ku më parë ndalonin Papët në rrugën e tyre drejt Lateranit.

Gjatë meshës, Papa Leoni XIV përmendi Papën Gjon Palin I, i cili qeverisi vetëm për 33 ditë dhe ishte i fundit që kishte ndaluar në Kapitol. Ai gjithashtu shprehu përkushtimin e tij ndaj besimtarëve dhe detyrës së re, duke thënë: “Mund t’ju siguroj se ju dua, se dëshiroj të hyj në shërbimin tuaj dhe të vë në dispozicion të gjithë fuqitë e mia, atë pak që kam dhe që jam.”

Me këtë mesazh, Papa Leoni XIV riafirmon rolin e Vatikanit si një qendër të rëndësishme për paqen dhe dialogun ndërkombëtar, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe mirëkuptim në një kohë kur bota ka nevojë më shumë se kurrë për harmoninë.

The post “Lutje për popujt që vuajnë për shkak të luftës”/ Papa Leone XIV apel për paqe: Të mos ndalemi së kërkuari dialog appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja “Black Eagle” i SKY ECC, vijon gjyqi në Apel, del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri

22 May 2025 at 11:18

Avokatët e një personi të dyshuar për pastrim parash në rastin “Black Eagle” argumentuan para Gjykatës së Apelit të Brukselit se ndjekja penale e klientit të tyre është e papranueshme, me arsyetimin se dosja është e paplotë. Tridhjetë e katër persona po ndiqen penalisht në këtë rast për pjesëmarrje në një organizatë kriminale aktive në trafikimin e kokainës midis Amerikës Latine dhe Evropës, nga viti 2018 deri në vitin 2020.

Dy avokatët penalë argumentuan se akuzat kundër klientit të tyre, i akuzuar për ndihmë në pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës, bazoheshin në dokumente të marra nga dosje të hapura jashtë vendit, njëra në Itali, tjetra në Spanjë, dhe nga të cilat gjykata ka vetëm përkthime “të përafërta”. Sipas tyre, dosja është e paplotë dhe për këtë arsye gjykata nuk mund të vërtetojë fajësinë e klientit të tyre. Ata argumentuan se procedurat ishin të papranueshme.

Sipas çështjes spanjolle, i pandehuri, i cili është rreth gjashtëdhjetë vjeç dhe aktiv në pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe Itali, dyshohet se ka marrë pjesë në takime me figurat kryesore në rrjetin e trafikimit të kokainës në Aruba në Antilet Holandeze, por edhe në Monte Karlo në Monako, në Tiranë në Shqipëri dhe në Bruksel. Ai dyshohet se veproi si ndërmjetës midis njërit prej dy udhëheqësve të dyshuar të rrjetit dhe investitorëve në Shqipëri për të pastruar para nga shitja e drogës.

Nga ana tjetër, Lucrezia Notarrigo deklaroi para Gjykatës së Apelit të Brukselit se ishte e papranueshme padia për procedurat kundër klientit të saj, Gazmir V., i akuzuar në çështjen Black Eagle. Avokatja penale i kërkoi gjykatës të merrte të njëjtin vendim që bëri Gjykata Penale e Brukselit një vit më parë: të merrte në konsideratë që, në bazë të parimit “non bis in idem”, domethënë faktit të mosgjykimit dy herë për të njëjtat fakte, procedurat duhet të shpallen të papranueshme për klientin e saj, Gazmir V.

Ajo kujtoi se ky i fundit ishte dënuar tashmë në Antuerp për trafik droge, bazuar në fotot që e tregonin atë në mes të një operacioni për nxjerrjen e drogës. Kjo përfshin hyrjen tinëz në anijet kontejnerë për të hequr ngarkesën e mbushur me kokainë para kontrolleve doganore. Sipas avokates, këto fakte të Antuerpit formojnë një unitet qëllimi me ato me të cilat akuzohet klientja e saj në çështjen “Black Eagle”, të gjykuar në Bruksel.

Avokati penal shkoi më tej. Ajo e shqyrtoi hetimin në detaje për të arritur në përfundimin se Gazmir V. nuk i kishte vazhduar aktivitetet e tij kriminale pas arrestimit të tij të parë. “Të dhënat telefonike më lejojnë të gjurmoj të gjithë axhendën e tij gjatë periudhës së kryerjes së veprës penale. Asgjë nuk e lidh atë me rastin aktual. Nuk ka prova për pjesëmarrjen e tij në një organizatë kriminale”, argumentoi ajo.

Gjykata dëgjoi të mërkurën deklaratën e fundit mbrojtëse, atë të Ilir L. Ai dyshohet se ka menaxhuar garazhe për organizatën kriminale ku ruheshin automjetet dhe kimikatet e përdorura në transportin dhe përpunimin e kokainës. Ai i siguroi gjyqtarët se nuk ishte në dijeni të natyrës së paligjshme të aktiviteteve të punëdhënësit të tij, I.Kulaj. Ky shqiptar dyshohet se e ka drejtuar organizatën së bashku me bashkëkombësin e tij A.Hamzai.

“Gjykatësi i parë arriti në përfundimin se unë i kisha mbyllur sytë dhe se duhej ta kisha kuptuar se çfarë po ndodhte”, tha Ilir L. “Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk kam qenë kurrë indiferent. Sapo u kontrolluan garazhet, e thirra Indrit K. dhe i tregova se çfarë kishte ndodhur. Ai më tha: ‘Mos u shqetëso, do të kujdesem unë për gjithçka, do t’i rregulloj kanaçet’. Por “vendosa të tërhiqem nga kompania e tij ”, shpjegoi ai. Kjo kompani, e quajtur “Mondovi”, që dyshohet se ishte aktive në import-eksportin e automjeteve, ishte një guackë boshe sipas prokurorit federal.

Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat si Artur S., Indrit Kulaj, Arben I., Alfredo Hamzai, Arten Hamzai, Fjodor B., Aldo T., Llazar S., Marsel A., Erik I., Geron Z., Klodjan B., Gazmir V., Ilir L., apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër lojtarët më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës. Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri, përfshirë korruptimin e një prej tyre me një orë 400 mijë euro apo takime me ta në Antilet holandeze për të mundësuar leje ndërtimi për kullë në Tiranë.

The post Dosja “Black Eagle” i SKY ECC, vijon gjyqi në Apel, del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri appeared first on Sot News | Lajme.

Rritje e temperaturave, Agjencia Kombëtare e Pyjeve apel për rritjen e gatishmërisë ndaj zjarreve

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Pyjeve bëri apel sot për rritjen e gatishmërisë nga personeli pyjor pranë bashkive dhe emergjencave civile për rënien e zjarreve.

Në një postim në rrjetet sociale, AKP theksoi se “me rritjen e temperaturave në vend, rritet dhe rreziku i rënies së zjarreve në pyje. Në këto kushte duhet rritur gatishmëria nga ana e personelit pyjor pranë bashkive dhe emergjencave civile”.

AKP i bën thirrje të gjithë strukturave të pyjeve pranë bashkive të rrisin vigjilencën dhe kujdesin për rastet të tilla duke vepruar menjëherë.

“Raportoni çdo shenjë të mundshme të zjarrit dhe veproni menjëherë për të shuar zjarrin në fazën e hershme. Bashkëpunimi me autoritetet lokale dhe ekipet e zjarrfikësve është jetik për të mbrojtur natyrën tonë”, tha AKP.

Sipas AKP-së, zjarrvënia përbën vepër penale dhe për çdo rast do ketë denoncime dhe ndëshkim maksimal për njerëzit e papërgjegjshëm, shkaktar të zjarreve në pyje.

1 nga 5

/a.f/

The post Rritje e temperaturave, Agjencia Kombëtare e Pyjeve apel për rritjen e gatishmërisë ndaj zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌