Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kërkon pafajësi në Apel, shtyhet për të disatën herë seanca për Vangjush Dakon

By: fra nc
1 July 2025 at 11:13

Seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, është shtyrë sërish. Dako nuk është paraqitur personalisht në gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati, Kameleon Salillari. Ndryshe nga herët e kaluara, ai ka dërguar për mbrojtje një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes së Petrit Ismailit, i cili ishte avokati i tij deri më sot. Ky ndryshim në mbrojtje u cilësua si një nga arsyet e shtyrjes së seancës, pasi mbrojtja kërkoi kohë për të njohur aktet e çështjes.

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, deklaroi se procesi është ngritur pas ankimit të të pandehurit dhe theksoi rëndësinë e respektimit të afateve ligjore për gjykimin në Apel. Ai shtoi gjithashtu se mungesa e avokatëve të tjerë në seancë u konsiderua e pajustifikuar.

Trupa gjykuese caktoi datën e radhës për seancën e Apelit më 11 korrik në orën 13:00.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka gjetur fajtor Vangjush Dakon për shpërdorim detyre në dy raste, duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata ka vendosur gjithashtu dënimin plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Tre të pandehurit e tjerë në këtë çështje, akuzuar për falsifikim dokumentesh, u dënuan me nga dy vite burgim, por masat ndëshkimore u pezulluan dhe ata u vendosën në shërbim prove.

Dako, i cili prej shkurtit 2024 ndodhet në arrest shtëpie, ka ankimuar vendimin në Apel, duke kërkuar pafajësi.

Hetimi i SPAK ndaj Dakos lidhet me dy çështje kryesore. E para ka të bëjë me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k.”, ku sipas prokurorisë, leja u përpilua dy vjet pas përfundimit të ndërtimit dhe pasi banorët tashmë banonin në objekt. Hetimi konkludon se bëhet fjalë për legalizimin e një objekti shumëkatësh, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me projektin e miratuar nga bashkia.

Akuzat e dyta lidhen me një procedurë prokurimi për shërbim konsulence në projektin “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. SPAK ka konstatuar se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos ka bërë gabime në llogaritjen e fondit limit, duke e tejkaluar atë gati dhjetë herë në krahasim me vlerën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Megjithë evidentimin e dëmeve financiare nga dy institucione dhe njoftimin e Bashkisë së Durrësit, pagesat për projektin kanë vazhduar.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua pas tetë muajsh nga qelia, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afateve të përcaktuara nga gjykata.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkon pafajësi në Apel, shtyhet për të disatën herë seanca për Vangjush Dakon appeared first on Euronews Albania.

Reportazhi/ BIRN: Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

By: user 6
29 June 2025 at 19:48

Nëse do të kremtohej ditëlindja e një burgu, Instituti i Ekzekutimit të Veprave Penale (IEVP) në Durrës do të kishte arritur në ditëlindjen e 20-të.

Ai ka nisur të funksionojë në vitin 2005, dhe aty janë të arrestuar me masë sigurie politikanë si kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai i Mjedisit, Lefter Koka.

Në fakt, godinat e tij janë gati 10 vjet më të hershme, dhe mbi të gjitha i përkasin një destinacioni krejtësisht tjetër, atyre të një spitali të ndërtuar në ish-kënetë.

Por që prej dy dekadash, ato i janë kaluar ministrisë së Drejtësisë, që i shfrytëzon si struktura të një burgu.

Ndërtesat e mesit të viteve 1990 u ngritën si Qendra e Diagnostikimit Pediatrik në qytetin bregdetar, një shërbim krejtësisht i ri dhe i unifikuar në hapësirën që po e shtonte popullsinë.

Gjithçka u arrit pas këmbënguljes së “Lions Club” (Distrikti 108) në Itali, të cilët menjëherë pas ndryshimeve demokratike në vend ishin njohur nga afër dhe kishin ndihmuar sistemin shëndetësor shqiptar.

Klubi ndërkombëtar i shërbimeve kishte një veprimtari 100-vjeçare dhe shumë shpejt në projektin e Durrësit u përfshinë të gjitha klubet “Lions” të vendit fqinj.

Marrëveshja e vitit 1995 mes Bashkisë së Durrësit, “Lions Club” Italian dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ishte pasojë e njohjes mjaft të mirë që krijuan mjekët dhe infermieret e vendit fqinj për gjendjen e vështirë të reparteve mjekësore në spitalin e qytetit.

Punimet filluan në ish-kënetën e boshatisur, pikërisht në janar të vitit 1996, ndërsa paralelisht me të ngriheshin edhe banesat e familjeve të para të ardhura nga krahina të ndryshme të vendit.

Banorët kujtojnë se e kanë ruajtur strukturën me armë, gjatë muajve problematikë të vitit 1997.

Menjëherë pas përurimit, godinat u pagëzuan me shërbimet e para intensive për pacientët e parë nga kriza e Kosovës.

Mjekë shqiptarë dhe italianë u bënë bashkë në spitalin e ri për ndërhyrje të çdo lloji, madje edhe për ato obstetrike e gjinekologjike.

“Spitali u zgjerua me me personelin dhe pajisjet që mbërritën nga Italia,” kujton dr. Carlo d’Angelo, një nga mjekët që u kujdesën për zbatimin e projektit.

Sipas tij, një pjesë e spitalit do të shfrytëzohej si një repart i pacientëve me problem mendore.

Ndërkaq filluan trajnimet për personelin shëndetësor shqiptar.

NATO e shfrytëzoi për disa vite strukturën spitalore, në mbështetje të pacientëve ushtarakë nga zonat problematike.

“Ndërkohë mundësitë financiare të “Lions Club” nga Italia, për ta çuar para aktivitetin e spitalit, filluan të tkurren,” tregon dr Carlo d’Angelo.

Në vitin 2003, një ceremoni kuptimplote e zhvilluar në Durrës ia kaloi shtetit shqiptar strukturën shëndetësore të ngritur nga “Lions” Club Italia.

Dy vjet më vonë, në një periudhë parazgjedhore, godina e ndërtuar për qëllime shëndetësore e ndryshoi destinacionin e saj fillestar.

Struktura, që lindi si Qendër e Diagnostikimit Pediatrik, që nga ajo periudhë shfrytëzohet si Instituti i Ekzekutimit të Veprave Penale. /Marrë nga Reporter.al

The post Reportazhi/ BIRN: Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet seanca në Apel për Vangjush Dakon, mungon një nga të pandehurit

By: Besnik
18 June 2025 at 13:26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shtyjë seancën për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për shkak të mungesës së Adrian Bulkut, njërit nga të pandehurit e çështjes.

Bulku njoftoi gjykatën se nuk mund të marrë pjesë sot në seancë dhe kërkoi caktimin e një date të re, duke shprehur dëshirën për të qenë i pranishëm ndërsa seanca e radhës u caktua të mbahet në datën për më 1 korrik në orën 10:30.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit vijon të jetë nën masën e arrestit në shtëpi, ndërsa në shkallën e parë të gjykimit është shpallur fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, duke u dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet seanca në Apel për Vangjush Dakon, mungon një nga të pandehurit appeared first on Euronews Albania.

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon

By: Oldi
18 June 2025 at 13:21

Gjykata e Posaçme e Apelit vendos të shtyjë seancën për Vangjush Dakon. Kjo për shkak se Adrian Bulku, njeri nga të pandehurit, kishte njoftuar gjykatës se sot ishte në pamundësi për të marrë pjesë në seancë dhe kërkonte të caktohej një datë tjetër pasi dëshironte që të ishte i pranishëm. Seanca e radhës në datën […]

The post Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “URA”, gazetarja: Troplinët u përplasen me Dakon për listën e hapur të PS-së

By: Ardit
26 May 2025 at 22:35

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja për operacionin “URA” të SPAK dhe antimafias Italiane në Durrës. Lala tha se ky grup është angazhuar fuqishëm për mbështetjen e kandidatëve të listës së hapur dhe ka patur një përplasje mes grupit të Troplinëve dhe Vangjush Dakos, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit që ka të bëjë […]

The post Operacioni “URA”, gazetarja: Troplinët u përplasen me Dakon për listën e hapur të PS-së appeared first on BoldNews.al.

“Bandat punuan për 28 deputetë”, Berisha: Takimet organizoheshin tek shtëpia e Dakos në Bllok

By: Ela
23 May 2025 at 12:47

Sali Berisha ka theksuar sërish ditën e sotme se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar qeverinë si një “sipërmarrje të përbashkët me krimin e organizuar”. Duke iu referuar rezolutave të miratuara nga organizata ndërkombëtare të qendrës së djathtë si CDI, IDU dhe PPE, Berisha u shpreh se këto struktura kanë denoncuar […]

The post “Bandat punuan për 28 deputetë”, Berisha: Takimet organizoheshin tek shtëpia e Dakos në Bllok appeared first on BoldNews.al.

Gjendet eksploziv te Veliera në Durrës, momenti kur kryhet shpërthimi i kontrolluar

By: Besnik
21 May 2025 at 07:12

Një sasi lënde plasëse është gjetur mbrëmjen e së martës në qytetin e Durrësit, në zonën e njohur si “Veliera”.

Qytetarë të rastësishëm kanë njoftuar menjëherë policinë, pasi vunë re një objekt të dyshimtë të lënë në rrugë nga persona ende të paidentifikuar dhe në rrethana të paqarta.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Durrësit të cilat kanë njoftuar forcat xheniere.

Ishin keto të fundit të cilat kryen verifikimet përkatëse dhe më pas realizuan një shpërthim të kontrolluar të lëndës plasëse, për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm.

Zona ku u gjet lënda plasëse është në afërsi të pallatit ku banon së ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Ndër veprimet e para nga hetuesit ka qenë këqyrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet eksploziv te Veliera në Durrës, momenti kur kryhet shpërthimi i kontrolluar appeared first on Euronews Albania.

Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës

8 May 2025 at 07:36

Në zyrën elektorale të Partisë Socialiste, dikur lokal bastesh sportive në katin e dytë të një servisi makinash në Rrashbull të Durrësit, një grup mbështetësish po bëjnë llogaritë e fundit mesditën e së shtunës – një javë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Origjina e tyre përfaqëson përbërjen sociale të periferisë: koordinatori i PS për […]

The post Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës appeared first on Reporter.al.

Vangjush Dako apelon vendimin/ Ish-kryetari i Bashkisë Durrës kundërshton dënimin me burg, aktohen gjyqtarët

By: V K
3 April 2025 at 13:54

Pas dënimit të shkallës së parë që e la në burg me 2 vite dhe 8 muaj, ish-kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ka apeluar vendimin.

Për shqyrtimin e dosjes hetimore, është caktuar gjyqtari Engert Pëllumbi dhe anëtar Iliriana Olldashi dhe Miljana Muça.

Pavarësisht dënimit me 2 vite burg, Dako vijon te jetë në arrest shtëpie deri në dënimin e apeli. Hetimet ndaj tij u zhvilluan me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa dha një leje ndërtimi për një pallat ne vitin 2014 në kohën kur ai kishte përfunduar dhe ku u përfshinë dhe katet shtesë, si dhe për tenderin shëtitores për vijën bregdetare me vlere rreth 22 milionë lekë.

Për të dy rastet dako ka kundërshtuar akuzën, duke theksuar se për lejen ka ndjekur procedurat dhe sa i përket shëtitores gjithçka ka pasur të bënte me një gabim në sipërfaqen e sistemuar, por se shifrat sipas avokatit të tij kanë qenë të sakta

Ndërtuesi i pallatit Fiqiri Faruku, topografi Fatmir Ejupi dhe Adrian bulku u dënuan më dy vite, por gjykata vendosi pezullimin e dënimit duke I kaluar në shërbim prove

Dako u vu ne pranga ne qershor te vitit 2023, duke qëndruar në qeli deri në shkurt të vitit 2024. Për shkak të kalimit të afateve dhe se deri në atë kohë nuk përfunduan hetimet GJKKO sepse e vendosi në masën e arrestit në shtëpi.

Tashmë pritet që ish-kryebashkiaku t`i drejtohet apelit, për çështjen që do të jetë dhe trupa e cila jep dhe vendimin e formës së prerë.

The post Vangjush Dako apelon vendimin/ Ish-kryetari i Bashkisë Durrës kundërshton dënimin me burg, aktohen gjyqtarët appeared first on Albeu.com.

Berisha: Gjushi nga biruca ka ndërtuar vilë 900 metra në truall publik te Konvaleshenca

1 April 2025 at 13:42

Sali Berisha ka vizituar mesditën e kësaj të marte, disa prej familjeve të prekura nga tërmeti i vitit 2019 në Durrës, por ndërkohë, ende nuk janë dëmshpërblyer nga Qeveria. Gjatë fjalës së tij, Berisha denoncoi se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, edhe pse ndodhej në burg, ka ndërtuar një vilë në një truall publik tek Konvaleshenca, në […]

The post Berisha: Gjushi nga biruca ka ndërtuar vilë 900 metra në truall publik te Konvaleshenca appeared first on BoldNews.al.

“Ishte dhe Dako”/ Berisha: Të shtunën u mblodhën bandat te “Kodra e Kuajve”, Agasi iu dha udhëzime

20 March 2025 at 14:30

Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme përmes qytetarit dixhital në rrjetet sociale. Berisha denoncon se ditën e shtunë kanë darkuar tek “Kodra e Kuajve” ne Shkallnur bandat e Elbasanit dhe Durrësit, të cilat kanë marrë udhëzime nga “koordinatori” Ergys Agasi. Sipas denoncuesit, të pranishëm në takim kanë qenë dhe Vangjush […]

The post “Ishte dhe Dako”/ Berisha: Të shtunën u mblodhën bandat te “Kodra e Kuajve”, Agasi iu dha udhëzime appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i PD: Kompanitë e Vangjush Dakos po shkatërrojnë bregdetin e Durrësit

By: Ardit
18 February 2025 at 12:31

Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako edhe pse nuk është në detyrë vazhdon të betonizojë qytetin bregdetar. Anëtarja e Këshillit Kombëtar Ilirjana Kuçana, në një deklaratë për media tha se  betoni i kompanive të ish-kryebashkiakut po mbush dhe shëmton çdo ditë e më shumë hapësirën bregdetare dhe po largon rërën […]

The post Denoncimi i PD: Kompanitë e Vangjush Dakos po shkatërrojnë bregdetin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Shpesh pa u vënë re, prokurorët e posaçëm shënjestrojnë edhe kryebashkiakët

13 January 2025 at 09:24

Vitin e kaluar, prokurorët e posaçëm në Shqipëri hetuan tetë kryebashkiakë dhe dërguan pesë në gjykatë, një reflektim, thonë ekspertët, i lidhjeve midis strukturave të pushtetit vendor dhe grupeve kriminale. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur gjerësisht si SPAK-u, u krijua si pjesë e një reforme të gjerë të sistemit […]

The post Shpesh pa u vënë re, prokurorët e posaçëm shënjestrojnë edhe kryebashkiakët appeared first on Reporter.al.

“Dosja Çyrbja”, Ferhati: Nuk janë gjetur 7 zyrtarët që informonin ish-deputetin

2 December 2024 at 22:07

I ftuar në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, foli dhe mbi hetimet e SPAK për ish-deputetin Jurgis Çyrbja i cili akuzohet se informonte personat e kërkuar të grupeve kriminale në Durrës mbi operacionet e policisë për kapjen e tyre.

Gazetari Ferahti theksoi se ende nuk janë zbuluar shtatë zyrtarët të cilët informonin ish-deputetin për operacionet policore në zonën e Durrësit.

“Për dosjen Çrybja hetimet vazhdojnë. Kemi episode të tjera të pazbardhura dhe kemi 7 zyrtarë që SPAK e thotë vetë, që janë 7 zyrtarë që nuk dihet, të prokurorisë, SHISH, policisë, që kur ka pasur operacione në Durrës, Çyrbja lajmëronte personat e kërkuar që të largoheshin”.

“Janë 7 epoisode që nuk dihet kush e ka informuar ish-deputetin që ai të lajmëronte personat që ishin në kërkim që të ruheshin, të fshiheshin ose largoheshin.
Nuk e di nësë do jetë mundësia të gjenden këta persona që kanë bashkëpunaur me krimin e organizuar por policia e di shumë mirë së për çfarë e do një politikan ose deputet informacionin për operacionet policore”.

“Edhe Vangjush Dako është pyetur për dosjen Çyrbja, sigurisht që nuk ka pranuar te ketë dijeni. Zoti Dako përmëndet në bisedë nga individë të tjerë por nuk rezulton përdorues i aplikacionit Sky. Nuk e besoj se Dako mund të kthehet në pendito aq më tepër për një çështje të 2021 kur ne jemi në zgjedhjet e 2025″, tha Ferhati”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dosja Çyrbja”, Ferhati: Nuk janë gjetur 7 zyrtarët që informonin ish-deputetin appeared first on Euronews Albania.

Hetohet Dako, por lista e Durrësit mban firmën e Ramës (dokumenti)

By: user 4
2 December 2024 at 17:53

Me fytyrën ku i lexohej shqetësimi për telashet e një dosjeje të re dhe me thinjat që i janë shtuar nga burgu i vjetër, Vangjush Dako reagoi i bezdisur kur një grup gazetarësh kureshtarë e rrethuan menjëherë për ta pyetur në lidhje me fletë-thirrjen e fundit, atë që ka të bëjë me Jurgis Çyrbjen, ish-deputeti që përdorte aplikacionin Sky Ecc për të folur me bandat e Shijakut.

“Ikni se nuk ju them asgjë” i ra shkurt ish-kryebashkiaku, dikur drejtues politik i Partisë Socialiste në Durrës dhe anëtar i kryesisë qëndrore, ndërsa sot një ish-i burgosur që nuk bën dot asnjë hap nga shtëpia pa u shoqëruar nga një polic që i vinte nga pas edhe në rrugën Jordan Misja në Tiranë.

Dako ende nuk ka nisur zyrtarisht dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për dy çështje të vjetra, një që ka të bëjë me një leje ndërtimi të dhënë me vonesë në Durrës dhe çështja e dytë, për shpenzimet e një shëtitore që nuk u ndërtua kurrë.

Vangjush Dako duke hyre në SPAK, shoqëruar nga një polic
Vangjush Dako duke hyre në SPAK, shoqëruar nga një polic

Ç’ka e bën më shqetësuese situatën e tij, është fakti se hetimi i ri duket ku e ku më i rëndë, se sa dosjet e vjetra për të cilat e dënoi gjykata.

Kush i dha garanci bandave të Shijakut për Jurgis Çyrbjen?

Jurgis Çyrbja u rendit i treti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Durrës për zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Por bisedat e zbardhura në SKY ECC dëshmuan se për t’u bërë deputet, Çyrbja nuk dha ndonjë kontribut në strukturat e Partisë Socialiste, por ai e kërkoi këtë nder nga bandat e Shijakut.

Altin Hajri, kreu i një grupi kriminal me bazë në Shijak që akuzohet për zhdukjen e Jan Prengës rezulton se ishte një nga ata që i dilte garant Jurgis Çyrbjes për renditjen në listën e PS. Hajri ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS dhe bënte llogaritë e votave, duke i premtuar ish-kandidatit se do të lobonte në Partinë Socialiste që ai të bëhej deputet.

Në bisedën e datës 7 mars 2021 Altin Hajri njofton Jurgis Çyrbjen se kishte marrë garanci se ai dhe “liri” do të ishin kandidatë në listën për deputetë, në vendin e katërt ose të pestë, duke iu referuar kandidatit tjetër të Qarkut të Durrësit, Ilir Ndraxhi.

Rilindasi Jurgis Çyrbja/ Si e bënë deputet vrasësit dhe trafikantët

Madje Altin Hajri e kishte listën e kandidatëve të Durrësit në telefonin e tij para se këtë ta kishte deputeti dhe është ai që e njofton në SKY ECC për renditjen e kandidatëve pasi merret vendimi.

Përveç bisedave me Altin Hajrin, SPAK ka zbuluar edhe komunikimin direkt të Jurgis Çyrbjes me Edmond Çekiçin, i cili u vra disa muaj pas zgjedhjeve. Edhe ky, një emër i njohur i bandave të Durrësit del garant se Çyrbja do të ishte në listë në vendin e 5.

Edmond Çekiçi: “Tashi sa e mbylla muhabetin tënd. Kam 3 orë me atë. Ia kërkova personalisht. E du unë ketë gjë i thashë. Përveç se e duan të gjithë. Do ja çoj ashtu, tha, ti i pesti, Liri i 7”.

Jurgis Çyrbja i kthen përgjigje: “Ma ngrite moralin. Se na kishte ik mendja”.

Roli i Dakos në Durrës

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari bashkise se Durresit, Vangjush Dako
Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari bashkise se Durresit, Vangjush Dako

Metodat e Vangjush Dakos janë të njohura nga përgjimet e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda në dosjen 339 në të cilën doli se ish-kryebashkiaku angazhoi vëllezërit Avdylaj për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 2017 në Durrës dhe në Shijak.

Në ato zgjedhje, Dako ishte kandidat i Partisë Socialiste të Durrësit për bashkinë dhe për të arritur objektivin kishte dorë të lirë nga kryesocialisti Edi Rama për të përdorur emra të njohur të krimit, personazhe që u zbuluan nga përgjimet e prokurorisë për hetimet e një laboratori heroine dhe për trafikun e armëve.

Por dosja 339 u mbyll pa e cënuar Vangjush Dakon, që pas publikimit të përgjimeve u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetëm se procesi në zgjedhjet e vitit 2021 ka një dallim thelbësor nga ai i vitit 2017. Në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste ishte edhe Edi Rama, i renditur i teti në të njëjtën listë ku kandidat për deputet ishte edhe Çyrbja.

Vangjush Dako mund të ketë qenë drejtues politik në Durrës, por a mund të vepronte ai pa dijeninë e Edi Ramës?

Dako, kokë turku 

Në 5 vjet që kur është ngritur si strukturë. SPAK ka provuar disa herë se nuk mund ta thërrasë dot kryeministrin Edi Rama për ta marrë në pyetje. Sigurisht që nuk mund as ta procedojë penalisht atë.

Ky defekt që ka institucioni, kjo vijë e kuqe që vizatohet në nisje të çdo hetimi, i detyron prokurorët t’i përvidhen disa të vërtetave duke dalë në konkluzione qesharake.

E tillë është edhe fletë-thirrja drejtuar Vangjush Dakos, duke shpërfillur Edi Ramën.

Dihet që listën përfundimtare të kandidatëve të Partisë Socialiste e firmos dhe e çon në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kryetari i partisë, Edi Rama. Madje kjo listë është publike dhe gjendet me një kërkim të thjeshtë në internet. Siç duket më poshtë, lista e kandidatëve të Durrësit mban firmën e Ramës.

Madje në datën Rama e ka prezantuar në publik listën e kandidatëve për të gjithë Shqipërinë, ai ka dhënë shpjegime për emra specifikë, personalitetin, cv dhe kontributin e tyre.

Prandaj kur dolën përgjimet e Jurgis Çyrbjes në SKY ECC ishte mëse e kuptueshme që dyshimet për ndikim nga bandat kriminale të binin mbi Edi Ramën, si kryetar i Partisë Socialiste dhe firmëtar i listës që është dërguar në KQZ.

Vetëm se SPAK nuk i lejohet ta shohë këtë realitet. Hetimet nuk mund të shkojnë aq lart, prandaj dhe situata kalon në absurd, sikur njeriu që ka hartuar listën e kandidatëve është Vangjush Dako, i cili me logjikën e SPAK rezulton se është ai përgjegjës për caktimin edhe të numrit 8 në listën e kandidatëve, që është vetë Edi Rama./Lapsi.al

The post Hetohet Dako, por lista e Durrësit mban firmën e Ramës (dokumenti) appeared first on Lapsi.al.

Dosja “Çyrbja”/ Vangjush Dako jep shpjegime në SPAK për listën e deputetëve më 2021

By: Oldi
2 December 2024 at 15:15

I shoqëruar nga oficereët e policisë, pasi prej muajsh mbahet në arrest shtëpie, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako mbërriti në Prokurorinë e Posacme për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Cyrbja, ku ndër të tjra akuzohet për krim zgjedhor. Nga hetimet e SPAK rezulton se njerëz të […]

The post Dosja “Çyrbja”/ Vangjush Dako jep shpjegime në SPAK për listën e deputetëve më 2021 appeared first on BoldNews.al.

Skandali me dosjen e Çyrbjas/ Vangjush Dako thirret sërish në SPAK

By: Oldi
2 December 2024 at 12:01

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme vetëm disa ditë pas dënimit të tij. Mësohet se Dako këtë herë është thirrur në SPAK për dosjen hetimore të Prokurorisë ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja i cili është arrestuar dhe akuzohet për blerje votash dhe lidhje me krimin. Dako pritet të shoqërohet […]

The post Skandali me dosjen e Çyrbjas/ Vangjush Dako thirret sërish në SPAK appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Vangjush Dako në SPAK, do të merret në pyetje për dosjen e ish deputetit Jurgis Çyrbja

By: Xhen Sila
2 December 2024 at 12:38

Ish kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është paraqitur këtë të hënë në SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me dosjen ku është i përfshirë ish deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

Vangjush Dako u dënua pak ditë më parë nga GJKKO me 2 vite e 8 muaj burg pasi u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në dy raste gjatë kohës ishte drejtonte bashkinë e Durrësit.

Jurgis Çyrbja u arrestua disa javë më parë me urdhër të SPAK për tre vepra penale: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, janë zbuluar së paku 7 raste, ku ish deputeti ka nxjerrë informacione, të klasifikuara si “sekret shtetëror”./abcnews.al

❌
❌