Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut

By: Oldi
14 July 2025 at 11:05

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Bledar dhe Ina Spahiut, prindër të të miturit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare. Prindrit e 3-vjeçarit kërkuan që gjykata të detyronte prokurorinë të informonte familjen mbi ecurinë e hetimeve ndaj dentistes që kishte marrë përsipër trajtimin. Çifti Spahiu kërkoi të njihej me veprimet […]

The post Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Shisnin drogë në ish-Bllok/ Gjykata lë në burg 22 anëtarët e grupit, 2 prej tyre u lehtësohet masa

By: Oldi
21 June 2025 at 14:47

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 22 nga të arrestuarit në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, ndërsa ka ndryshuar masën e sigurisë për vetëm dy persona të përfshirë në këtë grup. E vetmja grua pjesë e këtij grupi, Xhoana Rustemi, u la në masën e sigurisë […]

The post Shisnin drogë në ish-Bllok/ Gjykata lë në burg 22 anëtarët e grupit, 2 prej tyre u lehtësohet masa appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e komisarit Artan Cuku/ Ja sa vite burg për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin

16 June 2025 at 13:59

Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Bledar Jambelli dhe Kristaq Lecin për vrasjen e ish drejtorit të policisë se Vlorës Artan Cuku.

Vrasja e Artan Cukut ndodhi në 2017 në rrugën e “Kosovarëve”, ndërsa Bledar Jambelli u arrestua në Greqi në vitin 2018, si organizator dhe financues i krimit.

Mikel Shallari, i cili u arrestua vetëm pak ditë pas krimit si personi që kreu vrasjen, vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar marrëveshjen e bërë me Jambellin për vrasjen.

Shallari u dënua me vetëm 10 vite burgim, për shkak se ai kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit.

The post Vrasja e komisarit Artan Cuku/ Ja sa vite burg për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin appeared first on Sot News | Lajme.

Iu rrëzua padia ndaj Bashës, reagon Rama: Është për të qarë dhe jo për të qeshur

By: Besnik
12 June 2025 at 15:55

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte pasi Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës.

Në një reagim të gjatë në rrjetin social “X”, Rama shkruan se gjykatëses i janë dashur shtatë vite për të dalë në konkluzionin se ai, si paditës, nuk ka pësuar ndonjë dëm, pasi ende mban detyrën e kryeministrit dhe se deklarata e Bashës nuk ka ndikuar në perceptimin publik.

Sipas Ramës, kjo është për të qarë e për të qeshur ndërsa më tej, ai shkruan se dhe për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, duke theksuar se gjykatësja në fjalë është anëtare e unionit që kërkon të paguhet me 700 euro më shumë.

Kryeministri thekson se problemi real është se si do të trajtohen çështje shumë më të rëndësishme për qytetarët që varen nga gjykatës si kjo, që sipas tij, “e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari”.

Kujtojmë që kreu i qeverisë e kishte paditur Bashën në vitin 2018 për cenim të nderit dhe personalitetit, duke kërkuar që ai të dëmshpërblente dëmin jo pasuror në vlerën prej 1 milion lekësh.

Basha kishte hedhur akuza për përfshirjen e eksponentëve të Partisë Socialiste dhe strukturave të saj në bashkëpunim me grupe kriminale për blerje votash.

“Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova”. thuhet në njoftimin e gjykatës.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

“Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë sot ka hedhur poshtë padinë time për shpifje ndaj Lulit në vitin 2018, për të cilën gjykatëses i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzionin se unë ‘si paditës s’kam pësuar ndonjë dëm, pasi dhe aktualisht mbaj detyrën e kryeministrit dhe deklarata’, pra shpifja e Lulit ‘nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj meje në publik’!!!

Pra, sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar dot nga detyra!!!

Tani, që ky arsyetim nuk ka dalë nga ndonjë libër humoristik, por nga një gjykatë, dhe që arsyetuesi nuk është autori i “Ushtarit të mirë Shvejk”, por një gjykatëse që paguhet më shumë sesa një pedagoge apo një mjeke nga taksat e shqiptarëve, ky është një fakt për të qarë e aspak për të qeshur. Kur mendon pastaj që kjo gjykatëse i përket Unionit që kërkon rritje page prej 700 eurosh nga Gjykata Kushtetuese, qarja bëhet vajtim!

Ndërsa, po t’i shtosh kësaj ngjarjeje satirike gjyqësore edhe dyshimin për se si mund t’i vejë halli të drejtës së njerëzve për çështje më të rëndësishme në duart e një gjykatëseje të tillë, atëherë të vjen të pyesësh me zë shumë të lartë:

A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!

Pra të kuptohemi mirë, halli nuk është fare se çfarë bëri një gjykatëse me një çështje për shpifje, aq më tepër kur shpifësin në fjalë s’e marrin më seriozisht as këpucët pa lidhëse që vesh 🙂

Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve të këtij vendi, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, tipa që e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari!!!”, shrkuan Rama.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Tiranës

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditëse, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur: Lulzim Basha, me objekt:

“1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditësit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

  1. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë-padisë.”

Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova.

PËR KËTO ARSYE;

Gjykata, mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I:

Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iu rrëzua padia ndaj Bashës, reagon Rama: Është për të qarë dhe jo për të qeshur appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës

By: V K
12 June 2025 at 10:49

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka rrëzuar padinë e bërë nga kryesocialisti Edi Rama, kundrejt ish-kryedemokratit, Lulzim Basha.

Sipas institucionit të drejtësisë, padia e bërë nuk është e bërë mbi bazën e provave e të ligjit.

Kryeministri mund të bëjë ankim të këtij vendimi në shkallën e Apelit, brenda 15 ditëve, duke nisur nga sot.

Në padi, Rama kërkonte dëmshpërblim nga Basha në vlerën e 1 milion Lekëve, duke i pretenduar si të pavërteta deklaratat e bëra nga ish-kryedemokrati më 22 Tetor 2018.

Po ashtu, Rama kërkonte që Basha të paguante shpenzimet gjyqësore dhe ato të avokatëve. Gjykata, pasi ka shqyrtuar çështjen nuk ka gjetur prova për të provuar fajësinë e Bashës.

“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditësë, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur Lulzim Basha, me objekt: “1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditesit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. 2. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë padisë”.

Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova,

PËR KËTO ARSYE;

Gjykata mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile

V E N D O S I:

1. Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova.

2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.

3. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Juridiksioni i Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
Shpallet sot në Tiranë më datë 11 qershor 2025“, njofton Gjykata e Tiranës.

 

The post Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës appeared first on Albeu.com.

Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, ja çfarë vendosi Gjykata për hoxhën Ahmet Kalaja

By: Ardit
11 June 2025 at 12:46

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot seancën për dosjen penale ndaj disa personave që kanë shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare në disa xhami në Kryeqytet. I përfshirë në këtë dosje, është edhe hoxha Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, pasi dyshohet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike […]

The post Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, ja çfarë vendosi Gjykata për hoxhën Ahmet Kalaja appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 30 vite burg autorin dhe 25 vite për Alban Velon

9 June 2025 at 10:33

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 30 vite burg ekzekutorin Andrew Bode për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në dhjetor të 2022.

Ndërsa me 25 vite burg është dënuar personi që e ndihmoi Alban Velo.

Edmond Papa u ekzekutua në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. Autorët qëlluan 9 herë në drejtim të biznesmenit dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, teksa ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital.

Edmond Papa rezultonte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe.

/abcnews.al/

Trafiku i armëve nga Kosova – tetë të ndaluarit mbeten në paraburgim

1 June 2025 at 15:39

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dielën masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 persona të arrestuar në kryeqytet, pas një hetimi për shitblerje armësh. Trupa gjykuese pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, e cila paraqiti akt-ekspertiza dhe prova të sekuestruara gjatë operacionit të policisë.

Të arrestuarit që do të qëndrojnë në qeli janë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu. Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dëshmi përpara gjykatës.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar ligjshmërinë e arrestimeve, duke pretenduar se policia ka përdorur metoda të paligjshme, si blerjet e stimuluara, dhe se mungojnë provat për veprimet konkrete të secilit të dyshuar.

Mbrojtja ka kërkuar gjithashtu që të merren parasysh faktet që të arrestuarit nuk kanë precedentë penalë dhe ka kërkuar akt-ekspertiza për të vërtetuar funksionalitetin e armëve të sekuestruara.

Nga hetimet e deritanishme, Prokuroria ka vënë në dispozicion të gjykatës ekspertizat e armëve të kapura më herët gjatë ndalimit të Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku vetëm një prej armëve ka rezultuar jashtë funksionit.

Operacioni i zhvilluar nga Policia e Tiranës çoi në sekuestrimin e 14 armëve zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 armë automatike), mbi 2 mije fara kanabisi, municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë. Të arrestuarit armët i merrnin në Kosovë dhe më pas i trafikonin në Tiranë./abcnews/

The post Trafiku i armëve nga Kosova – tetë të ndaluarit mbeten në paraburgim appeared first on Telegrafi.

Trafiku i armëve nga Kosova/ Tetë të ndaluarit mbeten në qeli, gjykata vendos arrest me burg

By: Rovena
1 June 2025 at 12:02

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dielën masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 persona të arrestuar në kryeqytet, pas një hetimi për shitblerje armësh. Trupa gjykuese pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, e cila paraqiti akt-ekspertiza dhe prova të sekuestruara gjatë operacionit të policisë.

Të arrestuarit që do të qëndrojnë në qeli janë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu. Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dëshmi përpara gjykatës.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar ligjshmërinë e arrestimeve, duke pretenduar se policia ka përdorur metoda të paligjshme, si blerjet e stimuluara, dhe se mungojnë provat për veprimet konkrete të secilit të dyshuar.

Mbrojtja ka kërkuar gjithashtu që të merren parasysh faktet që të arrestuarit nuk kanë precedentë penalë dhe ka kërkuar akt-ekspertiza për të vërtetuar funksionalitetin e armëve të sekuestruara.

Nga hetimet e deritanishme, Prokuroria ka vënë në dispozicion të gjykatës ekspertizat e armëve të kapura më herët gjatë ndalimit të Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku vetëm një prej armëve ka rezultuar jashtë funksionit.

Operacioni i zhvilluar nga Policia e Tiranës çoi në sekuestrimin e 14 armëve zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 armë automatike), mbi 2 mije fara kanabisi, municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë. Të arrestuarit armët i merrnin në Kosovë dhe më pas i trafikonin në Tiranë.

/abcnews.al

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

28 May 2025 at 14:22

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të martën, më 27 maj, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu, dhe e riktheu atë në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon […]

The post KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu appeared first on Reporter.al.

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dosja e autorëve të dyshuar, kalohet për gjykim

9 May 2025 at 13:08

Ngjarje e shënuar në mars të 2024 në Larushk të Fushë-Krujës, Gjykata e Tiranës kaloi sot për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas.

Në seancën e kësaj të premte, mungoi Ilir Beqaraj i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.

Të pandehur në këtë proces janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, ndërsa në kërkim ndërkombëtar vijojn të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai. Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet.

The post Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dosja e autorëve të dyshuar, kalohet për gjykim appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

By: Oldi
9 May 2025 at 13:04

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas në mars të 2024 në Larushk të Fushë-Krujës. Të pandehur për këtë ngjarje janë Ilir Beqaraj alias Maçellaraj alias Brahimi dhe Edison Haxhiu që janë arrestuar si dhe Florian Plaku alias Serjani alias Mamo që ndodhet në kërkim ndërkombëtar […]

The post Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re”

28 April 2025 at 12:26

Nga Boldnews.al Pezullimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, nga Gjykata e Beratit për “shpërdorim detyre”, një vendim që u shndërrua në nul nga Gjykata e Tiranës pak ditë më vonë, përbën një rast tipik se si “pavarësia e plotë” e prokurorëve, pavarësisht nivelit të tyre profesional, e trumpetuar […]

The post Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re” appeared first on BoldNews.al.

Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj tij

By: user 11
26 April 2025 at 15:08

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra ndaj kreut te Agjensise se Mbikqyrjes Policore Florian Sulejmani. Vendimi erdhi pas kërkesës së paraqitur nga organi i akuzës, i cili argumentoi se nuk ekzistonin më kushtet për të mbajtur në fuqi masën ndaluese.

Gjykata vendosi të heqë masen e pezullimit nga detyra, por ka theksuar se hetimi ndaj të dyshuarit do të vijojë pa ndërprerje.

The post Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj tij appeared first on Lapsi.al.

U pezulla nga detyra, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së

26 April 2025 at 15:41

Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqytjes Policore, Florian Sulejmani.

Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi.

Sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.

Pezullimi

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, me daten 16 prill.

Prokuroria ngriti ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” gje e cila eshte pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

“Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’,”- njoftoi Prokuroria.

Gjithashtu, sipas organit të akuzës, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës.

“Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit”, informon organi i akuzës.

The post U pezulla nga detyra, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së appeared first on Sot News | Lajme.

U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së

26 April 2025 at 14:49

Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqytjes Policore, Florian Sulejmani. Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi. Sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.

Pezullimi

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, me daten 16 prill. Prokuroria ngriti ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” gje e cila eshte pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

“Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’,”- njoftoi Prokuroria.

Gjithashtu, sipas organit të akuzës, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës.

“Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit”, informon organi i akuzës.

The post U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së appeared first on Sot News | Lajme.

Kallëzimi ndaj Edi dhe Linda Ramës përplas GJKKO me Gjykatën e Tiranës, asnjëra nuk e merr përsipër

25 April 2025 at 19:46

Pas “ping-pongut” mes SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës mbi hetimin ose jo të një kallëzimi penal kundër kryeministrit, Edi Rama e bashkëshortes së tij Linda Rama, çështja ka futur në konflikt edhe Gjykatën e Posaçme me Gjykatën e Tiranës. Dy gjykatat pretendojnë se nuk janë kompetente për të shqyrtuar një ankim të bërë kundër vendimit […]

The post Kallëzimi ndaj Edi dhe Linda Ramës përplas GJKKO me Gjykatën e Tiranës, asnjëra nuk e merr përsipër appeared first on BoldNews.al.

U paraqitën në Gjykatën e Tiranës, shtyhet seanca për motrat Berisha

24 April 2025 at 11:47

Seanca gjyqësore ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për në datën 20 maj, pas ndryshimit të përfaqësimit ligjor nga ana e tyre. Avokati i ri, Luan Hasneziri, ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, çka është bërë shkak për shtyrjen e seancës.

Në seancën e shkuar, prokurori ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për Mariela Berishën e cila aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për motrën Antonela Berisha, prokurori ka kërkuar 3 vite shërbim prove.

Motrat Berisha po përballen me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 6 gusht 2024 në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, në Tiranë. Sipas hetimeve, viktima, Klea Prenga, është dhunuar barbarisht nga dy motrat ndërsa ishte duke darkuar. Ajo është goditur me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke pësuar dëmtime të rënda në fytyrë.

The post U paraqitën në Gjykatën e Tiranës, shtyhet seanca për motrat Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta

18 April 2025 at 07:47

Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar pasi shumica e tyre nuk kanë adresa të sakta.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, caktoi 12 ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës lidhur me aktivitetin në vitin 2023.

Në fakt të dhënat tregojnë se shumica e partive nuk ka qenë e mundur të auditohen.

Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë rezultoi se:

– 5 parti politike janë certifikuar me rezervë për shkak të parregullsive në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe nuk kanë paraqitur në raportin financiar si shpenzim vlerën e pagave bruto të punonjësve;

– 81 parti politike nuk janë audituar për shkak të adresave të pasakta;

– 9 parti politike deklarojnë 0 të ardhura dhe shpenzime;

– 9 parti politike janë me status pasiv;

– 6 parti politike nuk kanë dorëzuar raportin financiar vjetor në KQZ dhe për këtë arsye nuk është kryer auditimi nga audituesit e caktuar;

– 2 parti politike nuk janë audituar, pasi nuk kanë kryer pagesën e shërbimit të audituesve ligjorë.

Në raportin vjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nënvizon se pas verifikimeve të kryera nga raportet e dorëzuara nga vetë partitë politike, si dhe nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë është në proces për marrjen e masave administrative për partitë politike.

Sa i takon aktivitetit në vitin 2024 lidhur me fondet si ndihmë financiare Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau me Vendimin Nr. 20, Datë 20.2.2024 për partitë politike, fondin në vlerën 345.6 milionë lekë. Partitë politike, të cilat përfituan fonde si ndihmë financiare për vitin 2024 ishin 11./MONITOR

The post Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌