Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho

11 July 2025 at 18:36

Të premten, prokurori Llaho i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pezullimin e shqyrtimit të çështjes së rivlerësimit të tij, duke u mbështetur në dy procedime disiplinore të ankimuar prej tij në KPA dhe në vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e tij nga detyra me kërkesë të SPAK, që sipas tij cenon integritetin […]

The post SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

SPAK sqaron tërheqjen nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

9 July 2025 at 16:59

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rihapi procesin ndaj prokurorit Robert Kote pasi e gjeti të paqartë proceduralisht qëndrimin përfundimtar të përfaqësuesit të SPAK-ut, Klodian Braho. Vendimi për rihapje u mor, siç u tha në seancën e së mërkurës, për të sqaruar nëse tërheqja e SPAK nga kërkesa për shkarkimin e Kotes ishte njëkohësisht edhe tërheqje […]

The post SPAK sqaron tërheqjen nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote appeared first on Reporter.al.

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkim të prokurores Eranda Laze

9 July 2025 at 13:35

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën qëndrimet përfundimtare të palëve në ankimim e Komisionerit Publik ndaj prokurores Eranda Laze. Filimisht në seancë, prokurori Adnan Xholi i autorizuar nga kreu i SPAK iu përgjigj pyetjeve nga relatori. Më pas, palët lexuan konkluzionet përfundimtare. Xholi në qëndrimin e tij kërkoi shkarkimin e Lazes, duke referuar […]

The post SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkim të prokurores Eranda Laze appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

9 July 2025 at 13:26

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, zhvilloi të mërkurën seancën për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit që konfirmoi në detyrë prokuroren Elona Alvora. Çështja lidhet me ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të  7 qershorit  2022, i cili e kishte konfirmuar Alvorën në detyrë. Në paraqitjen […]

The post SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Teuta Hoxha

8 July 2025 at 18:02

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të martën më 8 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Teuta Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Shuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Natasha […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Teuta Hoxha appeared first on Reporter.al.

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

7 July 2025 at 19:43

“Sa gram kanabis duhen për një cigare?”, pyeti Theo Jacobs prokuroren Flora Çela, pasi ishin lexuar parashtrimet e saj dhe të SPAK para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pasi u mendua pak, Çela u përgjigj: “Dy gram”. Jacobs, që përfaqësonte ONM-në në seancën e të hënës, e korrigjoi: “0.3 gram. Me një gram bëhen 3 […]

The post Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere” appeared first on Reporter.al.

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

By: Ela
5 July 2025 at 16:29

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejtë shumicën e konkluzioneve të Komisionit në vetingun e prokurorit të Durrësit, Ilir Turja, duke e lënë në fuqi shkarkimin e tij. Problemet kryesore me të cilat u përball Turja kishin të bënin me investimet në një shtëpi banimi trekatëshe në qytetin e Durrësit, të regjistruar në pronësi […]

The post Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë appeared first on BoldNews.al.

Kolegji hap gjykimin dhe pranon prova të reja ndaj prokurores Armida Hamiti

4 July 2025 at 14:54

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi pjesërisht të premten prova të reja në çështjen ndaj prokurores Armida Hamiti. Trupa e kryesuar nga Rezarta Schuetz dhe me anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi pranoi pjesën më të madhe të dokumenteve shtesë për të provuar pasuritë e Hamitit, por refuzoi tre dokumente të […]

The post Kolegji hap gjykimin dhe pranon prova të reja ndaj prokurores Armida Hamiti appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit të Shkodrës

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të KPK.

Vendimi i cili u shpall sot, është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Gjyqtari Andri Ymeri u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 21 dhjetor të vitit 2022 për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit kalimtar.

/m.q/j.p/

The post KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit të Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U shkarkua se i bënte gjyqet shpejt, KPA largon përfundimisht nga drejtësia gjyqtarin e njohur

4 July 2025 at 12:04

Largohet nga sistemi i drejtësisë një tjetër magjistrat. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot (4 korrik) përjashtimin për 15 vite nga drejtësia nëpërmjet lënies në fuqi të verdiktit të shkallës së parë të KPK tre vite më parë, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, Andri Ymeri.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit që Ymeri kishte bërë në vitin 2023, pak muaj pasi KPK e kishte shkarkuar.

Gjyqtari Andri Ymeri u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 21 dhjetor të vitit 2022, për probleme në të tre shtyllat e rivlerësimit kalimtar.

Andri Ymeri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punoi prej gati dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Në vitin 2014, ai iu nënshtrua një procedimi disiplinor me kërkesë të ministrit të Drejtësisë dhe mori nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë masën e “vërejtjes me paralajmërim”.

Pas një procesi maratonë dëgjimor, në 21 dhjetor 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me një vendim të diskutueshëm shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Shkodrës, Andri Ymeri. Trupa gjykuese përbehej nga Pamela Qirko kryesuese, Genta Tafa (Bungo) relatore dhe Firdes Shuli anëtare. Andri Ymeri u shkarkua pasi i zhvillonte proceset gjyqësore shpejt (disa nga gjyqet i përfundonte brenda 5 ditëve), se nuk justifikonte 300 mijë lekë të fituara nga babai duke shitur fruta dhe perime, se nuk kishte bashkëpunuar me trupin gjykues etj.

Pas zbardhjes së vendimit, Andri Ymeri i është drejtuar me ankim Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të KPK-së si të paligjshëm, arbitrar dhe madje sipas tij, me një fill urrejtje.

Ankimimi i gjyqtarit Andri Ymeri që u shkarkua pse i bënte gjyqet shpejt, ka qenë i pazakontë, për shkak të ironisë therëse për trupën gjykuese, me një fabul të Kafkës me lepurin dhe ariun. Në ankimimin 420 faqe përfshihej një fabul, që përmes figurave simbolike (kafshëve), portretizonte një trupë gjykuese jo të drejtë.

Vendimi i KPA-së:

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 9/2023, datë 27.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 604, datë 21.12.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 604, datë 21.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall më datë 03.07.2025, në Tiranë”.

The post U shkarkua se i bënte gjyqet shpejt, KPA largon përfundimisht nga drejtësia gjyqtarin e njohur appeared first on Sot News | Lajme.

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

4 July 2025 at 11:58

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejtë shumicën e konkluzioneve të Komisionit në vetingun e prokurorit të Durrësit, Ilir Turja, duke e lënë në fuqi shkarkimin e tij. Problemet kryesore me të cilat u përball Turja kishin të bënin me investimet në një shtëpi banimi trekatëshe në qytetin e Durrësit, të […]

The post Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë appeared first on Reporter.al.

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

4 July 2025 at 11:40

Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi, dështoi të kundërshtoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA problemet e konstatuara për pasurinë dhe profesionalizmin prej Komisionit, që sollën shkarkimin e tij më 28 tetor të vitit 2021. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se Lelçi dështoi të dokumentonte të ardhurat neto të babait nga […]

The post Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri

4 July 2025 at 11:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten në 4 korrik vendimarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

26 June 2025 at 16:39

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 26 qershor lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Partë Tiranë, Avni Sejdi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

By: Ela
26 June 2025 at 09:24

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 25 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Parashtrimet për shkaqet e ankimit të ushtruar nga Komisioneri Publik Florian, Ballhysa ndaj konfirmimit të prokurores Laze u paraqitën nga prokurori Adnand Xholi i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin e […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt appeared first on BoldNews.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurores Eranda Laze

25 June 2025 at 18:57

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 25 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Parashtrimet për shkaqet e ankimit të ushtruar nga Komisioneri Publik Florian, Ballhysa ndaj konfirmimit të prokurores Laze u paraqitën nga prokurori Adnand Xholi i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurores Eranda Laze appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me pretendimet për mangësi profesionale të Elona Alvorës

25 June 2025 at 18:32

Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në procesin e vetingut të prokurores së Vlorës, Elona Alvora, si dhe kjo e fundit paraqitën të martën më 24 qershor para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit qëndrimet e tyre lidhur me gjetjet në disa çështje të hetuara prej subjektit. Prokurorja Elona Alvora u […]

The post KPA njihet me pretendimet për mangësi profesionale të Elona Alvorës appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane

24 June 2025 at 17:50

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 24 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Fierit, Genci Mane. Prokurori Adnand Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në këtë çështje, tha se i qëndronin ankimit dhe kërkoi ndryshimin  vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin e subjektit në […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Çlirim Sino

23 June 2025 at 15:11

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 23 qershor vendimin për lënien në fuqi të largimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino. Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Çlirim Sino appeared first on Reporter.al.

❌
❌