Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK sqaron tërheqjen nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

9 July 2025 at 16:59

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rihapi procesin ndaj prokurorit Robert Kote pasi e gjeti të paqartë proceduralisht qëndrimin përfundimtar të përfaqësuesit të SPAK-ut, Klodian Braho. Vendimi për rihapje u mor, siç u tha në seancën e së mërkurës, për të sqaruar nëse tërheqja e SPAK nga kërkesa për shkarkimin e Kotes ishte njëkohësisht edhe tërheqje […]

The post SPAK sqaron tërheqjen nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote appeared first on Reporter.al.

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkim të prokurores Eranda Laze

9 July 2025 at 13:35

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën qëndrimet përfundimtare të palëve në ankimim e Komisionerit Publik ndaj prokurores Eranda Laze. Filimisht në seancë, prokurori Adnan Xholi i autorizuar nga kreu i SPAK iu përgjigj pyetjeve nga relatori. Më pas, palët lexuan konkluzionet përfundimtare. Xholi në qëndrimin e tij kërkoi shkarkimin e Lazes, duke referuar […]

The post SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkim të prokurores Eranda Laze appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

9 July 2025 at 13:26

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, zhvilloi të mërkurën seancën për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit që konfirmoi në detyrë prokuroren Elona Alvora. Çështja lidhet me ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të  7 qershorit  2022, i cili e kishte konfirmuar Alvorën në detyrë. Në paraqitjen […]

The post SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë appeared first on Reporter.al.

Kolegji hap gjykimin dhe pranon prova të reja ndaj prokurores Armida Hamiti

4 July 2025 at 14:54

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi pjesërisht të premten prova të reja në çështjen ndaj prokurores Armida Hamiti. Trupa e kryesuar nga Rezarta Schuetz dhe me anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi pranoi pjesën më të madhe të dokumenteve shtesë për të provuar pasuritë e Hamitit, por refuzoi tre dokumente të […]

The post Kolegji hap gjykimin dhe pranon prova të reja ndaj prokurores Armida Hamiti appeared first on Reporter.al.

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

4 July 2025 at 11:58

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejtë shumicën e konkluzioneve të Komisionit në vetingun e prokurorit të Durrësit, Ilir Turja, duke e lënë në fuqi shkarkimin e tij. Problemet kryesore me të cilat u përball Turja kishin të bënin me investimet në një shtëpi banimi trekatëshe në qytetin e Durrësit, të […]

The post Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri

4 July 2025 at 11:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten në 4 korrik vendimarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

26 June 2025 at 16:39

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 26 qershor lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Partë Tiranë, Avni Sejdi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurores Eranda Laze

25 June 2025 at 18:57

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 25 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Parashtrimet për shkaqet e ankimit të ushtruar nga Komisioneri Publik Florian, Ballhysa ndaj konfirmimit të prokurores Laze u paraqitën nga prokurori Adnand Xholi i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurores Eranda Laze appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me pretendimet për mangësi profesionale të Elona Alvorës

25 June 2025 at 18:32

Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në procesin e vetingut të prokurores së Vlorës, Elona Alvora, si dhe kjo e fundit paraqitën të martën më 24 qershor para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit qëndrimet e tyre lidhur me gjetjet në disa çështje të hetuara prej subjektit. Prokurorja Elona Alvora u […]

The post KPA njihet me pretendimet për mangësi profesionale të Elona Alvorës appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane

24 June 2025 at 17:50

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 24 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Fierit, Genci Mane. Prokurori Adnand Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në këtë çështje, tha se i qëndronin ankimit dhe kërkoi ndryshimin  vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin e subjektit në […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Çlirim Sino

23 June 2025 at 15:11

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 23 qershor vendimin për lënien në fuqi të largimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino. Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Çlirim Sino appeared first on Reporter.al.

Vendimi i KPA: Arsyet e rikthimit në detyrë të prokurores Merita Selimi

21 June 2025 at 14:11

Shumica e trupit gjykues të Kolegji të Posaçëm të Apelimit, KPA e përmbysi konkluzionin përfundimtar të arritur nga shumica e trupës së Komisionit të Pavarur, KPK për shkarkimin e prokurores së Lushnjës, Merita Selimi duke e kthyer atë në detyrë më 12 mars. Selimi u shkarkua prej KPK më 27 korrik të vitit 2023 pasi […]

The post Vendimi i KPA: Arsyet e rikthimit në detyrë të prokurores Merita Selimi appeared first on Reporter.al.

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka 

20 June 2025 at 17:06

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Fierit, Adelina Zarka, duke konkluduar se ajo nuk arriti të kundërshtojë pamundësinë financiare për ndërtimin e një shtëpie dhe një magazine. Megjithëse disa prej konkluziuoneve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK nuk janë gjetur […]

The post KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka  appeared first on Reporter.al.

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

20 June 2025 at 10:15

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 19 qershor lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama […]

The post KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa appeared first on Reporter.al.

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

19 June 2025 at 15:17

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 3 shkurt pushimin e gjykimit të vetingut të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, vendimarrje që e riktheu atë në  detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash, ku shumica çmoi se Shehaj kishte qenë student në kohën kur ka hyrë në fuqi legjislacioni për vetingun […]

The post Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

18 June 2025 at 19:40
Robert Kote

Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, u tërhoq nga kërkesa për shkarkim dhe kërkoi para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualfikimit për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. […]

The post Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hyrjet Lamaj

16 June 2025 at 13:53

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 16 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Vlorës, Hyrjet Lamaj, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë. Gjatë procesit të vetingut në shkallën e parë, prokurori Lamaj arriti të përmbysi barrat e provës që i’u kaluan për […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hyrjet Lamaj appeared first on Reporter.al.

Sipas KPA, prokurorja Edlira Cufi cënoi besimin e publikut tek drejtësia

15 June 2025 at 20:32
KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i rrëzoi disa prej konkluzioneve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në çështjen vetingut të prokurores së Shkodrës, Edlira Cufi, megjithatë e la në fuqi shkarkimin për cënim të besimit të publikut tek drejtësia. KPK shkarkoi më 17 shkurt të vitit 2022 prokuroren e Shkodrës, Edlira Cufi pasi […]

The post Sipas KPA, prokurorja Edlira Cufi cënoi besimin e publikut tek drejtësia appeared first on Reporter.al.

❌
❌