Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

By: Ela
11 July 2025 at 13:45

SPAK u tërhoq të premten nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti, ankimi për të cilën ishte bërë kryesisht mbi dyshimet për pasurinë e bashkëshortit para martese. Në seancë Adnan Xholi që përfaqësoi SPAK la të kuptohej se ishte bindur nga provat e sjellë prej prokurores dhe se kërkonte lënien në fuqi të vendimit të KPK për të. Hamiti […]

The post SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

SPAK sqaron tërheqjen nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

9 July 2025 at 16:59

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rihapi procesin ndaj prokurorit Robert Kote pasi e gjeti të paqartë proceduralisht qëndrimin përfundimtar të përfaqësuesit të SPAK-ut, Klodian Braho. Vendimi për rihapje u mor, siç u tha në seancën e së mërkurës, për të sqaruar nëse tërheqja e SPAK nga kërkesa për shkarkimin e Kotes ishte njëkohësisht edhe tërheqje […]

The post SPAK sqaron tërheqjen nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote appeared first on Reporter.al.

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

By: Ela
5 July 2025 at 16:29

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejtë shumicën e konkluzioneve të Komisionit në vetingun e prokurorit të Durrësit, Ilir Turja, duke e lënë në fuqi shkarkimin e tij. Problemet kryesore me të cilat u përball Turja kishin të bënin me investimet në një shtëpi banimi trekatëshe në qytetin e Durrësit, të regjistruar në pronësi […]

The post Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë appeared first on BoldNews.al.

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

By: Ela
5 July 2025 at 15:57

Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi, dështoi të kundërshtoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA problemet e konstatuara për pasurinë dhe profesionalizmin prej Komisionit, që sollën shkarkimin e tij më 28 tetor të vitit 2021. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se Lelçi dështoi të dokumentonte të ardhurat neto të babait nga blegtoria, të deklaruara si […]

The post Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit të Shkodrës

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të KPK.

Vendimi i cili u shpall sot, është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Gjyqtari Andri Ymeri u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 21 dhjetor të vitit 2022 për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit kalimtar.

/m.q/j.p/

The post KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit të Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

4 July 2025 at 11:40

Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi, dështoi të kundërshtoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA problemet e konstatuara për pasurinë dhe profesionalizmin prej Komisionit, që sollën shkarkimin e tij më 28 tetor të vitit 2021. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se Lelçi dështoi të dokumentonte të ardhurat neto të babait nga […]

The post Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin appeared first on Reporter.al.

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka 

20 June 2025 at 17:06

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Fierit, Adelina Zarka, duke konkluduar se ajo nuk arriti të kundërshtojë pamundësinë financiare për ndërtimin e një shtëpie dhe një magazine. Megjithëse disa prej konkluziuoneve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK nuk janë gjetur […]

The post KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka  appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 664, datë 24.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Tiranës, Petrit Hysa u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 24 maj 2023, pasi u arrit në përfundimin se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.

/r.e/a.f/

The post KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet nga detyra prokurori Hyrjet Lamaj

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për të shkarkuar nga detyra prokurorin e Vlorës Hyrjet Lamaj.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, la në fuqi vendimin e marrë më 26 maj të vitit 2023, pas ankimimit të bërë nga Hyrjet Lamaj më 26 korrik 2023. Vendimi sipas KPA është marrë më datë 9 qershor me shumicë votash.

KPA njoftoi se “më datë 15.06.2025, subjekti i rivlerësimit i drejtoi Kolegjit në rrugë elektronike një kërkesë, nëpërmjet së cilës kërkoi riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes me qëllim paraqitjen e disa provave të reja bashkëlidhur kërkesës, me rëndësi të drejtpërdrejtë për rivlerësimin e ligjshmërisë së burimit të të ardhurave të personit të lidhur me të. Kjo kërkesë e subjektit të rivlerësimit është depozituar në Kolegj edhe në rrugë postare.

“Në seancën e mëparshme, të datës 11.06.2025, bëmë me dije që vendimi për çështjen është marrë më datë 09.06.2025, rrjedhimisht kjo kërkesë nuk do t’i nënshtrohet shqyrtimit në këtë proces gjyqësor, por subjekti i rivlerësimit do të marrë administrativisht përgjigje lidhur me të”.

Prokurori i Vlorës Hyrjet Lamaj u shkarkua nga detyra në maj të 2023 pasi iu gjetën problem me deklarimin e pasurisë.

/m.q/ /a.g/

The post KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet nga detyra prokurori Hyrjet Lamaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sipas KPA, prokurorja Edlira Cufi cënoi besimin e publikut tek drejtësia

15 June 2025 at 20:32
KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i rrëzoi disa prej konkluzioneve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në çështjen vetingut të prokurores së Shkodrës, Edlira Cufi, megjithatë e la në fuqi shkarkimin për cënim të besimit të publikut tek drejtësia. KPK shkarkoi më 17 shkurt të vitit 2022 prokuroren e Shkodrës, Edlira Cufi pasi […]

The post Sipas KPA, prokurorja Edlira Cufi cënoi besimin e publikut tek drejtësia appeared first on Reporter.al.

KPA ndryshon vendimin e KPK për gjyqtarin Altin Abdiu, e konfirmon në detyrë

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) lidhur me rivlerësimin e gjyqtarit e Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu, duke e konfirmuar atë në detyrë.

Në seancën e zhvilluar sot, trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, shqyrtoi ankimin e Abdiut kundër vendimit të datës 28 qershor 2022, me të cilin KPK kishte vendosur më parë për subjektin shkarkimin e tij.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Altin Abdiu.

Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, teksa prej vitit 1995 ai ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. /j.p/

The post KPA ndryshon vendimin e KPK për gjyqtarin Altin Abdiu, e konfirmon në detyrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKD mirëpret reformën në sistemin prokurorial, kërkon nga KPK të mos ndërmerr veprime që minojnë këtë reformë  

22 May 2025 at 09:33

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mirëpret shpalljen e Ligjit NR. 08/L-249 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit NR. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial (Ligji i ri).

IKD thekson se publikimi i Ligjit të ri, i cili tanimë ka kaluar testin e kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese, paraqet fillimin e jetësimit të reformës mëse të domosdoshme në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), e cila reformë qëllim parësor ka eliminimin e korporatizmit brenda sistemit prokurorial, korporatizem i konstatuar nga Komisioni i Venecias.

Ndër të tjera, ky ligj parashikon që përbërja e KPK-së nga 13-të anëtarë sa është aktualisht, të reduktohet në shtatë anëtarë. Reduktimi do të bëhet në mënyrë graduale, duke respektuar mandatin e mbetur të anëtarëve aktualë.

“Po ashtu, Ligji i ri parasheh edhe ndalesën e avancimit të anëtarëve të KPK-së në një periudhë kohore prej dy vitesh pas përfundimit të mandatit, nëse mundësitë e avancimit në sistemin prokurorial janë krijuar si rezultat i vendimeve në të cilat ata kanë marrë pjesë si anëtarë të Këshillit.

Angazhimi dhe përkushtimi i KPK-së për zbatimin e ligjit të ri mbetet i rëndësisë së veçantë  duke respektuar dhe zbatuar risitë e reja në të. IKD kërkon dhe pret nga KPK të mos lejoj në asnjë rrethanë që për interesa të ngushta të anëtarëve të saj aktual, apo anëtarëve që kanë ofruar dorëheqje, të shkelën dhe cenohen parimet e përcaktuara në ligjin e ri të  miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe që ka kaluar filtrin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagim.

IKD tutje thekson se Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të dëshmojë integritet dhe vendosmëri duke mos lejuar në asnjë rrethanë që anëtarë të saj të caktuar, përmes ofrimit të dorëheqjes të zëvendësohen me anëtarë të rinj ose duke i avancuar apo transferuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës me procedura te shpejte.

“Deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të ri, çdo veprim në kundërshtim me këtë frymën dhe qëllimin e këtij Ligji do të mund të perceptohej si tentativë për të sabotuar reformën në sistemin prokurorial dhe minuar zbatimin e ligjit duke ruajtur praktikat e përbërjes korporatiste. Ky Ligj tashmë ka kaluar testin e kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk ekziston asnjë arsye legjitime për të vepruar në kundërshtim me të.

Duke mos paragjykuar përkushtimin e KPK-së për zbatimin e Ligjit të ri, IKD vlerëson se dorëheqja e anëtarit të saj, Armend Zenelaj, vetëm pak muaj para përfundimit të mandatit të rregullt, krijon dyshime se kemi të bëjmë me dorëheqje të koordinuar, të cilat tentojnë të sabotojnë reformën në sistemin prokurorial”, thuhet në reagim.

Përkundër faktit se Ligji i ri hyn në fuqi pas 15 ditëve, Zenelaj nuk duhet të zëvendësohet me ndonjë anëtar të ri, në atë mënyrë që numri i anëtarëve të KPK-së të zvogëlohet gradualisht, ashtu siç parashihet me Ligjin e ri.

Sipas IKD-së, përgjatë periudhës dy  vjeçare, KPK nuk duhet të avancojë Zenelaj e as ndonjë anëtar tjetër që jep dorëheqje, sepse dorëheqjet eventuale të ofruara gjatë kësaj faze deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të ri, do të mund të perceptoheshin si tentativë e KPK-së për të zgjatur mandatet sipas përbërjes korporatiste. /Telegrafi/

 

The post IKD mirëpret reformën në sistemin prokurorial, kërkon nga KPK të mos ndërmerr veprime që minojnë këtë reformë   appeared first on Telegrafi.

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

By: Oldi
19 May 2025 at 13:00

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është përplasur me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, pas propozimit nga Këshilli i Ministrave për ngritjen e një strukture të re për kontrollin e Prokurorisë së Posaçme. Manja ka theksuar se prokuroria duhet të forcojë kontrollin përtej procesit të vettingut. Ndërkohë që më tej ka deklaruar se nevojitet forcimi i […]

The post Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Alfred Sali.

Me vendimin nr. 555, datë 22.07.2022, KPK kishte vendosur shkarkimin e Salit, pas konstatimit të problemeve në kriterin e pasurisë.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Natasha Mulaj (kryetare), Albana Shtylla (relatore), Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo (anëtarë), vendosi njëzëri lënien në fuqi të vendimit të KPK-së.

“Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të KPA-së.

Alfred Sali përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe ka shërbyer si prokuror në Gjirokastër, Vlorë dhe së fundmi në Elbasan.

/a.f/r.e/

The post KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Alfred Sali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

By: Oldi
30 April 2025 at 16:18

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 29 prill të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Mustafa Turku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA I kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku appeared first on BoldNews.al.

KPK miraton strategjinë 2025-27, hap konkurs për 21 prokurorë të rinj

30 April 2025 at 14:34

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e sotme ka miratuar planin strategjik për periudhën 2025-2027 dhe ka hapur konkurs për 21 prokurorë të rinj që do t’i shtohen sistemit.

Ndërsa u morën edhe disa vendime tjera ku Kujtim Munishi u zgjodh koordinator kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.

Zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli, tha se plani strategjik ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit prokurorial, për forcimin e sundimit të ligjit, efikasitetit në luftimin e krimit dhe transparenca dhe qasja në drejtësi.

“Plani strategjik i sistemi prokurorial 2025-2027 paraqet kornizën kryesore të planifikimit të politikave për menaxhimin të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës. Plani ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit prokurorial duke garantuar ndjekjen e procedurave të drejta dhe efikase në trajtimin e çështjeve ligjore. Ky plan është një përpjekje e rëndësishme për të siguruar një sistem prokurorial të funksionojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë, si dhe për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të Kosovës.

Mandati kushtetues dhe ligjor i Këshillit Prokurorial dhe Prokurorit të Shtetit synohet të arrihet përmes tri shtyllave strategjike, të cilat janë paraparë në këtë plan. Shtylla e parë ka të bëjë me forcimin e sundimit të ligjit. Shtylla e dytë – efikasiteti në luftimin e krimit dhe shtylla e tretë transparenca dhe qasja në drejtësi”, tha Grantolli.

Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani, ka lëshuar mbledhjen në momentin kur filloi diskutimi për ndryshimin e rregullores për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit. Ai tha se kjo çështje duhet të diskutohet në një takim tjetër pasi tani ka kaluar ligji i ri për zgjedhje

“Mendimi im është se kjo duhet të hidhet ndoshta për një takim tjetër për faktin që tanimë të gjithë e dimë se ka kaluar ligji i ri për zgjedhje dhe është e udhës që të harmonizohet me ligjin e ri. Nuk ka kuptim sot ta aprovojmë një rregullore dhe ndoshta pas një muaji apo dy të vihet në ndryshim. Në të kundërtën nuk është problem, ju vazhdoni, mirëpo unë me qëllim që t’i shmangem vendimmarrjes në këtë rregullore duhet të largohem”, tha ai.

Konkursi për 21 prokurorë të rinj do të hapet më 19 maj deri më 1 qershor.

Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion i pavarur në ushtrimin e funksioneve të veta me qëllim të sigurimit që Prokurori i Shtetit të jetë i pavarur, profesional dhe i paanshëm dhe pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës përfshirë dhe parimet e pranuara ndërkombëtare të barazisë gjinore./kp/

The post KPK miraton strategjinë 2025-27, hap konkurs për 21 prokurorë të rinj appeared first on Telegrafi.

KPA rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

24 April 2025 at 20:40

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rikthejë në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas njoftimit për medie, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 47/2022, datë 01.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 558, datë 06.09.2022.

‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi. Ndryshimin e vendimit nr. 558, datë 06.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi më 6 shtator 2022 prokurorin e Tiranës, Bajram Breçani për probleme në kriterin pasuror.

/a.f/

The post KPA rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë ndodhi? KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e njohur (Emri)

24 April 2025 at 20:17

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 47/2022, datë 01.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 558, datë 06.09.2022.

‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi. Ndryshimin e vendimit nr. 558, datë 06.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi më 6 shtator 2022 prokurorin e Tiranës, Bajram Breçani për probleme në kriterin pasuror.

The post Çfarë ndodhi? KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e njohur (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Hetime disiplinore ndaj një prokurori në Prizren, KPK formon Panelin përkatës

3 April 2025 at 17:42

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), udhëhequr nga kryesuesi Ardian Hajdaraj të enjten ka mbajtur takimin e 265-të me radhë, me ç’rast edhe ka aprovuar vendimin për themelimin e Panelit hetimor ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Në njoftimin e KPK-së thuhet se në këtë takim është miratuar kërkesa e “Autoritetit Kompetent të Prokurorisë Themelore në Prizren për fillimin e hetimeve në rastin AD.nr.4/25 dhe themeloi Panelin hetimor për këtë rast disiplinor ndaj një prokurori”.

Kryesuesi Hajdaraj para anëtarëve të KPK-së ka sqaruar se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu në cilësinë e autoritetit kompetent me datë 18 mars 2025 ka paraqitur kërkesën për fillimin e hetimeve disiplinore ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prizren.

“Sipas përshkrimit të ngjarjes, në kërkesën e autoritetit kompetent, ka dyshime se prokurori në fjalë ka kryer shkelje disiplinore nga neni 6, paragrafi 2.1 i Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke dështuar të ushtroj funksionet prokuroriale brenda afateve kohore të parapara me ligj. Për më tepër e keni të përshkruar me detaje kërkesën e autoritetit kompetent”, ka thënë Hajdaraj, duke shtuar se në këtë rast është kërkuar hapja e procedurës disiplinore dhe shqiptimi i masës vërejtje publike me shkrim.

Me dhjetë vota për dhe një abstenim është miratuar kjo kërkesë dhe është krijuar edhe Paneli Hetimor, përbërja e të cilit është caktuar me short.

KPK-ja në këtë takim ka miratuar edhe disa vendime tjera.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu muaj më parë duke prezantuar objektivat e planit të punës për vitin 2025, pat theksuar se synon ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e besimit të publikut në këtë organ të drejtësisë. /Telegrafi/

The post Hetime disiplinore ndaj një prokurori në Prizren, KPK formon Panelin përkatës appeared first on Telegrafi.

❌
❌