Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

By: Ela
20 June 2025 at 10:12

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 3 shkurt pushimin e gjykimit të vetingut të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, vendimarrje që e riktheu atë në  detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash, ku shumica çmoi se Shehaj kishte qenë student në kohën kur ka hyrë në fuqi legjislacioni për vetingun e […]

The post Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj appeared first on BoldNews.al.

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

8 June 2025 at 21:49

Të martën e 10 qershorit, është planifikuar ndeshja mes Letonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Në prag të kësaj përballje, UEFA ka zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Në fushë, është zgjedhur një trupë gjykuese nga Turqia. Arbitër kryesor do të jetë Umut Meler, ndërsa ndihmës të tij do […]

The post Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

By: Ela
29 May 2025 at 18:12

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 28 maj lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkakimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Emiljano Ruli. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga rezarta Schuetz, […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli appeared first on BoldNews.al.

KPA ndryshon vendimin e KPK për gjyqtarin Altin Abdiu, e konfirmon në detyrë

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) lidhur me rivlerësimin e gjyqtarit e Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu, duke e konfirmuar atë në detyrë.

Në seancën e zhvilluar sot, trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, shqyrtoi ankimin e Abdiut kundër vendimit të datës 28 qershor 2022, me të cilin KPK kishte vendosur më parë për subjektin shkarkimin e tij.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Altin Abdiu.

Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, teksa prej vitit 1995 ai ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. /j.p/

The post KPA ndryshon vendimin e KPK për gjyqtarin Altin Abdiu, e konfirmon në detyrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqtar i OKB-së burgoset në Britani, detyroi një grua të punonte si skllave

2 May 2025 at 19:50

Një gjyqtar i OKB-së është dënuar me gjashtë vjet e katër muaj burg pasi detyroi një grua të re të punonte si skllave në Mbretërinë e Bashkuar.

Lydia Mugambe, 50 vjeç, u zbulua se kishte përfituar nga statusi i saj në lidhje me gruan ugandase në “mënyrën më të shëmtuar” ndërsa Mugambe studionte për doktoraturë në drejtësi në Universitetin e Oksfordit.

Mugambe u shpall fajtor në mars për konspiracion për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje të ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, lehtësimin e udhëtimit me qëllim shfrytëzimin, detyrimin e dikujt për të punuar dhe konspiracion për të frikësuar një dëshmitar pas një gjyqi.

Mugambe, i cili është gjithashtu gjyqtar i gjykatës së lartë në Ugandë, e ndaloi gruan të mbante një punësim të qëndrueshëm dhe e detyroi atë të punonte si shërbëtore e saj dhe të kujdesej për fëmijët, thanë prokurorët.

Gjykatësi David Foxton, duke i dhënë dënimin Mugambes në gjykatën e kurorës së Oksfordit të premten, tha se ishte një “rast shumë i trishtueshëm”, duke përshkruar arritjet ligjore të Mugambes, përfshirë punën në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Foxton tha se e pandehura “nuk tregoi absolutisht asnjë pendim” për sjelljen e saj dhe se ajo ishte përpjekur ta “fajësonte me forcë” viktimën për atë që ndodhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjyqtar i OKB-së burgoset në Britani, detyroi një grua të punonte si skllave appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Dritëhijet e skandalit te Shkolla e Magjistraturës, djali i pedagoges kapet duke “kopjuar”

28 March 2025 at 20:57

Emisioni “Fiks Fare” vijoi të denoncojë skandalet te Shkolla e Magjistraturës, e cila përgatit gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm. Djali i një pedagoge të brendshme të Shkollës së Magjistraturës, i pranuar në mënyrë të dyshimtë nga kjo shkollë për shkak të konfliktit të pastër të interesit, dyshohet se ka kopjuar në provimin e datës 30 […]

The post VIDEO/ Dritëhijet e skandalit te Shkolla e Magjistraturës, djali i pedagoges kapet duke “kopjuar” appeared first on BoldNews.al.

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja

25 March 2025 at 16:47

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të martën më 25 mars ndryshimin e vendimit të Komisionit lidhur me shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës, Ermira Dedja dhe e konfirmoi atë duke e rikthyer në funksonin e saj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, […]

The post KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja appeared first on Reporter.al.

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Guximtar Boçi për problemet e pasurisë

By: Ela
25 March 2025 at 15:13

Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi u shkarkua nga detyra më 10 maj të vitit 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe fshehje të pasurisë, si dhe kishte cenuar besimin e publikut në transaksionet e disa pronave. Audio-regjistrimi i publikuar në emisionin “Stop” në vitin 2016, sipas të cilit Boçi […]

The post KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Guximtar Boçi për problemet e pasurisë appeared first on BoldNews.al.

Sfida Angli-Shqipëri i besohet gjyqtarit spanjoll Hernandez

19 March 2025 at 14:53

TIRANË, 19 mars/ATSH Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026, do të gjykohet nga një trupë arbitrash spanjollë, me kryesorin Alejandro Hernandez.

42-vjeçari, që mban stemën e FIFA-s prej vitit 2014, ka një eksperiencë të gjatë në arbitrim, duke nisur nga La Liga në vitin 2012. Atij do t’i asistojnë Jose Naranjo dhe Diego Sanchez Rojo si ndihmës, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Alejandro Muniz Ruiz. Për teknologjinë VAR do të kujdesen Cesar Soto Grado dhe Valentin Gomez.

Kjo përballje do të jetë e shtata mes Anglisë dhe Shqipërisë në ndeshje zyrtare. Deri më tani, “Tre Luanët” kanë fituar gjashtë herë, ndërsa kuqezinjtë synojnë të thyejnë statistikën dhe të arrijnë një rezultat surprizë.

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për raundin e parë të grupit “K” të eliminatoreve të botërorit të vitit 2026 do të luhet të premten, 21 mars 2025 në ora 20:40 minuta.

/a.f/

The post Sfida Angli-Shqipëri i besohet gjyqtarit spanjoll Hernandez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-gjyqtari Albert Spiro dështoi të përmbyste plotësisht barrën e provës në KPA

10 March 2025 at 12:16

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i rrëzoi si të pabazuar disa prej konkluzioneve të arritura nga Komisioni për pasuritë e ish-gjyqtarit të Vlorës, Albert Spiro, megjithatë, pamundësia financiare që mbeti pas rishikimeve të analizës financiare, u gjet penalizuese për këtë subjekt rivlerësimi. Spiro u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 12 korrik […]

The post Ish-gjyqtari Albert Spiro dështoi të përmbyste plotësisht barrën e provës në KPA appeared first on Reporter.al.

GJKKO dënon me 3 vite e 4 muaj burg ish-gjyqtarin Ilir Pashaj

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor dhe dënuar me 5 vite burg ish-gjyqtarin e Elbasanit Ilir Pashaj.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Pashajt do i ulet një e treta e dënimit dhe përfundimisht do vuajë në një qeli burgu të sigurisë së zakonshme 3 vjet dhe 4 muaj izolim.

Vendimi u dha sot nga një trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Paulin Çera dhe Artan Jahollari.

Ish-gjyqtari u shpall fajtor për kryerjen e veprave penale: “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pashajt gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, për 5 vjet.

Gjithashtu, u vendos në lidhje me këtë çështje konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurisë së paluajtshme të llojit apartament dhe autoveturë të markës “Mercedes Benz”, Model E200CDI, që ishin sekuestruar nga SPAK gjatë procesit hetimor. /j.p/

The post GJKKO dënon me 3 vite e 4 muaj burg ish-gjyqtarin Ilir Pashaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri

27 February 2025 at 10:01

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 26 shkurt lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri appeared first on Reporter.al.

Dumani përkrah Banit: Ndal sulmeve! SPAK nuk është intitucion represiv, jemi të kontrolluar

By: xhir jeta
26 February 2025 at 15:07

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një takim mbi arritjet e drejtësisë deklaroi se institucioni që ai drejton është sulmuar kohët e fundit në lidhje me masat ekstreme të arrestit në burg se ato po përdoren pa asnjë kriter kriter. Për Dumanin këto janë përpjekje të dështuara për të shfaqur prokurorinë e posaçme si një institucion rrepresiv, pasi statistikat flasin të kundërtën.

“Përpjekjet për të vendosur SPAK si një institucion represiv, është përpjekje e dështuar se shifrat flasin vetë. Institucioni që unë drejtoj ka publikuar numrin e përgjithshëm të paraburgosurve e për llogari të SPAK në raport me numrin total të paraburgosurve në Shqipëri. Më pak se 9% dhe këta kanë janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar. Sa i takon korrupsionit rreth 49% janë hetuar në gjendje të lirë. SPAK në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushte që parashikohen. Jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Ne jemi institucioni më i kontrolluar në republiukën e Shqipërisë”.

Sipas Dumanit, tashmë ka përfunduar epoka e pa ndëshkueshmërisë ndërsa SPAK ka treguar se po godet në nivelet më të larta, në rradhët e krimit të organizuar dhe atë të zyrtarëve të nivelit të lartë. Edhe drejtuesi I gjykatës së posaçme Erion Bani, deklaroi se nuk mund t’i bëhet gjyq gjyqtarëve. Janë institucionet e tjera që kontrollojnë punën e tyre dhe kush ka pretendime mund t’i drejtohet organeve kompetente.

“Lidhur me integritetin e gjyqtarëve, siç e tha edhe zoti Dumani, edhe për shkak të ligjit, kushtetutës, por edhe në marrëdhënie ndërkombëtare, jemi më të monitoruarit. Përsa i përket integritetit të gjyqtarëve, kujtoj se po prezumohet integriteti i tyre, kush ka pretendime i drejtohet institucioneve, nuk mund të bëhet gjyqi i gjyqtarit. Gjyqin e bëjnë institucionet e tjera, gjyqin e gjyqtarëve e bëjnë organe që janë në gjykatat e larta”.

Gjyqtari Erion Bani është gjyqtari që ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Nga ana tjetër Dumani dhe prokurori Ols Dado kanë ndjekur hetimet ndaj Veliajt dhe personave të tjerë duke I kërkuar gjykatës caktimin e masave të sigurisë për Veliajn dhe personat e tjerë të përfshirë./abcnews.al

‘Keqkuptimi i madh’: Rama mohon ‘gjyqin politik’ por vë në pikëpyetje urdhrat e gjykatës

By: Ardit
25 February 2025 at 15:55

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) vendosi të martën 24 masa sigurie për punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme SPAK. Ende pa dalë njoftimi zyrtar i SPAK, kryeministri Edi Rama njoftoi organizimin e një seance dëgjimore me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe rektorin e […]

The post ‘Keqkuptimi i madh’: Rama mohon ‘gjyqin politik’ por vë në pikëpyetje urdhrat e gjykatës appeared first on BoldNews.al.

Intriga, përgjime e “spiunime”, çfarë po ndodh në Gjykatën Kushtetuese. A po heton SPAK?

By: Oldi
22 February 2025 at 09:49

Nga Boldnews.al Ervin Karamuço, pedagog dhe ekspert sigurie, deklaroi një ditë më parë në studion e “Euronews Albania” se Prokuroria e Posaçme ka vënë në përgjim anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nën dyshimet për abuzim me detyrën. Karamuço nuk dha më shumë detaje se për çfarë dhe ndaj kujt ka nisur ky hetim apo përgjimi i […]

The post Intriga, përgjime e “spiunime”, çfarë po ndodh në Gjykatën Kushtetuese. A po heton SPAK? appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Izet Dushaj

18 February 2025 at 13:13

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 17 shkurt lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtarit të Apelit Durrës, Izet Dushaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtare gjyqtaret Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Izet Dushaj appeared first on Reporter.al.

KPA shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Izet Dushajn

17 February 2025 at 17:52

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit në Durrës, Izet Dushajt.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë rrëzoi ankimimin e gjyqtarit të Apelit në Durrës, Izet Dushajt ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin e gjyqtarit pasi nuk arrinte të justifikonte pasurinë.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Izet Dushaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. /j.p/

The post KPA shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Izet Dushajn appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk justifikon dot pasurinë, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit në Durrës, Izet Dushaj

By: Ela
17 February 2025 at 18:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar ankimimin e gjyqtarit të Apelit në Durrës, Izet Dushaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra. Dushaj nuk arriti të justifikonte pasurinë e tij, dhe kjo çështje ka çuar në shkarkimin e tij. Trupi gjykues ka lënë në fuqi vendimin e […]

The post Nuk justifikon dot pasurinë, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit në Durrës, Izet Dushaj appeared first on BoldNews.al.

Lajm i trishtë për futbollin në Kosovë, ndahet nga jeta gjyqtari në moshën 27-vjeçare

By: armand
17 February 2025 at 15:38

Rilind Berisha, gjyqtar në futbollin kosovar, është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare. Në Ligën e Dytë vendore ai dha kontributin e tij, ndërsa po ashtu kishte qenë edhe futbollist. Për lajmin e trishtë, vetë presidenti Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës. “Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta […]

The post Lajm i trishtë për futbollin në Kosovë, ndahet nga jeta gjyqtari në moshën 27-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Nervozizmi i Ramës dhe akuzat ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, SPAK e ILD

By: Ela
12 February 2025 at 10:55

Kryeministri Edi Rama, teksa Erion Veliaj u paraqit në GJKKO, mblodhi vartësit e tij dhe e nisi fjalën me sulme ndaj prokurorëve duke thënë se nuk mund të kemi republikë të hetuesve. Dukshëm i shqetësuar pasi situata i ka dalë nga duart, Rama tha se “qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezerva të çdo procesi […]

The post Nervozizmi i Ramës dhe akuzat ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, SPAK e ILD appeared first on BoldNews.al.

❌
❌