Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim, ja qëndrimet e prokurorëve…

11 July 2025 at 11:55

Për prokuroren Elida Kaçini, Bexhdili duhet të dënohet me burg përjetë, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në seancën e së premtes SPAK lexoi pretencën për dënimin e Festim Bexhdilit, por prokurorët kërkuan dënime të ndryshme.

Ndërsa prokurori tjetër i çështjes Behar Dibra, kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin. Sipas tij nuk provohet që Festim Bexhdili ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit të rikualifikojë veprën penale dhe ta dënojë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo të grupit të strukturuar.

Gjykata e Apelit të Posaçëm për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe përsëritjes së shqyrtimit gjyqësor, shtyn shpalljen e vendimit në datë 25 korrik ora 11:00.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim, ja qëndrimet e prokurorëve… appeared first on Sot News | Lajme.

Miratohet vendimi, qeveria cakton kompaninë që do gjurmojë kanabisin mjekësor

By: user 5
10 July 2025 at 21:34

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin shoqërisë që do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit në Shqipëri.

Sipas vendimit të miratuar me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për këtë proces është përzgjedhur shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

“ALBTrace Co” wshtw një shoqëri me kapital shqiptar dhe arab, e themeluar në muajin mars të këtij viti.

Kjo kompani do të ketë përgjegjësinë për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale që do të përdoren për produktet që i nënshtrohen akcizës.

Vendimi:

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR REALIZIMIN E SHENJIMIT DHE GJURMUESHMËRISË.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 34, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI: Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Miratohet vendimi, qeveria cakton kompaninë që do gjurmojë kanabisin mjekësor appeared first on Lapsi.al.

Zbardhet vendimi për lirimin e Malltezit: Duhet të paguajë garancinë brenda dy ditëve

7 July 2025 at 15:56

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lehtësuar masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas vendimit të ditës së sotme, (7 korrik 2025), GJKKO vendosi të zëvendësojë masën e “arrestit në shtëpi” me “garanci pasurore”, në shumën 3 milionë lekë.

Malltezi kishte kërkuar revokimin e plotë të arrestit në shtëpi, por kjo u refuzua nga trupa gjykuese me përbërje Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca. Gjykata pranoi vetëm pjesërisht kërkesën, duke i dhënë atij mundësinë të largohet nga arresti në shtëpi, pasi të paguajë shumën brenda 2 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit.

Derisa të depozitohet garancia, Malltezi do të qëndrojë ende në arrest shtëpie. Prokurori do të ketë afat 24 orë për të verifikuar dokumentet, pas pagesës, për të vendosur më pas lirimin ose jo të ti.

Njoftimi i GJKKO-së:

1. Kërkuesi Jamarbër Malltezi me datë 17.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën
me objekt: “1. Revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me
vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar; 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arresti në shtëpi”
caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit “Garancia pasurore”
parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj
dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 260, 236 dhe 237 të K.Pr.Penale, me vendimin nr.
404, datë 07.07.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit.

2. Pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter
shtrëngues “Arresti në shtëpi” të caktuar ndaj të pandehurit Jamarbër Malltezi
me vendimin Nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zëvendësimin me masën e sigurimit
personal “Garancia pasurore”, e parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, në
shumën prej 3,000,000 lekë, për të siguruar moslargimin e shtetasit Jamarbër
Malltezi deri në përfundimin e gjykimit.

3. Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar ky afat
nga shpallja e këtij vendimi. I pandehuri Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me
masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore.
Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili
në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së
garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe sipas rastit
të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të pandehurit ose konfirmimin e masës së
sigurimit “Arresti në shtëpi”.

4. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e
nesërmja e komunikimit të vendimit

 

The post Zbardhet vendimi për lirimin e Malltezit: Duhet të paguajë garancinë brenda dy ditëve appeared first on Sot News | Lajme.

GJKKO merr vendimin për kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin

By: V K
4 July 2025 at 13:48

Këtë të premte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal ndaj Jonaid Myzyrit, i cili po hetohet për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Etleva Deda më datë 4 korrik 2025, pas kërkesës së paraqitur më 2 korrik nga SPAK.

Sipas vendimit të gjykatës, Myzyri do të vijojë të jetë i pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tij vijon të jetë në fuqi edhe detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 12:00.

Kreu i pezulluar i KPP, Jonaid Myzyri, është nën hetim për dyshimet se ka qenë i përfshirë në manipulimin e procedurave të prokurimit publik, së bashku me persona të tjerë, duke cenuar barazinë e konkurrencës në tenderë.

Jonaid Myzyri u mor i pandehur javën e kaluar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, Myzyri dhe shtatë zyrtarë të tjerë kanë favorizuar gjatë një procedure prokurimi një bashkim operatorësh, që kanë depozituar dokumente të falsifikuara.

Sipas SPAK, objekti i këtij hetimi ka qenë procedura e prokurimit me emërtimin: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milioë lekë pa tvsh, e zhvilluar më datë 18 shtator të vitit 2020 nga ana e Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH.

The post GJKKO merr vendimin për kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin appeared first on Albeu.com.

Hyn në fuqi vendimi/ Francë, pirja e duhanit ndalohet në shumë vende publike

1 July 2025 at 16:30

Që nga 1 korriku, pirja e duhanit është ndaluar në shumë zona të hapura në të gjithë Francën, përfshirë parqet, plazhet, stacionet e autobusëve, fushat sportive dhe përreth shkollave dhe bibliotekave.

Megjithatë, pirja e duhanit do të lejohet në stolat publike, nëse ato nuk janë pranë zonave të kufizuara ose nuk kanë tabela “Ndalohet pirja e duhanit”.

Rregullorja e re synon të mbrojë shëndetin publik dhe të pakësojë pirjen e duhanit.

Rikujtohet se Cagnes-sur-Mer, një nga qytetet franceze që nisi ndalimin e pirjes së duhanit, filloi praktikën e ndalimit të duhanit në plazhe në zona të caktuara bregdetare në vitin 2018 dhe që nga viti 2023 i shpalli të gjitha plazhet vende ku ndalohet pirja e duhanit.

Në pamjet e regjistruara shihen njerëz që ecin në hapësira publike, që ulen në stolat në parqe dhe hapësira të gjelbra si dhe tabelat e vendosura me mbishkrimin “Ndalohet pirja e duhanit”.

Ata që shkelin kufizimet do të përballen me një gjobë prej 135 eurosh (158 dollarë). Përgjegjëse për zbatimin e rregullave të reja do të jenë autoritetet lokale.

Franca regjistron afërsisht 75.000 vdekje të lidhura me duhanin çdo vit, duke e shtyrë qeverinë të ndërmarrë veprime më të forta kundër pirjes së duhanit në hapësirat publike.

Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në

By: Oldi
24 June 2025 at 18:46

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin zgjedhor në qarkun e Shkodrës. Më herët u rrëzuan dhe ankimimet për qarkun e Dibrës dhe Beratit. PD kishte kërkuar që zgjedhjet në qarkun e Shkodrës të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten duke pretenduar se janë bërë manipulime. Nga zgjedhjet e 11 majit në […]

The post Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në appeared first on BoldNews.al.

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

By: Oldi
21 June 2025 at 13:42

Nga Boldnews.al Në 7 Dhjetor 2017, një person i dendur nga avujt e alkoolit, hyn në ambjentet e Njësisë Administrative nr.11 në Tiranë dhe fyen e ofendon personat që gjenden aty. Nuk dihet për cilën arsye dhe për çfarë mund të jetë mërzitur me shërbimet e njësisë bashkiake, por ai “guxon” dhe ofendon edhe administratoren, […]

The post Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë

By: V K
21 June 2025 at 09:31

Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.

Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri, synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.

Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike, si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit.

Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve, apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.

SHTESAT MBI PAGË

Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm.

Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.

Kjo paraqet një rritje të ndjeshme në shtesën mbi pagë për këto pozicione kyçe drejtuese. Po ashtu, në vendimin e ri bëhet edhe një saktësim i pozicionit “koordinator”.

Është ndryshuar edhe një nënndarje, për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit, pranë sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm.

Ky saktësim, mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025, do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit.

Këto efekte do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve në pozicionet e prekura nga këto ndryshime.

Ky vendim, pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e një pjese të konsiderueshme të stafit drejtues dhe nëpunësve civilë në administratën publike shqiptare.

PREMTIMET

Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës, me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.

“Pagat e mësuesve, punonjëse të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet?

Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, – deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.

Paga mesatare, pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit./Gazeta Panorama

The post Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca për Ilir Metën/ Edhe pse nuk ishte prezent sot vendimi nuk u mor, ja kur do të jetë e rradhës

20 June 2025 at 12:34

Meta nuk mori pjesë në seancën e GJKKO, por u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.

GJKKO shtyn për në 26 qershor seancën për presidentin e PL, Ilir Meta i cili ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

The post Shtyhet seanca për Ilir Metën/ Edhe pse nuk ishte prezent sot vendimi nuk u mor, ja kur do të jetë e rradhës appeared first on Sot News | Lajme.

Abuzimi me fondet “SASPAC”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, shkak mungesa e avoktatit

By: Oldi
19 June 2025 at 15:02

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për dosjen “SASPAC”, e cila ka të bëjë me abuzimet me fondet e Bashkimit Europian, ku i pandehur është marrë edhe ish-ministri Ilir Beqaj. Mësohet se shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Avokati Ermal Yzeiraj ka paraqitur raport mjekësor, me argumentin […]

The post Abuzimi me fondet “SASPAC”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, shkak mungesa e avoktatit appeared first on BoldNews.al.

Drejtonte makinën i dehur dhe u aksidentua, GJKKO dënon me burg deputetin e PD

By: Oldi
19 June 2025 at 14:17

GJKKO ka shpallur fajtor deputetin e PD-së, Qani Xhafa për kryerjen e  veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Togat e zeza pranuan kërkesën e SPAK për dënimin e tij me 9 muaj burg, por iu ul në 6 muaj pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Ky dënim përfundimisht iu konvertua në 900 mijë lekë […]

The post Drejtonte makinën i dehur dhe u aksidentua, GJKKO dënon me burg deputetin e PD appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon

By: Oldi
18 June 2025 at 13:21

Gjykata e Posaçme e Apelit vendos të shtyjë seancën për Vangjush Dakon. Kjo për shkak se Adrian Bulku, njeri nga të pandehurit, kishte njoftuar gjykatës se sot ishte në pamundësi për të marrë pjesë në seancë dhe kërkonte të caktohej një datë tjetër pasi dëshironte që të ishte i pranishëm. Seanca e radhës në datën […]

The post Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon appeared first on BoldNews.al.

Apeli I GJKKO lë në fuqi vendimin e dënimit për ish-kryebashkiakun socialist/ Çfarë ndodhi me apartamentin e konfiskuar

By: V K
18 June 2025 at 12:43

Apeli i GJKKO, la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, duke e dënuar këtë fundit me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie, masë që u pezullua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Po ashtu, Apeli la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe.

Organi i akuzës provoi se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, nuk kishte deklaruar një apartament me sipërfaqe 82.33m2 në Lungomare të Vlorës, as shpenzimet për blerjen e kësaj prone, as punimet dhe as mobilimin e objektit.

Në shkallën e parë, çështja u shqyrtua me formën e gjykimit të shkurtuar, ku Tushe u dënua me 1.6 vite burg, dënim që zbriti në 1 vit, por gjyqtarja e çështjes vendosi pezullimin e dënimit duke e vendosur në dy vite shërbim prove.

Fatos Tushe, u arrestua në vitin 2021 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ai e përfundoi dënimin dhe u lirua nga qelia në janar të vitit 2023.

The post Apeli I GJKKO lë në fuqi vendimin e dënimit për ish-kryebashkiakun socialist/ Çfarë ndodhi me apartamentin e konfiskuar appeared first on Albeu.com.

Rreth një muaj pas kërkesës së AAK-së në Kushtetuese, Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar

18 June 2025 at 09:29

Prej më shumë se një muaji, Kuvendi i Kosovës vazhdon të përballet me bllokadë institucionale, si pasojë e mungesës së konstituimit përfundimtar.

Seancat po mbahen çdo 48 orë, por nuk po arrihet formimi i Komisionit për votim të fshehtë.

Në këtë kontekst, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të udhëhequr nga Time Kadrijaj dhe të përkrahur nga 10 deputetë të tjerë, kanë dorëzuar që më shumë se një muaj më parë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.

Ata kërkojnë shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mënyrës së formimit të këtij komisioni gjatë seancës konstituive të Kuvendit, që u mbajt më 5 maj 2025.

AAK ka shprehur shqetësime lidhur me procedurat e ndjekura, duke vënë në dyshim përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje, Zyra për Media e Gjykatës Kushtetuese ka konfirmuar për Telegrafin se rasti është ende në shqyrtim.

Në një përgjigje zyrtare, Gjykata ka bërë të ditur se ende nuk është marrë ndonjë vendim.

“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që Gjykata të shqyrtojë të gjitha aspektet kushtetuese të çështjes së parashtruar në kërkesë dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, në Gjykatë janë dorëzuar edhe komentet e deputetëve të tjerë në lidhje me këtë kërkesë, çka tregon për një përfshirje të gjerë institucionale në shqyrtimin e çështjes.

AAK vazhdon të këmbëngulë se krijimi i komisionit për votim të fshehtë është bërë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe ligjore, duke kërkuar nga Gjykata një sqarim të qartë mbi ligjshmërinë e këtij veprimi. /Telegrafi/

The post Rreth një muaj pas kërkesës së AAK-së në Kushtetuese, Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar appeared first on Telegrafi.

Kërkoi lirinë, Gjykata merr vendimin për Erion Veliajn

By: V K
17 June 2025 at 12:33

Ditën e sotme, në kuadër të hetimeve për korrupsion, Gjykata e Posaçme, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Po ashtu, gjykata ka konfirmuar masën “arrest shtëpie” për Elman Abulen, i cili është përfshirë në të njëjtën çështje hetimore.

Avokatët mbrojtës kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë, duke propozuar zëvendësimin me masa më të buta dhe ofruan garanci pasurore.

Megjithatë, GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesat.

Si argument të ri në seancë, Prokuroria paraqiti faktin se apartamenti që ndodhet mbi banesën e Veliajt zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa–Veliaj, duke ngritur dyshime për pasuri të padeklaruara apo të fshehura.

Ky fakt, u konsiderua si element shtesë që forcon dyshimet për implikim në veprimtari të paligjshme.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit, miratoi dhe vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj – Xoxa.

Ankues ishte kompania “Agi Kons” e biznesmenit Gentian Sula, në emër të kompanisë të të cilit rezulton pronësia.

Por sipas prokurorëve të SPAK-ut, ky apartament te “Kodra e Diellit” në Tiranë, ishte në përdorim nga kryebashkiaku.

Me këtë vendim të marrë sot nga Apeli i GJKKO-së apartamenti i çiftit Veliaj- Xoxa mbetet në sekuestro.

The post Kërkoi lirinë, Gjykata merr vendimin për Erion Veliajn appeared first on Albeu.com.

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

By: Oldi
13 June 2025 at 12:36

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin. Ky vendim vjen pas kërkesës së Partisë Demokratike-ASHM, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor. Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e Partisë Demokratike në […]

The post KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn

By: fra nc
9 June 2025 at 15:37

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, të dhënë më herët ndaj tij.

Sa i përket kërkesës për zëvendësimin e masës me garanci pasurore, avokatët e Veliajt nuk ofruan një shumë të caktuar, duke ia lënë vendimmarrjen gjyqtares.

Në përfundim, gjykata nuk pranoi ndryshimin e masës dhe vendimi për “arrest me burg” mbetet në fuqi.

Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Ai po hetohet për korrupsion pasiv në 9 episode dhe për pastrim parash, për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK ka zgjeruar hetimet edhe ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila dyshohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sipas SPAK Veliaj së bashku me bashkëshorten dhe kompanitë në emër të saj kanë ngritur një skemë komplekse për përvetësimin e fondeve të Bashkisë Tiranë.

Po ashtu, nën akuzë janë vënë pesë biznesmenë, të cilët, sipas hetimeve, kanë paguar ryshfet për të siguruar fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn appeared first on Euronews Albania.

Hyn në fuqi vendimi i Trump për ndalimin e 12 vendeve që të hyjnë në SHBA

9 June 2025 at 11:35

Vendimi i Donald Trump për ndalimin e hyrjes së qytetarëve në SHBA të 12 vendeve kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, hyri në fuqi në orën 12:00 të mëngjesit sipas kohës lindore të hënën.

Deklarata e re, të cilën Trump e nënshkroi javën e kaluar, ua kufizon “plotësisht” hyrjen në SHBA shtetasve të Afganistanit, Mianmarit, Çadit, Republikës së Kongos, Guinesë Ekuatoriale, Eritresë, Haitit, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit. Hyrja e shtetasve të Burundit, Kubës, Laosit, Sierra Leones, Togos, Turkmenistanit dhe Venezuelës do të kufizohet pjesërisht.

Ndryshe nga ndalimi i parë i udhëtimit i Trump në vitin 2017, i cili fillimisht synonte qytetarët e shtatë vendeve me shumicë myslimane dhe u kritikua si një “ndalim mysliman” jokushtetues, ndalimi i ri është më i gjerë dhe ekspertët ligjorë thanë se presin që ai t’i rezistojë sfidave ligjore.

Njoftimi i ndalimit të ri të udhëtimit u prit me më pak zemërim dhe protesta sesa ndalimi i tij fillestar i vitit 2017. Të hënën, ndalimi i ri dukej se u eklipsua nga betejat e tjera të Trump për imigracionin, duke përfshirë protestat e tërbuara në Los Angeles për shkak të bastisjeve të Trump për deportim, të cilat u pasuan nga vendosja e Gardës Kombëtare nga Trump në qytet pavarësisht kundërshtimit të guvernatorit të Kalifornisë.

Ndalimi pritet gjithashtu të ketë një efekt disproporcional në vendet afrikane, me disa qytetarë të vendeve të synuara që shqetësohen se do të përjashtohen nga mundësitë për arsim, zhvillim profesional dhe rrjetëzim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hyn në fuqi vendimi i Trump për ndalimin e 12 vendeve që të hyjnë në SHBA appeared first on Euronews Albania.

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kukës, KAS merr vendimin

By: fra nc
5 June 2025 at 10:31

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare në qarkun Kukës.

Me këtë vendim, KAS ka lënë në fuqi tabelën ekzistuese të rezultateve, sipas së cilës Partia Demokratike merr dy mandate dhe Partia Socialiste një mandat.

Me vendimin e marrë nga KAS nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, duke mbyllur kështu procesin e shqyrtimit të ankesës së PD.

Çfarë pretendoi Partia Demokratike në KAS për qarkun Kukës:

  • U përdorën burimet shtetërore dhe administrata publike në funksion të Partisë Socialiste, duke krijuar një garë të pabarabartë dhe një klimë jo transparente.
  • U angazhuan funksionarë publikë në fushatë, në shpërndarje përfitimesh dhe në ushtrim presioni ndaj votuesve që dyshoheshin se mbështesnin opozitën.
  • U shpërndanë ndihma sociale, u miratuan emërime dhe investime publike në mënyrë të përzgjedhur, si mjet për të blerë vota.
  • U vendosën pengesa për opozitën, e cila pati akses të kufizuar në media dhe u përball me trysni institucionale.
  • U raportua përdorimi i grupeve kriminale për të frikësuar votuesit, sidomos në zonat rurale, përmes patrullimeve, bllokimeve rrugore dhe presionit të drejtpërdrejtë.
  • U pretendua se, pa këto ndërhyrje, rezultati në Kukës do të kishte qenë 3-0 në favor të PD-së, pasi votat e subjekteve të tjera do të ishin neutralizuar mes tyre.
  • U evidentuan probleme në raportin paraprak të OSBE-ODIHR, si:
  • Intimidim dhe presion mbi votuesit në Kukës.
  • Përdorim i burimeve shtetërore për përfitim elektoral.
  • U konsiderua procesi i votimit të Diasporës si dështim total, për shkak të moszbatimit të detyrimeve ligjore dhe mungesës së transparencës.
  • Nuk u ofruan prova nga KQZ dhe kompania postare DHL për dërgimin e fletëve të votimit të diasporës në adresat e votuesve të regjistruar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kukës, KAS merr vendimin appeared first on Euronews Albania.

Kujdes ç’postoni në rrjete sociale! Zbardhet vendimi i Trump për studentët e huaj

By: fra nc
30 May 2025 at 14:02

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të intervistave për vizat studentore në të gjitha ambasadat apo konsullatat e Shteteve të Bashkuara.

Sipas një kabllogrami të datës 27 maj 2025, të nënshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, të gjitha ambasadat dhe seksionet konsullore amerikane janë udhëzuar të mos caktojnë intervista të reja për vizat e kategorive F, që lidhen me studentët akademikë që synojnë të studiojnë në SHBA, vizat e kategorisë M, që lidhen me studentët profesional, dhe vizat e tipit J, që përfshijnë shkëmbimet kulturore.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përgatitjeve për një regjim të ri verifikimi, i cili fokusohet tek përmbajtja që aplikantët publikojnë në platformat si Facebook, Instagram, X dhe TikTok.

Pra të gjithë të rinjëve që synojnë të studiojnë në SHBA, do t;u kontrollohen të gjitha postimet në rrjete sociale.

Në dokumentin zyrtar nuk specifikohen qartë kriteret se çfarë mund të cilësohet si përmbajtje e papërshtatshme, por përmenden shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe luftimin e antisemitizmit. Kjo mungesë qartësie ka ngjallur shqetësime brenda vetë Departamentit të Shtetit dhe në mesin e institucioneve të arsimit të lartë, të cilat paralajmërojnë se masa të tilla mund të kenë pasoja të rënda për procesin e regjistrimeve dhe për stabilitetin financiar të universiteteve amerikane.

Shoqata Amerikane e Edukatorëve Ndërkombëtarë (NAFSA) e ka dënuar vendimin, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të dëmshëm për një komunitet që kontribuon ndjeshëm në zhvillimin akademik dhe ekonomik të vendit. Ndërkohë, komuniteti akademik amerikan shpreh frikën se studentët ndërkombëtarë po trajtohen si kërcënim, ndërsa universitetet si terren politik për betejat ideologjike të administratës.

Udhëzime të mëtejshme pritet të publikohen në ditët në vijim, ndërsa procesi i pajisjes me viza studentore mbetet i pezulluar pa një afat të caktuar.

Ky vendim i administratës Trump prek dhe studentët nga Shqipëria dhe Kosova që synojnë arsimimin në SHBA.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kujdes ç’postoni në rrjete sociale! Zbardhet vendimi i Trump për studentët e huaj appeared first on Euronews Albania.

❌
❌