Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës

By: Elva
17 July 2025 at 09:15

Sot në Apelin e Posaçëm mbahet seanca për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata do të shqyrtojë ankimimin e ish-presidentit kundër vendimit që e la në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024. Meta i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e […]

The post Kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Kishte lidhje me bandën e Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së, lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

By: V K
2 July 2025 at 13:51

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar për lidhje me bandën e Suel Çelës.

Trupi gjykues ka rrëzuar ankimimin e ish-magjesitrates, duke lënë pas hekurave Pajtime Fetahun.

“Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. Pajtime Fetahu, mbi kohëzgjatjen e paraburgimit”, thuhet në vendim.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 02.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 23.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim P.F., me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 355, datë 28.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

Deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit (shuarjen e masës së sigurimit) “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 dhe të konfirmuar me vendimin nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Shfuqizimin e urdhrit/vendimit nr. 355, datë 28.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. P.F., mbi kohëzgjatjen e paraburgimit.

Ish-magjistratja akuzohet për lidhje me bandën e Suel Çelës. Sipas SPAK, banda e Suel Çelës kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pajtime Fetahu) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale.

Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çelës dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre.

Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

The post Kishte lidhje me bandën e Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së, lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca në Apel për Vangjush Dakon, mungon një nga të pandehurit

By: Besnik
18 June 2025 at 13:26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shtyjë seancën për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për shkak të mungesës së Adrian Bulkut, njërit nga të pandehurit e çështjes.

Bulku njoftoi gjykatën se nuk mund të marrë pjesë sot në seancë dhe kërkoi caktimin e një date të re, duke shprehur dëshirën për të qenë i pranishëm ndërsa seanca e radhës u caktua të mbahet në datën për më 1 korrik në orën 10:30.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit vijon të jetë nën masën e arrestit në shtëpi, ndërsa në shkallën e parë të gjykimit është shpallur fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, duke u dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet seanca në Apel për Vangjush Dakon, mungon një nga të pandehurit appeared first on Euronews Albania.

Apeli I GJKKO lë në fuqi vendimin e dënimit për ish-kryebashkiakun socialist/ Çfarë ndodhi me apartamentin e konfiskuar

By: V K
18 June 2025 at 12:43

Apeli i GJKKO, la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, duke e dënuar këtë fundit me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie, masë që u pezullua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Po ashtu, Apeli la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe.

Organi i akuzës provoi se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, nuk kishte deklaruar një apartament me sipërfaqe 82.33m2 në Lungomare të Vlorës, as shpenzimet për blerjen e kësaj prone, as punimet dhe as mobilimin e objektit.

Në shkallën e parë, çështja u shqyrtua me formën e gjykimit të shkurtuar, ku Tushe u dënua me 1.6 vite burg, dënim që zbriti në 1 vit, por gjyqtarja e çështjes vendosi pezullimin e dënimit duke e vendosur në dy vite shërbim prove.

Fatos Tushe, u arrestua në vitin 2021 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ai e përfundoi dënimin dhe u lirua nga qelia në janar të vitit 2023.

The post Apeli I GJKKO lë në fuqi vendimin e dënimit për ish-kryebashkiakun socialist/ Çfarë ndodhi me apartamentin e konfiskuar appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Apelit lë në fuqi sekuestrimin e apartamentit te “Kodra e Diellit” të çiftit Veliaj-Xoxa

By: V K
17 June 2025 at 11:17

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj-Xoxa.

Ankues ishte kompania “Agi Kons” e biznesmenit Gentian Sula, në emër të kompanisë të të cilit rezulton pronësia.

Por sipas prokurorëve të SPAK-ut, ky apartament te “Kodra e Diellit” në Tiranë, ishte në përdorim nga kryebashkiaku.

Me këtë vendim të marrë sot nga Apeli i GJKKO-së, apartamenti i çiftit Veliaj- Xoxa mbetet në sekuestro.

The post Gjykata e Apelit lë në fuqi sekuestrimin e apartamentit te “Kodra e Diellit” të çiftit Veliaj-Xoxa appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Apelit të GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt

By: V K
14 June 2025 at 14:11

Gjykata e Apelit në GJKKO, ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, ish-zv.kryeministrit të Shqipërisë, i cili vijon të jetë në arrati.

Arben Ahmetaj, përmes avokatëve të tij kishte bërë ankimim, por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë në GJKKO.

Vendimi:

Ankues A.A., çështja nr.36 akti, datë 30.05.2025 regjistrimi, me objekt: caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive.

Ardhur për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes sot me datë 14.06.2025, vendosi:

Miratimin e vendimit/urdhrit n.296 akti, datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë

-Apartament n.*, sip.167m2, zk *, rruga ‘*’, ap.*, *, regjistruar në pronësi të z.A.A.;

-Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në * Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.;

-Shuma 115.692,84 euro në depozitën n.*, në ** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A.

The post Gjykata e Apelit të GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO lë në burg shefin e Rrugores Roven Zeka, zbutet masa për Sokol Novakun

By: Oldi
21 May 2025 at 11:11

Apeli i GJKKO ka lënë në masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore në Tiranë, Roven Zeka. Ndërsa togat e zeza kanë zbutur masën shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku. Ndaj tij u caktua “arrest shtëpie” për shkak te rrethanave familjare. Vendimi është dhënë nga gjyqtari i çështjes Engert […]

The post Apeli i GJKKO lë në burg shefin e Rrugores Roven Zeka, zbutet masa për Sokol Novakun appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit

By: Ela
24 April 2025 at 10:36

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e Erion Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit të tij. Celulari i Veliajt është sekuestruar ditën e arrestimit të kryebashkiakut, më 10 shkurt. Aparati celular është marrë si dëshmi për hetimin sa i përket provave për të cilat më pas është bërë dhe […]

The post Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit appeared first on BoldNews.al.

U dënuan me burg për mashtrim 7 mln euro me Call Center, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim (Emrat)

23 April 2025 at 13:21

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të prishë vendimin nr. 43, datë 08.07.2024, të dhënë nga Shkalla e Parë ndaj të pandehurve Erjon Kasmi dhe Xhuljan Xhafa, të dënuar më herët për mashtrim me Call Center në vlerën prej rreth 7 milionë euro. Vendimi u shpall më 23 prill 2025 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani dhe Nertina Kosova.

Apeli ka urdhëruar rigjykimin e çështjes nga një kolegj tjetër brenda së njëjtës gjykatë, pas ankimeve të paraqitura nga të pandehurit.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 23.04.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 13 akti, datë 20.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimeve të ankuesve/të pandehurve E.K. dhe Xh.Xh., kundër vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Prishjen e vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar dërgimin e akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë.

The post U dënuan me burg për mashtrim 7 mln euro me Call Center, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Sekuestrimi i celularit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

By: Besnik
15 April 2025 at 09:49

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e sekuestrimit ndaj celularit të saj.

Kujtojmë se në ankesën e saj, Ajola Xoxa kishte kërkuar kthimin e celularit, i cili është sekuestruar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK

Me këtë vendim të marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke konfirmuar sekuestrimin e pajisjes.

Ajola Xoxa ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa është nën hetim për fshehje pasurie.

Bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt të vitit 2025, nën akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 15.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 92, datë 08.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses A.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 93, datë 20.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi kundërshtimin e vendimit të prokurorit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr. 93 Akti, datë 20.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sekuestrimi i celularit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës appeared first on Euronews Albania.

BKH i sekuestroi celularin/ Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës

By: V K
15 April 2025 at 09:56

Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të anuluar sekuestrimin e celularit të saj.

Me këtë vendim, Apeli lë në fuqi masën e dhënë më herët nga shkalla e parë, duke i dhënë të drejtë kërkesës së prokurorisë për të sekuestruar pajisjen si pjesë e hetimeve në vijim.

Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

The post BKH i sekuestroi celularin/ Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO lë në burg “bosin e mikrokredive”, Arben Meskutin

By: Ela
28 March 2025 at 13:54

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Arben Meskutin, i arrestuar lidhur me skandalin e “Mikrokredive”. Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemën piramidale. Procedimi […]

The post Apeli i GJKKO lë në burg “bosin e mikrokredive”, Arben Meskutin appeared first on BoldNews.al.

Sakica e Troshani, në qeli/ Dy të rinjtë akuzohen për përplasjen me armë në Bushat, në 2024

27 March 2025 at 10:34

Apeli i GJKKO ka lënë në qeli Izmir Sakicën dhe Samuel Troshani, duke mos ndryshuar masën e sigurisë.

Kjo masë është dhënë për ngjarjen e ndodhur në gusht të 2024 në Rranxë të Bushatit, ku pati përplasje me armë zjarri me grupin e Aleksandër Prendit.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se më 23 gusht në vitin 2024, rreth orës 17: 00 të pasdites personat nën hetim Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka bashkë me persona të tjerë janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.

Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Andrea Prendit, dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë.

Kërkoi heqjen e sekuestros për llogaritë bankare, GJKKO rrëzon bashkëshorten e Veliajt

By: V K
13 March 2025 at 11:40

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka rrëzuar ankimimin e Ajola Xoxës, bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, e cila kërkoi heqjen e masës së sekuestros për llogaritë e saj bankare.

Apelii GJKKO-së, mori vendimin për të lënë në fuqi masën e sekuestros të vendosur nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj çiftit Veliaj.

Ndërkohë, Ajola Xoxa, mund të bëjë rekurs kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

The post Kërkoi heqjen e sekuestros për llogaritë bankare, GJKKO rrëzon bashkëshorten e Veliajt appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj

By: V K
13 March 2025 at 11:13

Këtë të enjte, Apeli i GJKKO, ka marrë vendimin në lidhje me ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Gjykatësi Engert Pëllumbi, ka marrë parasysh kërkesën e Prokurorëve të Posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani, që këmbëngulën në mbajtjen e Veliajt në qeli, pasi sipas tyre vë në rrezik procesin, duke pasur mundësi të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule.

Vendimi i Apelit të GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, të kësaj gjykate, me këtë ndryshim:

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e vendosur për personin në hetim E.A., me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij Kodi;

Urdhërohet personi nën hetim E.A. që të mos largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në “***”, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton;

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.A. nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

The post Apeli i GJKKO lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj appeared first on Albeu.com.

Veliaj kërkon lirinë/ Apeli i GJKKO shpall sot vendimin

By: V K
13 March 2025 at 08:46

Këtë të enjte, Apeli i GJKKO pritet të japë në orën 10:00 vendimin në lidhje me ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Seancën e djeshme e cila zgjati më shumë se 3 orë, foli kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi provat dhe akuzat e reja të SPAK.

Veliaj pretendoi se SPAK e kishte përgjuar në bisedat telefonike me  familjarët ku interesohej për intervistat në media.

Gjithashtu, Veliaj kërkoi që seanca e tij në Apel të zhvillohej me praninë e medias.

Prokuroria e Posaçme, kërkoi vazhdimin e arrestit me burg për Veliajn, ndërsa avokatët e kryebashkiakut ofruan garanci pasurore në këmbim të lirisë.

The post Veliaj kërkon lirinë/ Apeli i GJKKO shpall sot vendimin appeared first on Albeu.com.

Shtyhet sërish seanca për Veliajn/ Prokurorët kërkojnë vijimin e arrestit me burg

By: V K
12 March 2025 at 15:35

Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn, i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Vendimi do të shpallet të enjten në orën 10.00 nga gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëlumbi.

Seancën e sotme, foli kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi provat dhe akuzat e SPAK.

Prokuroria e Posaçme, kërkoi vazhdimin e arrestit me burg për Veliajn, ndërsa avokatët e kryebashkiakut ofruan garanci pasurore në këmbim të lirisë.

The post Shtyhet sërish seanca për Veliajn/ Prokurorët kërkojnë vijimin e arrestit me burg appeared first on Albeu.com.

U paraqit në rolin e vëzhguesit, Apeli i GJKKO nuk pranon avokatin amerikan në seancën për Veliajn

By: V K
11 March 2025 at 10:41

Ditën e sotme, avokati amerikan Joshua Roberts, që po ndjek në rolin e vëzhguesit çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nuk është lejuar që të futet në seancë.

Avokati amerikan, Joshua Roberts, është në ekipin mbrojtës të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Një ditë pasi ai takoi në qeli kryetarin e bashkisë, sot ka shkuar në Apelin e GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, ku Veliaj kërkon lirimin, por nuk është lejuar të jetë prezent.

Ai është shprehur për mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht.

“Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë”, tha një ditë  më parë Roberts, pasi takoi Erion Veliajn, i cili theksoi se; “do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj”.

Avokati Joshua Roberts,  është pjesë e studios ligjore amerikane Kasowitz Benson e Torres LLP.

The post U paraqit në rolin e vëzhguesit, Apeli i GJKKO nuk pranon avokatin amerikan në seancën për Veliajn appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO-së vendos sot për “fatin” e Erion Veliajt, shqyrtohen edhe kërkesat e 4 biznesmenëve

By: V K
11 March 2025 at 08:17

Ditën e sotme, në Apelin e Gjykatës së Posaçme, do të mbahet sot seanca e ankimimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për masën e sigurisë “Arrest me burg”, dhënë nga GJKKO dhe gjyqtari Erjon Bani.

Veliaj kërkon me çdo kusht zbutjen e masës së sigurisë, pasi sipas tij, nuk ekziston asnjë kriter për një masë të tillë.

Sipas kryebashkiakut, nuk ka shanse që ai të prishë provat, të intimidojë dëshmitarët apo të largohet jashtë vendit, pasi ka dhënë prova që është larguar jashtë vendit dhe është rikthyer pavarësisht faktit që ishte nën hetim.

Ndërkohë prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani, këmbëngulin në masën e sigurisë sepse në postin e kryetarit të bashkisë sipas tyre, Veliaj ka mundësi të prishë provat.

Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj, akuzohet për veprat penale “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Seanca e nesërme do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, pasi gjyqtarja Ilirjana Olldashi ,nuk do të jetë e pranishme për shkak të problemeve shëndetësore.

Në seancën e sotme pritet të shqyrtohet edhe ankimimi për masën e sigurisë i 4 nga 6 biznesmenëve të lidhur me këtë çështje, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Elman Abdule.

Biznesmenët Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi, nuk kanë ankimuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga GJKKO.

The post Apeli i GJKKO-së vendos sot për “fatin” e Erion Veliajt, shqyrtohen edhe kërkesat e 4 biznesmenëve appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e nënës së Ajola Xoxës, lë në fuqi masën e sekuestrimit të pasurive

By: V K
10 March 2025 at 10:20

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën për sekuestrimin e pasurive të nënës së Ajola Xoxës.

Valbona Xoxa, kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, por gjyqtari Engert Pëllumbi me një vendim të ditës së sotme, 10 mars, e rrëzoi kërkesën e saj.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 10.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses V.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasurinë e paluajtshme”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

The post Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e nënës së Ajola Xoxës, lë në fuqi masën e sekuestrimit të pasurive appeared first on Albeu.com.

❌
❌