Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjykata e Lartë rrëzon shpresën e Veliajt për lirimin nga qelia

8 July 2025 at 14:21

Pas një seance 2-orëshe mesditën e së martës, Gjykata e Lartë rrëzoi shpresat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për lirimin nga qelia dhe vendosi që të lërë në fuqi masën e tij të arrestit me burg. Vendimi u mor nga trupa e Kolegjit Penal me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pasi dëgjoi argumentet, pjesë e […]

The post Gjykata e Lartë rrëzon shpresën e Veliajt për lirimin nga qelia appeared first on Reporter.al.

Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

8 July 2025 at 07:58

Në orën 12:00, trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pritet të mblidhet për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të […]

The post Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë appeared first on Reporter.al.

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

28 June 2025 at 09:15

Zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan të martën, një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë. Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat […]

The post PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik appeared first on Reporter.al.

Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

27 June 2025 at 12:16

Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Por këtë javë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aleati i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ka bërë më shumë zhurmë se kurrë për të mbrojtur veten. Të martën […]

The post Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok appeared first on Reporter.al.

Sekuestro ndaj banesës në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

27 June 2025 at 09:18

Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa. Në rekurs kundërshtohej vendimi i apelit për sekuestron e një banese në Qerret të vendosur nën sekuestro nga SPAK.

Rekursi është depozituar edhe nga dy shoqëri që kërkuan heqjen e sekuestros së vendosur në muajin mars.

The post Sekuestro ndaj banesës në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës appeared first on Sot News | Lajme.

Sekuestrimi i banesës në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

By: user7
27 June 2025 at 09:04

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa që kundërshtonin vendimin për sekuestron e një banese në Qerret. Mësohet se rekursi është depozituar edhe nga dy shoqëri që kërkuan heqjen e sekuestros së vendosur në muajin mars 2025.

Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

The post Sekuestrimi i banesës në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës appeared first on Lapsi.al.

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

By: Oldi
25 June 2025 at 17:09

Këto ditë, në ato pak media që vijojnë të mbështesin Veliajn është shfaqur një raport i dy studiove ligjore ndërkombëtare që rreshojnë argumentat kundër burgosjes së tij të padrejtë, sipas tyre. Në dokumentin me shkrim të Kasowitz LLP, me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP, me seli në Londër, theksohet se kryebashkiaku […]

The post Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn? appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen

By: user 6
24 June 2025 at 21:15

Të martën, zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë.

Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat i ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe i atij shqiptar Edi Rama, pretendon se mbajtja në paraburgim e Veliajt shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“SPAK e ka arrestuar kryetarin e Bashkisë Veliaj pa ngritur asnjë akuzë, në kushte që e kanë penguar atë të ushtrojë mandatin si kryetar bashkie dhe të përmbushë detyrimet e tij gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025,” deklarojnë Mishcon de Reya LLP dhe Kasowitz LLP në një njoftim për shtyp.

Mishcon de Reya LLP është studioja e dytë ligjore që Veliaj angazhon, pas asaj amerikane Kasowitz LLP. Ajo është themeluar në vitin 1937 dhe në vitin 2022–2023 pati të ardhura të raportuara prej 225 milionë paund britanikë. Studio ligjore britantike njihet për përfaqësimin e klientëve të pasur, të famshëm dhe të fuqishëm – përfshirë përfaqësimin e princeshës së ndjerë të Uellsit, Diana Spencer, gjatë divorcit të saj me mbretin Charles.

Megjithëse konsiderohet një nga firmat ligjore më të mëdha britanike, ajo është gjobitur në vitin 2022 për shkeljen e rregullave për pastrimin e parave në Mbretërinë e Bashkuar.

Firma ligjore nuk ishte menjëherë e arritshme nëpërmjet telefonit ditën e martë. Është e paqartë nëse ajo është kontraktuar drejtpërdrejt nga Veliaj për hartimin e raportit apo nëpërmjet Kasowitz LLP.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u arrestua më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash, nëpërmjet një rrjeti kompanish dhe OJF-ësh të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat.

Studioja amerikane “Kasowitz Benson Torres” është angazhuar për mbrojtjen e kryebashkiakut nga i vëllai, Arbër Veliaj, i cili ka bërë një parapagesë me vlerë 300 mijë USD.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, avokatët e studios Kasowitz marrin një pagesë për orë pune që varion nga 500 USD deri në 1950 USD.

Masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt pritet të vlerësohet nga Gjykata e Lartë me 8 korrik. /Reporter.al

The post BIRN: Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen appeared first on Lapsi.al.

Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen

24 June 2025 at 18:09

Të martën, zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë. Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat […]

The post Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen appeared first on Reporter.al.

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

By: user7
20 June 2025 at 11:58

Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Xoxa është paraqitur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, të lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO ndaj saj.

Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

The post Ajola Xoxa paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Teksa Veliaj ndodhet në burg, Ajola Xoxa shfaqet në bregun e Qerretit (VIDEO)

By: V K
16 June 2025 at 14:47

Teksa Erion Veliaj ndodhet në burg prej 10 shkurtit 2025, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Ajola Xoxa, përmes në një video të publikuar nga Ora news, shfaqet në bregun e Qerretit me familjen e saj.

Në pamjet e publikuara në media, Xoxa shfaqet e qetë dhe e buzëqeshur.

Kujtomë që; Erion Veliaj, u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

 

Për më shumë ndiqni videon:

 

The post Teksa Veliaj ndodhet në burg, Ajola Xoxa shfaqet në bregun e Qerretit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në zbatim të masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

By: user 11
9 June 2025 at 11:11

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Bashkëshortja e Veliajt është në hetim nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim të parave e fshehje të pasurisë dhe po hetohet nën masën detyrim paraqitje.

Sakaq, Erion Veliaj sot kërkon lirinë nga paraburgimi i Durrësit, ku qëndron prej 10 shkurtit, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Seanca e Veliajt fillon në orën 14:00, teksa çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Veliaj po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 episode dhe pastrim parash. Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe që prej asaj kohe ka kërkuar disa herë lirimin nga paraburgimi, pa sukses.

The post Në zbatim të masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

By: V K
9 June 2025 at 10:55

Këtë të hënë, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK.

Xoxa vijon të zbatojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme.

The post Ajola Xoxa paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Sekuestrimi i pasurive/ Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

28 May 2025 at 11:07

Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Kjo kërkesë e saj vjen pasi, GJKKO vendosi sekuestrimin e dy pasurive të çiftit.

Ajola Xoxa është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet prej muajsh në qeli.

Në vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post Sekuestrimi i pasurive/ Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Sot News | Lajme.

Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

By: nilda
28 May 2025 at 11:32

Ajola Xoxa, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi GJKKO vendosi sekuestrimin e dy pasurive të çiftit. Xoxa është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet prej muajsh në qeli. Në vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e…

Source

GJKKO vendosi sekuestrimin e 2 pasurive/ Ajola Xoxa bën rekus në Gjykatën e Lartë

By: user7
28 May 2025 at 11:16

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka bërë në rekurs në Gjykatën e Lartë, pas sekuestrimit të dy pasurive të çiftit. Mësohet se rekursi i Xoxës ka ardhur vetëm disa ditë pas vendimin të GJKKO-së në lidhje me sekuestrimit e pasurive.

Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

The post GJKKO vendosi sekuestrimin e 2 pasurive/ Ajola Xoxa bën rekus në Gjykatën e Lartë appeared first on Lapsi.al.

Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

By: V K
28 May 2025 at 11:25

Ajola Xoxa, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi GJKKO vendosi sekuestrimin e dy pasurive të çiftit.

Xoxa është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet prej muajsh në qeli.

Në vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Avokatët e Veliajt dhe Xoxës: Asnjë provë që lidh klientët tanë me pasurinë e hetuar

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Avokatët e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, kanë reaguar pas njoftimit për shtyp të SPAK për sekuestrimin e një pasurie në kuadër të një hetimi për korrupsion dhe krim të organizuar.

Në një deklaratë për mediet, ata sqarojnë se as Veliaj dhe as Xoxa nuk janë pronarë të pasurisë së sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje ligjore apo pasurore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, që ndodhet në fokus të procedimit penal nr. 27/2024.

“Në vijim të raportimeve mediatike dhe interesit të shtuar publik lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, sqarojmë si më poshtë: As z. Erion Veliaj dhe as znj. Ajola Xoxa nuk janë pronarë të kësaj pasurie të sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”. Pasuria e paluajtshme në pronësi të znj. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë, në zonën e Selitës, krijuar para marteses dhe ky apartament nuk është dhe nuk ka qenë në asnjë moment objekt hetimi apo sekuestrimi nga ndonjë autoritet ligjzbatues”, thuhet në deklaratë.

Avokatët theksojnë gjithashtu se çdo hetim duhet të bazohet në fakte dhe prova të verifikueshme, në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë. Ata rikujtojnë se çifti Veliaj-Xoxa ka deklaruar gjithmonë pasuritë në përputhje me ligjin dhe ka bashkëpunuar me institucionet përkatëse.

“Theksojmë se është në të drejtën ligjore të organit të akuzës të kryejë hetime, por dyshimet e ngritura duhet të bazohen në fakte konkrete dhe prova të verifikueshme, në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtave themelore të individit. Z. Veliaj dhe znj. Xoxa kanë deklaruar pasuritë e tyre, si para, edhe pas martesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe kanë qenë gjithmonë bashkëpunues me institucionet përgjegjëse. Çdo përpjekje për të deformuar realitetin dhe për të lidhur emrin e tyre me çështje që nuk kanë asnjë bazë ligjore përbën keqinformim të opinionit publik dhe sulm ndaj figurës publike të z. Veliaj, për çka do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e reputacionit dhe zbardhjen deri në fund të së vërtetës. Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të krijuar komshinjve të çiftit Veliaj-Xoxa dhe i vetmi “faj” i tyre është se banojnë në të njëjtin pallat me këto të fundit”, thuhet në reagimin e avokatëve.

/r.e/

The post Avokatët e Veliajt dhe Xoxës: Asnjë provë që lidh klientët tanë me pasurinë e hetuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj fshehu apartamentin në emër të “AGI KONS”? Avokatët: Dyshimet duhen të bazohen në fakte!

22 May 2025 at 19:09

Avokatët e Erion Veliajt ka reaguar në lidhje me akuzën e re që iu shtzua sot klientit të tyre nga SPAK, duke i sekuestruar edhe një apartament së bashku me një shtojcë, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e çiftit Veliaj-Xoxa. Apartamentii sekuestruar ndodhet në katin e dytë të godinës ku ndodhet dhe apartamenti […]

The post Veliaj fshehu apartamentin në emër të “AGI KONS”? Avokatët: Dyshimet duhen të bazohen në fakte! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌