Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Meta kërkon lirinë, rekurs në Kushtetuese pas vendimit të Gjykatës së Lartë

10 July 2025 at 17:50

Ilir Meta ka bërë rekurs në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë që e la në burg.

Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia.

Meta kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt. Gjithashtu, ish-presidenti i Republikës kërkon edhe shfuqimin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg.

Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024. Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.

The post Meta kërkon lirinë, rekurs në Kushtetuese pas vendimit të Gjykatës së Lartë appeared first on Sot News | Lajme.

Sekuestrimi i banesës në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

By: user7
27 June 2025 at 09:04

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa që kundërshtonin vendimin për sekuestron e një banese në Qerret. Mësohet se rekursi është depozituar edhe nga dy shoqëri që kërkuan heqjen e sekuestros së vendosur në muajin mars 2025.

Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

The post Sekuestrimi i banesës në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës appeared first on Lapsi.al.

Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

By: V K
28 May 2025 at 11:25

Ajola Xoxa, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi GJKKO vendosi sekuestrimin e dy pasurive të çiftit.

Xoxa është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet prej muajsh në qeli.

Në vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Dorëzohet rekursi/ Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

By: user 6
19 May 2025 at 20:57

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm teksa kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Mësohet se rekursi është dorëzuar nga avokatët përmes postës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

The post Dorëzohet rekursi/ Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë appeared first on Lapsi.al.

Nën akuzë për korrupsion, Veliaj kërkon lirinë, dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë

19 May 2025 at 19:20

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, e cila vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Rekursi është paraqitur përmes postës nga avokatët mbrojtës, të cilët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.

Veliaj ndodhet nën hetim nga SPAK për akuzat e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Ai u arrestua më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndodhet nën masën “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë ideuar dhe vënë në funksion një skemë përfitimesh të parregullta që burojnë nga fondet publike të administruara nga Bashkia e Tiranës. Organi i akuzës pretendon se këto veprime, të kryera përmes mekanizmave të kamufluar, kishin për qëllim përfitimin personal dhe pasurimin e familjes Veliaj.

The post Nën akuzë për korrupsion, Veliaj kërkon lirinë, dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Sot News | Lajme.

Erion Veliaj kërkon që të dalë nga burgu, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

19 May 2025 at 19:41

Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Apelit, të cilat e lanë në burg, duke pranuar kërkesat e SPAK. Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, teksa mësohet se rekursi është dorëzuar nga avokatët përmes postës. […]

The post Erion Veliaj kërkon që të dalë nga burgu, bën rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on BoldNews.al.

“S’ka kryer vepër penale”/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK, lë në fuqi shfuqizimin e masës për Elton Qynon

14 May 2025 at 15:26

Gjykata e Lartë, ka vendosur të lerë të shfuqizuar masën e “Detyrimit për paraqitje” që SPAK vendosi në datën 24 Nëntor 2024 ndaj gazetarit Elton Qyno.

Vendimi është marrë nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Ilir Panda dhe Medi Bici, të cilët refuzuan një zëri kërkesën e paraqitur nga SPAK, që kërkonte nga Gjykata e Lartë të vendoste masën e sigurisë detyrim paraqitje për gazetarin.

Në fund të gjykimit treshja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, la në fuqi vendimin e 14 Janarit 2025 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, vendim i cili nxori “huq” masën paralizuese që SPAK vendosi ndaj gazetarit Elton Qyno.

Vendimi i Apelit argumentoi se gazetari Elton Qyno nuk kishte kryer asnjë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës së tij të gazetarit dhe për më tepër shtoi se për Qynon mungonte dhe dyshimi i arsyeshëm, kriter ky që krijon bindjen për vendosjen e një mase sigurimi ndaj individit.

Kështu sa më sipër, në ndryshim nga vlerësimi i gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, çmoj se i hetuari Apelues, gazetari Elton Qyno, nuk mund ti nënshtrohet masave të sigurimit personal, sepse në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova, mbi praninë e veprës penale “Korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Apeli cilësoi të gjitha shkrimet e Gazetarit Qyno si të vërteta dhe kishin interes publik, për shkak të ngjarjeve kriminale që kishin ndodhur në segmentin Elbasan-Peqin-Rrogozhinë dhe Durrës.

Në muajin Nëntor 2024, prokuroria e Posaçme SPAK ndërmorën një operacion policor në Tiranë dhe Elbasan, duke goditur Suel Çelën dhe persona të tjerë.

Mes 21 persona që SPAK vendosi masa sigurimi dhe filloi ndjekjen penale për vepra të ndryshme, ishin dhe dy gazetarët e Kronikës së Zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Ndërkohë në muajin Prill 2025, Gjykata e Kushtetuese dha një vendim 8 me 0, në favor të Gazetarit Elton Qyno, në të drejtën e tij për të mbrojtur burimet profesionale dhe gazetareske, duke nxjerë si antikushtetues të gjithë veprimet e kryera nga prokurorët e SPAK.

The post “S’ka kryer vepër penale”/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK, lë në fuqi shfuqizimin e masës për Elton Qynon appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë jep vendimin për kërkesën e Berishës

17 April 2025 at 13:45

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e Sali Berishës, për përjashtimin e treshes gjykuese të përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni, nga shqyrtimi i rekursit të tij. Vendimi është marrë nga gjyqtari Enton Dhimitri, i cili ka konfirmuar përbërjen aktuale të trupës gjykuese për çështjen në fjalë. Sali Berisha […]

The post Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë jep vendimin për kërkesën e Berishës appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për rekurs të Redjan Rrajës

By: user 5
10 April 2025 at 18:40

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë kërkesën për Rekurs të paraqitur nga i pandehuri Redjan Rraja, kundër vendimit të datës 1.11.2022 të GJKKO.

Vendimi ka të bëjë me masën e sigurisë dhënë nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën, i akuzuar si ekzekutor në atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj tek mbikalimi i Shkozetit.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim”, thuhet në vendimin e gjykatës.

The post Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për rekurs të Redjan Rrajës appeared first on Lapsi.al.

Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e masës “detyrim paraqitje”

21 March 2025 at 13:54

Sali Berisha kërkon të shfuqizojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në Gjykatën e Lartë, të caktuart nga Gjykata e Posaçme e Apelit në lidhje me dosjen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Mësohet se Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ish-Kryeministrit kundër vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi më 3 Janar, që caktoi ndaj tij […]

The post Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e masës “detyrim paraqitje” appeared first on BoldNews.al.

Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë për masën detyrim paraqitjeje

21 March 2025 at 13:14

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon shfuqizimin e masës së sigurimit detyrim paraqitjeje të caktuar ndaj tij nga gjyqtari Engert Pëllumbi në Apelin e GJKKO.

Shkalla e parë e revokoi/hoqi masën, ndërsa Apeli e ndryshoi vendimin e shkalles se pare duke i caktuar masën detyrim paraqitje.

Bashkë me Berishën, rekurs në Gjykatën e lartë ka bërë edhe dhëndri i tij Jamarber Malltezi, i cili kundërshton vendimet e gjykatave të posaçme që i kane refuzuar kërkesën për revokim të masës arrest në shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë për masën detyrim paraqitjeje appeared first on Euronews Albania.

Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë që i caktoi Apeli i Posaçëm

By: V K
21 March 2025 at 13:04

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka depozituar një recurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e masës së sigurimit të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO.

Apeli i Posaçëm, i caktoi ish-kryeministrit masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në 3 janar të këtij viti.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Berisha u mbajt në arrest shtëpiak pasi nuk respektoi masën fillestare të detyrimit të paraqitjes së caktuar nga GJKKO, në kuadër të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Së bashku me Berishën, asokohe u ndalua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili sot mbahet në arrest shtëpiak.

The post Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë që i caktoi Apeli i Posaçëm appeared first on Albeu.com.

Apeli legjitimoi kontrollet e SPAK në bizneset e saj, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

5 February 2025 at 10:39

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton vendimet e Gjykatës së Posaçme dhe të Apelit, të cilat legjitimuan kontrollet e ushtruara me urdhër të SPAK në bizneset e saj. Më konkretisht bëhet fjalë për kontrollet e ushtruar mëngjesin e 6 Dhjetorit nga oficerët e […]

The post Apeli legjitimoi kontrollet e SPAK në bizneset e saj, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on BoldNews.al.

Apeli legjitimoi kontrollet e SPAK në bizneset e saj, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

By: V K
5 February 2025 at 10:52

Ajola Xoxa, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit të Apeli i GJKKO-së legjitimoi kontrollet në bizneset e saj, si edhe sekuestrimin e celularit.

Me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore dhe BKH ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”.

Kujtojmë se me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës.

Ndërkohë më 3 shkurt, Ajola Xoxa, ka kundërshtuar në GJKKO vendimin për kontrollin e ushtruar në një apartamentin e përshtatur si magazinë e Sky Tower.

Kontrolli i SPAK është realizuar më datë 14 janar me vendim të gjyqtares Atalanta Zeqiraj, ndërkohë që sipas avokatëve të Ajola Xoxës, ky vendimi është kërkuar të shpallet si i paligjshëm në GJKKO.

Mësohet se gjatë kontrollit te 14 janarit, janë marrë disa dokumenta dhe pajisje elektronike, të cilat do të vlerësohen nga prokurorët e Posaçëm nëse mund t’i shërbejnë hetimit të rastit.

The post Apeli legjitimoi kontrollet e SPAK në bizneset e saj, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji kërkon pafajësinë/ Rekurs në Gjykatën e Lartë, ja kur do mbahet seanca

By: V K
4 February 2025 at 15:03

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton vendimin e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm që e dënoi atë me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë”.

Rekursi i tij është regjistruar në shkallën e tretë të gjyqësorit, teksa relatori i çështjes Sokol Binaj ka caktuar datën 11 mars për zhvillimin e seancës.

Ish-deputeti prej datës 27 shtator të vitit 2024, ndodhet në burgun e Fierit, pasi Apeli la në fuqi të vendimit të shkallës se parë.

Togat e zeza e gjeten fajtor sa i takon një audio përgjimi, ku pretendohej se vëllai ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, është i përfshirë në trafikun e drogës.

The post Ervin Salianji kërkon pafajësinë/ Rekurs në Gjykatën e Lartë, ja kur do mbahet seanca appeared first on Albeu.com.

Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e “detyrimit të paraqitjes”

By: user 8
20 January 2025 at 16:22

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi i është drejtuar këtë të hënë Gjykatës së Lartë me rekurs.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Kryemadhi kërkon heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Rekursi është dorëzuar nga avokatët mbrojtës të Kryemadhit.

Ish-kryetarja e LSI po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Rekurs në Gjykatën e Lartë dorëzoi javën e kaluar edhe ish-bashkëshorti i Kryemadhit, presidenti i PL, Ilir Meta.

Meta ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024, ndërsa SPAK ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg”, masë e cila është lënë në fuqi nga shkallët e gjyqësorit.

The post Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e “detyrimit të paraqitjes” appeared first on Lapsi.al.

Pas Metës edhe Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë

20 January 2025 at 15:20

Monika Kryemadhi ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit te Apelit të GJKKO per masën e sigurisë.

Më herët, ish-bashkëshorti i saj dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dërguar në Gjykatë të lartë vendimin për masën e sigurisë arrest me burg.

The post Pas Metës edhe Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë appeared first on Sot News | Lajme.

Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e “detyrimit të paraqitjes”

By: V K
20 January 2025 at 15:57

Këtë të hënë, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs. Kryemadhi kërkon heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Rekursi është dorëzuar nga avokatët mbrojtës të Kryemadhit.

Kryemadhi po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Rekurs në Gjykatën e Lartë, dorëzoi javën e kaluar edhe ish-bashkëshorti i Kryemadhit, presidenti i PL, Ilir Meta. Meta ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024, ndërsa SPAK ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg”, masë e cila është lënë në fuqi nga shkallët e gjyqësorit.

The post Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e “detyrimit të paraqitjes” appeared first on Albeu.com.

Fran Frrokaj nga arratia bën rekurs në Gjykatën e Lartë

By: user7
7 January 2025 at 12:23

Ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj ka dërguar rekurs në Gjykatën e Lartë. Frrokaj kërkon pezullimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit deri në shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Pas vendimit të apelit që e riktheu në burg, Frrokaj është në kërkim që prëj 23 dhjetorit. Mësohet se policia e ka kryer kontrolle në banesë por nuk e ka gjetur.

Ish-kryebashkiaku është dënuar nga shkalla e parë e GJKKO me 1.4 vite burg, por apeli ia dyshishoi dhe tashmë i duhet të vuajë 2.8 vite burg për shpërdorim detyre.

Ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj, bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar në regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

The post Fran Frrokaj nga arratia bën rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Lapsi.al.

Trafikimi i 613 kg kokainë/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekajt

By: user 8
12 December 2024 at 15:11

Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Arbër Çekaj. Pronari i kompanisë “Arbi Garden” u shpall fajtorë për trafikimin e sasisë më të madhe të drogë të kapur ndonjëherë në vendin tonë 613 kg kokainë

Çekaj u dënua me 21 vite burg por për shakë të gjykimit të shkurtuar atij ju ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të shlyej 14 vite burg.

Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.

The post Trafikimi i 613 kg kokainë/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekajt appeared first on Lapsi.al.

❌
❌