Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Lahesha me kanaçe’, Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Kushtet ishin të vështira

By: M C
12 July 2025 at 18:25

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në një emision televiziv tregoi përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burgun e Fierit.

Ai foli për kushtet e vështira në qeli dhe padrejtësinë që, sipas tij, e çoi pas hekurave.

Salianji theksoi se qëndrimi në burg ishte një provë e rëndë njerëzore, por edhe një “medalje politike”. Ai zbuloi se përjetimet në qeli do t’i përshkruajë më gjerësisht në një libër që planifikon të botojë.

Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së: Nuk kam nevojë të kem post, që të vijoj aktivitetin tim publik. Dënimi im është me pasoja, sepse për 5 vite nuk mund të jem as deputet. Por në këndvështrimin politik, dënimi politik është medalje për mua. Mund të kemi në PD një muze kujtese për të gjithë shërbëtorët e regjimit, që në shkelje të ligjit, marrin vendime që turpërojnë Shqipërinë, si vend që nuk krijon dot standarde. Në qeli numërohen edhe orët. Jam dënuar për kallëzim të rremë, pa bërë kallëzim fare. Nuk më kanë gjetur akuzë as për korrupsion, për asgjë. Më futën në burg, sepse iu prishja punë për zgjedhje. Dita e parë, për çdo njeri që përfundon në qeli, është moment i vështirë për jetën e njeriut, edhe pse e di se ke mbështetje masive, dhe në spektrin politik ka pasur dakordësi që ishte dënim i padrejtë.

Ajo që të rëndon më shumë burgun është padrejtësia e drejtësisë. Mendoj që jam me personalitet të fortë dhe nuk kam pasur probleme. Qëndrova në qeli, kam shkruar, kam reaguar. Aty kupton që s’ka dhe ujë e duhet të lahesh me kanaçe. Këto do i përshkruaj me detaje në një libër. Nga ana njerëzore, stafi në burgun e Fierit ishin njerëz profesionistë. Situatat janë ndryshe nga ato që janë jashtë. Duhet të shkruash me dorë, të shohësh një TV të vogël. Në ditët e para kërkon ku është telefoni, se je mësuar me instikt, tani prsh më bën përshtypje që e kam telefonin. Pra, që në fillim njeriu nis e mësohet me situatën, qoftë ajo dhe e vështirë. Pritja ka qenë e mirë, njerëzit bërtisnin emrin tim, thërrisnin “Rama ik”, kjo ishte diçka e mirë, se kupton që edhe qytetarët që janë dënuar, dikush me të drejtë e dikush pa të drejtë, e kanë kuptuar se burgosja ime ishte e padrejtë.

The post ‘Lahesha me kanaçe’, Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Kushtet ishin të vështira appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

By: user7
11 July 2025 at 09:27

Vetëm tre ditë pas lirimit nga burgu, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është paraqitur sot pranë Shërbimit të Provës, në zbatim të vendimit të Gjykatës.

Salianji u lirua me kusht më 8 korrik, pas vuajtjes së një pjese të dënimit me burg për çështjen “Babale”.

The post Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës appeared first on Lapsi.al.

Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

By: V K
11 July 2025 at 09:53

Mëngjesin e sotëm, në kuadër të lirimit të tij me kusht, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, është paraqitur te Shërbimi i Provës, i shoqëruar nga avokati Ledio Braho,

Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Fierit, Noel Vezizi, pasi kishte ezauruar 2/3 e dënimit.

Ai kreu 9 muaj e gjysmë burgim, teksa burgu i Fierit dhe Shërbimi i Provës poaraqitën raport pozitiv, ku po ashtu dakordësinë e shprehu edhe prokurori Genci Mane.

Salianji ndodhej prej 27 shtatorit të vitit të kaluar në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me 1 vit burgim, për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.

Ervin Salianji, por dhe Partia Demokratike, e kanë konsideruar dënimin e Apelit për të si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj.

Ish-deputeti demokrat e konsideron veten si një të dënuar politik dhe ka paralajmëruar se çështjen do e ndjekë deri në Strasburg.

The post Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht appeared first on Albeu.com.

“Jam në respekt të vendimit”/ Salianji zbulon hapat që do ndërmarr për dënimin e tij: Po pres, më pas…

11 July 2025 at 09:50

Salianji është shprehur se është në pritje të zbardhjen e vendimit të Gjykatës së lartë, për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, në kuadër të lirimit të tij me kusht, ku ka zbuluar hapat që do të ndërmarr për dënimin e tij me një vit burg, nga i cili kreu vetëm 9 muaj.

Më pas, siç tha ai, nëse Kushtetuesja nuk i jep zgjidhje, do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

“Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut”, tha ai. Sa i përket paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, Salianji tha se do të paraqitet edhe një herë tjetër brenda këtij muaji.

Ervin Salianji: Jemi në kushtet e një regjimi, ku dënimi im politik dhe çdo ditë qëndrimi në burg konfirmon që për interesa politike dhe për çdo interes tjetër që bie ndesh me ato të vullnetit personal të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me çdo formë, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politike për të krijuar klimë terrori.

Do të jem përsëri edhe një herë tjetër brenda këtij muaji, pastaj në vijim ndërtohet një program për shërbimin e provës. Përderisa është krijuar ky institucion dhe ndeke zbatimin vendimit të Gjykatës, jam në respekt të vendimit.

Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut.

The post “Jam në respekt të vendimit”/ Salianji zbulon hapat që do ndërmarr për dënimin e tij: Po pres, më pas… appeared first on Sot News | Lajme.

Tre ditë pas lirimit me kusht, Salianji në detyrimin e parë: paraqitja te Shërbimi i Provës

11 July 2025 at 09:40

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje te Shërbimi i Provës, i shoqëruar nga avokati Ledio Braho, në kuadër të lirimit të tij me kusht.

Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar. Shërbimi i provës kishte depozituar raport pozitiv për sjelljen e Salianjit, ashtu si edhe më parë Burgu i Fierit.

Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura. Sipas ligjit të dekriminalizimit ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit, pra deri në vitin 2030 kur konsiderohet i rehabilituar.

The post Tre ditë pas lirimit me kusht, Salianji në detyrimin e parë: paraqitja te Shërbimi i Provës appeared first on Sot News | Lajme.

U lirua me kusht, Salianji zbulon hapat që do ndërmarrë për dënimin e tij

By: Ela
11 July 2025 at 09:46

Ervin Salianji ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, në kuadër të lirimit të tij me kusht, dhe ka zbuluar hapat që do të ndërmarr për dënimin e tij me një vit burg, nga i cili kreu vetëm 9 muaj. Salianji është shprehur se është në pritje të zbardhjen e […]

The post U lirua me kusht, Salianji zbulon hapat që do ndërmarrë për dënimin e tij appeared first on BoldNews.al.

Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

11 July 2025 at 09:34

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje te Shërbimi i Provës, i shoqëruar nga avokati Ledio Braho, në kuadër të lirimit të tij me kusht. Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Fierit, Noel Vezizi, pasi kishte ezauruar 2/3 e dënimit. Ai kreu […]

The post Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht appeared first on BoldNews.al.

Salianji: Xhafaj mbylli çështjen time pastaj dha dorëheqjen

By: user 6
10 July 2025 at 21:52

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervis Salianji, i cili kaloi 9 muaj për çështjen “Babale”, është rikthyer në skenën publike politike pas lirimit. Ai ishte i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ku bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke treguar se çështja ndaj tij ishte e fabrikuar politikisht.

“Është rasti i parë që Edi Rama, për një çështje ligjore, ka folur edhe para. Më ka thënë tre herë në parlament: ‘Do ta shohësh ti’. Ku e dinte ai? Një ditë nuk e dija unë vetë që kisha gjyq, e dinte Edi Rama, ma tha në parlament”, deklaroi Salianji.

Ai tha se Rama ka ndikuar para, gjatë dhe pas procesit gjyqësor. Sipas tij, gjithçka ka qenë e dirigjuar në mënyrë të qëllimshme për ta dëmtuar politikisht.

“Fatmir Xhafaj është përfituesi kryesor dhe e ka nxitur këtë çështje. Ai nuk dha dorëheqje pa u mbyllur dosja ndaj meje. Qëndroi ministër derisa i përdori të gjithë – drejtorin e përgjithshëm, drejtorët e Fierit, nëndrejtorët – dhe vetëm pasi mendoi se e kishte mbyllur çështjen, dha dorëheqjen”, theksoi ish-deputeti.

Salianji shtoi se nuk ka qenë prokuroria që ka hetuar rastin e tij, por ka vepruar mbi bazën e kallëzimit të një trafikanti. “Unë kam bërë burg për shkak të kallëzimit të një trafikanti. Nuk ka hetim nga prokuroria – kallëzimin e ka bërë trafikanti”, tha ai.

Duke komentuar masën e dënimit dhe ndalimin për të ushtruar funksione publike për pesë vite, Salianji theksoi se qëllimi ka qenë ta mbajnë jashtë garës elektorale. “E bënë një vit burg që të kishin kohë të më ndalonin nga kandidimi, të më hiqnin mandatin për shkak të formës së prerë të vendimit. E gjitha ishte politike, për të më mbajtur jashtë zgjedhjeve. Kishte dimensione të tjera, siç mendon çdo autokrat që frikën e ka gjithë kohën”, u shpreh ai.

Më tej, Salianji e cilësoi vendimin si “një dënim kot”, dhe theksoi se ai mbetet një aktor aktiv në terren, pavarësisht përpjekjeve për ta përjashtuar nga jeta politike.

“E bënë 1 vit, që të ketë mundësi që për shkak të dënimit të formës së prerë të humb mandatin dhe mos kandidoj në zgjedhjet që ishin, sepse sido të jetë unë jam njeri aktiv në terren etj., pra kishte dimensione të tjera, ashtu siç mendon çdo autokrat që frikën e ka gjithë kohën, pavarësisht se nuk ka zgjedhje, por frikën e ka dhe fillon kufizon të gjithë elementët që të jetë i sigurt dhe ta bëjë 0 mundësinë e ndryshimit nëpërmjet votës” – tha Salianji. /LAPSI.al

The post Salianji: Xhafaj mbylli çështjen time pastaj dha dorëheqjen appeared first on Lapsi.al.

“Për çështjen time në publik foli Rama, ndërsa Xhafaj përfitoi”, Salianji flet për periudhën e kaluar në burg: Kam bërë shokë, e kaloja ditën me …

By: M C
10 July 2025 at 21:27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh sot se kryeministri Edi Rama ishte ai që fliste në publik për çështjen ndaj tij, ndërsa ish-ministri Fatmir Xhafaj ishte personi që përfitoi.

Salianji u shpreh në emisionin “ÇIM PEKA Live” në Syri Tv se dënimi i tij u dha më qëllimin e vetëm për ta mbajtur larg zgjedhjeve. I pyetur nëse ka bërë shokë gjatë qëndrimit në qeli, Salianji tha se po, ndërsa foli më tej sesi e kalonte ditën në burg.

Ai u shpreh orët e tij brenda në qeli kalonin duke lexuar dhe shkruar, ku theksoi se ka mbajtur edhe shënime për dosjen e tij. Salianji tha gjithashtu se ka ndjekur mediat, ndërsa shtoi se një pjesë të madhe të kohës e zinin takimet me kolegët deputetë dhe gazetarët.

Pjesë nga intervista:

Salianji: Nuk di ta them nëse vendimin për dënimin tim e mori Fatmir Xhafaj apo Edi Rama. Por në publik ka fol Edi Rama, Fatmir Xhafaj është përfituesi kryesor nga kjo çështje. E dha dorëheqjen pasi e rregulloi çështjen. Këto kanë dashur tmë lënë larg zgjedhjeve. As leje nuk me jepnin. E bënë vendim të formës së prerë dhe humba zgjedhjet. Frikën e ka autokrati edhe kur nuk ka zgjedhje. Kam qëndruar në një ambient ku ka rrezikshmëri më të lartë, në Parlament. Ka hallexhinj që bëjnë burg kot, janë dënuar për gjëra kot. Cilido qytetar që përfundon në ato dyer, janë edhe për kalkulime të caktuara elektorale. Ka më shumë se 50 mijë përdorues të Sky ECC, ndërsa në burg janë jo më shumë se 15 ose 20 njerëz.

Pyetje: A ka Ervin Salianji shok në burgun e Fierit?

Salianji: Po sigurisht

Pyetje: Si ishte dita e Evin Salianjit në burg?

Salianji: Orët janë të gjata padyshim. Kam bërë një organizim të kohës duke lexuar dhe duke shkruar apo mbajtur shënime nga dosja. I jam kthyer disa aktiviteteve që nuk i bëja prej 15 vitesh, si futbolli apo palestra. Kam ndjekur dhe mediat se aty lejohen televizorët. Një pjesë e madhe ka qenë dhe takimet më kolegët deputetë dhe gazetarët. Nga kolëgët kanë qenë të gjithë.

The post “Për çështjen time në publik foli Rama, ndërsa Xhafaj përfitoi”, Salianji flet për periudhën e kaluar në burg: Kam bërë shokë, e kaloja ditën me … appeared first on Albeu.com.

“Jam i pari deputet që kam shkuar në burg me mandat”, Salianji: Ja pse u dorëzova vetë dhe nuk bëra rezistencë

By: M C
10 July 2025 at 21:10

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se është i pari deputet që ka shkuar në burg me mandat. I ftuar në “ÇIM PEKA LIVE”, në SYRI TV, Salianji theksoi se u dorëzua pasi vetë ai donte që vëmendja të kthehej te çështja dhe jo tek ai. Ndër të tjera Salianji u shpreh se i vetmi element që e bën Kryeministrin Edi Rama të mbajë pushtetin është klima e terrorit që krijon.

“Jam i pari deputet që kam shkuar në burg me mandat. I pari për të cilin e hodhën në burg Kushtetutën. U dorëzova sepse doja që vëmendja të kthehej te çështja jo tek unë. Kjo nuk nisi vetëm me këtë çështje ishte e hapur. Me Edi Ramën po fitove futësh në burg, si rasti i Belerit dhe rasti im. I vetmi element që e bën Ramën të mbajë pushtetin është klima e terrorit që krijon. Pra nuk është çështje partie, por vetëm personi se kush e shqetëson atë si individ,” tha Salianji.

The post “Jam i pari deputet që kam shkuar në burg me mandat”, Salianji: Ja pse u dorëzova vetë dhe nuk bëra rezistencë appeared first on Albeu.com.

‘Më i votuari’, Salianji sfidon Berishën me kandidatin që e përjashtoi nga Primaret: Pavarësisht funksionit politik…

10 July 2025 at 22:16

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar në rrjete sociale një foto me kreun e PD në Kavajë, Hysen Kadiu.

Salianji shprehet se kur i shërben mirë qytetarëve dhe vlerëson detyrën, shpërblehesh me votë si i pari.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji thekson se Hysen Kadiu është i palodhur për të shërbyer pavarësisht funksionit politik.

“Kur ju shërben mirë qytetarëve dhe vlerëson detyrën politike të shpërblehetsh me votë si i pari.

Hysen Kadiu i palodhur për të shërbyer pavarësisht funksionit politik”, shkruan Salianji.

Kujtojmë që Kadiu në garën e Primareve, u shpall si kandidati më i votuar në Qarkun e Tiranës.

Por pavarësisht kësaj, ai nuk u kandidua në listën e mbyllur për zgjedhjet e 11 majit nga Sali Berisha.

The post ‘Më i votuari’, Salianji sfidon Berishën me kandidatin që e përjashtoi nga Primaret: Pavarësisht funksionit politik… appeared first on Sot News | Lajme.

Salianji: Kam qenë në qeli me kriminelë që njihen si krerë bandash

By: Elva
10 July 2025 at 22:28

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për përvojën e tij pas qëndrimit rreth 9 muaj në burg, duke theksuar se është pritur mirë nga të dënuarit e tjerë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Salianji u shpreh se shumë prej personave që ndodhen në burg janë të akuzuar për krime të ndryshme, përfshirë […]

The post Salianji: Kam qenë në qeli me kriminelë që njihen si krerë bandash appeared first on BoldNews.al.

Salianji tregon çfarë ka biseduar me Berishën: Duhet një zgjidhje për të rrëzuar regjimin

By: Oldi
10 July 2025 at 22:20

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka zbuluar detaje të takimit mes tij dhe kryedemokratit Sali Berisha. Pas daljes nga burgu ku kreu 2/3 e dënimit, Salianji tha se kërkesa e vetme ndaj Berishës dhe Partisë Demokratike, mbetet zgjidhja për t’i dhënë fund njëherë e mirë atë që e etiketon si regjimii i Edi Ramës Salianji […]

The post Salianji tregon çfarë ka biseduar me Berishën: Duhet një zgjidhje për të rrëzuar regjimin appeared first on BoldNews.al.

Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq, situata në parti mbetet e njëjta

10 July 2025 at 14:41

Gjatë intervistës, analisti Mentor Kikia komentoi edhe lirimin e Ervin Salianjit nga burgu dhe faktin që ai nuk u prit nga asnjë drejtues në selinë e Partisë Demokratike. Analisti thotë se Salianji, ndonëse ishte në burg për një çështje të PD dhe jo të veten personale, nuk duhet të ketë pritshmëri nga partia, për shkak se mbetet e njëjta si ajo e rreth një viti më parë kur u dënua.

“Padyshim që Salianji ishte në burg për një kauzë të PD dhe jo për çështje personale dhe mendoj se ai mund të ketë patur pritshmëri që në selinë e PD do të pritej si heroi politik i kësaj partie por që siç ju konstatuat nuk ndodhi asgjë e tillë sepse përtej asaj që ka perceptuar Salianji në kushte kufizimi, PD ka qenë po e njëjta dhe Salianji do të integrohet në jetën politike të PD. Këtë e paralajmëroi edhe vetë Berisha por do të duhet të ulë pritshmëritë pasi Salianji është thjesht një politikan i kësaj partie që mund të marrë ndonjë post politik në kryesi apo vend tjetër. Por PD është po ajo dhe Salianji pnuk do të gjejë një ambient më të mirë nga ai që la kur u arrestua. Duhet të jetë koshient për mjedisin demokratik brenda asaj partie dhe s’duhet të ketë pritshmëri të tjera.”, u shpreh Kikia.

Kikia shtoi se nuk beson se në PD ka njerëz që mendojnë se Salianji mund të rritet politikisht dhe të bëhet një kandidat potencial për të marrë diçka më shumë. Sipas tij, dënimi nuk do ta rrisë Salianjin dhe ta bëjë atë një lider të mundshëm politik.

“Në PD nuk ka çfarë trazohet se është përfshirë në kauzën e denoncimit të zgjedhjeve dhe as që bëhet fjalë për të ulur e bërë analizën e përgjegjësive të veta në 11 maj. Së paku do të duhet të pritet shtatori ku PD të përmbyllë procesin e denoncimeve dhe më pas të analizojë problemet që kishte me listën e kandidatëve, me lidershipin e saj për të kuptuar se çfarë nuk shkonte dhe nga këtu nëse do të mund të marrë udhë nisma që mund të gjenerojnë lëvizje që të krijojë lidership të ri. Por derisa kjo gjë të mos pranohet nga Berisha, besoj se s’do të ketë lëvizje.”, shtoi ai.

Më tutje, Kikia u shpreh se pa hapur “krahun” Berisha në PD, askush nuk mund të ngrejë kokën për të shkaktuar trazira brenda partisë, teksa solli në vëmendje se si ai arriti që të rimerrte drejtimin e saj.

“Askush nuk mund të marrë ndonjë inciativë që të shpallë një trazim të ri të situatës aty duke qenë Berisha në zyrë. Këtë e provoi Basha dhe Berisha tregoi se edhe kur e nxorrën tërësisht jashtë partisë dhe grupi parlamentar, ai diti ta përmbysë situatën dhe ta risjellë aty ku është. Nuk besoj se dikush do të marrë kurajon të nisë një lëvizje të tillë. Kjo mund të thotë vetëm kur Berisha do të thotë se s’do të jetë më kandidat.”, përfundoi analisti.

The post Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq, situata në parti mbetet e njëjta appeared first on Sot News | Lajme.

Përurohet shtatorja e Josif Budos në Kavajë, Berisha: Rama burgos kundërshtarët

By: Besnik
10 July 2025 at 13:00

Të mërkurën në Kavajë u inaugurua shtatorja e Josif Budos, me rastin e 35-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë.

Kryetari i PD vlerësoi lart sakrificën e Budos duke e cilësuar si një akt që frymëzoi mbarë shqiptarët drejt lirisë.

Berisha u shpreh se dëshmori Josif Budo do të jetë frymëzim në betejën për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe rikthimin e besimit tek shqiptarët.

“Gjaku dhe sakrifica sublime e Josif Budos u shndërruan në dritë dhe frymëzim për mbarë shqiptarët. Kavaja, qyteti i kryengritjes së parë antikomuniste, e priti diktaturën me trimëri dhe qëndroi e pamposhtur,” deklaroi Berisha. Sot çdo shqiptar duhet të nderojë Josif Budon dhe sakrificën e tij me një betim solemn se nuk do të pajtohemi kurrë me këtë regjim. Josif Budo do të na frymëzojë në përpjekjen për të rikthyer dinjitetin, shpresën dhe besimin e shqiptarëve,” tha Berisha.

Josif Budo

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një “diktator modern” që po largon të rinjtë dhe po shkatërron kombin.

“Kombi është i rrëzuar përdhe. Sot jemi dëshmitarë të një politike spastrimi etnik që tejkalon precedentët historikë,” shtoi ai.

Berisha përmendi edhe burgosjen e Ervin Salianjit, duke e konsideruar atë si viktimë të përpjekjeve për të mbrojtur kryeministrin Rama dhe Fatmir Xhafën ndaj akuzave.

“Çfarë mund t’i bëjë një armik më shumë një kombi se sa ai që burgos kundërshtarët e tij? Ervin Salianji u dënua vetëm sepse denoncoi mbrojtjen që i bëhej Geron Xhafës për trafikun e Vlorës,” tha Berisha.

Në fjalimin e tij, Berisha foli edhe për arrestimin dhe burgosjen e aleatit të tij Ilir Meta, duke e krahasuar me rastin e poetit Havzi Nela.

“A ka ndonjë dallim mes varjes në litar të Havzi Nelës në vitin 1988 dhe trajtimit brutal të kundërshtarëve politikë në ditët e sotme? Ndërsa ai vdiq, edhe ky terrorizon një popull të tërë,” theksoi Berisha.

Kujtojmë që më 10 korrik 1990, në Kavajë u vra nga forcat sampiste, Josif Budo, duke u bërë dëshmori i parë i lëvizjes antikomuniste në Shqipëri në fillim të viteve ’90.

Ky krim e nxiti dhe më shumë protestën e kavajasve ndaj regjimit në pushtet dhe në qytet zbarkuan tankse dhe forca të shumta për të ruajtur rendin. Sofika Cara, dëshmitare okulare e ngjarjeve, sjell zhvillimet e atyre ditëve tronditëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përurohet shtatorja e Josif Budos në Kavajë, Berisha: Rama burgos kundërshtarët appeared first on Euronews Albania.

“E përcollën me oiii, e pritën me xhelozi”, ironia therëse e Sulës për PD-në:Në vend të festës për Salianjin,po zihen..

9 July 2025 at 17:56

Dash Sula ka ironizuar PD-në pas lirimit të Salianjit nga burgu i Fierit. Në një reagim, ai shtron pyetjen se pse nuk e pritën në PD ata që dikur u deklaruan të ngujoheshin brenda partisë kur u dënua me 1 vit burg. Sipas Sulës, Salianji shihet si një rrezik dhe kundër tij janë bërë të gjithë.

“E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi”. Kështu shprehet me ironi deputeti demokrat Dash Sula për lirimin me kusht të Ervin Salianjit, i cili pasi shkoi në selinë e PD-së pas më shumë se 9 muajsh në burg, nuk u prit nga asnjë drejtues i partisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Sula ngre pyetjen se ku shkuan ata që deklaronin se do ‘ngujoheshin’ në parti për të mos lejuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës që e dënoi Salianjin me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen Babale.

“Dje doli nga burgimi politik Ervin Salianji, pas afro 10 muajsh izolim të padrejtë. Për Salianjin show me pranga në duar është një medalje sakrifice në interes publik. Por, dje paradite Salianji doli nga burgu dhe para se të takonte familjen e tij biologjike, u drejtua për te familja politike për të takuar anëtarët e familjes politike. Për tu vlerësuar! Feedbacku që mori?! Asnjë nga udhëheqësia nuk denjoi ta priste. Nuk e kuptoj se ku shkuan të gjithë ata te devotshmit që ishin gati që të ngujoheshin për të mos e lejuar që të ekzekutohej vendimi gjykatës?!”, shkruan Sula.

Sula thotë se dje do të duhej që të festohej në PD për lirimin para kohe të përfaqësuesit të saj, por fakti se ndodhi e kundërta tregon qartë situatën në të cilën ndodhet partia. Sipas tij, Salianji shihet si një rrezik brenda rradhëve të demokratëve, të cilët nuk synojnë asgjë tjetër, veçse disa poste brenda partisë së tyre ndaj po mundohen ta sfumojnë.

“Pse ishin më të gëzuar ata udhëheqës madhorë kur Salianji po shkonte në burg se sa tani që doli. Dje do duhet që të ishte një moment feste për Partinë Demokratike, por në fakt ndodhi e kundërta.  Ajo që ndodhi dje në PD, dëshmon më së miri situatën ku ndodhet partia. Nuk kanë mëndjen as për të fituar dhe as për të fituar por po zihen për ato postet brënda partisë dhe ndonjë post në Parlament. Për postet në parti, Salianji është një kandidat potencial ndaj “galloshet” janë bërë të gjithë bashkë për ta sfumuar pa ardhur Salianjin. Edhe një herë PD dëshmon se nuk synon maksimalizim por do të ruaj statuskuon. Janë luftëtarët më të pa epur për të luftuar njëri-tjetrin.”, thotë Sula.

Një ditë më parë, Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar. Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvend, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura. Sipas ligjit të dekriminalizimit, ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit.

Reagimi i plotë i Dash Sulës:

E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi.

Dje doli nga burgimi politik Ervin Salianji, pas afro 10 muajsh izolim te padrejtë. Për Salianjin show me pranga në duar është një medalje sakrifice në interes publik.

Por, dje paradite Salianji doli nga burgu dhe para se të takonte familjen e tij biologjike, u drejtua për te familja politike për të takuar anëtarët e familjes politike. Për tu vlerësuar!

Feedbacku që mori?!

Asnjë nga udhëheqësia nuk denjoi ta priste. Nuk e kuptoj se ku shkuan të gjithë ata te devotshmit që ishin gati që të ngujoheshin për të mos e lejuar që të ekzekutohej vendimi gjykatës?!

Pse ishin më të gëzuar ata udhëheqës madhorë kur Salianji po shkonte në burg se sa tani që doli. Dje do duhet që të ishte një moment feste për Partinë Demokratike, por në fakt ndodhi e kundërta.

Ajo që ndodhi dje në PD, dëshmon më së miri situatën ku ndodhet partia. Nuk kanë mëndjen as për të fituar dhe as për të fituar por po zihen për ato postet brënda partisë dhe ndonjë post në Parlament. Për postet në parti, Salianji është një kandidat potencial ndaj “galloshet” janë bërë të gjithë bashkë për ta sfumuar pa ardhur Salianjin.

Edhe një herë PD dëshmon se nuk synon maksimalizim por do të ruaj statuskuon. Janë luftëtarët më të pa epur për të luftuar njëri-tjetrin.

 

 

 

The post “E përcollën me oiii, e pritën me xhelozi”, ironia therëse e Sulës për PD-në:Në vend të festës për Salianjin,po zihen.. appeared first on Sot News | Lajme.

Salianji injoron kushtet/ “Bëra burg politik. Tani ankimim në Strasburg”

By: Rovena
8 July 2025 at 23:39

Nga burgu i Fierit direkt në PD. 9 muaj burgim, e kishin ndryshuar Salianjin, në pamje për mirë. Ndonëse ish-deputeti tha se qelinë e kishte peshqesh politik nga kundërshtarët.

“Ky ishte një dënim ekskluziv i kryeministrit Rama dhe ish-ministrit, kryetarit të Reformës në Drejtësi që për inate personale vendosi të hakmerret se unë denoncova.”

Por, Salianji ka vendosur të bëjë një hap pas. Ai ndryshe nga çfarë thotë për Xhafajn, nuk ka më betejë personale.

“Unë skam betejë personale me askënd, unë si ky rast kam bërë qindra denoncime që janë faktuar që janë të vërteta, nga bandat, tek hashashi, krimi.”

Xhafajn tha se ia ka lënë SPAK-ut. Por nga vëllai i tij nuk ka hequr dore.

“Vëllai i dënuar në Itali, ligji këtu e parashikon që duhet të vendoset të paktën në hetim pasuror.”

Tashmë pa mandat, Salianji  nuk shprehu interes për postin në PD, por zbulon se ka një betejë më të madhe, Strasburgun. Aty ku do të shkojë për të rifituar të drejtën e kandidimit, tashmë në 2029.

“Gjykata e Lartë s’ka zbardhur ende vendimin, të procedojmë me Gjykatën Kushtetuese. Më pas shkojmë në Strasburg. Besoj se vendimi merret përpara zgjedhjeve të tjera për mandatin tim. Me zor pres një përballje në Strasburg, se kush ka patur të drejtë unë apo qeveria.”

Doktori nuk e priti në selinë e tij, por u mjaftua t’i linte pasdite të dënuarit me kusht, karrigen në të cilën nuk ulet prej kohësh.

 “Qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit, që ai të mos kandidonte më në parlament, se e kishte tmerr.”/abcnews.al

“Drejt Strasburgut”? Avokati Braho zbulon rrugën ligjore që do ndjekë Salianji

8 July 2025 at 21:26

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania lirimin me kusht të ish-deputetit, duke theksuar se ishte një hap i parashikueshëm dhe i drejtë, pasi të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë IEVP Fier dhe Shërbimi i Provës, kishin qëndrim pozitiv ndaj kërkesës për lirimin.

Braho theksoi se nuk ka pasur asnjë arsye për ta penalizuar Salianjin dhe e konsideroi këtë si një çështje më shumë proceduraliteti sesa një çështje të së drejtës. Ai gjithashtu foli për çështjen ligjore që lidhet me vonesën e vendimeve nga Gjykata e Lartë dhe e konsideroi këtë një pengesë për të avancuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Strasburg.

“Ishte normale ta përfitonte lirimin me kusht. IEVP Fier kishte qëndrim pozitiv, shërbimi i provës kishte qëndrim pozitiv kshuqë edhe prokurori do ta kishte, nëse jo, duhej të kishte një argument sepse do dukej si një hakmarrje e apstër politike.

Në çdo rast të lirimit me kusht, trajtohet sipas asaj çka përfaqëson individi  dhe Salianji nuk kishte asnjë nga ato kushtet që duhej ta penalizonte që mos ti pranohej kërkesa, këtë sot e konsideroj fiotre procedurale dhe jo e së drejtës.

Sa i përket faktit që do ti drejtohet Strasburgut, hapi i radhës është Gjykata Kushtetuese sepse pa u konsumuar dhe ky hap nuk shkon dot në Strasburg. Problemi është se kemi 4 muaj që nuk marrim një vendim të arsyetuar nga Gjykata e Lartë dhe kjo na ndalon që të shkojmë dhe në Gjykatën Kusshtetuese. Këto janë peripeci të kësaj çështje, vendimmarrje të tilla të janë pa arsyetuara.

Braho theksoi se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë këtij procesi, duke përfshirë mungesën e një gjykate të paanshme dhe mosrespektimin e disa normave ligjore.

Ne kemi disa shkelje kushtetuese në këtë proces, duke filluar nga gjykata që nuk jemi në kushtet e gjykatës së paanshme, gjykatës së krijuar me ligj, nuk janë respektuar çështje të tjera ligjore, pra ka një sërë shkeljesh kushtetuese në çështjen e Salianjit”, tha Braho.

The post “Drejt Strasburgut”? Avokati Braho zbulon rrugën ligjore që do ndjekë Salianji appeared first on Euronews Albania.

Avokati i Salianjit: Çështjen e çojmë në Strasburg para zgjedhjeve të 2029-ës

By: user 6
8 July 2025 at 22:04

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar me kusht nga burgu, pasi kishte përmbushur 2/3 e dënimit. Avokati i tij, Redi Ramaj, i ftuar në emisionin “Log.” në News 24 tha se lirimi u bazua në të drejtën ligjore që i takon çdo qytetari.

Sipas tij, Salianji plotësoi të gjitha kushtet, duke qenë i padënuar më parë dhe pa rrezik shoqëror. Vendimi u dha më 8 korrik 2025, ndërsa kishin mbetur vetëm pak më shumë se dy muaj nga dënimi.

“Ervin Salianji ushtroi të drejtën për të kërkuar lirimin me kusht. Kishte plotësuar 2/3 e dënimit, kishte kritere e kushte për të përfituar lirimin me kusht, pasi u mor dhe vendimi i IEVP dhe Shërbimi i Provës, fakti që ka qenë i padënuar më parë, person i parrezikshëm në jetën shoqërore, prandaj dhe u lirua.

Salianji ushtroi një të drejtë ligjore si gjithë qytetarët. Vendimi u dha sot më datë 8 korrik 2025. Lirimi para kohe me kusht nuk lidhet me vendimin e themelit, presim që vendimin ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. I kishin mbetur edhe 2 muaj e pak për të vuajtur” – tha Ramaj.

Ai shtoi se Salianji do të marrë vendimin e pafajësisë para zgjedhjeve të përgjithshme të 2029. Si përfaqësues ligjor i ish-deputetit të PD, Ramaj tha se lirimi para kohe nuk lidhet me dënimin që mori zoti Salianji.

“Presim zbardhjen e vendimit të Apelit për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese. Për çdo qytetar është një e drejtë kur merr një dënim me përfundimin e një periudhe të caktuar të dënimit, me 2/3, këtë të drejtën për të kërkuar lirimin para kohe me kusht për pjesën tjetër të dënimit.

Prej 27 majit, ishte afati që mund të kërkonte lirimin me kusht. Iu drejtua gjykatës së Fierit, në bazë të ligjit, u vendos nga gjykata, duke parë dokumentacionin përkatës fakti që nuk ka qenë dënuar më parë, njeri i parrezikshëm.

Si një e drejtë, ai e ushtroi këtë të drejtë dhe gjykata ia njohu. Përfitoi si gjithë shqiptarët. Pati vonesa. Më 27 maj u dha kërkesa, vendimi u dha sot më datë 8. Vendimi u dha një muaj e pak. Gjykata krijoi bindjen dhe dha vendimin.

Lirimi para kohe nuk lidhet me dënimin themeli që mori zoti Salianji. Presim zbardhjen e vendimit të Apelit për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese. Mendoj se vendimi për pafajësinë në Strasburg do të merret para 2029-ës”, tha avokat Redi Ramaj.

Ndërsa avokati Gentian Rumano, i ftuar në studio e cilësoi çështjen si absurde. Sipas tij, Salianji është dënuar pa bërë një kallëzim penal, kusht që e kërkon neni 305 i Kodit Penal.

“Neni 305 ka të domosdoshme kallëzimin përpara OPGJ. Ervin Salianji nuk ka bërë kallëzim dhe është dënuar me burg, kjo është absurde. Pra, domosdoshmërisht duhet të kemi kallëzim penal, nga subjekti që mund të procedohet. Kjo që ka ndodhur është procedurë e re.

Nga Prokuroria nuk duhet të niste procedim ndaj Salianjit, derisa nuk kishte kallëzim penal. Ervin Salianji ka paraqitur në media një rast që në interesin e tij duhet të bëhej publike. Në këto kushte, Salianji nuk duhej hetuar” – tha Rumano. /LAPSI.al

The post Avokati i Salianjit: Çështjen e çojmë në Strasburg para zgjedhjeve të 2029-ës appeared first on Lapsi.al.

“Ervin Salianji hante në burg nga duart e drejtorit të 5D”/ Klodiana Lala flet për lirimin e ish-deputetit: Dosja ‘Babale’ s’është hetuar si duhet

By: M C
8 July 2025 at 22:05

Gazetarja Klodiana Lala, folit sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos, lidhur me lirimin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, nga qelia. Salianji u lirua sot me kusht, pasin kreu 2/3 e dënimit të tij.

Ajo tha se Salianji ndante qelinë me drejtorët e dosjes 5D.

Gazetarja zbuloi madje se njëri nga drejtorët ishte i apasionuar pas gatimit, e për rrjedhojë ai gatuante në burg edhe për Salianjin.

Gjithashtu Lala tha se dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet. Sipas gazetares nëse dosja Babale do ishte hetuar si duhet, atëherë Salinji nuk do të ishte burgosur.

“Nëse do ishte hetuar siç duhej e gjithë historia, jo Salianji si politikan, por Salianji nuk duhet të kishte shkuar fare në burg…. Në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut. “Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë çështje”, tha Klodiana Lala.

Pjesë nga diskutimi në studio mes Klodiana Lalës dhe avokatit të Salianjit, Redi Ramaj

Klodiana Lala: Kur thotë zoti Salianji regjim, në fakt zoti Salianji, avokati mund të na e konfirmojë ka qenë në një qeli me drejtorët e dosjes së bujshme 5 D. Madje kur unë e kam takuar zotin Salianji në 11 Maj se në hymë në burgun e Fierit për të ndjekur nga afër procesin e votimit, aty mësuam për shembull që drejtorët e 5D duke qenë se njëri ishte i apasionuar për gatimin , i gatuante dhe zotit Salianji. Pra po sjell disa grimca që nuk janë parë.

Redi Ramaj: Kjo nuk e ndryshon regjimin, regjimi mbetet regjim.

Klodiana Lala: Më ler ta mbaroj fjalën o burrë. Unë e shikoj pa emocione zoti Ramaj, e shikoj ndryshe nga ju.

Redi Ramaj: Dhe unë e shoh pa emocione, e shikoj si avokat.

Klodiana Lala: Është fakt kjo që thashë. Dosja Babale është dosje e pa hetuar. Nëse do ishte hetuar siç duhej e gjithë historia, jo Salianji si politikan, por Salianji nuk duhet të kishte shkuar fare në burg.

The post “Ervin Salianji hante në burg nga duart e drejtorit të 5D”/ Klodiana Lala flet për lirimin e ish-deputetit: Dosja ‘Babale’ s’është hetuar si duhet appeared first on Albeu.com.

❌
❌