Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

By: user7
11 July 2025 at 09:27

Vetëm tre ditë pas lirimit nga burgu, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është paraqitur sot pranë Shërbimit të Provës, në zbatim të vendimit të Gjykatës.

Salianji u lirua me kusht më 8 korrik, pas vuajtjes së një pjese të dënimit me burg për çështjen “Babale”.

The post Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës appeared first on Lapsi.al.

“Jam në respekt të vendimit”/ Salianji zbulon hapat që do ndërmarr për dënimin e tij: Po pres, më pas…

11 July 2025 at 09:50

Salianji është shprehur se është në pritje të zbardhjen e vendimit të Gjykatës së lartë, për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, në kuadër të lirimit të tij me kusht, ku ka zbuluar hapat që do të ndërmarr për dënimin e tij me një vit burg, nga i cili kreu vetëm 9 muaj.

Më pas, siç tha ai, nëse Kushtetuesja nuk i jep zgjidhje, do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

“Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut”, tha ai. Sa i përket paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, Salianji tha se do të paraqitet edhe një herë tjetër brenda këtij muaji.

Ervin Salianji: Jemi në kushtet e një regjimi, ku dënimi im politik dhe çdo ditë qëndrimi në burg konfirmon që për interesa politike dhe për çdo interes tjetër që bie ndesh me ato të vullnetit personal të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me çdo formë, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politike për të krijuar klimë terrori.

Do të jem përsëri edhe një herë tjetër brenda këtij muaji, pastaj në vijim ndërtohet një program për shërbimin e provës. Përderisa është krijuar ky institucion dhe ndeke zbatimin vendimit të Gjykatës, jam në respekt të vendimit.

Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut.

The post “Jam në respekt të vendimit”/ Salianji zbulon hapat që do ndërmarr për dënimin e tij: Po pres, më pas… appeared first on Sot News | Lajme.

U lirua me kusht, Salianji zbulon hapat që do ndërmarrë për dënimin e tij

By: Ela
11 July 2025 at 09:46

Ervin Salianji ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, në kuadër të lirimit të tij me kusht, dhe ka zbuluar hapat që do të ndërmarr për dënimin e tij me një vit burg, nga i cili kreu vetëm 9 muaj. Salianji është shprehur se është në pritje të zbardhjen e […]

The post U lirua me kusht, Salianji zbulon hapat që do ndërmarrë për dënimin e tij appeared first on BoldNews.al.

Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

11 July 2025 at 09:34

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje te Shërbimi i Provës, i shoqëruar nga avokati Ledio Braho, në kuadër të lirimit të tij me kusht. Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Fierit, Noel Vezizi, pasi kishte ezauruar 2/3 e dënimit. Ai kreu […]

The post Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht appeared first on BoldNews.al.

Salianji: Xhafaj mbylli çështjen time pastaj dha dorëheqjen

By: user 6
10 July 2025 at 21:52

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervis Salianji, i cili kaloi 9 muaj për çështjen “Babale”, është rikthyer në skenën publike politike pas lirimit. Ai ishte i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ku bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke treguar se çështja ndaj tij ishte e fabrikuar politikisht.

“Është rasti i parë që Edi Rama, për një çështje ligjore, ka folur edhe para. Më ka thënë tre herë në parlament: ‘Do ta shohësh ti’. Ku e dinte ai? Një ditë nuk e dija unë vetë që kisha gjyq, e dinte Edi Rama, ma tha në parlament”, deklaroi Salianji.

Ai tha se Rama ka ndikuar para, gjatë dhe pas procesit gjyqësor. Sipas tij, gjithçka ka qenë e dirigjuar në mënyrë të qëllimshme për ta dëmtuar politikisht.

“Fatmir Xhafaj është përfituesi kryesor dhe e ka nxitur këtë çështje. Ai nuk dha dorëheqje pa u mbyllur dosja ndaj meje. Qëndroi ministër derisa i përdori të gjithë – drejtorin e përgjithshëm, drejtorët e Fierit, nëndrejtorët – dhe vetëm pasi mendoi se e kishte mbyllur çështjen, dha dorëheqjen”, theksoi ish-deputeti.

Salianji shtoi se nuk ka qenë prokuroria që ka hetuar rastin e tij, por ka vepruar mbi bazën e kallëzimit të një trafikanti. “Unë kam bërë burg për shkak të kallëzimit të një trafikanti. Nuk ka hetim nga prokuroria – kallëzimin e ka bërë trafikanti”, tha ai.

Duke komentuar masën e dënimit dhe ndalimin për të ushtruar funksione publike për pesë vite, Salianji theksoi se qëllimi ka qenë ta mbajnë jashtë garës elektorale. “E bënë një vit burg që të kishin kohë të më ndalonin nga kandidimi, të më hiqnin mandatin për shkak të formës së prerë të vendimit. E gjitha ishte politike, për të më mbajtur jashtë zgjedhjeve. Kishte dimensione të tjera, siç mendon çdo autokrat që frikën e ka gjithë kohën”, u shpreh ai.

Më tej, Salianji e cilësoi vendimin si “një dënim kot”, dhe theksoi se ai mbetet një aktor aktiv në terren, pavarësisht përpjekjeve për ta përjashtuar nga jeta politike.

“E bënë 1 vit, që të ketë mundësi që për shkak të dënimit të formës së prerë të humb mandatin dhe mos kandidoj në zgjedhjet që ishin, sepse sido të jetë unë jam njeri aktiv në terren etj., pra kishte dimensione të tjera, ashtu siç mendon çdo autokrat që frikën e ka gjithë kohën, pavarësisht se nuk ka zgjedhje, por frikën e ka dhe fillon kufizon të gjithë elementët që të jetë i sigurt dhe ta bëjë 0 mundësinë e ndryshimit nëpërmjet votës” – tha Salianji. /LAPSI.al

The post Salianji: Xhafaj mbylli çështjen time pastaj dha dorëheqjen appeared first on Lapsi.al.

Salianji: Kam qenë në qeli me kriminelë që njihen si krerë bandash

By: Elva
10 July 2025 at 22:28

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për përvojën e tij pas qëndrimit rreth 9 muaj në burg, duke theksuar se është pritur mirë nga të dënuarit e tjerë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Salianji u shpreh se shumë prej personave që ndodhen në burg janë të akuzuar për krime të ndryshme, përfshirë […]

The post Salianji: Kam qenë në qeli me kriminelë që njihen si krerë bandash appeared first on BoldNews.al.

Salianji injoron kushtet/ “Bëra burg politik. Tani ankimim në Strasburg”

By: Rovena
8 July 2025 at 23:39

Nga burgu i Fierit direkt në PD. 9 muaj burgim, e kishin ndryshuar Salianjin, në pamje për mirë. Ndonëse ish-deputeti tha se qelinë e kishte peshqesh politik nga kundërshtarët.

“Ky ishte një dënim ekskluziv i kryeministrit Rama dhe ish-ministrit, kryetarit të Reformës në Drejtësi që për inate personale vendosi të hakmerret se unë denoncova.”

Por, Salianji ka vendosur të bëjë një hap pas. Ai ndryshe nga çfarë thotë për Xhafajn, nuk ka më betejë personale.

“Unë skam betejë personale me askënd, unë si ky rast kam bërë qindra denoncime që janë faktuar që janë të vërteta, nga bandat, tek hashashi, krimi.”

Xhafajn tha se ia ka lënë SPAK-ut. Por nga vëllai i tij nuk ka hequr dore.

“Vëllai i dënuar në Itali, ligji këtu e parashikon që duhet të vendoset të paktën në hetim pasuror.”

Tashmë pa mandat, Salianji  nuk shprehu interes për postin në PD, por zbulon se ka një betejë më të madhe, Strasburgun. Aty ku do të shkojë për të rifituar të drejtën e kandidimit, tashmë në 2029.

“Gjykata e Lartë s’ka zbardhur ende vendimin, të procedojmë me Gjykatën Kushtetuese. Më pas shkojmë në Strasburg. Besoj se vendimi merret përpara zgjedhjeve të tjera për mandatin tim. Me zor pres një përballje në Strasburg, se kush ka patur të drejtë unë apo qeveria.”

Doktori nuk e priti në selinë e tij, por u mjaftua t’i linte pasdite të dënuarit me kusht, karrigen në të cilën nuk ulet prej kohësh.

 “Qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit, që ai të mos kandidonte më në parlament, se e kishte tmerr.”/abcnews.al

Avokati i Salianjit: Çështjen e çojmë në Strasburg para zgjedhjeve të 2029-ës

By: user 6
8 July 2025 at 22:04

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar me kusht nga burgu, pasi kishte përmbushur 2/3 e dënimit. Avokati i tij, Redi Ramaj, i ftuar në emisionin “Log.” në News 24 tha se lirimi u bazua në të drejtën ligjore që i takon çdo qytetari.

Sipas tij, Salianji plotësoi të gjitha kushtet, duke qenë i padënuar më parë dhe pa rrezik shoqëror. Vendimi u dha më 8 korrik 2025, ndërsa kishin mbetur vetëm pak më shumë se dy muaj nga dënimi.

“Ervin Salianji ushtroi të drejtën për të kërkuar lirimin me kusht. Kishte plotësuar 2/3 e dënimit, kishte kritere e kushte për të përfituar lirimin me kusht, pasi u mor dhe vendimi i IEVP dhe Shërbimi i Provës, fakti që ka qenë i padënuar më parë, person i parrezikshëm në jetën shoqërore, prandaj dhe u lirua.

Salianji ushtroi një të drejtë ligjore si gjithë qytetarët. Vendimi u dha sot më datë 8 korrik 2025. Lirimi para kohe me kusht nuk lidhet me vendimin e themelit, presim që vendimin ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. I kishin mbetur edhe 2 muaj e pak për të vuajtur” – tha Ramaj.

Ai shtoi se Salianji do të marrë vendimin e pafajësisë para zgjedhjeve të përgjithshme të 2029. Si përfaqësues ligjor i ish-deputetit të PD, Ramaj tha se lirimi para kohe nuk lidhet me dënimin që mori zoti Salianji.

“Presim zbardhjen e vendimit të Apelit për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese. Për çdo qytetar është një e drejtë kur merr një dënim me përfundimin e një periudhe të caktuar të dënimit, me 2/3, këtë të drejtën për të kërkuar lirimin para kohe me kusht për pjesën tjetër të dënimit.

Prej 27 majit, ishte afati që mund të kërkonte lirimin me kusht. Iu drejtua gjykatës së Fierit, në bazë të ligjit, u vendos nga gjykata, duke parë dokumentacionin përkatës fakti që nuk ka qenë dënuar më parë, njeri i parrezikshëm.

Si një e drejtë, ai e ushtroi këtë të drejtë dhe gjykata ia njohu. Përfitoi si gjithë shqiptarët. Pati vonesa. Më 27 maj u dha kërkesa, vendimi u dha sot më datë 8. Vendimi u dha një muaj e pak. Gjykata krijoi bindjen dhe dha vendimin.

Lirimi para kohe nuk lidhet me dënimin themeli që mori zoti Salianji. Presim zbardhjen e vendimit të Apelit për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese. Mendoj se vendimi për pafajësinë në Strasburg do të merret para 2029-ës”, tha avokat Redi Ramaj.

Ndërsa avokati Gentian Rumano, i ftuar në studio e cilësoi çështjen si absurde. Sipas tij, Salianji është dënuar pa bërë një kallëzim penal, kusht që e kërkon neni 305 i Kodit Penal.

“Neni 305 ka të domosdoshme kallëzimin përpara OPGJ. Ervin Salianji nuk ka bërë kallëzim dhe është dënuar me burg, kjo është absurde. Pra, domosdoshmërisht duhet të kemi kallëzim penal, nga subjekti që mund të procedohet. Kjo që ka ndodhur është procedurë e re.

Nga Prokuroria nuk duhet të niste procedim ndaj Salianjit, derisa nuk kishte kallëzim penal. Ervin Salianji ka paraqitur në media një rast që në interesin e tij duhet të bëhej publike. Në këto kushte, Salianji nuk duhej hetuar” – tha Rumano. /LAPSI.al

The post Avokati i Salianjit: Çështjen e çojmë në Strasburg para zgjedhjeve të 2029-ës appeared first on Lapsi.al.

“Ervin Salianji hante në burg nga duart e drejtorit të 5D”/ Klodiana Lala flet për lirimin e ish-deputetit: Dosja ‘Babale’ s’është hetuar si duhet

By: M C
8 July 2025 at 22:05

Gazetarja Klodiana Lala, folit sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos, lidhur me lirimin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, nga qelia. Salianji u lirua sot me kusht, pasin kreu 2/3 e dënimit të tij.

Ajo tha se Salianji ndante qelinë me drejtorët e dosjes 5D.

Gazetarja zbuloi madje se njëri nga drejtorët ishte i apasionuar pas gatimit, e për rrjedhojë ai gatuante në burg edhe për Salianjin.

Gjithashtu Lala tha se dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet. Sipas gazetares nëse dosja Babale do ishte hetuar si duhet, atëherë Salinji nuk do të ishte burgosur.

“Nëse do ishte hetuar siç duhej e gjithë historia, jo Salianji si politikan, por Salianji nuk duhet të kishte shkuar fare në burg…. Në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut. “Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë çështje”, tha Klodiana Lala.

Pjesë nga diskutimi në studio mes Klodiana Lalës dhe avokatit të Salianjit, Redi Ramaj

Klodiana Lala: Kur thotë zoti Salianji regjim, në fakt zoti Salianji, avokati mund të na e konfirmojë ka qenë në një qeli me drejtorët e dosjes së bujshme 5 D. Madje kur unë e kam takuar zotin Salianji në 11 Maj se në hymë në burgun e Fierit për të ndjekur nga afër procesin e votimit, aty mësuam për shembull që drejtorët e 5D duke qenë se njëri ishte i apasionuar për gatimin , i gatuante dhe zotit Salianji. Pra po sjell disa grimca që nuk janë parë.

Redi Ramaj: Kjo nuk e ndryshon regjimin, regjimi mbetet regjim.

Klodiana Lala: Më ler ta mbaroj fjalën o burrë. Unë e shikoj pa emocione zoti Ramaj, e shikoj ndryshe nga ju.

Redi Ramaj: Dhe unë e shoh pa emocione, e shikoj si avokat.

Klodiana Lala: Është fakt kjo që thashë. Dosja Babale është dosje e pa hetuar. Nëse do ishte hetuar siç duhej e gjithë historia, jo Salianji si politikan, por Salianji nuk duhet të kishte shkuar fare në burg.

The post “Ervin Salianji hante në burg nga duart e drejtorit të 5D”/ Klodiana Lala flet për lirimin e ish-deputetit: Dosja ‘Babale’ s’është hetuar si duhet appeared first on Albeu.com.

Ish-deputeti Salianji kërkon lirimin me kusht, Burgu i Fierit dorëzon raport pozitiv

By: Besnik
23 June 2025 at 17:41

Është zhvilluar mesditën e së hënës seanca e radhës në Gjykatën e Fierit për kërkesën e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për lirim të parakohshëm me kusht.

Sipas avokatit Ledio Braho, gjatë seancës është paraqitur një raport vlerësimi pozitiv nga drejtuesit e burgut të Fierit, ku Salianji po vuan dënimin prej 1 viti për kallëzim të rremë në çështjen e njohur si “Babale”.

Gjykata ka njoftuar se, sipas procedurës ligjore, Shërbimi i Provës duhet të dorëzojë raportin përkatës deri më 8 korrik 2025.

Pas kësaj date, gjykata do të vendosë nëse do të pranojë apo do të rrëzojë kërkesën për lirim me kusht.

Ervin Salianji ndodhet në burg që prej 27 shtatorit 2024, pasi dënimi i tij u la në fuqi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-deputeti Salianji kërkon lirimin me kusht, Burgu i Fierit dorëzon raport pozitiv appeared first on Euronews Albania.

Salianji kërkon lirim me kusht, avokati: Raporti i sjelljes nga burgu i Fierit pozitiv. Ja kur merret vendimi

By: Ela
23 June 2025 at 13:39

Mesditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas avokatit të tij, Ledio Braho, raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier ka rezultuar pozitiv. Gjykata njoftoi se, në përputhje me procedurën, është kërkuar edhe raporti […]

The post Salianji kërkon lirim me kusht, avokati: Raporti i sjelljes nga burgu i Fierit pozitiv. Ja kur merret vendimi appeared first on BoldNews.al.

Ervin Salianji del nga burgu? Ja kur do të jepet vendimi

By: redi
23 June 2025 at 13:37

Me fjalët më të mira, kështu është shprehur institucioni në burgun e Fierit. Këtë të hënë u mbajt seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas avokatit të tij, Ledio Braho, raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier ka rezultuar pozitiv. Gjykata njoftoi se në përputhje me…

Source

Avokati i ish-deputetit tregon pse u shty seanca: Kur pritet të lirohet Salianji

By: Besnik
18 June 2025 at 13:17

Avokati i ish-deputetit të PD, Ervin Salianji, Redi Ramaj, në një intervistë për Euronews Albania, dha shpjegime lidhur me shtyrjen e seancës për lirimin me kusht të klientit të tij dhe procedurat që do të ndjekin më tej.

Sipas Ramajt, kërkesa për lirimin e Salianjit është iniciuar nga pala mbrojtëse dhe bëhet si një procedurë rutinë brenda parametrave ligjorë dhe të drejtave që i garanton ligji.

Ai theksoi se kushtet për lirimin me kusht janë plotësuar, por seanca u shty për shkak të mungesës së dokumentacionit nga institucionet përkatëse.

“Mendoj se është një çështje procedurale ku institucionet, që duhet të kenë gati dokumentacionin në këto raste, kanë munguar. Lirimi para kohe me kusht është një e drejtë e përcaktuar nga kodi i procedurës penale dhe kodi penal, dhe të gjitha kërkesat për këtë janë bërë nga Ervin Salianji. Nga këndvështrimi ynë, gjykata e Fierit duhet të zbatojë ligjin dhe të fokusohet në faktin nëse është plotësuar i gjithë dokumentacioni dhe nëse kushtet, siç përcakton ligji, për lirimin e tij para kohe me kusht janë përmbushur. Ai i ka mbetur më pak se tre muaj e ca dënim për të kryer, dhe normalisht lirimi i tij nga qelia kërkohet vetëm për këtë periudhë që i takon sipas ligjit”, tha ai.

Avokati theksoi se procesi mund të zgjasë dy-tre seanca dhe shprehu shpresën që gjykata të japë vendimin pozitiv sa më shpejt, pasi nuk ka arsye për zgjatje të mëtejshme. Ai e cilësoi kërkesën e tyre si plotësisht ligjore dhe në përputhje me rregullat.

Përsa i përket gjendjes së Ervin Salianjit, avokati tha se klienti i tij është i qetë dhe ka pranuar vendimin e gjykatës që nga momenti i vetdorëzimit, duke e pranuar dënimin për të përmbushur detyrimin ligjor. Megjithatë, ai po ndiqet nga mbrojtja për të përfituar të gjitha të drejtat që ligji i garanton.

Zoti Salianji është i qetë, dhe këto kërkesa janë inicuar nga ne si palë mbrojtëse, duke shfrytëzuar hapësirat që ligji i njeh çdo personi që vuan dënimin. Që kur u vetëdorëzua, ai ka pranuar qetësisht zbatimin e vendimit të gjykatës dhe është i gatshëm të kryejë dënimin e tij në tërësi. Por, siç e përmenda, këto të drejta i njeh ligji, dhe ne do të bëjmë përpjekje që ai të përfitojë maksimumin nga ato që i takojnë ligjërisht. Zoti Salianji është i qetë, por sigurisht i interesuar për këtë proces, megjithatë jo me ndonjë entuziazëm të madh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Avokati i ish-deputetit tregon pse u shty seanca: Kur pritet të lirohet Salianji appeared first on Euronews Albania.

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

By: V K
17 June 2025 at 10:16

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit. Seanca për Salianjin do të zhvillohet sot në orën 13:00, ndërsa ish-deputeti kërkon lirinë me argumentin se ka ezauruar 2/3 e dënimit.

Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti, u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg.

Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.

Në muajin mars, Gjykata e Lartë, i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua.

Ervin Salianji, u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.

The post Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin appeared first on Albeu.com.

Seanca për Ervin Salianjin/ ‘I dënuari politik’, kërkon lirinë me kusht

17 June 2025 at 09:32

Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit. Seanca për Salianjin do të zhvillohet sot në orën 13:00, ndërsa ish-deputeti kërkon lirinë me argumentin se ka ezauruar 2/3 e dënimit.

Në muajin mars, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua.

Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.

The post Seanca për Ervin Salianjin/ ‘I dënuari politik’, kërkon lirinë me kusht appeared first on Sot News | Lajme.

U dënua me 1 vit burg, Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia

29 May 2025 at 10:49

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i cili ndodhet në burg që nga shtatori i këtij viti dhe ka kaluar tashmë pothuajse dy të tretat e dënimit të tij, do të ketë në shqyrtim kërkesën për lirimin nga burgu nga ana e Gjykatës së Fierit.

Vendimi për lirimin e tij pritet të merret pas shqyrtimit të kallëzimit të ri dhe dokumentacionit përkatës nga autoritetet gjyqësore.

Mbetet në pritje data e seancës gjyqësore ku do të shqyrtohet kjo kërkesë.

The post U dënua me 1 vit burg, Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia appeared first on Sot News | Lajme.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

By: user7
29 May 2025 at 10:46

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka depozituar një kërkesë për lirimin me kusht pasi ka kryer 2/3 e dënimit. Deputeti demokrat u shpall fajtor me vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit për dosjen Babale duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji mbahet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli. Ish-deputeti demokrat është dënuar me një vit burg për dosjen “Babale”. Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

The post Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji kërkon liri me kusht appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Ervin Salianji poston fotot e fushatës në 2021: Sot marrim 6 mandate në Korçë

19 April 2025 at 20:51

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, ka postuar në rrjetet sociale, foto nga fushata e zgjedhjeve të 2021 në Korçë.

Teksa falënderon ekipin që punoi në këto zgjedhje në qarkun e Korçës, për rezultatit fantastik të arritur, shkruan se sot në zgjedhjet e 11 majit, PD e ka të lehtë marrjen e 6 mandateve në këtë qark.

“Kur demokratët i besuan ndryshimit masivisht Në Korçë, 4 vjet më parë në çdo lagje dhe fshat na mirëpritën me mbështetje masive dhe të jashtëzakonshme.

Me mirënjohje, falenderim për cilindo dhe pa përtuar arritëm rezultat fantastik që sot Partia Demokratike të ketë të lehtë 6 mandate në Korçë”, shkruan Salianji, në rrjetin social facebook.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Ervin Salianji poston fotot e fushatës në 2021: Sot marrim 6 mandate në Korçë appeared first on Sot News | Lajme.

Letër votuesit për herë të parë!

By: Ardit
18 April 2025 at 12:36

Nga Ervin Salianji Me gjithë plakjen e popullsisë, kryesisht për shkak të emigrimit, sërish rreth 115 mijë të rinj votojnë për herë të parë pas 22 ditësh. Kjo grupmoshë që ishte deri para një dekade dominante, 18 deri në 20 vjeç, edhe pse është rrudhur ka jo vetëm numrat e nevojshëm për të vendosur drejtimin […]

The post Letër votuesit për herë të parë! appeared first on BoldNews.al.

Ervin Salianji ”merr pjesë” në çeljen e fushatës së PD

By: redi
11 April 2025 at 21:51

Ervin Salianji nuk ishte pjesë këtë vit në çeljen e fushatës, për shkak se ai po vuan dënimin në burgun e Fierit. Një pjesë e kandidatëve të listës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore mbanin bluza me emrin e ish-deputetit, për t’i dhënë atij mbështetjen. Disa orë para çeljes së fushatës, Salianji iu drejtua me një mesazh demokratëve dhe simpatizantëve të PD, duke kërkuar prej tyre që të…

Source

❌
❌