Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Asllan Mernicën

By: V K
10 July 2025 at 14:02

Prokuroria e Fierit, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Asllan (Azgan) Mernicën, i cili qëlloi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, krim i ndodhur më 13 Maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz.

“Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij”, informon organi i akuzës.

Sipas Prokurorisë, konflikti mes efektivit të Shqiponjave dhe Asllan Mërnicës, ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Novruz Cenalia, i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim dhe në atë çast Asllan Mërnica ka ndaluar makinën e tij, ka zbritur me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkoi drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur duke qëlluar me plumb në fytyrë efektivin, që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Ndaj autorit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës N.C.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit M. me burgim të përjetshëm.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

The post Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Asllan Mernicën appeared first on Albeu.com.

Drejtonte makinën i dehur dhe u aksidentua, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD

By: V K
19 June 2025 at 14:43

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka shpallur pretencën ndaj deputetit të PD, Qani Xhafa, duke kërkuar dënimin e tij me 6 muaj burg.

Megjithatë, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të mos ekzekutohet, por të pezullohet dhe deputeti të vendoset në shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare.

Kjo do të thotë se Xhafa nuk do të vuajë fizikisht dënimin në burg, për sa kohë që nuk shkel ligjin gjatë kësaj periudhe prove.

Deputeti demokrat u përfshi në një aksident në Elbasan, teksa ishte i dehur. Xhafa akuzohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Deputeti, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

The post Drejtonte makinën i dehur dhe u aksidentua, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD appeared first on Albeu.com.

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

By: V K
17 June 2025 at 10:16

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit. Seanca për Salianjin do të zhvillohet sot në orën 13:00, ndërsa ish-deputeti kërkon lirinë me argumentin se ka ezauruar 2/3 e dënimit.

Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti, u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg.

Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.

Në muajin mars, Gjykata e Lartë, i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua.

Ervin Salianji, u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.

The post Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin appeared first on Albeu.com.

Vrau bashkatdhetarin, Europol në kërkim të 34-vjeçarit shqiptar (EMRI)

By: V K
16 June 2025 at 13:22

Një 34-vjeçar shqiptar, është shpallur në kërkim nga Zyra Federale e Policisë Kriminale gjermane, BKA dhe Europoli si autor i vrasjes së një 27-vjeçari shqiptar, në shtator të vitit 2019 në Halle.

Mediat e huaja raportojnë se Shpendi Malo, e ka vrarë viktimën në një zonë të pyllëzuar në Halle, me thikë.

Sipas policisë, trupi i pajetë u hodh në një kanal aty pranë dhe u mbulua me gjethe për të fshehur krimin.

Trupi u zbulua vetëm katër ditë më vonë nga kalimtarët

Autori u largua nga Gjermania menjëherë pas krimit dhe u vendos në listën ndërkombëtare të të kërkuarve. Ai rezulton të jetë në listën e Europolit të 20 kriminelëve më të kërkuar në Evropë.

The post Vrau bashkatdhetarin, Europol në kërkim të 34-vjeçarit shqiptar (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka kërkon lirinë

By: V K
16 June 2025 at 12:36

Ish-shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut dhe ka dëmtuar legenin.

Gazetarja Glidona Daci, bën me dije se seanca gjyqësore ndaj tij do të mbahet në orën 13:00.

Mësohet se Zeka ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në GJKKO.

Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion, në lidhje me procedurat për një aksident në kryeqytet.

Më herët, masa e “arrestit me burg” është lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO-së për Zekën dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, është lënë në “arrest shtëpie” për shkak të rrethanave familjare.

Kujtojmë se urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme për Zekën, Novakun dhe zyrtarin tjetër të policisë Edison Tabaku u lëshua më 19 prill të këtij viti.

Ata akuzohen për “korrupsion pasiv” lidhur me një ngjarje të ndodhur më 16 prill, ku kërkuan ryshfet për të mos arrestuar drejtuesen e një mjeti që kishte shkaktuar një aksident me pesë të plagosur në kryeqytet.

SPAK thekson se sipas informacioneve të siguruar nga BKH, ka rezultuar se oficerët e policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë eurosh.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim me ndihmën e personave të tjerë.

Roven Zeka, u emërua në krye të Policisë Rrugore të Tiranës në dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa më herët ka shërbyer në qytetin e Elbasanit.

The post Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka kërkon lirinë appeared first on Albeu.com.

Meta kërkon ndryshim të masës “arrest në burg”, kërkesa depozitohet në GJKKO

By: user7
13 June 2025 at 13:05

Presidenti i Partisë së Lirsë, i cili ndodhet në qeli prej datës 21 tetor 2024, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Mësohet se avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka depozituar në GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës.

“Verifikimi kushteve të masës sigurimit personal të arrestit me burg për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” “Fallsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” Pastrimit produkteve te veprës penale” Zevendësimin e masës sigurimit personal të arrestit me burg, në një masë tjetër nga ato që parashikon kodi procedurës penale”, shkruhet në dokumentin e dorëzuar në GJKKO.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

The post Meta kërkon ndryshim të masës “arrest në burg”, kërkesa depozitohet në GJKKO appeared first on Lapsi.al.

Meta kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë: Janë shkelur afatet, SPAK s’ka paraqitur informacionet dy mujore

By: V K
13 June 2025 at 12:58

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka depozituar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij.

Aktualisht, Meta ndodhet në burg, pas arrestimit të tij në 21 tetor të vitit të kaluar.

Duke iu referuar burimeve pranë gjykatës së posaçme se ish-presidenti Meta nuk ka dorëzuar ende kërkesë për kundërshtimin e zgjatjes së afateve hetimore, të cilat sipas SPAK zgjaten për shkak të disa veprimeve hetimore që po kryhen ende

Sidoqoftë, Ilir Metës i janë komunikuar akuzat e së bashku me të edhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi, një veprim qe është kryer për të mos djegur afatet hetimore.

 

The post Meta kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë: Janë shkelur afatet, SPAK s’ka paraqitur informacionet dy mujore appeared first on Albeu.com.

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët (EMRAT)

By: V K
10 June 2025 at 08:48

Pasi u shkatërrua një rrjet ndërkombëtar trafiku droge në Itali, ku ishin të përfshirë edhe 3 shqiptarë me rol kryesor, shtatë të pandehurve u kërkohet të vuajnë gjithsej 57 vite burg, shkruajnë mediat italiane.

Kërkesa u bë të hënën, më 9 qershor 2025, në fund të fjalës përmbyllëse nga prokurorja Giovanna Cannarile (Lecce DDA), nga gjykata e Metrangolos në Brindisi.

Një gjyq që lindi nga një hetim që shkatërroi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, me Oria-n që luante një rol qendror, është në fazat e tij përfundimtare.

Sasi të mëdha kokaine dhe heroine u importuan nga Holanda, të fshehura në fundet e rreme të disa automjeteve të rënda dhe më pas u ruajtën në zonën e Brindisit.

Pas hetimeve, policia financiare e Guardia di Finanza, kreu një bastisje më 22 janar 2022. Gjatë Operacionit “Tackle”, Toger Giuseppe Brigante dhe policia tjetër financiare, ekzekutuan 23 urdhra paraprakë paraburgimi.

Pretenca: 57 vjet burgim

Më poshtë janë kërkesat për dënim të formuluara nga prokurori për secilin të pandehur. Fabrizio Russo (48-vjeç nga Oria, por i lindur në Monopoli): shtatë vjet burg dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh; Salvatore Schiavone (34-vjeç, i lindur në Brindisi dhe banues në Oria): gjashtë vite e 3 mijë euro; Adrian Boci (35- vjeç, shqiptar): dymbëdhjetë vjet në vazhdim me një dënim tjetër; Salvatore Chionna (47-vjeç, nga Francavilla Fontana): katër vite e 18 mijë euro; Roberto Mazzuti (49-vjeç, nga Oria): gjashtë vjet e 3 mijë euro; Kujtim Metaj (60-vjeç, shqiptar): 18 vite; Romeo Myftari (43-vjeç, shqiptar): tetë vjet.

Në rastin e Russo-s, prokurori kërkoi lirimin nga akuzat për dy akuza që lidhen me drogën dhe rikualifikimin e një të trete (transferim i një sasie modeste). Për Metajn ka edhe një kërkesë për lirim nga akuzat për një hipotezë të vetme krimi.

Një histori procedurale në tre ‘fragmente’

Gjatë fjalës së saj përmbyllëse, prokurorja Cannarile rishikoi historinë gjyqësore që rezultoi nga hetimet, të cilat u materializuan në tre procedura.

Disa të pandehur u gjykuan me gjykim të shkurtuar, ndërsa fytyra historike e Sacra Corona, Giovanni Donatiello, u gjykua në një procedurë të veçantë, gjithashtu me një gjykim të shkurtuar, i cili përfundoi me uljen e dënimit në katër vite në apel, për një përpjekje zhvatjeje kundër Pierluigi Chionna, i cili ndërkohë ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Dënimi është bërë i pakthyeshëm që atëherë . Më pas, procedura kundër Fabrizio Russo u bashkua, pasi koha e tij si i arratisur përfundoi në dhjetor 2023 .

Hetimet, midis përgjimeve dhe ndjekjes në publik

Zëvendësprokurorja e DDA-së gjithashtu rishikoi hetimet dhe gjyqin. Ajo kujtoi se si Pierluigi Chionna u identifikua si terminali italian i një organizate shqiptare, për të importuar kokainë dhe heroinë.

Drogat më pas rrjedhnin jo vetëm në provincat e Puglias, por edhe në Reggio Calabria. Ishte burri nga Oritano ai që dërgoi paratë në Shqipëri, shpjegoi prokurorja, përmes shoferëve të autobusëve të planifikuar.

Hetimet, të përmbledhura edhe nga dëshmia e Toger Brigante, përfaqësojnë një kombinim me fat të teknologjive moderne, duke përfshirë përgjimet telefonike dhe mjedisore, dhe teknikave klasike, duke përfshirë edhe ndjekjen.

Dy grupe me bazë Oria

Gjatë fjalës përmbyllëse, prokurori Cannarile shpjegoi veçantinë e strukturës organizative që importonte drogë.

Baza shqiptare, logjistika në Holandë, ka dy nëngrupe të dallueshme, të dyja të përbëra nga një bërthamë qendrore e përbashkët, përkatësisht Chionna dhe partneri i tij i atëhershëm. Njëri drejtohet nga Licaj (tashmë i dënuar), tjetri nga Metaj.

Disa të pandehur kishin në dispozicion mjete të tilla si bllokues sinjalesh dhe telefona celularë të pagjurmueshëm. Ato ishin pak të dobishme, duke pasur parasysh se toger Brigante dhe njerëzit e tij ‘thyen’ këtë sistem sigurie.

The post Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Artan Cukut/ Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin

By: V K
3 June 2025 at 14:35

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për shtetasit Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, të cilët akuzohen për vrasjen me paramendim të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cukut.

Sipas njoftimit zyrtar, vrasja u organizua si akt hakmarrjeje nga Bledar Jambelli, i cili ishte hetuar më parë nga Cuku për ngjarje kriminale, por u lirua gjatë procesit gjyqësor.

Për realizimin e planit, Jambelli bashkëpunoi me Kristaq Lecin dhe shtetasin M.Sh., i cili kreu aktin e rëndë duke qëlluar të paktën tetë herë viktimën.

M.Sh. është dënuar me dhjetë vite burg, pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe i kërkoi falje familjes së viktimës.

Prokuroria vlerëson se vrasja është kryer me paramendim dhe kërkon dënimin maksimal për dy të pandehurit e tjerë.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria Tiranë kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. dhe K.L. për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, A.C

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. alias B.M. dhe K.L. alias G.K. për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga anent 79/b dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet e procedimit penal nr.139/2017, rezultoi se i pandehuri B.J. një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe në ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve 2000, në vitin 2012 u hetua nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë Vendore Policisë Vlorë për ngjarje të rënda kriminale konkretisht vrasjes së shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe falë punës hetimore në kohën që kjo Drejtori drejtohej nga i ndjeri A.C., u arrestua dhe hetua për këto fakte penale të rënda të citura më sipër, por më pas gjatë procesit gjyqësor doli i pafajshëm dhe u lirua.

Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 shtetasi B.J. në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin K. L. dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë reth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin. Shtetasi K.L. e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim.

Shtetasi M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri M.Sh. u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës.

Nga hetimet rezultoi provuar tej çdo dyshim arsyeshëm se vrasja u krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Këta tre persona bashkëpunuan në drejtimin e B.J. për vrarë A. C. si qëllim final, të shtyrë nga motive ndryshme. Organizuesi këtij bashkëpunimi ka pasur qëllim hakmarrje, ndërsa ndihmësi ka pasur qëllimin për ndihmuar shokun e tij dhe njëkohësisht djalin e hallës M. Sh. për të përfituar holla dhe e ndihmoi në kryerjen vepres penale, ndërsa M. Sh. kishte interesin përfitimit material në këtë bashkëpunim dhe për pasojë të tre kryen vrasjen e ish drejtorit të Policisë Vlorë.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit B. J. për vepren penale “ Vrajse e punonjëseve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm; dhe

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.L. për vepren penale “Vrajse e punonjësve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm.

The post Vrasja e Artan Cukut/ Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin appeared first on Albeu.com.

PD kërkon 60 minuta debat në seancë plenare, kërkesë Spiropalit: Po shkelet Rregullorja, ndryshoni rendin e ditës

By: V K
29 May 2025 at 11:59

Këtë të enjte, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar që në seancën plenare që nis pas pak në Kuvend, të parashikohet edhe një periudhë kohore prej 60 minutash për debat.

“Znj. Kryetare e Kuvendit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me urdhrin tuaj nr. 16, datë 22.05.2025 “Për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 29.05.2025, ora 12:00”, i cili ndër të tjera bie ndesh me nenin 45 të Rregullores së Kuvendit, ku theksohet se: “Në fund të rendit të ditës çdo deputet mund të diskutojë për çështje të ndryshme që ai i konsideron se duhen bërë publike në seancë plenare…. Koha e përgjithshme për diskutimin e këtyre çështjeve nuk mund te jetë më shumë se 60 minuta”.

Për këtë arsye, në mbështetje me nenin 31 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që të ndryshohet Rendi i Ditës dhe të përfshihet si pikë e 3 e tij:

Diskutim jashtë rendit të ditës për 60 min.

Përsa më lart, kërkojmë respektimin e nenit 45 të Rregullores së Kuvendit.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE”, thuhet në shkresën dërguar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

The post PD kërkon 60 minuta debat në seancë plenare, kërkesë Spiropalit: Po shkelet Rregullorja, ndryshoni rendin e ditës appeared first on Albeu.com.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

By: user7
29 May 2025 at 10:46

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka depozituar një kërkesë për lirimin me kusht pasi ka kryer 2/3 e dënimit. Deputeti demokrat u shpall fajtor me vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit për dosjen Babale duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji mbahet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli. Ish-deputeti demokrat është dënuar me një vit burg për dosjen “Babale”. Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

The post Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji kërkon liri me kusht appeared first on Lapsi.al.

Malltezi kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”, çështja kalon për gjykim

By: user7
27 May 2025 at 13:34

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së Jamarbër Malltezi njëherësh dhe dhëndri i kreut të PD-së Sali Berisha, Jamamber Malltezi i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për të revokuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Bëhet me dije se avokatët e Malltezit argumentojnë se tashmë çështja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen e kësaj mase.

Gjithashtu ata kërkojnë që klienti i tyre të përballet me drejtësinë në gjendje të lirë, duke theksuar se masa e arrestit shtëpiak nuk është më e justifikuar në këtë fazë të procesit.

The post Malltezi kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”, çështja kalon për gjykim appeared first on Lapsi.al.

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

By: V K
13 May 2025 at 13:04

Prokuroria e Posaçme. ka lexuar pretencën, ku ka kërkuar dënimin me 6 vite burg për avokatin Redovan Çela. Sakaq, nëse përkon me vendimin e gjykatës, do të konvertohet në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Çela akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Ai ddyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme, me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

The post Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela appeared first on Albeu.com.

Vatra kërkon drejtësi për “Kumanovën”

By: V K
10 May 2025 at 12:48

Ditën e sotme,  është dhjetëvjetori i ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shumëçka në atë ngjarje, ishte dhe ka ngelur ende e pa sqaruar.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA”, kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për të zbardhur të vërtetën.

VATRA po ashtu kërkon drejtësi për shqiptarët e grupit të Kumanovës që po mbahen në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, jemi shumë të shqetësuar për trajtimin dhe gjendjen e tyre në burg. Familjarët e të burgosurve na informojnë për keqtrajtime e sjellje jo njerëzore që ushtrohen ndaj këtyre të burgosurve.

VATRA tërheq vëmendjen që Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend anëtar i NATO-së dhe kandidat për BE, është e detyruar që të zbatojë standartet më të larta të trajtimit njerëzor dhe të dinjitetshëm të të burgosurve konformë Konventave Ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi.

Këtë shqetësim të bazuar, VATRA do ta prezantojë deri në nivelet më të larta të shtetit amerikan.

Njëherësh i bëjmë thirrje qeverive në Prishtinë dhe në Tiranë, që të përdorin ndikimin e tyre në favor të trajtimit njerëzor të këtyre të burgosurve shqiptarë.

The post Vatra kërkon drejtësi për “Kumanovën” appeared first on Albeu.com.

SPAK i kërkon Prokurorisë së Fierit të hetojë kandidaten e PS-së për deputete! Zegjine Çaushi, akuzohet se kërcënoi qytetaren dhe i bëri presion për votën

By: V K
6 May 2025 at 14:59

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kandidates së PS për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, dhe ka dalë në konkluzionin se nuk jemi përpara veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, por mund të jeni përpara rastit të konsumimit të 3 veprave të tjera penale që janë në kompetencë të Prokurorisë së Fierit.

Konkretisht, bëhet fjalë për dyshimet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Për këtë arsye, SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe t`i kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera.

Hetimet e SPAK kanë të bëjnë me një audiopërgjim të publikuar në media, ku kandidatja e PS Zegjine Çaushi shfaqet duke kërcënuar një qytetarë dhe duke i bërë presion për votën.

The post SPAK i kërkon Prokurorisë së Fierit të hetojë kandidaten e PS-së për deputete! Zegjine Çaushi, akuzohet se kërcënoi qytetaren dhe i bëri presion për votën appeared first on Albeu.com.

I biri prej dy ditësh nën masivin e kromit, babai i 29-vjeçarit mes lotësh kërkon ndihmë nga shteti: Dua të gjej djalin, të di ku t’i hedh një tufë lule…

By: V K
5 May 2025 at 14:54

Ngjarja e rëndë në masivin e kromit në Klos, ka përlotur babain e 29-vjeçarit, Nerim Beshiri, i cili apeloi për ndihmë të specializuar nga shtetit për gjetjen e trupit të tij.

Ai rrëfeu se ka 3 ditë që së bashku me familjarët e tij, kërkojnë trupin e 29-vjeçarit me lopata dhe mjete rrethanore në mungesë të aparaturave të specializuara.

“Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja ,se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal. I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë.

Nuk ka asnjë lloj mjeti. Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha.

Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin. Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, u shpreh ai.

The post I biri prej dy ditësh nën masivin e kromit, babai i 29-vjeçarit mes lotësh kërkon ndihmë nga shteti: Dua të gjej djalin, të di ku t’i hedh një tufë lule… appeared first on Albeu.com.

Prekëse/ Pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë, qeni i tij e kërkon nëpër lagje (VIDEO)

By: V K
27 April 2025 at 12:43

Mëngjesin e sotëm, një 58-vjeçar është ekzekutuar  më tre plumba, në afërsi të banesës së tij. Viktimë mbeti Renato Hoxhaj, ndërsa ende nuk dihet shkaku apo autori/ët.

Ai u gjet i pajetë nga bashkëjetuesja e tij në rrugë, e cila më pas njoftoi dhe policinë.

Në një video të siguruar nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, shihet qeni i viktimës që pas ngjarjes sillet përreth lagjes, dhe kafeneve pranë, duke kërkuar të zotin.

 

The post Prekëse/ Pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë, qeni i tij e kërkon nëpër lagje (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO| Prekëse, qeni kërkon të zotin pas vrasjes në Vlorë

27 April 2025 at 10:50

Një moment prekës pas atentatit në Vlorë ku mbeti i vrarë një 58 vjeçar i cili punonte si roje objekti.

Qeni i tij është duke e kërkuar gjithandej, teksa ky moment nuk i ka shpëtuar as gazetarit të Euronews Algert Harizaj.

Renato Hoxhaj, 58 vjeç u gjet i vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij, në Vlorë mëngjesin e së dielës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ngjara ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit kur 58-vjeçari po kthehej, pasi kishte mbyllur punën si roje në një objekt në ndërtim aty pranë.

Ai është goditur nga afër, tek shkallët në hyrje të banesës. Është goditur tre herë me armë zjarri pistoletë, dy në kokë dhe një në trup. Të shtënat i ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij e cila edhe ka lajmëruar policinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Prekëse, qeni kërkon të zotin pas vrasjes në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Vodhën 7 mln euro me call center, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive për 2 të dënuar

27 April 2025 at 10:18

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin  e pasurive të shtetasve Erion Kasmi dhe Xhulina Xhafa të dënuar nga GJKKO për vjedhjen e rreth 7 milionë euro shtetasve gjermanë përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa.

Vlera e pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi është mbi 2 milionë euro.

“Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1, 937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë:

Pasuritë:

“Apartament” i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m2, me adresë në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Vilë banimi 3-tre katëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + veranda prej 342 m2, me adresë në Selitë Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Njësi, me sipërfaqe 167 m2, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.

Garazh, me sipërfaqe totale 19 m2, me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka,

Apartament, i llojit Apartament (3+1) me sipërfaqe 146.12 m2, me adresë në Rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.

Apartament, me sipërfaqe 66.96 m2, me adresë rruga “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.

Apartament, me sipërfaqe totale 96 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.

Garazh, me sipërfaqe totale 16 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Truall, me sipërfaqe 2750 m2, nga e cila 750 m2 ndërtesë, me adresë Mazrek Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi.

Apartament, me sipërfaqe 57 m2, me vendodhje në lagjen Nr. 13 Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka.

Pasuria: ‘Apartament’, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m2, në pronësi të L. Leka, me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.

Garazhe 2 (dy), me sipërfaqe totale 40 m2, në pronësi të L. Leka me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.

Pemëtore 100 m2, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë

Subjekti tregtar ‘Wood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek Tiranë.

Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m2, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa me adresë Kryemëdhenj, Kavajë,

Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila, me sipërfaqe 16.30 m2, me adresë rruga “Ndre Mjeda” Tiranë.

Apartament, me sipërfaqe 79.42 m2, në pronësi të Xhulian Xhafa me NID J20623112M dhe S.Mustafa Tila, me adresë rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Apartament” me sipërfaqe totale 93.8 m2, në emë të Xhulian Xhafa dhe S.  Tila, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën 588,225 euro dhe 19,789,854 lekë.

Për shtetasin Erjon Kasmi, vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave është 1,108,920 euro dhe 13,300,000 lekë.

Vlera e pasurive te paluajtshme sipas kontratave për shtetasin, Xhuljan Xhafa është në vlerën 240,000 euro”, bën me dije SPAK.

 

The post Vodhën 7 mln euro me call center, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive për 2 të dënuar appeared first on Euronews Albania.

Mashtrim me Call Center/ Apartamente, garazhe dhe llogari bankare, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit e Xhulian Xhafës

By: V K
27 April 2025 at 10:34

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme, kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, në kuadër të procedimit pasuror nr.13 i vitit 2023.

Shtetasit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa janë subjekte të hetimit pasuror, pas regjistrimit të procedimit penal nr.300/2021*, me akuzat për kryerjen e veprave penale:

“Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë kryer hetime në kuadër të hetimit pasuror dhe si rezultat janë identifikuar dhe sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror nr.13/2023, rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1, 937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë:

Pasuritë:

“Apartament” i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m2, me adresë në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Vilë banimi 3-tre katëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + veranda prej 342 m2, me adresë në Selitë Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Njësi, me sipërfaqe 167 m2, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.

Garazh, me sipërfaqe totale 19 m2, me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka,

Apartament, i llojit Apartament (3+1) me sipërfaqe 146.12 m2, me adresë në Rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.

Apartament, me sipërfaqe 66.96 m2, me adresë rruga “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.

Apartament, me sipërfaqe totale 96 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.

Garazh, me sipërfaqe totale 16 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Truall, me sipërfaqe 2750 m2, nga e cila 750 m2 ndërtesë, me adresë Mazrek Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi.

Apartament, me sipërfaqe 57 m2, me vendodhje në lagjen Nr. 13 Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka.

Pasuria: ‘Apartament’, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m2, në pronësi të L. Leka, me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.

Garazhe 2 (dy), me sipërfaqe totale 40 m2, në pronësi të L. Leka me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.

Pemëtore 100 m2, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë

Subjekti tregtar ‘Wood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek Tiranë.

Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m2, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa me adresë Kryemëdhenj, Kavajë,

Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila, me sipërfaqe 16.30 m2, me adresë rruga “Ndre Mjeda” Tiranë.

Apartament, me sipërfaqe 79.42 m2, në pronësi të Xhulian Xhafa me NID J20623112M dhe S.Mustafa Tila, me adresë rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Apartament” me sipërfaqe totale 93.8 m2, në emë të Xhulian Xhafa dhe S. Tila, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën 588,225 euro dhe 19,789,854 lekë.

Për shtetasin Erjon Kasmi, vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave është 1,108,920 euro dhe 13,300,000 lekë.

Vlera e pasurive te paluajtshme sipas kontratave për shtetasin, Xhuljan Xhafa është në vlerën 240,000 euro.

The post Mashtrim me Call Center/ Apartamente, garazhe dhe llogari bankare, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit e Xhulian Xhafës appeared first on Albeu.com.

❌
❌