Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, flet vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore, e përdori për të zvarritur procesin

By: V K
12 July 2025 at 09:22

Vëllai i Liridona Ademajt Leonard Ademaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur për raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku ka rezultuar se Naim Murseli nuk ka të meta mendore.

Ai ka thënë se për familjen Ademaj kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por sipas Leonardit, ata kanë besuar se Naim Murseli një gjë të tillë po e bën, vetëm për të zvarritur procesin gjyqësor dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

“Naimi këtë e kishte si kartë të fundit me të cilën mund ta zvarriste procesin gjyqësor. Po besoj se Prokuroria dhe Gjykata do ta marrin si të tillë këtë çështje dhe do të vazhdojnë me procesin, pa lejuar më që ai të zvarritet”, ka thënë ai.

Më herët, vëllai i Liridona Ademajt, kishte deklaruar në studion e emisionit FIVE se porositësi dhe organizatori i kësaj vrasjeje është Naim Murseli.

Leonard Ademaj:Po pra, Naim Murseli është organizatori i vrasjes, së bashku me Kushtrim Kokallën, ndërsa ekzekutori është Granit Plava. Të tre së bashku kanë ndërmarrë një veprimtari kriminale duke e vrarë Liridonën”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se presin që Gjykata të punojë drejtë dhe pa lejuar që të zvarritet më tej ky proces gjyqësor dhe se seanca për rastin e Liridonës do të mbahet të hënën e ardhshme.

’Për ne si familje dihet qartë se Lirodona nuk kthehet më dhe nëse dënimi është maksimal. Por ajo se çfarë duam ne është që këta të dënohen dhe të jepim një mësim për të gjithë ata të cilët tentojnë të bëjnë një diçka të tillë që të mos ja mësyjnë asaj rruge se me besim në drejtësi ata ta kryjnë këtë punë dhe të vendosen përballë sistemit të drejtësisë’’, ka thënë ai.

The post Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, flet vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore, e përdori për të zvarritur procesin appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

U mbyt me litar dhe u hodh në Shkopet, pista e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit

By: fra nc
11 July 2025 at 15:30

Disa ditë pas gjetjes së trupit të 23-vjeçarit Renis Dobra në liqenin e Shkopetit, dyshimet se i riu është vrarë nga persona të tjerë janë rritur. Grupi hetimor ka zbuluar se 23-vjeçari nga fshati Zenisht i Matit ka shenja dhune në pjesën e qafës, që tregon se ai është mbytur dhe më pas është hedhur në humnerë, ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte është nxjerrë ditën e enjte nga ujërat e liqenit të Shkopetit. Hetimet janë fokusuar në dy pista kryesore që lidhen me të kaluarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Të dhënat e para tregojnë se Dobra kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman dhe kishte qëndruar për një periudhë kohe në burg. Kjo e kaluar penale po konsiderohet një element kyç në përcaktimin e motivit të krimit.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e përfshirjes së mundshme të viktimës në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punon për të zbuluar nëse Dobra kishte pasur konflikte me persona të përfshirë në këtë aktivitet, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

Ndërkohë, autoritetet janë duke mbledhur prova dhe analizuar të dhënat e komunikimeve të fundit të viktimës, si dhe lëvizjet e tij, për të identifikuar autorët e ngjarjes dhe motivin e saktë të vrasjes. Po ashtu, grupi hetimor ka ngritur dyshime pas verifikimit të kamerave të sigurisë, se i riu është ndjekur nga dy automjete, për të cilat po punohet për gjetjen e tyre dhe personave të përfshirë në këtë krim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U mbyt me litar dhe u hodh në Shkopet, pista e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit appeared first on Euronews Albania.

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijëve, Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullime

By: V K
11 July 2025 at 12:09

Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për mediat e Kosovës.

The post Vrau bashkëshorten në prani të fëmijëve, Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullime appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit, dyshohet se viktima ishte përfshirë me…

By: V K
11 July 2025 at 11:33

Grupi hetimor ka nisur një hetim të thelluar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri pak ditë më parë.

Burime për News24, bëjnë me dije se aktualisht po hetohet në dy pista kryesore që lidhen me të shkuarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Sipas të dhënave paraprake, Renis Dobra, kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman, ku mësohet se ka qëndruar për një periudhë kohe në burg.

Pikërisht kjo e kaluar, sipas hetuesve, po shihet si një element kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të krimit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për të verifikuar nëse viktima ka pasur konflikte të hapura me persona të lidhur me këtë aktivitet, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj.

The post Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit, dyshohet se viktima ishte përfshirë me… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Renis Dobrës/ E mbytën dhe tentuan ta hidhnin në liqenin e Shkopetit, detaje nga ngjarja e rëndë në Mat

By: V K
11 July 2025 at 09:22

Të dhënat që janë bërë publike ditën e djeshme në lidhje me ngjarjen makabre të ndodhur në Mat, dëshmojnë për pjesëmarrjen e të paktën 4 personave në krimin e rëndë të vrasjes së Renis Dobrës.

Duket se gjithçka ka qenë e mirëmenduar, teksa djalit i kanë dalë përpara 2 persona të veshur me uniforma policie, që e kanë rrëmbyer.

Ekspertët e hetimit të krimeve të rënda kanë arritur në përfundimin paraprak se i riu mund të jetë rrëmbyer, mbytur dhe më pas është sjellë në afërsi të liqenit të Shkopetit me mjetin e tij.

Vrasësit janë kujdesur që mjeti të përfundonte bashkë me trupin e djalit në liqen, për pasojë mund të realizonin edhe zhdukjen e gjurmëve të vrasjes.

Por me sa duket, mjeti në rënie e sipër e ka nxjerrë trupin e Renisit pak metra para se sa të përfundonte në ujë, e për pasojë është bërë e mundur tashmë jo vetëm gjetja e trupit por edhe konkluzioni që djali është vrarë.

Policia ka hasur në imazhin e dy mjeteve tip fuoristradë, të markave të ndryshme që e kanë gjurmuar mjetin e Renisit nga Burreli deri në afërsi të Ulzës.

Pastaj janë humbur gjurmët për shkak të mos pasjes së kamerave në rrugë. Por është një dëshmitar që ka treguar se Renisin e ka parë të ndaluar nga policia në rrugë e ndaj ka vijuar rrugën pasi ‘policët’ janë kujdesur duke i thënë që mos të bëhej merak për të.

Është pikërisht kjo dëshmi që ka mbajtur në fokus faktin që djali mund të ishte rrëmbyer dhe më pas vrarë nga ‘policët’ që e kishin ndaluar në rrugë.

Policia i ka pikasur të njëjtat mjete edhe në hyrje të Milotit, duke krijuar idenë që makinat që rrëmbyen e vranë 23 vjeçarin kanë ardhur nga jashtë Burrelit.

HETIMET

Policia ka mundur të sekuestrojë disa kamera sigurie që kanë arritur të fiksojnë imazhet e dy automjeteve fuoristradë “RangeRover” dhe “Honday”. Të dyja mjetet dyshohet se janë përdorur nga autorët e krimit, të cilët pasi e kanë marrë, Renis Dobrën, e kanë mbytur me litar.

Vdekja nga asfiksia është provuar nga ekspertiza mjeko-ligjore, e kryer nga ekspertë në Tiranë. Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia dhe prokuroria e Dibrës, kanë arritur të kapin siluetën e dy mjeteve, por jo të fiksojnë qartësisht targat dhe drejtuesit e tyre.

Përmes disa kamerave të sekuestruara, është zbuluar itinerari i dy fuoristradave të përdorura nga autorët, që sipas grupit të hetimit imazhet e tyre janë shfaqur deri në Milot dhe më tej nuk është konstatuar asnjë pamje e tyre.

Policia ka kryer disa kontrolle në servise dhe varreza automjetesh që ndodhen në këtë zonë, por deri në këtë fazë këto kontrolle, nuk kanë sjellë rezultat.

Nga kamerat, nuk dallohen qartësisht drejtuesit e mjeteve apo personat që kanë qëndruar në vend të parë.

Ndërkohë përmes dëshmisë së kushëririt të viktimës, rrëmbimi i 23- vjeçarit Renis Dobra, është kryer rreth 2 kilometra nga dalja e qytetit të Burrelit.

Personat me dy fuoristradë janë paraqitur si punonjës policie, dhe dy prej tyre kanë hipur në makinën e viktimës Renis Dobra, duke krijuar perceptimin tek i afërmi se do e shoqëronin në komisariat.

Por i riu është gjendur mëngjesin e ditës tjetër në një humnerë, 10 metra larg ujërave të liqenit të Shkopetit.

Sipas ekspertizës, autorët e kanë mbytur diku tjetër Renis Dobran dhe më pas në orët e vona të natës, kanë shtyrë mjetin në një teren të thepisur, ku brenda tij kishin futur trupin e pajetë të 23-vjeçarit.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ E mbytën dhe tentuan ta hidhnin në liqenin e Shkopetit, detaje nga ngjarja e rëndë në Mat appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Vrasja e Renis Dobrës/ Policia shoqëron katër persona

By: user7
10 July 2025 at 13:25

Katër persona janë shoqëruar për në komisariat si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit. Siç raportohet katër personat më herët kanë pasur konflikte me viktimën. Por ata kanë deklaruar se debatet që kishin me Dobran i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit.

Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia, por pavarësisht kësaj do të vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e policisë. Ekspertiza paraprake ka nxjerr se 23-vjeçari Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë territorit shqiptar.

Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. Në Liqenin e Shkopetit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji, me qëllim sigurimin e provave shtesë dhe verifikimin e mundshëm të skenarit të inskenuar. Tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Policia shoqëron katër persona appeared first on Lapsi.al.

Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën Policisë në Lipjan

10 July 2025 at 12:59

Pas lirimit nga pozita e kapitenit, Argjent Gashi, komandant i Policisë së Kosovës në Lipjan, në këtë pozitë është emëruar kapiteni Brahim Shatrolli.

Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij. Kapiteni Argjent Gashi ka kërkuar lirimin nga pozita e komandatit pas rastit të fundit në Lipjan, ku mbeti pa shenja jete i ri Agon Zejnullahu.

“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjent Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, pesë zyrtarët policorë ndodhen në masën e ndalimit për 48 orë, dhe ndaj tyre sot do të mbahet seanca dëgjimore.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit zyrtar, më 7 korrik rreth orës 00:12, Policia kishte pranuar gjashtë telefonata nga qytetarë të ndryshëm, që raportuan për një person me sjellje agresive në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Sipas tyre, personi në fjalë paraqiste rrezik të përgjithshëm për kalimtarët, pasi po i sulmonte ata, ndiqte automjete dhe tentonte të futej në to.

“Njësitë policore reaguan menjëherë dhe, sipas policisë, edhe në prani të tyre personi vazhdoi me sjellje të pakontrollueshme dhe të rrezikshme”.

Policia njoftoi se, për shkak të rezistencës aktive dhe tentimit për sulm ndaj zyrtarëve, ishte përdorur sprej mbrojtës për ta neutralizuar atë.

Sipas policisë, para arrestimit, zyrtarët policorë kishin tentuar për rreth pesë deri në gjashtë minuta të komunikonin dhe negocionin me të riun për ta bindur që të shoqërohej në stacionin policor.

“Mbikëqyrësi i ndërrimit kishte thirrur edhe ndihmën e shpejtë, duke vërejtur gjendjen e tij psikologjike dhe shëndetësore. Megjithë tentativën për t’iu larguar policisë, i riu ishte arrestuar. Ambulanca kishte mbërritur pas tre minutash në vendin e ngjarjes, por ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e tij”, deklaron policia./Telegrafi/

The post Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën Policisë në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza: 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar

By: user7
10 July 2025 at 11:12

Rezultatet e ekspertizës paraprake për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra kanë dalë ditën e sotme. Mësohet se sipas rezultateve, Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar.

Ndërkohë që tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza: 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e të riut në Mat/ Shoqërohen 4 persona, ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga…

By: V K
10 July 2025 at 11:23

Këtë të enjte, Policia e Matit, ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Të shoqëruarit janë persona që më herët kanë pasur konflikte me viktimën.

Ata kanë thënë se problemet që kishin me 23-vjeçarin, i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit. Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia.

Ekspertiza paraprake, ka nxjerrë se 23-vjeçari Renis Dobra, ka humbur jetën nga mbytja me litar.

Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. Këtë aktivitet, dyshohet se po e vijonte së fundmi edhe në qytetin e tij.

Në vendin tonë, 23-vjeçari nuk ka precedentë të theksuar kriminal, por i dyshuar dhe hetuar për vjedhje banesash.

The post Vrasja e të riut në Mat/ Shoqërohen 4 persona, ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga… appeared first on Albeu.com.

Ngjarja e rëndë në Mat/ Si u rrëmbye dhe u mbyt, e më pas u hodh në liqen 23-vjeçari Renis Dobra

By: V K
10 July 2025 at 09:33

Mëngjesin e ditës së djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Madhesh të Ulzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u vra dhe me pas u hodh në liqen nga persona ende të paidentifikuar.

Renis Dobra, është gjendur i pajetë dhe me shenja të dukshme dhunë, buzë liqenit të Shkopetit.

Babai i tij kishte mbërritur në komisariatin e Burrelit mbrëmjen e së martës, duke denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin, ndërkohë që askush nuk ia dinte vendndodhjen.

Ditën e djeshme (9 Korrik), një qytetar ka telefonuar policinë, duke dëshmuar se ka parë një trup të pajetë në afërsi të liqenit.

Me të shkuar në vendin e ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për të riun, që policia kishte marrë denoncim një natë më parë.

Nga dëshmitë e para të familjarëve, nuk është mësuar asnjë detaj që ndihmon në hedhjen dritë mbi shkaqet, ndërkohë që policisë dhe prokurorit të gatshëm u janë dashur shumë orë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me djalin.

Ndonëse Policia e Dibrës nuk reagoi zyrtarisht ditën e djeshme në lidhje me krimin e rëndë, ngjarja që nga mëngjesi e deri në mesditë kaloi nëpër tri versione.

Fillimisht u tha se djali ishte vrarë me plumb dhe ishte hedhur poshtë rruge. Më pas, policia konstatoi se nuk ka plagë plumbi, e për pasojë u hodh ideja e një aksidenti, ku u tha se edhe mjeti ka përfunduar në liqen, ndërkohë që pas mesdite, teksa janë hapur një sërë kamerash nga Burreli e deri në Shkopet, është konstatuar pas mjetit të të riut një makinë tjetër, nga ku dyshohet se kanë dalë disa persona, e kanë rrëmbyer, e dhunuar derisa djali ka ndërruar jetë.

Askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por do të jetë e sotmja, me ekspertët që do të shkojnë nga Tirana që do të hedhin dritë mbi ngjarjen që ka tronditur gjithë opinionin publik.

Policia lokale ka nisur marrjen e dëshmive, shoqërimin e disa personave, ndërkohë që janë vënë në kërkim të mjetit të konstatuar pas makinës së Renisit, makinë që dyshohet që mbarte autorët e aktit horror.

Ngjarja dhe hetimet

Babai i Renisit, pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë, ka shkuar në komisariat duke treguar se kishte humbur kontaktet me të. U tha se efektivët nisën menjëherë kërkimet, siç thuhet gjithnjë, por pa rezultat. Dje u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra, u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia, dyshohet të ketë rënë në ujë, por ende nuk është gjetur.

Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit ka gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë. Kështu dyshon polica, por do të jetë mjekësia ligjore, që do të hedhë dritë mbi mënyrën se si iu ka marrë jeta të riut.

Mirëpo, pas arritjes në konkluzionin se Renisi mund të jetë vrarë, policia ka bërë me dije se ka arritur të zbardhë një pjesë të mirë të dinamikës.

The post Ngjarja e rëndë në Mat/ Si u rrëmbye dhe u mbyt, e më pas u hodh në liqen 23-vjeçari Renis Dobra appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 23-vjeçarit në liqenin e Shkopetit, flasin fqinjët e Renis Dobrës

By: V K
9 July 2025 at 14:14

Fqinjët e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit me plagë në trup dhe fytin e nxirë, kanë folur për mediat lidhur me ngjarjen dhe familjen e të riut.

Ato kanë treguar se lajmin e rendë e kanë marrë vesh në media, ndërsa tregojnë se viktima dhe familja e tij janë njerëz të mirë.

“E kam marrë vesh te tv që e kanë vrarë filanin. Komshinj jemi, shkuam për një ngushëllim”, tha njëra prej tyre, ndërsa një tjetër tha: “Janë familje e mirë dhe ai si fëmijë ka qenë fëmijë, nuk merresh me një fëmijë, është krim ky. Nuk dimë çfarë të themi. I riu rregullohet! Familje shumë e rregull këtu në katun. Nuk e kemi gjë, fqinj jemi”, tha fqinja.

23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por uniformat blu ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij.

Nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës, nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Ndërkohë nga Burreli deri tek vendi ku u gjet trupi i viktimës, raportohet se nuk ka kamera sigurie.

Trupi i tij i pajetë është dërguar në morg, ndërsa pritet ekspertiza. I riu u denoncua i zhdukur nga babai i tij në polici, pasi nuk u kthye më në banesë.

Ai ka shkuar në polici rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të martë (8 Korrik), ku ka deklaruar se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me të birin. Pas orësh kërkime, trupi i pajetë i viktimës u gjet pranë liqenit të Shkopetit.

The post Vrasja e 23-vjeçarit në liqenin e Shkopetit, flasin fqinjët e Renis Dobrës appeared first on Albeu.com.

Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e të riut në Mat

9 July 2025 at 12:27

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit. Ai dyshohet se është mbytur, pasi kishte shenja mavijosje në qafë, teksa dhe plagë në trup, ndërsa automjeti sipas Policisë, dyshohet se ka rënë […]

The post Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e të riut në Mat appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, zbardhet identiteti i të riut (EMRI)

By: V K
9 July 2025 at 09:25

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Madhesh të Ulzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra, nga Burreli  është ekzekutuar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

I riu u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat.

Mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra, kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit, ku kishte denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkime, ai u gjet i pajetë, teksa sipas Policisë automjeti i të riut dyshohet se ka rënë në liqenin e Shkopetit.

Policia nuk e saktëson shkakun e vdekjes së 23-vjeçarit, por mediat raportojnë se i riu dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Dyshohet se 23-vjeçari, është rrëmbyer ditën e djeshme para se të ekzekutohej.

The post Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, zbardhet identiteti i të riut (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Ulëz, makina e 23-vjeçarit përfundoi në Liqenin e Shkopetit…

By: V K
9 July 2025 at 08:58

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Madhesh të Ulzës në Mat, ku një 23-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se, i riu lëvizte me një automjet kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se automjeti i 23-vjeçarit përfundoi në Liqenin e Shkopetit.

The post Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Ulëz, makina e 23-vjeçarit përfundoi në Liqenin e Shkopetit… appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të një shqiptari

3 July 2025 at 16:11

Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur të mos ekstradojë Ilirian Zeqajn, një 52-vjeçar i akuzuar për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri rreth 30 vite më parë, duke e cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Zeqaj, i cili ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar nën një […]

The post EMRI/ Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të një shqiptari appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë, çfarë pritet të ndodhë

By: V K
2 July 2025 at 11:26

Këtë të mërkurë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për shqyrtimin gjyqësor të të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt: Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ka mohuar fajësinë në seancat e mëparshme. Ai tha se nëse aktakuza kundër tij provohet, do të kërkojë vetë dënim me burgim të përjetshëm.

Granit Plava nuk ka folur në gjykatë, ndërsa Kushtrim Kokalla mohoi akuzat ndaj tij. Prokurorja Javorka Perlinçeviq njoftoi se Prokuroria e Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve për krime të rënda.

Hetimet kanë treguar se ekziston dyshim i bazuar për përfshirjen e tyre në këtë krim.

Prokuroria mbështetet në shumë deklarata të dëshmitarëve dhe prova materiale. Ajo është e sigurt se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat po gjykohen.

The post Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

“Gjakun e lajmë me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që vrau shqiptarin

By: user 5
1 July 2025 at 20:27

Një grup shqiptarësh dyshohet se kanë sulmuar shtëpinë e italianit Aurelio Valiante, i cili disa ditë më parë vrau me armë zjarrin 25-vjeçarin shqiptar, Rivaldo Rusi, gjatë një tentative për grabitje të këtij të fundit me dy bashkatdhetar të tij.

Sipas mediave italiane, ata kanë pritur të bjerë nata, janë afruar me kujdes në banesë dhe kanë thyer një ballkon, jo për të vjedhur, por për të parë brenda dhe për të kuptuar nëse në atë shtëpi ndodhej ende Aurelio Valiante.

Më pas ata janë larguar në heshtje, duke lënë pas vetëm një gjurmë të qartë të pranisë së tyre, shenja dëmtimi.

Ngjarja ka ndodhur në Foria të Centola-s, në rrugën “Via Carpine”, natën pas zhvendosjes së Aurelio Valiante dhe familjes së tij në një vend të mbrojtur nga policia, pasi i druhet kërcënimit të shqiptarëve.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë. Ky gjest mund të lidhet me atmosferën e urrejtjes që është ndezur në rrjetet sociale.

Për ditë me radhë, dhjetëra përdorues shqiptarë kanë shpërndarë mesazhe hakmarrjeje në TikTok, duke shkruar: “Gjakun e lajm me gjak”, duke iu referuar vrasjes së të riut shqiptar teksa tentoi të vidhte. Hakmarrja e paralajmëruar në rrjete sociale, mund të mos mbetet vetëm virtuale.

The post “Gjakun e lajmë me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që vrau shqiptarin appeared first on Lapsi.al.

Gjyqi ndaj Leonard Dukës për vrasjen e Santiago Malkos/ Dëshmon babai i të pandehurit: Nuk e di me kë bashkëpunonte im bir, Ervis Martinajn nuk e kam…

By: V K
1 July 2025 at 12:45

Ditën e sotme, po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën dhe të pandehurit të tjerë që akuzohen për atentatin mafioz ndaj Santiago Malkos, krim i ndodhur më 27 Gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Në seancë ndodhet edhe babai i Leonard Dukës, Muhamet Duka, i cili dëshmoi për të birin e tij.

I ati u distancua nga konfliktet që djali i tij ka pasur, teksa tha se; “Leonardi ka patur punët e veta, me biznesin e tij, me këto lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonte, nuk i jam përzier në punët e tij ata janë të rritur”.

Leonard Duka dhe Santiago Malko, ishin miq me njëri-tjetrin, por dyshohet se shoqëria e tyre u prish pasi ish-polici i dhunoi babain.

Lidhur me këtë, Muhamet Duka tha se nuk e njihte shoqërinë e djemve të tij, duke mohuar në këtë mënyrë pistën e konfliktit të tij me viktimën, Santiago Malko.

“Shoqërinë e djemve nuk më ka rënë rasti ti njoh, unë merresha me tregti me biznesin tim, kam patur një lokal timin te Fresku, punoja unë dhe nusja. Tani jam në pension. Unë jetoj me bashkëshorten, ata jetonin vetëm me njëri-tjetrin. Ata rrinin me qera, nuk kam pas shkuar te ata, unë rrija në Fresk, ata vinin te ne.

Unë i kam pas ndihmuar kur kanë qenë të vegjël kur u rritën filluan jetën e tyre. Kanë qenë të qetë, s’më ka trokitur njeri në derë. Nuk di asnjë gjë për shoqërinë e tyre. Në asnjë mënyrë nuk më ka ndaluar njeri në rrugë”.

Gjithashtu, Muhamet Duka, tha se nuk e ka njohur kurrë Ervis Martinajn.

“Ervis Martinajn e kam dëgjuar, as e njoh as e kam parë asnjëherë, në media e kam dëgjuar”, tha Muhamet Duka.

Kujtojmë se në dëshminë e bërë në GJKKO më 24 tetor 2024 Leonard Duka, ka mohuar akuzat se qëndron pas vrasjes së ish-policit Santiago Malko, krim i ndodhur më 27 Gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Leonard Duka, ka mohuar gjithashtu që babai i tij të jetë dhunuar apo fyer, duke theksuar se; “nuk kemi pasur asnjëherë konflikt, as unë dhe as familja ime”.

Ai ka thënë se shok i tyre i përbashkët ishte Ervis Martinaj dhe se para ekzekutimit të Santiago Malkos kishin 3 vite pa u takuar.

“E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet. Por e kam ruajtur respektin për të”, tha Duka teksa theksoi se “kur e kam takuar s’ishim vetëm, por kemi qenë me miq të përbashkët”.

DOSJA HETIMORE

Leonard Duka dhe Ervis Martinaj, kanë pasur shoqëri prej rreth 15 vitesh me njëri-tjetrin dhe kanë bashkëpunuar me qëllim zhvillimin e biznesit në fushën e lojrave të fatit, si dhe në administrimin e bizneseve të llojit, hotele, lokale në zonën e ish-Bllokut dhe të tjera të Tiranës.

Po kështu, këta dy shtetas kanë bashkëpunuar edhe me qëllim zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikut të narkotikëve me qëllim përfitimi.

Por duket se kjo shoqëri mori fund pasi dhunimit që Santiago Malko, miku i Ervis Martinaj, i bëri babait të Leonard Dukës.

Duka mesa duket nuk ia fali Malkos, këtë poshtërim, por organizoi vrasjen e tij, që nuk vonoi.

Dosja Hetimore

Konflikti midis Dukës dhe Martinajt, ka nisur për shkak të një debati që Leonard Duka, ka pasur me Santiago Malkon, shtetasin e vrarë me datë 27 Gusht 2019 në Tiranë.

I cili rezulton se ka dhunuar babain e Leonardit, shtetasin Muhamed Duka.

Santiago Malko që dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme ne fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër jetës, ishte lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit.

Pikërisht pas vrasjes së Santiago Malkos, Ervis Martinaj, bën përgjegjës për ekzekutimin e mikut të tij Leonard Dukën dhe lidhjet e tij.

Nga ku Martinaj fillon të investohet për të vrarë vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka dhe lidhjet e tyre shoqërore.

Ndërkohë që nga krahu tjetër këta persona investohen për të vrarë Ervis Martinajn, Erigers Mihasin dhe njohjet e tyre.

Dosja Hetimore

Nga analizimi i komunikimeve del se Fatmir Hyseni, shfaqet si një person me eksperiencë në fushën e krimeve kundër jetës dhe është i angazhuar në mënyrë konstante për lokalizimin dhe vrasjen e Ervis Martinaj dhe lidhjeve të tij.

Më datë 10 Korrik 2020, Leonard Duka, ka siguruar një informacion që Ervis Martinaj, mund të jetë në plazh me një femër në Dhërmi tek një vend i njohur si ‘Vin Bakalli’.

Për këtë arsye, ka njoftuar Fatmir Hysenin.

Dhe ky i fundit ka dërguar një person që i drejtohet me emrin ‘nipçe’, për të verifikuar këtë informacion.

Por ndërkohë që Ervis Martinaj po përgatitej të fuste në kurth Leonard Dukën, ky i fundit mëson për planin e kundërshtarit të tij.

Dhe organizohet ta zerë në befasi atë që deri dje ishte miku i tij. Por që tani ishte armiku më i betuar.

Dosja Hetimore

Në periudhën kohore duke filluar nga data 1 Gusht 2020 dhe në vazhdimësi, Leonard Duka, ka siguruar informacion që Ervis Martinaj ka angazhuar disa femra, me qëllim për t’i afruar pranë tij që ta nxirrnin në pritë.

Për këtë arsye Leonard Duka, njofton Fatmir Hysenin, i cili angazhohet për planifikimin e vrasjes së personave që do të afrohen për të vrarë Leonardin.

Në këtë plan kanë marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e grupit të drejtuar nga Leonard Duka, ku ky i fundit do të luante rolin e ‘karremit’ i cili do të takohej me këto femra në një vend, ku terreni është i njohur mirë nga ai vetë dhe lidhjet e tij.

Por vajzat nga Shkodra nuk erdhën në takim, dhe kështu plani duket se dështoi.

Ndërkohë që grupi i Leonard Dukës, mësoi se personi që do i fuste ata në kurth ishte Erigers Mihasi.

Edhe ky i vrarë në një atentat në Tiranë, disa kohë më pas.

Dosja Hetimore

Leonard Duka dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë dyshuar se organizatori i takimit me vajzat atë ditë do të ishte Erigers Mihasi, i njohur me pseudonimin ‘Boli’ dhe një person tjetër që dyshohet se është punonjës policie që i thërrasin me emrin ‘Olci’.

Më datë 12 Gusht 2020, Leonard Duka, ka kontaktuar me femrat me të cilat do të organizonte takimin por ato nuk janë treguar të disponueshme të takoheshin në këtë datë, sepse njëra ishte në Shkodër ndërsa tjetra kishte angazhime.

The post Gjyqi ndaj Leonard Dukës për vrasjen e Santiago Malkos/ Dëshmon babai i të pandehurit: Nuk e di me kë bashkëpunonte im bir, Ervis Martinajn nuk e kam… appeared first on Albeu.com.

Vrasje me snajper në SHBA, si zjarrfikësit u futën në kurth dhe më pas u ekzekutuan

By: fra nc
30 June 2025 at 15:13

Dy zjarrfikës u qëlluan për vdekje në një qytezë malore në Idaho, në veri-perëndim të Shteteve të Bashkuara, pasi iu përgjigjën një thirrjeje për rrezik nga zjarri.

Në të njëjtën zonë një tjetër zjarrfikës mbeti i plagosur kur një person hapi zjarr me një pushkë të saktësisë së lartë, bënë të ditur autoritetet lokale.

Efektivë të forcave speciale u angazhuan për të kapur autorin, të cilin e gjetën të vdekur. Ai dyshohet se ka qëlluar me paramendim pasi ka futur në kurth zjarrfikësit, deklaroi sherifi i kontesë Kutenej.

Sipas autoriteteve, pranë personit në fjalë, tek i cili u arrit pas një përballjeje të gjatë të shoqëruar me shkëmbim zjarri, u gjet edhe një armë që dyshohet të jetë përdorur prej tij.

Policia lokale është ende duke hetuar për identitetin e autorit, pasi asgjë nuk dihet për të dhe nuk ka konfirmuar rrethanat e vdekjes së tij, apo llojin e armës së gjetur.

Sherifi i kontesë ndërkohë shtoi se nga hetimet paraprake ka rezultuar se atentatori ishte vetëm një, ndryshe nga sa kishte thënë më herët, se atentatorët mund të kishin qenë katër.

Tek i dyshuari u arrit pasi një telefon celular zbuloi vendndodhjen e tij. Autoritetet dyshojnë se ai mund t’i ketë vendosur armët në pika të ndryshme.

“Ky ishte një kurth dhe zjarrfikësit nuk patën asnjë shans për të shpëtuar”, deklaroi sherifi Robert Norris.

The post Vrasje me snajper në SHBA, si zjarrfikësit u futën në kurth dhe më pas u ekzekutuan appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

By: Oldi
30 June 2025 at 09:50

Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës këtë të hënë. Në këtë seancë pritej të kishte dëshmitarë, por sipas burimeve mediatike ata nuk janë paraqitur në seancë. Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të gjykatës së Marokut, e […]

The post Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva appeared first on BoldNews.al.

❌
❌