Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”, familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent

12 July 2025 at 11:41

“Nuk kërkojmë hakmarrje por drejtësi”, “Jo dhunë, duam paqe për Agonin”, “Agon Zejnullahu u vra nga ata që duhet të ishin mbrojtës, e jo vrasës”, “Sot s’ka më heshtje”, “Drejtësi për Agonin”, janë disa nga pankartat që po mbajnë në duar familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, gjatë protestës në Lipjan.

Protesta ka filluar rreth orës 11:00, ku edhe po kërkohet drejtësi për 27-vjeçarin që ka vdekur në rrethana të panjohura gjatë arrestimit nga policia, transmeton Telegrafi.

Në protestë po marrin pjesë numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët tashmë janë ndaluar para stacionit të policisë.

Vëllai i Agonit, Alban Zejnullahu, në fjalimin e tij tha se kërkojnë hetim të drejtë për rastin.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje, sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj por një e drejtë. Kërkojmë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent. Ne protestojmë në mënyrë paqësore”, u shpreh ai.

Ai tha se duhet të ketë drejtësi për jetën që nuk është dashur të shuhet.

Pas fjalimit të tij, Alban Zejnullahu ftoi qytetarët të shpërndahen në mënyrë paqësore. /Telegrafi/

The post “Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”, familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent appeared first on Telegrafi.

Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan

12 July 2025 at 11:12

Para stacionit të Policisë në Lipjan kanë filluar të mblidhen qytetarë, duke kërkuar drejtësi për Agon Zejnullahun, 27-vjeçarin që vdiq më 7 korrik.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, gjatë një intervenimi të policisë për arrestimin e tij.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë.

Sipas tij, institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore – mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore: zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji./Telegrafi/

 

The post Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Familja e Agon Zejnullahut thërret protestë me moton “Drejtësi për Agonin”

By: user 6
10 July 2025 at 20:51

Familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, kanë thirrur një protestë. Protesta do të mbahet të shtunën, më 12 korrik, në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet një protestë paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë. Ai thekson se institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore, zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve. Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji.

The post Familja e Agon Zejnullahut thërret protestë me moton “Drejtësi për Agonin” appeared first on Lapsi.al.

Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën Policisë në Lipjan

10 July 2025 at 12:59

Pas lirimit nga pozita e kapitenit, Argjent Gashi, komandant i Policisë së Kosovës në Lipjan, në këtë pozitë është emëruar kapiteni Brahim Shatrolli.

Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij. Kapiteni Argjent Gashi ka kërkuar lirimin nga pozita e komandatit pas rastit të fundit në Lipjan, ku mbeti pa shenja jete i ri Agon Zejnullahu.

“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjent Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, pesë zyrtarët policorë ndodhen në masën e ndalimit për 48 orë, dhe ndaj tyre sot do të mbahet seanca dëgjimore.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit zyrtar, më 7 korrik rreth orës 00:12, Policia kishte pranuar gjashtë telefonata nga qytetarë të ndryshëm, që raportuan për një person me sjellje agresive në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Sipas tyre, personi në fjalë paraqiste rrezik të përgjithshëm për kalimtarët, pasi po i sulmonte ata, ndiqte automjete dhe tentonte të futej në to.

“Njësitë policore reaguan menjëherë dhe, sipas policisë, edhe në prani të tyre personi vazhdoi me sjellje të pakontrollueshme dhe të rrezikshme”.

Policia njoftoi se, për shkak të rezistencës aktive dhe tentimit për sulm ndaj zyrtarëve, ishte përdorur sprej mbrojtës për ta neutralizuar atë.

Sipas policisë, para arrestimit, zyrtarët policorë kishin tentuar për rreth pesë deri në gjashtë minuta të komunikonin dhe negocionin me të riun për ta bindur që të shoqërohej në stacionin policor.

“Mbikëqyrësi i ndërrimit kishte thirrur edhe ndihmën e shpejtë, duke vërejtur gjendjen e tij psikologjike dhe shëndetësore. Megjithë tentativën për t’iu larguar policisë, i riu ishte arrestuar. Ambulanca kishte mbërritur pas tre minutash në vendin e ngjarjes, por ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e tij”, deklaron policia./Telegrafi/

The post Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën Policisë në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisë në Lipjan: Kam ofruar dorëheqje – nuk jam shkarkuar

10 July 2025 at 10:45

Rasti i vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu nga Lipjani gjatë ndërhyrjes nga ana e Policisë së Kosovës, ka tronditur opinionin.

Pas rastit tragjik, mbrëmë u raportua se është shkarkuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi.

Mirëpo Gashi në një prononcim për Telegrafin tha se nuk është shkarkuar, por ka ofruar dorëheqje.

“E vërteta është se unë kam ofruar dorëheqje morale nga pozita e komandantit, nuk jam shkarkuar. Nuk ka vendim zyrtar ende, unë kam ofruar dorëheqje”, tha Gashi.

Ai shtoi se ende nuk ka pranuar vendim zyrtar rreth dorëheqjes së tij.

“Zyrtarisht ende nuk kam marrë vendim rreth dorëheqjes time, pritet. Dorëheqjen e kam ofruar gjatë ditës së djeshme”, u shpreh Gashi.

Komandanti i policisë në Lipjan, nuk pranoi të flas rreth rastit tragjik të Agon Zejnullahut.

“Rreth rastit nuk mund të prononcohem sepse është në dorën e Prokurorisë, IPK-së dhe njësisë së hetimeve rajonale”, u shpreh ai.

Pesë zyrtarë policorë, Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj, u suspenduan dhe u dërguan në paraburgim për ‘vrasje nga pakujdesia.

Sipas nenit 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim./Telegrafi/

The post Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisë në Lipjan: Kam ofruar dorëheqje – nuk jam shkarkuar appeared first on Telegrafi.

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, 5 policët lihen në paraburgim prej 30 ditësh

9 July 2025 at 17:30

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pesë zyrtarëve policorë, të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, nga Lipjani.

Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Ngjarja ndodhi në natën e 7 korrikut në qytetin e Lipjanit, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu ka humbur jetën pas një ndërhyrje nga ana e policisë. Ndaj 27-vjeçarit në fjalë është përdorur sprej policor për shkak të rezistencës aktive dhe tentativës për sulm ndaj efektivëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, 5 policët lihen në paraburgim prej 30 ditësh appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët

9 July 2025 at 16:11

Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i njërit prej pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin tragjik në Lipjan, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre. Ai theksoi se zyrtarët policorë nuk kanë kontribuar e as shkaktuar vdekjen e të ndjerit dhe se deri më tani nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes.

“Sot është kërkuar masa e paraburgimit për pesë zyrtarët policorë për një rast i cili ka tronditur secilin, por për të cilin besoj fuqishëm se zyrtarët policorë as nuk i kanë kontribuar e as nuk e kanë shkaktuar. Policia sot po etikohet, sulmohet dhe padrejtësisht edhe po linçohet, përderisa mjekësia nuk ka folur ende dhe nuk dihet shkaku i vdekjes apo cilat substanca kanë qenë në organizmin e tanimë të ndjerit”, tha Berisha.

Ai shprehu keqardhje për humbjen e jetës, por theksoi se policët kanë vepruar në përputhje me trajnimet dhe detyrat e tyre, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Zyrtarët nuk meritojnë të jenë në pritje të një vendimi për drejtësi përderisa ata kontribuan për liri dhe vepruan ashtu siç janë trajnuar për përdorimin e forcës dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Lipjanit”, shtoi ai.

Sipas avokatit Berisha, kërkesa për paraburgim është bërë kryesisht për shkak të tensioneve mes familjarëve të viktimës dhe zyrtarëve policorë, gjë që ai e konsideron shqetësuese për sistemin e drejtësisë dhe sigurinë në vend.

“Kjo në fakt është një alarm për sigurinë në vendin tonë, sepse po i bie që kushdo që ka telashe me drejtësinë dhe kushdo që beson se policia i ka shkaktuar ndonjë të keqe, pa një vendim të gjykatës, duhet të dërgohet në paraburgim. Ky është një precedent i rrezikshëm”, përfundoi ai.

Ndërkohë, hetimet për rastin po vazhdojnë dhe pritet raporti zyrtar i autopsisë për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes. /Telegrafi/

The post Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët appeared first on Telegrafi.

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si një akt moral të përgjegjësisë së tij pas rastit të 27-vjeçarit Agon Fejzullahu në Lipjan, i cili vdiq mëngjesin e së hënës, pak pas arrestimit nga zyrtarë policorë të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se organet e shtetit duhet t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së rastit.

“Kërkoj përgjegjësi nga organet e shtetit për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje që na ka tronditur të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme si një akt moral i përgjegjësisë së tij politike dhe ligjore,” tha ai.

Këtë koment ai e bëri nga foltorja e Kuvendit, pas dështimit për herë të 44-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë.

/kosovapress/

The post Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

By: Besnik
9 July 2025 at 11:25

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e pesë policëve të Kosovës.

Ai kërkoi hetim të thellë dhe të shpejtë për ngjarjen, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që kanë tejkaluar kompetencat apo kanë shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti shprehu ngushëllime familjes Zejnullahu, duke thënë se lajmi për vdekjen e Agonit “na ka tronditur të gjithëve”.

Ai bëri apel për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Kërkoj dhe pres një hetim të thellë që të vendoset drejtësia. Nuk do të ketë strehë në institucione për askënd që ka tejkaluar kompetencat apo ka abuzuar me detyrën zyrtare,” tha Kurti. Ai po ashtu paralajmëroi se tendenca për të nisur një fushatë kundër Policisë është e dëmshme dhe jo zgjidhje, ndërsa theksoi se thirrjet për drejtësi janë të drejta dhe duhet të dëgjohen.

Një ditë më parë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se hetimet po zhvillohen me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor, do të përballet me dënimin e merituar.

Pesë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të përfshirë në këtë rast, u paraqitën të mërkurën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione appeared first on Euronews Albania.

Avokati i familjes Zejnullahu thotë se nuk është lejuar të marrë pjesë në seancën ndaj pesë policëve të dyshuar

9 July 2025 at 10:47

Pesë zyrtarë policorë, të cilët dyshohen për përfshirje në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut, tashmë kanë arritur në Gjykatën Themelore, dega në Lipjan.

Avokati i familjes Zejnullahu nga Lipjani, Asdren Hoxha, ka thënë se është për keqardhje që nuk është lejuar të jetë në seancë, transmeton Telegrafi.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake më refuzoi me marrë pjesë në seancë, dhe me mbet i informuar si avokat i palës së dëmtuar”, deklaroi avokati Asdren Hoxha.

Ndryshe, pesë zyrtarët policorë ndodhen në masën e ndalimit për 48 orë, dhe ndaj tyre sot do të mbahet seanca dëgjimore.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit zyrtar, më 7 korrik rreth orës 00:12, Policia kishte pranuar gjashtë telefonata nga qytetarë të ndryshëm, që raportuan për një person me sjellje agresive në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Sipas tyre, personi në fjalë paraqiste rrezik të përgjithshëm për kalimtarët, pasi po i sulmonte ata, ndiqte automjete dhe tentonte të futej në to.

“Njësitë policore reaguan menjëherë dhe, sipas policisë, edhe në prani të tyre personi vazhdoi me sjellje të pakontrollueshme dhe të rrezikshme”.

Policia njoftoi se, për shkak të rezistencës aktive dhe tentimit për sulm ndaj zyrtarëve, ishte përdorur sprej mbrojtës për ta neutralizuar atë.

Sipas policisë, para arrestimit, zyrtarët policorë kishin tentuar për rreth pesë deri në gjashtë minuta të komunikonin dhe negocionin me të riun për ta bindur që të shoqërohej në stacionin policor.

“Mbikëqyrësi i ndërrimit kishte thirrur edhe ndihmën e shpejtë, duke vërejtur gjendjen e tij psikologjike dhe shëndetësore. Megjithë tentativën për t’iu larguar policisë, i riu ishte arrestuar. Ambulanca kishte mbërritur pas tre minutash në vendin e ngjarjes, por ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e tij”, deklaron policia./Telegrafi/

 

The post Avokati i familjes Zejnullahu thotë se nuk është lejuar të marrë pjesë në seancën ndaj pesë policëve të dyshuar appeared first on Telegrafi.

Vdekja e të riut në Lipjan/ Të dyshuar për dhunë, nis sot gjykimi ndaj policëve

9 July 2025 at 08:42

Vdekja tragjike e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu mbrëmjen e 7 korrikut në Lipjan ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik dhe ka vënë nën presion institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, Zejnullahu kishte sjellje agresive dhe ishte raportuar nga qytetarët se po sulmonte kalimtarë dhe vetura në rrugën “Haradin Bajrami”. Policia kishte marrë gjashtë telefonata të njëpasnjëshme nga qytetarë të shqetësuar dhe kishte ndërhyrë në vendngjarje rreth orës 00:12. Për shkak të rezistencës aktive të Zejnullahut dhe tentativave të tij për të sulmuar zyrtarët policorë, është përdorur sprej mbrojtës.

Pas ndërhyrjes, Zejnullahu ndërroi jetë. Në vendngjarje u gjetën gjësende personale dhe një substancë pluhur që dyshohet të jetë narkotike.

Aktualisht, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar dhe suspenduar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës, i cili ka nisur hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sot në orën 10:30 në Gjykatën Themelore në Lipjan pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj tyre.

Rasti ka shkaktuar zemërim dhe kërkesa për transparencë dhe drejtësi. Shumë qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësimin për përdorimin e forcës dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit, për të përcaktuar nëse veprimet policore ishin të justifikuara apo tejkaluan kompetencat ligjore.

Hetimet po vazhdojnë ndërkohë që publiku pret përgjigje për një ngjarje që ka tronditur komunitetin dhe ka rikthyer debatin për përdorimin e forcës nga ana e autoriteteve.

The post Vdekja e të riut në Lipjan/ Të dyshuar për dhunë, nis sot gjykimi ndaj policëve appeared first on Sot News | Lajme.

Grafitë protestuese në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

8 July 2025 at 23:45

Vdekja e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu nga Lipjani, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka nxitur veprime simbolike proteste.

Pamjet e publikuara në media tregojnë përdorimin e forcës joproporcionale nga ana e disa zyrtarëve policorë gjatë arrestimit të Zejnullahut.

Ngjarja ka ngjallur zemërim të madh publik dhe ka vënë në pikëpyetje mënyrën e veprimit të policisë ndaj qytetarëve.

Së fundmi, në afërsi të Stacionit Policor në Lipjan janë shfaqur grafitë me përmbajtje protestuese, të vendosura nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”.

Në to lexohen mbishkrime si: “Policia e Kosovës të ndrydh derisa të vret”, “Policia i ka duart me gjak”, “Policia të vret” dhe “Kush na mbron prej Policisë?”.

Në reagimin e Kolektivit, thuhet se vdekja e Zejnullahut nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një strukture të dhunshme dhe të institucionalizuar të ushtrimit të pushtetit nga Policia e Kosovës.

“Brutaliteti policor që e la pa frymë Agonin nuk ishte shpërdorim i izoluar i forcës dhe pushtetit, por një normë e cila e përshkon raportin që institucioni i policisë ka krijuar me civilët/et”, thuhet në deklaratë.

Ata e cilësojnë ngjarjen si një “moment kritik për ndërgjegjen kolektive”, duke theksuar se dhuna policore nuk është e rastësishme, por sistematike dhe duhet kundërshtuar me organizim shoqëror.

“Thërrasim në mobilizim shoqëror për siguri të gjithësecilës e secilit prej nesh, dhe për të kërkuar drejtësi post-mortum për Agonin”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, pesë policët e përfshirë në incidentin tragjik janë ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejme hetimore.

The post Grafitë protestuese në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut appeared first on Telegrafi.

Osmani bën thirrje për transparencë dhe përgjegjësi institucionale pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

PRISHTINË, 8 korrik/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi pakompromis lidhur me rrethanat e vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, pas arrestimit nga zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur në orët e para të 7 korrikut, ndërsa në mbrëmje janë arrestuar pesë zyrtarët policorë që janë marrë me rastin, nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Policia ka thënë se i ndjeri, i identifikuar si Agon Zejnullahu, dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

“Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin”, është cituar të ketë thënë Osmani sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca.

Më herët gjatë ditës, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor për vdekjen e të riut, do të marrë dënimin e merituar.

Nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që është thënë se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Familja është shprehur e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet.

Vëllai i viktimës, duke folur për disa media në Prishtinë më 8 korrik, ka thënë se familjarët nuk kanë marrë asnjë sqarim nga policia, ndërsa trupi i të ndjerit “ka pasur shumë shenja dhe thyerje”.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan.

Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren. /rel/

The post Osmani bën thirrje për transparencë dhe përgjegjësi institucionale pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja e të riut, në pranga 5 policë/ Kosovë, dyshohet se e dhunuan 27-vjeçarin gjatë arrestimit

7 July 2025 at 23:07

Pesë zyrtarë të policisë së Kosovës janë arrestuar në Lipjan, pasi një i ri dyshohet se humbi jetën për shkak të dhunës policore, rreth mesnatës së 7 korrikut.

Ne pamjet e publikuara duket momenti kur një grup policesh ndalojnë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu dhe me pas ambulanca qe mbërrin ne rrugën “Haradin Bajrami”.

Policia e Kosovës tha për mediat lokale se 27-vjeçari dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte automjete dhe kalimtarë në Lipjan. Policet dyshohet se e kane goditur teksa po tentonin ta arrestonin dhe pikërisht kjo dyshohet se është shkaku i vdekjes.

Sipas zyrtarëve policorë, në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent që ka ofruar ndihmën e parë, por është konstatuar se i riu ka ndërruar jetë.

Vëllai i Agonit tha për KosovaPress se policia është shmangur dhe nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen. Sipas Alban Zejnullahut, 27-vjeçari kishte shenja në trup dhe ka pamje që tregojnë dhunën policore.

“Kur jemi shkuar aty na kanë kumtuar mjekët që trupi është i pajetë, janë shmangur dhe nuk na kanë treguar detaje tjera. Faktikisht i kanë thënë mjekës janë rreh disa persona hajde merreni, veç rrahje i kanë thënë. Kur ka shkuar kjo e kanë gjetur të vdekur, të lidhur, me më shumë se 20 shenja nëpër trup. I kam fotografitë, kur mjekja ka konstatuar që vdekja ka ndodhë para se me ardhur në emergjencë. Ne i posedojmë videot prej qytetarëve që falënderojmë dhe mediat. Kemi videon kur edhe pas goditjes së fundit me britma, jep frymën e fundit…Nuk qëndrojnë, mënyra qysh e kanë shpërfaq, nuk e kemi njoftuar as ne, si person të tillë, ka persona që flasin fjalë të mira për të, nuk lejohet në një shtet demokratik të ushtrohet dhunë deri në vdekje”, ka thënë Alban Zejnullahu.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan ku vdiq një i ri

PRISHTINË, 7 korrik/ATSH/ Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia” kur kanë ndërhyrë në një incident në Lipjan në orët e vona të mëngjesit, dhe më pas është bërë e ditur vdekja e një burri të ri, raporton Betimi për Drejtësi – medium i specializuar në fushën e sundimit të ligjit.

Arrestimi i tyre vjen pas rekomandimit të Inspektoratit Policor i Kosovës (IPK) që Policia të vendosë masën e suspendimit të përkohshëm për pesë zyrtarët policorë të përfshirë në ndërhyrje.

Policia e Kosovës ka thënë më herët gjatë ditës për mediat lokale se personi i vdekur dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte automjete dhe kalimtarë në Lipjan.

Sipas zyrtarëve policorë, në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent i cili ka ofruar ndihmën e parë, por që përkundur përpjekjeve është konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Në komunikatën për media të lëshuar nga Inspektorati Policor i Kosovës është thënë se ky institucion ka nisur të mbledhë prova materiale dhe incizime të kamerave të sigurisë dhe nga telefonat mobilë, dhe që rastin do ta trajtojë si “hetim mbi vdekjen”.

“Suspendimi i tyre është masë administrative e përkohshme dhe në këtë fazë nuk paragjykon përgjegjësinë e tyre ligjore apo profesionale”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka thënë përmes një postimi në Facebook se “mënyra se si pesë policë e menaxhuan këtë situatë më së paku mund të quhet pakujdesi dhe amatorizëm i skajshëm, 27-vjeçari vdiq në dorë të shtetit”.

Ai ka kërkuar llogari nëse policët e përfshirë në incident kishin trajnim profesional për të menaxhuar situata të tilla, dhe nëse incidenti është rezultat “i politikave të reja të Lëvizjes Vetëvendosje që policët e rinj nga shkollat e mesme të bëhen policë me një trajnim prej vetëm 12 javësh”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë muaj më parë se ka më shumë se një vit që ka ndryshuar planin e trajnimit profesional të policëve të rinj – nga gjashtë muaj sa ka qenë më herët, kohëzgjatja e tij është bërë tre muaj.

Për ekspertët e sigurisë ky ndryshim ishte përshkruar si shqetësues.

Policia e Kosovës pati thënë vetëm se vendimi është marrë në përshtatje me “nevojat dhe kërkesat e saj operative”, pa ofruar më shumë hollësi.

Policët e rinj trajnohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit.

Kjo akademi është akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatim të Ligjit (IADLEST) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për njohësit e sistemit të sigurisë, trajnimi prej tre muajsh i policëve të rinj është larg të qenët i mjaftueshëm.

Kjo situatë, sipas tyre, është duke shkaktuar edhe probleme në terren.

Sa trajnohen policët në rajon?

Në Shqipëri, trajnimi bazë i policëve zgjat gjashtë muaj, e po aq edhe në Serbi.

Në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, trajnimi për gradën “polic” zgjat gjithsej tetë muaj, nga të cilët pesë muaj janë mësim teorik në Akademinë e Policisë së Ministrisë Federale të Arsimit dhe Kulturës dhe tre muaj praktikë në agjencitë policore.

Në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, kohëzgjatja totale e trajnimit policor dhe formimit profesional është 14 muaj, nga të cilët 36 javë mësimore në Akademinë e Policisë dhe gjashtë muaj në njësitë organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska.

Në Maqedoninë e Veriut, trajnimi për policët e rinj zgjat 12 muaj, ndërsa në Mal të Zi dy vjet.

Mosha e pensionimit të policëve është 65 vjeç.

Një projektrezolutë që përfshinte pensionimin e parakohshëm të tyre – e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë në tetor të vitit 2023 -nuk u çua përpara nga Kuvendi i Kosovës.

Policët kosovarë nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor. /rel/

The post Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan ku vdiq një i ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy persona gjenden pa shenja jete në Lipjan dhe Drenas, rastet po hetohen

23 June 2025 at 09:52

Dy persona në raste të ndara janë gjetur pa shenja jete, njëri në Lipjan dhe tjetri në Drenas.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion dhe rastet janë duke u hetuar.

“Lipjan  22.06.2025, 13:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Gllogoc 22.06.2025, NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Dy persona gjenden pa shenja jete në Lipjan dhe Drenas, rastet po hetohen appeared first on Telegrafi.

Të miturit certifikohen nga Programi “Tops” në Qendrën Korrektuese të Lipjanit

20 May 2025 at 13:21

Të miturit e Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan kanë përfunduar me sukses Programin rehabilitues “Tops”.

Certifikatat u ndanë nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, gjatë një ceremonie të organizuar me këtë rast.

Programi “Tops”, i zhvilluar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, synon të ofrojë mbështetje gjithëpërfshirëse për të miturit, duke përfshirë aktivitete arsimore, psikologjike dhe sociale që kontribuojnë në zhvillimin personal dhe profesional të tyre.

“Qëllimi i këtyre programeve rehabilituese është krijimi i një mjedisi të favorshëm për transformimin dhe përgatitjen e të rinjve për rikthimin në shoqëri, me fokus në largimin nga sjelljet devijuese dhe ndërtimin e një të ardhmeje të shëndetshme dhe të përgjegjshme”, thuhet në  njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të angazhohet në zhvillimin e programeve të tilla që ndihmojnë në riintegrimin e të miturve dhe promovimin e vlerave pozitive në sistemin e drejtësisë./Telegrafi/

The post Të miturit certifikohen nga Programi “Tops” në Qendrën Korrektuese të Lipjanit appeared first on Telegrafi.

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Lipjan

10 May 2025 at 10:10

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Lipjan.

Siç njofton policia, një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën – bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që i njëjti kishte një urdhëresë të gjykatës. /Telegrafi/

 

 

The post Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Një grua sulmon doktoreshën e QMF-së në Lipjan

26 April 2025 at 09:18

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit zyrtar në Lipjan.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 24 prill 2025, ndërsa e dyshuara për sulm është arrestuar më 25 prill 2025.

“Më 25.04.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare doktoreshë në QMF Lipjan”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Një grua sulmon doktoreshën e QMF-së në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Grabitje e armatosur në Lipjan – dy persona ia grabisin portofolin me 51 euro dhe sulmojnë viktimën

6 April 2025 at 08:55

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje në Lipjan.

Sipas raportit të policisë një person ka njoftuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë para tij është ndaluar një veturë tjetër prej ku kanë dalë dy persona të dyshuar dhe nën kërcimin e pistoletës i kanë grabitur portofolin në të cilën kishte 51 euro.

Gjatë incidentit të dyshuarit edhe e kanë sulmuar fizikisht viktimën për çka i është ofruar trajtim mjekësor.

Rasti në hetime. /Telegrafi/

The post Grabitje e armatosur në Lipjan – dy persona ia grabisin portofolin me 51 euro dhe sulmojnë viktimën appeared first on Telegrafi.

❌
❌