Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët

9 July 2025 at 16:11

Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i njërit prej pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin tragjik në Lipjan, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre. Ai theksoi se zyrtarët policorë nuk kanë kontribuar e as shkaktuar vdekjen e të ndjerit dhe se deri më tani nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes.

“Sot është kërkuar masa e paraburgimit për pesë zyrtarët policorë për një rast i cili ka tronditur secilin, por për të cilin besoj fuqishëm se zyrtarët policorë as nuk i kanë kontribuar e as nuk e kanë shkaktuar. Policia sot po etikohet, sulmohet dhe padrejtësisht edhe po linçohet, përderisa mjekësia nuk ka folur ende dhe nuk dihet shkaku i vdekjes apo cilat substanca kanë qenë në organizmin e tanimë të ndjerit”, tha Berisha.

Ai shprehu keqardhje për humbjen e jetës, por theksoi se policët kanë vepruar në përputhje me trajnimet dhe detyrat e tyre, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Zyrtarët nuk meritojnë të jenë në pritje të një vendimi për drejtësi përderisa ata kontribuan për liri dhe vepruan ashtu siç janë trajnuar për përdorimin e forcës dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Lipjanit”, shtoi ai.

Sipas avokatit Berisha, kërkesa për paraburgim është bërë kryesisht për shkak të tensioneve mes familjarëve të viktimës dhe zyrtarëve policorë, gjë që ai e konsideron shqetësuese për sistemin e drejtësisë dhe sigurinë në vend.

“Kjo në fakt është një alarm për sigurinë në vendin tonë, sepse po i bie që kushdo që ka telashe me drejtësinë dhe kushdo që beson se policia i ka shkaktuar ndonjë të keqe, pa një vendim të gjykatës, duhet të dërgohet në paraburgim. Ky është një precedent i rrezikshëm”, përfundoi ai.

Ndërkohë, hetimet për rastin po vazhdojnë dhe pritet raporti zyrtar i autopsisë për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes. /Telegrafi/

The post Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët appeared first on Telegrafi.

‘Zhduket’ Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij

2 July 2025 at 12:11

8 muaj pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën, vendimi merr formë të prerë. Kjo për shkak se ka kaluar çdo afat për të bërë kundërshtim në Apelin e Posaçëm, kohë gjatë të cilës askush nuk ka paraqitur ankesë. Përfaqësuesi ligjor që e mbrojti në Shkallën e Parë ishte i caktuar kryesisht, dhe ndodhur në rrethanat kur i pandehuri nuk i dha prokurë të posaçme, rrëzoi mundësinë që t’i drejtohej apelit.

Talo Çela është shapllur fajtor për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur organizatori kryesor Admir Murataj. Kujtojmë se në tetor 2023 Gjykata dënoi me 122 vite burgim 7 të pandehurit e grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala u dëënua me 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët përkatësisht Oltion Veselin, Renaldo Sulajn, Saimir Çelën, Oltion Piklin, Alkon Bengasin dhe Eldi Çalën, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet ishin më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite. Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.

Kujtojmë se zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc, të Prokurorisë së Posaçme, Talo Çela është shprehur se nëse do i dilnin prova për grabitjen e Rinasit, ai do të shkonte për të jetuar në Brazil ku do të merrte një identitet të ri. Prej vitesh ai qëndron në krye të listës së personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, teksa rezulton i implikuar në dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, sipas hetuesve nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht.

The post ‘Zhduket’ Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Avokati i Popullit apo për popullin? Hoxha në “Real Story”: Jemi ende larg respektimit të të drejtave

1 July 2025 at 20:28

TIRANË- Juristi dhe avokati Arbër Hoxha, i ftuar në “Real Story” tha se Shqipëria nuk ka probleme në pjesë e dispozitave ligjore në letër, por zbatimi i tyre mbetet një problem.

Ai theksoi se dispozitat ligjore në të drejtat e njeriut janë përafruar me legjislacionin me atë të Bashkimit Evropian , por zbatimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.

“Nuk jemi larg ne aspektin e të shkruarit të dispozitat ligjore apo të përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë me BE, jemi shumë afër, por ne jemi larg apo disi larg në respektimin e atyre të drejtave të shkruar. Nëse ne do ti vendosim thjesht në letër.

Në 2017 u ndryshua kodi i procedurës penale dhe që nga 1994 deri në 2017, kishim një sistem që në letër ishte akuzator, por që realisht ishte inkuizitor, dhe ne 2017 u ndryshua Kodi i procedurës penale dhe u vendos që është komplet akuzator. U prezantua letra e të drejtave të të pandehurit. Zbatimi i standardeve lë për të dëshiruar si në prokuroritë e rretheve, atë të Durrësit, por në disa raste edhe në Prokurorinë e Posaçme”, tha ai./abcnews.al

Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati: Dosja “Partizani” do zgjasë, ish-kryeministri do zvarrisë procesin

30 June 2025 at 13:49

Avokati Arbër Hoxha thotë se gjykimi për dosjen “Partizani” do të zgjasë. Në një intervistë, Hoxha u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha do e zvarrisë procesin. Hoxha shtoi se Berisha është komod me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, nisur edhe nga mosha e tij, ndaj ka si strategji që ta vonojë procesin.

“Është e drejtë procedurale e zotit Berisha, të paraqitet apo jo, përderisa ka caktuar një avokat. Ishte diçka e pritshme, duhet të presim nga ana e zotit Berisha, një zvarritje të procesit gjyqësor. Mund të vrapojë, por nuk mund t’i fshihet drejtësisë. A kemi një konflikt mes relatores, kërkesa për dorëheqje a do të miratohet? Besoj se do të merret në konsideratë nga zoti Bani. Nëse do të pranohet, do të hidhet çështja sërish në short. Patjetër që do të zgjasë, në kushte krejt normale dhe jo normale për zotin Berisha, që ka zgjedhur strategji për ta vonuar sa më shumë.

Zoti Berisha, duke qenë me masë sigurimi “detyrim paraqitje” nuk ka ngut për të pasur një proces të shpejtë gjyqësor. Krejt e ndryshme është situata për mbrojtjen e zotit Malltezi. Ai ka interes më të madh për ta përfunduar procesin gjyqësor se zoti Berisha. Është komod me masën që ka, mosha e tij e thyer, por edhe përballja me drejtësinë. Gjykimi do marrë formë të prerë kur ta miratojë Gjykata e Apelit. Ky është këndvështrimi im personal.”, theksoi ai.

The post Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati: Dosja “Partizani” do zgjasë, ish-kryeministri do zvarrisë procesin appeared first on Sot News | Lajme.

Spiropali: Ekspertiza e Avokatit të Popullit, burim i vyer për këshillimin e reformave legjislative dhe administrative


TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në ceremoninë e 25-vjetorit të krijimit të Avokatit të Popullit, mbajtur në Pallatin e Brigadave, theksoi rëndësinë e këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e mekanizmave demokratikë të kontrollit.

Spiropali bëri të ditur se ky institucion është ndërtuar mbi një mandat të qartë kushtetues për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari dhe për të përforcuar mekanizmat e kontrollit demokratik.

Spiropali theksoi se duke qenë një institucion i ri në një shtet që vinte nga një përvojë e gjatë e shpërfilljes dhe shtypjes së të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit ka qenë për 25 vite jo vetëm mbrojtës i këtyre të drejtave, por edhe edukues në mënyrën e operimit të institucioneve shtetërore, duke synuar një qasje më humane, më të ndërgjegjshme dhe respektuese ndaj të drejtave të qytetarit.

“Nëse ka një vijë demarkacioni ku ndahet një shtet demokratik nga një autokraci brutale, ajo është qasja e superstrukturës së shtetit ndaj qytetarit të vet. Shteti në vetvete është një instrument force, por kur një shtet kujdeset të ndërtojë dhe mirëmbajë mjete që frenojnë vetë shtetin nga tejkalimi i procesit, manifestimi i arbitraritetit dhe diktati i pashpirt i dhunës mbi frymën, atëherë mund të jemi të sigurt se po jetojmë në demokraci. Kur virtyti dobësohet, republika rrëshqet drejt tiranisë. Virtyti është ai pa të cilin rrotat brutale të makinerisë shtetërore shfrenohet,” tha Spiropali.

Në këtë 25-vjetor, Spiropali falënderoi Avokatin e Popullit për punën e vazhdueshme në mbajtjen e institucioneve të virtytshme dhe për forcimin e republikës demokratike.

Avokati i Popullit, tha ajo, ka zhvilluar një gamë të gjerë iniciativash, duke përfshirë shqyrtimin e ankesave dhe rekomandimeve ligjore që kanë ndihmuar në zbulimin e dobësive në administratë dhe forcimin e transparencës.

Përmes bashkëpunimit me Kuvendin, shtoi Spiropali, ky institucion ka kontribuar në korrigjimin e çështjeve të drejtësisë sociale, përmirësimin e shërbimeve publike dhe ngritjen e standardeve të trajtimit të grupeve më vulnerabël.

Sipas Spiropalit, Kuvendi ka pranuar dhe trajtuar me seriozitet shumicën e rekomandimeve që vijnë nga Avokati i Popullit.

“Kjo sinergji ka sjellë përmirësime të rëndësishme, si rishikimi i procedurave të mbrojtjes së fëmijëve në sistemin social, përforcimi i mbikëqyrjes së institucioneve të vuajtjes së dënimit, dhe ndërhyrjet në reformën e shërbimeve shëndetësore te pacientët kronikë“, deklaroi kryetarja e Kuvendit.

Ndërkohë, tha ajo, përpara procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, roli i Avokatit të Popullit merr më shumë rëndësi.

Sipas saj, integrimi në familjen tonë natyrale evropiane kërkon përputhje të plotë me standardet e të drejtave të njeriut dhe mekanizmat e pavarur të mbikëqyrjes.

Europa dhe institucionet e saj, mbi të gjitha, theksoi Spiropali, janë të ndërtuara mbi vlerat, ku në qendër qëndron njeriu, të drejtat dhe dinjiteti i tij.

“Eksperienca dhe ekspertiza që Avokati i Popullit ka ndërtuar gjatë 25 viteve bëhet një burim i vyer për këshillimin e reformave legjislative dhe administrative”, tha ajo.

Spiropali theksoi se sfidat e së ardhmes kërkojnë një përkushtim të përbashkët, zbatim rigoroz të rekomandimeve tuaja, bashkëpunim në ngritjen e legjislacionit bashkëkohor dhe shkëmbim të të dhënave mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, që janë elementë thelbësorë për të forcuar besimin e qytetarëve te institucionet.

“Kuvendi do të përmirësojë procedurat e konsultimit me ju dhe do t’i dedikojë vëmendje të veçantë monitorimit të zbatimit të rekomandimeve. Së bashku mund të garantojmë që secili raport të mos mbetet vetëm një përmbledhje e situatës, por një bazë për veprime konkrete legjislative dhe administrative”, theksoi Spiropali.

Spiropali po ashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes së takimeve të rregullta dialogu mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit.

/j.p/

The post Spiropali: Ekspertiza e Avokatit të Popullit, burim i vyer për këshillimin e reformave legjislative dhe administrative appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meta në qeli/ Avokati: E mban veten në formë, angazhohet me…

20 June 2025 at 12:43

Është shtyrë sot seanca për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat, ka rrëfyer se Meta ndodhet në gjendje perfektë. Sipas tij, ish-presidenti bën palestër dhe ushtrohet edhe pse në burg.

Avokati ka shtuar se kreu i PL është arrestuar me urdhër të Ayatollahut të Tiranës, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.

The post Meta në qeli/ Avokati: E mban veten në formë, angazhohet me… appeared first on Sot News | Lajme.

“Meta nuk posedon pasuri të luajtshme”/ Pas shtyrjes së seancës, reagon avokati: Seanca u shty sepse unë…

20 June 2025 at 12:40

Pas vendimit të GJKKO për shtyrjen e seancës ndaj Ilir Metës reagon avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Kujtim Cakrani:

Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori. Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo.

Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta. Pasuritë e ish presidentit Meta janë zero. Të shkojnë në hënë se mbase gjejnë ndonjë pasuri. Nga kërkimet që ka bërë SPAK ka kërkuar në Shqipëri, në BE, SHBA ka bërë letër porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme as të paluajtshme. Po bëhet një inkuizicion ndaj presidentit të PL, për këtë duhet të shqetësoheni, ka 8 muaj në paraburgim.

The post “Meta nuk posedon pasuri të luajtshme”/ Pas shtyrjes së seancës, reagon avokati: Seanca u shty sepse unë… appeared first on Sot News | Lajme.

Avokati i ish-deputetit tregon pse u shty seanca: Ja kur pritet të lirohet Salianji

18 June 2025 at 13:38

Avokati i ish-deputetit të PD, Ervin Salianji, Redi Ramaj, në një intervistë dha shpjegime lidhur me shtyrjen e seancës për lirimin me kusht të klientit të tij dhe procedurat që do të ndjekin më tej.

Sipas Ramajt, kërkesa për lirimin e Salianjit është iniciuar nga pala mbrojtëse dhe bëhet si një procedurë rutinë brenda parametrave ligjorë dhe të drejtave që i garanton ligji. Ai theksoi se kushtet për lirimin me kusht janë plotësuar, por seanca u shty për shkak të mungesës së dokumentacionit nga institucionet përkatëse.

“Mendoj se është një çështje procedurale ku institucionet, që duhet të kenë gati dokumentacionin në këto raste, kanë munguar. Lirimi para kohe me kusht është një e drejtë e përcaktuar nga kodi i procedurës penale dhe kodi penal, dhe të gjitha kërkesat për këtë janë bërë nga Ervin Salianji. Nga këndvështrimi ynë, gjykata e Fierit duhet të zbatojë ligjin dhe të fokusohet në faktin nëse është plotësuar i gjithë dokumentacioni dhe nëse kushtet, siç përcakton ligji, për lirimin e tij para kohe me kusht janë përmbushur. Ai i ka mbetur më pak se tre muaj e ca dënim për të kryer, dhe normalisht lirimi i tij nga qelia kërkohet vetëm për këtë periudhë që i takon sipas ligjit”, tha ai.

Avokati theksoi se procesi mund të zgjasë dy-tre seanca dhe shprehu shpresën që gjykata të japë vendimin pozitiv sa më shpejt, pasi nuk ka arsye për zgjatje të mëtejshme. Ai e cilësoi kërkesën e tyre si plotësisht ligjore dhe në përputhje me rregullat.

Përsa i përket gjendjes së Ervin Salianjit, avokati tha se klienti i tij është i qetë dhe ka pranuar vendimin e gjykatës që nga momenti i vetdorëzimit, duke e pranuar dënimin për të përmbushur detyrimin ligjor. Megjithatë, ai po ndiqet nga mbrojtja për të përfituar të gjitha të drejtat që ligji i garanton.

Zoti Salianji është i qetë, dhe këto kërkesa janë inicuar nga ne si palë mbrojtëse, duke shfrytëzuar hapësirat që ligji i njeh çdo personi që vuan dënimin. Që kur u vetëdorëzua, ai ka pranuar qetësisht zbatimin e vendimit të gjykatës dhe është i gatshëm të kryejë dënimin e tij në tërësi. Por, siç e përmenda, këto të drejta i njeh ligji, dhe ne do të bëjmë përpjekje që ai të përfitojë maksimumin nga ato që i takojnë ligjërisht. Zoti Salianji është i qetë, por sigurisht i interesuar për këtë proces, megjithatë jo me ndonjë entuziazëm të madh.

The post Avokati i ish-deputetit tregon pse u shty seanca: Ja kur pritet të lirohet Salianji appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve/ Rritja e pagave, flet avokati: Kryeministri s’mund të shmangë kostot e reformës që…

13 June 2025 at 15:14

“Me ndryshimet e drejtësisë në vitin 2016, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u vendos që referenca pagës ë gjyqtarëve të ishte drejtori i përgjithshëm pranë kryetarit të këshillit të ministrave. Për diferencat në mënyrën e pagesës ndaj gjyqtarëve doli një vendim i KM që i kompenson të lënat pezull.

Avokati Sokol Hazizaj foli në një studio televizive mbi kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve ndaj Këshillit të Ministrave për rritej page, si dhe për përgjigjjen e kryeministrit Edi Rama që e quajti një “lajthitje”.

Kjo nuk është konflikt që sjell dëme financiare. Nuk bëhet fjalë për paga 10 mijë euro. Por njerëzit në mënyrë populiste, por edhe kryeministri do të thonë se çoç po bëhet”, shprehet Hazizaj.

Ai theksoi se kryeministri, si nismëtar i reformës në drejtësi, nuk mund të shmangë kostot që ajo sjell: “Nëse e ke marrë përsipër reformën, do të përballesh edhe me pasojat financiare. Ministria e Financave nuk mund të veprojë pa një akt ligjor. Duhet vullnet për ta zgjidhur këtë, jo retorikë politike.”

Hazizaj shtoi se Rama e përdor situatën për të frenuar kërkesat e gjyqësorit, por sipas tij, kjo nuk i jep të drejtë të injorojë faktin se vetë vendimet politike kanë sjellë këto pasoja.

“Kryeministri është një instrument publik politik që shfrytëzon çdo kërkesë që bëhet nga një pushtet i ligjshëm. Se ai tha reformën në drejtësi e bëra unë. Atëherë do përballosh edhe kostot e pushtetit. Këto janë kostot. Ai përdor instrumentet politikë për të frenuar këto lloj lakmish, dhe politikisht ka të drejtë. Por një njeri që merr vesh, këta erdhën në standard për shkak të veprimeve të tua politike. Dhe një gjë të dhemb nuk mund tja heqësh.

Ai nuk e di diferencën që bëhet fjalë, 50-60 mijë lekë të vjetra. Ky produkt, thotë ai, kërkon të më marri gjithçka që kam në zyrën time. Edhe kjo diferencë po t mbledhësh të gjitha bëhen miliona. Ministria e Financave nuk mund ta bëjë pa ligj, duhet vullneti.”

The post Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve/ Rritja e pagave, flet avokati: Kryeministri s’mund të shmangë kostot e reformës që… appeared first on Sot News | Lajme.

“Rëndon vetëm një akuzë”, flet avokati pas daljes së Elvis Roshit nga SPAK

9 June 2025 at 14:44

Avokati Andi Skënderi dha një prononcim të shkurtër për mediat menjëherë pas daljes së ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi nga ambientet e SPAK. Ky i fundit është thirrur këtë të hënë në organin e akuzës, dhe është marrë zyrtarisht i pandehur. Avokati nënvizoi se ndaj Roshit rëndon vetëm një akuzë.

“Ka vetëm një akuzë, ajo për shpërdorimin e detyrës për pjesën e tenderave që është diskutuar më herët nga Gjykata e Durrësit, nuk ka asnjë rrethanë tjetër. Do njihemi me aktet dhe do mbajmë një qëndrim në një moment tjetër”, tha avokati.

I pyetur se pse një çështje e tillë është zgjatur kaq shumë për rreth 10 vite, avokati Akënderi tha se: “Kjo është punë e Prokurorisë, nuk është punë e imja si avokat që të mbaj qëndrim në lidhje me këtë pjesë”. Hetimi ndaj tij nisi mbi bazën e një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili gjatë një auditimi të zhvilluar në vitet 2013-2014, periudhë kur Roshi ishte në krye të bashkisë, evidentoi një sërë parregullsish në sektorin e urbanistikës dhe në procedurat e prokurimit publik. Sipas raportit të KLSH-së, parregullsitë kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.

Elvis Roshi është paraqitur disa herë në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë çështje, ndërsa më herët Gjykata e Durrësit ka pushuar një procedim penal ndaj tij për akuza të ngjashme. Pak javë më parë, ish-kryebashkiakut iu sekuestrua edhe telefoni celular, si pjesë e një tjetër hetimi që SPAK po zhvillon ndaj tij, kësaj here në kuadër të dyshimeve për krime zgjedhore.

The post “Rëndon vetëm një akuzë”, flet avokati pas daljes së Elvis Roshit nga SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

“Kur do të jetë i lirë, Ilir Meta”? Përgjigjet avokati i tij, Kujtim Cakrani

8 June 2025 at 22:25

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një lidhje direkte me studion televizive, deklaroi se Presidenti i Partisë së Lirisë do të lirohet shumë shpejt.

“Besoj se shumë shpejt do të lirohet. Është ezauruar çdo veprim dhe kuptohet qartë që edhe SPAK-u është sforcuar shumë. Në datën 10 të këtij muaji bëhet 1 vit që zoti Meta është regjistruar si person nën hetim, kështu që besoj se është ezauruar çdo afat edhe procedurial. SPAK-u nuk ka çfarë provash të tjerë të mbledhë për zotin Meta.

Besoj se brenda verës zoti Meta do të jetë person i lirë. Por, mos të harrojmë që çështjet politike janë shumë të vështira të çmontohen juridikisht”, tha Cakrani. Avokati tregoi edhe gjendjen aktuale të Ilir Metës:

“Zoti Meta është në gjendje shumë të mirë fizike. Punon çdo ditë, orienton partinë, shkruan, bën palestër, kështu që është në gjendje shumë të mirë dhe në formë si nga ana fizike, ashtu edhe morale”.

The post “Kur do të jetë i lirë, Ilir Meta”? Përgjigjet avokati i tij, Kujtim Cakrani appeared first on Sot News | Lajme.

“Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën”/ ‘Plas’ ashpër avokati Gjokutaj: Lufta është e shpallur, bujrum…

2 June 2025 at 13:56

Gjokutaj deklaron se “lufta me ta sot është më e ashpra”, duke shtuar se “do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje”, një paralajmërim i qartë për përshkallëzim të konfliktit politik në linjën e përplasjeve brenda PD-së.

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një postim në Facebook, paralajmëron luftë brenda Partisë Demokratike. Gjokutaj shkruan se armiqtë e dikurshëm të PD-së, që sot janë “penduar” po përgatiten të asgjësojnë Berishën dhe madje sipas tij disa janë ende deputetë.

“Doktor Berisha e solli PD në jetë pas një koma artificiale të shkaktuar nga armiqtë e saj! Sot armiqtë e dikurshëm të PD të “penduar” por të paguar dje dhe sot nga Rama & Co po përgatiten të riasgjësojnë PD dhe Berishën!

Disa prej tyre edhe deputetë të PD nesër te klonuar nga Rama. Janë të shfaqur me emër dhe mbiemër ndaj beteja me ta sot është më e ashpra pse do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund te largojmë shpëtimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta është e shpallur! Bujrum”, shkruan Gjokutaj.

The post “Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën”/ ‘Plas’ ashpër avokati Gjokutaj: Lufta është e shpallur, bujrum… appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha të fokusohet te çështja”/ Reagon ashpër avokati: Partizani dosje maratonë, do të zgjas gati dy vjet

2 June 2025 at 13:46

Ditën e sotme, lideri i opozitës u paraqit në ambientet e SPAK për të zbatuar vendimin e detyrim paraqitjes ndërkohë që çështja i kaloi për gjykim gjyqtares Elsa Ulliri.

Lidhur me Berishën dhe problemet e tij me drejtësinë, konkretisht me dosjen Partizani, avokati Edmond Petraj i ftuar në një studio televizive analizoi zhvillimet e fundit.

Petraj tha se dosja ‘Partizani’ është një dosje maratonë dhe se mund të zgjasë diku tek 2 vjet. Petraj u shpreh se Berisha duhet të mbajë përgjegjësi dhe të ketë fokus.

Edmond Petraj:

“Do të jetë një proces i tejzgjatur, do të kalojë ndoshta një periudhë dy vjeçare në shkallën e parë. Të tre gjyqtarët do të jenë të përgjegjshëm të japin mendimin e tyre sipas asaj që shohin nëpër akte. Nga ky moment, mendoj që një datë pasi gjyqtari kryeson i çështjes lexon dhe vendos për një datë që shkon në 15-20 fitë.

Në raste të tilla ku ka elementë ngarkese gjykata shkon nga 1 në 3 muaj. Do të jetë një dosje maratonë ku është në gjykim të zakonshëm dhe është pjesa e Prokuorirsë që do të rishprehet.

Mendoj që si proces mund të kemi ndonjë datë brenda korrikut por nga ngarkesa që ka gjykata mendoj që mund të fillojë në shtator por kjo mbetet për tu parë.

Berisha duhet të jetë më i vëmendshëm dhe duhet të fokusohet te dosja, është një përgjegjësi që duhet të mbajë sepse ai është i pandehur. Berisha duhet të fokusohet tek Dosja, pasi ka kaluar seancën paraprake, ai është 50 për qind i dënuar.

Këto dosje tashmë janë lexuar dhe mund dhe të kishte pushuar dosjen. Do të etë një dosje me shumë dëshmitar, kjo VKM nëse do të dalin të dënuar disa persona duhet të zhbëhet.”

The post “Berisha të fokusohet te çështja”/ Reagon ashpër avokati: Partizani dosje maratonë, do të zgjas gati dy vjet appeared first on Sot News | Lajme.

Meta zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, avokati: Ja sa vite burg rrezikon të dënohet

28 May 2025 at 09:35

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-presidentin Ilir Meta me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Ish-prokurori dhe avokati Gentian Rumano shpjegoi sa vite burg rrezikon ish-presidenti Meta me akuzat e zyrtarizuar nga prokuroria sipas dispozitave të kodit penal.

“Nuk mund të marrin rolin e gjykatës, por ajo që mund të përcjellim një opinion janë dispozitat për të cilat akuzohet, edhe pse nuk kemi një njoftim zyrtar nga SPAK. Fshehja e të ardhurave që ka një marzh dënimi gjobë deri në 3 vite, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë, po t’i referohemi çështjesh CEZ DIA, që bëhet fjalë më 10 vjet më parë, prokuroria ka njoftuar akuzën tani për të parandaluar një parashkrim të veprës penale. Për këto akuza, që janë më të rëndat korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë nga 4-12 vite burg dhe pastrimi i parave që është edhe më e rënda 7-15 vite burg”, tha avokati.

The post Meta zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, avokati: Ja sa vite burg rrezikon të dënohet appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, ja cila është arsyeja

21 May 2025 at 15:23

Është shtyrë seanca në GJKKO për dosjen e “Sterilizimit”.

Shkak për shtyrjen është bërë largimi i njërit prej avokatëve.

Gjykata do të japë vendim për ndarjen e çështjes, disa të pandehur kanë këruar gjykim të shkurtuar.

Vijon…

The post Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, ja cila është arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Megaoperacioni në Shqipëri/ Urdhër-arrest për një avokat, polic dhe administrator i një shoqërie transporti (Emrat)

21 May 2025 at 09:35

Detaje të reja janë zbuluar nga megaporacioni i zhvilluar në Shqipëri dhe Itali ku u lëshuan 52 urdhërarreste. Në Shqipëri janë kryer disa kontrolle dhe në Fier është ndaluar Ligor Çombashi administratori i një shoqërie transporti pasagjerësh.

Gjithashtu një urdhër arrest është dhënë për një avokat në Durrës Armand Tragaj.

Në masë sigurie ka marrë edhe një ish punonjës policie dhe për një person të identifikuar si Orges Molla.

Ndërkohë në orën 10:30 pritet që të mbajë një konfrencë për shtyp kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi.

The post Megaoperacioni në Shqipëri/ Urdhër-arrest për një avokat, polic dhe administrator i një shoqërie transporti (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

“Le t’i integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, Macron në Tiranë: Jam avokat i mbylljes së negociatave deri në 2027

17 May 2025 at 12:47

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi nga Tirana se është një avokat i mbylljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, deri në vitin 2027.

“Nëse integrojmë vende shumë të qëndrueshme, pa luftë, pa destabilizim, nëse arrijmë një hapësirë më të mirëintegruar, përtej BE, natyrisht që jam një avokat i anëtarësimi dhe i mbylljes në 2027”, tha ai.

Macron u shpreh se përtej Bashkimit Evropian është një Evropë më e madhe, që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina.

“Kjo Evropë më e madhe është vend me mbi 650 milion banorë që nuk merren në konsideratë as nga pikëpamja gjeopolitike, as nga ajo financiare”, tha ai, ndërsa bëri thirrje për t’i integruar dhe më mirë këto vende me BE.

Macron: Besoj fort se përtej BE, kemi një Europë më të madhe që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina. Kjo Evropë më e madhe është vend me mbi 650 milion banorë që nuk merren në konsideratë as nga pikëpamja gjeopolitike, as nga ajo financiare.

Le t’i integrojmë edhe më mirë këto vende, le të punojmë së bashku për ekonominë, emigracionin, mbrojtjen, tregtinë. Nëse ne e bëjmë këtë, integrojmë vende shumë të qëndrueshme, pa luftë, pa destabilizim, nëse arrijmë një hapësirë më të mirëintegruar, përtej BE, natyrisht që jam një avokat i anëtarësimi dhe i mbylljes në 2027. Kemi ndërkohë një mundësi të jashtëzakonshme të 700 milion banorëve për ta bërë këtë vend, këtë hapësirë të respektuar nga të gjithë. Është një mundësi unike.

The post “Le t’i integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, Macron në Tiranë: Jam avokat i mbylljes së negociatave deri në 2027 appeared first on Sot News | Lajme.

“Në këto 12 vite nuk pati ‘Gërdec’ as ‘21 janar’/ 11 maji, Idajet Beqiri: E pritshme epërsia e PS ndaj partive të tjera

12 May 2025 at 19:48

I ftuar në një intervistë televizive, avokati Idajet Beqiri foli për rezultatet paraprake që janë në zhvillim e sipër. Teksa procesi i numërimit vijon, PS deri më tani ka marr 83 mandate dhe e dyta rendiet PD me 51 mandate.

Për avokatin Beqiri, këto shifra ishin të pritshme, pasi vendi nën drejtim e PS ka pësuar shumë ndryshime. Ai tha se gjatë këtyre 12 viteve nuk pati ‘Gërdec’ dhe ’21 janar’, ngjarje këto të cilat që kanë ndodhur në kohën kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike që drejtohej nga Sali Berisha.

‘Unë e kam parashikuar që PS merr 83 vota. Janë një sërë faktorësh po e para ka pësuar shumë ndryshime vendi nga 2013 dhe deri më sot. Ne kemi qenë në humnerë para shumë vitesh dhe kur shohim ndryshimin ai është i dukshëm dhe kjo është dicka shqiptarët e shohin dhe e vlerësojnë.

Kur shohin hapjen e tunelit, që kishte vite që e priste e vlerëson sepse thotë për një kohë të shkurtër arrijë më shpejt në një vend tjetër’. Po shqiptarët duan qetësi dhe gjatë 12 viteve të PS nuk patën ‘Gërdec’ dhe ‘21 janar’. Shteti nuk të vret në Bulevard dhe nuk masakron dhe nuk bënë grusht shteti’, tha ai.

The post “Në këto 12 vite nuk pati ‘Gërdec’ as ‘21 janar’/ 11 maji, Idajet Beqiri: E pritshme epërsia e PS ndaj partive të tjera appeared first on Sot News | Lajme.

PD mohon, kryetari e pranon/ Berisha hedh deklaratën e partisë: Kemi marrë avokatin e Trump

28 April 2025 at 07:51

Një deklaratë e Sali Berishës, ka nxjerrë zbuluar lobimin e tij ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha publikisht se kontratën 6 milionë dollarë me kompaninë e avokatit te Presidentit Trump, Karlos Trujilo e ka marre përsipër vetë Partia Demokratike.

“Këto dy dite është i tmerruar. Ka mësuar që PD, ka marrë për avokat, avokati i Presidentit Trump,”, tha ai.

Me këtë deklaratë, doktori rrezon të gjitha reagimet zyrtare të PD. Selia blu kur sulmoi SPAK, e akuzoi se po i binin kot më qafë duke e hetuar, sepse kontrata është dhuratë, dhe paratë nuk i paguan ajo, por fondacioni Make Albania Great Again me emigrantin 72 vjeçar Nuredin Seci. Por doktori thotë se avokatin e ka afruar vetë Partia Demokratike, dhe kjo kundrejt pagesës, siç e shkruan kontrata, ashtu si doktori tha edhe kur prezantoi Chris La Civita.

Prova është nënshkrimi i krahut të djathtë të Berishës, Flamur Noka, që kontratën e ka firmosur në emër të PD. Berisha, jo rastësisht përmend vetëm avokatin, por në asnjë moment lobimin apo shifrën e majme 6 milionë dollarë. Madje doktori, u tha demokratëve, se avokatin e Trump e ka marrë për ta, dhe jo për heqjen e non gratës.

“Avokati i Presidentit Trump, për kauzat tuaja të drejta, për avokat të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë të shqiptarëve, tani shihni, PD dhe opozita me Cris LaCivita, Rama me Vullnet Sinajt, një hajdut, opozita me avokatin e Trump, Rama me bandat, me Suel Çelen, Bajrat. Që me 12 maj shpallen organizata terroriste”, tha Berisha.

Emrin e avokatit të Trump, Berisha e lidh me fushatuesin e tij, Chris LaCivita, por ashtu si stafi i tij, ngurrojnë të thonë se cila është lidhja mes tyre. Madje Berisha, nuk thotë as pse i duhet PD ne mes të fushatës, një avokat nga SHBA, duke i hedhur edhe më shumë dyshime, kësaj kontrate. Edhe në kontratë ai nuk e zbulon qëllimin për te hequr non gratën, ndonëse shërbimi i parë që ka marrë, është kontakti me Departamentin Amerikan të Shtetit. Megjithatë, doktori është treguar i kujdesshëm. Ndryshe nga Lulzim Basha me lobimin e parë, për të shmangur ligjin, vetë Berisha ka marre masat dhe nuk ka hedhur asnjë firmë. Ai ia ka lënë në dore Flamur Nokës, që do i duhet të merret me hetimin e SPAK.

The post PD mohon, kryetari e pranon/ Berisha hedh deklaratën e partisë: Kemi marrë avokatin e Trump appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja “Black Eagle” i SKY ECC/ Kërkohet rritje dënimi, për dy shqiptarët e tjerë

27 April 2025 at 16:53

Avokati Benjamine Bovy kërkoi përpara Gjykatës së Apelit të Brukselit lirimin e Arten Hamzait në çështjen “Black Eagle”, që lidhet me një rrjet të gjerë trafiku kokaine që gjeneroi qindra milionë euro midis 2018 dhe 2020. Arten Hamzai, 27 vjeç, është djali i Alfredo Hamzait.

“Provat në këtë çështje nuk të lejojnë të konkludosh se klienti im është fajtor ”, deklaroi gruaja që mori përsipër mbrojtjen e Arten Hamzait nga Aurélie-Anne De Vos, e cila është bërë zëvendësprokurore publike e Brukselit. Sipas prokurorit federal, Arten Hamzai ishte i përfshirë në rrjetin gjigant të trafikut të drogës që drejtohej nga babai i tij dhe, veçanërisht, mori pjesë në pastrimin e parave të paligjshme nëpërmjet kompanive të babait të tij, në të cilat ai mbante aksione.

Arten Hamzai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë më 26 qershor 2024. Prandaj Bovy argumentoi fuqishëm konfirmimin e këtij vendimi. Gjykata kërkoi një dënim me 8 vjet burg për të. Kur u pyet më 26 mars, i pandehuri deklaroi se nuk ishte në dijeni se ishte aksioner në kompanitë e mëposhtme: Summer Dépôt, pronar i një kompleksi të madh të pasurive të paluajtshme dhe mikpritëse në Shqipëri, Fabrika e Bukës, Peer 2019 dhe 2A Construction. Për Bovy, edhe nëse gjykata do të konsideronte se klienti i tij gënjen dhe se ai ishte plotësisht në dijeni të asaj që posedonte, prokurori publik nuk ka ofruar prova se këto struktura janë përdorur për pastrimin e parave.

Avokati i shqiptari tjetër Erik I. argumentoi konfirmimin e vendimit të dhënë në shkallë të parë për klientin e saj para Gjykatës së Apelit të Brukselit, me fjalë të tjera një dënim me burg me kusht. Erik I., një i ri shqiptar që studion në Itali, akuzohet se ka marrë pjesë në trafik duke transportuar vazhdimisht drogë. Nga elementë të ndryshëm të hetimit rezultoi se ai kishte transportuar drogë me biçikletë për llogari të kunatit të tij, Indrit Kulaj. Ai është një nga dy drejtuesit e dyshuar të një rrjeti të madh që transportonte kokainë nga Amerika Latine në Evropë nëpërmjet porteve belge, grup i çmontuar në vitin 2020.

Në rrëfim, Erik I. tha: “Ndihem i turpëruar për gjërat që kam bërë. Kam menduar shumë që atëherë. Dua t’i lë të gjitha këto pas dhe të vazhdoj jetën time”. Në shkallë të parë, në qershor 2024, gjyqtari i dha këtij të penduari një masë favorizuese: pezullim me kusht, shoqëruar me dënim me burg. Klienti im i ka plotësuar të gjitha kushtet e këtij dënimi me kusht”, këmbënguli avokati mbrojtës. “Gjyqtari e kishte urdhëruar të rifillonte studimet“ që kishte braktisur në Itali dhe vërtet është regjistruar sërish në universitet. Gjyqtari e kishte urdhëruar të gjente një punë dhe ai ka një kontratë pune,” shpjegoi ajo.

Erik I. nuk e apeloi dënimin e tij në shkallë të parë. Në gjykatë ai ka kërkuar dënimin me 7 vite burg për të riun. Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat e ata janë Artur S., Indrit Kulaj, Arben I., Alfredo Hamzai, Arten Hamzai, Fjodor B., Aldo T., Llazar S., Marsel A., Erik I., Geron Z., Klodjan B., apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër ‘lojtarët’ më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës. Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri, përfshirë korruptimin e një prej tyre me një orë 400 mijë euro apo takime me ta në Antilet hollandeze për të mundësuar leje ndërtimi për kullë në Tiranë.

The post Dosja “Black Eagle” i SKY ECC/ Kërkohet rritje dënimi, për dy shqiptarët e tjerë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌