Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Sterilizimi”/ SPAK lexon pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Klodian Rjepajn dhe Ilir Rrapajn

25 June 2025 at 13:50

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se SPAK ka kërkuar për ish zëvendës ministrinë Shëndetësisë Klodian Rjepaj 10 vjet burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 6 vjet e 8 muaj.

Ndërkohë për Ilir Rrapaj është kërkuar 10 vjet burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 6 vjet 8 muaj

Për Marsela Serjanaj është kërkuar 3 vjet 6 muaj, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 2 vjet 4 muaj

Për Sajmir Kadiun është kërkuar 3 vjet 6 muaj që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 2 vjet 4 muaj

Për Petref Mersinin është kërkuar 3 vjet 6 muaj që konvertohet në 4 vjet Shërbim Prove

Për Arben Gjatën është kërkuar 1 vit 4 muaj, që konvertohet në 3 vjet shërbim Prove

Për Genc Byrazerin është kërkuar 2 vjet shërbim prove

Për Naile Ajazin është kërkuar 1 vit 4 muaj që konvertohet në 2 vjet shërbim prove

The post “Sterilizimi”/ SPAK lexon pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Klodian Rjepajn dhe Ilir Rrapajn appeared first on Sot News | Lajme.

Sterilizimi/ SPAK kërkon 10 vite burg për Rrjepajn dhe Rrapajn

By: user 4
25 June 2025 at 13:36

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për dosjen e njohur si “Sterilizimi”, duke kërkuar dënime të rënda me burg për tre të pandehur. Sipas SPAK, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmeni Ilir Rrapaj duhet të dënohen me nga 10 vite burg secili.

Në rast dënimi, për shkak të gjykimit të shkurtuar, atyre do t’u ulet 1/3 e dënimit, duke përfunduar me 6 vite e 8 muaj burg secili.

Për ish-drejtoreshën juridike të Ministrisë së Shëndetësisë, Marsela Serjanaj, prokuroria kërkoi 3 vite e 6 muaj burg, i cili, me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, reduktohet në 2 vite e 4 muaj burg.

Pretenca e SPAK:

• Klodian Rrjepaj – 10 vite burg / përfituar: 6 vjet e 8 muaj
• Ilir Rrapaj – 10 vite burg / përfituar: 6 vjet e 8 muaj
• Marsela Serjanaj – 3 vjet e 6 muaj burg / përfituar: 2 vjet e 4 muaj

Dosja lidhet me hetimin mbi procedurat e dyshuara si abuzive në koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitale publike.

The post Sterilizimi/ SPAK kërkon 10 vite burg për Rrjepajn dhe Rrapajn appeared first on Lapsi.al.

Dosja “Sterilizimi”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Klodian Rjepajn, Ilir Rrapajn dhe të pandehurit e tjerë

By: V K
25 June 2025 at 13:40

Prokuroria e Posaçme, ka lexuar pretencën në dosjen “Sterilizimi”, duke kërkuar dënimin me burg për 3 të pandehur.

Për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg.

Nëse dënohen, përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojnë pas hekurave 6.8 vite burg.

Ndërsa për ish-drejtoreshën juridike në Ministrinë e Shëndetësisë, u kërkua 3.6 vite burg.

Nëse dënohet përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojnë pas hekurave 2.4 vite burg.

Pretenca e SPAK:

Klodian Rjepaj, 10 vite burg/ nga gjykimi i shkurtuar 6 vite e 8 muaj

Ilir Rrapaj, 10 vite burg/ nga gjykimi i shkurtuar 6 vite 8 muaj

Marsela Serjanaj 3 vite 6 muaj / nga gjykimi i shkurtuar 2 vite 4 muaj

The post Dosja “Sterilizimi”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Klodian Rjepajn, Ilir Rrapajn dhe të pandehurit e tjerë appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e koncesionit të sterilizimit, Alimehmeti: U grabitën 153 milionë euro

By: Ardit
23 June 2025 at 11:09

Teksa pasi 10 vitesh, koncestioni për sterilizimin do të mbyllet, ish-kandidati i PD-së dhe mjeku Ilir Alimehmeti shklruan se kjo nuk është aspak një fitore për shëndetësinë apo qytetarët shqiptarë, por një tjetër kapitull i hidhur në historinë e gjatë të keqqeverisjes. Në një status që Alimehmeti ka bërë në rrjetin social Facebook, ironizon me […]

The post Mbyllja e koncesionit të sterilizimit, Alimehmeti: U grabitën 153 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Viti i fundit i koncesionit të sterilizimit, afera e korrupsionit 15.3 miliard lekë

By: user 4
23 June 2025 at 11:35

Në fillim të vitit që vjen pritet të mbyllet kontrata koncesionare e sterilizimit me PPP si rrjedhoje e përfundimit të afatit.

Nga rreth 100 milionë euro që ishte programuar financimi i sterilizimit të sallave kirurgjikale për 10 vite, kosto reale e koncesionit arriti për 2017-2026 mbi 15.3 miliardë lekë ose 53 për qind më shumë se parashikimet në kontratën mes koncesionarit “Sani Service” dhe qeverisë shqiptare.

Burimet nga Ministria e Shëndetësie bënë me dije se, shërbimi do të kalojë shtetit vitin që vjen, por vendimi përfundimtar do të varet nga qeveria e re e shtatorit.

Grupi i monitorimit të kontratës është në fazë pune dhe po përpilohet një raport final, i cili më pas do të shërbejë për vendimmarrjen finale.

Në dhjetor 2015, Ministria e Shëndetësisë firmosi një kontratë PPP 10-vjeçare me kompaninë “Sani Service”, për sterilizimin e instrumentave kirurgjikale në spitalet publike me vlere prej 100 milionë eurosh. Teksa koncesioni u dha, një autoklavë e investuar miliona euro brenda QSUT me fonde publike nuk funksionoi kurrë. Në vitin 2018, kostoja e sterilizimit rezultoi 28% më e lartë sa plani, duke detyruar ministrinë të kufizojë operacionet e lehta.

Në gusht 2023, SPAK lëshoi me 8 urdhër-arreste për zyrtarë të lartë dhe pronarët e koncesionit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, korrupsion pasiv dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në gara.

Pak ditë pas urdhrave, u zbulua se kontrata origjinale mungonte nga arkiva e Ministrisë së Shëndetësisë, ndonëse SPAK sqaroi se e kishte siguruar kopjen autentike nga institucione të tjera. Hetimi zbuloi se studimi i fizibilitetit ishte kryer me të dhëna të rreme.

Koncesioni i sterilizimit, një marrëveshje PPP e financuar nga taksa e qytetareve rezultoi një aktivitet me korrupsion sistematik, shpërdorim detyre dhe kapje të shtetit.

Shumica e kontratave koncesionare me PPP të tilla si incenertoret, kontratat në shëndetësi etj që u prezantuan nga qeveria si novatore kanë rezultuar skandale financiare, duke bërë që paratë publike të ikin për përfitime private në vend të përmirësimit të sistemit shëndetësor.

Sipas kontratës së nënshkruar ndërmjet kompanisë koncesionare Sani Servis dhe qeverisë shqiptare, sterilizimi për një operacion të ndërlikuar kushton 37.700 lekë, për ndërhyrje mesatare 22.300 lekë dhe për operacionet periferike kushton 13.900 lekë.

Të gjitha këto tarifa paguhen duke shtuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ndërkohë ekspertë të shëndetësisë pohojnë se sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale me autoklavë do të kushtonte shumë më lirë se, se 17 milionë euro në vit, që i paguhen sot koncesionarit./ MONITOR/

The post Viti i fundit i koncesionit të sterilizimit, afera e korrupsionit 15.3 miliard lekë appeared first on Lapsi.al.

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e një prej të akuzuarve

By: user7
11 June 2025 at 14:06

Është shtyrë seanca gjyqësore e çështjes së “Sterilizimit” dhe shkak për këtë është bërë mungesa e të akuzuarës Marsela Serjani, e cila e ka të pranishëm mbrojtjen.

Bëhet me dije se nërsa Petrit Mersinit i mungon mbrojtja dhe po ashtu edhe Saimir Kadiut dhe Naile Abazit. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e shtyu procesin për në 25 qershor.

Procesi në fjalë po zhvillohet i ndarë nga ai ndaj ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndryshe nga 8 të pa dehurit e tjerë që kërkuan gjykim të shkurtuar, ka kërkuar gjykim të zakonshëm.

The post “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e një prej të akuzuarve appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet “Sterilizimi”, SPAK nuk arrin të shpallë pretencën për 8 të pandehurit

By: fra nc
11 June 2025 at 13:39

Seanca gjyqësore për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë, pasi dy avokatë mbrojtës mungonin, duke pamundësuar shpalljen e pretencës nga prokurorët e SPAK. Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi kërkuan shtyrjen e seancës me arsyetimin se të gjithë të pranishmit duhet të jenë në sallë për leximin e konkluzioneve përfundimtare.

Në seancën e fundit, 8 nga të pandehurit në këtë çështje pranuan gjykimin e shkurtuar, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zgjodhi të përballet me një proces të zakonshëm, duke kërkuar administrimin dhe shqyrtimin e plotë të provave dhe fakteve të paraqitura nga prokuroria.

Gjykata caktoi seancën e radhës për datën 25 qershor, në orën 13:00, kur pritet që SPAK të shpallë konkluzionet për të pandehurit që kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet “Sterilizimi”, SPAK nuk arrin të shpallë pretencën për 8 të pandehurit appeared first on Euronews Albania.

Afera e “sterilizimit”/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt

28 May 2025 at 15:03

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e të pandehurve Klodian Rrjepaj , Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Nail Ajazi, për t’u gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar në lidhje me aferën e koncesionit të sterilizimi. I vetmi që do të gjykohet me procedura të zakonshme është […]

The post Afera e “sterilizimit”/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt appeared first on BoldNews.al.

“Sterilizimi”/ GJKKO ndan çështjen, Ilir Beqaj do gjykohet vetëm

28 May 2025 at 14:42

Është mbajtur këtë të mërkurë seanca e radhës për dosjen e “Sterilizimit” ku i pandehur është edhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.

GJKKO pasi dëgjoi argumentet e palëve vendosi që ish-ministri të gjykohet i vetëm me procedurë të zakonshme ndërsa 8 të pandehurit e tjerë do të gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e sotme Beqaj i ka kërkuar SPAK që ti japë vendimin e ish-krimeve të rënda, sipas tij çështja për të cilën po gjykohet është hetuar më parë dhe është mbyllur nga prokuroria, ndaj sipas tij “parimi i gjësë së gjykuar” i jep pafajësi.

Gjatë seancës Beqaj ka refuzuar gjykimin e shkurtuar duke iu drejtuar prokurorëve duke ju thënë “ Ne nuk jemi sekonda, jeta jon nuk është sekonda për gjykim të shkurtuar”.

Në fund të seancës Gjykata e Posaçme doli me vendimin që të pandehurit: Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani , Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri , Naila Ajazi do të gjykohen me procedurë të shkurtuar, ndërsa Beqaj me procedurë të zakonshme.

The post “Sterilizimi”/ GJKKO ndan çështjen, Ilir Beqaj do gjykohet vetëm appeared first on Euronews Albania.

Ndahet “Sterilizimi”, të pandehurit do gjykohen gjykim të shkurtuar, përveç Beqajt

By: user7
28 May 2025 at 14:50

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

The post Ndahet “Sterilizimi”, të pandehurit do gjykohen gjykim të shkurtuar, përveç Beqajt appeared first on Lapsi.al.

Alibia për sterilizimin/ Ilir Beqaj mbrohet me fjalët e Ulsi Manjës

By: user 4
28 May 2025 at 14:06

Pak ditë më parë, Ulsi Manja, ministër i drejtësisë i dorëzoi Altin Dumanit një sugjerim me tetë pika nga qeveria, ku i kërkonte mes të tjerash, të ishte më i kujdesshëm me respektimin e të drejtave proceduriale për të pandehurit. Pikërisht me fjalët e Ulsi Manjës është mbrojtur edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë një prej seancave gjyqësore që po zhvillohen ndaj tij për vjedhjen e parave me sterilizimin e mjeteve kirurgjikale.

Beqaj pretendon se gjykata e ka pushuar procedimin penal të ngritur ndaj tij, duke i dhënë pafajësinë në një vendim të shkuar, që mbahet i fshehtë nga SPAK.

“Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie”, tha Ilir Beqaj që më vonë e kishte siguruar këtë vendim përmes parlamentit.

Mandati i katërt/ Qeveria i vendos zinxhirin Altin Dumanit

Ish-ministri iu drejtua togave të zeza të GJKKO-së, duke thënë që “i kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve”.

Duket se mazhoranca po bën një lojë të dyfishtë në përplasjen e politikanëve të korruptuar përballë SPAK. Një ditë i jep mbështetje SPAK për hetimin e korrupsionit, ditën tjetër ndihmon të akuzuarit me dosje, prova apo deklarata publike për të drejtat e tyre. E rëndësishme është që spektakli me shpatën e drejtësisë së re të vazhdojë t’i mbajë qytetarët të gozhduar pas ekranit, ndërsa për miliona eurot që janë zhdukur në këtë aferë nuk ka asnjë gjurme.

Ilir Beqaj: Unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa here, por nuk na e dha. E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar nga SPAK mes materialeve për komisionin hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie.
I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte: Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve.

The post Alibia për sterilizimin/ Ilir Beqaj mbrohet me fjalët e Ulsi Manjës appeared first on Lapsi.al.

Sterilizimi/ Ish-ministri Ilir Beqaj: Jam gjykuar një herë dhe është pushuar çështja, ajo është pafajësi

By: V K
28 May 2025 at 14:38

Ish-ministëri Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën e radhës për çështjen “Sterilizimi”, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme njohjen si provë të një vendimi të vitit 2017 për pushimin e procedimit penal ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës, të cilin ai e cilëson si provë pafajësie.

Beqaj deklaroi se vendimi nuk iu vu në dispozicion nga SPAK, ndonëse e kishte kërkuar disa herë, por më pas e siguroi përmes Kuvendit, ku dokumenti ishte dërguar si pjesë e materialeve për komisionin hetimor.

“Prokuroria ka për detyrë ligjore të shqyrtojë çdo provë, si ato që mbështesin akuzën, ashtu edhe ato që vërtetojnë pafajësinë. Ky vendim duhet të merret në shqyrtim nga gjykata”, tha Beqaj para trupës gjykuese të kryesuar nga Bib Ndreca.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar kalimin për gjykim të çështjes duke theksuar akuzat për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “pjesëmarrje në grup kriminal” për Beqajn, Klodian Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn.

Prokurori Edvin Kondili, deklaroi se ndjekësit e çështjes janë në përputhje me vendimin e mëparshëm të gjyqtarit të seancës paraprake.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj, shprehu paqartësi për natyrën e saktë të akuzës:

“Verbalisht flitet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal, por në dokumente flitet vetëm për shpërdorim detyre. Pa një formulim të qartë, nuk mund të përgatitemi për mbrojtje”.

Beqaj shtoi:Në çdo fazë na janë vendosur akuza dhe nene të ndryshme. Nuk mund të mbrohem kur nuk më është paraqitur një akuzë e shkruar e qartë”.

The post Sterilizimi/ Ish-ministri Ilir Beqaj: Jam gjykuar një herë dhe është pushuar çështja, ajo është pafajësi appeared first on Albeu.com.

Sterilizimi/ Zbardhet dëshmia e Rjepajt në gjykatë: Çështja është paragjykuar për 19 vite, s’është lejuar debat profesional

By: V K
21 May 2025 at 15:58

Ditën e sotme, seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit u ndërpre, për shkak të largimit të avokatit të të pandehurit Klodian Rjepaj, për arsye familjare.

Seanca u shty për më 28 maj.

Në fjalën e tij para gjykatës, Rjepaj deklaroi se çështja është paragjykuar ndër vite dhe nuk është lejuar të debatohet në mënyrë profesionale.

“Ne jemi këtu për një procedurë që ka gati 19 vite që diskutohet, paragjykohet, akuzohet dhe në asnjë rast kjo çështje nuk është lejuar të debatohet shkencërisht, por është debatuar në mënyrë folklorike, mediatike dhe politike”, — tha ai.

Ai shtoi se vendimet gjyqësore të deritanishme, kanë treguar paragjykim ndaj çështjes dhe se projekti i sterilizimit është devijuar nga qëllimi i tij i vërtetë.

“Nuk ekziston projekti i Sterilizimit. Të gjithë elementët në kallëzim nuk përputhen me elementët e projektit”, — vijoi Rjepaj.

Ai gjithashtu theksoi se akuza është ndërtuar mbi fakte të pavërteta dhe kërkoi një trajtim të drejtë për mjekët dhe stafet që kanë qenë pjesë e këtij shërbimi.

Çfarë tha Klodian Rjepaj në gjykatë?

Ne jemi këtu për një procedurë, që ka gati 19 vite që diskutohet, paragjykohet, akuzohet dhe në asnjë rast kjo çështje nuk është lejuar të debatohet shkencërisht, por është debatuar në mënyrë folklorike, mediatike dhe politike. Paragjykini për këtë çështje është shumë i madh. Deri më sot cdo vendim gjykate ka treguar paragjykim ndaj kësaj cështjeje.

Nga ana mediatike, sterilizimi është bërë si thesi bosh i miellit, që sa herë e shkund nxjerr tym. Në respëkt të kirurgëve dhe stafeve mjekësore, që janë ndihmuar nga ky shërbim duhet bërë një debat mirëfilli. Kisha shkruar me shkrin dore sot, por më ra një shishe ujë mbi letra dhe u shpërnda boja.

Projekti i Sterilizimit është një devijim nga projekti i vërtetë. Është devijim i qëllimshëm për të bërë persekutim. Nuk ekziston projekti i Sterilizimit. Të gjithë elementët në kallëzim nuk përputhen me elementët e projektit.

Nuk është gjykuar deri sot që akt-padia e bërë nga Nisma Thurje është e rreme, mbi fakte të pavërteta.

The post Sterilizimi/ Zbardhet dëshmia e Rjepajt në gjykatë: Çështja është paragjykuar për 19 vite, s’është lejuar debat profesional appeared first on Albeu.com.

“Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar

By: V K
21 May 2025 at 14:04

Këtë të mërkurë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, lidhur me çështjen e sterilizimit.

Gjatë deklarimeve të tij para trupës gjykuese, Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes dhe shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të gjyqtares Etleva Daviđi.

“Ky procedim nuk duhej të niste fare. Çështja është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës”, u shpreh Beqaj.

Ai iu referua gjithashtu direktivave të Bashkimit Europian dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të personave të akuzuar, të cilat i lexoi para gjykatës si pjesë e mbrojtjes së tij.

Duke iu referuar mbrojtjes ligjore, Beqaj tha: “Avokati që u largua u njoh me një dosje voluminoze për vetëm dy javë. I bëj thirrje kreut të Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, të shohë me vëmendje këtë situatë”.

Ai shtoi gjithashtu se nuk është takuar asnjëherë me avokatin në burg, ndërsa konsultimi i tij me dosjen ka ndodhur vetëm në gjykatë.

Aktualisht, Beqaj po gjykohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen e sterilizimit, ndërsa ndodhet në paraburgim për dosjen “SASPAC”, në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.

Në seancën e kaluar, ai paraqiti një deklaratë në të cilën kërkonte shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes shëndetësore, të shoqëruar me dokumentacion mjekësor dhe recetë të terapisë që po ndjek në paraburgim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur ndaj tij pesë akuza: korrupsion pasiv i funksionarëve publikë, mashtrim, falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

The post “Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar appeared first on Albeu.com.

Sterilizimi, Rjepaj në gjykatë: Çështja është paragjykuar për 19 vite, ja kur do të mbahet seanca

21 May 2025 at 15:27

U ndërpre sot për shkak të largimit të avokatit të të pandehurit Klodian Rjepaj, për arsye familjare, seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit.

Në fjalën e tij para gjykatës, Rjepaj deklaroi se çështja është paragjykuar ndër vite dhe nuk është lejuar të debatohet në mënyrë profesionale. “Ne jemi këtu për një procedurë që ka gati 19 vite që diskutohet, paragjykohet, akuzohet dhe në asnjë rast kjo çështje nuk është lejuar të debatohet shkencërisht, por është debatuar në mënyrë folklorike, mediatike dhe politike,”  tha ai.

Seanca u shty për më 28 maj. Ai shtoi se vendimet gjyqësore të deritanishme kanë treguar paragjykim ndaj çështjes dhe se projekti i sterilizimit është devijuar nga qëllimi i tij i vërtetë. “Nuk ekziston projekti i Sterilizimit. Të gjithë elementët në kallëzim nuk përputhen me elementët e projektit,”  vijoi Rjepaj. Ai gjithashtu theksoi se akuza është ndërtuar mbi fakte të pavërteta dhe kërkoi një trajtim të drejtë për mjekët dhe stafet që kanë qenë pjesë e këtij shërbimi.

I pandehuri Klodian Rjepaj:

Ne jemi këtu për një procedurë, që ka gati 19 vite që diskutohet, paragjykohet, akuzohet dhe në asnjënrast kjo ccështje nuk është lejuar të debatohet shkencërishr, por është debatuar në mënyrë folklorike, mediatike dhe politike.

Paragjykini për këtë çështje është shumë i madh. Deri më sot cdo vendim gjykate ka treguar paragjykim ndaj kësaj cështjeje. Nga ana mediatike, sterilizimi është bërë si thesi bosh i miellit, që sa herë e shkund nxjerr tym.

Në respëkt të kirurgëve dhe stafeve mjekësore, që janë ndihmuar nga ky shërbim duhet bërë një debatim mirëfilli. Kisha shkruar me shkrin dore sot, por më ra nhë shishe ujë mbi letra dhe u shpërnda boja.

Projëkti i Sterilizimit është një devijim nga projekti i vërtetë. Është devijim i qëllimshëm për të bërë persekutim. Nuk ekziston projekti i Sterilizimit. Të gjithë elementët në kallëzim nuk përputhen me elementët e projektit. Nuk është gjykuar deri sot që akt-padia e bërë nga Nisma Thurje është e rreme, mbi fakte të pavërteta.

The post Sterilizimi, Rjepaj në gjykatë: Çështja është paragjykuar për 19 vite, ja kur do të mbahet seanca appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, ja cila është arsyeja

21 May 2025 at 15:23

Është shtyrë seanca në GJKKO për dosjen e “Sterilizimit”.

Shkak për shtyrjen është bërë largimi i njërit prej avokatëve.

Gjykata do të japë vendim për ndarjen e çështjes, disa të pandehur kanë këruar gjykim të shkurtuar.

Vijon…

The post Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, ja cila është arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Beqaj flet në gjykatë: Procedimi për sterilizimin nuk duhej të niste, është hetuar

By: Besnik
21 May 2025 at 13:45

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dëshmuar këtë të mërkurë në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Gjatë seancës, Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes dhe pavlefshmërinë e vendimit të gjyqtares, Daniela Davidhi, duke e cilësuar çështjen si të “gjykuar” dhe pa arsye për rinisjen e hetimeve.

“Kërkoj pushimin e menjëhershëm të çështjes. Ky procedim nuk duhej të niste fare, pasi është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës dhe është mbyllur nga prokurori Endrit Bimi në vitin 2016,” deklaroi Beqaj para trupës gjykuese.

Ai e kundërshtoi akuzën për vjedhje, duke theksuar se “nuk ka asnjë shifër konkrete që të mbështesë këto akuza” dhe se hetimi i kryer nga SPAK kishte nxjerrë vetëm shpërdorim detyre.

Sipas Beqajt, kjo çështje është trajtuar dhe nuk ka arsye që të rihetohet dhe u shpreh sesi ka mundësi që: “unë qenkam koka e krimit sipas gjyqtares Davidhi” sepse jam informaticien.

Po ashtu ish-ministri lexoi para gjykatës direktivat e Bashkimit Europian dhe ligjin shqiptar mbi të drejtat e të pandehurve. Ai gjithashtu theksoi se avokati i caktuar për mbrojtjen e tij ishte njohur me dosjen voluminoze vetëm dy javë më parë dhe nuk e kishte takuar kurrë personalisht gjatë kohës që ai ndodhej në qeli.

“Po i lutem kryetarit të Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, ta verifikojë këtë situatë. Ky avokat është njohur me dosjen vetëm në gjykatë, ndërsa mua nuk më ka takuar asnjëherë,” tha Beqaj.

Aktualisht, Beqaj po gjykohet në masë arresti shtëpiak për çështjen e sterilizimit, ndërsa ndodhet në paraburgim për dosjen “SASPAC” në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.

SPAK ka ngritur disa akuza ndaj Beqajt si: korrupsion pasiv i funksionarëve publikë, mashtrim, falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Beqaj flet në gjykatë: Procedimi për sterilizimin nuk duhej të niste, është hetuar appeared first on Euronews Albania.

Dosja “Sterilizimi”/ Ilir Beqaj: Procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

21 May 2025 at 13:44

Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar publikisht për zhvillimet në çështjen e njohur si “Sterilizimi”, duke theksuar se kjo nuk është një çështje që ka të bëjë drejtpërdrejt me koncesionin e sterilizimit.

“Së pari, nuk bëhet fjalë për çështjen e sterilizimit, as për kontratën e sterilizimit dhe as për koncesionin në fjalë. Këto nuk përmenden as në titullin e kontratës. Sterilizimi është vetëm një nga gjashtë komponentët e saj. Bëhet fjalë për instrumentet kirurgjikale”, u shpreh Beqaj.

Ai ka ngritur gjithashtu shqetësime për mënyrën se si po prezantohet dosja në publik: “I referohen dosjes si ‘Ilir Beqaj dhe të tjerët’. Unë jam i fundit në kërkesën e gjykatës. Pse duhet të thuhet kështu? Kjo i paraqet të tjerët sikur janë aty për shkakun tim. Unë synoj pafajësinë dhe kjo është vetëm një nominale, jo faktike.”

Përsa i përket mbrojtjes ligjore, Beqaj ka kritikuar mënyrën e caktimit të avokatit nga gjykata: “Kam kërkuar të kem avokat Maks Haxhian, si drejtues i Dhomës së Avokatisë. Avokati i caktuar kryesisht nga gjykata u shpreh brenda dy javëve se ishte gati për mbrojtje, pa e lexuar dosjen dhe pa më takuar asnjëherë.”

Ai shpreh shqetësimin se nuk është informuar në mënyrë të duhur: “Do të doja të isha informuar nga gjykata se kur ka ardhur ky avokat për t’u njohur me dosjen time.”

Beqaj thekson gjithashtu se vendimi i datës 23 janar 2025 përmban të dhëna dhe informacione të rreme, dhe se procedimi penal ndaj tij nuk duhej të kishte nisur. “I njëjti fakt penal është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës dhe është pushuar nga ajo prokurori,” theksoi ai.

The post Dosja “Sterilizimi”/ Ilir Beqaj: Procedimi ndaj meje pa bazë ligjore appeared first on Sot News | Lajme.

“Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar

By: Ela
21 May 2025 at 13:49

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit këtë të mërkurë në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme lidhur me çështjen e sterilizimit. Gjatë deklarimeve të tij para trupës gjykuese, Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes dhe shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të gjyqtares Etleva Daviđi. “Ky procedim nuk duhej të niste fare. […]

The post “Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar appeared first on BoldNews.al.

Sterilizimi/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës

By: V K
7 May 2025 at 14:51

Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj, ka shtuar numrin e avokateve. Përveç Ermal Yzeirit, ai do te mbrohet edhe nga avokati Florian Bonjaku.

Për çështjen e sterilizimit Beqaj po gjykohet në masë arresti shtëpiak, ndërsa në burg ndodhet për akuzat për dosjen SASPAC, të vjedhjes së fondeve të BE-së.

Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese, për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur 5 akuza, korrupsion pasiv i zyrtarëve, mashtrim, falsifikim, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje e pasurisë për Ilir Beqajn dhe të pandehurit, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.

SEKUESTRO E PASURIVE

SPAK vendosI sekuestro preventive për shumat e parave 14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë; 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro; 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD.

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim Gazment Haxhia, Elton Marini, Ilir Beqaj, Ermal Kurtula Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe shoqërive tregtare të personave nën hetim

Po ashtu, u vendos sekuestrio preventive mbi 19.4% të kuotave të restorant Gzonës në Kalanë e Tiranës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të hetimeve që po kryen për procedimin penal nr. 190, të vitit 2023, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143//2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë që iu përkasin personave nën hetim, të cilat përbëjnë produkt të veprës penale/ apo në vlerën ekuivalente të tyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.430, datë 15.07.2024, i ndryshuar me vendimin nr. 34, datë 09.08.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa llogari bankare, shuma të parave, e të tjera, si më poshtë vijon:

14 323 125 (katërmbëdhjetë milon e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë;
15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro;
42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim G.H., E.M; I.B., E.K., B.Z., B.L; dhe shoqërive tregëtare të personave nën hetim;

Sekuestro preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisëtregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..

Sekuestro preventive mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim E.K dhe E.M.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po kryejnë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë apo për fakte të tjera penale.

Abuzimet me fondet e SASPAC

Ilir Beqaj është nën hetim pasuror nga SPAK lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqja deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

DOSJA

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë, u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Gzona është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës, e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanatit dhe kulinarisë.

I drejtuar nga një shef kuzhine që mori famë prej shfaqjes së tij në emisionin ‘Masterchef’, restoranti premton një evolucion të traditës, me pjata të tilla si byreku me qepë-domate, tru viçi me lulelakër në qymyr si dhe njoki panxhari me djathë mishavinë.

Prokurorët shqiptarë dyshojnë se pas listës së shquar të klientëve dhe artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Në qendër të kësaj skeme dyshohet se qëndron Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që drejtonte deri në dhjetor Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i programit ‘USAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmorri më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Kontrollin në banesë e konfirmoi për gazetarët vetë Beqaj, i cili u paraqit në SPAK në të njëjtën ditë për shkak të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij sa i përket hetimeve për aferën e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, një çështje paralele ku ish-ministri dyshohet për shpërdorim detyre.

Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty”, tha Beqaj për gazetarët jashtë dyerve të SPAK.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj po ashtu, konfirmoi kontrollin për mediat dhe shtoi se ishin sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefonat celularë dhe konfirmoi se veprimet hetimore lidheshin me rolin e ish-ministrit si drejtues i SASPAC.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për t’i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Kurtulaj nuk ishte i arritshëm për koment.

Interesa pasurore të fshehura

Restoranti Gzona, është në pronësi të kompanisë “Albanian Food and Hospitality Lab”, e themeluar në janar të vitit 2019 nga bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Adriana Beqaj dhe Arti Malaj.

Në mars 2019, Adriana Beqaj i fali 35% të aksioneve ortakut të saj Malaj dhe në janar 2020 i shiti atij edhe 15% të aksioneve të mbetura.

Në vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administrator i një distributori të madh farmaceutik, Delta Pharma.

Megjithëse Adriana Beqaj, i dhuroi dhe i shiti aksionet e saj në kompaninë “Albanian Food and Hospitality Lab” në janar 2020, bazuar në përgjimet telefonike të realizuara nga Prokuroria në dhjetor 2023, ngrihen dyshime se ish-ministri Beqaj vazhdon të ketë interesa pasurore në restorantin Gzona.

Në këto përgjigjime, Beqaj përdor telefonin e shoferit të tij, Arben Dani, për të komunikuar me vartësin e tij, Ermal Kurtulaj, në mënyrë që të lidhet me administratorin e restorantit, Gazmend Prenga.

Ermal Kurtulaj, ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

Po ashtu, rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme një automjet luksoz të modelit Audi A8, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba, prokuroria vëren se ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qenë Arben Dani, nga të cilat e fundit rezulton të jetë marrë me 12 dhjetor në momentin kur mjetin e ka patur në përdorim Ilir Beqaj dhe është parkuar përpara SPAK.

Ish-ministri paraqitet çdo javë në Prokurori, për shak të masës detyrim paraqitje si pjesë e hetimit të sterilizimit.

I pyetur për Ermal Kurtualajn, ish- ministri deklaroi të premten se e njeh prej shumë vitesh dhe prej punës në SASPAC.

Ermal Kurtulajn e njoh prej 15 vitesh”, tha ai. “Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC-u”, shtoi Beqaj.

Nga përgjimi i komunikimeve të kryera nga Prokuroria, ka rezultuar se Ermal Kurtulaj, rezulton i përfshirë në punët e restorantit Gzona.

Ai interesohet vazhdimisht për mbarëvajtjen e këtij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit të restorantit, Gazmend Prenga dhe në ditët e fundit të dhjetorit, ka disa komunikime ndërmjet tyre në lidhje me rakordimet ndërmjet investimeve të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit dhe me faturat e lëshuara për atë.

“Nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim, Ermal Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të shtetasit Ilir Beqaj, dyshime të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve, duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi (Ilir Beqaj) si me administratorin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtalaj”, shprehet prokurorja Elida Kaçkini në kërkesën “Për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve” drejtuar Gjykatës së Posaçme.

Në dalje nga SPAK të premten, Ilir Beqaj mohoi të kishte akoma interesa financiare mbi restorantin.

“Lokali Gzona nga shkurti i vitit 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time”, tha ai.

Bashkëshortja ime është larguar para 4 vitesh dhe nga e gjithë puna, ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra”, shtoi Beqaj.

Gzona me fondet e BE-së

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, u themelua nga Këshilli i Ministrave në tetor të vitit 2021, ndërsa kryeministri Edi Rama, emëroi në krye të Agjencisë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Roli i kësaj agjencie është që të koordinojë veprimtarinë dhe programet kombëtare dhe rajonale të asistencës financiare të Bashkimit Evropian, si dhe të monitorojë zbatimin e tyre.

Një ndër programet që SASPAC menaxhon dhe monitoron është programi ‘USAIR Facility Point’, i cili është një projekt strategjik i 9 (nëntë) partnerëve në tetë vende, me qëllim mbështetjen e proceseve të zbatuara në kuadër të bashkëpunimit makro -rajonal të rajonit Adriatiko-Jonian.

Koordinator i këtij projekti është emëruar shtetasi Ermal Kurtulaj, i cili konsiderohet si lehtësues që mbështet Koordinatorin Shtetëror të SASPAC, Ilir Beqaj në përmbushjen e detyrave të tij.

Sipas SPAK, rreth orës 4 pasdreke më 16 gusht 2023, shoqëria tregtare ‘Landways International’ ka lëshuar një faturë me përshkrimin ; kontratë shërbimi’ dhe vlerë 149,809.21 euro kundrejt programit EUSAIR të drejtuar nga Kurtulaj.

Disa minuta përpara, restoranti Gzona i ka lëshuar kësaj kompani një faturë me vlerë 4,18 milionë lekë dhe përshkrim shërbime kateringu.

Fakti që faturat janë lëshuar pak minuta pas njëra-tjetrës, krijon dyshimin e arsyeshëm “që paraprakisht palët kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare Landëays ka paguar ndaj Gzonës, për shërbimin që ajo ka përfituar për të kryer nga Eussair-i”.

Prokuroria ngre pikëpyetje se një rast i ngjashëm i restorantit është regjistruar me shoqatën ‘Foreign Investors Association of Albania’ (FIAA).

Sipas faturave rezulton projekti Eusair, ka lëshuar faturë shitje ndaj FIAA me 17 gusht 2023, ora 15:40:55, në vlerën 22,000 Euro dhe kjo shoqatë ka lëshuar 25 minuta më vonë, faturën me vlerë 350,000 lekë kundrejt restorantit “Gzona”.

Për të transferuar fondet e projektit USAIR drejt restorantit ‘Gzona’, duke humbur gjurmët janë përdorur dhe fatura të lëshura nga biznese të tjera kulinare.

Nisur nga komunikimi i përgjuar me 11 nëntor midis Ermal Kurtulajt dhe administratorit të restorantit Me’NAM diskutohet transferimin i një vlere prej 325 mijë lekësh nëpërmjet faturave fiktive.

“Këto fatura… i përkasin restorantit “Gzona” dhe këto veprime janë kryer për qëllime që të fshihet lidhja me Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë drejtori i SASPAC-ut që monitoron këto projekte”, thekson prokuroria.

Fatura fiktive dhe konflikt interesi

Sipas Prokurorisë së Posaçme, koordinatori i ‘USAIR Facility Point’, Ermal Kurtulaj dyshohet si personi kyç në skemën korruptive për keqpërdorimin e fondeve të BE-së nëpërmjet faturave fiktive.

Sipas SPAK, ai është përfshirë në veprime korruptive nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare dhe OJF, duke vendosur vlera fiktive në faturime me qëllim përftimin personal.

Nga përgjimet telefonike, Prokuroria shprehet se Kurtalaj ka kërkuar dhe siguruar dy fatura fiktive me vlerë 51,800 euro edhe nga shoqëria “Nine Services Int”, që ka si objekt të aktivitetit të saj “Shërbime dhe konsulencë në aktivitete sportive” – në veçanti në sportin e futbollit.

Kurtulaj është përgjuar duke kërkuar dhe siguruar fatura fiktive nga disa shoqëri tregtare në fushën e kulinarisë dhe hotelerisë, si dhe fatura konsulence nga persona fizikë me vlerë dhjetra mijëra euro.

Në një rast, Kurtulaj është vëzhguar nga prokuroria, duke marrë atë që në dukje kuptohet si ryshfet nga administratorja e një prej bizneseve që lëshonte fatura fiktive.

Sipas Prokurorisë, nga të dhënat e administruara deri në këtë fazë të procedimit, shtetasi Ermal Kurtulaj rezulton se përfshihet edhe veprime të tjera më punonjës të Agjencisë, konkretisht me shtetasen Mira Topçiu, nëpunëse financiare pranë SASPAC, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kryejnë po ashtu veprime me të njëjtën natyrë, ku në të paktën një rast rezulton dukshëm marrja e përfitimit për një shërbim të prokuruar si qira salle dhe shërbim kateringu.

Përveç këtij fakti, rezulton se të dy këta persona kanë të regjistruar në emër të tyre OJF dhe person fizik, të cilat kryejnë veprime me njëri-tjetrin po në funksion të veprimtarisë së tyre shtetërore, duke qenë kështu edhe në konflikt interesi.

The post Sterilizimi/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës appeared first on Albeu.com.

❌
❌