Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen SASPAC, shkak mungesa e avoktatit të ish-ministrit Beqja

19 June 2025 at 15:11

Seanca paraprake për çështjen SASPAC në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish. Mësohet se shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Avokati Ermal Yzeiraj ka paraqitur raport mjekësor, me argumentin se deri në datë 20 qershor ndodhet në regjim shtrati, për shkak të një problemi shëndetësor. Seanca e radhës u caktua në datën 1 korrik.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

The post Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen SASPAC, shkak mungesa e avoktatit të ish-ministrit Beqja appeared first on Sot News | Lajme.

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

31 May 2025 at 10:22

Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e veçoi mbrojtjen e drejtësisë si një nga qëllimet kryesore të qeverisë së tij. “Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd, është e vetmja rrugë e ne do të […]

The post Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta appeared first on Reporter.al.

Ndahet çështja për aferën e sterilizimit, Ilir Beqaj do të gjykohet veçmas

29 May 2025 at 11:25

Gjykata e Posaçme vendosi të mërkurën më 28 maj ndarjen e çështjes penale në ngarkim të 9 të pandehurve për aferën e sterlizimit, ku nën akuzë është vendosur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Pas shtyrjes së disa seancave, të mërkurën gjykata i vlerësoi të përfunduara kërkimet paraprake të të pandehurve, duke dalë me vendim […]

The post Ndahet çështja për aferën e sterilizimit, Ilir Beqaj do të gjykohet veçmas appeared first on Reporter.al.

Afera e “sterilizimit”/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt

28 May 2025 at 15:03

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e të pandehurve Klodian Rrjepaj , Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Nail Ajazi, për t’u gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar në lidhje me aferën e koncesionit të sterilizimi. I vetmi që do të gjykohet me procedura të zakonshme është […]

The post Afera e “sterilizimit”/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt appeared first on BoldNews.al.

Gjykim i shkurtuar për të pandehurit, përveç Beqajt. Ish-ministri: Inkuizicion pa prova ndaj meje

By: redi
28 May 2025 at 15:02

Në seancën e kësaj të mërkure, Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurve të dosjes ”Sterilizimi”, për gjykim të shkurtuar. Kërkesë për gjykim të shkurtuar nuk ka bërë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas gjykatës, në kushtet kur Beqaj nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, veçohet çështja ndaj tij. Ish-ministri është nën akuzë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje…

Source

Ndahet “Sterilizimi”, të pandehurit do gjykohen gjykim të shkurtuar, përveç Beqajt

By: user7
28 May 2025 at 14:50

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

The post Ndahet “Sterilizimi”, të pandehurit do gjykohen gjykim të shkurtuar, përveç Beqajt appeared first on Lapsi.al.

Alibia për sterilizimin/ Ilir Beqaj mbrohet me fjalët e Ulsi Manjës

By: user 4
28 May 2025 at 14:06

Pak ditë më parë, Ulsi Manja, ministër i drejtësisë i dorëzoi Altin Dumanit një sugjerim me tetë pika nga qeveria, ku i kërkonte mes të tjerash, të ishte më i kujdesshëm me respektimin e të drejtave proceduriale për të pandehurit. Pikërisht me fjalët e Ulsi Manjës është mbrojtur edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë një prej seancave gjyqësore që po zhvillohen ndaj tij për vjedhjen e parave me sterilizimin e mjeteve kirurgjikale.

Beqaj pretendon se gjykata e ka pushuar procedimin penal të ngritur ndaj tij, duke i dhënë pafajësinë në një vendim të shkuar, që mbahet i fshehtë nga SPAK.

“Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie”, tha Ilir Beqaj që më vonë e kishte siguruar këtë vendim përmes parlamentit.

Mandati i katërt/ Qeveria i vendos zinxhirin Altin Dumanit

Ish-ministri iu drejtua togave të zeza të GJKKO-së, duke thënë që “i kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve”.

Duket se mazhoranca po bën një lojë të dyfishtë në përplasjen e politikanëve të korruptuar përballë SPAK. Një ditë i jep mbështetje SPAK për hetimin e korrupsionit, ditën tjetër ndihmon të akuzuarit me dosje, prova apo deklarata publike për të drejtat e tyre. E rëndësishme është që spektakli me shpatën e drejtësisë së re të vazhdojë t’i mbajë qytetarët të gozhduar pas ekranit, ndërsa për miliona eurot që janë zhdukur në këtë aferë nuk ka asnjë gjurme.

Ilir Beqaj: Unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa here, por nuk na e dha. E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar nga SPAK mes materialeve për komisionin hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie.
I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte: Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve.

The post Alibia për sterilizimin/ Ilir Beqaj mbrohet me fjalët e Ulsi Manjës appeared first on Lapsi.al.

Beqaj flet në gjykatë: Procedimi për sterilizimin nuk duhej të niste, është hetuar

By: Besnik
21 May 2025 at 13:45

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dëshmuar këtë të mërkurë në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Gjatë seancës, Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes dhe pavlefshmërinë e vendimit të gjyqtares, Daniela Davidhi, duke e cilësuar çështjen si të “gjykuar” dhe pa arsye për rinisjen e hetimeve.

“Kërkoj pushimin e menjëhershëm të çështjes. Ky procedim nuk duhej të niste fare, pasi është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës dhe është mbyllur nga prokurori Endrit Bimi në vitin 2016,” deklaroi Beqaj para trupës gjykuese.

Ai e kundërshtoi akuzën për vjedhje, duke theksuar se “nuk ka asnjë shifër konkrete që të mbështesë këto akuza” dhe se hetimi i kryer nga SPAK kishte nxjerrë vetëm shpërdorim detyre.

Sipas Beqajt, kjo çështje është trajtuar dhe nuk ka arsye që të rihetohet dhe u shpreh sesi ka mundësi që: “unë qenkam koka e krimit sipas gjyqtares Davidhi” sepse jam informaticien.

Po ashtu ish-ministri lexoi para gjykatës direktivat e Bashkimit Europian dhe ligjin shqiptar mbi të drejtat e të pandehurve. Ai gjithashtu theksoi se avokati i caktuar për mbrojtjen e tij ishte njohur me dosjen voluminoze vetëm dy javë më parë dhe nuk e kishte takuar kurrë personalisht gjatë kohës që ai ndodhej në qeli.

“Po i lutem kryetarit të Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, ta verifikojë këtë situatë. Ky avokat është njohur me dosjen vetëm në gjykatë, ndërsa mua nuk më ka takuar asnjëherë,” tha Beqaj.

Aktualisht, Beqaj po gjykohet në masë arresti shtëpiak për çështjen e sterilizimit, ndërsa ndodhet në paraburgim për dosjen “SASPAC” në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.

SPAK ka ngritur disa akuza ndaj Beqajt si: korrupsion pasiv i funksionarëve publikë, mashtrim, falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Beqaj flet në gjykatë: Procedimi për sterilizimin nuk duhej të niste, është hetuar appeared first on Euronews Albania.

Dosja “Sterilizimi”/ Ilir Beqaj: Procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

21 May 2025 at 13:44

Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar publikisht për zhvillimet në çështjen e njohur si “Sterilizimi”, duke theksuar se kjo nuk është një çështje që ka të bëjë drejtpërdrejt me koncesionin e sterilizimit.

“Së pari, nuk bëhet fjalë për çështjen e sterilizimit, as për kontratën e sterilizimit dhe as për koncesionin në fjalë. Këto nuk përmenden as në titullin e kontratës. Sterilizimi është vetëm një nga gjashtë komponentët e saj. Bëhet fjalë për instrumentet kirurgjikale”, u shpreh Beqaj.

Ai ka ngritur gjithashtu shqetësime për mënyrën se si po prezantohet dosja në publik: “I referohen dosjes si ‘Ilir Beqaj dhe të tjerët’. Unë jam i fundit në kërkesën e gjykatës. Pse duhet të thuhet kështu? Kjo i paraqet të tjerët sikur janë aty për shkakun tim. Unë synoj pafajësinë dhe kjo është vetëm një nominale, jo faktike.”

Përsa i përket mbrojtjes ligjore, Beqaj ka kritikuar mënyrën e caktimit të avokatit nga gjykata: “Kam kërkuar të kem avokat Maks Haxhian, si drejtues i Dhomës së Avokatisë. Avokati i caktuar kryesisht nga gjykata u shpreh brenda dy javëve se ishte gati për mbrojtje, pa e lexuar dosjen dhe pa më takuar asnjëherë.”

Ai shpreh shqetësimin se nuk është informuar në mënyrë të duhur: “Do të doja të isha informuar nga gjykata se kur ka ardhur ky avokat për t’u njohur me dosjen time.”

Beqaj thekson gjithashtu se vendimi i datës 23 janar 2025 përmban të dhëna dhe informacione të rreme, dhe se procedimi penal ndaj tij nuk duhej të kishte nisur. “I njëjti fakt penal është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës dhe është pushuar nga ajo prokurori,” theksoi ai.

The post Dosja “Sterilizimi”/ Ilir Beqaj: Procedimi ndaj meje pa bazë ligjore appeared first on Sot News | Lajme.

“Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar

By: Ela
21 May 2025 at 13:49

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit këtë të mërkurë në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme lidhur me çështjen e sterilizimit. Gjatë deklarimeve të tij para trupës gjykuese, Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes dhe shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të gjyqtares Etleva Daviđi. “Ky procedim nuk duhej të niste fare. […]

The post “Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar appeared first on BoldNews.al.

Dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve/ Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj…

13 May 2025 at 09:23

Është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave, në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku votuan disa figura të njohura si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj.

Mësohet se në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar. Për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.

The post Dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve/ Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj… appeared first on Sot News | Lajme.

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

13 May 2025 at 09:44

Është pezulluar numërimi i votave për kutinë e qendrës së votimit në burgun e Durrësit ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Beqaj. Kjo për shkak se në kuti kanë rezultuar dy fletë votimi më shumë se sa votues, ku mbetet mister se si kanë përfunduar dy vota më shumë. […]

The post Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqaj, shkak mungesa e avokatëve

By: user7
7 May 2025 at 14:02

Seanca e sotme në GJKKO për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dosjen e sterilizimit është shtyrë për një moment të dytë. Seanca mësohet se është shtyrë përshkak të mungesës së avokatëve të ish-ministrit.

Beqaj ka shtuar numrin e avokatëve që do ta mbrojnë në këtë proces. Përveç avokatit Ermal Yzeiri, ai do të përfaqësohet edhe nga avokati Florian Bonjaku. Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

The post Shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqaj, shkak mungesa e avokatëve appeared first on Lapsi.al.

Sterilizimi/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës

By: V K
7 May 2025 at 14:51

Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj, ka shtuar numrin e avokateve. Përveç Ermal Yzeirit, ai do te mbrohet edhe nga avokati Florian Bonjaku.

Për çështjen e sterilizimit Beqaj po gjykohet në masë arresti shtëpiak, ndërsa në burg ndodhet për akuzat për dosjen SASPAC, të vjedhjes së fondeve të BE-së.

Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese, për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur 5 akuza, korrupsion pasiv i zyrtarëve, mashtrim, falsifikim, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje e pasurisë për Ilir Beqajn dhe të pandehurit, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.

SEKUESTRO E PASURIVE

SPAK vendosI sekuestro preventive për shumat e parave 14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë; 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro; 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD.

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim Gazment Haxhia, Elton Marini, Ilir Beqaj, Ermal Kurtula Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe shoqërive tregtare të personave nën hetim

Po ashtu, u vendos sekuestrio preventive mbi 19.4% të kuotave të restorant Gzonës në Kalanë e Tiranës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të hetimeve që po kryen për procedimin penal nr. 190, të vitit 2023, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143//2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë që iu përkasin personave nën hetim, të cilat përbëjnë produkt të veprës penale/ apo në vlerën ekuivalente të tyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.430, datë 15.07.2024, i ndryshuar me vendimin nr. 34, datë 09.08.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa llogari bankare, shuma të parave, e të tjera, si më poshtë vijon:

14 323 125 (katërmbëdhjetë milon e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë;
15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro;
42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim G.H., E.M; I.B., E.K., B.Z., B.L; dhe shoqërive tregëtare të personave nën hetim;

Sekuestro preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisëtregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..

Sekuestro preventive mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim E.K dhe E.M.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po kryejnë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë apo për fakte të tjera penale.

Abuzimet me fondet e SASPAC

Ilir Beqaj është nën hetim pasuror nga SPAK lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqja deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

DOSJA

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë, u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Gzona është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës, e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanatit dhe kulinarisë.

I drejtuar nga një shef kuzhine që mori famë prej shfaqjes së tij në emisionin ‘Masterchef’, restoranti premton një evolucion të traditës, me pjata të tilla si byreku me qepë-domate, tru viçi me lulelakër në qymyr si dhe njoki panxhari me djathë mishavinë.

Prokurorët shqiptarë dyshojnë se pas listës së shquar të klientëve dhe artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Në qendër të kësaj skeme dyshohet se qëndron Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që drejtonte deri në dhjetor Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i programit ‘USAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmorri më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Kontrollin në banesë e konfirmoi për gazetarët vetë Beqaj, i cili u paraqit në SPAK në të njëjtën ditë për shkak të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij sa i përket hetimeve për aferën e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, një çështje paralele ku ish-ministri dyshohet për shpërdorim detyre.

Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty”, tha Beqaj për gazetarët jashtë dyerve të SPAK.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj po ashtu, konfirmoi kontrollin për mediat dhe shtoi se ishin sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefonat celularë dhe konfirmoi se veprimet hetimore lidheshin me rolin e ish-ministrit si drejtues i SASPAC.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për t’i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Kurtulaj nuk ishte i arritshëm për koment.

Interesa pasurore të fshehura

Restoranti Gzona, është në pronësi të kompanisë “Albanian Food and Hospitality Lab”, e themeluar në janar të vitit 2019 nga bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Adriana Beqaj dhe Arti Malaj.

Në mars 2019, Adriana Beqaj i fali 35% të aksioneve ortakut të saj Malaj dhe në janar 2020 i shiti atij edhe 15% të aksioneve të mbetura.

Në vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administrator i një distributori të madh farmaceutik, Delta Pharma.

Megjithëse Adriana Beqaj, i dhuroi dhe i shiti aksionet e saj në kompaninë “Albanian Food and Hospitality Lab” në janar 2020, bazuar në përgjimet telefonike të realizuara nga Prokuroria në dhjetor 2023, ngrihen dyshime se ish-ministri Beqaj vazhdon të ketë interesa pasurore në restorantin Gzona.

Në këto përgjigjime, Beqaj përdor telefonin e shoferit të tij, Arben Dani, për të komunikuar me vartësin e tij, Ermal Kurtulaj, në mënyrë që të lidhet me administratorin e restorantit, Gazmend Prenga.

Ermal Kurtulaj, ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

Po ashtu, rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme një automjet luksoz të modelit Audi A8, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba, prokuroria vëren se ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qenë Arben Dani, nga të cilat e fundit rezulton të jetë marrë me 12 dhjetor në momentin kur mjetin e ka patur në përdorim Ilir Beqaj dhe është parkuar përpara SPAK.

Ish-ministri paraqitet çdo javë në Prokurori, për shak të masës detyrim paraqitje si pjesë e hetimit të sterilizimit.

I pyetur për Ermal Kurtualajn, ish- ministri deklaroi të premten se e njeh prej shumë vitesh dhe prej punës në SASPAC.

Ermal Kurtulajn e njoh prej 15 vitesh”, tha ai. “Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC-u”, shtoi Beqaj.

Nga përgjimi i komunikimeve të kryera nga Prokuroria, ka rezultuar se Ermal Kurtulaj, rezulton i përfshirë në punët e restorantit Gzona.

Ai interesohet vazhdimisht për mbarëvajtjen e këtij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit të restorantit, Gazmend Prenga dhe në ditët e fundit të dhjetorit, ka disa komunikime ndërmjet tyre në lidhje me rakordimet ndërmjet investimeve të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit dhe me faturat e lëshuara për atë.

“Nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim, Ermal Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të shtetasit Ilir Beqaj, dyshime të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve, duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi (Ilir Beqaj) si me administratorin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtalaj”, shprehet prokurorja Elida Kaçkini në kërkesën “Për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve” drejtuar Gjykatës së Posaçme.

Në dalje nga SPAK të premten, Ilir Beqaj mohoi të kishte akoma interesa financiare mbi restorantin.

“Lokali Gzona nga shkurti i vitit 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time”, tha ai.

Bashkëshortja ime është larguar para 4 vitesh dhe nga e gjithë puna, ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra”, shtoi Beqaj.

Gzona me fondet e BE-së

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, u themelua nga Këshilli i Ministrave në tetor të vitit 2021, ndërsa kryeministri Edi Rama, emëroi në krye të Agjencisë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Roli i kësaj agjencie është që të koordinojë veprimtarinë dhe programet kombëtare dhe rajonale të asistencës financiare të Bashkimit Evropian, si dhe të monitorojë zbatimin e tyre.

Një ndër programet që SASPAC menaxhon dhe monitoron është programi ‘USAIR Facility Point’, i cili është një projekt strategjik i 9 (nëntë) partnerëve në tetë vende, me qëllim mbështetjen e proceseve të zbatuara në kuadër të bashkëpunimit makro -rajonal të rajonit Adriatiko-Jonian.

Koordinator i këtij projekti është emëruar shtetasi Ermal Kurtulaj, i cili konsiderohet si lehtësues që mbështet Koordinatorin Shtetëror të SASPAC, Ilir Beqaj në përmbushjen e detyrave të tij.

Sipas SPAK, rreth orës 4 pasdreke më 16 gusht 2023, shoqëria tregtare ‘Landways International’ ka lëshuar një faturë me përshkrimin ; kontratë shërbimi’ dhe vlerë 149,809.21 euro kundrejt programit EUSAIR të drejtuar nga Kurtulaj.

Disa minuta përpara, restoranti Gzona i ka lëshuar kësaj kompani një faturë me vlerë 4,18 milionë lekë dhe përshkrim shërbime kateringu.

Fakti që faturat janë lëshuar pak minuta pas njëra-tjetrës, krijon dyshimin e arsyeshëm “që paraprakisht palët kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare Landëays ka paguar ndaj Gzonës, për shërbimin që ajo ka përfituar për të kryer nga Eussair-i”.

Prokuroria ngre pikëpyetje se një rast i ngjashëm i restorantit është regjistruar me shoqatën ‘Foreign Investors Association of Albania’ (FIAA).

Sipas faturave rezulton projekti Eusair, ka lëshuar faturë shitje ndaj FIAA me 17 gusht 2023, ora 15:40:55, në vlerën 22,000 Euro dhe kjo shoqatë ka lëshuar 25 minuta më vonë, faturën me vlerë 350,000 lekë kundrejt restorantit “Gzona”.

Për të transferuar fondet e projektit USAIR drejt restorantit ‘Gzona’, duke humbur gjurmët janë përdorur dhe fatura të lëshura nga biznese të tjera kulinare.

Nisur nga komunikimi i përgjuar me 11 nëntor midis Ermal Kurtulajt dhe administratorit të restorantit Me’NAM diskutohet transferimin i një vlere prej 325 mijë lekësh nëpërmjet faturave fiktive.

“Këto fatura… i përkasin restorantit “Gzona” dhe këto veprime janë kryer për qëllime që të fshihet lidhja me Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë drejtori i SASPAC-ut që monitoron këto projekte”, thekson prokuroria.

Fatura fiktive dhe konflikt interesi

Sipas Prokurorisë së Posaçme, koordinatori i ‘USAIR Facility Point’, Ermal Kurtulaj dyshohet si personi kyç në skemën korruptive për keqpërdorimin e fondeve të BE-së nëpërmjet faturave fiktive.

Sipas SPAK, ai është përfshirë në veprime korruptive nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare dhe OJF, duke vendosur vlera fiktive në faturime me qëllim përftimin personal.

Nga përgjimet telefonike, Prokuroria shprehet se Kurtalaj ka kërkuar dhe siguruar dy fatura fiktive me vlerë 51,800 euro edhe nga shoqëria “Nine Services Int”, që ka si objekt të aktivitetit të saj “Shërbime dhe konsulencë në aktivitete sportive” – në veçanti në sportin e futbollit.

Kurtulaj është përgjuar duke kërkuar dhe siguruar fatura fiktive nga disa shoqëri tregtare në fushën e kulinarisë dhe hotelerisë, si dhe fatura konsulence nga persona fizikë me vlerë dhjetra mijëra euro.

Në një rast, Kurtulaj është vëzhguar nga prokuroria, duke marrë atë që në dukje kuptohet si ryshfet nga administratorja e një prej bizneseve që lëshonte fatura fiktive.

Sipas Prokurorisë, nga të dhënat e administruara deri në këtë fazë të procedimit, shtetasi Ermal Kurtulaj rezulton se përfshihet edhe veprime të tjera më punonjës të Agjencisë, konkretisht me shtetasen Mira Topçiu, nëpunëse financiare pranë SASPAC, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kryejnë po ashtu veprime me të njëjtën natyrë, ku në të paktën një rast rezulton dukshëm marrja e përfitimit për një shërbim të prokuruar si qira salle dhe shërbim kateringu.

Përveç këtij fakti, rezulton se të dy këta persona kanë të regjistruar në emër të tyre OJF dhe person fizik, të cilat kryejnë veprime me njëri-tjetrin po në funksion të veprimtarisë së tyre shtetërore, duke qenë kështu edhe në konflikt interesi.

The post Sterilizimi/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës appeared first on Albeu.com.

Dosja ‘Sterilizimi’/ Shkak mungesa e avokatëve, shtyhet sërish seanca për ish-ministrin, Beqaj

7 May 2025 at 13:51

Për shkak të mungesës së avokatëve, seanca për çështjen e sterilizimit në GJKKO është shtyrë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shtuar numrin e avokatëve që do ta mbrojnë në këtë proces. Përveç avokatit Ermal Yzeiri, ai do të përfaqësohet edhe nga avokati Florian Bonjaku.

The post Dosja ‘Sterilizimi’/ Shkak mungesa e avokatëve, shtyhet sërish seanca për ish-ministrin, Beqaj appeared first on Sot News | Lajme.

Ilir Beqaj i sëmurë, nuk shkon në gjykatë/ Shtyhet seanca për dosjen “Sterilizimi”

By: xhir jeta
30 April 2025 at 13:47

Shtyhet senaca për dosjen “Sterilizimi” për shkak se mungonte ish-ministri i Shendetësisë Ilir Beqaj dhe avokati i tij mbrojtës.

Ish zyrtari i lartë, paraqiti deklaratë ku nuk mund të merrte pjesë për shkak të gjendjes shëndetësore ku bashkangjitur GJKKO administroi edhe një recetë të mjekimeve që po merr Beqaj në qeli.

Seanca e radhës do të mbahet në 7 qershor.

vijon…

Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Beqajn, zbulohet arsyeja

17 April 2025 at 14:35

Seanca për çështjen ndaj Ilir Beqajt dhe të bashkëpandehurve në dosjen “Sterilizimi” u shty sërish, këtë herë për shkak të mungesës së avokatit të ish-ministrit.

Edhe pse Beqaj ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, mbrojtësi i tij ligjor, Ermal Yzeira, kishte njoftuar me email se ndodhej i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor dhe nuk mund të merrte pjesë.

Për të shmangur shtyrje të mëtejshme, Beqaj deklaroi se do të kërkojë edhe një avokat të dytë.

Gjykata vendosi ta gjobisë avokatin Yzeira me 30 mijë lekë për mungesën dhe caktoi një mbrojtës kryesisht për të vijuar procedurat. Seanca u shty për në 30 prill, ora 13:00.

Ndërkohë, pas rikthimit në sallë, avokatët e tjerë thanë se ishin në kontakt me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, e cila pritet të dalë me një reagim zyrtar për situatën.

Ata njoftuan se nuk do të vijojnë procesin gjyqësor pa një qëndrim të qartë institucional dhe i kërkuan gjykatës të ndërmarrë masa ndaj prokurorit të çështjes, si dhe të njoftojë kreun e SPAK.

Gjykata u tërhoqi vëmendjen të gjitha palëve të përfshira dhe vendosi që seanca e radhës të mbahet më 22 prill.

The post Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Beqajn, zbulohet arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Mungon avokati i Ilir Beqajt, shtyhet gjyqi për aferën e sterilizimit

17 April 2025 at 13:30

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme ndaj të pandehurëve për dosjen e aferës së sterilizimit, ku shkak u bë mungesa e avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Vetë ish-ministri, ndryshe nga hera e kaluar, kishte ardhur në seancë, por jo avokati i tij, i cili përmes postës elektronike i ka kërkuar  […]

The post Mungon avokati i Ilir Beqajt, shtyhet gjyqi për aferën e sterilizimit appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Beqajn, shkak mungesa e avokatit të ish-ministrit

By: user7
17 April 2025 at 14:55

Seanca për çështjen ndaj Ilir Beqajt dhe të bashkëpandehurve në dosjen “Sterilizimi” u shty sërish, këtë herë për shkak të mungesës së avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë. Edhe pse Beqaj ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, mbrojtësi i tij ligjor, Ermal Yzeira, kishte njoftuar me email se ndodhej i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor dhe nuk mund të merrte pjesë.

Bëhet e ditur gjithashtu se i pandehuri Beqaj tha se do përpiqet të gjejë edhe një avokat të dytë që gjykimi të mos shtyhet më në vazhdim. Ndërkohë gjykata vendosi të ndëshkojë me gjobë prej 30 mijë lekësh për mungesën e tij avokatin e ish-ministrit dhe caktoi edhe një avokat kryesisht për të.

Gjithashtu seanca u shty për më 30 prill në orën 13:00. Ndërkohë pas kthimit në sallën e gjyqit, avokatët pohuan se kanë kontaktuar me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, që do të dalë me një deklaratë për situatën dhe se nuk do ta vazhdonin gjyqin. Avokatët i kërkuan gjykatës marrjen e masave ndaj prokurorit dhe sinjalizimin e kreut të SPAK. Në vijim gjykata i tërhoqi vëmendjen të gjithe palëve dhe shtyu seancën për në 22 prill.

The post Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Beqajn, shkak mungesa e avokatit të ish-ministrit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌