Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK e akuzoi për fshehje pasurie, shpallet i pafajshëm ish-gjyqtari i njohur

By: fra nc
7 July 2025 at 16:38

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej për fshehje pasurie.

Selimi u hetua nga SPAK për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj vendosi:

  • Deklarimin e pafajshëm të Shkëlzen Selimit, pasi faktet penale të ngritura nga akuza nuk u provuan.
  • Shpenzimet procedurale dhe gjyqësore mbeten siç janë kryer.
  • Palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

Shkëlzen Selimi punoi për dy dekada në sistemin e drejtësisë, përpara se të shkarkohej në vitin 2018 nga vetingu për fshehjen e kontakteve me persona të përfshirë në krim të organizuar. Edhe bashkëshortja e tij, ish-gjyqtarja e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi u sharkua nga Kolegji për shkak të kontakteve të papërshtatshme, ndërkohë që shumica e trupit gjykues nuk gjeti probleme shkarkuese për pasurinë.

Procedimi penal për Selimin dhe disa gjyqtarë të tjerë u regjistrua nga SPAK pesë vjet më parë për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”. Në prill 2021, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë në zotërim të Selimit dhe familjarëve të tij; një pikë karburanti në lungomaren e Vlorës si dhe një truall me sipërfaqe 2400 m2 në Jonufër të Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK e akuzoi për fshehje pasurie, shpallet i pafajshëm ish-gjyqtari i njohur appeared first on Euronews Albania.

Policia arreston gjyqtarin në fushë gjatë ndeshjes, habiten lojtarët… (VIDEO)

By: V K
27 June 2025 at 11:19

Edhe pse ka ditë që ka ndodhur, të pranishmit ende nuk duan ta besojnë. Ngjarja, që ka ndodhur të dielën në Guaruja të Sao Paulos, i ka befasuar futbollistët të cilët nuk donin t’u besonin syve.

Videoja shpejt është bërë virale… Është shpërndarë momenti kur 38-vjeçari Ederson Carlos da Silva, kishte dhënë fillimisht një karton të verdhë, ndërsa disa momente më vonë, ishte rrethuar nga policia e veshur me jelek anti-plumb që e kishte arrestuar.

Da Silva, është akuzuar për pjesëmarrje në trafikim të drogës. Hetimi për trafikimin e drogës kishte nisur në nëntor të vitit 2024, kur ngarkesa me 450 kilogramë të kokainës ishte ndalur në Sao Paulo.

Shoferi dhe pasagjeri ishin arrestuar, ndërsa më vonë policia kishte zbuluar se Da Silva ishte udhëheqës i logjistikës dhe organizatës kriminale, ka shkruar “Daily Mail” të enjten.

Ushtrimi i arbitrimit me gjasa ishte vetëm një maskim për të.

 

Brasil, ayer.
Detención épica al árbitro Ederson Carlos da Silva en medio de un partido, después de mostrar una amarilla a un jugador.

“Entró al campo como juez… y acabó como juzgado”

Es sospechoso de narcotráfico.pic.twitter.com/XckLXspz7a

— 🆁🅴🅶🅻🅰18 (@reglaXVIII) June 26, 2025

The post Policia arreston gjyqtarin në fushë gjatë ndeshjes, habiten lojtarët… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Futbollistët mbesin të shokuar kur policia futet në mes të ndeshjes dhe arreston gjyqtarin

By: S SH
26 June 2025 at 23:07

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil, ku një ndeshje e zakonshme futbolli amator është kthyer në skenë arrestimi. Policia ka ndërprerë takimin dhe ka arrestuar gjyqtarin në mes të fushës, duke habitur të gjithë të pranishmit.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në qytetin Guaruja, në shtetin brazilian të Sao Paulos. Pamjet e filmimeve tregojnë momentin kur gjyqtari Ederson Carlos da Silva, jep një karton të verdhë për një lojtar dhe vetëm pak çaste më vonë, rrethohet nga oficerë të armatosur me jelekë antiplumb dhe dërgohet në pranga jashtë fushës.

Sipas raportimeve të Daily Mail, da Silva nuk ishte thjesht një arbitër futbolli – ai dyshohet të jetë një figurë kyçe në një rrjet të organizuar kriminal. Autoritetet braziliane e akuzojnë atë për rol udhëheqës në logjistikën e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar të drogës.

Hetimet ndaj tij kanë nisur që në nëntor të vitit 2024, kur autoritetet ndaluan një ngarkesë me 450 kilogramë kokainë në Sao Paulo. Shoferi dhe pasagjeri i mjetit u arrestuan në vendngjarje, ndërsa hetimi më pas çoi në identifikimin e da Silvës si një nga organizatorët kryesorë të transportit të drogës.

Videoja e arrestimit është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta në Brazil dhe më gjerë.

Arrestimi në mes të një ndeshjeje ka tronditur komunitetin sportiv lokal, ndërsa autoritetet janë zotuar të çojnë përpara hetimin pa ndikuar nga profili publik i të dyshuarit.

The post VIDEO / Futbollistët mbesin të shokuar kur policia futet në mes të ndeshjes dhe arreston gjyqtarin appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Shikoni si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli, goli dhe karton i kuq nga perspektiva e tij

By: S SH
18 June 2025 at 23:25

Manchester City e nisi me fitore edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube në formatin e ri, pasi ish kampionët e Evropës triumfuan ndaj skuadrës marokene Wydad Casablanca me rezultat 2-0, në ndeshjen e raundit të parë të Grupit G, të zhvilluar në Filadelfia.

Golat për “Citizens” u shënuan nga Phil Foden dhe Jeremy Doku, duke i siguruar tre pikë të para skuadrës së Pep Guardiolës në këtë turne global.

Por përveç fitores në fushë, vëmendje të madhe mori edhe mënyra e transmetimit të ndeshjes nga DAZN, rrjeti global sportiv që ka befasuar opinionin me vendimin për të ofruar falas të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës për Klube në faqen zyrtare dhe aplikacionin e tyre – pavarësisht investimit prej 1 miliard dollarësh në të drejtat e transmetimit.

Ref Cam: the best view in the house 📹⚽️

Watch the @FIFACWC | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/i0K4eUu4lJ | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #MCIWAC pic.twitter.com/0DICdtJc2i

— DAZN Football (@DAZNFootball) June 18, 2025

DAZN ka sjellë një risi teknologjike në transmetim: gjyqtarët e ndeshjes mbajnë kamera të vendosura në uniformë, duke ofruar pamje unike nga perspektiva e gjyqtarëve. Këto kënde transmetohen më pas të kombinuara me kamerat ndihmëse në fushë, duke krijuar një përvojë të re për shikuesit.

Falë kësaj teknologjie, tifozët patën mundësinë të shohin nga afër golin e dytë të Man Cityt nga këndvështrimi i gjyqtarit, si dhe momentin e dhënies së kartonit të kuq për Rico Lewis.

Ref Cam captured THAT Rico Lewis tackle 🤯

Watch the @FIFACWC | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #MCIWAC pic.twitter.com/dr83OVrzZg

— DAZN Football (@DAZNFootball) June 18, 2025

Ky inovacion nga DAZN pritet të ndryshojë standardet e transmetimit sportiv në nivel global, duke e bërë futbollin edhe më të afërt me publikun.

The post VIDEO / Shikoni si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli, goli dhe karton i kuq nga perspektiva e tij appeared first on Albeu.com.

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

By: Ela
28 May 2025 at 19:15

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të martën, më 27 maj, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu, dhe e riktheu atë në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha […]

The post KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu appeared first on BoldNews.al.

Arbitri fal grushtin/ Gjyqtari Lang në Holandë nuk denoncon agresorin

By: xhir jeta
17 May 2025 at 13:39

Një lloj morali i krishterë. Kështu mund të cilësohet sjellja e arbitrit holandez të futbollit, Xhefri Lang, pasi u godit në fushën e lojës.

Gjyqtari, që po ndante drejtësinë në një ndeshje të futbollit të fëmijëve të klubit Aleksandria 66, pati një debat me trajnerin e njërës prej skuadrave, I cili madje e goditi fort me grusht.

Skena ishte tepër e dhunshme, gjithçka ndodhi papritur, por arbitri Lang vendosi të mos e bënte të madhe.

Siç raporton e përditshmja holandeze, “De Telegraf”, ai nuk e denoncoi agresorin në polici, ndonëse forcat e rendit mbërritën në fushën e lojës.

Siç I tregoi gazetës, Lang I dha trajnerit dhunues 24 orë për t’i telefonuar e për t’i kërkuar falje.

Kështu edhe ndodhi, dhe tekniku I kërkoi një mijë herë falje për veprimin e kryer.

Lang deklaroi se nuk u shqetësua për veten, por për fëmijët që ishin nga 8 vjeç, dhe që kishin me vete dhe prindërit, ndërsa dita e tyre sportive u shkatërrua.

Arbitri në fjalë është babai I sulmuesit Noa Lang që luan për PSV Ajndhovenin, dhe që ka shënuar 14 gola e shërbyer 12 asiste këtë sezon.

‘Komentet janë qesharake’, Marciniak reagon ndaj kritikave të Barcelonës: Goli i Interit ishte i rregullt

7 May 2025 at 18:57

Gjyqtari polak Szymon Marciniak, i cili ndau drejtësinë në gjysmëfinalen e Champions League mes Interit dhe Barcelonës, është përgjigjur ndaj kritikave që vinin nga kampi katalanas pas humbjes së tyre.

Në një intervistë për “Cairo News”, Marciniak i cilësoi komentet e Barcelonës si të pabaza dhe qesharake, duke mbrojtur vendimet e tij gjatë ndeshjes.

“Komentet e tyre janë qesharake. Çfarë mund të them për të tilla komente. Nuk i kam bërë askujt padrejtësi. Goli i tretë i Interit ishte i rregullt”, deklaroi arbitri polak.

The post ‘Komentet janë qesharake’, Marciniak reagon ndaj kritikave të Barcelonës: Goli i Interit ishte i rregullt appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqaj, shkak mungesa e avokatëve

By: user7
7 May 2025 at 14:02

Seanca e sotme në GJKKO për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dosjen e sterilizimit është shtyrë për një moment të dytë. Seanca mësohet se është shtyrë përshkak të mungesës së avokatëve të ish-ministrit.

Beqaj ka shtuar numrin e avokatëve që do ta mbrojnë në këtë proces. Përveç avokatit Ermal Yzeiri, ai do të përfaqësohet edhe nga avokati Florian Bonjaku. Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

The post Shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqaj, shkak mungesa e avokatëve appeared first on Lapsi.al.

Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re”

28 April 2025 at 12:26

Nga Boldnews.al Pezullimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, nga Gjykata e Beratit për “shpërdorim detyre”, një vendim që u shndërrua në nul nga Gjykata e Tiranës pak ditë më vonë, përbën një rast tipik se si “pavarësia e plotë” e prokurorëve, pavarësisht nivelit të tyre profesional, e trumpetuar […]

The post Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re” appeared first on BoldNews.al.

“Gjyqtarët e Lartë, pengje të SPAK”, Kryemadhi: Mund të kenë përgjime

By: Ardit
22 April 2025 at 21:37

Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi akuzoi anëtarët e Gjykatës së Lartë si të marrë peng nga SPAK. Kryemadhi tha se është shokuar nga ajo që ka lexuar në raportin e Gjykatës së Lartë për Ilir Metën. Sipas saj e gjitha ç’ka shkruhet për Metën tregon se është sajesë dhe një sforcim, që tregon se anëtarët […]

The post “Gjyqtarët e Lartë, pengje të SPAK”, Kryemadhi: Mund të kenë përgjime appeared first on BoldNews.al.

Dosjen “Buka”/ Dështon seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, mungon gjyqtari

By: Oldi
10 March 2025 at 10:45

Mungesa e gjyqtarit të Posaçëm, Erion Çela, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore paraprake ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sha” në Gjykatën e Posaçme. Burime zyrtare të gjykatës bënë me dije se gjyqtari Çela është me leje. Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të […]

The post Dosjen “Buka”/ Dështon seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, mungon gjyqtari appeared first on BoldNews.al.

Caktohet gjyqtari që do vendosë për fatin e Erion Veliajt në Apel (EMRI)

By: V K
4 March 2025 at 15:54

Caktohet gjyqtari që do gjykojë çështjen e Erion Veliajn në Apel. Gjyqtari është Engert Pëllumbi, që do vendosë për çështjen e Veliajt.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimete personave nën hetimE.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

The post Caktohet gjyqtari që do vendosë për fatin e Erion Veliajt në Apel (EMRI) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Flamurtari fiton me goleadë ndaj Korabit, arbitrat e bëjnë “baltë” ndaj Pogradecit

28 February 2025 at 17:22

Ditën e sotme janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 25-të në Kategorinë e Parë, të cilat prodhuan plotë 9 gola të shënuar. Flamurtari triumfoi 4-1 ndaj Korabit, me përmbysje. Vlonjatët e panë veten në disavantazh pas golit të shënuar nga Patrik Treni, por vendasit rikthyen avantazhin, falë golave të Shkurtajt dhe Markut, si […]

The post VIDEO/ Flamurtari fiton me goleadë ndaj Korabit, arbitrat e bëjnë “baltë” ndaj Pogradecit appeared first on BoldNews.al.

I doli videoja duke konsumuar kokainë, pezullohet gjyqtari anglez

By: Ardit
28 February 2025 at 16:14

UEFA njoftoi këtë të premte se ka pezulluar gjyqtarin anglez, David Coote, nga arbitrazhi i çdo ndeshjeje nën juridiksionin e saj deri më 30 qershor 2026, pasi përfundoi një hetim mbi sjelljen e 42-vjeçararit. Në një intervistë të fundit, Coote rrëfeu për vështirësitë e ndryshme që ka përjetuar gjatë karrierës së tij, gjatë së cilës […]

The post I doli videoja duke konsumuar kokainë, pezullohet gjyqtari anglez appeared first on BoldNews.al.

U kanos nga “i forti” i Fierit/ Merret në mbrojtje gjyqtari Vladimir Cjapi dhe familja e tij

By: lia rda
20 February 2025 at 15:21

Gjyqtari Vladimir Cjapi dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje, pasi u kanos nga Arben Isufi, i njohur si “i forti i Fierit”. Ngjarja ka ndodhur më 17 shkurt.

Mësohet se këtë të enjte, policia dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe automjete në pronësi të Isufit.

Me qëllim hetimin e plotë të rastit, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.

Vendimi i mbrojtjes nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier:

/abcnews.al

“Alban Toro nuk justifikon pasurinë”/ CV-ja problematika e kandidatit për Gjykatë Kushtetuese

20 February 2025 at 14:37

Nga Boldnews.al “Avokati Alban Toro nuk justifikon pasurinë familjare me burime të ligjshme, për këtë arsye, bashkëshortja e tij, gjyqtarja e Apelit, Elona Toro, duhet shkarkuar nga detyra”. Me këtë sentencë, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, iu drejtua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkallës së dytë të Vetingut, në 25 janar 2023. Gjyqtarja Toro u konfirmua […]

The post “Alban Toro nuk justifikon pasurinë”/ CV-ja problematika e kandidatit për Gjykatë Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Lajm i trishtë për futbollin në Kosovë, ndahet nga jeta gjyqtari në moshën 27-vjeçare

By: V K
17 February 2025 at 15:56

Rilind Berisha, gjyqtar në futbollin kosovar, është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare. Në Ligën e Dytë vendore ai dha kontributin e tij, ndërsa po ashtu kishte qenë edhe futbollist.

Për lajmin e trishtë, vetë presidenti Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Rilind Berishës

E nderuara Familje Berisha,

Të nderuar drejtues dhe staf i KF “Rilindja 1974”
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Rilind Berisha, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ikja e hershme nga kjo botë e një personaliteti të përkushtuar ndaj futbollit, siç ishte Rilindi, ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë. Ju si familje duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni atë përherë me krenari.

Rilindi ishte një futbollist i përkushtuar, por edhe një gjyqtar premtues, i cili dha kontribut të çmuar në ndarjen e drejtësisë në Ligën e Dytë. Me disiplinën, pasionin dhe ndershmërinë e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme dhe do të kujtohet gjithmonë si një djalosh shembullor. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush që ta përballoni këtë humbje të madhe, jo vetëm për familjen por edhe për komunitetin e futbollit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së”.

The post Lajm i trishtë për futbollin në Kosovë, ndahet nga jeta gjyqtari në moshën 27-vjeçare appeared first on Albeu.com.

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti

13 February 2025 at 17:57

Kolegji vendosi të ndryshojë vendimin e Komisionit të konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, duke e shkarkuar atë për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cenim të besimit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 13 shkurt vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti. Sipas […]

The post Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti appeared first on BoldNews.al.

Përfundon gjyqi për Veliajn, gjyqtari Bani tërhiqet për vendimin

12 February 2025 at 19:29

Ka përfunduar seanca gjyqësore maratonë pas rreth 6 orësh për rivlerësimin e masave të sigurisë për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe 6 biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu. Gjytqari i çështjes është tërhequr në dhomën e këshillimit dhe pritet që të dalë dhe të […]

The post Përfundon gjyqi për Veliajn, gjyqtari Bani tërhiqet për vendimin appeared first on BoldNews.al.

Ja pse Veliaj duhet të rrijë në burg/ Gjykata: Është përsëritës, nëse do kthehet në detyrë, do të kalojë fonde tek gruaja

By: V K
12 February 2025 at 15:12

Gjyqtari i posaçëm Erion Bani, ka argumentuar se Erion Veliaj, duhet të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi është një përsëritës i veprimeve kriminale dhe për më tepër së bashku me gruan e tij, kishin filluar të intimidonin personat që pyeteshin si dëshmitarë në SPAK.

Në argumentet që gjyqtar Bani arsyeton në vendimin e tij nënvizohet fakti se:

”…gjykata mban në konsideratë personalitetin e shtetasve nën hetim, edhe natyrën, llojin, mjetet, kohën dhe vendin e kryerjes se veprës penale, por edhe llojin dhe shkakun e pasojave të ardhura nga kryerja e saj, llojin dhe shkallën e fajësisë, por edhe sjelljen e autorëve të dyshuar pas momentit të marrjes dijeni se ndaj tyre kishte nisur një procedim…”.

Gjykata mban në konsideratë mekanizmin që personat nën hetim kanë ideuar, vënë në funksion dhe zbatuar për një kohë të gjatë, duket i vështirë të ndalet edhe prej vetë tyre.

Kështu, në lidhje me personalitetin e personave nën hetim konstatohet se nga ana e tyre deri në këtë fazë të hetimeve nuk është shfaqur asnjë pendesë për veprimet e kryera në shkelje të ligjit.

Ndërsa janë pyetur nga organi procedues, në kundërshtim me të gjitha provat evidente, Veliaj dhe Xoxa kanë mohuar çdo përgjegjësi në lidhje me veprimet e kryera.

Argumentet e tyre për mungesë përgjegjësie, për shkak të të drejtave të tyre kushtetuese për të zhvilluar lirshëm aktivitete ekonomike, pa u kufizuar për kryerjen e tyre nga asnjë ligj apo akt nënligjor, apo dhe për mungesë dijenie si dhe mungesë memorie, në rastet kur janë ballafaquar me prova të qarta, dëshmon më së paku për një qasje aspak bashkëpunuese me organin procedues dhe nga ana tjetër tregon potencialin e përsëritjes së veprimeve të tyre në kundërshtim me ligjin.

“…Po ashtu çifti Xoxa-Veliaj, gjatë kësaj faze kanë kryer veprime të cilat fillojnë më kontaktimin e deklaruesve të thirrur nga organi procedues, dhe përfundojnë me orientimin e këtyre të fundit se çfarë duhet të deklarojnë para këtij organi…”,-thuhet në vendim.

Kjo e bën më të rëndë këtë situatë, është dyshimi i bazuar se këta persona mund të kenë tentuar të prishin provat, të cilat lidhen me sende të zotëruara më parë nga shtetas të përmendur më lart.

“…nga ana tjetër, sjellja e personit nën hetim Erion Veliaj, kur bëhet fjalë për komunikimin e përdorur me hetuesit e BKH-së dhe “kurajon” e shfaqur nga ky shtetas për t’i lënë të shkruara mesazhet e tij intimiduese në adresë të organit procedues, dëshmon qartë për personalitetin e këtij të fundit…”,-thuhet në vendim.

Pra, sa më tepër që Xoxa-Veliaj, të vijojnë të qëndrojnë të lirë aq më i madh është rreziku që ata të kryejnë krime të rënda, të të njëjtit lloj më ato për të cilat procedohen.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të hetimit paraprak, por edhe së fundmi, ekziston dyshimi i arsyeshëm se përfitimet e parregullta të titullarit të Bashkisë Tiranë, të marra drejtpërdrejt apo tërthorazi, për vete por edhe për familjarët e afërt të tij, për kryerjen e veprimeve që lidhen me funksionin e tij, kanë vijuar pa u ndalur.

“…në këtë kuptim, nga hetimi deri në këtë fazë konstatohet se veprimet që i përkasin pastrimit të produkteve të veprës penale, nga personi nën hetim Erion Veliaj, për shkak edhe të mekanizmit të ngritur përgjatë gjithë këtyre viteve, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, kanë vijuar edhe për arsyen se një skemë e tillë, për shkak të kompleksitetit që paraqet, është objektivisht e vështirë të pushojë së ekzistuari përsa kohë që subjektet tregtare vijojnë e marrin financime apo përfitime të tjera nga Bashkia Tiranë, për të cilat në një formë ose një tjetër i duhet të jenë “mirënjohës” titullarit të këtij institucioni…”.

Në rastin konkret, Gjykata mban parasysh faktin se personi nën hetim Erion Veliaj, vijon që të ushtrojnë funksione publike dhe ekziston rreziku ai të abuzoje me detyrën.

Ndërkohë, përsa i përket personit nën hetim Elman Abule, nga hetimi deri në këtë fazë ka rezultuar se veprimet e kundërligjshme të tij, të cilat lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale, kanë zgjatur në kohë dhe kanë sjellë si pasojë “justifikimin” e shumave të konsiderueshme monetare, të cilat më pas kanë hyrë si përfitim pasuror në bashkësinë ligjore të shtetasve Veliaj-Xoxa.

The post Ja pse Veliaj duhet të rrijë në burg/ Gjykata: Është përsëritës, nëse do kthehet në detyrë, do të kalojë fonde tek gruaja appeared first on Albeu.com.

❌
❌