Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 August 2025Main stream

Hasani: S’e përjashtoj mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet dhe Kushtetuesja të vihet sërish në lëvizje

24 August 2025 at 15:34

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, thotë se i takon politikës që, brenda normave dhe parimeve kushtetuese, të gjejë rrugë për të dalë nga ngërçi politik.

Në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani thotë se nuk e përjashton mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet brenda 30-ditësh dhe Gjykata Kushtetuese “të vihet sërish në lëvizje sipas procedurës së paraparë kushtetuese dhe ligjore”.

Sipas Hasanit, i cili është profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, aktgjykimi i fundit i Kushtetueses lidhur me konstituimin e Kuvendit është i qartë, por shton se bazuar në sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje, afati 30-ditor i vendosur nuk do të respektohet.

“Nëse gjykojmë sjelljet e zotit [kreut të LVV-së, Albin] Kurti, gjendja po shkon drejt moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai po zbaton aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me qëllim të pengimit të konstituimit ose inaugurimit të Kuvendit të Kosovës”, thotë ai.

Hasani vlerëson se e vetmja mangësi e aktgjykimit të Kushtetueses është që aty nuk qartësohet sanksioni kushtetues. Si sanksion të mundshëm ai përmend decertifikimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, ose kur të identifikohen rastet e shkelësve të vendimeve të Kushtetueses, ata sipas tij, duhet të “eliminohen nga pozitat drejtuese, në këtë rast, në procesin e konstituimit”.

Aktgjykimi i Kushtetueses – i publikuar i plotë më 18 gusht – u jep 30 ditë kohë deputetëve të përmbyllin procesin e konstituimit. Aty thuhet se kryeparlamentari zgjidhet me votim të hapur dhe emri i një kandidati mund të hidhet në votim deri në tri herë.

Profesor Hasani, a kanë shkaktuar paqartësi vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë të bëjnë me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës?

Enver Hasani: Jo, askund nuk mund të fajësohet Gjykata Kushtetuese për paqartësi. Si ky aktgjykim, ashtu edhe ai i qershorit, janë të qartë. Problemi ka lindur dhe lind gjithmonë në terrenin politik. Kështu ka qenë edhe në të kaluarën. Dispozitat kushtetuese kanë qenë dhe mbeten të qarta, duke bërë dallim mes konstituimit (inaugurimit) të Kuvendit të Kosovës dhe punës së Kuvendit të Kosovës pas konstituimit, si organ kushtetutvënës, ligjvënës, mbikëqyrës, deliberativ dhe përfaqësues i popullit të Kosovës dhe i qytetarëve të saj.

Konstituimi është inaugurimi solemn i Kuvendit të Kosovës pas certifikimit të zgjedhjeve nacionale, ashtu siç e ka sqaruar Gjykata Kushtetuese në vitin 2014. Në këtë inaugurim solemn nuk mund të ketë grup tjetër parlamentar përveç atyre që dalin nga vullneti i lirë dhe kutitë e votimit. Vetëm pas inaugurimit mund të vijë deri te riformimi dhe riformatizimi i grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, edhe atëherë, ai rikonfigurim dhe riformatizim nuk mund të ndryshojë strukturën e organeve të Kuvendit të Kosovës dhe as ato që lidhen me punën e tij. Për këtë ekzistojnë aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që nuk lejojnë ndryshimin e kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe të strukturës së Komisionit Qendror Zgjedhor si pasojë e fluktuimeve partiake që ndodhin natyrshëm në Kuvend dhe në terrenin politik. Çdo qasje ndryshe do ta zhvlerësonte kuptimin e zgjedhjeve nacionale.

Interpretimet ndryshe që janë bërë dhe i bëhen këtij dimensioni – pra inaugurimit të Kuvendit të Kosovës dhe natyrës së tij juridiko-kushtetuese – janë dashakeqe dhe vijnë nga njerëz që nuk kanë njohuri themelore për të drejtën kushtetuese dhe të drejtën parlamentare si pjesë e saj. Në këtë dashakeqësi, jo rrallë shohim shfaqje të çoroditura nga individë që dikur kanë qenë militantë të një partie, ndërsa sot janë kundër së njëjtës parti.

Kushtetuta, megjithatë, mbetet e njëjtë dhe nuk ka ndryshuar asgjë në konceptimin e inaugurimit të Kuvendit të Kosovës: ai duhet të bëhet patjetër, dhe mosinaugurimi i tij nuk mund të çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme të përgjithshme. Kjo është përgjegjësi e grupeve parlamentare, ashtu siç kanë dalë nga kutitë e votimit, dhe asnjëherë ndryshe.

Partia e parë fituese, që është gjithmonë fituese relative, sikurse edhe në vitin 2021, ka vetëm një privilegj: t’i prijë procesit në mënyrën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç interpretojnë ato nenet 66.1 dhe 67 të Kushtetutës dhe dispozitat relevante ligjore e nënligjore mbi inaugurimin e Kuvendit të Kosovës.

Mangësia e aktgjykimit, “qartësimi i sanksioneve kushtetuese”

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese a ofron saktësi për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit?

Enver Hasani: Po. Aktgjykimi i fundit, pa asnjë dyshim, ofron saktësi për zhbllokimin e procesit të inaugurimit të Kuvendit të Kosovës. Partia e parë, ose koalicioni fitues i zgjedhjeve të shkurtit 2025, ka prerogativën kushtetuese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Me këtë prerogativë vjen edhe përgjegjësia, që nënkupton se e drejta e dhënë kushtetuese nuk mund të abuzohet pafundësisht, sepse tashmë ekziston një afat 30-ditor brenda të cilit kjo e drejtë duhet të ushtrohet. Përveç kësaj, aktgjykimi i fundit ka treguar qartë edhe mënyrën e inaugurimit, duke e kufizuar të drejtën e propozimit të një kandidati vetëm në tri herë.

Çka i mungon vendimit të Kushtetueses?

Enver Hasani: Mendoj se i mungon qartësimi i sanksionit kushtetues. Në arsyetimin e saj, Gjykata, me stil të qartë profesional dhe elokuencë, ka treguar se Kushtetuta e Kosovës mund të shkelet edhe nga individë apo subjekte të tjera, të cilat më parë nuk kanë figuruar shprehimisht në tekstin e saj. Siç e dimë, deri më tani shkelje të tilla, me pasoja të qarta juridike, mund të ndodhnin vetëm nga presidenti i Republikës. Për këtë ekziston një praktikë e pasur gjyqësore, e cila prej kohësh studiohet dhe mësohet në katedrat e së drejtës kushtetuese në Kosovë dhe jashtë saj, përveçse është trajtuar gjerësisht edhe në literaturën akademike.

Meqë Gjykata Kushtetuese, duke iu referuar mendimeve të Komisionit të Venecias, ka vënë në dukje se edhe individët mund të jenë shkelës të Kushtetutës në mënyrë autonome gjatë ushtrimit të detyrimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore, atëherë është dashur dhe duhet të ndërtohen sanksione të qarta kushtetuese për shkelësit e tillë. Këto sanksione janë gjithmonë të ndryshme nga ato që shqiptohen në sferën penale, civile apo administrative.

E theksoj këtë sepse, për fat të keq, vazhdimisht ka njerëz që, në emër të profesionit, kërkojnë burgosjen e deputetëve për shkak të sjelljeve të tyre në procesin e inaugurimit të Kuvendit të Kosovës. Në këtë kuptim, asnjëherë nuk mund të ndodhë burgosja e deputetëve të Kosovës për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. Përgjegjësia penale e deputetëve lind vetëm nëse ata shkelin ligjin penal, e jo Kushtetutën e Kosovës. Kaq e thjeshtë është kjo.

Profesor, çfarë mund të jenë ato sanksione?

Enver Hasani: Po, sanksionet mund të jenë, ta zëmë, që krejt natyrshëm do t’i shkonte zotit (kryesuesit të seancës konstituive Avni) Dehari decertifikimi i tij dhe jo vetëm largimi nga posti i kryesuesit për shkak të moshës. Ose, kur mund të identifikohen rastet e shkelësve (të vendimeve të Kushtetueses), të eliminohen nga pozitat drejtuese, në këtë rast, në procesin e konstituimit.

A po i shmangë Kushtetuesja në vendimet e saj të fundit pasojat ndaj shkelësve të vendimeve të saj?

Enver Hasani: Sigurisht që deri më tani Gjykata Kushtetuese ka vepruar me një lloj ndrojtjeje dhe është mbështetur shumë në mirëbesimin e deputetëve për zbatimin e aktgjykimeve të saj. Pra, arsyeja pse Gjykata nuk po i vë në dukje pasojat juridiko-kushtetuese për individët që në mënyrë specifike pengojnë dhe rrënojnë procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës lidhet, nga njëra anë, me frikën nga politika dhe reagimet e saj irracionale, dhe nga ana tjetër me mbështetjen në mirëbesimin e deputetëve se do t’i zbatojnë detyrimet e tyre kushtetuese të përcaktuara në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Profesor Hasani, e përmendët që Gjykata Kushtetuese ka vepruar me një lloj ndrojtjeje. Nga kush druhet gjykata?

Enver Hasani: Partia në pushtet – nëse merret parasysh arkivi ose rekordi i krejt partive politike në raport me institucionet e drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, ose mbi të gjitha, Gjykatën Kushtetuese – besoj që Lëvizja Vetëvendosje ka një rekord absolut, dhe brutaliteti me të cilin ajo ka ftuar për linç ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është i pashembullt në jurisprudencën, jo vetëm të Kosovës, por edhe të vendeve të rajonit. Do të thosha se janë raste të rralla në praktikën e ish-vendeve komuniste. Mund të krahasohet me Bjellorusinë, me rastin e Gjykatës Kushtuese në Rusi. Në të tjerat, nuk mund të hasim në këso (situatash) që me kaq brutalitet, me goditje kaq brutale, me ftesë për linçim në mënyrë kaq primitive, siç shohim te Lëvizja Vetëvendosje. Tentime të tilla ka pasur edhe në vitin 2014 ndaj meje personalisht, ndaj personit tim, dhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, por zbatimi i tyre nuk ka shkuar me kaq vështirësi dhe me kaq komentime tërësisht joprofesionale.

Kërkesa e Osmanit “kishte për qëllim paralizimin e punës të Kushtetueses”

Ku çon kjo shmangie e pasojave nga Gjykata Kushtetuese?

Enver Hasani: Kjo shmangie çon në thellimin e ngërçit politik aktual, duke e bërë edhe më të vështirë zgjidhjen e tij – zgjidhje që është e pashmangshme, sepse asnjëherë individi, sado i fuqishëm politikisht, nuk mund të fitojë betejën me normat dhe parimet kushtetuese e ligjore dhe me mekanizmat shtetërorë që garantojnë zbatimin e tyre. Asnjëherë.

Presidentja Vjosa Osmani e ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pasojat juridike për mosrespektimin e aftit 30-ditësh për konstituimin e Kuvendit. Pavarësisht kësaj, a mund të pritet që Gjykata Kushtetuese ta japë një mendim dhe a mund të ndodhë kjo para se të kalojë afati aktual prej 30 ditësh, që përfundon më 18 shtator?

Enver Hasani: Kërkesa e zonjës Osmani ka qenë turpi më i madh që mund të bëjë një shef shteti. Ajo ka pasur vetëm një qëllim: paralizimin e punës së Gjykatës Kushtetuese, në vend se të kujdesej për mirëvajtjen e saj, siç e ka detyrim kushtetues.

Edhe sikur zonja Osmani të ketë pasur informata të sakta për rrezikim të sigurisë kombëtare nga një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ajo nuk ka guxuar dhe nuk guxon të dalë në publik e të denoncojë një gjë të tillë. Si shefe e shtetit, ajo ka në dispozicion të gjitha mekanizmat kushtetues dhe shtetërorë për të nisur procedurat e nevojshme dhe për të penguar çdo rrezikim të sigurisë kombëtare. Thirrja me emër e mbiemër e një gjyqtari kushtetues nga presidentja e Republikës, në një çështje ku vetë është palë në procedurë, përbën asgjë më pak se huliganizëm institucional, i papranueshëm për çdo institucion shtetëror – e aq më pak për presidentin e Republikës.

Kjo kërkesë është qartazi e pabazuar dhe pa meritë. Gjykata, megjithatë, ka të drejtë të vazhdojë procedurën lidhur me të. Por, kjo kërkesë nuk ka asnjë relevancë në procedurat që lidhen me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sepse presidenti i Republikës nuk mund të paraqitet si palë në procedurë për këtë temë. Presidenti i Republikës ka vetëm një autorizim: thirrjen e seancës së parë konstituive – dhe edhe këtë jo si detyrim, por si kompetencë që mund ta ushtrojë nëse dëshiron.

Zgjidhja e ngërçit “është politike”

A mendoni që Gjykata Kushtetuese sërish do të ballafaqohet me kërkesa për interpretim të gjendjes së krijuar lidhur me konstituimin e Kuvendit?

Enver Hasani: Nëse gjykojmë sjelljet e zotit Kurti, gjendja po shkon drejt moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai po zbaton aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me qëllim të pengimit të konstituimit ose inaugurimit të Kuvendit të Kosovës.

Profesor, kur them se a mund të ketë kërkesa për interpretim të gjendjes së krijuar lidhur me konstituimin e Kuvendit, do të thotë a mund të ketë kërkesa të reja po themi, pasi eventualisht të përfundojë afati 30-ditor dhe çfarë mund të jenë ato?

Enver Hasani: Zgjidhja ka qenë dhe mbetet politike. I takon politikës të gjejë rrugëzgjidhje brenda normave dhe parimeve kushtetuese, si dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese që interpretojnë këto norma dhe parime.

Nuk e përjashtoj mundësinë që Kuvendi i Kosovës të mos inaugurohet edhe brenda këtyre 30 ditëve të parashikuara, dhe që Gjykata të vihet sërish në lëvizje sipas procedurës së paraparë kushtetuese dhe ligjore.

Do të thotë, kjo është shtegdalja?

Enver Hasani: Po, nuk ka tjetër rrugë. Rruga e vetme është që procesi politik duhet të zhvillohet sipas normave dhe parimeve kushtetuese, ashtu siç i ka interpretuar dhe i interpreton Gjykata Kushtetuese. Asnjë rrugë tjetër nuk mund të ndiqet./REL/

The post Hasani: S’e përjashtoj mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet dhe Kushtetuesja të vihet sërish në lëvizje appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Qorrolli: Vendimi i Kushtetueses është precedent i rrezikshëm në Kosovë

18 August 2025 at 18:21

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të seancave të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Qorrolli ka thënë se për herë të parë Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të madh pa iu referuar asnjë kushtetute evropiane apo botërore dhe pa marrë shembull nga aktgjykimet e gjykatave simotra.

“Ky është një fakt i pazakontë, por edhe domethënës: asnjë precedent, asnjë rast krahasues, asnjë përvojë e ngjashme nga bota demokratike”, ka deklaruar ai.

Sipas Qorrollit, mungesa e krahasimeve ndërkombëtare e bën vendimin “të izoluar, të brishtë dhe të ndërtuar mbi logjikë të brendshme të dobët”. Ai e ka quajtur “tejkalim të mandatit kushtetues” vendosjen nga Gjykata të rregullit të tri tentativave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe kufizimit 30-ditor.

“Kur Gjykata shpik një rregull numerik të tillë, nuk e ka kryer detyrën e saj primare – interpretimin e Kushtetutës”, ka shtuar Qorrolli.

Ai ka paralajmëruar se ky precedent e vendos Gjykatën në një pozitë të rrezikshme, pasi në vend që të forcojë besimin te Kushtetuta, e cenon atë duke krijuar përshtypjen se normat kushtetuese mund të shpiken pa mbështetje në tekst apo në traditën evropiane të konstitucionalizmit./Telegrafi/

The post Qorrolli: Vendimi i Kushtetueses është precedent i rrezikshëm në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

PRISHTINË, 18 gusht /ATSH/ Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot vendimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin.

Çështja e trajtuar lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit është ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike. Por, Gjykata tha se kërkesat e lëndëve ndërlidhen edhe me lëndën e dorëzuar paraprakisht nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Gjykata konstatoi që kryesuesi i seancës konstituive duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjidhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 herë për kandidatin/en e njëjtë”, u tha në aktgjykim.

PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar vendimin e 1 majit të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, i cili ndryshoi formën e votimit për kryeparlamentar nga i hapur, në të mbyllur.

“Gjykata rithekson që në rrethanat e rastit konkret, ushtrimi i funksionit të deputetëve të zgjedhur në pajtim me këtë Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit që rezulton në zgjedhjen e kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, dhe i shërben ruajtjes së rendit kushtetues dhe garantimit të funksionimit të institucioneve. Si rrjedhojë, Gjykata sërish nënvizon se nuk ka interes më të mirë të Republikës së Kosovës, se sa organi më i lart përfaqësues të jetë i konstituuar dhe të fillojë sa më parë me funksionimin e tij dhe ushtrimin e kompetencave dhe detyrimeve të tij kushtetuese”, tha Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Gjykata sërish vë theksin në përgjegjësinë e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit që veprimet e tyre duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe frymën e saj dhe të njëjtit të kontribuojnë në mbarëvajtjen dhe bashkërendimin e punëve me interes publik për shtetin”, u shtua në aktgjykim.

Në aktgjykim u tha se seanca e nisur më 15 prill nuk është përmbyllur, pasi nuk janë kaluar edhe dy pika: zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, të cilat tani duhet të përmbyllen brenda 30 ditësh.

Njoftimi për këtë aktgjykim – i publikuar më 8 gusht – ishte mirëpritur nga partitë që më herët ishin në opozitë, por ishte kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila e kishte cilësuar si vendim arbitrar.

Disa orë para publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqësi i LVV-së, Albin Kurti, tha se gjithmonë i ka respektuar vendimet e Kushtetueses.

Në aktgjykim nuk përmenden pasojat e mundshme juridike, nëse deputetët nuk e respektojnë aktgjykimin, siç kishin bërë me aktgjykimin paraprak të publikuar më 26 qershor.

“Gjykata, fillimisht vë në dukje që bazuar në paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, vendimet e saj janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, u tha në aktgjykim. /REL/

The post Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

By: Elva
18 August 2025 at 16:18

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Me publikimin e aktgjykimit të plotë, […]

The post Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh appeared first on BoldNews.al.

“Rasti Llaban”- Kur përmbushën kushtet për nisjen e procedurës së shkarkimit të një gjyqtari kushtetues?

17 August 2025 at 23:43

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur që pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, në të cilën njoftoi s’e e ka tërhequr kërkesën që ia kishte dërguar Gjykatës Kushtetuese për çështjen që ndërlidhet me konstituimin  e Kuvendit, kjo gjykatë do të inicionte procedurën për shkarkimin e gjyqtarit Radomir Llaban.

Këtë pritje, ajo e ka shprehur në një konferencë për media më 10 gusht 2025. Megjithatë, procedurat për shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese janë të përcaktuara qartë dhe kërkojnë përmbushjen e disa kushteve paraprake.

Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, procedura e shkarkimit të një gjyqtari mbështetet në nenin 118 të Kushtetutës së Kosovës, i cili thekson se: “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës me propozimin e dy të tretave (2/3) të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vetëm për kryerjen e krimeve të rënda ose për mospërfillje të rëndë të detyrave”.

Në këtë kontekst, njohësit e fushës juridike sqarojnë se shkarkimi i një gjyqtari kushtetues mund të iniciohet vetëm në rast se ka një vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale të rëndë, ose nëse provohet mospërfillje serioze e detyrave zyrtare nga ana e gjyqtarit.

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës tregon se një gjyqtar kushtetues mund të shkarkohet nëse kryen krim të rëndë sipas Kodit Penal, kryen mospërfillje të rëndë të detyrave të gjyqtarit, humb përhershëm aftësinë e veprimit e cila duhet konstatuar nga gjykata kompetente apo nëse ka ndonjë sëmundje apo problem tjetër shëndetësor që e bën të pamundur ushtrimin e përgjegjësive.

“Shkarkimi mund të propozohet nëpërmjet një dokumenti të shkruar, ku paraqiten arsyet për shkarkim, i cili nënshkruhet nga një ose më shumë gjyqtarë dhe i dorëzohet Kryetarit/es. Dokumentet që përmbajnë çfarëdo fakti të rëndësishëm, duhet t’i bashkëngjiten propozimit për shkarkim. Propozimi për shkarkim duhet të jetë konfidencial dhe të gjithë gjyqtaret duhet të njoftohen me të sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kryetari/ja njofton me shkrim gjyqtarin/en e propozuar për shkarkim mbi bazën e propozimit për shkarkim dhe i jep gjyqtarit/es përkatës/e propozimin me shkrim për shkarkim dhe të gjitha faktet relevante të bashkëngjitura” – shpjegon mes tjerash Bugaqku.

Në këtë linjë, avokati Ardian Bajraktari tregon se pas kësaj procedure mbahet takimi konfidencial i gjyqtarëve, ku merr pjesë edhe gjyqtari përkatës dhe aty diskutohet çështja e shkarkimit.

Gjyqtari për të cilin iniciohet shkarkimi, siç sqaron ai, në këtë takim ka të drejtë të përgjigjet ndaj propozimit për shkarkim dhe të paraqes shpjegime ose informacione apo edhe t’u përgjigjet pyetjeve të gjyqtarëve.

“Më pas gjyqtarët mbajnë takim tjetër- po ashtu konfidencial- nga i cili përjashtohet gjyqtari/ja i/ e propozuar për shkarkim. Vlen të ceket se kuorumin për këtë mbledhje do ta përbejnë të gjithë gjyqtarët e mbetur. Në këtë takim, Gjykata përcakton nëse do t’ia propozojnë ose jo shkarkimin Presidentit/es shkarkimin e gjyqtarit/es” – ka shpjeguar avokati Bajraktari për Kallxo.

Bugaqku në anën tjetër tregon se nëse propozohet Kryetari i gjykatës për shkarkim, njoftimin e merr nga zëvendëskryetari i gjykatës, dhe pastaj mbahet takimi i gjyqtarëve.

“Në këtë takim, Gjykata përcakton nëse do t’ia propozojnë këtë shkarkim Presidentit/es të/së Republikës së Kosovës. Kryetari/ja e Gjykatës e kryeson këtë takim dhe diskutimet e gjyqtarëve mbeten konfidenciale. Nëse Kryetari/ja e Gjykatës propozohet për shkarkim, mbledhjen e kryeson Zëvendeskryetari/ja i/ e Gjykatës. Për t’i propozuar shkarkimin Presidentit/es të/së Republikës së Kosovës, propozimi për shkarkim duhet të votohet pozitivisht nga dy të tretat (2/3) e të gjithë gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës. Të gjithë gjyqtarët e mbetur duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë” – ka shpjeguar Bugaqku, duke shtuar se abstenimi nuk lejohet.

Avokati Bajraktari, në anën tjetër shpjegon se në rastin e tanishëm të Gjykatës Kushtetuese, nëse shkarkohet ndonjë gjyqtar, kjo gjykatë do të paralizohej.

“Vlen të ceket se shkarkimi eventual i cilitdo gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, aktualisht do ta paralizonte punën e kësaj gjykatë, bazuar në faktin se kuorumin e gjykatës e përbejnë 7 gjyqtarë, po aq sa ka aktualisht Gjykata Kushtetuese” – ka deklaruar ai.

Sipas Bugaqkut pa u plotësuar kushtet që kërkohen nga Kushtetuta, nuk ka bazë për shkarkimin e një gjyqtari.

“Pa u plotësuar kushtet sipas asaj që kërkohet nga neni 118 i Kushtetutës, pra dënimi i formës së prerë ose cenimi i rendë i detyrave të punës atëherë nuk ka bazë me iniciuar shkarkimin e tij” – ka thënë Bugaqku.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se e ka tërhequr kërkesën që ia kishte parashtruar Gjykatës Kushtetuese më 22.07.2025, në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas saj, gjyqtar raportues i lëndës është caktuar Radomir Llaban, i cili sipas saj, ka veprimtari që paraqet rrezik për rendin kushtetues në Kosovë.

“Ju njoftoj se sot në përputhje me Ligjin per Gjykatën Kushtetuese, kam tërhequr kërkesën të paraqitur më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për vepritmarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021, 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare” – ka thënë Osmani më 05.08.2025

“Rasti që kam adresuar në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë pikërisht me mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ka të bëjë me çështje të tjera, siç është funksionimi demokratik i institucioneve. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka diskrecion të plotë të vendosë se cili rast t’i caktohet cilit gjyqtar. Kërkesa jonë ka të bëjë me çështje thelbësore të rendit kushtetues, prandaj është shqetësuese se si një gjyqtar për të cilin institucionet tona të sigurisë zyrtarisht kanë dorëzuar informata se e rrezikon shtetin tonë, t’i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetues” – ka deklaruar Osmani para gazetarëve.

Osmani nuk ka dhënë detaje konkrete për veprimet e pretenduara të gjyqtarit Llaban, por ka thënë se informatat për veprimtarinë e tij janë dorëzuar në vitin 2018, 2021 dhe 2024, nga udhëheqës të ndryshëm të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

“Kjo nuk ka të bëjë me vlerësimet apo perceptimet e mia si presidente e Republikës, por ka të bëjë me informata zyrtare të institucioneve tona të sigurisë që i kanë dorëzuar para institucioneve të tjera tri herë radhazi. Njëherë i kanë dorëzuar në vitin 2018, njëherë në vitin 2021 dhe në vitin 2024, nga tre udhëheqës të ndryshëm të institucioneve të sigurisë” – ka thënë ajo.

“Për ne është shqetësuese se si përkundër ndarjes së informatave me Gjykatën Kushtetuese, pikërisht në rastin ndoshta më të rëndësishëm të dekadës, të caktohet gjyqtari për të cilin ka informata të tilla. Raportet e vitit 2021 dhe 2024 flasin për veprimtari të tij që ka të bëjë me rrezikimin e rendit kushtetues të Kosovës dhe rrezikim të sigurisë kombëtare të Kosovës. Pra po flasim për veprime të tij kundër Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se bazuar në informatat e institucioneve të sigurisë, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomis Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe dhe i afërt me Milan Radoiçiqin.

Në një konferencë për media, Haxhiu ka thënë se Llaban ka qenë edhe i përfshirë në planin e Serbisë për ndërhyrje në zgjedhje në Kosovë.

“Llaban ka raporte shumë të afërta me Milan Radoiçiqin, pra kryeterroristin e rastit në Banjska, ku u vra Afrim Bunjaku. Në saje të këtyre raporteve të hershme, Llaban ka përfituar si prona të paluajtshme ashtu edhe punësimin e familjarëve të tij” – ka thënë Haxhiu.

“Nga ajo që dimë, Llaban nuk ka vetëm njohje me Radoiçiqin, por edhe me pjesëmarrësin tjetër në Banjska, Vladimir Radojeviq i njohur me nofkën ‘Mami’, njëri prej miqve më të mirë të Radoiçiqit. Me urdhër të Radoiçiqit, Radomir Llaban ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e planit të Serbisë për ndërhyrje në zgjedhjet e Kosovës. Për këtë qëllim ai ka shfrytëzuar edhe motrën e tij, Gordana, e cila në dhjetor të vitit 2020 ishte emëruar anëtare te KQZ-së”- ka shtuar Haxhiu.

Tutje Haxhiu ka thënë se në vitin 2006, Llaban ka qenë pjesë e Doganave të Serbisë. Sipas saj, ai ishte përfshirë në aktivitete kriminale dhe korrupsion, për çka ishte dënuar me 6 vite heqje lirie. Sipas Haxhiut, kjo ka mundur të jetë koha kur Llabanit ia ka organizuar BIA zhvendosjen në Kosovë.

“Llaban ka ushtruar ndikimin edhe për sigurimin e shumicës së votave të nevojshme për 10 mandatet e rezervuara për serbët, që ato t’i marrë Lista Serbe. Në vitin 2013 Ministria për Kthim e udhëhequr në atë kohë nga Lista Serbe ia kishte ndarë Llabanit një banesë në Graçanicë, në vitin 2023 ai përfitoi nga Serbia një banesë në Mitrovicë nga institucioni ilegal i ashtuquajtur “organ i përkohshëm komunal” i Mitrovicës. Institucionet tona kanë dëshmi se edhe aktualisht Radomir Llaban përfiton të ardhura nga buxheti i Serbisë” – ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me një sqarim për tërheqjes së kërkesës së dorëzuar nga presidentja Vjosa Osmani në këtë gjykatë me arsyetimin se raportues i lëndës është caktuar gjyqtari Radomir Llaban.

Kushtetuesja ka shpjeguar se ndarja e lëndëve bëhet në bazë të rregullave procedurale, të cilat i “respekton me përpikëri”.

“Gjykata Kushtetuese, si organ kolegjial, vendimet e saj i merr në përbërje të plotë. Në këtë kontekst, është e drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara, të cilat Gjykata Kushtetuese i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës” – thuhet mes tjerash në njoftimin e GjK-së, më 06.08.2025.

Për gjyqtarin Llaban, Gjykata ka konfirmuar se ai ka qenë i punësuar aty që nga viti 2011 në pozitën e Këshilltar juridik dhe që nga 09.08.2018 është gjyqtar.

“Pasi i është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore, për propozimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë” – thuhet tutje në njoftim.

Për çështjen e gjyqtarit Llaban ka shkruar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, më 11.08.2025.

Tahiri ka përkujtuar se Llaban ka qenë gjyqtar raportues kur PDK e ka kundërshtuar seancën në të cilën u zgjodhën: Guvernatori i Bankës Qendrore, anëtarët e Bordit të ZRRE-së, Kryesuesi dhe një anëtar i bordit të AKP-së, si dhe Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit të Fondit të Kursimeve Personale.

“Si gjyqtar raportues, Llaban e rrëzoi kërkesën e GP të PDK-së, duke legjitimuar kështu seancën ku Vetëvendosje zgjodhi drejtuesit e këtyre institucioneve. Atëherë kur Vetëvendosje dëshiron të sistemojë jashtëligjshëm anëtarë të saj në borde e pozita kyçe, vendimet e Radomir Llabanit i respektojnë dhe i lavdërojnë” – ka shkruar Tahiri, raporton Kallxo.

The post “Rasti Llaban”- Kur përmbushën kushtet për nisjen e procedurës së shkarkimit të një gjyqtari kushtetues? appeared first on Telegrafi.

Diplomatët kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

12 August 2025 at 16:18

Shoqëria civile, organizatat joqeveritare dhe diplomatët kërkojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Deri tani nuk dihet kur do të vazhdojë seanca konstitutive.

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, u kanë kërkuar subjekteve politike parlamentare që ta zbatojnë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili dha disa qartësi se si të dilet nga ngërçi juridik dhe politik për konstituimin e Kuvendit.

Megjithë njoftimin e Kushtetueses, nga subjektet politike nuk duket ndonjë lëvizje në drejtim të konstituimit të Kuvendit. Diplomatët perëndimorë u kërkojnë klasës politike kosovare që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja të Kosovës. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një deklaratë për media tha pas njoftimit të Kushtetueses se “Kosova nuk ka më kohë për të humbur”.

“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!”, thuhet në reagimin e BE-së.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë, e cila ka vlerësuar se “tani politika duhet të veprojë në përputhje me këtë aktgjykim”.

“Ne e vlerësojmë që Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim procedural. Tani politikanët duhet të veprojnë në përputhje me të, në mënyrë që kosovarët më në fund të marrin parlamentin për të cilin kanë votuar para gjashtë muajsh.

Ne presim një zgjidhje të realizueshme brenda afatit dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të veprojnë drejt një kompromisi”, shprehen nga ambasada gjermane në Prishtinë.

Edhe ambasada amerikane në Prishtinë, duke cituar të ngarkuarën me Punë në këtë ambasadë, Anu Prattipati, e bën thirrje për “krijimin sa më të shpejt të institucioneve të Kosovës”.

“Formimi i qeverisë pas zgjedhjeve është funksion themelor demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton me mundësi të humbura për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund të avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucione thelbësore dhe një rrugë e pasigurt përpara për t’i krijuar ato është një partner në të cilin nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht.

Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri stabile dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë se ku të investojnë. Paaftësia e Kosovës për të formuar institucione mund të shkaktojë që kompanitë të bëjnë biznes diku tjetër”, ka thënë diplomatja amerikane Prattipati.

Gjykata Kushtetuese të premten e kaluar me udhëzime më të qarta urdhëroi përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Në njoftimin e Gjykatës, deputetët urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur.

GJK pohon se një kandidat mund të nxirret në votim jo më shumë se tri herë. Por, ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, akoma nuk është publikuar i plotë në gazetën zyrtare të Gjykatës, që pastaj të marrë fuqi ekzekutive. Tash për tash nuk dihet kur mund të thirret seanca konstituive.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për aktgjykimin, u mirëprit nga partitë e deritashme opozitare, por u kritikua ashpër nga partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje.

Ky subjekt politik e quajti vendimin arbitrar, që “përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues dhe se është në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.

“Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese përbën shqetësim serioz, sepse është tejkalim flagrant i kompetencave që ka Gjykata Kushtetuese”, tha ministrja e Drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu. Ajo ka qenë deri tani kandidatja e vetme e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit.

Zonja Haxhiu, nuk e pohoi dhe as mohoi nëse Vetëvendosja do ta respektojë aktgjykimin e Kushtetueses, por tha se “cili do të jetë veprimi jonë pas këtij njoftimi, pas aktvendimit, do ta kuptoni kur të vijë koha”.

Shoqëria civile dhe organizatat joqeveritare që vazhdimisht monitorojnë proceset zgjedhore, njoftimin e Gjykatës Kushtetuese e kanë mirëpritur. Sipas tyre ai jep një qartësi për dalje nga ngërçi i krijuar institucional. Eugen Cakolli, nga Instituti i Kosovës për Demokraci, (KDI), thotë se vendimi i Kushtetueses nuk është thjesht një përgjigje ndaj një procedure të kontestuar, por është një përpjekje për të përmirësuar një trashëgimi precedentësh të paqarta që për një dekadë kanë ndihmuar në gjenerimin e krizave politike.

“Vendosja e këtij kufiri nuk është improvizim formal, por standard logjik dhe mekanizëm substancial i vetë sistemit parlamentar. Në thelb, ky është një sistem që e njeh legjitimitetin përmes shumicës dhe konsensusit, e jo imponimit të kandidaturave. Përmes këtij limitimi, Gjykata ka qartësuar se e drejta për të propozuar nuk është simbolike, dhe se kandidatura nuk mund të sillet pafund përpara deputetëve në mungesë të përkrahjes së domosdoshme. Kjo është një mënyrë për të kthyer kompromisin nga retorikë politike në instrument funksional të demokracisë parlamentare”, shkroi Cakolli.

Sipas tij, megjithatë, vendimi lë pas një çështje që meriton më shumë sqarim. “Duke e rikthyer afatin 30-ditor në pikën zero, por pa përcaktuar qartë (të paktën bazuar në dispozitiv) pasojat në rast të ndonjë shkeljeje të re nga kryesuesi apo në rast të dështimit të përsëritur për konstituim, krijohet një hapësirë e rrezikshme për vakum juridik”.

Pikërisht kjo dilemë ishte edhe kërkesa fillestare e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese e cila kërkonte sqarim mbi pasojat juridike në rast të dështimit për konstituim të Kuvendit brenda afatit kushtetues.

Presidentja Osmani, tërhoqi kërkesën e saj, me arsyetimin se brenda kolegjit të Gjykatës Kushtetuese është një gjyqtar serb, Radomir Llaban, i cili sipas Presidentes “e rrezikon sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës”.

Ngërçi politik dhe kriza institucionale disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike dhe konsensusi mes partive parlamentare, për faktin që asnjëra parti politike nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme./DW/

Gjermania: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses në Kosovë kërcënon mirëqenien e qytetarëve dhe integrimin evropian

12 August 2025 at 10:50

PRISHTINË, 12 gusht/ATSH/ Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se pret që të gjitha fuqitë politike në Kosovë të “respektojnë plotësisht dhe zbatojnë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Berlini paralajmëroi se do të ketë pasoja nëse ky vendim nuk zbatohet.

“Tani politikanët duhet të veprojnë në mënyrë urgjente që t’i japin fund kësaj krize gati gjashtëmuajshe. Ne presim një zgjidhje të shpejtë, brenda afatit [të Kushtetueses] dhe u bëjmë thirrje të gjithë hisedarëve politikë që të veprojnë drejt një kompromisi. Dështimi për ta respektuar vendimin paraqet kërcënim për mirëqenien e qytetarëve dhe rrugën e integrimit në BE”, u tha në përgjigjen e Ambasadës gjermane në Prishtinë dërguar Radios Evropa e Lirë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 8 gusht publikoi njoftimin mbi aktgjykimin e saj lidhur me ngërçin politik, duke thënë se deputetët duhet të konstituojnë Kuvendin brenda 30-ditësh dhe se kryekuvendari i ri duhet të zgjidhet përmes votimit të hapur.

Afati kohor prej 30-ditësh nis kur të publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses në Gazetën Zyrtare, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Thirrja e Ambasadës gjermane vjen në kohën kur në Kosovë drejtori gjerman për Ballkanin Perëndimor, Michael Reiffenstuel, zhvilloi takime me udhëheqësit partiakë dhe shtetërorë.

Ai, sipas Ambasadës, në këto takime, përcolli mesazhin se duhet respektuar vendimi i Kushtetueses.

Reiffenstuel gjatë qëndrimit në Kosovë më 10 dhe 11 gusht zhvilloi takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, njëherësh udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Emisari gjerman është takuar edhe me përfaqësuesit e partive të serbëve të Kosovës dhe të shoqërisë civile.

Bashkimi Evropian, si dhe ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë u kanë bërë thirrje partive politike që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, PDK, LDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq është kritikuar nga fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

LVV-ja e ka cilësuar vendimin e Kushtetueses si arbitrar, duke shtuar se “përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues” dhe se është “në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.

Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, përveç se hap rrugën për mbajtjen e seancës konstituive në ditën pasuese, pritet të sqarojë më shumë gjëra.

Ajo ka mundësi t’i përgjigjet edhe një kërkese tashmë të tërhequr të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar më herët nga gjykata përmes një aktgjykimi.

Në aktgjykimin e saj të mëparshëm, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të një shpërfilljeje të tillë.

Kushtetuesja mund të tregojë tani se cilat do të jenë pasojat, nëse deputetët e shpërfillin sërish urdhrin 30-ditor për bërjen e Kuvendit të ri.

Kriza politike është shkaktuar pasi asnjëra parti në zgjedhjet e shkurtit nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

LVV-ja i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota. Sipas vendimit të ri të Kushtetueses, LVV-ja mund të hedhë në votim një kandidat për kryeparlamentar vetëm tri herë.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave. /rel/

The post Gjermania: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses në Kosovë kërcënon mirëqenien e qytetarëve dhe integrimin evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë/ Çfarë ndodh pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

11 August 2025 at 22:04

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – por këtë herë me udhëzime më të qarta.

Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Nuk dihet saktësisht. Mund të jetë gjatë kësaj jave, apo më së largu javën e ardhshme, varësisht se kur publikohet aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja.

Seanca konstituive nuk mund të mbahet derisa Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë.

Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, bazuar në praktikat e mëparshme, Kushtetueses i nevojiten një deri në dy javë më së shumti për ta publikuar të plotë aktgjykimin.

“Ta zëmë nëse aktgjykimi publikohet të mërkurën, atëherë seanca mund të thirret menjëherë të enjten dhe pastaj të vazhdojë cikli 48-orësh”, tha Cakolli në KTV më 8 gusht.

Seanca konstituive e Kuvendit u thirr për herë të parë më 15 prill nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Që atëherë, deputetët kanë mbajtur 54 vazhdime të kësaj seance, të cilat janë udhëhequr nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së re.

Kushtetuesja tha se kryesuesi Dehari nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.

Sipas Rregullores së Kuvendit, për mbarëvajtjen e seancës kujdeset kryesuesi i seancës konstituive dhe Dehari pritet ta thërrasë seancën sapo Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare.

Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

LVV-ja e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) foli për rrëzimin e diktatit.

Sipas LVV-së, njoftimi i Kushtetueses “përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues” dhe se është “në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.

Deputetja e LVV-së dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thanë një konferencë për media më 10 gusht se “njoftimi i Gjykatës Kushtetuese përbën shqetësim serioz, sepse është tejkalim flagrant i kompetencave që ka Gjykata Kushtetuese”.

E pyetur nëse partia e saj do ta respektojë vendimin, Haxhiu tha: “Se cili do të jetë veprimi jonë pas këtij njoftimi, pas aktvendimit, do ta kuptoni kur të vijë koha”.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë vendim të Kushtetueses, u vërtetuan qëndrimet e partisë së tij, që LVV-ja “e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë Kushtetutës”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar si “fitore të madhe për demokracinë”.

Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, “fitoi demokracia, u rrëzua diktati”. Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, përveç se hap rrugën për mbajtjen e seancës konstituive në ditën pasuese, pritet të sqarojë më shumë gjëra.

Ajo ka mundësi t’i përgjigjet edhe një kërkese tashmë të tërhequr të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar më herët nga gjykata përmes një aktgjykimi.

Në aktgjykimin e saj të mëparshëm, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të një shpërfilljeje të tillë.

Kushtetuesja mund të tregojë tani se cilat do të jenë pasojat, nëse deputetët e shpërfillin sërish urdhrin 30-ditor për bërjen e Kuvendit të ri.

“Ndonëse presidentja e ka tërhequr kërkesën, Kushtetuesja ka të drejtë ligjore ta shqyrtojë atë, sepse duhet qartazi se kjo është çështje me interes publik dhe kushtetues”, tha Cakolli.

Cakolli tha se afate të tilla do të jenë të destinuara për të mos u respektuar nga aktorët politikë, pasi atyre “u mungon vullneti politik për të gjetur zgjidhje, jo sepse nuk i dinë procedurat”.

“Partitë do të vazhdojnë t’i shkelin afatet për sa kohë që gjykata nuk e shkruan në mënyrë të qartë se cilat do të jenë pasojat që deputetët dhe Kuvendi do t’i bartin, në rast të dështimeve të mëtejme”, tha ai.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa LVV-ja ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”. PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./REL/

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet e saj/ Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës, ja si duhet të veprojnë deputetët

By: Fax Web
11 August 2025 at 09:06

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – por këtë herë me udhëzime më të qarta.

Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Por, kur mund të thirret seanca konstituive?

Nuk dihet saktësisht. Mund të jetë gjatë kësaj jave, apo më së largu javën e ardhshme, varësisht se kur publikohet aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja. Seanca konstituive nuk mund të mbahet derisa Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë.

Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, bazuar në praktikat e mëparshme, Kushtetueses i nevojiten një deri në dy javë më së shumti për ta publikuar të plotë aktgjykimin.

“Ta zëmë nëse aktgjykimi publikohet të mërkurën, atëherë seanca mund të thirret menjëherë të enjten dhe pastaj të vazhdojë cikli 48-orësh”, tha Cakolli.

Seanca konstituive e Kuvendit u thirr për herë të parë më 15 prill nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Që atëherë, deputetët kanë mbajtur 54 vazhdime të kësaj seance, të cilat janë udhëhequr nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së re.

Kushtetuesja tha se kryesuesi Dehari nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.

Sipas Rregullores së Kuvendit, për mbarëvajtjen e seancës kujdeset kryesuesi i seancës konstituive dhe Dehari pritet ta thërrasë seancën sapo Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare.

Si është pritur vendimi?

Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

LVV-ja e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) foli për rrëzimin e diktatit.

Sipas LVV-së, njoftimi i Kushtetueses “përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues” dhe se është “në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.

Deputetja e LVV-së dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thanë një konferencë për media më 10 gusht se “njoftimi i Gjykatës Kushtetuese përbën shqetësim serioz, sepse është tejkalim flagrant i kompetencave që ka Gjykata Kushtetuese”.

E pyetur nëse partia e saj do ta respektojë vendimin, Haxhiu tha: “Se cili do të jetë veprimi jonë pas këtij njoftimi, pas aktvendimit, do ta kuptoni kur të vijë koha”.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë vendim të Kushtetueses, u vërtetuan qëndrimet e partisë së tij, që LVV-ja “e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë Kushtetutës”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar si “fitore të madhe për demokracinë”.

Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, “fitoi demokracia, u rrëzua diktati”.

Çfarë pritet nga aktgjykimi i plotë?

Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, përveç se hap rrugën për mbajtjen e seancës konstituive në ditën pasuese, pritet të sqarojë më shumë gjëra.

Ajo ka mundësi t’i përgjigjet edhe një kërkese tashmë të tërhequr të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar më herët nga gjykata përmes një aktgjykimi.

Në aktgjykimin e saj të mëparshëm, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të një shpërfilljeje të tillë.

Kushtetuesja mund të tregojë tani se cilat do të jenë pasojat, nëse deputetët e shpërfillin sërish urdhrin 30-ditor për bërjen e Kuvendit të ri.

“Ndonëse presidentja e ka tërhequr kërkesën, Kushtetuesja ka të drejtë ligjore ta shqyrtojë atë, sepse duhet qartazi se kjo është çështje me interes publik dhe kushtetues”, tha Cakolli.

Cakolli tha se afate të tilla do të jenë të destinuara për të mos u respektuar nga aktorët politikë, pasi atyre “u mungon vullneti politik për të gjetur zgjidhje, jo sepse nuk i dinë procedurat”.

“Partitë do të vazhdojnë t’i shkelin afatet për sa kohë që gjykata nuk e shkruan në mënyrë të qartë se cilat do të jenë pasojat që deputetët dhe Kuvendi do t’i bartin, në rast të dështimeve të mëtejme”, tha ai.

Kush sa vota i ka?

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa LVV-ja ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”. PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./REL

Kur do të thirret seanca e radhës konstituive – këto janë kushtet që duhet përmbushur

9 August 2025 at 18:10

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të rikthehen në ulëset e tyre për të vijuar me seancën konstituive vetëm pasi aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese të publikohet zyrtarisht në faqen e saj.

Kanë kaluar tashmë dy javë që nga ndërprerja e përpjekjeve për konstituimin e legjislativit të nëntë, pas masës së përkohshëm të Kushtetueses, e cila ndalonte çdo veprim parlamentar në këtë drejtim deri më 8 gusht.

Sipas vendimit të fundit të shpallur më 8 gusht, deputetët tani kanë në dispozicion 30 ditë për të përmbyllur procesin e konstituimit. Gjatë kësaj periudhe, kryesuesi i seancës ka të drejtë të thërrasë mbledhje të Kuvendit çdo 48 orë, apo edhe më shpesh në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, si parakusht për funksionalizimin e tij dhe votimi do të jetë në mënyrë të hapur.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se afati i ri për konstituimin e Kuvendit fillon vetëm pasi të jenë përmbushur tri kushte: publikimi i Aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, shpallja e tij në Fletoren Zyrtare dhe përfundimi i afatit të masës së përkohshme. Ai beson se vazhdimi i seancës së re, e pesëdhjetë e pesta, do të thirret shumë shpejt.

Baraliu thekson se që nga momenti i hyrjes në fuqi të aktgjykimit, fillon të rrjedhë afati 30-ditor i përcaktuar nga Kushtetuesja, brenda të cilit mund të thirren seanca çdo 48 orë ose edhe më shpesh, në varësi të rrethanave dhe mundësive teknike.

Sipas Baraliut, juridikisht është thelbësore që vendimi të shpallet në mënyrë zyrtare, pasi masa e përkohshme mbetet në fuqi derisa kjo të ndodhë.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu vlerëson si urgjente publikimin sa më të shpejtë të vendimit në Fletoren Zyrtare.

“Pikërisht atëherë kur publikohet aktgjykimi i plotë, kur shpallet në fletoren zyrtare dhe kur kalon afati i masës të përkohshme zyrtare, kur të përmbushen këto kushte, atëherë fillon rrjedhë afati i ri prej 30 ditësh. Dhe brenda atij afati mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre për vendime dhe veprime anëtarët e kuvendit, gjegjësisht deputetët…Varet prej rrethanave dhe mundësive teknike. Përndryshe, ajo çka është me rëndësi juridike është që vendimi duhet të shpallen në fletoren zyrtare. Gjykata Kushtetuese ka thënë që masa e përkohshme ende vazhdon, derisa nuk shpallet. Rrjedhimisht, kjo nënkupton që pasi të shpallet në faqen zyrtare vendimi hyn në fuqi dhe mund të zbatohet, rrjedhimisht fillon edhe afati përkatës prej 30 ditësh të tjera të cilin e ka caktuar me aktgjykim kjo gjykatë kushtetuese. Në atë afat fillojnë të rrjedhin edhe afatet 48-orëshe. Brenda tyre munden edhe tri orë, dy orë, çdo pesë minuta, mund të bëjnë ata episode deputetët të seancës konstituive dhe të vazhdojnë ta konsistojnë kuvendin…Besoj që shumë shpejt del vendimi në Fletoren Zyrtare, sepse është shumë emergjente kjo punë, duhet të bëhet shpejt”, tha Baraliu për KosovaPress.

Krahas kësaj, njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, thekson se veprimet e para të partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje, tregojnë mungesë gatishmërie për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Siç thotë ai, LVV-ja duhet të reflektojë patjetër, veçanërisht pas këtij vendimi.

“Gjykata me këtë vendim që nxori në pika të shkurtra tregoi se cila është rruga e ditur për të konstituuar Kuvendin. Mendoj që asnjëra prej subjekteve politike, me theks të veçantë LVV-ja, nëse nuk e ka për qëllim rrënimin e këtij sistemi demokratik që e kemi dhe nëse nuk e ka për qëllim dëmtimin e shtetit të Kosovës, do të duhej patjetër që të reflektonte pas publikimit të aktgjykimit. Dhe këtë 30 ditshin e afatit të ripërsëritur tashmë për të tretën herë, do të duhej ta shfrytëzonte për të krijuar institucionet dhe për të ecur tutje. Ka qenë shqetësuese reagimi i djeshëm i tyre në kor, i asaj pjesës së propagandës së tyre, por edhe qëndrimi zyrtar i LVV-së ku atakon Gjykatën Kushtetuese dhe shpreh mospajtim me vendimin që e ka nxjerrë”, thotë Jashari.

Jashari potencon se reagimet e para të LVV-së pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese janë skeptike, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata në lidhje me aktgjykimin.

“Nëse i shohim reagimet fillestare, duket se LVV-ja nuk është e gatshme ta zbatojë diçka që është mandatare e që vjen me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, përfillja e procedurave për konstituimin e kuvendit ose hapja rrugë për konstituimin e kuvendit pa pjesëmarrjen e tyre. Reagimet fillestare janë skeptike, megjithëse do të ri-konfirmohej përsëri se LVV-ja nuk e njeh këtë sistem juridik dhe duket sikur ky sistem demokracie nuk i bie ‘tamam’ atyre për faktin që vazhdimisht e sulmojnë sistemin e drejtësisë sa herë që atyre nuk iu konvenon… Mbetet për të parë se si do të sillet situata rreth vendimit të aktgjykimit. Por, reagimet e para nga LVV-ja tashmë është bërë e zakonshme që të jenë zhgënjyese”, tha Jashari.

Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari konsideron se e dispozitivi i fundit i Aktgjykimit të Kushtetueses, i publikuar më 8 gusht, është shumë më i qartë se ai paraprak.

Sipas tij, në këtë aktgjykim sqarohet se kryesuesi teknik ka ndërmarrë veprime në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Kuvendit. Për tejkalimin e kësaj situate, Bajraktari kërkon reflektim nga subjekti politik fitues.

“Dispozitivi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i publikuar dje është shumë më i qartë sesa ai paraprak dhe përmes këtij qartësohet fakti se kryesuesi teknik ka ndërmarrë veprime në shpërputhje me aktgjykimin me kushtetutën dhe rregulloren e punës së kuvendit. Për tejkalimin e kësaj situate kërkohet reflektim në të fazë të procesit, para së gjithash, nga subjekti politik fitues. Për më tepër, po ashtu, qartësohet se e drejta e subjektit politik fitues për t’u propozuar kandidati nuk është absolute, por ka kufizime”, thotë Bajraktari.

Bajraktari thekson se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar. Ai shton se, edhe pse mund të ketë diskutime mbi përmbajtjen e aktgjykimeve, në fund të fundit ato duhet të respektohen dhe zbatohen.

“Sa i përket çështjes se a do të zbatohet ose jo vendimi. Natyrisht, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme që të zbatohen nga ana e akterëve, të cilët iu adresohet. Diskutimet mund të bëhen përkitazi me aktgjykimet, por në instancë të fundit ato duhet të zbatohen pasi është jashtëzakonisht shqetësuese mos zbatimi eventual i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Bajraktari.

Gjykata Kushtetuese tha të premten, më 8 gusht, se deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur. Po ashtu, gjykata vendosi që një kandidaturë për kryeparlamentar të votohet vetëm tri herë dhe se konstituimi i legjislaturës së nëntë duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh.

Në vendimin e publikuar, Kushtetuesja tha se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk e kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme.

Sipas vendimit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

The post Kur do të thirret seanca e radhës konstituive – këto janë kushtet që duhet përmbushur appeared first on Telegrafi.

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

9 August 2025 at 10:48

Nga Boldnews.al Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, është vendosur prej disa muajsh në një kurs përplasjeje të fuqishme me Gjykatën Kushtetuese, në tentativë për të rrëmbyer të paktën 3 mandate anëtarësh në institucionit më të lartë të drejtësisë. Ai po shfrytëzon mandatin e tij një-vjeçar si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi […]

The post “Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën appeared first on BoldNews.al.

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

8 August 2025 at 21:21

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që të respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri dhe të gjejnë kompromisin e nevojshëm për të përparuar me procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të organit ligjvënës. Në një deklaratë […]

The post BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur! appeared first on BoldNews.al.

Qorrolli për vendimin e Kushtetueses: Ndërhyrje brutale në kompetencat e Kuvendit të Kosovës

8 August 2025 at 21:55

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të paprecedent në punën e Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin special në TV Dukagjini, Qorrolli ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar kompetencat e saj kushtetuese dhe ka cenuar autonominë funksionale të pushtetit legjislativ.

“Për arsye shumë të thjesht që është edhe kushtetuese, edhe juridike edhe logjike. Sepse sot në gjënë që ka shpallur gjykata Kushtuese, që nënkupton dispozitivin e një aktgjykimi, Gjykata ka marrë një veprim që në përmbajtje e tij juridike dhe pasojën institucionale që do ta prodhojë përben tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe njëkohësisht cenim të autonomisë funksionale të Kuvendit, si pushtet legjislativ”.

“D.m.th. kjo është një ndërhyrje brutalisht e kodifikuar e Gjykatës Kushtetuese në kompetencat e Kuvendit të Kosovës. Zakonisht laikët në demokracitë e brishta thonë që po ndërhynë politike në gjyqësor. Ky është rasti më eklatant në demokracinë e reja të Evropës postkomuniste, të 35 viteve të fundit që gjyqësori ndërhynë në kompetencat e pushtetit legjislativ…”, ka thënë Qorrolli.

The post Qorrolli për vendimin e Kushtetueses: Ndërhyrje brutale në kompetencat e Kuvendit të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

8 August 2025 at 18:49

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Emri i një kandidati, sipas vendimit, mund të hidhet në votim vetëm deri në tri herë. Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin […]

The post Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë appeared first on BoldNews.al.

LVV: Gjykata Kushtetuese po shpik rregulla dhe po ndikon politikisht në krizën kushtetuese

8 August 2025 at 17:49

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një devijim të rrezikshëm nga roli i saj kushtetues dhe si ndërhyrje flagrante në kompetencat e Kuvendit.

Sipas njoftimit të LVV-së, Gjykata ka tejkaluar mandatin e saj duke “shpikur norma të reja juridike” dhe duke “uzurpuar funksione që i takojnë ekskluzivisht Kuvendit të Kosovës”.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të krijojë rregulla të reja që nuk janë të përcaktuara as në Kushtetutë, as në Rregulloren e Kuvendit. Shpikja arbitrare e normave si ajo për kufizimin e propozimit të kandidatit për kryetar Kuvendi vetëm tri herë, është shembull i rrezikshëm i interpretimit që shkon përtej juridiksionit kushtetues”, thuhet në reagim.

VV ka shtuar se vendimi i Gjykatës ka përmasa politike dhe se cenon rëndë ndarjen e pushteteve.

“Kushtetutën e ndryshon vetëm Kuvendi ose referendumi, jo anëtarët e Gjykatës. Gjykata është kthyer në një organ jashtëkushtetues nëse vazhdon të prodhojë norma të reja.”

Në komunikatë kritikohet edhe përmendja e Kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke u cilësuar si “etiketim politik pa bazë juridike”, ndërsa vlerësohet se Gjykata po mban qëndrime të njëanshme në dëm të parimeve demokratike.

Lëvizja Vetëvendosje e përmbyll reagimin me paralajmërimin se po përballemi me një “pushtet juridik të pakontrolluar që sfidon vullnetin popullor dhe rendin kushtetues”.

The post LVV: Gjykata Kushtetuese po shpik rregulla dhe po ndikon politikisht në krizën kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

By: Ela
8 August 2025 at 15:09

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se dispozitivi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit është “jashtëzakonisht i qartë” dhe nëse ka vullnet politik, procesi mund të finalizohet. Megjithatë, ai i ka identifikuar disa “defekte” që sipas tij e bëjnë problematik vendimin: urdhri që […]

The post Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

By: Ela
8 August 2025 at 13:06

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të […]

The post Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Murati: Kjo nuk është drejtësi

8 August 2025 at 13:49

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet përmes votimit të hapur dhe brenda një afati prej 30 ditësh.

Në njoftimin e publikuar të premten, thuhet se kandidati për këtë post mund të votohet maksimumi tre herë, ndërsa të gjithë deputetët kanë detyrimin të marrin pjesë në procesin e votimit.

Po ashtu sipas njoftimit, Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe ministri në detyrë i Financave, Hekura Murati, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kjo gjykatë merr vendime varësisht se cila parti është në pyetje.

“Kjo e fakton padyshim se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por bazohen në atë se cila parti është në pyetje. Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë, atë çfarë nuk ua dha populli me votë”, ka deklaruar ai.

Reagimi i plotë i Muratit:

“Në vitin 2014, për ta mbajtur PDK-në me çdo kusht në pushtet, Gjykata Kushtetuese ishte bërë vegël e PDK-së dhe kishte vendosur që:

1. Qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve, pra PDK-në. Nëse nuk ishte PDK-ja në Qeveri, vendi duhej të shkonte në zgjedhje.

2. Pozita e Kryetarit të Kuvendit i takonte fituesit të zgjedhjeve, pra PDK-së, dhe deputetët s’kishin rrugë tjetër pos ta realizonin këtë, qoftë me votim të hapur, të fshehur, apo çfarëdo forme tjetër.

Në vitin 2020, Gjykata Kushtetuese bëri kthesë dhe e ndryshoi pikën 1, kur i dha të drejtë Presidentit asokohe që të mandatonte një qeveri pa fituesin brenda, sepse fituesi ishte Lëvizja Vetëvendosje.

Në vitin 2025, kësaj radhe në disa akte, Gjykata Kushtetuese përsëri bëri kthesë edhe për pikën e dytë, ku tash e thotë se vetëm votimi i hapur është i vlefshëm, dhe madje vendos edhe kufizim në vetëm 3 tentime, sepse fituesi është Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo e fakton padyshim se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por bazohen në atë se cila parti është në pyetje.

Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë, atë çfarë nuk ua dha populli me votë.

E provuan më 2020, kur thanë se populli nuk vendos se kush e udhëheq qeverinë, dhe populli ua dha përgjigjen më 14 shkurt 2021.

Po dëshirojnë ta provojnë përsëri më 2025, dhe përsëri populli do t’ua japë përgjigjen”./Telegrafi/

The post Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Murati: Kjo nuk është drejtësi appeared first on Telegrafi.

Kurti: Mosmarrëveshjet politike nuk i zgjidh Gjykata Kushtetuese

PRISHTINË, 8 gusht /ATSH/ Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se takimet me partitë e tjera për konstituim të Kuvendit të Kosovës i ka përfunduar pasi nuk kanë pasur sukses, duke ofruar dy kompromise ndaj tyre.

Gjatë përurimit sot të shërbimit të hemodializës në spitalin e Komunës së Podujevës, Kurti u pyet nga mediat se a do të takohet përsëri me partitë e tjera politike për të gjetur një bashkëpunim rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar hapat e saj, ndërkaq nga pala tjetër nuk ka pasur ndonjë ofrim bashkëpunimi.

Më tej, Kurti tha se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhej se partitë duhet të arrijnë një marrëveshje politike së bashku, sepse mosmarrëveshjet nuk i zgjidh Kushtetuesja. PDK dhe LDK kanë dërguar lëndë në Gjykatë.

“Ne kemi ofruar dy kompromise, i pari ka qenë me rastin e votimit të fshehtë, nëse nuk zgjidhet me të parën kandidatja Haxhiu atëherë ne do të sjellim një emër tjetër dhe të merremi vesh për paketën ku bën pjesë kryetari dhe nënkryetarët dhe të kthehemi tek votimi hapur, ne kemi bërë hapa dhe nuk ka pasur nga pala tjetër. Kur Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin paraprak na pat thënë me pikën e veçantë se marrëveshjet politike duhet të arrihen mes grupeve parlamentare sepse mosmarrëveshjet nuk i zgjidh gjykata, menjëherë dy partitë kryesore opozitare, sërish dërguan lëndë në Gjykatën Kushtetuese… Ne e kemi respektuar dhe unë kam shkruar letra për t’u takuar, mirëpo deri tani nuk kemi pasur sukses”, tha Kurti.

Sot, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohshme që e ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Kosovës për çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 24 korrik, Kushtetuesja tha se deputetët nuk mund të marrin asnjë vendim e as të ndërmarrin ndonjë veprim rreth formimit të Kuvendit, deri më 8 gusht.

Kjo u bë pasi ky institucion po shqyrton dy lëndë që janë kërkesa të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat duan sqarime për çështjet kushtetuese që lidhen me formimin e Legjislaturës së nëntë. /KosovaPress/

The post Kurti: Mosmarrëveshjet politike nuk i zgjidh Gjykata Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌