Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bylykbashi tregon për aksionin e PD për 11 Majin në Asamblenë e Partive Popullore Europiane

By: redi
11 June 2025 at 21:46

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi pjesë e delegacionit në asamblenë e partive popullore evropiane, tha se në atje u miratua rezoluta më e fortë e miratuar ndonjëherë nga PPE. Ai tha edhe se do të krijohet një mision faktmbledhës për të gjitha farsën elektorale të ndodhur më 11 Maj. ”Ata e shprehën shqetësimin që çfarë ishin thënë, ishin bërë. Shitblerja e votës, përdorimi i shtetit…

Source

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur. Rama erdhi 8 herë në Durrës, dha porosi

By: redi
29 May 2025 at 20:41

Nënkryetari i i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se fillimisht ata duhet të faktojë farsën elektorale, më pas të bëjë analizën dhe në fund duhet të dalin përgjegjësitë. ”Duhet së pari t’i çojmë të gjitha ankimet në KQZ, që po e bëjmë tani, t’i çojmë të gjitha faktet dhe provat në OSBE-ODIHR, Këshillin e Europës, që ta marrë bota vesh se cilat ishin zgjedhjet në Shqipëri. Dhe e treta, analiza…

Source

Mbyllet numërimi i votave edhe në Durrës, Bylykbashi: Këtu Ramës i dështoi ”memorandumi i Kuçit”

By: redi
19 May 2025 at 22:04

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në këtë qark, përfshi edhe ato të diasporës. Për të në Durrës Edi Rama dështoi të merrte mandatin e nëntë, duke marrë të njëjtin rezultat që ka marrë në 2021. Kjo sipas tij, tregon edhe dështimin e parashikimit të kryeministrit në ”Memorandumin e Kuçit”…

Source

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

12 May 2025 at 08:48

Drejtuesi politik i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi, në një prononcim p;r A2 CNN u shpreh se kutitë që janë hapur deri më tani në Qarkun ku ai kandidon, i përkasin zonave, ku tradicionalisht është blerë vota nga PS dhe se demokratët presin kutitë e qytetit bregdetar për të bërë ndryshimin. “Në këtë moment ajo […]

The post Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale

7 May 2025 at 10:10

Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në shëtitoren “Taulantia” përgjatë vijës bregdetare të qytetit për të inauguruar një tjetër projekt rehabilitimi. I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, Rama prezantoi punimet si pjesë e një strategjie për të forcuar turizmin lokal dhe gjallëruar jetën e […]

The post Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale appeared first on Reporter.al.

PD: 466 mijë shtetas shqiptarë pa dokumente të vlefshme identiteti, rrezikojnë të drejtën e votës

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi sot se, 466 mijë shtetas shqiptarë rrezikojnë të humbasin të drejtën e votës, teksa kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria dhe KQZ për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

“Sot janë 466 mijë shtetas me të drejtë vote, të cilët nuk kanë një dokument të vlefshëm identiteti, as letërnjoftim, as pasaportë. Qeveria Shqiptare zgjati vlefshmërinë vetëm për zgjedhësit që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke diskriminuar ata që janë në Shqipëri”, tha Bylykbashi.

Ai nënvizoi se, “ky diskriminim është antikushtetues dhe rrezikon të drejtën e votës së këtyre 466.000 shtetas që banojnë në Shqipëri, dhe më 11 maj duan të votojnë e të shprehin të drejtën e tyre kushtetuese”.

“I kërkojmë qeverisë që pa vonesë të nxjerrë aktin normativ dhe të zgjatë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore, që këta shtetas më 11 maj të kenë mundësi të votojnë”, tha ai.

“I kërkojmë KQZ, si organi suprem në mbarëvajtjen e zgjedhjeve që të kërkojë me forcë pranë qeverisë në mënyrë që këta shtetas të kenë mundësi që të votojnë”, shtoi Bylykbashi.

“Gjithashtu, tërheqim vëmendjen e mekanizmave ndërkombëtarë për vëzhgimin e zgjedhjeve, siç është OSBE-ODIHR, OSBE-ja, Këshilli i Europës dhe çdo institucion tjetër ndërkombëtar, që të vënë në dukje këtë shkelje të të drejtave të shqiptarëve. Kjo të bëhet tani, menjëherë, në mënyrë që më 11 maj të gjithë shqiptarët të kenë të drejtën të shprehen për ndryshimin, për të ndryshuar këtë regjim autokratik”, theksoi Bylykbashi.

The post PD: 466 mijë shtetas shqiptarë pa dokumente të vlefshme identiteti, rrezikojnë të drejtën e votës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD me kandidatët në Durrës, Bylykbashi: Duke filluar nga 12 maji do të bëjmë diçka të madhe

By: redi
14 April 2025 at 20:11

Drejtuesi Politik i PD-së për Durrësin, Oerd Bylykbashi në prezantimin e kandidatëve akuzoi qeverinë Rama. Akuza për keqqeverisje, korrupsion dhe bashkëpunim me krimin. Ai deklaroi se shqiptarët prej 12 vitesh janë larguar gjithnjë e më shumë nga Europa, ndërsa qeveria ka shkatërruar shpresën, drejtësinë dhe zhvillimin. Pjesë nga fjala Durrësi është vitrina e çdo aspekti të qeverisjes…

Source

Shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, Bylykbashi: Aktet e qeverisë, të vonuara dhe diskriminuese

25 February 2025 at 13:09

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi sot se, aktet normative për shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shtetasit shqiptar që jetojnë jashtë vendit janë të vonuara dhe diskriminuese.

Në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku po shqyrtohen Akti Normativ nr. 1, datë 5.2.2025, “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar” dhe Akti Normativ nr. 2, datë 5.2.2025, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”, Bylykbashi tha se, “këto dy akte normative në fakt kanë ardhur me shumë vonesë, me vonesë kur janë nxjerrë nga qeveria”.

“Një nga elementet kryesore që duhet të ketë procesi zgjedhor është siguria juridike dhe është krejt e papranueshme që Këshilli i Ministrave nxjerr një Akt Normativ në gjysmë të procesit të regjistrimit të zgjedhësve. Është e papranueshme duke pasur parasysh që në vitin 2021 dhe 2023 qeveria e ka nxjerrë aktin dhe sjellja aktuale ishte në vijim të asaj që ndodhi për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, ku qëllimi ishte lënia pa votim e rreth 6 mijë zgjedhësve”.

“Kështu në këtë veprim që ka bërë qeveria dhe duke ndërmarrë akt që parlamenti të mos ndryshonte skemën e identifikimit të zgjedhësve ka bërë të mundur që një numër shumë i lartë zgjedhësish të mos aplikonin në kohë tek KQZ”, tha Bylykbashi.

“Duke pasur parasysh faktin që mund të regjistroheshe por nuk mund të votoje me dokument të skaduar, një numër shumë i madh, dhjetëra mijëra zgjedhës nuk kanë aplikuar dhe po aplikojnë tani. Kështu që ky është një veprim i qëllimshëm për të bllokuar regjistrimin në numër sa më të madh të zgjedhësve”, tha ai.

Bylykbashi shtoi se, “ky akt është diskriminues. Është absolutisht i papranueshëm që të ndryshohet regjimi dhe juve t’i siguroni të drejtën e votës vetëm atyre që janë në diasporë. Duhet ta kenë këtë të drejtë të gjithë shtetasit, të cilët kanë të drejtën e votës”.

Deputeti i PD, theksoi se, “duhet patjetër që me një akt tjetër normativ t’i jepet e drejta për të votuar të gjithë zgjedhësve të cilët kanë një dokument të skaduar dhe që jeton në Shqipëri”.

Ndërsa deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj pyeti zv/ministrin e Brendshëm, Andi Mahila, i cili ishte në Komision për të prezantuar këto 2 akte normative se, “sa është numri i shtetasve shqiptarë brenda apo jashtë vendit, të cilët kanë një dokument që iu skadon para datës 11 maj, të cilët përfitojnë nga shtyrja?”.

Së dyti, shtoi Alibeaj, “u bë kaq kohë që sa herë që vijnë zgjedhjet del gjithmonë i njëjti problem, shtyjmë dokumente, pasaporta, kartë identiteti e kështu me radhë. Ju si qeveri keni menduar ndonjë lloj politike se çfarë mase duhet marrë që njerëzit të mos ndodhen një ditë të bukur afër zgjedhjeve me dokument të skaduar. A ka ndonjë masë, ndonjë incentivë, ulje të pagesës, fushatë ndërgjegjësuese apo do të vazhdojë kështu”.

Zv.ministri Mahila u shpreh se, “duhet të kuptojmë që procesi i pajisjes së shtetasve tanë me dokumente identifikimi respektivisht me letërnjoftim dhe pasaportë është një proces dinamik”.

Çfarëdolloj numri që ne të japim sot apo dhe nesër, apo dhe në të shkuarën është një numër që është dinamik.

Mahila u shpreh se sot ky numër është 523 283 shtetas.

“Sqaroj që ky numër nuk është i tillë sot që po e them për shkak se në këtë moment që po flasim numrat ndryshojnë ngaqë është proces dinamik”, tha Mahila.

Sa i përket masave të marra, Mahila sqaroi se, “procesi i pajisjes me dokumente identiteti, letërnjoftim, respektivisht dhe pasaportë është një proces, i cili iniciohet nga kërkesa. Nëse nuk ka kërkesë nuk mund të fillojë procesi”.

“Një element i rëndësishëm është që institucionet përgjegjëse të jenë të gatshëm, të kenë ngritur infrastrukturën t’u përgjigjen shtetasve që kanë bërë kërkesën t’u shërbehet sa më cilësisht dhe sa më shpejt”, tha Mahila.

Mahila theksoi se, “afati që për 15 ditë mund të marrësh dokument identiteti pasaportë ose letërnjoftim është një afat shumë ambicioz ose i arritur”.

Nga ana tjetër, shtoi ai, “një tjetër element është që t’i shërbehet shtetasve tanë aty ku ndodhen jashtë vendit”. /j.p/

1 nga 3
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi
Zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila

The post Shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, Bylykbashi: Aktet e qeverisë, të vonuara dhe diskriminuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E tremb dot SPAK-u krimin zgjedhor? Bylykbashi: Kanë në dorë të bëjnë shumëçka

By: redi
21 February 2025 at 21:51

SPAK ka ndërtuar një strategji dhe ka ngritur një Task Forcë për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Oerd Bylykbashi, nënkryetari i PD-së, thotë se në mënyrë të çuditshme, ne kemi dy lloj prokurorisë në Kushtetutë, por me detyra shumë të mira të përcaktuara, megjithatë sipas tij, nuk është bërë asgjë, të paktën deri tani. “Edhe pas 25 vitesh, ne vazhdojmë dhe bëjmë reforma zgjedhore.

Source

Bylykbashi: Hetimi dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore, rekomandimi numër një i OSBE-së

21 February 2025 at 14:40

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ Nënkryetari i Partisë demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi sot në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit se, “edhe unë e kam nisur shumë herët, në vitin e largët 2001, në të njëjtën kohë me z. Celibashi, angazhimin shumë aktiv në procesin e zgjedhjeve dhe kam qenë dëshmitar sesi kjo sallë dhe salla të tjera hotelesh ç’nuk kanë dëgjuar për zgjedhjet në Shqipëri. 25 vite më pas dëgjojmë të njëjtat diskutime, por tashmë jo për çështje standardesh, por për krime zgjedhore”.

Pra, shtoi ai, “kemi 25 vite që mbeten pothuajse të njëjtat tituj në tabelat që reflektojnë temën e diskutimit dhe kjo është gjë shumë e rëndë. Dhe përgjithësisht përpjekja ka qenë për t’ia vënë fajin partive politike. Një pjesë e madhe e fajit është tek partitë politike, pa diskutim. Por një pjesë e madhe është tek ligjzbatimi”.

“Nëse në Republikën e Shqipërisë nuk do të kishte ligje të mira, të qarta, me standarde për zgjedhjet sigurisht këtu do të ishte një diskutim shumë i fortë se si partitë politike mund të sillen ndryshe, pra e vetërregulluar me një kod sjelljeje të mirë të partive politike në fushatë zgjedhore, politikëbërje etj. Por, në këto 25 vite partitë politike, të shtyra nga nevoja apo nga qëllimi i mirë apo dhe nga presioni ndërkombëtar, kanë bërë një punë jo të vogël për sa i përket rregullave. E kemi mbushur me ligje”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi u shpreh se në këtë kuadër organet e ligjzbatimit kanë një rol shumë të rëndësishëm.

Nënkryetari i PD, Bylykbashi, u shpreh se, ditët e fundit kemi parë në mënyrën më të qartë se ç’është shteti elektoral. Mitingu i djeshëm dhe reagimi i Kryeministrit në lidhje me atë që po përvijohet si taskforca e organeve ligjzbatuese në lidhje me hetimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Ajo që është rekomandimi numër një i OSBE/ODHIR-it. Nuk kërkon ligj të ri. Sigurisht bërtet OSBE/ODIHR-i për cenim të sekretit të votës, për shitblerjen dhe cenimin e lirisë, por thotë: Hetojini dhe ndëshkojini”.

/r.e/

The post Bylykbashi: Hetimi dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore, rekomandimi numër një i OSBE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bylykbashi: Mbi 34 mijë personave u është refuzuar kërkesa, KQZ t’i ndihmojë për t’u regjistruar

17 February 2025 at 13:33

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij sot në Kuvend tha se “u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar 34 295 vetëve”.

“Janë gati 19%, pra gati 1/5 e zgjedhësve që kanë bërë kërkesë, por u është refuzuar e drejta për t’u regjistruar për probleme ndoshta dokumentare, pra një në pesë u është refuzuar. E kanë shprehur dëshirën, vullnetin ta kenë dhe kontaktin me Shqipërinë, por në këtë moment nuk e kanë”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi shtoi se “KQZ duhet patjetër dhe kjo duhet të jetë kërkesë e qartë e këtij Kuvendi, të merret në mënyrë të fokusuar për kohën që ka mbetur duke i kontaktuar një për një, për t’i ndihmuar që të bëjë të mundur regjistrimin e  tyre. Madje data 4 mars që nuk është fundi i afatit ligjor, nuk duhet ta pengojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por deri në përmbushjen e 60-ditëshit përpara ditës së zgjedhjeve, që është diku nga data 11 mars të merret me secilin prej këtyre. Këta e kanë bërë kërkesën, për këta nuk është më çështje afati data 4 mars, duhet të ndihmohen, patjetër shumica dërrmuese prej tyre e kanë dokumentacionin”.

“KQZ nuk duhet të fshihet pas procedurave të ftohta, por duhet t’i kontaktojë. Një në 5 është i refuzuar”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi shtoi se “nëse KQZ do të ndjekë këtë linjë pasive, këto 34 mijë persona nuk do të votojnë dot”.

/r.e/a.f/

The post Bylykbashi: Mbi 34 mijë personave u është refuzuar kërkesa, KQZ t’i ndihmojë për t’u regjistruar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘19% e emigrantëve iu është refuzuar regjistrimi në zgjedhje’, Bylykbashi: Të hiqen barrierat

By: Ardit
17 February 2025 at 13:09

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, tha se KQZ duhet që të ndihmojë emigrantët që u është refuzuar kërkesa për tu regjistruar që të votojnë në zgjedhje. Ai i kërkoj mazhorancës që të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor për votën e diasporës. ‘KQZ të merret ne uljen e numrit të […]

The post ‘19% e emigrantëve iu është refuzuar regjistrimi në zgjedhje’, Bylykbashi: Të hiqen barrierat appeared first on BoldNews.al.

PS-PD drejt konsensusit për votimin me ID të huaja/ Çështja mund t’i kalojë për zgjidhje KQZ-së

13 February 2025 at 19:59

Kuvendi pritet të miratojë të hënën ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por me shumë mundësi në to nuk do të përfshihet propozimi i bërë nga demokratët që të lejohen të votojnë edhe shtetasit shqiptar me mjete identifikimi të huaja. Kjo pasi palët duket se janë afër një dakordësie, që këtë çështje t’ia kalojnë për zgjidhje Komisionit […]

The post PS-PD drejt konsensusit për votimin me ID të huaja/ Çështja mund t’i kalojë për zgjidhje KQZ-së appeared first on BoldNews.al.

PS-PD miratojnë së bashku rritjen e financimeve dhe kohës televizive në fushatë

11 February 2025 at 17:55

Demokratët dhe socialistët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të lehtësuar votimin e emigrantëve, por në një mbledhje të Komisionit të Ligjeve të martën, ranë sërish dakord që të bëjnë ndryshime në Kodin Zgjedhor me qëllim rritjen e tavanit të financimit dhe kohës për reklama televizive gjatë fushatës elektorale. Gjatë mbledhjes 5-orëshe, debatet ishin […]

The post PS-PD miratojnë së bashku rritjen e financimeve dhe kohës televizive në fushatë appeared first on Reporter.al.

Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura të njohura të PD, por që kanë vetëm humbje

By: xhir jeta
3 February 2025 at 15:21

Kryedemokrati Sali Berisha drejtimin politik të fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ua ka besuar figurave të sprovuara në Partinë Demokratike, kryesisht të vjetërve apo dhe të rinjve, që në shumicë dërrmuese, në zgjedhjet e tyre të fundit kanë pësuar humbje.

Nga viti 2021 kohë kur Partia Demokratike drejtohej nga Lulzim Basha deri në vitin 2025, kanë kaluar të paktën 3 palë zgjedhje, dhe drejtimi i qarqeve ka ndryshuar vazhdimisht, por fytyrat ngelen të njëjta.
Në 2021, Lulzim Basha ua besoi Tiranën, 8 drejtuesve politikë, ku shumicën e degëve i drejtonte Belind Këlliçi. Partia Demokratike i humbi ato zgjedhje.
Por në 2023, përveçse kandidat për kryebashkiak, Këlliçi ishte dhe drejtues politik, bashkë me 4 të tjerë, dhe i shkaktoi Partisë Demokratike një humbje të thellë më diferencë ndaj Partisë Socialiste.

Pavarësisht kësaj, Berisha tashmë i ka besuar gjithë qarkun, vetëm Belind Këlliçit, i cili të vetmen fitore personale ka 11 mijë e 601 votat preferenciale që mori në 2021 në Tiranë, duke thyer herësin edhe pse në listë të mbyllur.

Në Durrës, në 2021, Partia Demokratike drejtohej nga Edi Paloka, i cili i humbi zgjedhjet. Në 2023, vendin e tij e mori Oerd Bylykbashi, i cili humbi të gjitha bashkitë, por po në 2025 ai do të jetë sërish drejtes politik për qarkun.

Në Elbasan, Gazment Bardhi udhëhoqi zgjedhjet e 2021, në një humbje për Partinë Demokratike. Më pas aty shkoi Flamur Noka, i cili humbi të gjitha bashkitë në 2023 dhe tashmë drejtimin e ka marrë Tomor Alizoti.

Në 2021, ishte Alizoti që pësoi humbjen e thellë 5-2 në qarkun e Beratit, por atij iu besua sërish qarku, me një tjetër humbje në të gjitha bashkitë në 2023, kurse tani Berisha ka vendosur tia besojë Enno Bozdos, besnik i tij, por i paprovuar në drejtim politik.

Fieri, do të jetë nën drejtimin e Gazment Bardhit, i cili nga humbja e Elbasanit para 4 vitesh, vjen në një qark ku Partia Demokratike në 2021 vertet humbi si cdo here, por rikuperoi nje mandat, nen drejtimin e enlekejd alibeajt qe sot eshte ne nje parti tjeter.

Vlora dhe Gjirokastra mbeten kështjellat e Bujar Leskajt e Tritan Shehut. Në 2021, të dy humbën zgjedhjet me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës. Në 2023, arritën të fitojnë nga 1 bashki të vogël, Himarën e Memaliajn, duke humbur të gjitha të tjerat. Por të dyja bashkitë ishin më shumë meritë e dy individëve që kandiduan, Beleri dhe Kapllanaj sesa e PD. Ndërkohë që PD humbi në garën e re për Himarën, ndërsa Kapllanaj do kandidojë për Partinë Djathtas te Alibeajt. Në Korçë, Berisha ka spostuar Edmond Spahon, pas dy humbjeve të tij në zgjedhjet e 2021 dhe 2023. Deputeti demokrat nuk i beson më ish-nënkryetarit të Lulzim Bashës, por ka caktuar Ivi Kason, i paprovuar më herët.

Në Veri, drejtimi politik i qarqeve ka ndryshuar disa herë. Lezha, në 2021 ishte në drejtimin e Mark Markut, në 2023 kaloi në duart e të rikthyerës Jozefina Topalli, e cila arriti të marrë dy bashki, Mirditën e Fushë-Arrëzin, por humbi Lezhën e Kurbinin. Tani, drejtimi politik është në duart e Agron Gjekmarkajt, deputetit të qarkut, i paprovuar më herët në drejtim politik, kurse Jozefina Topallit i është besuar Diaspora.

Dibra, Xhelal Mziu arriti të fitojë me rezultat të ngushtë zgjedhjet në 2021, por në 2023, për shkak të distancimit të tij nga Berisha, doktori aty caktoi Çlirim Gjatën, që humbi të gjitha bashkitë. Tani Berisha ka rikthyer Mziun, me shpresën se do të përsërisë fitoren e 4 viteve më parë. E njëjta situatë edhe në Kukës, Flamur Hoxha në 2021 fitoi zgjedhjet parlamentare, por për shkak të distancimit të tij, Berisha caktoi aty deputetin e Tropojës, Isuf Çela që humbi 2 nga 3 bashkitë. Tani i rikthyeri Flamur Hoxha, do të tentojë të përsërisë suksesin e 4 viteve më parë.

Shkodra është qendra më e destabilizuar e Partisë Demokratike. Në 2021, Helidon Bushati, prurja e Lulzim Bashës, fitoi zgjedhjet, por me një rezultat që nuk i la shije të mirë kupolës. Në 2022, Berisha riktheu aty pas shumë vitesh, Arben Imami që në zgjedhjet e pjesshme locale, fitoi Bashkinë e Shkodrës me Bardh Spahinë. Imami u distancua më pas, dhe drejtimi politik i mbeti Bardh Spahisë që si kryebashkiak demokrat humbi për herë të parë Shkodrën në 30 vite.

Tani, Berisha i ka besuar drejtimin Luçiano Boçit, që vjen nga një humbje si kandidat për kryebashkiak në Elbasan në zgjedhjet e 2023. E vetmja risi është Kavaja, ku pas Grida Dumës në 2021 e cila humbi zgjedhjet, në 2023 drejtimin e mori Ervin Salianji që bashkë me kandidatin Fisnik Qosja fituan Bashkinë. Tani, me rënien e tij në burg, drejtimi i ka mbetur Qoses, kryebashkiakut aktual të Kavajës.

Edhe në drejtim kombëtar Partia Demokratike rezulton me bilanc humbës. Ndërsa në 2021, drejtimin e fushatës e kishte Alfred Rushaj, kurse në 2023, Berisha nuk ia besoi askujt veç vetes, në 2025 dy drejtuesit kryesorë do të jenë Flamur Noka dhe Edi Paloka, i pari që vjen nga një humbje në Elbasan dhe i dyti nga dy humbje në Durrës e Tiranë.

Bazuar te kjo performancë, Berisha u beson figurave kryesore të cilat që pas shpalljes non-grata iu bashkuan menjëherë atij, duke u besuar qarqet kryesore nga Shkodra në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë, pavarësisht se vijnë me humbje, ndërsa rikthen fituesit vetëm në Kukës e Dibër.

Nga gjithë këto lëvizje, kuptohet qartë strategjia elektorale që ka Sali Berisha. Megjithëse ai reklamoj fitoren, duket se për të më rëndësi ka që të mos humbë më thellë se në 2023. Dhe çka është më e rendesishmja, ai dukshëm kërkon që në parlament të futen ata që kanë treguar të vetmen aftësi që atij i duhet më shumë; jo votat, por besnikërinë personale ndaj tij./abcnews.al

PD zbret me këmbë në tokë/ Kërkesa për emigrantët, Bylykbashi: E dinim që nuk realizohej

By: xhir jeta
23 January 2025 at 15:33

Pasi u njoftuan se Partia Socialiste nuk do i pranojë ndryshimin në Kodin Zgjedhor, Partia Demokratike është kthyer me këmbë në tokë për propozimin e saj që do i hapte rrugë emigrantëve pa dokumente identifikimi shqiptare të votonin.

Fillimisht, nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se prej dëshirës së saj elektorale, nuk i shkon për shtat ky propozim.

Por vetë Bylykbashi, me gjasë hartuesi i këtij propozimi, pranon se sistemi aktual i regjistrimit të votuesve nga jashtë, PER, nuk e realizon dot ketë proces teknikisht. Fajin kësaj radhe, ai ia hodhi ligjit, Edhe pse me paqartësi se si mund të kryhet,  ngulmon se po i njëjti sistem mund ta realizojë diçka të tillë.

Një hap pas ka bërë selia blu, edhe për votuesit të cilët nuk janë më shtetas shqiptarë, pasi e kanë dorëzuar atë. Bylykbashi tha se nuk janë të interesuar për identifikimin e votuesve të cilët nuk kanë më shtetësi shqiptare.

Skenari për të hedhur në erë votën e diasporës, e cila teknikisht me propozimin e demokratëve do të ishte e pamundur, për shkak të sistemit PER por dhe kohës së limituar, mesa duket ka rënë, megjithatë verdikti merret vetëm në parlament, ku ndonjëherë qëndrimet e palëve ndryshojnë shpejt./abcnews.al

Votimi nga jashtë, PD: Emigrantët të votojnë edhe me pasaporta apo ID të vendit ku jetojnë

23 January 2025 at 13:28

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një konferencë për mediet sot ka përsëritur sërish kërkesën e PD-së që shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të mund të votojnë edhe me pasaporta apo ID të vendit ku jetojnë.

“Është një kërkesë e vendosur herët që besohet në parimin që sa më shumë zgjedhës të votojnë, aq më shumë është efektive e drejta votës, në parimin që ata që garojnë nuk përzgjedhin votuesit e tyre. Në parimin se sa më shumë votojnë, aq më i paparashikueshëm është rezultati i votimit. Rreth 98% janë kryesisht vende të BE, SHBA, dhe Kanada”, tha Bylykbashi.

“Qëndrimi jonë politik është që të gjithë duhet të kenë të drejtën e votës. Kjo vjen e para në raport, krahasuar me nëse do të marrin në kohë ose jo zarfin, apo nëse KQZ do të jetë në gjendje të bëjë gati materialet dhe nëse unë duhet të paguaj ose jo”, tha ndër të tjera Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit “nëse një zgjedhësi i mohohet e drejta për t’u regjistruar nuk do t’i vijë kurrë e drejta për të votuar. Jemi gati të mbështesim të gjitha zgjidhjet e tjera që e ndihmojnë këtë çështje. Pa u zgjidhur kjo, çdo gjë tjetër bëhet nul”.

“Nëse nuk zgjidhet e drejta votës, aspektet teknike procedurale, apo financiare, janë më pak të rëndësishme, sepse do të thotë se qeveria ka selektuar kush do të votojë në favor ose jo kundër saj”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi tha se PD “nuk ka asnjë ekuivok, çdo shtetas shqiptar që mund të identifikohet në mënyrë të besueshme duhet të votojë”.

“Kemi kohë që të përafrojmë qëndrimin, mazhoranca dhe Edi Rama, të caktojë personat përgjegjës për të dakordësuar”, tha Bylykbashi.

“Pa këtë nuk mbështesim propozimet, duhet të bëhet çdo përpjekje për ta mundësuar dhe çdo lehtësi teknike, qeveria të tregojë gatishmërinë”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso u shpreh se “ka shqetësime të dakordësuara midis palëve politike, por jo një draft”.

“Ne jemi të përkushtuar të zgjidhim çdo problematike të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ka një pafundësi të shtetasve shqiptarë, që ose kanë dokument të skaduar, ose shtetas të cilët tentojnë të aplikojnë me dokumentin biometrik dhe nuk iu merret dokumenti. Pa adresuar këtë problematikë, çdo gjë është e kotë”, tha Bylykbashi.

/a.f/r.e/

The post Votimi nga jashtë, PD: Emigrantët të votojnë edhe me pasaporta apo ID të vendit ku jetojnë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A do e zhbëjë PD reformën në drejtësi nëse fiton? Ja si përgjigjet Bylykbashi

By: Ela
18 January 2025 at 21:50

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka bërë kritika të ashpra ndaj reformës në drejtësi. Ai shprehet se qytetarët nuk po divorcohen dot. Pyetjes nëse PD do ta zhbëjë këtë reformë, Bylykbashi iu përgjigj se ajo do të zhbëjë veten për shkak të ngërçit të krijuar me mijëra dosje të mbetura pezull dhe pa zgjidhje. […]

The post A do e zhbëjë PD reformën në drejtësi nëse fiton? Ja si përgjigjet Bylykbashi appeared first on BoldNews.al.

Takuan VanHorn, Manjani shpërthen ndaj deputetëve të PD: Legena! Kush të votoi mor qen bir qeni/ VIDEO

By: Ela
7 January 2025 at 09:28

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua në dhjetor me një grup deputetësh të PD. Në takim morën pjesë Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku. Juristi Ylli Manjani ka shpërthyer i revoltuar duke e cilësuar si turp këtë takim të deputetëve demokratë me Vanhorn. “Ça do atje mo […]

The post Takuan VanHorn, Manjani shpërthen ndaj deputetëve të PD: Legena! Kush të votoi mor qen bir qeni/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

❌
❌