Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Alibeaj: Rinumërimi i votave një justifikim banal i Saliut, PD i shiti zgjedhjet

By: redi
25 June 2025 at 20:20

Enkelejd Alibeaj, thotë se rinumërimi i votave në disa zona është thjesht një arsye që Sali Berisha të justifikojë humbjen në zgjedhjet e 11 Majit, duke përsëritur shprehjen ”shtyje ta shtyjmë”. Madje duhet theksuar se shanset që PD-ja të marrë mandatin e 14-të në Tiranë me këtë trend të rinumërimit janë zero. “Mund të dalin disa përfundime nga ky proces, sigurisht nuk i ka ato përfundimet me të…

Source

Joti: Rregullim i procedurave të emërimit të oficerëve aktivë në MM dhe FA

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti prezantoi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë””.

Në fjalën e tij, Joti u shpreh se, “ky projektligj ka për qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor në fuqi për disa aspekte dhe problematika të evidentuara në praktikë gjatë zbatimit të tij të lidhura me menaxhimin e personelit ushtarak me grada të ulëta ushtarake, që kanë të bëjnë me emërime dhe komandime në detyrë, pasi në të gjitha dokumentet e tjera strategjike mënyra e përdorimit të personelit me grada të ulëta janë fushë e përgjegjësisë operacionale e drejtuesve ushtarakë”.

Joti shtoi se ky pr.ligj synon gjithashtu “zbatimin në praktikë të ligjit mbi mënyrën e hartimit, procedurën e miratimit, rishikimit dhe elementet e nevojshëm për planin e vendosjes dhe përhapjes të Forcave të Armatosura pasi në ligjin aktual mungon një përkufizim i qartë ligjor apo rregulla të mirëpërcaktuara”.

Joti nënvizoi se, “nëpërmjet këtë pr.ligji do të rregullohet procedura e emërimit, lirimit, komandimit ose shkarkimi nga detyra e oficerëve aktivë ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe strukturave të varësisë së drejtpërdrejt të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerët me grada nën/kolonel kapiten i rangut të dytë dhe kolonel kapiten i rangut të parë në Forcat e Armatosura, ku parashikohet të jetë kompetencë e ministrit të Mbrojtjes”.

Gjithashtu, shtoi Joti, parashikohet “e drejta për të emëruar, komanduar, liruar ose shkarkuar nga detyra oficerët aktivë të Forcat të Armatosura me gradën nëntoger, nënlejtnant, toger/lejtnant, kapiten/lejtnant dhe major/kapiten i rangut të tretë me propozim të komandave të forcave, strukturave mbështetëse dhe strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm, me përjashtim të personelit të oficerëve të strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të ministrit të Mbrojtjes”.

Zv.ministri nënvizoi se, “këto ndryshime do të përbëjnë një harmonizim sa më të mirë të përgjegjësive të autoriteteve në fushën e menaxhimit të personelit ushtarak dhe civil që shërbejnë në Forcat e Armatosura”.

“Saktësimi i kuadrit ligjor mbi të dhënat minimale që duhet të sigurojë në mënyrën e hartimit të planit të vendosjes dhe përhapjes të Forcave të Armatosura duhet përcaktuar për herë të parë një përkufizim për mënyrën e hartimit të rishikimit të planit të vendosjes. Lidhur me përkufizimin e planit të vendosjes dhe përhapjes do të shtohet një kre ku përcaktohen disa elementë kryesorë të lidhur me autoritetin hartues, i cili është Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura”, tha Joti.

Joti shtoi se, do të ndiqen edhe procedurat për hartimin dhe rishikimin e planit të vendosjes së përhapjes, si dhe modeli i tij dhe parashikohen të miratohen me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Ai theksoi gjithashtu se, “në pr.ligjin e ri janë parashikuar edhe kriteret e rishikimit të këtij planet ku përfshihet dhe rishikimi periodik dhe rast pas rasti”.

Joti nënvizoi se, “pr.ligji parashikon edhe mënyrën e menaxhimit të pronave në menaxhim të Ministrisë së Mbrojtjes që janë brenda apo edhe ato që janë prona jashtë planit të përhapjes, por që mund të kërkohet apo lind nevoja në të ardhmen për t’u bërë pjesë e këtij plani të përhapjes, por që mund të kërkohet apo lind nevoja në të ardhmen për t’u bërë pjesë e këtij plani të përhapjes”.

Alibeaj: Ky projektligj ka lidhje me pronat e ushtrisë

Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj u shpreh se, “ky është një nga ligjet më të rëndësishme që rregullon raportet e pushtetit ekzekutiv me një trupë e cila do të duhet të jetë politikisht neutrale, Forcat e Armatosura”.

Alibeaj pyeti “nëse është pyetur dhe është marrë mendim nga Presidenti i Republikës lidhur me ndryshimet në këtë ligj dhe nëse po, a ka dhënë një opinion?”.

“Shoh që ka një ndërfutje përtej caqeve dhe sipas traditës deri tani të pushtetit ekzekutiv në piramidën e Forcave të Armatosura lidhur me emërimet, lirimet, shkarkimet e me radhë. A është i vërtetë ky konstatim? Dhe nëse po, pse ka ardhur kjo nevojë që pushteti ekzekutiv të shkojë deri edhe tek emërimi, lirimi apo i niveleve të ulëta të piramidës së FA?”, tha Alibeaj.

Deputeti opozitar shtoi se, “më duket se ky ligj nuk ka lidhje fare me Forcat e Armatosura, ato janë vendosur vetëm për makijazh, sepse ka lidhje me pronat, dhe pronat e ushtrisë kanë qenë gjithmonë një nga problemet më të mëdha. Shpesh kanë përfunduar edhe në dyert e drejtësisë. Shoh disa ndryshime të cilat nuk kanë ndonjë sqarim as në relacion, as në pr.ligj. Çfarë kuptimi ka për ju që një pronë e FA që ndodhet në planin e përhapjes pasi del nga plani i përhapjes të ngelet përsëri në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes? A keni marrë parasysh ju si qeveri që këto prona mund të kenë edhe pretendentë të tjerë, ish-pronarët? A keni imagjinuar ndonjëherë që këto prona do të duhet të shkonin në fondin e kthimit dhe kompensimit të pronave, siç është dhe legjislacioni aktual në fakt?”.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Joti: Rregullim i procedurave të emërimit të oficerëve aktivë në MM dhe FA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Berisha i dha 12 mandate në tavolinë Ramës”/ Reagon ashpër Alibeaj fajëson sistemin zgjedhor: PD po degradon

26 May 2025 at 13:52

Nën siglën e Koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Enkelejd Alibeaj komentoi ashpër rezultatin e 11 majit për Kreun e opozitës Berisha, dhe Partinë Demokratike.

Ai thotë se ‘ata që fituan nga këto zgjedhje janë Rama dhe Berisha, të humbur janë të gjithë shqiptarët’, ku shtoi se kryedemokrati i dha 12 mandate në tavolinë kryeministrit. Sipas Alibeajt, zgjedhjet ishin të shitura, teksa fajëson Edi Ramën dhe Sali Berishën për këtë sistem.

Pjesë nga intervista:

Alibeaj: Gjithçka e shitur nga aktorët të cilët e thurën këtë sistem, ligjin në marrëveshje me njëri tjetrin. Ka dy fitues, Edi Rama dhe Sali Berisha, të humbur janë shqiptarët.

Pse e thoni këtë?

Alibeaj: Të paktën prej 10 muajsh, që nga korriku, kur një në marrëveshje të hapur me njëri tjetrin, ajo që e quante veten opozitë, Sali Berisha ia dha në tavolinë të paktën 12 mandate.

Rama ka marrë 52% të votës popullore të konvertua në 83 mandate, pra 9 mandate më shumë seç duhet të merrte. Sali Berisha nga ana tjetër ka marrë 33% të votave, do duhej të konvertohej me 47 mandate, por ka marrë 50. Pra 9+3=12 mandate. S’duhej aplikuar ky sistem zgjedhor për shkak të votës së diasporës. Është një votë e pambrojtur.

Jeta politike nuk matet vetëm në Parlament. Këto zgjedhje nuk ishin të lirshme, nuk ishte vullneti i lirë e njerëzve. Unë bëra betejën time që PD të mos kthehej në një kështjellë gjithnjë e më të rrudhur. Siç e shoh PD është një parti gjithmonë e deri në degradim.

The post “Berisha i dha 12 mandate në tavolinë Ramës”/ Reagon ashpër Alibeaj fajëson sistemin zgjedhor: PD po degradon appeared first on Sot News | Lajme.

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

By: Ardit
16 May 2025 at 11:57

Nga Boldnews.al U përfshinë në garë elektorale në mënyrë inatçore. Donin t’i tregonin Sali Berishës se kanë peshë të rëndësishme politike dhe, pa ata, opozita nuk mund të vijë asnjëherë në pushtet. Por, “Euroatlantikët” e Lulzim Bashës dhe Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i Enkelejd Alibeaj arriti rezultate tronditëse në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, […]

The post Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja

11 May 2025 at 06:37

Të dielën në mengjes qendrat e votimit u hapën anembanë vendit, ndërsa qytetarët shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore […]

The post Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja appeared first on Reporter.al.

Alibeaj: Sulmi i Ramës ndaj partive të reja tregon pasigurinë për marrjen e 71 mandateve

By: redi
1 May 2025 at 17:43

Pas deklaratës nga Rama për partitë e vogla që nuk do bëjë koalicion nëse do të kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, ka ardhur edhe përgjigja nga Enekelejd Alibeajn. Për të kjo tregon pasigurinë e kryeministrit për marrjen e shumicës së mandateve. ”Rama sot një sulm intensiv ndaj partive të reja dhe kuptohet që pasiguria është ajo që e ka…

Source

Nis votimi në Diasporë, Alibeaj thirrje shqiptarëve: Ndëshkoni ata që ju larguan nga Shqipëria

By: redi
15 April 2025 at 21:23

Drejtuesi i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për nisjen e votimit në diasporë. Alibeaj ka bërë thirrje, nëpërmjet një postimi, që çdo emigrant sipas tij e ka fatin në dorë. Nga ana tjetër, ai ka thënë se për herë të parë, do të kenë mundësi të ndryshojnë me votën e tyre gjendjen në Shqipëri. ”Fletët e votimit janë nisur drejt jush, shqiptarëve të diasporës. Për herë të parë…

Source

Incidenti me hetuesit e BKH në Fier/ Reagon policia: U goditën për shkak të detyrës

By: user 6
15 April 2025 at 21:59

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier. Policia e Shtetit njoftoi se Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e së martës kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

“Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier” – thuhet në njoftim.

News24 raportoi se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionales janë përplasur me disa njerëz pranë ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj. Ndërsa Top Channel shkruan se oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të ndërtuesit Sh. Kapllanaj. 

Punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur me zyrtarët e BKH-së dhe forcat operacionale. Nga informacionet paraprake mësohet se dëshmitarët kanë thënë se sherri ka nisur për një parkim, pranë bizneseve, ndërsa dikush tjetër ka përmendur edhe ngritjen e një droni. Agron Kapllanaj është një ndër themeluesit e partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj. /LAPSI.al

The post Incidenti me hetuesit e BKH në Fier/ Reagon policia: U goditën për shkak të detyrës appeared first on Lapsi.al.

Alibeaj: Ligji Rama-Berisha na la pa para nga shteti, s’marrim lekë nga krim*nelët

By: redi
14 April 2025 at 21:31

Pabarazia e theksuar financiare mes partive politike në fushatën zgjedhore të 11 majit, është denoncuar nga Enkelejd Alibeaj. Ai nënvizon se koalicioni që përfaqëson nuk merr asnjë fond nga shteti për fushatë, por çdo shpenzim e përballojnë nga xhepi i tyre. Deputeti akuzoi PS-në dhe opozitën se janë bashkë prej 35 vitesh dhe përmes luksit të shfrenuar duan të heqin vëmendjen nga problemet e…

Source

Alibeaj për faqen e Kuvendit: Fushatë krah PS, vepër e pastër penale

By: redi
2 April 2025 at 15:15

Enkelejd Alibeaj, drejtues i partisë ”Djathtas 1912”, pjesë e koalicionit ”Djathtas për Zhvillim” ka denoncuar një postim në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, ku bëhet fushatë për numrin 5 dhe PS. Teksa ka postuar fotografinë e kapur nga faqja e Kuvendit, Alibeaj shkruan se organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve, është hedhur në fushatë. Ai vijon më tej duke shkruar se kjo…

Source

Alibeaj denoncon Kuvendin e Shqipërisë në KQZ: Bën fushat për PS-në

2 April 2025 at 15:32

Deputeti Enkelejd Alibeaj, njëkohësisht drejtues i partisë ‘Djathtas 1912’, pjesë e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, ka denoncuar sot në KQZ një postim në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, ku bëhet fushatë për numrin 5 dhe PS.

Teksa ka postuar fotografinë e kapur nga faqja e Kuvendit, Alibeaj shkruan se organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve, është hedhur në fushatë.

Ai vijon më tej duke shkruar se kjo fotografi që kishte postuar Kuvendi është vepër e pastër penale dhe dënohet me ligj.

“Kuvendi i Shqipërisë, bën fushatë për numrin 5 ????! Dmth organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve është hedhur në fushatë! Kjo është VEPËR PENALE e pastër!”, ka shkruar Alibeaj. /Telegrafi/

The post Alibeaj denoncon Kuvendin e Shqipërisë në KQZ: Bën fushat për PS-në appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet e 11 majit, lista e kandidatëve për deputetë e koalicionit Shehaj-Alibeaj

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” me 2 parti përbërëse: Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” (LZHK) e drejtuar nga Dashamir Shehu, “Partia Djathtas 1912” e Enkelejd Alibeajt (Djathtas 1912) kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe të vendit.

Qarku Dibër

  1. Eksamela Lezi
  2. Klaudio Beqiraj
  3. Levi Aga Veli
  4. Marcela Demo
  5. Haveze Karaj
  6. Ismail Plepi
  7. Meriban Rapaj

Qarku Durrës

  1. Novruz Leka
  2. Ketlina Merko
  3. Julian Shehu
  4. Suzana Karagjozi
  5. Albana Dermishi
  6. Edlira Devolli
  7. Endi Guri
  8. Romeo Hoxha
  9. Xhesilajda Hoxha
  10. Egli Isaku
  11. Henrik Kaso
  12. Astrit Kolonjari
  13. Rezart Kthupi
  14. Suela Llalla
  15. Rigers Nikolli
  16. Anxhela Pashnjari
  17. Pullumb Peçulaj
  18. Enton Qesari
  19. Ivirt Shkreli

Qarku Berat

  1. Lulëzim Tahiraj
  2. Inesa Kapo
  3. Armando Demaj
  4. Anxhelino Gjoni
  5. Esmeralda Kajo
  6. Petraq Kusta
  7. Elvira Mbrica
  8. Lulzim Sino
  9. Klajdi Tare

Qarku Elbasan

  1. Tatjana Serreqi
  2. Rudin Garunja
  3. Arian Samarxhiu
  4. Klajdi Muzhaqi
  5. Amarda Berhani
  6. Luan Buzra
  7. Jurgen Cani
  8. Kristina Çarhoshi
  9. Kleandro Gjoni
  10. Marsida Hoxha
  11. Anisa Korra
  12. Bardhul Pisha
  13. Sami Samarxhiu
  14. Evald Serreqi
  15. Margherita Spaho
  16. Manjola Tahirja
  17. Enis Toçi
  18. Vanesa Tomori
  19. Fadil Zdrava

Qarku Fier

  1. Esmeralda Zotaj
  2. Donald Gllavina
  3. Ledja Zotaj
  4. Sulejman Nerguti
  5. Megi Zotaj Maksim
  6. Sidorela Alushaj
  7. Artur Bali
  8. Reneola Bita
  9. Rei Cara
  10. Eriselda Çelaj
  11. Alketa Gjika
  12. Ismail Koxhaj
  13. Pamela Metushi
  14. Artan Murrizi
  15. Saimir Pasho
  16. Erjona Rizaj
  17. Manjola Sejdinaj
  18. Elio Shahaj
  19. Llambri Sota
  20. Sokrat Tira
  21. Ferdinant Zdrava

Qarku Gjirokastër

  1. Hamit Saliaj
  2. Olsi Cauli
  3. Enkelejda Mahmutaj
  4. Teuta Muda
  5. Xhire Onjea

Qarku Korçë

  1. Ardit Jakupllari
  2. Entela Jakupllari
  3. Erind Jakupllari
  4. Leonora Çyçllari
  5. Seladin Jakupllari
  6. Joana Jatagani
  7. Brilant Krasta
  8. Irjat Meko
  9. Renea Musollari
  10. Festim Qazimi
  11. Erisona Rukaj
  12. Kristaq Viso
  13. Rizaldo Vrenozi
  14. Shefki Cenaj
  15. Afrim Cenaj
  16. Zeqine Hetemi
  17. Ilir Ismailaj

Qarku Lezhë

  1. Dile Berhani
  2. Violeta Miraka
  3. Argys Berhani
  4. Robert Gjegji
  5. Maksim Hila
  6. Petro Macaj
  7. Hersa Muda
  8. Anjeza Ndoci
  9. Gridi Oseku

Qarku Shkodër

  1. Orida Muça
  2. Ylber Dibra
  3. Mirlut Raça
  4. Ersil Dhaskali
  5. Arlind Alibali
  6. Gajtis Basho
  7. Violeta Dhaskali
  8. Kristela Doçi
  9. Ezmir Durrësi
  10. Erti Hyseni
  11. Besnik Leka
  12. Arben Muça
  13. Evisa Myftari
  14. Agim Pashku
  15. Arjel Rragami

Qarku Tiranë

  1. Etleva Zekthi
  2. Agron Shehi
  3. Elena Muça
  4. Mira Shehi
  5. Elinda Shehi
  6. Morava Saliaj
  7. Gea Alibeaj
  8. Zana Libohova
  9. Valentina Alibeaj
  10. Atleva Rizvanolli
  11. Meg Alibeaj
  12. Besim Rizvanolli
  13. Enkelejd Alibeaj
  14. Shkëlqim Barushi
  15. Esmerina Brahaj
  16. Lulzim Brahja
  17. Orest Çika
  18. Tomas Dhaskali
  19. Ibsen Elezi
  20. Alma Gjoni
  21. Elton Halimi
  22. Daniel Isak
  23. Julian Koliqi
  24. Violanda Llana
  25. Edjon Lleshi
  26. Enxhi Loga
  27. Trimir Marku
  28. Megi Mehilli
  29. Jezmina Murrizi
  30. Edlira Myrtaj
  31. Ervin Ndoci
  32. Ilir Ndreca
  33. Aisel Oseku
  34. Edgar Oseku
  35. Eva Osmani
  36. Brunilda Petrela
  37. Nevila Plasa
  38. Denata Rauch
  39. Irena Resuli
  40. Florian Saliaj
  41. Hysen Saraçi
  42. Dashamir Shehi
  43. Rei Shehu
  44. Genc Sinani
  45. Eqerem Spahiu
  46. Edlira Tartari
  47. Eliona Thomaraj
  48. Edmond Zaimi
  49. Anxhela Zylyftari

Qarku Vlorë

  1. Dule Caushaj
  2. Kristel Kaçaj
  3. Tedi Bimbashi
  4. Orges Bufaj
  5. Arbi Agalliu
  6. Gjinovefa Alibeaj
  7. Arbri Alimuçaj
  8. Migen Begolli
  9. Saimir Berberi
  10. Luçiano Binaj
  11. Rafael Bleta
  12. Ana Cura
  13. Fernando Haskoj
  14. Xhuljo Kaja
  15. Edvin Kulluri
  16. Elda Tafili

Qarku Kukës

  1. Shefki Cenaj
  2. Afrim Cenaj
  3. Zeqine Hetemi
  4. Ilir Ismailaj /j.p/

The post Zgjedhjet e 11 majit, lista e kandidatëve për deputetë e koalicionit Shehaj-Alibeaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat

4 March 2025 at 15:54

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi i bërë në Gjykatën e Lartë, rekursi lidhet me vendimin e parë për vulën dhe logon e PD dhënë nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Agron Zhukri.

Për A2 CNN, Alibeaj pohoi se “tashmë kanë ndryshuar pozitat, ndaj ka marrë dhe këtë vendim”.

Sipas tij, rekursi është bërë në kohën kur ai ka qenë nënkryetar i PD (PD zyrtare), por tashmë ka krijuar një forcë të re politike, Djathtas 1912, në këto kushte sipas tij kur edhe është regjistruar në zgjedhje me një subjekt të ri, nuk ka më vlerë ligjore rekursi i bërë në GJL

The post Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat appeared first on Telegrafi.

Alibeaj: Radha e Ramës në SPAK, ja ku do ta dëgjojmë fjalimin e fundit

By: redi
25 February 2025 at 22:01

Enkelejd Alibeaj, bën deklarata të forta për kryeministrin Edi Rama. Ai paralajmëroi se tashmë është radha e Ramës për t’u thirrur në SPAK. Për të Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar socialist para se të thirret në SPAK. ”SPAK-ut po i bëhet gjyq partiak, gjyq i një pushteti ndaj një pushteti tjetër. Me sa duket, tashmë që i kanë rënë pas hekurave 17…

Source

Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

By: Re Nato
24 February 2025 at 20:49

Një nga themeluesit e Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj thotë se synimi i koalicionit të kësaj force politike me LZHK-në e Dashamir Shehit, është përfaqësimi i shqiptarëve të emancipuar, pra shtresës së mesme.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj u shpreh se shtresa e mesme është pjesa më e rëndësishme e një shoqërie.

Ndërkaq, kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi se vota e diasporës është shumë e rëndësishme, por nënvizoi se politika shqiptare po bën propagandë në takimet jashtë vendit me emigrantët shqiptarë.

Enkelejd Alibeaj: Politika bëhet në parlament, në pozitë, më pak bëhet në opozitë. Nuk jam për t’i qortuar, secil mund të japë eksperiencën e vetë. Pjesa e re, ndoshta është në energjinë rinore, por pse të eksplorohen dhe këto, nuk ka asgjë të keqe. Po, absolutisht,a rsyeja e ekzistencës në politikë është edhe kjo, përfaqësimi i një grupi, nevoje, për ta sjellë ndryshe dialektikën në parlament. Në fund të ditës, duhet të pyesim, çfarë thamë ndonjë gjë të mençur? Shtresa e mesme, e cila nuk është pre e flatrave, e emocionit, kërkon një shtet me rregulla, ku ligji të zbatohet dhe do ishte vërtet nder i madh, nëse do arrinim të përfaqësonim këtë shtresë të emancipuar. Është pjesa më e rëndësishme e një shoqërie, ka ecur përpara me forcat e veta. Ata kanë vlerë. Mbajnë veten e tyre, por bëjnë mirë edhe për të tjerët.

Dashamir Shehi: Unë jam prej atyre që kam shtyrë për ligjin për të votuar diaspora.  Kam menduar që kjo lloj kategorie ka ca avantazhe, nuk kanë frikë nga administata zgjedhore, edhe biznesi, nuk kanë frikë tatimet si biznesi këtu. Duke jetuar atje, jetojnë në një ambient shumë më demokratik si i joni. Vijnë nga një botë më e mirë se e jona. Presupozohet se kanë mendje më të lirë. Shqipëria ka transferuar problematikat e vet, propagadën e vet jashtë kufirit. Ligji u bë që ata të votonin të lirë nga shtëpia e vet, pa këtë dhunën elektorale të Shqipërisë. Ligji nuk u bë për të qenë një zgjatim. Nëse do votojmë ligjin herën tjetër, do i shtoja një pikë tjetër, ndalohet propaganda jashtë Shqipërisë. Ti transferon të njëjtin mentalitet./abcnews.al

Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e Shehi firmosin koalicionin, ftojnë edhe të tjerët

24 February 2025 at 15:35

Enkelejd Alibeaj me partinë “Djathtas 1912” dhe LZHK e Dashamir Shehit kanë zyrtarizuar koalicionin e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Ne do të prezantohemi me një listë të përbashkët të hapur për deputetë, Ne i qëndrojmë bindjes sonë të thellë se vetëm bashkëpunimi përmes listës së përbashkët të hapur garanton zgjedhjen e lirë të qytetarëve për të dërguar përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”, tha Alibeaj.

Udhëheqësi këtij koalicioni do të jetë kreu i LZHK Dashamir Shehi, i cili ftoi edhe njëherë partitë e tjera t’i bashkohen këtij grupimi, përfshirë Lulzim Bashën.

Ndonëse gjykata kushtetuese vendosi ndryshe, koalicioni do të aplikojë listat e hapura bazuar mbi vullnetin e të gjithë pjesëtarëve. Ky parim, shpjegoi Fabian Topollaj, ishte ndër arsyet kryesore pse Bindja Demokratike u bashkua me LZHK.

“Ky koalicion i vetmi që po realizon vetë hapjen e listave, shumë e qartë arsyeja pse Bindja i është bashkuar LZHK-së. Këto janë arsyet pse jemi larguar edhe nga PD”, tha Topollaj.

Partitë politike kanë kohë deri më 25 shkurt për t’u regjistruar përzgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve.

The post Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e Shehi firmosin koalicionin, ftojnë edhe të tjerët appeared first on Telegrafi.

Programi i “Djathtas”/ Alibeaj: Taksë e sheshtë, deri në 10 përqind.

By: lia rda
16 February 2025 at 15:32

Te djathtet nuk do te perfaqesohen vetem me Sali Berishen ne zgjedhjet parlamentare te 11 majit. Enkelejt Alibeaj prezantoi kete te shtune programin e “Djathtas 1912”, ku tha se taksa e sheshte dhe ulja e Tvsh te produkteve te shportes do te jete alternativa e tyre per qytetaret.

Ne jemi të bindur në aplikimin e taksës së sheshtë mbi kapitalin, të ardhurat nga puna dhe të ardhurat jo nga paga. Vendosja e nivelit të saj nuk duhet bërë në mënyrë autoritare, por në konsultim ligjor me ekspertët kombëtarë e nderkombëtarë e sidomos me grupet e interesit të biznesit. Në çdo rast kjo taksë nuk do të jetë më tepër se 10%. Gjithashtu 0 tatim per pagat deri në 60.000 lekë. Bizneset që qarkullojnë deri në 20 milion lekë në vit do të quhen biznese të vogla. Këto biznese do të kenë 0 taksë. Do të kenë detyrim veç kontributet shëndetësore e shoqërore. 0 taksë për profesionet e lira. TVSH e produkteve të shportës do të ulet nga 20% në 10%”.

Ndersa bashkethemeluesi, Rezart Kthupi, foli per nje standart te ri sesi duhet te jete deputeti i se djathtes.

“Shqipëria ka nevojë për një elitë të re politike, të pastër, të vendosur dhe të palëkundur përballë presioneve dhe tundimeve të pushtetit. Deputeti i së Djathtës duhet të jetë një libër i hapur, me një histori të pastër dhe pa hije korrupsioni. Ç’dokush që ka kaluar derën e një institucioni drejtësie për t’u hetuar, nuk ka vend në këtë betejë. Ne nuk bëjmë pazar me integritetin! Deputeti ynë nuk duhet të ketë frikë nga drejtësia, por duhet ta mbështesë atë pa asnjë rezerve”.

Me heret, perfaqesuesit e Djathtas 1912 kane deklaruar se nuk do te bashkepunojne me Partine demokratike te Sali Berishes, e cila sipas Enkelejt Alibeajt eshte kthyer ne nje mburoje te problemeve qe kryedemokrati ka me drejtesine./abcnews.al

PS-PD miratojnë së bashku rritjen e financimeve dhe kohës televizive në fushatë

11 February 2025 at 17:55

Demokratët dhe socialistët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të lehtësuar votimin e emigrantëve, por në një mbledhje të Komisionit të Ligjeve të martën, ranë sërish dakord që të bëjnë ndryshime në Kodin Zgjedhor me qëllim rritjen e tavanit të financimit dhe kohës për reklama televizive gjatë fushatës elektorale. Gjatë mbledhjes 5-orëshe, debatet ishin […]

The post PS-PD miratojnë së bashku rritjen e financimeve dhe kohës televizive në fushatë appeared first on Reporter.al.

❌
❌