Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla?

15 May 2025 at 16:50

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shtyn për përmbylljen e numërimit brenda afatit zyrtar – mesnata e 15 majit – rezultati i partive të reja tashmë është qartësuar për mandatet që do të mbajnë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Deri tani, në shkallë kombëtare, “Lëvizja Bashkë” ka siguruar një mandat me rreth 20 mijë vota (1.44%); Partia “Mundësia” ka fituar dy mandate me rreth 43 mijë vota (3%); ndërsa Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” (3.9%) po lufton për një mandat të dytë në Fier me rreth 50 mijë vota të grumbulluara.

Partitë e tjera si “Koalicioni Euroatlantik” (1.33%), “Koalicioni Djathtas për Zhvillim” (0.39%), Aleanca Kombëtare Shqiptare (0.22%), Lëvizja Atdheu (0.15%) dhe Aleanca Demokracia e Re (0.07%) nuk kanë fituar asnjë mandat.

Partia Socialiste fitoi thellë me 83 mandate (52.33%) duke lënë prapa koalicionin e Partisë Demokratike “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 50 mandate (33.74%).

Pas tyre, me numrin më të lartë të mandateve vjen Partia Socialdemokrate (3.19%), e cila konfirmoi tre mandate – dy në Shkodër dhe një në Tiranë – ngjashëm si në zgjedhjet e shkuara.

Lista e mbyllur, vetëm në letër

Risia e këtyre zgjedhjeve është zhvlerësimi i listave të mbyllura dhe kalimi i mandateve kandidatëve më të votuar, një praktikë e vendosur si parim mes koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, “Koalicionit Euroatlantik” (edhe pse nuk siguruan mandate), por deri diku dhe PSD-së.

Sipas rezultateve dhe renditjes në listat e mbyllura, Ana Dajko (Tiranë, Nisma-Shqipëria Bëhet), Sabina Jorgo (Shkodër, PSD) dhe Albana Pëllumbi (Tiranë, PSD) kanë fituar mandatin e deputetit – këta të fundit krah Tom Doshit, i listuar i pari në Shkodër.

Mirëpo Dajko, Jorgo dhe Pëllumbi – dhe pjesa vijuese në listën e mbyllur të partive përkatëse – duket se do t’ia lënë mandatet më të votuarve në listat e hapura.

Drejtuesi i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, konfirmoi për Citizens se përmes një marrëveshjeje të brendshme, kandidati me më shumë vota në koalicionin me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, do të marrë mandatin, pavarësisht renditjes në listë.

Aktualisht më i votuari në listën e parapëlqyer është Lapaj (mbi 3,400 vota). Pas tij vjen Shabani (mbi 1,900 vota). Mirëpo nëse “Shqipëria Bëhet” do ta mbyllë procesin me vetëm një mandat të siguruar, deputet do të bëhet Shabani.

“Adriatiku, si angazhim personal, ka thënë publikisht dhe privatisht, në çdo takim me ne, si aleatë, që nëse [koalicioni] do të ketë vetëm një mandat, do të tërhiqet. Nëse ruhet ky trend, unë do të jem përfaqësuesi për Tiranën në Kuvend,” tha Shabani.

Citizens.al iu drejtua Lapajt për një koment lidhur me mandatin e Tiranës, por ai tha se nuk mund të komentonte pa u mbyllur procesi.

Me këtë parim, në Fier, nëse “Nisma-Shqipëria Bëhet” siguron mandatin e dytë, ai do t’i kalojë Azmer Duleviçit, i cili ka marrë mbi 1050 vota dhe jo Lefter Thomës, i pari në listë.

Edhe PSD duket se ka vendosur të ndjekë këtë logjikë. Burime të Citizens.al thanë se nga kjo parti në Tiranë, deputet do të bëhet më i votuari në listën e hapur dhe jo Albana Pëllumbi – e listuara në krye të listës së mbyllur. Aktualisht më i votuari nga PSD në Tiranë është Tedi Mula, i cili ka marrë mbi 2,100 vota.

Nëse ky parim ndiqet edhe në Shkodër – duke marrë të mirëqenë se nuk do të aplikohet për kryetarin Tom Doshi – ai që mund ta marrë mandatin pritet të jetë Besnik Brahimi, i cili ka marrë mbi 3,400 vota.

Ky parim, edhe pse duket se vlerëson demokracinë, shkel kuotën gjinore, pasi u heq të drejtën për t’u përfaqësuar në parlament tre grave.

Presioni ndaj partive të reja

Sipas Redi Muçit, i cili pritet të marrë mandatin e vetëm parlamentar nga Lëvizja Bashkë, zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga “influenca masive” dhe presioni i të ashtuquajturve “patronazhistë të votës” – një strukturë brenda PS-së e denoncuar që gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Ai pohon se kandidatë të Lëvizjes Bashkë janë përballur me presion për t’u tërhequr nga listat zgjedhore.

“Por sidoqoftë […] jemi të kënaqur që kemi hyrë në parlament dhe nga ky moment, nga ky hap i parë, thjesht do ndërtojmë mbi këtë,” theksoi Muçi.

Për kandidaten e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, gara ishte e pabarabartë. Ajo tha se votuesit ishin frikësuar, ndërsa maxhoranca përdori administratën dhe mësuesit për qëllime elektorale.

“[Qytetarët] janë të frikësuar, përderisa nuk dilnin dot një foto [me mua], edhe pse u thosha që nuk është e thënë se do të votonin për ne,” shpjegon Karabina.

“Elbasani po vdes ngadalë, ndotja kancerogjene dhe sëmundjet janë në rritje. Nuk e di kur do të zgjohet vota popullore,” tha Karabina sipas së cilës partia në pushtet, PS-ja, kishte prapa edhe sipërmarrës të fuqishëm me fonde për fushatën.

Sfida e opozitës në parlamentin e ri

Erald Kapri, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit për partinë “Mundësia” shprehet i kënaqur me rezultatin, ndonëse priste më shumë.

Partia e themeluar nga Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së njëherësh edhe ish-kandidat për kreun e saj, grumbulloi mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke marrë mundësinë e dy mandateve në parlament, një numër i kënaqshëm në raport me rezultatin që morën dhe partitë e tjera të reja, por që sidoqoftë është i pamjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar.

Përballë një “supermaxhorance” me 83 mandate, opozita duket e brishtë për të gjetur instrumentat që do të mund ta pengonin PS-në për të ndërhyrë në ligjet apo reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Nisur nga kjo, Kapri theksoi se sfida e parë për opozitën e re do të jetë “mbrojtja e institucioneve të drejtësisë”.

“Ne dyshojmë që një nga shtysat e Ramës në legjislaturën e ardhshme do të jetë kufizimi i rolit të SPAK. Kjo do jetë një sfidë e madhe për opozitën, që të ruaj pavarësinë e institucioneve të drejtësisë” citoi ai.

“Mesazhi me mbi 200 mijë vota për partitë e reja është i qartë: qytetarët kërkojnë ndryshim,” përfundoi Kapri.

The post Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla? appeared first on Citizens.al.

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

13 May 2025 at 15:21

Për herë të parë në tre dekada, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament me 82-84 mandate. Përballë një opozite të fragmentarizuar rezultati i jep asaj mundësinë për një kontroll të gjerë mbi proceset legjislative dhe institucionale në vend. Nisur nga përvoja politike, ekspertët e shohin me shqetësim këtë përqendrim pushteti.

Ashtu si në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, edhe në zgjedhjet e 11 majit 2025, opozita dështoi të paraqiste në fletën e votimit një koalicion gjithëpërfshirës, teksa partitë e reja sfiduan ndjeshëm “status-quo”-në e saj.

Ky polarizim i la rrugë një rezultati të thellë të Partisë Socialiste, e cila megjithëse mori thuajse të njëjtin numër votash me zgjedhjet e shkuara, siguroi numër më të lartë mandatesh.

Për herë të parë që prej vitit 1997, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament. Asokohe në një parlament me 155 deputetë PS e drejtuar nga Fatos Nano siguronte 101 mandate përballë PD-së së Sali Berishës, e cila u ndëshkua me votë për krizën piramidale të periudhës janar-gusht.

Duke parë prirjen e votave të 11 majit 2025, legjislatura e XI-të mund të shohë rikthimin e PS-së në një “supermaxhorancë” të tillë – edhe pse jo fiks në numër për të përbërë 3/5 e Kuvendit për atë që konsiderohet si shumicë e cilësuar.

Sidoqoftë, për Lutfi Dervishin, gazetar dhe njohës i mirë i politikës, rikthimi i një situate të tillë në pushtetin legjislativ mund të ketë ndikim të madh për demokracinë e vendit.

“Kjo shumicë e madhe i jep qeverisë avantazh në miratimin e reformave dhe ligjeve, por gjithashtu, vë në pikëpyetje forcimin e institucioneve dhe cilësinë e demokracisë,” tha ai për Citizens.al.

Ngjashëm mendon dhe Afrim Krasniqi, studiues dhe drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP). Sipas tij me një situatë të tillë mund të vihen në diskutim ligje apo reforma, të cilat janë miratuar apo kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend.

“Ky është rasti i parë pas 20 viteve kur një parti politike ka numrin e nevojshëm të votave për të ndryshuar ligje specifike, siç quhen ligjet organike të tilla, me votat e saj, ose me aleatë siç mund të jetë rasti i PSD-së, e cila voton gjithmonë për PS-në,” komentoi Krasniqi.

Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi, rezultoi e para në Vaun e Dejës, teksa siguroi 2 mandate në qarkun e Shkodrës duke thyer raportet mes partive kryesore. Së bashku me një mandat në qarkun e Tiranës, PSD mund të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021 ku fitoi 3 mandate.

Zakonisht, për ligjet bazë kërkohet shumicë e thjeshtë. Ndërsa për të ndryshuar kodet, ligjet që organizojnë pushtetin gjyqësor, prokurorinë apo dhe institucione të tjera nevojitet shumica e cilësuar.

Ngjashëm kërkohet shumicë e cilësuar për të emëruar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, Avokatin e Popullit, Kontrollin e Lartë të Shtetit etj.

Thënë këtë, një “supermaxhorancë” mundet t’i ndryshojë ligjet kyçe dhe të zgjasë kontrollin mbi institucionet më të larta të shtetit, pa pasur nevojë për gjetjen e një dakordësie me opozitën.

Këtë pikë, Dervishi e sheh me shqetësim, pasi rrezikohen balancat. Ai thotë në mënyrë figurative se “me gërshërën e madhe që mori më 11 maj, shumica socialiste mundet t’i presë më lehtë thonjtë SPAK-ut.”

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, përpara fushatës zgjedhore, Kryeministri Rama, mbajti një qasje të ashpër ndaj SPAK-ut duke paralajmëruar ndërhyrje për të ndryshuar kompetencat apo mënyrën se si kjo strukturë vepron.

Krasniqi sheh te ky paralajmërim ndërhyrjen në sistemin legjislativ për të hequr nga vlerësimi si vepër penale të “shpërdorimit të detyrës” nga zyrtarët.

“[Rama] nuk e ka fshehur asnjëherë prirjen për të larguar përgjegjësitë publike që vijnë nga zyrtarët e lartë, në lidhje me këtë vepër penale që është objekt i SPAK-ut,” thekson Krasniqi, sipas së cilit nëse PS ndërhyn për ta ndryshuar kuadrin ligjor do të deformonte të gjitha aktet që lidhen me funksionimin e SPAK-ut.

Një mazhorancë kaq e fortë numerikisht e ka më të lehtë edhe të ndryshojë Kushtetutën, e cila kërkon “2/3-at e votave”, pra 93 vota. Numrat e bëjnë më të lehtë për të negociuar duke ulur ndikimin e opozitës në situata të tilla.

Në këtë perspektivë, nisur nga përvoja e shkuar në zgjedhje ku PS është forcuar, prej 2017 qeveris e vetme, Krasniqi është i mendimit se rezultati tregon një cenim të besimit se vota mund të ndryshojë qeverisjen në Shqipëri.

“Është një lloj zhvillimi anti-historik në aspektin e qeverisjes dhe në aspektin e sovranitetit qytetar”, analizon Krasniqi, ndërsa shpjegon se kjo tregon që problemi është sistemi dhe se PS-ja ka krijuar “një lloj sistemi patronazhist që kontrollon gjithë territorin, kontrollon votën, kontrollon burimet shtetërore dhe si të tilla i përkthen këto në vota”.

Ndarja e mandateve në 34 vite sistem pluralist në Shqipëri

Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri u zhvilluan në vitin 1991. PS, e cila ishte ende e organizuar si Partia e Punës e Shqipërisë (PPSH), fitoi 169 nga 250 mandate që kishte asokohe në total të Kuvendi – PD mori 75 mandate.

Mirëpo në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1992, për Kuvendin e riformatuar me 140 mandate, PD fitoi bindshëm duke siguruar 92 deputetë, ndërsa PS u tkurr në 38, partitë e tjera: PSD 7, Partia Republikane 1, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 2.

Zgjedhjet e vitit 1996, u shoqëruan me bojkot të pjesshëm të PS-së dhe aleatëve të saj, pasi PD kishte miratuar një kuadër ligjor që kufizonte pjesëmarrjen e ish-funksionarëve të sistemit komunist në proces. Për rrjedhojë, PD fitoi 122 mandate, por procesi, i cili u shoqërua me parregullsi, u kontestua ashpër.

Për shkak edhe të krizës politike dhe piramidale që pasoi këto zgjedhje, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme në vitin 1997 ku PS u kthye në pushtet duke fituar 101 mandate nga 155 të Kuvendit që u riorganizua.

Në zgjedhjet e vitit 2001, me mbështetjen e aleatëve të saj, PS ruajti pushtetin duke siguruar 73 nga 140 mandate.

Në vitin 2005, pushteti kaloi në duart e PD-së, e cila fitoi 56 mandate, ndërsa Partia Socialiste mori vetëm 42 mandate. PR fitoi 11, PSD 7 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 5.

Në zgjedhjet e vitit 2009, PS rriti numrin e mandateve në 65, por PD qëndroi në pushtet përmes një koalicioni me LSI, pasi asnjëra prej tyre nuk kishte shumicën e nevojshme për të qeverisur.

Ky koalicion u përmbys në zgjedhjet e vitit 2013, kur PS fitoi sërish 65 mandate, por arriti të formojë qeverinë përmes aleancës me LSI-në, duke çuar numrin e përgjithshëm të mandateve në 83.

Në vitin 2017, PS fitoi e vetme shumicën në Kuvend me 74 mandate dhe të njëjtin rezultat e përsëriti edhe në zgjedhjet e vitit 2021.

Rreziku i përqendrimit të pushtetit

Një parti që zotëron një shumicë kaq të gjerë në Kuvend e ka të lehtë të anashkalojë debatet parlamentare dhe të përjashtojë opozitën nga procesi vendimmarrës duke vënë kështu në rrezik sistemin demokratik.

Paralelisht “supermaxhoranca” mund të zbehë rolin e Presidentit, mund të çojë përpara reforma të njëanshme dhe të kthejë opozitën në një “lloj dekori”.

“Një shumicë prej 3/5 në Kuvend mund të jetë një shpatë me dy tehe. Njëra anë ofron stabilitet dhe efikasitet në qeverisje, ana tjetër përbën rrezik për minimin e institucioneve të pavarura,” shpjegon Lutfi Dervishi.

Në shumë raste, Kuvendi ka fuqinë të rrëzojë dekretet e Presidentit me shumicën prej 3/5, duke e reduktuar rolin e Kreut të Shtetit në një funksion kryesisht ceremonial.

Në këto kushte, reforma të rëndësishme si ato në drejtësi, procesin zgjedhor apo ndryshimet kushtetuese, mund të kalojnë pa dakordësi të gjerë dhe pa konsensus me opozitën.

Ky përqendrim i pushtetit krijon një realitet, ku shumica qeverisëse kontrollon edhe Kuvendin, duke e kthyer atë në një mekanizëm miratues të vendimeve të saj duke i zhbërë rolin kontrollues që ka parlamenti. Sipas Dervishit një situatë e tillë do ta kthente parlamentin “në noter të qeverisë dhe ndoshta zeron dhe debatet e brendshme”.

Për Afrim Krasniqin, një mazhorancë e tillë është “gati vrasëse” për konceptin e demokracisë.

“Edhe në kuadër integrimi, një numër i tillë votash, tregon që maxhoranca nuk do të ketë nevojë për opozitën. Ose do të ketë nevojë për një opozitë fasadë, që do të thotë nuk do të ndjejë asnjë lloj presioni për të pasur dakordësi politike për çdo lloj nisme që ajo mund të marrë në kuadër të procesit të integrimit dhe në përfaqësimin e Shqipërisë,” analizon Krasniqi.

Edhe Dervishi shpreh gjithashtu shqetësimin për dekurajimin e alternativave të reja politike dhe dobësimin e demokracisë pluraliste.

“Në kuadër të përafrimit me legjislacionin e BE-së, shumica nuk ka më nevojë për konsensus me opozitën,” thotë ai.

Në mungesë të balancave dhe kontrollit të vërtetë opozitar, një përqendrim i tillë i pushtetit mund të çojë në kapjen e institucioneve dhe në dobësimin e sistemit demokratik.

“Pyetja është ‘A do ta përdorë PS/Rama këtë fuqi për të forcuar institucionet demokratike, apo për të konsoliduar më tej kontrollin mbi to?’ Druaj se do të ndodhë kjo e dyta,” përmbyll Dervishi.

The post PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë? appeared first on Citizens.al.

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Nisma Socialdemokrate: Të gatshëm për të zhbllokuar ngërçin politik

2 June 2025 at 19:42

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në ndërtimin e një marrëveshjeje politike që do të zhbllokonte situatën aktuale institucionale në Kosovë dhe do të garantonte stabilitet politik.

Në një status në rrjetet sociale, pas një takimi me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe organizatave të shoqërisë civile, Limaj e ka cilësuar ngërçin në Kuvend si të papranueshëm, duke paralajmëruar se çdo tentativë për zgjedhje të reja, si pasojë e dështimit për të ndërtuar institucione, do të ishte e dëmshme për vendin.

“Demokracia nuk nënkupton shkatërrim institucional, por zgjidhje politike përmes marrëveshjes. Në emër të demokracisë nuk mund të justifikohet dëmtimi i interesit të vendit”, shkroi Limaj.

Ai theksoi gjithashtu se Nisma Socialdemokrate ka ofruar partneritet brenda Kuvendit, në mënyrë që të garantohet funksionaliteti institucional dhe t’u jepet qytetarëve ajo që presin: zgjidhje dhe qeverisje, jo krizë të përhershme.

“Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe lidership që merr përgjegjësi”, përfundoi Limaj.

The post Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Nisma Socialdemokrate: Të gatshëm për të zhbllokuar ngërçin politik appeared first on Sot News | Lajme.

Tom Doshi lë pas akuzat: Mbështesim PS-në/ PSD bashkon votat me socialistët në Këshillin bashkiak Shkodër

31 May 2025 at 11:13

Partia Socialdemokrate do të jetë në mbështetje të Partisë Socialiste.

Pas thuajse dy muajsh bojkoti, këshilli bashkiak i Shkodrës, i është kthyer normalitetit. Këshilltaret e PSD, kanë bashkuar votat me socialistët, duke mbështetur projektvendimet e bashkisë të cilat kishin mbetur pezull për shkak të mungesës së tyre ne sallë.

Këshilltarja Rrezarta Pode, konfirmoi mbështetjen edhe për zgjedhjet lokale të 2027.

Me votat e PS dhe PSD, Këshilli Bashkiak i Shkodrës, miratoi fondet për kinema republike si dhe menaxhimin e hapësirave për pushuesit në plazhin e Velipojës.

/abcnews.al/

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto

16 May 2025 at 14:53

Të dielën e 11 majit, shqiptarët votuan për zgjedhjet parlamentare.  Korridoret e shkollave apo palestrave të përshtatura në qëndra votimi për qytetin e Tiranës ishin të tejmbushura me votues kryesisht gjatë orëve të paradites, pasuar nga një rënie e fluksit të votuesve gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Pavarësisht se fillimisht u duk se pjesëmarrja […]

The post Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto appeared first on Reporter.al.

Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja

11 May 2025 at 06:37

Të dielën në mengjes qendrat e votimit u hapën anembanë vendit, ndërsa qytetarët shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore […]

The post Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja appeared first on Reporter.al.

‘Bursa e votës’: Shkodra mes rivalitetit PS-PD dhe faktorit “Doshi”

6 May 2025 at 08:25

Xhamia e re shkëlqen nën diellin e drekës ndërsa rrugët janë bosh në qendrën e fshatit Trush, një nga fshatrat më të populluar në njësinë administrative Bërdicë, pak kilometra larg qytetit të Shkodrës. Asnjë flamur apo gjurmë fushate nuk duket në rrugët e fshatit, madje as posterat e Tom Doshit, kreut kontrovers të Partisë Socialdemokrate, […]

The post ‘Bursa e votës’: Shkodra mes rivalitetit PS-PD dhe faktorit “Doshi” appeared first on Reporter.al.

Sherr në zyrën elektorale të Partisë Socialdemokrate, gjenden dy fishekë

By: user 4
29 April 2025 at 15:11

Një përplasje e dhunshme është shënuar këtë të martë në një zyrë elektorale të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

Rreth orës 14:00, një telefonatë alarmoi sallën operative të DVP Tiranë për një konflikt fizik në ambientet e zyrës. Në vendngjarje, policia ka konstatuar dëmtime në xhamat e zyrës, të shkaktuara me sende të forta, ndërsa janë gjetur edhe dy fishekë lufte të paplasur – një detaj që ngre pikëpyetje të forta mbi natyrën e përplasjes.

Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa forcat e shumta të policisë dhe grupi hetimor vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet po thellohen për të zbardhur motivet e konfliktit dhe për të dokumentuar plotësisht të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policise

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

The post Sherr në zyrën elektorale të Partisë Socialdemokrate, gjenden dy fishekë appeared first on Lapsi.al.

Tom Doshi: PSD synon të ketë grupin e saj parlamentar pas zgjedhjeve!

By: user 4
28 April 2025 at 13:51

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatet e tij për deputet, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, tha se qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet shëndetësinë dhe rritjen e ndihmës sociale për shtresat në nevojë.

Për këtë, dha shembullin e mungesës së një pajisje në spitalet e vendit që kushton sa 300 metër rrugë, por që shpëton jetë njerëzish.

Doshi u shpreh se PSD në Lezhë do të marrë një mandat në zgjedhjet e 11 majit.

Socialdemokratët synojnë që pas zgjedhjeve te 11 Majit, të krijojnë grupin e tyre parlamentar.

The post Tom Doshi: PSD synon të ketë grupin e saj parlamentar pas zgjedhjeve! appeared first on Lapsi.al.

Kandidoi për PS/ Shkarkohet nga detyra specialistja e Albpetrol

By: user 4
24 April 2025 at 16:53

Pasi emri i saj u shpall në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Fierit, Limonera Bozha mori një telefonatë urimi nga eprorët e saj në Albpetrol, bashkë me kërkesën për të dhënë dorëheqjen.

Bozha, një specialiste në kompaninë publike të naftës, Albpetrol, i tha BIRN se pasi kishte refuzuar që të jepte dorëheqjen, ishte shkarkuar nga detyra në datën 22 prill përmes një vendimi, të cilin ajo e kundërshton si të kundraligjshëm dhe që cënon të drejtën e saj për t’u zgjedhur. Bozha ka bërë gjithashtu ankim pranë Komisionerit për Mbrojtjen e nga Diskriminimi në lidhje me vendimin e shkarkimit.

Kushtetuta e Shqipërisë i njeh çdo shtetasi mbi 18 vjeç të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, ndërkohë që Kodi Zgjedhur e kufizon të drejtën për të kandiduar me heqjen dorë nga pozicionet e larta publike, ku nuk përfshihen nëpunësit e ulët dhe të mesëm të administratës.

Bozha i tha BIRN se kishte kërkuar lejen vjetore pasi kishte refuzuar që të jepte dorëheqjen, por u përball me një komision disiplinor për mungesat në punë, të cilat ajo pretendon se lidhen me problemet shëndetësore dhe se i justifikon me raportin përkatës mjekësor.

“Kërkova disa herë përgjigje me email për lejen vjetore, por në vend të saj më vjen një shkresë që më kërkon të paraqitem në komisioni disiplinor. Mungesat e mia në punë nuk korrespondojnë me ato që drejtoria ka dorëzuar në Komision, ndërsa më pas kam munguar për arsye shëndetësore të vërtetuara në raport mjekësor,” pretendoi më tej Bozha.

Të pyetur për arsyet e shkarkimit të kandidates për deputete të PSD, Limonera Bozha, drejtori i Albpetrol, Eltar Deda dhe shefja e kabinetit, Albana Kulari refuzuan të komentonin, duke kërkuar që t’u drejtoheshim rrugëve zyrtare.

“ Ju lutem nuk mund të jap asnjë sqarim,” tha Deda, duke shtuar se dosjen përkatëse ia kishte dhënë avokatit të Znj. Bozha.

“Atëherë që të mos nxitohemi në pretendime të pabazuara në fakte, ju ftoj të na drejtoheni në rrugë zyrtare dhe patjetër që do te merrni të gjithë informacinonin e nevojshëm”, tha Kulari, e cila sipas Bozhës i kishte kërkuar dorëheqjen përmes telefonit.

Shkarkimi nga detyra i Bozhës është i disati në qarkun e Fierit, pas shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë të partisë Socialdemokrate të Tom Doshit – një aleat i pashpallur i Partisë Socialiste me të cilin në këto zgjedhje është futur në një kurs përplasjeje.

Kandidatë të tjerë të PSD apo familjarë të tyre u kërcënuan me shkarkime nga puna pas shpalljes së listave./ Nga Valbona Davidhi për Reporter.al

The post Kandidoi për PS/ Shkarkohet nga detyra specialistja e Albpetrol appeared first on Lapsi.al.

PSD e Tom Doshit rikthen kandidatë “të dënuar” në zgjedhjet parlamentare

28 March 2025 at 20:07

Në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate sipas KQZ-së, janë identifikuar 15 kandidatë që më herët kanë pasur probleme me drejtësinë, por tashmë ligji i konsideron “të rehabilituar”. Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit nga rradhët e Partisë Socialdemokrate të drejtuar prej Tom Doshit do të garojnë 186 kandidatë për deputetë, duke regjistruar […]

The post PSD e Tom Doshit rikthen kandidatë “të dënuar” në zgjedhjet parlamentare appeared first on BoldNews.al.

Berisha “sulmoi” Tom Doshin dhe Vilma Nushin për ilaçet jocilësore, reagon PSD

By: admin
19 March 2025 at 21:30

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar Vilma Nushin dhe Tom Doshin se do të humbasin çdo licencë dhe do të ndëshkohen për ilaçet jocilësore që kanë hedhur në treg, pas 11 majit, nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare. Berisha tha se brenda 100 ditëve, do të nisë shitja e ilaçeve cilësore dhe Vilma Nushi dhe Tom Doshi do humbasin çdo licencë dhe do ndëshkohen.

“Një, votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë.

E gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje. Dy vetë procedohen, Vilma Nushi dhe Tom Doshi humbasin çdo licencë dhe shitja e ilaçeve që kanë bërë ata jashtë standardeve do u rikthehet në masa ndëshkimore shembullore, pasi mali, po t’i bëje dhimbjet njerëzore për shkak të ilaçeve që nuk veprojnë, arrijnë një mal i tërë”, tha Berisha një ditë më parë.

Partia Socialdemokrate ka reaguar përmes një deklarate për mediat duke i kujtuar Berishës se nuk ka bërë asgjë tjetër gjithë jetën përvecse ka shpifur. Sipas PSD, qytetarët e kanë kuptuar, mbi të gjitha shkodranët që e dinë kush është Tom Doshi.

“E kanë kuptuar, sepse e kanë besuar dhe votuar cdo vit dhe më shumë, e kanë kuptuar se ai ka qenë mes tyre, me dhe pa pushtet. Dinë ta bëjnë dallimin midis atij që di ta mbajë fjalën dhe një gënjeshtari. Këtë diferencë do e bëjmë sërish në 11 maj, do votojnë atë që ka ndihmuar e mijëra njerëz në hall pa u kërkuar asgjë mbrapsht, do votojnë për burrat jo gënjeshtarët”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për mediat të PSD.

Në fund, duke i dhënë përgjigje Berishës për llogaridhënie para zotit, PSD thotë se “ Berisha ka dhe hesape të tjera me shqiptarët”.

The post Berisha “sulmoi” Tom Doshin dhe Vilma Nushin për ilaçet jocilësore, reagon PSD appeared first on Albeu.com.

KQZ miraton renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit

17 March 2025 at 15:16

Shorti për Partinë Demokratike ishte shumë bujar. Koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do të renditet e para në fletën e votimit në 11 maj. Këtë të hënë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u hodh shorti për renditjen e partive politike në fletën e votimit, ku lista nis me […]

The post KQZ miraton renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

24 February 2025 at 09:24

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi u paraqit paraditen e së hënës në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Doshi u fut në ambientet e SPAK-ut duke buzëqeshur, sic shihet nga pamjet e dala në media.

Ende nuk dihen arsyet se përse Tom Doshi është paraqitur në këtë institucion.

Pak kohë më parë, Kryetari i PSD-së njoftoi se ka hapur zyrën e tij elektorale në Shkodër. Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se do të jetë deputet i Shkodrës pas zgjedhjeve të 11 majit, duke konfirmuar edhe qarkun se ku do kandidojë.

Sipas Doshit, PSD do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 11 Majit. Në parlamentin aktual PSD ka tre deputetë, ndërsa synohet që ky numër të rritet.

Vetë Tom Doshi figuron në listën ‘non grata’ të SHBA-ve, që e detyroi të qëndronte larg Parlamentit pas zgjedhjeve të vitit 2021, duke dhënë dorëheqjen nga mandati që mbante dhe nga i i mundshmi që do dilte nga rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit. /Telegrafi/

 

The post Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK appeared first on Telegrafi.

❌
❌