Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Goxhobelli: Digjitalizimi i hartës kadastrale përfundon në dhjetor 2026, nuk frenon legalizimet

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lorena Goxhobelli tha sot se digjitalizimi i hartës kadastrale si dhe gjithë të dhënave kadastrale përfundon në dhjetor të vitit 2026.

Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive të vendit në Durrës, Goxhobelli tha se ky proces nuk pengon legalizimet.

“Për sa i përket hartës digjitale doja të sqaroja se procesi i legalizimit bëhet edhe në zona që janë pa regjistrim fillestar. Pra nuk kam ende një hartë, është një pengesë, por jo në lidhje me legalizimin. Harta digjitale nuk është, por kjo nuk frenon aspak legalizimin dhe njerëzit mund ta marrin lejen e legalizimit, por nuk mund ta certifikojnë. Ky është ngërçi.

“Harta digjitale është një problematikë që ne kemi në gjithë Shqipërinë. Vetëm 15 % e hartave janë digjitale, pjesa tjetër e hartave janë manuale. Kemi një projekt me delegacionin e BE-së po na suporton, fillojmë në nëntor punën me UNOPS-in për të nisur digjitalizimin e të gjitha hartave dhe përfundimi i digjitalizimit, jo vetëm i hartave, por i të gjitha të dhënave kadastrale përfundon në dhjetor 2026”, tha Goxhobelli.

/m.q//a.f/

The post Goxhobelli: Digjitalizimi i hartës kadastrale përfundon në dhjetor 2026, nuk frenon legalizimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Legalizimet, 46 bashki në vend numëro

11 July 2025 at 15:58

Verën e kaluar, kryeministri Edi Rama u la tre muaj kryebashkiakëve për të ngritur zyra të posaçme legalizimesh në çdo bashki. Ai kërkoi përshpejtim të procesit me stafe të dedikuara që do të ishin në ndihmë të qytetarëve. Një vit më vonë, në një mbledhje të ngjashme, rezultoi se 46 bashki ende nuk e kanë përmbushur këtë detyrim.

Esmeralda Topi

Që prej qershorit të shkuar, bashkitë kanë marrë zyrtarisht një rol të ri për t’i dhënë shtysë procesit të legalizimeve të ndërtimeve pa leje. Vendimi i qeverisë përcakton rregullat e bashkëpunimit mes bashkive dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke u dhënë palëve rol koordinues në funksion të përmbylljes së legalizimeve.

Bashkitë kanë detyrim ngritjen e zyrave të posaçme me staf të dedikuar, pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Kadastrën. 

“…Procesi do të udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar që ju do të krijoni deri në muajin shtator, kur ky proces do të fillojë”, deklaroi kryeministri Edi Rama, verën e kaluar gjatë një takimi me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Procesi që duhet të niste zbatimin prej muajit shtator, do të kontrollohej nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, pasi palët kanë detyrimin për t’i raportuar çdo muaj.

Fakt

46 bashki ende nuk kanë caktuar staf të dedikuar, e as kanë ngritur zyra të posaçme për legalizimet, një detyrim që duhej të ishte përmbushur një vit më parë. 

Në një mbledhje të zhvilluar një vit më pas, me të njëjtët aktorë institucionalë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, bëri një përmbledhje të ecurisë. Ai tha se të gjitha bashkitë kanë nënshkruar marrëveshjen me ASHK-në, por vetëm 14 prej tyre kanë firmosur aneksin që përcakton tipologjinë e bashkëpunimit. Ndërkohë, Malësia e Madhe nuk figuron tek harta e bashkëpunimit të bashkive me ASHK-në.

“Kemi një seri bashkish që akoma nuk kanë aneks. Dhe ato që s’kanë aneks, janë tipikisht edhe ato që nuk kanë caktuar staf për këtë çështje”, deklaroi Mazniku. 

Ecuria e dobët e këtij procesi u faktua fundvitin e kaluar nga një hulumtim i Faktoje.al. Të dhënat e siguruara përmes ligjit “Për të drejtën e informimit” vërtetuan ecurinë e dobët të procesit. Deri në tetor të 2024, 16 bashki nuk kishin nënshkruar as marrëveshjen e bashkëpunimit me ASHK-në, siç kërkon VKM-ja. 

Burimi: ASHK

Legalizimet, roli i bashkive me rëndësi

Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive e sheh me rëndësi përfshirjen e bashkive në procesin e legalizimeve. “Është kërkuar vazhdimisht nga bashkitë që të kenë rol në këtë proces. Në thelb të këtyre ndryshimeve qëndron interesi për ta përshpejtuar procesin”, thotë ai.

Haxhimali shton se veç rolit koordinues bashkitë duhet të ushtrojnë presion edhe tek Agjencia Shtetërore e Kadastrës. “Agjencia e Kadastrës ka monopolin për certifikimin final, për çdo rast që mendojnë se dosja është korrekte dhe zvarrijet janë të pajustifikuara”, shprehet ai.

Ligji parashikon dhjetorin e vitit 2028 si afat për përfundimin e procesit të legalizimeve të ndërtimeve pa leje në Shqipëri.

Përfundim

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se procesi i legalizimeve do të udhëhiqej nga bashkitë, me një staf të dedikuar deri në muajin shtator 2024 e kategorizojmë të pavërtetë.

The post Legalizimet, 46 bashki në vend numëro appeared first on Faktoje.al.

SBASHK paralajmëron grevë të përgjithshme në shtator

2 July 2025 at 14:53

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), ka njoftuar se së shpejti do të mbajë Kongresin e jashtëzakonshëm, për të diskutuar dhe marrë vendime lidhur me situatën aktuale institucionale dhe të punëtorëve të arsimit në vend.

Në njoftimin për media të SBASHK-ut theksohet se kanë analizuar me kujdes situatën politike dhe institucionale në vend.

“Në takimet e shpeshta me udhëheqësit sindikal nga të gjitha nivelet e arsimit, kemi analizuar me kujdes situatën politike dhe institucionale në vend. Kritikat tona i kemi drejtuar partisë që doli e para në zgjedhjet e shkurtit, e cila duke mos respektuar vullnetin e qytetarëve për krijimin e institucioneve funksionale, po vazhdon me sjellje që lënë anash prioritetet reale të vendit dhe interesat e punëtorëve të sektorit publik dhe privat”, thuhet në njoftimin e SBASHK.

SBASHK-u vlerëson se mungesa e institucioneve funksionale ka krijuar një boshllëk ku nuk adresohen kërkesat e punëtorëve arsimorë.

“Në vend të trajtimit serioz të kërkesave të grupeve të punësuar, përfshirë edhe ato të punëtorëve të arsimit, kjo parti po i jep më shumë rëndësi çështjeve të emërimeve sesa zgjidhjes së problemeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve”, thekson SBASHK.

Sindikata ka intensifikuar komunikimin me udhëheqësit sindikal nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe ka vendosur që të organizojë Kongresin e jashtëzakonshëm me qëllim marrjen e vendimeve për veprime sindikale.

“Në Kongres do të shqyrtohet dhe vendoset nëse muaji shtator do të shënojë fillimin e vitit të ri shkollor, apo do të jetë fillimi i veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor të Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin për media.

SBASHK-u i bën thirrje institucioneve që të hapin rrugë dialogut dhe të japin zgjidhje për kërkesat e punëtorëve të arsimit.

“SBASHK-u mbetet i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çdo punëtori të arsimit dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me përgjegjësi, të hapin rrugë dialogut dhe të japin zgjidhje konkrete për kërkesat e punëtorëve arsimor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SBASHK. /Telegrafi/

 

The post SBASHK paralajmëron grevë të përgjithshme në shtator appeared first on Telegrafi.

SBASHK me apel te disa mësimdhënës: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

27 June 2025 at 19:14

Ditëve të fundit në komunën e Vushtrrisë është rishfaqur kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, pavarësisht se mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar tashmë kanë kontrata pune me afat të pacaktuar.

Sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, versioni i Kontratës së re është në kundërshtim me udhëzimin administrativ ,që është në fuqi dhe ka më pak të drejta të precizuara, krahasor me kontratat që kanë punëtorët e arsimit parauniversitar.

“SBASHK kërkon nga Komuna e Vushtrrisë që menjëherë të ndalë këtë praktikë të gabuar dhe presionin ndaj mësimdhënësve, si dhe u bën thirrje të gjitha komunave tjera që të mos ndjekin këtë shembull të dëmshëm, i cili bie ndesh me të drejtat e garantuara të punëtorëve. Njëkohësisht, apelojmë te të gjithë anëtarët tanë, që kanë kontrata me afat të pacaktuar, të mos nënshkruajnë këto versione të reja të kontratave, edhe në rast se ndihen të presionuar nga punëdhënësit”.

“Kujtojmë se çdo formë presioni për nënshkrim kontrate të pafavorshme përbën shkelje të Kodit të Punës (Ligji Nr. 03/L-212), e cila mund të sjellë pasoja ligjore për punëdhënësin. Çdo rast i tillë mund dhe duhet të raportohen në SBASHK për trajtim institucional”, thuhet në reagimin e SBAShK.

The post SBASHK me apel te disa mësimdhënës: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës appeared first on Telegrafi.

Manja: Digjitalizimi i Kadastrës, hap thelbësor për administrimin modern të pronës

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua sot mbledhja e radhës e Komitetit Ndërministror për Tokën, ku u miratua udhërrëfyesi për digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e cilësoi miratimin e këtij udhërrëfyesi si një hap thelbësor për të garantuar siguri juridike dhe administrim modern të pronës.

Manja nënvizoi se me ketë udhërrëfyes i jepet fund fund pasigurisë dhe zvarritjeve si dhe ndërtohet një sistem i drejtë, transparent dhe tërësisht i digjitalizuar, në përputhje me standardet më të mira evropiane.

“Shqipëria drejt një sistemi pronësie evropian. Tokës i japim drejtësi, qytetarëve siguri”, theksoi Manja ndër të tjera në një postim në rrjetet sociale.

Ky dokument vjen si rezultat i një analize të thelluar për modernizimin e shërbimeve të regjistrimit të pasurive, duke përcaktuar hapat konkretë proceduralë dhe teknikë, si dhe angazhimet institucionale të nevojshme për përmbushjen e objektivave të projektit.

Paralelisht, projekti fokusohet edhe në përmbylljen me sukses të procesit të regjistrimit fillestar në të gjithë territorin e Shqipërisë, një proces jetik për sigurinë juridike të pronësisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. /gj.m/ /j.p/

The post Manja: Digjitalizimi i Kadastrës, hap thelbësor për administrimin modern të pronës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hap i ri për transparencën e pronës, ASHK prezanton “Udhërrëfyesin e Digjitalizimit”

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës prezantoi sot, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të projektit “EU for Property Rights”, dokumentin strategjik “Udhërrëfyesi i Digjitalizimit”, një hap thelbësor drejt transformimit të sistemit kadastral në Shqipëri.

Ky dokument vjen si rezultat i një analize të thelluar për modernizimin e shërbimeve të regjistrimit të pasurive, duke përcaktuar hapat konkretë proceduralë dhe teknikë, si dhe angazhimet institucionale të nevojshme për përmbushjen e objektivave të projektit.

Paralelisht, projekti fokusohet edhe në përmbylljen me sukses të procesit të regjistrimit fillestar në të gjithë territorin e Shqipërisë, një proces jetik për sigurinë juridike të pronësisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jemi të përkushtuar për digjitalizimin e plotë të të dhënave kadastrale dhe për përmbylljen me sukses të Regjistrimit Fillestar në të gjithë territorin e vendit”, siguroi Goxhobelli. /j.p/

The post Hap i ri për transparencën e pronës, ASHK prezanton “Udhërrëfyesin e Digjitalizimit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koliqi: Kadastra ka adresuar 263 rekomandime të KLSH-së

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Nënkomisioni për Auditimin e Sektorit Publik shqyrtoi sot raportin “Mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e ushtruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe drejtoritë vendore të saj për periudhën 2022-2023”.

Sa i përket këtij raporti, nga KLSH, kryetarja e nënkomisionit, Emilia Koliqi u shpreh se janë adresuar 263 rekomandime për 5 drejtoritë përkatëse të Kadastrës, nga të cilat janë pranuar 213 rekomandime dhe janë zbatuar 36 prej tyre.

Po ashtu, nënkomisioni bëri me dije rekomandimet për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, për ndjekjen dhe zbatimin e tyre, si pjesë e përgjegjësive institucionale dhe të kuadrit ligjor në fuqi.

Sa i përket projektvendimit “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë të pavarur, të cilët plotësojnë kriteret formale, për auditimin e llogarive financiare për vitet 2023-2024 të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, nënkomisioni miratoi që dy kandidatura.

Adrisa Boshnjaku dhe Fatmira Sykja, do i përcillen komisionit për Ekonominë dhe Financat, së bashku me një raport, i cili më pas do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare. /j.p/

The post Koliqi: Kadastra ka adresuar 263 rekomandime të KLSH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra bashkëpunim me noterinë franceze, përmirësim i shërbimeve ndaj qytetarëve

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Lorena Goxhobelli, priti sot në një takim kryetaren e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi dhe përfaqësues të Noterisë franceze, Caroline Ginglinger, shefe e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Këshillit të Lartë të Noterisë Franceze dhe François Xavier, drejtor i përgjithshëm i ADSN (sistemi homolog i NISA-s në Francë).

Goxhobelli tha se, në fokus të takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve.

Gjithashtu, nënvizoi ajo, gjatë diskutimit u parashtruan ide të reja për të përmirësuar shërbimet, duke shmangur vonesat në procesin e aplikimeve.

“Marrëdhënia mes ASHK dhe Noterisë është çelësi për një proces më të qartë, më të shpejtë dhe më afër qytetarit”, u shpreh Goxhobelli.

1 nga 5

/r.e/

The post Kadastra bashkëpunim me noterinë franceze, përmirësim i shërbimeve ndaj qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Legalizim i paligjshëm i tre objekteve në Palasë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 17 persona

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 17 persona, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), kryetarin e fshatit Palasë dhe ndërtuesit, pasi kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin tre objekte në Palasë, Himarë.

Ata akuzohen nga prokuroia për veprat penale “Falsifikim të dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Shpërdorim detyre”.

Sipas Prokurorisë së Vlorës nga hetimet e nisura në vitin 2020 “rezultoi se shtetasit A.V., A.L. dhe F.K, kanë ndërtuar pa lejen e organeve kompetente 3 objekte, 2-katëshe në fshatin Palasë, Himarë, për qëllime fitimi. Këta persona gjatë kohës që kryenin ndërtimin e objekteve pa leje kanë aplikuar në ASHK-në Vlorë për legalizimin e tyre dhe kanë depozituar dokumente të falsifikuara në dosjen e legalizimit”.

Për këtë arsye, shtetasit A.V., A.L. dhe F.K. janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

“Në kuadër të këtij procedimi, është marrë i pandehur edhe kryetari i Kryesisë së Fshatit Palasë, shtetasi O.Dh. për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, të kryer 3 herë, si dhe tre ekspertët I.T., E.P. dhe D.M., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin dhe në bashkëpunim, të kryer 3 herë, pasi kanë hartuar dokumentacion me të dhëna të rreme në përmbajtjen e tyre”, njoftoi prokuroria.

Sipas prokurorisë “në këto dokumente janë paraqitur të dhëna të rreme për sa i përket kohës së ndërtimit me qëllim që ato të përfshihen në procedurat e legalizimit, e më pas këto dokumente janë dorëzuar nga të pandehurit  A.V., A.L. dhe F.K  pranë ASHK-së Vlorë dhe janë bërë pjesë e dosjes së legalizimit”.

“Po kështu, rezultoi e provuar se ndërkohë që në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë kryheshin hetime lidhur me autorët e këtyre ndërtimeve, nga ASHK-ja Vlorë, është kryer legalizimi i 3 objekteve në kundërshtim me ligjin. Nga ana e punonjësve të ASHK-së të ngarkuar me verifikimin e kushteve dhe kritereve për përfitimin nga legalizimi, rezultoi e provuar se janë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim”, njoftoi prokuroria.

Prokuroria e Vlorës bëri të ditur se “në lidhje me këtë vepër janë marrë të pandehur shtetasit K.T.,  drejtor i ASHK-së Vlorë, E.M, Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë pranë ASHK-së Vlorë, E.Y., Përgjegjës i Sektorit të Kalimit të Pronësisë pranë ASHK-së Vlorë, T.M, Specialiste e Sektorit të Kalimit të Pronësisë në ASHK-në Vlorë, S.R., Specialiste hartografe pranë Sektorit të Hartografisë në ASHK-në Vlorë, A,D., Specialist terreni pranë Sektorit të Legalizimeve në ASHK-në Vlorë, F.D., Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë, M.J., Specialist në Sektorin e Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë, D.M., Përgjegjës i Hartografisë dhe Regjistrimit pranë ASHK-së Vlorë, A.Rr., Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit si dhe T.H., me detyrë Specialist IT-pranë ASHK-së Vlorë”.

Në kuadër të procedimit penal u caktua edhe masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi tre pasuritë e paluajtshme:

Pasurinë me nr.200/353, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 82 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 195 m2, për banim 195 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 246 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.

Pasurinë me nr.  200/352, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 79 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 192 m2, për banim 192 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 237 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.

Pasurinë me nr. 200/351, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 82 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 195 m2, për banim 195 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 246 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.

/j.p/

The post Legalizim i paligjshëm i tre objekteve në Palasë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 17 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I vetmi që punon për të mbajtur gruan e sëmurë, fëmijët dhe prindërit e moshuar, drejtoresha e ASHK e pushon padrejtësisht

By: Ela
17 March 2025 at 18:56

Maksi Zoto, baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve i ka të vëllait që i ka humbur jetën në aksident bashkë me gruan, është pushuar nga puna nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës me vendim të drejtoreshës Lorena Goxhobelli. Zoto i cili kishte 10 vite punë në këtë institucion, pretendohet se është hequr nga puna […]

The post I vetmi që punon për të mbajtur gruan e sëmurë, fëmijët dhe prindërit e moshuar, drejtoresha e ASHK e pushon padrejtësisht appeared first on BoldNews.al.

KQZ miraton renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit

17 March 2025 at 15:16

Shorti për Partinë Demokratike ishte shumë bujar. Koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do të renditet e para në fletën e votimit në 11 maj. Këtë të hënë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u hodh shorti për renditjen e partive politike në fletën e votimit, ku lista nis me […]

The post KQZ miraton renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

“K**e femër”, drejtori i ASHK Lezhë shthur gojën me punonjësit, klimë frike dhe pasigurie/ MESAZHET

By: Ela
22 February 2025 at 22:24

Altin Gjergji, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Lezhë, vijon t’u nxijë jetën punonjësve, duke rënduar kushtet e punës dhe duke injoruar etikën e institucionit. JOQ shkruan se ndonëse është e shtunë, punonjësit janë urdhëruar të paraqiten ne punë. Sipas disa mesazhe të siguruara nga redaksia, drejtuesi i institucionit ka krijuar një ambient pune […]

The post “K**e femër”, drejtori i ASHK Lezhë shthur gojën me punonjësit, klimë frike dhe pasigurie/ MESAZHET appeared first on BoldNews.al.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, QKLL tryezë me studiues dhe gjuhëtarë

21 February 2025 at 22:59

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka organizuar ditën e sotme një tryezë me studiues dhe gjuhëtarë shqiptarë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Në takim, studiuesit e gjuhëtarët shqiptarë shprehin shqetësimin për ruajtjen e normave drejtshkrimore të gjuhës shqipe, ndërsa kërkuan që të merren masa konkrete ligjore për të ruajtur dinjitetin e gjuhës shqipe.

Sipas Akademisë së Shkencave, ata propozuan që dy ministritë e arsimit të të dyja shteteve në Shqipëri e Kosovë të bëjnë kontrollin e teksteve mësimore.

Prof. Emil Lafe, prof. Anila Omari, prof. Mimoza Karagjozi etj, u shprehën për ruajtjen e rregullave të drejtshkrimit të shqipes në tekstet shkollore.

Prof. Omari u shpreh, mes të tjerash, se gjuha shqipe sa është vazhdimësi, aq është edhe risi, dhe tekstet shkollore duhet t”i përgjigjen këtij evolucioni. /j.p/

The post Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, QKLL tryezë me studiues dhe gjuhëtarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tre operacione në kokë, detyrohet të vijë me dhjetra herë nga Greqia për një certifikatë trualli

By: Ela
3 February 2025 at 21:32

Petro Zisi, një qytetar i Sarandës tregon se ka marrë një shesh ndërtimi 34 vjet më parë, por nuk po mundet të marrë certifikatën e vendit të shtëpisë. Bëhet fjalë për 200 m2 për një shtëpi. Petro jeton në Athinë dhe thotë se është i sëmurë e ka bërë tre operacione në kokë. “Jam një […]

The post Tre operacione në kokë, detyrohet të vijë me dhjetra herë nga Greqia për një certifikatë trualli appeared first on BoldNews.al.

Goxhobelli: 20 mijë familje morën titullin e pronësisë gjatë 2024-ës, 461 mijë shërbime kadastrale

30 December 2024 at 19:58

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli në mbyllje të vitit 2024, bëri një bilanc të punës së ASHK-së, ndërsa theksoi se “gjatë këtij viti, 20 mijë familje kanë marrë për herë të parë titullin e pronësisë, ndërsa janë ofruar 461 mijë shërbime kadastrale për qytetarët”.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, Goxhobelli theksoi se ky vit që po mbyllet ka pasur jo pak sfida, por edhe shumë arritje. “Së bashku kemi hedhur hapa të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe rritjes së besimit në proceset tona. Në emër të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dua t’ju falënderoj për durimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtij viti.

Proceset tona nuk janë të lehta, por janë gjithmonë të orientuara drejt një qëllimi të përbashkët: përmirësimi i shërbimeve dhe mbrojtja e pronës suaj. Për vitin e ardhshëm kemi vetëm një angazhimin: të sigurojmë shërbim cilësor dhe në kohë”, u shpreh Goxhobelli.

Drejtuesja e ASHK-së, e mbylli mesazhin e saj me një urim për të gjithë qytetarët dhe familjet e tyre në prag të natës së ndërrimit të viteve.

“Festat e fundvitit janë një moment për të reflektuar, por edhe një kohë për të qëndruar pranë të dashurve tanë. Uroj që ky vit të jetë plot gëzim, ngrohtësi dhe paqe për çdo familje shqiptare!”

/r.e//a.f/

The post Goxhobelli: 20 mijë familje morën titullin e pronësisë gjatë 2024-ës, 461 mijë shërbime kadastrale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku

20 December 2024 at 10:42

 Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]

The post Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku appeared first on Reporter.al.

Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate

4 December 2024 at 22:27

Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshkrim të kontratës kolektive, rritje të pagave të mësimdhënësve, e nisje të dialogut social. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, tha se Kontratat kolektive nuk mund të negociohen në kohë të fushatave elektorale e se rritja e pagave tashmë ka ndodhur.

Ministrja Nagavci tha se dialogu social mes MASHT-it dhe SBASHK-ut nuk ka munguar asnjëherë. Ajo shtoi se janë të gatshëm si ministri për një dialog të mirëfilltë për bashkëpunim konstruktiv, por theksoi se dialogu nuk nënkupton imponim të kërkesave, apo përfillje të kërkesave të vetëm njërës palë.

“Në këtë pikë është e rëndësishme të përmendim që një ndër kërkesat e vazhdueshme përfshirë edhe kërkesën për të cilën u bë grevë para dy viteve, ka qenë rritja e pagave. Dhe nëse e shohim gjendjen aktuale të pagave në sektorin e arsimit, ka një rritje të dukshme që nga marrja e mandatit e deri më sot. Pra njëra nga kërkesat, që ka të bëjë me rritjen e pagave është pothuajse e përmbushur”, tha ajo në “RTK Prime”.

“Dhe kërkesa tjetër që ka të bëjë me kontratën kolektive, është një gjë të cilën ia kemi bërë të qartë kryesisë së SBASHK-ut, kontarat kolektive të lidhura tradicionalisht së paku në vitet e fundit, janë lidhur në kohë të fushatave zgjedhore, dhe janë bërë pa respektuar legjislacionin në fuqi, pa u bërë asnjë analizë financiare dhe pa u dhënë miratimi nga Ministria e Financave gjë që ka rezultuar me dëmtim të buxhetit”, shtoi ministrja Nagavci.

Duke folur për rezultat në arsim, Nagavci tha se janë të vetëdijshëm se duhet akoma edhe shumë punë për përmirësimin e rezultateve.

Lidhur me takimin e djeshëm me SBASHK-un që u quajt takim i dështuar, ministrja Nagavci tha se e kanë njoftuar edhe këtë sindikatë, se në këtë kohë të parafushatës elektorale nuk mund të zhvillohen diskutime për kontratën kolektive.

“Kontratat kolektive duhet të diskutohen në forum më të gjerë, në Këshillin Ekonomik Social bashkë me BSPK-në, sepse krahas kërkesave që ia vlen të shqyrtohen për përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve, janë edhe sektorët tjerë të cilët kanë pas kontrata edhe në të kaluarën, si Sindikata e Shëndetësisë, e Policisë etj”, tha ministrja e Arsimit.

E pyetur se pse nuk është arritur të realizohet një kontratë kolektive e re që nga viti 2022, Nagavci tha se në këtë punë duhet të jenë të përfshira të gjitha palët dhe duhet të jetë një diskutim që çon përpara edhe rritjen e cilësisë, krahas me përmirësimin e kushteve për mësimdhënësve.

“Diskutimi do të bëhet në qeverinë e radhës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet e veprimet në mënyrë që marrëveshjet që lidhen të kenë legjitimitet të plotë, arsyeshmëri të plotë dhe të kenë mbulesën e duhur financiare e jo në mënyrë të njëanshme”, tha ajo.

Lidhur me draftin e SBASHK-ut, ajo tha se ka shumë kërkesa të cilat bien ndesh me legjislacionin në fuqi.

The post Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate appeared first on Telegrafi.

Nis protesta e SBASHK-ut, me kërkesat për rritje të pagave dhe nënshkrim të Kontratës kolektiv

4 December 2024 at 12:53

Ka nisur protesta e organizuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me kërkesat për rritje të pagave dhe nënshkrim të kontratës kolektive.

Protesta ka nisur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare prej ku do të marshohet drejt Ministrisë së Arsimit.

Një ditë para protestës, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe përfaqësues të tjerë të sindikatës.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema që lidhen me nismat e ndërmarra së fundmi në arsimin parauniversitar, përfshirë temat e ngritura nga SBASHK-u. /Telegrafi/

The post Nis protesta e SBASHK-ut, me kërkesat për rritje të pagave dhe nënshkrim të Kontratës kolektiv appeared first on Telegrafi.

❌
❌