Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 August 2025Main stream

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

By: redi
6 August 2025 at 20:40

Në Patos rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë. Masivi pyjor ka dekada pa pastruar ndaj është dhe shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Nëse nuk do të ketë ndërhyrje përveç mjeteve rrethanore, situata do të dalë jashtë kontrollit e madje rrezikohen edhe zonat e banuara të fshatrave përreth. Zjarrfikësit, strukturat e bashkisë dhe banorët e zonës po…

Source

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orësh nga zjarri që ra…

6 August 2025 at 21:59

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orësh nga zjarri që ra pasditen e sotme në zonën e Gjinoqarit, në Bashkinë e Patosit. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë dhe mungesës së pastrimit të terrenit, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tij. Sipas kryeplakut të fshatit, […]

The post appeared first on BoldNews.al.

Zjarr masiv në pyllin me pisha në fshatin Gjinoqarë/ Era favorizon flakët, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrës

By: M C
6 August 2025 at 18:06

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos.

Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë dhe si pasojë janë përhapur masivisht. Gjithashtu ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse është e pa mundur për shkak se terreni është shumë i thyer.

Alket Halimi, shef i zjarrfikëseve në Bashkinë Patos thotë se në vëndngjarje janë 4 automjete zjarrfikëse të Patosit dhe Mallakastrës, por ndërhyrja është e pamundur.

Po ashtu po luftohet me mjete rrethanore, teksa ndihmojnë zjarrfikëset edhe banorë të zonave apo struktura të bashkisë.

The post Zjarr masiv në pyllin me pisha në fshatin Gjinoqarë/ Era favorizon flakët, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrës appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku në Patos, monitorohen sportelet ku ofrohet shërbimi

21 July 2025 at 14:50

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është ndalur në Patos, ku edhe ka monitoruar sportelet ku ofrohet shërbimi.

Balluku u shpreh se nëpërmjet E-Albania janë shmangur shumë burokraci. Ndërsa nënvizoi se qytetarët t’i drejtohet sporteleve nëpër bashki ku ofrohet shërbimi për çdo paqartësi.

Në këto zyra, theksoi Balluku, ofrohen të gjitha shërbimet, përfshirë edhe shërbimet e Postës, së “IdentiTek” për marrjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave, ashtu si edhe shërbimet që lidhen me bashkitë.

“Të gjitha shërbimet e e-Albania, veçanërisht për moshat e treta që e kanë më të vështirë përdorimin e teknologjisë, ofrohen falas nëpërmjet zyrave me një ndalesë. Çdo zyrë avokatie apo noterie që ofron këto shërbime me pagesë është në shkelje të plotë të ligjit”, theksoi Balluku.

Këto zyra synojnë të lehtësojnë aksesin në shërbimet digjitale për të gjithë qytetarët, duke ndihmuar në mënyrë të veçantë ata që hasin vështirësi teknologjike.

/abcnews.al/

Si u rrëmbyen 4 miliardë euro nga nafta e Patos Marinzës pa paguar tatimet

By: user 4
3 July 2025 at 12:26

Rrëmbimi i një prej pasurive më të mëdha publike të shqiptarëve, naftës së Patos Marinzës, tashmë është aq flagrant sa që nuk mbulohet dot më as me manovra në bilancet financiare.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2023, kompania Bankers Petroleum ka realizuar 4 miliardë euro të ardhura neto, pa përfshirë rentën minierare, nga shitja e naftës në Patos Marinzë.

Për të njëjtën periudhë, kompania që tani zotërohet nga kinezët, ka deklaruar rreth 800 milionë euro fitime neto. Por pavarësisht këtyre shifrave, kompania që la pas vitin e 20-të të shfrytëzimit të vendburimit të Patos-Marinzës, nuk ka paguar asnjë lek tatim mbi fitimin për buxhetin e shtetit.

Bankers Petroleum vijon të deklarojë se ende nuk ka rekuperuar plotësisht kostot për shfrytëzimin e vendburimit, edhe pse kompania ka arkëtuar lumenj parash nga shitja e naftës.

Dhe teksa shteti duket i pafuqishëm për të disiplinuar shpenzimet në letra të kompanisë, pasoja është rrëmbimi i miliarda eurove duke lënë pas vetëm puset e ndryshkur, mjedisin e helmuar dhe vendburimin e tharë.

Faktori magjik r
Sipas marrëveshjes koncesionare mes qeverisë dhe Bankers Petroleum, kompania kanadeze do të shfrytëzojë vendburimin e Patos Marinzës pa pagar tatim fitim deri në momentin që ajo të rekuperonte plotësisht kostot e investuara, ose ndryshe i ashtuquajturi faktori r të dilte mbi 1.

Pasi të arrihej kjo vlerë, atëherë kompania do të paguante tatim fitimi në masën 50 për qind. Pra fitimi nga shfrytëzimi i naftës do të ndahej gjysmë për gjysmë me shtetin shqiptar.

Vetë Bankers kishte planifikuar që faktori R>1 të arrihej që në fund të vitit 2013 dhe rrjedhimisht kompania të niste pagesën e tatimit mbi fitimin në shtet, por kjo u shty tre herë.

“Pas shtyrjes në vitin 2013, në angazhimet e kontraktorit ishte parashikuar që faktori R>1 do të arrihej brenda vitit 2015, por në të vëretëtë kjo vlerë nuk është arritur as në vitin 2016,”-thuhej në një raport të KLSH-së të para disa viteve.

Megjithatë pas 2016, kaluan dhe 8 vjet të tjera. Por faktori r nuk u ngjit asnjëherë në vlerën 1, edhe pse Bankers ka fituar miliarda nga nafta. Kjo e bën këtë një nga rastet unikale, ku një vendburim i gatshëm nafte shfrytëzohet për plot 20 vjet nga një privat, pa paguar asnjë qindarkë tatim fitimi.

E vetmja taksë që Bankers paguan në shtet është renta minerare, e cila është sa 10 për qind e prodhimit bruto. Por shumë që kompania ka paguar për këtë taksë është shumë më e vogël se sa fitimi që ajo ka vetëdeklaruar në këto vite.

Vetëm dy vitet e fundit kompania ka regjistruar mbi 110 milionë euro fitime neto, ndërkohë që paratë nuk dihet se ku shkojnë.

Me shumë gjasa, rekordi i Bankers do të thellohet më tej. Kompania po shkon drejt përfundimit të koncesionit 25 vjeçar dhe me shifrat e raportuara së fundmi, ekziston rreziku që r të mbetet poshtë nivelit 1 deri në fund të koncesionit.

Kjo e bën Patos Marinzën, një nga pasuritë më të mëdha publike të shqiptarëve, ndoshta mallkimin më të madh të tyre. Sepse miliardat e fituara nga ajo pasuri u tretën me manovra bilancesh, fatura offshore, vjedhjet e menaxherëve dhe tek nënkontraktorët që deklaronin fitime marramendëse./Kapitali.al

The post Si u rrëmbyen 4 miliardë euro nga nafta e Patos Marinzës pa paguar tatimet appeared first on Lapsi.al.

Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Po ta dija do ta kisha vrarë vetë

By: gaze tare
2 July 2025 at 13:16

Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë në Patos, ku një 36-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 12-vjeçare. Nëna e vajzës, në një intervistë emocionale me gazetaren Luçiana Hulej, ka thyer heshtjen dhe ka rrëfyer përballjen e saj të parë me akuzat në komisariat.

“Vajza tregonte që ‘babai më prekte dhe më kapte’. Më ra si bombë… nuk kisha parë gjë me sytë e mi. Para syve të mi nuk ka ndodhur asgjë, prapa krahëve të mi nuk di gjë,” tha ajo.

Gruaja tregon se ka qenë e martuar për 13 vite me të dyshuarin dhe se bashkë kanë 7 fëmijë. Ajo thotë se nuk ka pasur asnjë dyshim për sjelljet e bashkëshortit:
“Burri ikën në 6 të mëngjesit, vjen në 6 pasdite. Ai e mbante shtëpinë.”

Ndërkohë, për të mbrojtur fëmijët e tjerë nga e vërteta e rëndë, ajo tregon se u ka thënë se babai është larguar për në Gjermani dhe se motra do të kthehet.

“Po ta dija, do e kisha vrarë vetë me duart e mia. Do i dilja në mbrojtje vajzës. Nëse e ka pranuar, të kalbet në burg,” u shpreh ajo me dhimbje.

“Unë jam nënë me 7 fëmijë. Shteti të vërë dorën në zemër e të më ndihmojë.”

The post Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Po ta dija do ta kisha vrarë vetë appeared first on iconstyle.al.

Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos

By: Oldi
1 July 2025 at 11:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Zamir Meta (36 vjeç) baba i 7 fëmijëve i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij që kur ishte 5 vjeç Në […]

The post Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos appeared first on BoldNews.al.

Babai përdhunoi 12-vjeçaren në Patos, nëna: Vajza është abuzuar që 5 vjeç

By: Elva
1 July 2025 at 10:38

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin, Sheqishtë në Patos, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj një 36-vjeçar i identifikuar si Zamir Meta. Nëna e vajzës, duke folur për mediat është shprehur se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi […]

The post Babai përdhunoi 12-vjeçaren në Patos, nëna: Vajza është abuzuar që 5 vjeç appeared first on BoldNews.al.

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai “monstër” në Patos

By: Elva
1 July 2025 at 10:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos në fshatin Sheqishtë. Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksulale me vajzën e tij të mitur 12 vjeçe. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi […]

The post Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai “monstër” në Patos appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

By: Oldi
29 June 2025 at 20:11

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos. Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre. Flakët iu janë afruar edhe banesave , një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Operacioni për […]

The post Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Patos/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, flakët iu janë afruar edhe banesave

By: Rovena
29 June 2025 at 20:06

Një vatër zjarri ka përfshire mesditën e sotme  kodrat me ullishte të fshatit Rrerëz të Patosit. Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit, Lushnjes e Albpetrolit , të cilët po operojnë me mjete të vogla zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve të mëdha.

Flakët iu janë afruar edhe banesave, një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon prej  disa orësh ndërsa situata mbetet e vështirë për tu vënë nën kontroll./abcnews.al

Sherr në Patos, plagoset me kaçavidë një 35-vjeçar/ EMRAT

By: Ela
12 June 2025 at 13:02

Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës në fshatin Zharrëz të Patosit, pas një sherri ku u përfshi dhe babai i tij. Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, Dhionis Nngjeliu, 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe Ardit Ngjeliu (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dhionis Gogën, 60 […]

The post Sherr në Patos, plagoset me kaçavidë një 35-vjeçar/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Patos, sherri del jashtë kontrollit/ Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin, njëri prej tyre goditet me…

12 June 2025 at 12:51

Babë e bir janë përfshirë në një sherr fizik në Zharrëz.

Ata kanë goditur me grushte një 60-vjeçar, i cili më pas ka goditur me kaçavidë njërin prej tyre duke i shkaktuar plagë.

I lënduari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy peronat e tjerë janë shoqëruar në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Patos, sherri del jashtë kontrollit/ Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin, njëri prej tyre goditet me… appeared first on Sot News | Lajme.

Konflikt në Patos/ U godit me grushte nga babë e bir, 60-vjeçari plagos me kaçavidë 35-vjeçarin

By: E.K
12 June 2025 at 13:16

Një konflikt mes tre shtetasve ka ndodhur rreth orës 11:00 në fshatin Zharrëz, Patos, ku si pasojë është plagosur me një mjet prerës (kaçavidë) një 35-vjeçar. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta, ku të përfshirë janë shtetasit A. N., 35 vjeç, dhe Dh. N., 68 vjeç […]

The post Konflikt në Patos/ U godit me grushte nga babë e bir, 60-vjeçari plagos me kaçavidë 35-vjeçarin appeared first on FaxWeb.

Përleshje fizike mes tre personave në Patos, plagoset me kaçavidë 35-vjeçari

By: fra nc
12 June 2025 at 13:03

Një konflikt mes tre shtetasve ka përfunduar me një të plagosur në fshatin Zharrëz të Patosit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ku pas një sherri për motive të dobëta, një 35-vjeçar mbeti i plagosur me një mjet prerës.

Sipas policisë, shtetasi Dh. N., 68 vjeç dhe djali i tij A. N., 35 vjeç, të dy banues në Zharrëz, kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç. Si reagim ndaj dhunës, ky i fundit ka qëlluar me një kaçavidë shtetasin A. N., duke e plagosur.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër, shtetasi Dh. G. dhe një familjar i tij, M. G., janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të mbledhur të gjitha provat e nevojshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përleshje fizike mes tre personave në Patos, plagoset me kaçavidë 35-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

45-vjeçari tentoi të vrasë bashkëshorten, parandalohet ngjarja kriminale në Patos

By: Ela
21 May 2025 at 09:15

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në një familje në Patos. Në pranga është vënë një 45-vjeçar i cili dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas. 45-vjeçari mbante në banesë pa leje 1 kallashnikov i cili u sekuestrua nga policia. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm […]

The post 45-vjeçari tentoi të vrasë bashkëshorten, parandalohet ngjarja kriminale në Patos appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, pranga 45-vjeçarit në Patos

By: Re Nato
21 May 2025 at 09:03

Ndërhyrja e policisë ka parandaluar një ngjarje kriminale në një familje në Patos.

Nnjë 45-vjeçar u arrestua në fshatin Dukas, pas dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste.

Në banesë, 45-vjeçari mbante pa leje 1 kallashnikov.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit me municion./abcnews.al

Aksident në aksin Fier-Patos/ Automjeti përplaset me autobusin, lëndohet drejtuesi i mjetit

By: V K
19 May 2025 at 15:57

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës”.

Automjeti tip “ Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec- Fier, e për pasoje ka mbetur i lenduar vetëm drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal, jashtë rrezikut për jeten.

Ne vëndngjarje ka mberritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjale.

The post Aksident në aksin Fier-Patos/ Automjeti përplaset me autobusin, lëndohet drejtuesi i mjetit appeared first on Albeu.com.

Ndërpritet përkohësisht numërimi i votave në Fier, zbulohet shkaku, ja kur pritet të rifillojë procesi

12 May 2025 at 11:11

Në bashkitë Patos, Roskovec dhe Mallakastër është ndërprerë numërimi. Mësohet se shkak e ndëpprerjes së procesit të numërimit ka qenë lodhja e numëruesve.

Ata kanë kërkuar një pushim për të rifilluar sërish procesin pas mesditës. Sipas burimeve të informacionit në Bashkitë Roskovec dhe Mallakastër procesi do të rifillojë në orën 12:00 ndërsa në Patos në orën 15:00. Ndërkohë sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, PD ka marre 9667 vota, ndërsa PS ka marre rreth 24 210 vota.

The post Ndërpritet përkohësisht numërimi i votave në Fier, zbulohet shkaku, ja kur pritet të rifillojë procesi appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌