Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital (VIDEO)

By: V K
4 July 2025 at 15:50

Këtë të enjte rreth orës 14:05, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në dalje të qytetit të Peqinit.

Sipas deshmitareve ne vendngjarje, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin me forcë duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.

Pas përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

I plagosur është Arlind Elhasa që drejtonnte furgonin dhe drejtuesi i autoveturës. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende me saktësi, por burime nga spitali bëjnë të ditur se të plagosurit ndodhen nën kujdes intensiv.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë bërë të mundur largimin e automjeteve të dëmtuara për të rikthyer qarkullimin normal të mjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë përplasje të rëndë. Dyshohet paraprakisht se shpejtësia tej normave të lejuara ose një manovër e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve mund të ketë shkaktuar aksidentin, por pritet konfirmimi zyrtar pas analizës së plotë të provave dhe dëshmive nga vendngjarja.

Ky është një tjetër sinjal alarmi për rrezikun në rrugët kombëtare, veçanërisht në segmente ku mungojnë masa të mjaftueshme sigurie dhe kontrolli i shpejtësisë. Autoritetet bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit për të shmangur ngjarje tragjike të tilla.

 

The post Aksident në aksin Peqin-Elbasan, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

28 June 2025 at 11:55

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë taksia është përplasur me barrierën anësore të rrugës dhe me një pemë.

Taksia e përfshirë në aksident i përket kompanisë “Blue Taxi”, teksa pema dhe kangjellat kanë shmangur tragjedinë, pasi makina mund të përfundonter në trotuar, duke perplasur këmbësorë që ishin në rrugën e tyre.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

The post Aksident në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane appeared first on Sot News | Lajme.

“Blue Taxi” aksidentohet në mes të Tiranës, përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

28 June 2025 at 09:06

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë taksia është përplasur me  barrierën anësore të rrugës dhe me një pemë. Taksia e përfshirë në aksident i përket kompanisë “Blue Taxi” […]

The post “Blue Taxi” aksidentohet në mes të Tiranës, përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane appeared first on BoldNews.al.

Në 5 muaj, 212 të lënduar/ Ekspertët rrugore tregojnë se si duhet të rregullohet lëvizja me monopatina

By: Oldi
26 June 2025 at 20:47

Aksidenti në zemër të Tiranës që la pas 3 të mitur të plagosur, të cilët udhëtonin me monopatina elektrikë, është më i rëndi i këtij lloji, por nuk është i vetmi. Në 5 muajt e parë të këtij viti, 212 persona janë lënduar nga aksidente apo incidente me monopatina. Ndërsa vitin e kaluar, numri i […]

The post Në 5 muaj, 212 të lënduar/ Ekspertët rrugore tregojnë se si duhet të rregullohet lëvizja me monopatina appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, taksia me dy turistë anglezë del jashtë rruge

By: Besnik
26 June 2025 at 13:22

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin nacional Novoselë–Vlorë, ndërsa brenda mjetit ndodheshin shoferi dhe dy turistë anglezë, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Fatmirësisht, të tre të dëmtuarit nuk kanë pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa menjëherë pas ngjarjes, kalimtarët e rastit kanë ndërhyrë për të dhënë ndihmën e parë.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihet momenti kur qytetarët nxjerrin shoferin nga makina e aksidentuar e cila sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ishte taksi e prenotuar nga dy turistët anglezë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, taksia me dy turistë anglezë del jashtë rruge appeared first on Euronews Albania.

Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

By: V K
21 June 2025 at 09:18

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi makinën e tij dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet H.L. nga Tirana, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

The post Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Krahës-Memaliaj/ Kamioni përplaset me motomjetin, përfundon në spital 65-vjeçari

By: V K
12 June 2025 at 12:52

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, ku një kamion është përplasur me një motomjet i drejtuar nga një 65-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar i moshuari i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, automjeti kamion me drejtues shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Qesarat.

Si pasojë është dëmtuar 65-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Krahës-Memaliaj/ Kamioni përplaset me motomjetin, përfundon në spital 65-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina përfundon në lokal, plagosen 6 persona

By: V K
9 June 2025 at 12:47

Këtë të hënë, një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe dy shoferët.

Njëri prej shoferëve mësohet të ketë qenë një 80-vjeçar, ndërsa sipas informacioneve policore, thuhet se një nga tre makinat e përfshira në aksident, ka përfunduar në lokalin që ndodhej buzë rrugës.

Për rrjedhojë, Policia Rrugore procedoi penalisht drejtuesin e mjetit që dyshohet se ishte shkaktari i aksidentit, një 28-vjeçar, kurse të plagosurit po trajtohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë, janë dëmtuar lehtë M. K., E. H., dhe 4 pasagjerë në automjetin e këtij të fundit, si dhe janë dëmtuar ambientet e lokalit në të cilin përfundoi njëra nga makinat.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për M. K., 28-vjeç, pasi në aksin rrugor Elbasan -Librazhd, automjeti që drejtonte, është përplasur automjetin që drejtonte M. K., 80-vjeç dhe me automjetin që drejtonte E. H., 31-vjeç”, njoftoi policia.

The post Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina përfundon në lokal, plagosen 6 persona appeared first on Albeu.com.

Makina përfshihet nga flakët në ecje në aksin Elbasan–Tiranë (VIDEO)

By: V K
1 June 2025 at 11:41

Ditën e sotme, një incident ka ndodhur në aksin kombëtar Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë, në afërsi të fshatit Dopaj, ku një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje.

 

Sipas burimeve paraprake, zjarri ka shpërthyer papritur në pjesën e përparme të makinës, duke detyruar drejtuesin e mjetit të ndalojë menjëherë dhe të largohet nga automjeti.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjeti është djegur thuajse plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur shpejt forcat zjarrfikëse dhe patrullat e policisë, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës për të shmangur rrezikun për mjetet e tjera që qarkullonin në rrugë.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet për një defekt teknik në sistemin elektrik të automjetit.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

The post Makina përfshihet nga flakët në ecje në aksin Elbasan–Tiranë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident me vdekje në aksin Këlcyrë-Përmet

By: V K
24 May 2025 at 13:36

Mbrëmjen e djeshme, një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasin D. B., 36-vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Si shoferi i mjetit, po ashtu dhe viktima raportohet se janë nga Përmeti.

Policia e Gjirokastrës bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, që ka shkaktuar aksidentin në gjendje të dehur.

The post Aksident me vdekje në aksin Këlcyrë-Përmet appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Fier-Patos/ Automjeti përplaset me autobusin, lëndohet drejtuesi i mjetit

By: V K
19 May 2025 at 15:57

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës”.

Automjeti tip “ Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec- Fier, e për pasoje ka mbetur i lenduar vetëm drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal, jashtë rrezikut për jeten.

Ne vëndngjarje ka mberritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjale.

The post Aksident në aksin Fier-Patos/ Automjeti përplaset me autobusin, lëndohet drejtuesi i mjetit appeared first on Albeu.com.

Gurë në rrugë/ Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Burrel-Rrëshen

By: V K
16 May 2025 at 13:03

Mbrëmjen e djeshme, reshjet e pandërprera të shiut të nisura që kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel-Rrëshen.

Si pasojë e shiut të vazhdueshëm, në këtë aks rrugor ka patur rënie të gurëve, duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të automjeteve.

Gurët dhe copat e shkëmbinjëve kanë rënë në afërsi të fshatit Urakë, ku është edhe segmenti më i dëmtuar i kësaj rruge.

The post Gurë në rrugë/ Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Burrel-Rrëshen appeared first on Albeu.com.

Kundërshtohet vendosja e auto-taksive në rrugën “Gjergj Fishta” në Lipjan

12 May 2025 at 09:47

Komuna e Lipjanit ka bllokuar njërën kursi të rrugës “Gjergj Fishta” në qendër të qytetit duke i vendosur auto-taksitë që të parkohen, por kjo ka shkaktuar kolona të gjata në këtë rrugë, pasi që aty gjendet shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri”. Frekuentimi i qytetarëve dhe i prindërve për t’i sjellur fëmijët në shkollë është mjaftë i madh, prandaj kolonat e gjata të veturave po e vështirësojnë qarkullimin e një pjese të madhe të qytetit.

Lumturije Bytyqi- Hasani, kuvendare nga radhët e PDK-së, ka thënë për Telegrafin se kanë reaguar edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal pak ditë më parë, për t’i larguar auto-taksitë nga ky lokacion, pasi që sipas saj është bllokuar një pjesë e madhe e qytetit duke shkaktuar kolona të gjata.

“Prania e taksive në këtë lokacion ka përkeqësuar ndjeshëm trafikun, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe pasdites, kur nxënësit hyjnë dhe dalin nga shkolla. Vendosja e taksive në rrugën ”Gjergj Fishta” është gabim i madh. Po ashtu, këtuafër taksive janë edhe semaforët dhe po shkakton kolona të tmerrshme”, ka deklaruar Bytyqi Hasani.

Asamblistja Hasani gjithashtu ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa nga prindërit e nxënësve të shkollës dhe çerdhes publike që ndodhet në afërsi, të cilët kanë shprehur shqetësimin për kaosin e krijuar në trafik dhe për sigurinë e fëmijëve.

“Duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga Komuna e Lipjanit, apelojmë për largimin e taksive nga kjo rrugë dhe gjetjen e një lokacioni më të përshtatshëm. Komuna duhet të marrë masa që të heqë urgjentisht”, ka shtuar ajo.

Po ashtu rreth kësaj çështje ka pasur reagime edhe nga prindërit

“Më shumë se 20 minuta po i humbim në kolonë pranë shkollës fillore sepse vendosja e auto-taksive në njërën kursi të rrugës, ka bërë tollovi në komunikacion. Komuna është dashur ta mendon këtë çështje sepse këtu ka frekuentim të madh të qytetarëve që vijnë për t’i sjellur fëmijët në shkollë”, ka thënë A.H, prindër.

Në anën tjetër, komuna e Lipjanit nuk u është përgjigjur pyetjeve të Telegrafit, lidhur me këtë çështje./Telegrafi/

The post Kundërshtohet vendosja e auto-taksive në rrugën “Gjergj Fishta” në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë në aksin Gramsh–Poroçan, humb jetën jetë 32-vjeçari

By: V K
10 May 2025 at 13:30

Para pak minutash, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Poroçan.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet për një viktimë.

Raportohet se viktima është një 32 vjecar me iniciale O.Ll, baba i dy fëmijëve.

The post Aksident i rëndë në aksin Gramsh–Poroçan, humb jetën jetë 32-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

By: V K
5 May 2025 at 10:31

Këtë të hënë, një aksident me pasojë vdekjen e nje personi, është regjistruar në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës.

Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet identifikimi i viktimës dhe i drejtuesit të mjetit.

The post Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas për vdekje 43-vjeçaren

By: V K
1 May 2025 at 08:13

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë me pasojë humbje jete, ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Siaps informacioneve policore, mësohet se automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43-vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë menjëherë.

Njoftimi:

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43-vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas për vdekje 43-vjeçaren appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Elbasan–Peqin/ Automjeti përplaset me autobusin, disa persona dërgohen me urgjencë në spital

By: V K
30 April 2025 at 08:17

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes një autoveture dhe një autobusi.

Si pasojë e përplasjes, autovetura është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, për të transportuar për trajtim mjekësor të dëmtuarit.

Paraprakisht, raportohet për persona të lënduar, por ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Aksident në aksin Elbasan–Peqin/ Automjeti përplaset me autobusin, disa persona dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Makina përfshihet nga flakët në aksin Laç–Mamurras (VIDEO)

By: V K
29 April 2025 at 09:59

Një automjet tip BMW, është përfshirë nga flakët në autostradën Laç–Mamurras, duke shkaktuar panik te drejtuesi, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ka ndodhur papritur, kur drejtuesi i mjetit ka vënë re flakët që nisën të përhapeshin nga pjesa e përparme e makinës.

Ai ka braktisur automjetin menjëherë, ndërsa zjarri e ka shkrumbuar atë plotësisht përpara mbërritjes së zjarrfikësve të Laçit, të cilët pavarësisht ndërhyrjes nuk mundën të shpëtonin mjetin.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik të automjetit, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

 

The post Makina përfshihet nga flakët në aksin Laç–Mamurras (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Manati/ Plagosen 5 persona, njëri prej tyre dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

By: V K
28 April 2025 at 11:01

Këtë të hënë, një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e vjetër Lezhë-Manati, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Njëri prej të plagosurve ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim.

The post Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Manati/ Plagosen 5 persona, njëri prej tyre dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës appeared first on Albeu.com.

❌
❌