Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut

By: Oldi
14 July 2025 at 11:05

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Bledar dhe Ina Spahiut, prindër të të miturit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare. Prindrit e 3-vjeçarit kërkuan që gjykata të detyronte prokurorinë të informonte familjen mbi ecurinë e hetimeve ndaj dentistes që kishte marrë përsipër trajtimin. Çifti Spahiu kërkoi të njihej me veprimet […]

The post Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut appeared first on BoldNews.al.

Nëse prindërit kanë flokë kaçurrela, a do t’i ketë fëmija?

4 July 2025 at 20:11

Nëse nëna ose babai kanë flokë kaçurrela, a do të thotë që edhe fëmija do të trashëgojë këtë gjen? Ky është një pyetje që shumë prindër e bëjnë

Një pjesë e madhe e pamjes sonë është kombinim i ADN-së së prindërve. Tekstura dhe ngjyra e flokëve tuaj nuk bëjnë përjashtim. Informacionet gjenetike të ngulitura në trupin tuaj krijojnë formulën se si do të duket floku juaj gjatë jetës.

Nëse të dy prindërit kanë lindur me flokë kaçurrela, ka shumë gjasa që edhe fëmija të ketë flokë kaçurrela.

Flokët kaçurrela konsiderohen një tipar “dominant” gjenetik, ndërsa flokët e drejtë konsiderohen “recesiv”. Thjesht, kjo do të thotë se nëse njëri prind ka gjenin për flokë kaçurrela, ndërsa tjetri për flokë të drejtë, fëmija më së shumti do të ketë flokë kaçurrela, transmeton Telegrafi.

Çfarë i bën gjenet dominante ose recesive?

Të dy prindërit japin dy informacione gjenetike, të quajtura alele, që përcaktojnë tipin e flokëve tuaj. Dy alelet nga babai juaj biologjik kombinohen me dy alelet e nënës biologjike, duke ju dhënë gjithsej katër. Gjeni dominant është ai që mbizotëron mbi gjenin recesiv kur dy karakteristika të ndryshme ekzistojnë në një pjesë të ADN-së.

Gjeni dominant do të jetë tipari që do të shihet te personi që ka të dy karakteristikat në ADN-në e tij. Gjeni recesiv është pjesë e informacionit gjenetik që nuk shihet, por që mund ta bartni, shkruan Healthline.

Cili gjen bën që flokët të jenë kaçurrela?

Nuk ekziston domosdoshmërisht një gjen i vetëm që bën që flokët tuaj të jenë kaçurrela. Tipi i flokëve është rezultat i mënyrës se si kombinohet ADN-ja e prindërve tuaj, përveç përkatësisë suaj etnike.

Studimet sugjerojnë se njerëzit me prejardhje të ndryshme kanë gjene të ndryshme që përcaktojnë tipin e flokëve të tyre. Ka disa tipare njerëzore dhe kushte shëndetësore që përcaktohen nga gjene që kalojnë në kromozomet seksuale (X dhe Y). Kjo quhet tipar i lidhur me gjininë. /Telegrafi/

The post Nëse prindërit kanë flokë kaçurrela, a do t’i ketë fëmija? appeared first on Telegrafi.

Prindërit që kanë këto zakone prindërimi ndërtojnë besim, jo frikë tek fëmijët e tyre

1 July 2025 at 17:26

Fëmijët duan që prindërit e tyre t’u besojnë, t’i mbështesin në marrjen e vendimeve të duhura dhe t’u mësojnë si të jetojnë jetë kuptimplote dhe të përmbushura.

Edhe pse ndonjëherë mund të sillen rebelisht, shpesh kjo ndodh sepse ndiejnë se nuk janë dëgjuar ose mbështetur në kohën e duhur.

Nëse fëmija juaj ju flet me besim, është e rëndësishme t’i përgjigjeni me respekt, jo me ndëshkim apo frikë. Besimi, jo frika, është themeli i një marrëdhënieje të shëndetshme, thonë ekspertët e prindërimit për The Times of India. Ata kanë identifikuar gjashtë zakone të thjeshta që prindërit mund të përvetësojnë për të ndërtuar një marrëdhënie të tillë, të cilat i theksojmë më poshtë.

Besojini fëmijëve tuaj

Fëmijët tuaj kanë mendimet, ndjenjat dhe perceptimet e tyre për botën, edhe kur bëjnë gabime. Në vend që t’i korrigjoni vazhdimisht, lërini të mësojnë nga gabimet e tyre. Jini pranë tyre kur bien, por mos i frikësoni. “Frika e mban fëmijën larg, por besimi i jep forcën për t’u hapur”, është një mesazh që prindërit nuk duhet ta harrojnë, thonë ekspertët.

Balanconi pritjet dhe besimin

Pritjet janë një pjesë e natyrshme e prindërimit, por ato nuk duhet të bëhen barrë. Fëmijët kanë nevojë për besimin tuaj tek ata, edhe kur dështojnë. Mos u impononi ambiciet tuaja të paplotësuara, por mbështetni ëndrrat e tyre. Nëse bëjnë një gabim, mos bërtisni. Tregojuni atyre se kanë të drejtë të provojnë përsëri.

Shmangni dënimet e ashpra

Ndëshkimet e ashpra dhe të shpeshta i inkurajojnë fëmijët të fshehin të vërtetën dhe të përdorin gënjeshtra. Në vend të frikësimit, zgjidhni udhëzime të buta dhe pasoja që mësojnë. Lejojini ata të bëjnë zgjedhje, madje edhe gabime, por gjithmonë udhëzojini me mbështetje, jo me kërcënim, shtojnë ekspertët për The Times of India.

Mos i krahasoni me të tjerët

Çdo fëmijë është unik dhe ka të drejtë që zëri i tij të dëgjohet. Krahasimet dhe kritikat vetëm sa inkurajojnë rebelimin dhe tërheqjen. Krijoni një mjedis të sigurt ku fëmija juaj ndihet i respektuar pavarësisht arritjeve të të tjerëve.

Jini shembull sepse fëmijët mësojnë duke vëzhguar.

Fëmijët mësojnë sjellje duke parë se si silleni ju. Në vend që t’ua mësoni vetëm me fjalë, tregojani me shembull. Kur veproni me respekt, ndershmëri dhe durim, ata do t’i mësojnë edhe ato vlera.

Ndërtoni një marrëdhënie si ekip

Prindërimi nuk ka të bëjë me urdhërimin, por me bashkëpunimin. Përfshijini fëmijët tuaj në diskutimet familjare dhe në vendosjen e rregullave. Kjo do t’u tregojë atyre se i respektoni dhe i konsideroni anëtarë të barabartë të familjes. Kjo do të forcojë besimin e tyre tek ju si udhërrëfyes, jo si shef.

The post Prindërit që kanë këto zakone prindërimi ndërtojnë besim, jo frikë tek fëmijët e tyre appeared first on Telegrafi.

Nëna e Martin Canit rrëfen mes lotësh: Publikimi i videos nga ngjarja ishte tronditje shumë e forte, nuk ia dinim ekzistencën, prej kohësh trajtohem me…

By: V K
16 June 2025 at 12:53

Vrasja e Martin Canit, është një tragjedi që ka tronditur thellë shoqërinë shqiptare. Ajo ka nxjerrë në pah problemet e dhunës mes të rinjve dhe mangësitë në sistemin arsimor dhe institucional.

“Martini nuk do të kthehet më”. Një pasdite e errët në Tiranë. Në lagjen e qetë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, heshtja e zakonshme u shua nga sirenat e ambulancave dhe britmat e tmerrit.

Ishte 18 nëntori vitit 2024, dita kur jeta e 14-vjeçarit Martin Cani u ndërpre brutalisht. Nxënës i shkollës 9-vjeçare, Martin Cani, doli nga klasa pas mësimit si çdo ditë tjetër.

Askush nuk do të kishte imagjinuar se atë pasdite ai do të bëhej viktimë e një sherri banal që kishte nisur në rrjete sociale. Sipas dëshmive, gjithçka ndodhi për pak minuta.

Në një rrugicë të ngushtë, një debat mes të rinjve eskaloi në një akt dhune të pakuptimtë. Një thikë u ngul dhe Martini nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Banorët përreth treguan se skena ishte tronditëse. Fëmijët duhet të jenë në shkollë, jo në morg”, ky ishte slogani.

Policia arrestoi një të ri, Mario Përlleshin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur gjithçka.

Ndërkohë nëna e Martinit, në studion e News24, ka folur në lidhje me një video të publikuara vetëm pak ditë më parë, ku shihen momentet e sherrit mes adoleshentëve dhe momente t e fundit të 14-vjeçarit, para se të ndërronte jetë shumë pranë shkollës Fan Noli.

“Kemi një dhimbje shumë të madhe. Prej kohësh isha me ilaçe depresioni. Pak nga pak po mundohem që dhimbjen ta kthej në forcë. Por u shfaq një video që nuk e dinim që ekzistonte.

U befasova sepse mendova mos ishte një video që e kishim parë,, ishte një tronditje psikologjike shumë e fortë. Në shtëpi isha vetëm unë, bashkëshorti dhe Henri.

Ia kam shpjeguar Henrit, dhe ai e ka kuptuar tashmë që Martini nuk jeton më.

Mundohemi ta mbajmë gjallë me kujtimet e tij të bukura.

Nuk e dinim më parë ekzistencën e videos. Edhe në gjyq nuk e dinim”, tha ajo.

The post Nëna e Martin Canit rrëfen mes lotësh: Publikimi i videos nga ngjarja ishte tronditje shumë e forte, nuk ia dinim ekzistencën, prej kohësh trajtohem me… appeared first on Albeu.com.

Përmbyset historia/ Prindërit po preferojnë tani më shumë të lindin vajza se djem

By: V K
8 June 2025 at 10:40

Një video virale në TikTok, ka rikthyer vëmendjen te festa e quajtur “gender reveal”, ku një çift amerikan zbulon gjininë e fëmijës së tyre të palindur. “Është djalë!”, thonë me entuziazëm.

Por pas disa sekondash, nëna shpërthen në lot.

Ajo përqafohet me partnerin dhe largohet nga festa, e dëshpëruar nga lajmi.

Ky nuk është një rast i izoluar. Në rrjetet sociale po përhapet një trend i ri: videot e zhgënjimit kur prindërit mësojnë se do të kenë djalë, dhe jo vajzë.

Hashtagë si #genderdisappointment dhe #boymom janë bërë të zakonshëm, duke zbuluar një prirje në rritje, veçanërisht në vendet e pasura, për të preferuar vajzat.

Një përmbysje historike

Për mijëra vjet, shumë shoqëri kanë preferuar djemtë, të cilët trashëgonin pasurinë dhe emrin e familjes. Në disa vende, kjo ka çuar në aborte selektive në bazë të gjinisë, me miliona vajza të munguara nga regjistrat zyrtarë, transmeton Skyweb.al.

Por sipas të dhënave të reja të The Economist, që nga viti 2001 janë “shpëtuar” rreth 7 milionë vajza që përndryshe do të ishin abortuar.

Sot, tendenca është në kthim: në Korenë e Jugut, Kinë, Indi dhe shumë vende të tjera në zhvillim, raporti gjinor po i afrohet nivelit natyral.

Në Korenë e Jugut për shembull, në vitet ’90 për çdo 100 vajza lindnin mbi 200 djem në disa familje. Sot raporti është pothuajse i barabartë.

Pse preferohen vajzat?

Në vendet e zhvilluara po shfaqet një prirje e qartë në favor të vajzave. Studime në SHBA, Skandinavi, Japoni dhe vende të tjera tregojnë se prindërit me një vajzë priren të kenë më pak fëmijë të tjerë, ndërsa ata me djem kërkojnë të “balancojnë” me një vajzë.

Në klinikat e fertilitetit në SHBA, shumica e çifteve që zgjedhin gjininë e fëmijës përmes IVF-it, paguajnë mijëra dollarë për të patur një vajzë. Edhe në adoptime, vajzat janë më të kërkuara.

Një studim i vitit 2010 tregoi se familjet amerikane, ishin të gatshme të paguanin deri në 16 mijë dollarë për të adoptuar një vajzë.

Arsyet janë të ndryshme: Vajzat perceptohen si më të lehta për t’u rritur, më të afërta emocionalisht me prindërit, dhe më pak problematike në moshën e adoleshencës.

Në vende si Japonia dhe SHBA, djemtë përballen më shpesh me probleme si kriminalitet, depresion, varësi, dështim akademik dhe izolim social.

Në shumë kultura, djemtë kërkojnë edhe më shumë investime ekonomike për të arritur pavarësi – si blerja e një apartamenti për t’u martuar në Kinë.

A tregon ky trend emancipim?

Disa sociologë paralajmërojnë se ky trend nuk duhet të shihet si përparim. Ndonëse vajzat preferohen më shumë, arsyet shpesh lidhen me role të rrënjosura gjinore: vajzat shihen si më të kujdesshme, më të ndjeshme dhe më të gatshme për të kujdesur për prindërit në pleqëri.

Në vendet me barazi më të madhe gjinore si Suedia apo Danimarka, prindërit përsëri shprehin dëshirën për të patur vajza.

Ndërkohë, djemtë përballen me një krizë të re identiteti dhe sfida sociale që kanë tërhequr vëmendjen e politikave publike.

Në Britani, SHBA dhe Norvegji janë ndërmarrë iniciativa për të ndihmuar djemtë dhe burrat të kapërcejnë hendekun në arsim dhe integrim shoqëror.

Ndërsa teknologjia e lejon gjithnjë e më herët identifikimin e gjinisë së fetusit, dhe IVF-i po bëhet më i aksesueshëm, prirjet kulturore mund të ndikojnë gjithnjë e më shumë në raportin gjinor.

Por përtej statistikave, kjo kthesë tregon shumë për shoqëritë moderne: nga dëshira për kontroll total ndaj prindërimit, deri te mënyra si projektojmë shpresat dhe frikërat tona mbi fëmijët që ende nuk kanë lindur. /Marrë me shkurtime nga The Economist

The post Përmbyset historia/ Prindërit po preferojnë tani më shumë të lindin vajza se djem appeared first on Albeu.com.

“Prindërit donin që të ishim perfekt”/ Akuzohet për kultivim kanabisi në Australi, reagon sërish Elvis Pupa: Nuk ju kam borxh asgjë

By: D Marku
3 June 2025 at 14:26

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, është akuzuar para disa ditësh nga autoritetet australiane për kultivim të kanabisit. Ai ka zgjedhur që të reagojë sërish në rrjetet sociale me anë të një videomesazhi.

“Të gjithë synojnë të jenë perfekt. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80… obobo… Gjithmonë na thonin: ‘Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara. Por atëhere lale, s’kishe shanse të gaboheshe, mos të guxoje të gaboheshe, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thonin: ‘Ky nuk është kalamani im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë’.

Prindërit tanë ishin perfeksionist. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin komshinjtë, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ja kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi. Perfeksionizimi ishte i tipit që një fjalë ta thoje gabim, prindërit nuk të flisnin me gojë një javë, madje nuk të shihnin me sy. Kalonin afër teje… Gjithmonë thoja: ‘Si ka mundësi që nuk më shkelin. Kalojnë kaq perfekt anash sikur unë nuk ekzistoj’.

E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth. Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë: ‘Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm’, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta. Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë. Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas.

Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”, u shpreh Pupa në videomesazhin e tij.

The post “Prindërit donin që të ishim perfekt”/ Akuzohet për kultivim kanabisi në Australi, reagon sërish Elvis Pupa: Nuk ju kam borxh asgjë appeared first on Albeu.com.

“Askush nuk na ka orientuar si duhet të veprojmë”/Situata alarmante në Gramsh prindërit në protestë: Shteti inekzistent

26 May 2025 at 11:33

Protesta e prindërve mbahet sot përpara Bashkisë Gramsh në lidhje me infektimin me salmonelë për 14 fëmijë të kopshtit numër 1. Pjesëmarrja e ulët, prindërit shprehen se ndodh për shkak të frikës së pushimeve nga puna.

Ai shprehet se askush nuk është interesuar për fëmijët dhe reagimi nga shteti sipas tij ka qenë inekzistent.
Sipas tij nuk ka pasur asnjë orientim se si duhet të veprohet, duke pasur parasysh që salmonela është ngjitëse dhe prej saj mund të infektohen edhe persona të tjerë në familje e jo vetëm.

“Përgjigjen e kam marrë dje pas disa sherreve në kopsht, nuk na jepnin përgjigje që kishim për ta marrë që të shtunën.
Thonin që nuk jepet kështu përgjigja. Nuk kemi parë asgjë nga ana e tyre. Përderisa është një sëmundje ngjitëse, mbase duhej një person mbase nga infektivi të na orientonte se si duhej të veprojmë. Askush as nuk na ka pyetur se si është fëmija. I kam marr fëmijës vetëm një mjekim që i kam marrë me lekët e mia.

Nga shteti nuk kemi parë asnjë lëvizje, nuk është gjëkundi. Pjesëmarrja në protestë është e ulët sepse ne i njohim dhe kanë frikë se mos ikin nga vendete punës. Por mua përpara fëmijës tim nuk më intereson asgjë. Dum të zbardhet e drejta. Me sa shohim është një tender që i është dhënë një biznesi jashtë qytetit tonë”, tha ajo.

The post “Askush nuk na ka orientuar si duhet të veprojmë”/Situata alarmante në Gramsh prindërit në protestë: Shteti inekzistent appeared first on Sot News | Lajme.

Helmimi në kopësht/ Prindërit protestojnë: Fëmijët çdo 10 min me të vjella

By: user7
26 May 2025 at 11:54

Prindërit e fëmijëve të cilët u helmuan në kopështin shtetëror në Gramsh kanë dalë në protestë për rastin në fjalë. Njëri nga prindërit ka rrëfyer momentet e vështira që kaloi me fëmijën e tij, i cili qëndroi në trajtim me serum për më shumë se 72 orë, duke vuajtur nga të vjella dhe diarre të shpeshta.

Prindi: Fëmija është më shumë se 72 orë në serum. Te fëmija im ka qenë rasti i pari. Pasi dolën analizat, e kemi trajtuar në shtëpi fëmijën. Fëmija kishte të vjella e diarre çdo 10 minuta. 72 orëshi ishte një tmerr. Kam binjakë dhe shyqyr që fëmija tjetër nuk u sëmur. Jemi të bindur se fëmijët janë helmuar në kopsht. Nusja thotë se kanë konsumuar supën e pulës, nga informacione jozyrtare. Kam frikë se mos përhapet sëmundja dhe fëmijën po e mbaj në banesë.

Nëna e një prej fëmijë, i cili ka rezultuar pozitiv me bakterin salmonel, është shprehur se djali i saj prej 8 ditësh ka dhimbje barku, diare dhe temperaturë.

Prindi: Po është i konfirmuar me salmonela. Njoftimin e mora nga edukatorja te henen që djali është me temperauturë. Sot po bëhen 8 ditë qe vazhdon me dhimbje barku, diare. Për dezifektime janë bërë në kopsth dhe spital. Doktroresha na ka qendruar korrekte. Kam edhe një gocë e kemi cuar analizat presim përgjigjet. Goca nuk ka shfaqur simptoma. ne jemi të kujdesshëm. Në fillim nuk e dinimin. Doktoresha më dha mjekim si virozë stine se nuk e dinimin, pastaj të enjtën e morëm vesh. Sot ne bëjmë 8 ditë qe jëmi trembur dhe gjendje ankthi e shoku. Kërkojmë siguri për ushqimin që konsumojntë fëmijët.

The post Helmimi në kopësht/ Prindërit protestojnë: Fëmijët çdo 10 min me të vjella appeared first on Lapsi.al.

Helmimi i fëmijëve me salmonelë, prindërit paralajmërojnë protestë: Kopshti nuk na njoftoi për asgjë

By: Ardit
24 May 2025 at 18:32

Një numër i konsiderueshëm fëmijësh të një kopshti publik në qytetin e Gramshit u shtruan në spital me simptoma të rënda të helmimit ushqimor nga salmonela. Deri më tani, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar për masat e marra ndaj stafit të kuzhinës apo ndaj subjektit privat që furnizon ushqimin. Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor […]

The post Helmimi i fëmijëve me salmonelë, prindërit paralajmërojnë protestë: Kopshti nuk na njoftoi për asgjë appeared first on BoldNews.al.

Helmimi i të miturve në Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë para kopshtit

By: user 11
24 May 2025 at 19:02

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë pasur temperaturë dhe të vjella për shkak të helmimit. Brenda 24 orëve, të paktën 12 fëmijë u paraqitën në spitalin e Gramshit. Disa prej tyre u mbajtën nën kujdes intensiv pediatrik për shkak të dehidratimit të theksuar.

Një prind ka theksuar se nuk e dinte se kishte edhe fëmijë të tjerë në të njëjtën gjendje shendetësore si fëmija i tij teksa shtoi se këtë e mësuan në urgjencë. Ata shtojnë se kopshti nuk i ka njoftuar për asgjë.

Prindërit kërkojnë përgjegjësi dhe janë të shqetësuar që rasti mund të mbulohet. Ata kanë paralajmëruar që në fillim të javës do protestojnë para kopshtit.

The post Helmimi i të miturve në Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë para kopshtit appeared first on Lapsi.al.

Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ “Fëmija im ishte me temperaturë 39…”, prindërit paralajmërojnë protestë të hënën para kopshtit

By: D Marku
24 May 2025 at 18:50

Disa fëmijë të një kopshti publik në qytetin e Gramshit u shtruan në spital me simptoma të helmimit ushqimor gjatë kësaj jave. Dyshimet e para të mjekëve dhe prindërve janë se kjo ka ndodhur nga salmonela, një bakter ky mjaft i rrezikshëm që zakonisht përhapet përmes ushqimit të kontaminuar ose higjienës së dobët.

Ndërsa fëmijët “luftuan” për disa ditë me ethe, të vjella dhe diarre të forta, institucionet përkatëse, nga drejtoria e kopshtit, tek autoritetet shëndetësore dhe ato vendore, kanë ofruar pak informacion.

Ngjarja ka ndodhur të martën, kur disa prindër raportuan se fëmijët e tyre ishin kthyer nga kopshti me temperaturë të lartë dhe shqetësime gastrointestinale. Brenda 24 orëve, të paktën 12 fëmijë u paraqitën në spitalin e Gramshit, ndërsa disa prej tyre u mbajtën nën kujdes intensiv pediatrik për shkak të dehidratimit.

Burime brenda spitalit thonë se simptomat janë të ngjashme me helmimin nga salmonela, por analizat laboratorike të plota janë ende në proces. Mostrat janë marrë nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës. Një nga pistat kryesore të hetimit është furnizuesi i ushqimeve me katering për institucionin në fjalë.

 

Sipas dokumenteve të siguruara kopshti ka një kontratë me një operator privat për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit. Ky subjekt dyshohet se ka rezultuar më parë me shkelje të rregullave higjeno-sanitare gjatë një inspektimi të AKU-së në vitin 2023, por ka vijuar të operojë normalisht.

The post Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ “Fëmija im ishte me temperaturë 39…”, prindërit paralajmërojnë protestë të hënën para kopshtit appeared first on Albeu.com.

Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilaria Sulës ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi i saj! Dedikimi prekës i të atit: Gëzuar ditëlindjen princesha ime

By: V K
20 May 2025 at 15:56

Studentja shqiptare Ilaria Sula, do të festonte sot ditëlindjen e saj të 23-të. Në përkujtim për ditën e ditëlindjes së saj, prindërit e Ilarias kanë ngritur një memorial në vendin ku 23-vjeçari hodhi trupin e saj të pajetë, pasi e masakroi me thikë në banesën e tij.

Gjithashtu, babai i të resë ka falenderuar të gjithëve, përfshirë dhe krytetarin e komunës për gjithçka që është bërë për vajzën e tij.

“Faleminderit të gjithëve, Komunës dhe kryetarit të Capranica Prenestina për zemrën e madhe dhe për gjithçka që është bërë për vajzën time Ilaria”, tha babai i saj, Flamur Sula.

Po ashtu, babai i Ilarias ka bërë dhe një dedikim prekës për të bijën, pasi ajo sot do festonte ditëlindjen e saj të 23-të.

“Ke qenë dhurata ime më e bukur, gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë”, shkroi babai i Ilarias në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe disa foto teksa lëshojnë në qiell tullumbace të bardhë.

Gjatë inaugurimit të memorialit, përveç prindërve të Ilarias ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Capranica Prenestina, Francesco Colagrossi.

Ai u shpreh se ky memorial, i vendosur në vendin ku u gjet trupi i saj, është një dëshmi e dashurisë së pafund të familjes së saj për të.

“Ne morëm pjesë me shumë emocion në inaugurimin e përkujtimores për Ilarian. Ky memorial, i vendosur në vendin ku u gjet trupi i saj, është një dëshmi e dashurisë së pafund të familjes së saj për të. Fotografia që na tregon Ilarianë buzëqeshur, plot jetë, në vitet më të bukura të jetës, ato të projekteve, shpresave dhe ëndrrave, që një dhunë e pabesueshme, e paarsyeshme dhe absurde i ka shuar me brutalitet.

Komuniteti ynë u bashkua me dhimbjen e thellë të familjes, të të afërmve dhe miqve që morën pjesë në këtë ceremoni. Njerëz të thjeshtë, por krenarë dhe të ndershëm, që përballen me jetën çdo ditë me dinjitet dhe sakrificë. Ne i falënderojmë që ndanë me ne këtë moment të shenjtë dhe intime. Ky vend, nga i cili mund të shihni bukurinë e natyrës si asgjëkundi tjetër, do të jetë përjetësisht një kujtim për ty, Ilaria e dashur, dhe do na bëjë të reflektojmë mbi kuptimin e jetës, vlerën e saj dhe se si të mbrohemi nga një dashuri e sëmurë dhe shkatërruese”, u shpreh kryetari.

The post Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilaria Sulës ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi i saj! Dedikimi prekës i të atit: Gëzuar ditëlindjen princesha ime appeared first on Albeu.com.

Kur prindërit të ofendojnë: Qe përse kurrë nuk bën të hidhërohesh me ta!

16 May 2025 at 23:58

Është e vështirë të gjesh personin i cili nuk është i hidhëruar me prindërit e vet. Madje edhe nëse kanë qenë të përsosur

Dikujt i kanë munguar dashuria dhe kujdesi, dikujt fjala apo vepra e mirë… Kur prindi të ofendon qe se çfarë ndodh: Bëhet destruktiv.

Të jetosh me inate dhe ankesa ndaj prindërve është njësoj sikur të jetosh me dhembjen e vazhdueshme. Kjo është njësoj kur qëllimisht privojmë besimin dhe dashurinë ndaj vetes.

Nëse nuk i pranojmë prindërit tanë (pa marrë parasysh çfarë janë ata), ne në të vërtetë nuk e pranojmë veten… Çlirimi nga hidhërimi ndaj prindërve nuk është i lehtë, mirëpo është shumë i rëndësishëm.

Vendosni vetes qëllimin që t’i falni prindërit në mënyrë që tërë jetën të mos e kaloni në vuajtje dhe veten ta privoni nga lumturia, transmeton Telegrafi.

Nuk bën ndryshe

Prindërit tuaj gjithashtu kanë pasur prindër. Shumica janë edukuar në ambient agresiv dhe armiqësor. Mbase i kanë traumat më të thella të tyre të cilat i kanë çuar deri aty që juve – fëmijës së tyre t’u shkaktojnë dhembje. Natyrisht kjo nuk i arsyeton, mirëpo duhet patjetër ta kuptoni që ata njerëz janë të palumtur, të thyer dhe thjeshtë nuk ka mundur të jetë ndryshe…

Të duan aq sa munden

Askush nuk mund të na dojë siç do të dëshironim ne, siç do të na pëlqente neve. Disa prindër kanë dashur të bëhen miq me fëmijët e tyre, prandaj kanë lënë anash rolin prindëror. Për të tjerët, sërish, prindërit kanë qenë tepër të ftohtë, edhe pse rregullisht i kanë ushqyer, veshur, i kanë dërguar te mjeku… Vetëm pranojeni faktin, derisa të jenë gjallë prindërit tuaj do t’ju duan.

Në mënyrën e vet

Megjithatë, ata janë vetëm njerëz me të gjitha të metat e tyre dhe me siguri të duan aq sa dinë dhe aq sa munden…

Nuk je më fëmijë

Nuk ka njerëz të përsosur. Disa janë të mbërthyer në rolin e fëmijës së përhershëm, prandaj vazhdimisht i kanë model prindërit e tyre. Kërkojnë nga ata që të jenë të përsosur dhe pastaj lëndohen, sepse ata njerëz thjesht nuk mund të jenë ndryshe. Është e nevojshme që të “dilni” nga sjelljet e prindërve tuaj.

Nuk jeni më fëmijë!

Tani jeni person i rritur i cili patjetër duhet ta kuptojë që prindërit tuaj janë vetëm njerëz me probleme. Mos i krahasoni me ndonjë ideal. Mësoni se si të ndërtoni marrëdhënie normale me prindërit. Mësoni t’i respektoni për shkakun që ju janë prindër. Njëherë kur më nuk do të jenë, do t’ju mbetën vetëm faji dhe keqardhja! /Telegrafi/

The post Kur prindërit të ofendojnë: Qe përse kurrë nuk bën të hidhërohesh me ta! appeared first on Telegrafi.

Kundërshtohet vendosja e auto-taksive në rrugën “Gjergj Fishta” në Lipjan

12 May 2025 at 09:47

Komuna e Lipjanit ka bllokuar njërën kursi të rrugës “Gjergj Fishta” në qendër të qytetit duke i vendosur auto-taksitë që të parkohen, por kjo ka shkaktuar kolona të gjata në këtë rrugë, pasi që aty gjendet shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri”. Frekuentimi i qytetarëve dhe i prindërve për t’i sjellur fëmijët në shkollë është mjaftë i madh, prandaj kolonat e gjata të veturave po e vështirësojnë qarkullimin e një pjese të madhe të qytetit.

Lumturije Bytyqi- Hasani, kuvendare nga radhët e PDK-së, ka thënë për Telegrafin se kanë reaguar edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal pak ditë më parë, për t’i larguar auto-taksitë nga ky lokacion, pasi që sipas saj është bllokuar një pjesë e madhe e qytetit duke shkaktuar kolona të gjata.

“Prania e taksive në këtë lokacion ka përkeqësuar ndjeshëm trafikun, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe pasdites, kur nxënësit hyjnë dhe dalin nga shkolla. Vendosja e taksive në rrugën ”Gjergj Fishta” është gabim i madh. Po ashtu, këtuafër taksive janë edhe semaforët dhe po shkakton kolona të tmerrshme”, ka deklaruar Bytyqi Hasani.

Asamblistja Hasani gjithashtu ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa nga prindërit e nxënësve të shkollës dhe çerdhes publike që ndodhet në afërsi, të cilët kanë shprehur shqetësimin për kaosin e krijuar në trafik dhe për sigurinë e fëmijëve.

“Duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga Komuna e Lipjanit, apelojmë për largimin e taksive nga kjo rrugë dhe gjetjen e një lokacioni më të përshtatshëm. Komuna duhet të marrë masa që të heqë urgjentisht”, ka shtuar ajo.

Po ashtu rreth kësaj çështje ka pasur reagime edhe nga prindërit

“Më shumë se 20 minuta po i humbim në kolonë pranë shkollës fillore sepse vendosja e auto-taksive në njërën kursi të rrugës, ka bërë tollovi në komunikacion. Komuna është dashur ta mendon këtë çështje sepse këtu ka frekuentim të madh të qytetarëve që vijnë për t’i sjellur fëmijët në shkollë”, ka thënë A.H, prindër.

Në anën tjetër, komuna e Lipjanit nuk u është përgjigjur pyetjeve të Telegrafit, lidhur me këtë çështje./Telegrafi/

The post Kundërshtohet vendosja e auto-taksive në rrugën “Gjergj Fishta” në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

8 May 2025 at 17:07

Gjykata e Kukësit ka ndryshuar ditën e sotme masën e sigurisë për 21-vjeçaren Artjola Sallahu, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ajo u arrestua dy ditë më parë, pasi dhunoi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve Agim Jaku, 65 vjeç dhe Vera Jaku, 60 vjeçe, të cilët […]

The post Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit appeared first on BoldNews.al.

Flasin prindërit e Gjestit: Jam nëna më e lumtur, jo për çmimin, por për sjelljen e tij…

By: V K
22 April 2025 at 10:04

Menjëherë pas shpalljes së fituesit të Big Brother Vip Albania, prindërit e Gjestit kanë rrëfyer emocionet e tyre.

Për “Shqipëria Live”, ata u shfaqën të lumtur dhe të gëzuar që djali i tyre arriti të bënte ëndrrën e tij realitet.

“Jam nëna me e lumtur në botë, jo për çmimin por për sjelljen e tij”, tha nëna e tij.

“Jam shumë i lumtur, jam i kënaqur dhe me lojën dhe me çdo gjë”, u shpreh babai i Gjestit.

“Jam shumë mirë, nuk kam fjalë”, pohoi motra e tij mes emocionesh.

The post Flasin prindërit e Gjestit: Jam nëna më e lumtur, jo për çmimin, por për sjelljen e tij… appeared first on Albeu.com.

Brezi aktual i prindërve po i çon fëmijët në rrugë të gabuar

By: Mirgen
21 April 2025 at 21:52

Sipas psikologut të shquar social Jonathan Haidt, aktualisht janë tre të pavërteta të mëdha që ne u mësojmë fëmijëve tanë: (1) “Ajo që nuk të vret të bën më të dobët”; (2) “Gjithmonë besoju ndjenjave të tua”; dhe (3) “Jeta është një betejë midis njerëzve të mirë dhe njerëzve të këqij.” Përforcimi i këtyre dogmave […]

The post Brezi aktual i prindërve po i çon fëmijët në rrugë të gabuar appeared first on BoldNews.al.

Si të krijoni një lidhje të veçantë me fëmijën – në vetëm tre minuta

20 April 2025 at 15:24

Thelbi i saj është që çdo takim i parë me fëmijën gjatë ditës – pas një ndarjeje të shkurtër ose të gjatë – të shfrytëzohet maksimalisht duke i kushtuar fëmijës 3 minuta vëmendje të pandarë dhe të sinqertë

Është veçse një magji e vogël e përditshmërisë që mund të bëj një ndryshim të rëndësishëm dhe një efekt të mrekullueshëm në raport me fëmijët tanë.

Sekreti është fare i thjeshtë: Sa herë ne i shohim fëmijët tanë, që mund të jetë pas daljes tonë nga puna, kur ata kthehen nga shkolla, kopshti etj, i përkushtohemi atyre 3 minutat e para.

Janë vetëm 180 sekonda! Por kujdes! Duhet të jenë 3 minuta të vërtetë ku nuk na shpërqendron asgjë tjetër që na rrethon, asnjë vështrim telefonit, asnjë bisedë me dikë rreth nesh…asgjë!

Një përqafim i fort, një shikim i sinqertë, pyetje që tregojnë vëmendje, interes të tipit; ‘Më trego pak, si shkoi dita jote sot?’ Ku në shumicën e rasteve e njohim përgjigjen… Në ato tre minuta ndodh diçka speciale: krijohet një lidhje, një urë midis botës sonë prej të rrituri, që është gjithmonë në vrapim dhe të asaj bote të mbushur plot me aventura, të panjohura, emocionesh dhe misteresh të padukshme…

Pse është e rëndësishme kjo qasje?

Fëmijët ndihen të vlerësuar dhe të sigurt. Këto momente tregojnë se fëmija është i rëndësishëm dhe i parë me sy të dashur.

Përforcon lidhjen emocionale. Krijohet një “urë” e fortë komunikimi mes botës së fëmijës dhe prindit.

Ndihmon në zhvillimin e vetëbesimit. Fëmija që ndihet i dëgjuar zhvillon ndjenjën e vetëvlerësimit.

Parandalon sjelljet e padëshiruara. Fëmijët që marrin vëmendje pozitive nuk kanë nevojë të kërkojnë vëmendje në mënyra negative.

Janë 3 minuta që nuk do të peshojnë listën tonë të pafundme të gjërave që duhen bërë por që kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të krijuar një lidhje të pashlyeshme me fëmijët tanë.

Gëzimi për t’u përqafuar pas një dite të gjatë e të lodhshme, një puthje në ballë pas një nate me frikërat e ëndrrat fëminore duke ngrënë mëngjesin së bashku…vetëm 3 minuta për të ndalur kohën dhe për tu kujtuar sesa vlerë ka dhe se sa bukur është të rigjejmë njëri-tjetrin e të mos i shmangim momentet e vogla të të qenit bashkë.

Pse funksionon kjo metodë kaq mirë?

Në psikologjinë e fëmijës, momentet e para pas ribashkimit kanë një peshë të madhe emocionale. Ato ndihmojnë fëmijën të ndjejë siguri, dashuri dhe stabilitet emocional. Në një botë ku ritmi është i shpejtë dhe vëmendja gjithmonë e shpërndarë, këto 3 minuta janë një investim i vogël me vlerë të jashtëzakonshme.

Kjo metodë e thjeshtë dhe efektive që synon krijimin dhe forcimin e lidhjes emocionale mes prindit dhe fëmijës, edhe pse fare pak – duhet të ndodhë çdo ditë, gjithmonë! /Telegrafi/

The post Si të krijoni një lidhje të veçantë me fëmijën – në vetëm tre minuta appeared first on Telegrafi.

U shpall fitues i “Big Brother Vip Albania 4”, momenti emocionues kur Gjesti takon prindërit e tij

By: V K
20 April 2025 at 10:44

Besart Kelmendi me emrin artistik Gjesti, u shpall fitues i “Big Brother Vip Albania 4”, është pritur me përqafime nga të afërmit dhe fansat, pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me çmimin e madh.

Momente emocionuese janë publikuar kur Gjesti është përqafuar nga prindërit e tij.

Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar.

Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut.

U kry çdo sen”, ishin këto fjalët e para të Gjestit pas triumfit.

The post U shpall fitues i “Big Brother Vip Albania 4”, momenti emocionues kur Gjesti takon prindërit e tij appeared first on Albeu.com.

Itali, burgim i përjetshëm për prindërit që vranë vajzën se nuk pranoi të martohej

By: Mirgen
18 April 2025 at 22:34

Gjykata e Apelit të Bolonjës dënoi me burgim të përjetshëm prindërit dhe kushërinjtë e Saman Abbas, vajzës e cila u vra 4 vite më parë në Itali. Nga ana tjetër, xhaxhai u dënua me 22 vjet burg. Vajza 18-vjeçare pakistaneze u vra dhe u varros në një shtëpi në fermë pranë shtëpisë ku jetonte familja […]

The post Itali, burgim i përjetshëm për prindërit që vranë vajzën se nuk pranoi të martohej appeared first on BoldNews.al.

❌
❌