Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 August 2025Main stream

BM – Shkalla e lindjeve në nivelin më të ulët historik

27 August 2025 at 18:13

LONDER, 27 gusht /ATSH-AA/ – Shkalla e lindjeve në Angli dhe Uells ka rënë në një nivel të ri rekord të ulët, me shkallën e fertilitetit që ka rënë në 1,41 fëmijë për grua në vitin 2024, nga 1,42 në vitin 2023, tregojnë të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

Shifra është më e ulëta për të tretin vit radhazi dhe më e ulëta që nga fillimi i regjistrimeve rreth 90 vjet më parë.

Shkalla e lindjeve në Skoci ka rënë gjithashtu ndjeshëm, me numrin e lindjeve që ka rënë në nivelin më të ulët në pothuajse 170 vjet në vitin 2024, me shkallën totale të fertilitetit në 1,25, gjithashtu më e ulëta e regjistruar ndonjëherë.

Shkalla e lindjeve, ose numri i fëmijëve të lindur për grua në moshë riprodhuese, po bie në shumicën e vendeve si rezultat i një përzierjeje faktorësh shoqërorë dhe ekonomikë. Këto trende kanë bërë që shumë të vonojnë prindërimin, të kenë familje më të vogla ose të mos kenë fare fëmijë.

Shkalla aktuale e lindjeve në Angli, Uells dhe Skoci mbetet shumë nën 2,1 fëmijë për grua, shkallë e nevojshme për të ruajtur një popullsi të qëndrueshme në vendet e zhvilluara pa migrim.

Të dhënat e ONS-së treguan gjithashtu se mosha mesatare e nënave gjatë lindjes në Angli dhe Uells është rritur në 31 vjeç në vitin 2024, nga 30,9 vjeç në vitin 2023 dhe 29 vjeç dy dekada më parë.

Mosha mesatare e baballarëve është rritur në 33,9 vjeç, nga 33,8 vjeç në vitin 2023 dhe 32,1 vjeç në vitin 2004.   /os/

The post BM – Shkalla e lindjeve në nivelin më të ulët historik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin

27 August 2025 at 14:31

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Punonjësit e Policisë së Rendit në Shëngjin u angazhuan sot në gjetjen e një vajze 7-vjeçare që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.

Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes.

Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional, që bëri të mundur gjetjen e të miturës.

Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes për fëmijët.

/m.m/j.p/

The post Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Rama: Hapësirë moderne me laborator krijimtarie për fëmijë dhe të rinj

TIRANË, 26 gusht/ATSH/- Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do jetë një ndërtesë dinjitoze, pol kulturor multifunksional plot hapësira për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët do të mund të zbulojnë dhe kultivojnë talentet e tyre në shumë fusha.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga  punimet që po vijojnë në kantierin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Rama thekson se kjo Qendër “po rilind si një hapësirë moderne pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë, me një skenë të dyfishtë brenda godinës”.

Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij investimi është krijimi i një skene të dyfishtë, që do të mund të përdoret si brenda godinës dhe jashtë saj, në formën e një amfiteatri të hapur në natyrë.

Kreu i Ekzekutivit shton se edhe nga jashtë godina do ketë formën e “një amfiteatri në natyrë, auditore e klasa për artet dhe inovacionin”.

Kryeministri shprehet se Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon.

Ky investim është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan dhe do të ofrojë kushte moderne për aktivitete social-kulturore, me fokus te zhvillimi i talenteve të rinj dhe edukimi i artit për fëmijët.

Gjithashtu është parashikuar ndërtimi i një punishteje të madhe, ku do të prodhohen kukulla dhe rekuzita për shfaqje, si dhe do të mund të shfrytëzohet nga të rinjtë dhe studentët e Akademisë së Arteve.

Kjo qendër do të ofrojë mundësi për zhvillimin e kurseve të ndryshme për artet skenike, përfshirë aktrim, balet, muzikë dhe shumë aktivitete të tjera, duke i mundësuar të rinjve të shfaqin dhe zhvillojnë talentet e tyre.

 

The post Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Rama: Hapësirë moderne me laborator krijimtarie për fëmijë dhe të rinj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Rritet në 300 numri i të vdekurve nga uria, 117 janë fëmijë

25 August 2025 at 19:03

GAZA, 25 gusht /ATSH-AA/ – Në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, ku është goditur nga uria, sulmet dhe bllokadat izraelite, 11 persona të tjerë, përfshirë 2 fëmijë, kanë vdekur nga uria.

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh, në një deklaratë me shkrim dha informacionet më të fundit mbi ata që kanë vdekur nga uria.

Duke theksuar se uria vazhdon të marrë jetë në Rripin e Gazës, i cili është nën sulme dhe bllokadë intensive izraelite, Bursh deklaroi se 11 palestinezë të tjerë, përfshirë 2 fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit.

Bursh theksoi se numri i njerëzve që kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 300, 117 prej të cilëve janë fëmijë.

Raporti i fundit i publikuar nga Klasifikimi i Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC) i mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB) deklaroi se “provat konfirmojnë se uria në Qytetin e Gazës është në nivelin 5, i njohur si katastrofik, që nga 15 gushti 2025”.

Raporti i IPC-së theksoi se “pas 22 muajsh konflikti brutal, më shumë se gjysmë milioni njerëz në Rripin e Gazës përballen me kushte katastrofike të karakterizuara nga uria, varfëria dhe vdekja”.   /os/

The post GAZA – Rritet në 300 numri i të vdekurve nga uria, 117 janë fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije (VIDEO)

By: V K
25 August 2025 at 14:55

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije, një ndërhyrje e rrallë dhe delikate që kërkon koordinim të jashtëzakonshëm multidisiplinar.

Ndërhyrja komplekse, u realizua nga Prof. Mentor Petrela dhe Neurokirurgu Dr. Mirel Grada, me mbështetjen e një ekipi të përbërë nga neurofiziologë, neuropsikologë, neurologë dhe neuroanestezistë.

Alvensi, që erdhi në moshën 14-vjeçare, ishte pacienti i parë që u paraqit me një sëmundje të anës së majtë të trurit ku komandohet dora, këmba dhe kryesisht qendra e të folurit dhe të komunikimit.

Pra, u bë imperative që për ta ndihmuar atë sa më tepër, një kirurgji zgjuar do t’i jepte shanset më të mëdha, sesa një kirurgji që do të bëhej me narkozë”.

U arrit të realizohej me sukses një ndërhyrje e rrallë dhe jashtëzakonisht komplekse, që kërkon jo vetëm pjesëmarrjen aktive të pacientit, por edhe një ekip mjekësor me ekspertizë të veçantë dhe kualifikim të lartë ndërkombëtar.

Me këtë ndërhyrje unike në rajon, që sipas raportit të fundit botuar në 2023, të numrit të rasteve trajtuar deri tani, në Journal of Neurosurgery, revista amerikane me impaktin më të lartë në specialitet, Spitali Amerikan rradhitet me standardet e qendrave më të avancuara ndërkombëtare në neurokirurgji.

 

The post Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Punonjësit e policisë dhurojnë mjete mësimore për fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli”

23 August 2025 at 11:11

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/  Punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 1 vizituan Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe dhuruan mjete mësimore dhe lodra të ndryshme për fëmijët.

Punonjësit e policisë zhvilluan disa lojëra miqësore me fëmijët dhe biseduan me ta për sigurinë e tyre në komunitet dhe për tema për të cilat fëmijët kishin kuriozitet.

Fëmijët falënderuan punonjësit e policisë, për dhuratat dhe për atmosferën e bukur që krijuan në shtëpinë e tyre.

Policia e Tiranës është e angazhuar për të qenë sa më pranë qytetarëve, në veçanti pranë fëmijëve.

/gj.m/

 

The post Punonjësit e policisë dhurojnë mjete mësimore për fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë

By: gaze tare
23 August 2025 at 10:47

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën tragjikisht. E mitura po luante në oborrin e shtëpisë rreth orës 15:00, kur për pak çaste i shpëtoi vëmendjes së nënës.

Pas kërkimeve të menjëhershme, vajza u gjet pa shenja jete në një pishinë rreth 150 metra larg, nga kuzhinieri i një vile turistike aty pranë. Ajo u dërgua menjëherë në qendrën shëndetësore të ishullit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, nëna e vajzës është shoqëruar në komisariat dhe pritet të merret në pyetje nga prokuroria për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Komuniteti vendas është i shokuar nga kjo tragjedi që ka tronditur të gjithë ishullin.

The post Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë appeared first on iconstyle.al.

GAZA -Të paktën 71 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre edhe katër fëmijë

23 August 2025 at 09:29

GAZA, 23 gusht /ATSH-ANSA/ – Zyrtarët mjekësorë në Spitalin e Kuvajtit në Gaza deklaruan se katër fëmijë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në orët e para të mëngjesit në jug të Khan Younis.

Sipas burimeve, viktimat u vranë nga zjarri izraelit ndërsa strehoheshin në tenda për palestinezët e zhvendosur.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Gazës raportoi se të paktën 71 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në territorin palestinez në 24 orët e fundit. /os/

The post GAZA -Të paktën 71 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre edhe katër fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

By: gaze tare
22 August 2025 at 14:24

Një tragjedi ka prekur botën e muzikës shqiptare. Reperi Marin, tashmë baba i tre vajzave, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram lajmin më të dhimbshëm për çdo prind: humbjen e djalit të tij të vogël.

Në një postim të ndjerë, ai tregoi se lajmi që duhej të ishte një gëzim i madh, ardhja në jetë e fëmijës, u kthye në një dhimbje të pafund.

Marin përshkroi ndjesitë e thella që po përjeton bashkë me partneren e tij, Albën, duke u shprehur se po përpiqen të ecin përpara ditë pas dite, ndonëse kjo periudhë është jashtëzakonisht e vështirë për ta.

“Ky duhet të ishte një njoftim për lindjen e bebit, por fatkeqësisht nuk është. Ne humbëm djalin tonë të çmuar të mërkurën në mëngjes; disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin ta mbajmë një në krahët tanë.

Jemi të tmerrësisht të pikëlluar dhe me zemër të thyer, askush nuk duhet të ndiejë këtë lloj dhimbjeje. Këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po i marrim gjërat ditë pas dite, duke u përpjekur të ecim përpara sa më mirë që mundemi.

Duam të falënderojmë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë kësaj kohe të vështirë. Derisa të të shohim sërish, Engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë!

Për qenien njerëzore më të fortë dhe gruan më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba. Ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti!”-shkruan ai.

The post E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit appeared first on iconstyle.al.

“E pashë babin duke therur mamin me thikë”, shqiptari vret gruan në Greqi, lë jetimë katër fëmijë të mitur

By: gaze tare
22 August 2025 at 11:27

Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin e Volosit, në Greqinë qendrore, ku një grua shqiptare ka humbur jetën si pasojë e dhunës brenda familjes.

Sipas autoriteteve greke, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit, të cilët ishin emigrantë shqiptarë dhe prindër të katër fëmijëve të mitur. Burimet hetimore bëjnë me dije se 40-vjeçari goditi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve, dhe më pas u largua në këmbë nga banesa.

Një detaj tronditës ka dalë nga dëshmia e njërit prej fëmijëve të çiftit, që ndodhej në vendngjarje. Ai ka thënë për autoritetet:

“E pashë babin duke e therur mamin me thikë.”

Policia ndërhyri menjëherë në apartamentin ku ndodhi ngjarja, duke nxjerrë fëmijët nga banesa dhe duke nisur një operacion kërkimi për autorin, i cili ndodhet në arrati.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat greke, burri dyshohet të ketë qenë përdorues droge, dhe më herët kishte tentuar vetëvrasje në qershor të këtij viti. Megjithatë, nuk rezulton të ketë pasur denoncime për dhunë në familje më parë.

Ngjarja ka tronditur rëndë komunitetin shqiptar në Volos dhe ka rikthyer edhe një herë vëmendjen tek fenomeni i dhunës në familje, i cili, fatkeqësisht, edhe këtë herë i mori jetën një gruaje dhe la jetimë katër fëmijë të mitur.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

The post “E pashë babin duke therur mamin me thikë”, shqiptari vret gruan në Greqi, lë jetimë katër fëmijë të mitur appeared first on iconstyle.al.

Robbie Williams: T’u japësh fëmijëve celularë është abuzim, është si t’u japësh drogë

By: gaze tare
21 August 2025 at 14:34

Robbie Williams ka zgjedhur të marrë një qëndrim të fortë kundër përdorimit të celularëve nga fëmijët, duke e krahasuar dhënien e tyre me një formë abuzimi.

Në një intervistë për ITV News, këngëtari britanik dhe babai i katër fëmijëve u shpreh se nuk ka ndërmend t’u japë fëmijëve të tij celularë për një kohë sa më të gjatë të mundur. Ai tha:

“Ata nuk kanë telefona. Nuk do të kenë telefona për aq kohë sa të jetë e mundur nga ana njerëzore. Dhe e dini, ata do të thonë: ‘Unë jam në shkollë, të gjithë të tjerët kanë telefon, pse të mos kem edhe unë?’, them unë me ashpërsi. Është kaq e thjeshtë.”

Williams shtoi se edhe ai vetë e ka të vështirë të përballojë presionin dhe ndikimin që vjen nga interneti:

“Jam 51 vjeç, nuk mund ta përballoj natyrën gërryese të internetit dhe gjërave të tjera. Më dhemb. Ma prish ditën…”

Në një deklaratë të fortë, ai e krahasoi pajisjet teknologjike me substanca të rrezikshme:

“Si mund t’ia jap këtë ilaç një fëmije dymbëdhjetë vjeç? Si mund t’ia jap këtë ilaç një fëmije shtatëvjeçar? Është abuzim.”

Robbie dhe bashkëshortja e tij, Ayda Field, janë prindër të katër fëmijëve: Theodora “Teddy” Rose, Charlton “Charlie” Valentine, Colette “Coco” Josephine dhe Beau Benedict Enthoven. Ata kanë zgjedhur t’i mbajnë fëmijët sa më larg vëmendjes publike, me përjashtim të Teddy-t, e cila u shfaq në dasmën e Princeshës Eugenie në vitin 2018.

Këngëtari ka nisur turneun e tij “Britpop” në maj, në mbështetje të albumit me të njëjtin emër, që pritet të publikohet më 10 tetor.

The post Robbie Williams: T’u japësh fëmijëve celularë është abuzim, është si t’u japësh drogë appeared first on iconstyle.al.

Mosmarrëveshja mes Ashley St. Clair dhe Elon Musk për fëmijën përkeqësohet, influencuesja rrezikon dëbimin

By: gaze tare
21 August 2025 at 13:54

Ashley St. Clair, 26 vjeç, po kalon momente të vështira financiare dhe rrezikon të dëbohet nga banesa, ndërsa vazhdon betejën ligjore me miliarderin Elon Musk lidhur me pagesën e ushqimit për fëmijën e tyre.

Në episodin e parë të podcast-it të saj të ri “Bad Advice”, Ashley pranoi se po përballet me sfida financiare pas një viti me vendime të vështira profesionale dhe personale. Ajo zbuloi gjithashtu se po e nxjerrin nga banesa, një video e publikuar dhe më pas e fshirë në rrjetin social X, që është në pronësi të Musk.

Në shkurt, influencerja konfirmoi se kishte sjellë në jetë fshehurazi një djalë, dhe se Elon Musk është babai i fëmijës, megjithëse miliarderi nuk ka pranuar publikisht këtë fakt. Më tej, St. Clair e ka paditur Musk për uljen e pagesës së ushqimit për fëmijë dhe ka pretenduar se ai i ka ofruar 15 milionë dollarë për të mbajtur sekret ekzistencën e fëmijës.

Nga ana e tij, Musk ka thënë se nuk është i sigurt nëse fëmija është i tij, por nuk kundërshton të bëhet publike kjo çështje dhe ka deklaruar se ka dërguar tashmë 25 milionë dollarë dhe 500,000 dollarë në vit për ushqimin.

Miliarderi i teknologjisë është baba i 14 fëmijëve nga tre martesa të ndryshme.

Ngjarja vijon të jetë në fokus të mediave ndërkombëtare, ndërsa Ashley përballet me sfida të mëdha personale dhe ligjore.

The post Mosmarrëveshja mes Ashley St. Clair dhe Elon Musk për fëmijën përkeqësohet, influencuesja rrezikon dëbimin appeared first on iconstyle.al.

Ngjarje e rëndë/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas edhe veten

By: V K
21 August 2025 at 09:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire në SHBA, ku një grua 34-vjeçare vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre përpara se t’i jepte fund jetës së saj.

Emily Long, u gjet e vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë.

Autoritetet kanë dyshime se ajo fillimisht vrau bashkëshortin e saj 48-vjeçar, Ryan Long dhe dy fëmijët e tyre, Parker, 8-vjeç, dhe Ryan, 6-vjeç.

Të dy fëmijët u qëlluan në kokë, ndërsa babai i tyre i cili po luftonte me kancerin u qëllua disa herë.

Fëmija trevjeçar i çiftit është i vetmi i mbijetuar dhe brenda shtëpisë. Ai tani është nën kujdesin e anëtarëve të familjes.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbetet të paqarta. 34-vjeçarja punonte si menaxhere për një rrjet restorantesh dhe postonte shpesh video në mediat sociale, duke përshkruar dëshpërimin që përjetoi ndërsa burri i saj përballej me kancerin.

Në një video në TikTok vetëm dy ditë para vrasjes së së hënës, Emily rrëfeu se ishte “shumë e dëshpëruar”, ndërsa përpiqej të rivendoste normalitetin në shtëpi, ndërsa shëndeti i burrit të saj përkeqësohej.

“Jam e vendosur të krijoj normalitet. Po luftoja shumë dhe isha vërtet e dëshpëruar dhe thjesht u mbylla në vetvete dhe doja vetëm të isha me fëmijët dhe burrin tim. Megjithatë, po bëj një ndryshim dhe ai fillon sot… Dhe jam e vendosur të dal nga depresioni im dhe ta bëj këtë për familjen time”, tha 34-vjeçarja.

The post Ngjarje e rëndë/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas edhe veten appeared first on Albeu.com.

Obeziteti mund të transmetohet nga prindërit-fëmijët. A kanë më shumë rëndësi gjenet e nënës apo babait?

By: gaze tare
20 August 2025 at 15:42

Një studim i ri i botuar në PLOS Genetics zbulon se gjenet e nënave mund të luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e indeksit të masës trupore (BMI) të fëmijëve, edhe kur nuk transmetohen drejtpërdrejt nga gjenerata te gjenerata.

Nga ç’vjen ndikimi i nënave?

  • Efekte “të tërthorta” gjenetike: Edhe gjenet që fëmijët nuk marrin drejtpërdrejt nga nëna mund të ndikojnë në shëndetin e tyre përmes mjedisit prenatal dhe sjelljeve pas lindjes – si zakonet e ushqyerjes dhe aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë dhe që më pas përcillen si model familjar.

  • Të dhëna nga Mbretëria e Bashkuar: Studiues nga University College London, drejtuar nga Liam Wright, analizuan të dhënat genetike dhe mjekësore të mbi 2,600 familjeve me fëmijë të lindur në vitet 2001–2002, të ndjekur deri në moshën 17 vjeç.

  • Roli unik i gjeneve të nënës: Ndryshe nga babai, ku ndikimi ishte thuajse plotësisht përmes trashëgimisë së drejtpërdrejtë genetike, në rastin e nënës, ndikimi në BMI-në e fëmijës dukej të kalonte përmes ndryshimeve jovetëdijshme në stilin e jetesës dhe mjedisin prenatal.

Pse ka rëndësi?

Studimet paraprake kanë lidhur obezitetin e prindërve, veçanërisht të atëve , me rrezikun që fëmijët të zhvillojnë obezitet. Po ashtu, zbulimi i ri sugjeron që ndërhyrjet për uljen e BMI-së së nënave, veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të sjellin përfitime afatgjata për shëndetin e fëmijëve.

Kush e tha këtë?

“Gjenetika e nënave është thelbësore në formësimin e mjedisit në të cilin zhvillohet fëmija, duke ndikuar kështu indirekt edhe në BMI-në e tij,” – tha Liam Wright.

Ai thekson se zbulimet nuk synojnë të fajësojnë të ëmën, por të ofrojnë mbështetje për familjet që të marrin hapa për të përmirësuar shëndetin e brezave të ardhshëm.

The post Obeziteti mund të transmetohet nga prindërit-fëmijët. A kanë më shumë rëndësi gjenet e nënës apo babait? appeared first on iconstyle.al.

Shtatzënia e parë pas 30 vjeç: rritje alarmante e rrezikut për kancerin e gjirit

By: gaze tare
20 August 2025 at 14:29

Hulumtimet tregojnë se gratë që bëjnë fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç rrisin rrezikun për kancer të gjirit me 40-45%.

Sipas Profesorit Weston Porter nga Universiteti Texas A&M, kjo formë e kancerit, e njohur si kanceri i gjirit pas lindjes, prek kryesisht gratë nën 45 vjeç dhe ka tendencë të jetë më agresive. Rritja e qelizave inflamatore gjatë periudhës së laktacionit dhe pas saj është arsyeja kryesore që lidhet me këtë rrezik.

Sipas të dhënave globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2022 u diagnostikuan 2.3 milionë gra me kancer të gjirit, ndërsa 670,000 humbën jetën. Gratë mbi 45 vjeç përbëjnë shumicën e rasteve, por një pjesë e rëndësishme e vdekjeve ndodh edhe tek gratë më të reja.

Porter këshillon gratë që lindin për herë të parë në të 30-at të jenë vigjilente, duke bërë kontrolle të rregullta dhe vetë-ekzaminime për zbulimin e hershëm të sëmundjes. Gjithashtu, studimet tregojnë se ushqyerja me gji ul ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit.

Ky zbulim nxit rëndësinë e vetëdijesimit dhe parandalimit, sidomos tek gratë që planifikojnë shtatzëninë pas moshës 30 vjeç.

The post Shtatzënia e parë pas 30 vjeç: rritje alarmante e rrezikut për kancerin e gjirit appeared first on iconstyle.al.

Komuna e Prishtinës rikthehen një tjetër mbrëmje magjike të Kinemasë së Hapur për Fëmijë

By: Kult Plus
20 August 2025 at 13:50

Pas suksesit të edicionit të parë, Komuna e Prishtinës rikthehet me një tjetër mbrëmje magjike të Kinemasë së Hapur, dedikuar fëmijëve të vegjël.

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka njoftuar se Kinemaja e Hapur për Fëmijë do të shfaq filma të përzgjedhur te parku në mes të lagjeve Ulpiana dhe Dardania.

“Nën qiellin e hapur, do të shfaqim filma të përzgjedhur për fëmijë, sepse filmi nuk është vetëm argëtim, por një udhëtim i heshtur drejt botës së brendshme, ku fëmijët mësojnë të ëndërrojnë, të ndjejnë dhe të kuptojnë më thellë botën që i rrethon”, thuhet në njoftimin e drejtoreshës Halimi.

Kjo mbrëmje magjike mbahet më 28 gusht në ora 19:30./ KultPlus.com

Çfarë duhet të bëjnë prindërit kur fëmija refuzon të flejë gjumë?

By: gaze tare
18 August 2025 at 10:48

Refuzimi i gjumit gjatë ditës është një sfidë e zakonshme për shumë prindër, sidomos tek fëmijët e moshës rreth dy vjeç. Kur fëmija nuk fle gjumë, ai shpesh bëhet i lodhur, nervoz dhe i vështirë për t’u qetësuar. Ja disa këshilla që ndihmojnë në këto situata:

  1. Mos ushtroni presion
    Detyrimi për të fjetur mund ta bëjë momentin e gjumit të lidhur me stres dhe rezistencë. Lëreni fëmijën të pushojë në një ambient të qetë, edhe nëse nuk fle.

  2. Mbani rutinë të qetë dhe të qëndrueshme
    Aktivitetet e qeta para gjumit, si leximi apo lojërat e qeta, ndihmojnë fëmijën të përgatitet për gjumë dhe të krijojë një lidhje pozitive me këtë moment.

  3. Siguroni aktivitete fizike gjatë ditës
    Lëvizja dhe aktivitetet gjatë mëngjesit ndihmojnë në lodhjen natyrale të trupit dhe përmirësojnë mundësinë e një gjumi të mirë në mesditë.

  4. Mos përdorni ryshfete për gjumin
    Premtimi i dhuratave për të bërë fëmijën të flejë mund të krijojë zakone negative dhe manipulim emocional.

  5. Respektoni nevojat e gjumit të fëmijës
    Çdo fëmijë ka ritmet e veta, prandaj nëse fle më shumë në një ditë, mos e zgjoni. Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor për shëndetin dhe sjelljen e tyre.

Në fund, durimi dhe kuptimi janë çelësi për t’u përballur me sfidat e gjumit të fëmijëve dhe për të krijuar një ambient të shëndetshëm për rritjen e tyre.

The post Çfarë duhet të bëjnë prindërit kur fëmija refuzon të flejë gjumë? appeared first on iconstyle.al.

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u”/ Familja Cani: Të merren masa për të mbrojtur fëmijët

By: Ardit
17 August 2025 at 12:08

Pasi vrasjes me thikë të Martin Canit nga një bashkëmoshatar në afërsi të një shkolle, një tjetër tragjedi goditi vendin tonë disa ditë më parë. Një 14-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatari në Maliq, duke tronditur opinionin publik dhe duke nxjerrë edhe një herë në pah dështimet e rënda institucionale për garantimin e sigurisë së […]

The post “Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u”/ Familja Cani: Të merren masa për të mbrojtur fëmijët appeared first on BoldNews.al.

REL: Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh! Si po i shërbejnë fëmijët e huaj Rusisë?

By: Ardit
17 August 2025 at 11:41

Samira ishte gati ta dërgonte vajzën e saj 16-vjeçare nga ku jetojnë në Çui, në veri të Kirgizisë, për të studiuar në një shkollë prestigjioze në Republikën ruse të Tatarstanit. Ajo që nuk e dinte ishte se shkolla, Politekniku Alabuga – një institucion teknik i vendosur në zonën e lirë ekonomike të Alabugës – po […]

The post REL: Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh! Si po i shërbejnë fëmijët e huaj Rusisë? appeared first on BoldNews.al.

Mesazh i fuqishëm nga UEFA në Superkupë: Ndaloni vrasjen e fëmijëve

By: gaze tare
13 August 2025 at 23:07

Një mesazh i fuqishëm dhe simbolik u shfaq përpara fillimit të finales së Superkupës së UEFA-s mes PSG dhe Tottenham në stadiumin “Dacia Arena” në Udine. Në një akt të rrallë, futbollistët dhe fëmijët që i shoqëronin në fushë mbajtën një banderolë me mesazhin e qartë:

“STOP KILLING CHILDREN. STOP KILLING CIVILIANS” (Ndaloni vrasjen e fëmijëve. Ndaloni vrasjen e civilëve).

Ky veprim i paprecedentë për një ngjarje të këtij niveli, ku politika rrallëherë përzihet hapur me sportin, u përshëndet nga publiku, ndërsa menjëherë ndezi debat në rrjetet sociale për atë që shumë e konsiderojnë një mesazh të koduar drejtuar një konflikti specifik ku pasojat më të rënda i kanë pësuar civilët, veçanërisht fëmijët.

Edhe pse UEFA nuk përmendi drejtpërdrejt asnjë shtet apo palë të përfshirë, koha dhe përmbajtja e mesazhit kanë ngjallur dyshime të forta se ai lidhet me situatën aktuale në Lindjen e Mesme më saktë, me ofensivën e vazhdueshme në Gaza dhe humbjen e jetëve të pafajshme.

The post Mesazh i fuqishëm nga UEFA në Superkupë: Ndaloni vrasjen e fëmijëve appeared first on iconstyle.al.

❌
❌