Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veç për Ajkën

By: gaze tare
12 July 2025 at 15:53

Vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Ajka, ka festuar sot ditëlindjen, por kjo ditë e veçantë nuk ka qenë një rast ribashkimi për dy prindërit e saj të njohur. Edhe pse më parë janë parë të bashkuar për momente të rëndësishme në jetën e fëmijëve, këtë herë ata kanë organizuar dy festa të ndara, secili në mënyrën e vet.

Të dy prindërit kanë ndarë në rrjete sociale foto nga ditëlindja e Ajkës, por në asnjërën prej tyre nuk shfaqen bashkë. Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur që ta festojnë këtë ditë veçmas, duke e ndarë gëzimin me familjarë dhe miq të afërt, secili në rrethin e vet.

Pavarësisht se ndarja e tyre është zyrtarizuar muaj më parë, ky vendim për të mos qenë bashkë as në ditën e lindjes së vajzës së tyre më të madhe, ka ngjallur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vënë re mungesën e një momenti të përbashkët familjar.

The post As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veç për Ajkën appeared first on iconstyle.al.

Paradoksi i lindjeve: Në vendin me lindshmërinë më të ulët, klinikat e fertilitetit njohin bum

By: gaze tare
11 July 2025 at 22:45

Në Korenë e Jugut, një nga vendet me normën më të ulët të lindjeve në botë, klinikat e fertilitetit po përjetojnë një rritje të paprecedentë. Gra si Kim Mi-ae, e cila ka kaluar tashmë një përvojë të ngjashme tre vite më parë, përballen sot me radhë të gjata dhe pritje të gjata në këto klinika. “Edhe me rezervim, prita mbi tre orë”, tregon 36-vjeçarja nga Seuli.

Vetëm gjatë viteve 2018–2022, numri i trajtimeve të fertilitetit në vend është rritur me gati 50%, duke arritur në 200 mijë raste. Sot, një në gjashtë foshnje në Seul lind falë trajtimeve të tilla.

Ekspertët thonë se ky fenomen është pasojë e ndryshimit të qëndrimeve sociale: gratë koreane dëshirojnë të kenë më shumë kontroll mbi jetën e tyre dhe planifikimin familjar, duke zgjedhur të ngrijnë vezët apo të përdorin IVF kur përballen me vështirësi për të mbetur shtatzënë.

Kjo situatë përbën një lajm të mirë për qeverinë koreano-jugore, e cila prej vitesh përpiqet të luftojë krizën demografike që ka përfshirë vendin. Shkalla e lindshmërisë ka rënë nga 0.98 lindje për grua në vitin 2018 në 0.72 në vitin 2023, ndërsa vetëm vitin e fundit ka shënuar një rritje të lehtë në 0.75 – rritja e parë pas nëntë vitesh.

Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Të rinjtë koreano-jugorë përballen me presione të shumta sociale dhe financiare: orë të gjata pune, kosto të larta jetese dhe një sistem tradicional që shpesh ua lë barrën e përkujdesjes për fëmijët vetëm grave. Shumë prej tyre shtyjnë martesën dhe lindjen e fëmijëve deri në një moshë më të avancuar, çka më pas e vështirëson edhe më shumë ngjizjen natyrale.

Sipas OKB-së, më shumë se gjysma e koreano-jugorëve shprehen se duan të kenë fëmijë, por nuk e bëjnë për arsye ekonomike. Mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë ka arritur në 33.6 vjeç – një nga më të lartat në botë.

Për gratë që i drejtohen IVF-së, kjo është një përvojë jo vetëm fizike dhe emocionale, por edhe financiare. Kostot e trajtimit mbeten të larta dhe shpesh të paparashikueshme.

Në një kohë kur popullsia 50 milionëshe e Koresë së Jugut rrezikon të përgjysmohet brenda 60 viteve nëse trendet aktuale vazhdojnë, ky bum në klinikat e fertilitetit është një dritë shprese – por gjithsesi nuk mjafton për të përmbysur krizën demografike pa ndryshime të thella sociale dhe ekonomike.

The post Paradoksi i lindjeve: Në vendin me lindshmërinë më të ulët, klinikat e fertilitetit njohin bum appeared first on iconstyle.al.

MODË – Giorgio Armani feston 91- vjetorin e lindjes

11 July 2025 at 20:20

ROMË, 11 korrik /ATSH/ – Giorgio Armani, themeluesi i shtëpisë “ikonë” italiane të modës që mban emrin e tij, festoi  sot 91-vjetorin e lindjes me një mesazh që konfirmon rikthimin e tij në shtator, pas një problemi shëndetësor që e detyroi të mungonte në sfilatat e modës në Milano dhe Paris, sipas “Reuters”.

Ishte hera e parë që Armani mungonte në një nga ngjarjet e tij të modës.

Muajin e kaluar, kompania njoftoi se ai po shërohej në shtëpi, pa dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, agjencitë italiane të lajmeve raportuan se ai kishte kaluar disa ditë në spital.

“Në javët e fundit, e kam ndier fort përqafimin e atyre që kanë menduar për mua”,  tha Armani në një letër të hapur të botuar nga disa gazeta italiane. Ai shprehu mirënjohje ndaj familjes, kolegëve, punonjësve, medias dhe njerëzve në rrjetet sociale.

“Sot, në 91-vjetorin tim, dua t’ju falënderoj të gjithëve për afërsinë që më keni treguar. Nuk ishte e lehtë për mua që të mos e dëgjoja duartrokitjen tuaj drejtpërdrejt. Ju falënderoj nga zemra dhe shihemi përsëri në shtator,” shtoi ai.

Java e ardhshme e modës në Milano është planifikuar të zhvillohet nga data 23 deri më 29 shtator. /Ad.Ab./

Top of Form

Bottom of Form

 

The post MODË – Giorgio Armani feston 91- vjetorin e lindjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yamal e rregullat e festës së 18-vjetorit: të ftuarit do e mësojnë vendin 24 orë para

By: user 2
9 July 2025 at 15:10

Lamine Yamal është një nga futbollistët më të fortë në botë, ka fituar tashmë gjashtë trofe dhe i ka fituar të gjithë si i mitur. Mosha madhore, megjithatë, është shumë afër, sepse të dielën më 13 korrik do të mbushë 18 vjeç dhe sulmuesi i Barcelonës do të festojë madhërisht. Në Spanjë kanë dalë informacionet e para për festën, dihen emrat e shumë të ftuarve, por nuk dihet as vendi e as lokacioni. Ka nga ata që thonë se do të festohet në Barcelonë dhe nga ata që mendojnë për një festë në Ibiza. E sigurt është që askush nuk do ta dijë vendin deri 24 orë para festës.

Të ftuarit VIP në festën e 18-vjetorit të Yamal

Të bëhesh 18 vjeç është një etapë e rëndësishme për këdo. Yamal, që po i shijon pushimet, po organizon një festë të jashtëzakonshme. Carlos Vicente Gomez, i quajtur ‘Chitu‘, duke folur me Pablo Parra, ka zbuluar disa emra mes pjesëmarrësve në festën që në të vërtetë do të mbahet të shtunën më 12 dhe do të zgjasë gjithë natën. Do të jenë të pranishëm Bad Gyal, këngëtare spanjolle shumë e njohur edhe për qëndrimet dhe betejat e saj ideologjike e politike, Bizarrap, DJ argjentinas shumë i njohur në Spanjë, Ozuna, reper portorikan i njohur, dhe Duki, një tjetër reper argjentinas.

Lewis Hamilton mund të marrë pjesë në festën e Yamal

Por mes të pranishmëve, sipas ‘Chitu‘, do të jetë edhe Lewis Hamilton, piloti i Ferrarit. Dhe do të ishte i ftuari më i shquar. Chitu ka thënë se festa për 18-vjetorin e Yamal nuk do të jetë festa tipike e një të sapomadhoruarit dhe ka garantuar që të ftuarit do të argëtohen jashtë mase.

Mercedes driver Lewis Hamilton of Britain reacts after the Formula One Abu Dhabi Grand Prix at the Yas Marina Circuit in Abu Dhabi, UAE, Sunday, Dec. 8, 2024. (AP Photo/Darko Bandic)

Lokacioni dhe vendi i festës ende të panjohur

Lokacioni nuk dihet, do të jetë një event mondan në nivelin më të lartë me personalitete nga fusha të ndryshme, përfshirë atë të futbollit. Të ftuarit do ta mësojnë vendin e festës vetëm 24 orë para eventit. Në Spanjë pyesin se kush nga shokët e skuadrës te Barcelona dhe kombëtarja spanjolle do të jetë i pranishëm, ndërkohë që ata të Real Madrid do të mungojnë, për shkak të Botërorit për Klube.

Lexo më tej: Yamal provokohet në aeroport e reagon ndaj tifozëve francezë: “Dembélé Topi i Artë”

Ndërsa gazetari Victor Navarro ka konfirmuar listën e të ftuarve, ka shtuar se Gjenerata Z do të jetë e kënaqur për artistët urban dhe tiktoker-at. Helen Condis, përkundrazi, ka pohuar se të ftuarit në festë nuk do të mund të fotografojnë asgjë me telefonat e tyre celularë.

Yamal është gjithmonë në qendër të vëmendjes

Yamal, për arsye të kuptueshme, është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Është, sepse është një kampion i madh dhe ka hapësira për përmirësim të jashtëzakonshëm. Është kur poston një foto të Maradonës në rrjete sociale ose edhe kur rinovon kontratën, e cila është, siç pritej, milionëshe. Por për futbollistin e Barcelonës është folur edhe për arsye të lidhura me thashethemet. Një pushim në Pantelleria me Fati Vasquez ka bërë që të flitet shumë për Yamal. Ata kanë thënë që janë vetëm miq, por është folur shumë për diferencën e tyre në moshë – dymbëdhjetë vjet (17 ai, 29 ajo).

The post Yamal e rregullat e festës së 18-vjetorit: të ftuarit do e mësojnë vendin 24 orë para appeared first on Lapsi.al.

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

By: FAKTOJE
8 July 2025 at 11:20

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë

Verdikti: I pavërtetë

Barbara Halla

Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin çdo natë pas orës 22:00 për të rritur lindshmërinë në vend. Njoftohet se qeveria ruse i ka parashikuar këto nisma për të limituar kohën që njerëzit kalojnë online në orët e vona, dhe për t’i shtyrë, sidomos çiftet e reja, të kalojnë më shumë kohë së bashku. Në instagram, ky lajm ka marrë mbi 7,000 pëlqime dhe propozime që një nismë e tillë të replikohet edhe në vendin tonë.

Në të vërtetë, qeveria ruse nuk ka ndërmarrë një nismë të tillë dhe këtu bëhet fjalë ende për një propozim të një deputeti dhe jo për një ligj të ri.  Në instagram, ky lajm i rremë ka marrë mbi 7,000 pëlqime.

Artikulli në fjalë citon “burime zyrtare” për miratimin e ligjit por pa specifikuar cilat janë këto burime. Në fakt, nuk ka asnjë vendimmarrje nga qeveria ruse mbi një masë të tillë. Ky lajm duket se ka si origjinë një postim në rrjetin X/Twitter nga llogaria Times Algebra ku shkruhet: “LAJM I RËNDËSISHËM🚨 Rusia do të ndërpresë energjinë elektrike dhe internetin pas orës 22:00 për të rritur lindjet.”

Nga verifikimit në mediat zyrtare ruse, mësohet se politikani rus Mikhail Ivanov ka propozuar në parlamentin rus një ligj sipas të cilit çifteve ruse pa fëmijë duhet t’u ndalohet hyrja në rrjetet sociale natën vonë, në një përpjekje për t’i inkurajuar ata të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe të krijojnë familje. Propozimi i Ivanov vjen pasi lindjet në Rusi kanë arritur numrin më të ulët në 25 vite, duke ndjekur tendencën e shumë vendeve të tjera në botë.

Në rrjetet sociale, Ivanov ka thënë se “Nëse të rinjtë kalojnë netët para telefonave të tyre në vend që t’i kushtojnë vëmendje njëri-tjetrit, atëherë kjo është një rrugë që nuk çon askund.”

Qeveria ruse është e shqetësuar për situatën e lindjeve në vend dhe për këtë arsye ka ndërrmarrë disa nisma për t’ju kundërvënë kësaj tendence në popullsinë e saj. Në Rusi po zhvillohet një fushatë legjislative e udhëhequr nga figura të fuqishme, duke përfshirë Vyacheslav Volodin, kryetar i Dumës, siç njihet parlamenti rus, për të ndaluar të ashtuquajturën “propagandën e njerëzve pa fëmijë”.

Sipas Reuters, Volodin njoftoi plane për të ndaluar filmat, reklamat dhe mediat që promovojnë një jetë pa fëmijë, duke paralajmëruar se kjo shkon ndesh me “vlerat tradicionale” të shoqërisë ruse. Kjo fushatë ka nisur që në tetor të vitit 2024 dhe sipas propozimit individët mund të përballen me gjoba deri në 400,000 rubla ($ 4,300 dollarë), ndërsa kompanitë mund të gjobiten deri në 5 milionë rubla ($53,000 dollarë) nëse i shtyn njerëzit të mos bëjnë fëmijë. Pra pretendimi se Rusia ka nisur ndërprerje të energjisë dhe internetit çdo natë për t’i detyruar njerëzit të kenë fëmijë është i rremë, dhe nuk lidhet me masat e vërteta që po diskutohen. Masat e vërteta po përqendrohet te censura e medias dhe gjobat kundër atyre që shkojnë kundër vlerave që Kremlini i konsideron tradicionale.

The post Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet appeared first on Faktoje.al.

Çudirat e Rilindjes/ Pensionisti nga Tërpani bëhet pronar i koncesionit 60 milionë euro në Portin e Vlorës

By: Oldi
7 July 2025 at 17:44

Nga Klodian Tomorri Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompania Brunes e Gerond Çelës, për të ndërtuar aty një resort dhe port jahtesh, në gusht të vitit 2021, qeveria shqiptare shpalli tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e portit të ri tregtar të Vlorës. Zona e caktuar për ndërtimin e […]

The post Çudirat e Rilindjes/ Pensionisti nga Tërpani bëhet pronar i koncesionit 60 milionë euro në Portin e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

INDI – Dalai Lama feston 90-vjetorin e lindjes mes tibetianëve

NJU DELHI, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Dalai Lama shënoi sot 90-vjetorin e lindjes mes tibetianëve të tjerë në mërgim në kompleksin e tempullit budist në Dharamsala në veri të Indisë, mes spekulimeve se kush do ta pasojë.

Përfaqësues të qeverisë indiane ishin mes të pranishmëve, si dhe ylli i Hollivudit Richard Gere, i cili ka qenë një mbështetës i të drejtave tibetiane për dekada të tëra.

Dalai Lama tha se ishte detyra e tij t’i shërbente popullit të tij dhe të përhapte mësimet e Budës, sipas një përkthimi nga gjuha tibetiane.

Në një mesazh të mëparshëm për ditëlindje, ai e kishte përshkruar veten si një “murg të thjeshtë budist”.

Festimet u mbajtën me prezantime dhe fjalime kulturore.

Ai theksoi pavarësinë nga Kina, e cila kontrollon territorin tibetian, në zgjedhjen e Dalai Lamës së ri.

Pekini e ka kritikuar njoftimin dhe ka pretenduar të drejtën për të vendosur për trashëgiminë.

Dalai Lama e ndërpreu aktivitetin e tij politik në vitin 2011.

Ai u vlerësua me çmimin Nobel për Paqe në vitin 1989./ /Ad.Ab./

The post INDI – Dalai Lama feston 90-vjetorin e lindjes mes tibetianëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

By: D Marku
6 July 2025 at 11:08

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar masa të reja për të përballuar krizën demografike në vend.

Ai propozoi mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur rritjen e lindjeve. Në vitin 2024, lindjet në vend ishin vetëm 16.061, ndërsa vdekjet arritën në 20.201, duke sjellë një rënie natyrore prej mbi 4 mijë personash.

Mickoski tha se në katër vitet e fundit vendi ka humbur më shumë se 33 mijë banorë. Norma e lindjeve ka rënë ndjeshëm nga 12,5% në vitin 2010 në 8,8% në vitin 2024. Ai shtoi se në shumë zona tashmë nuk ka as klasa të para në shkolla.

Kryeministri theksoi nevojën për të ndërtuar institucione që ruajnë dhe zhvillojnë potencialin rinor. Ai e quajti këtë sfidë si problem që prek jo vetëm Maqedoninë, por të gjithë kontinentin evropian.

The post Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët appeared first on Albeu.com.

Berisha uron bashkëshorten e tij për ditëlindje me fjalët më të ëmbla: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë…

By: V K
5 July 2025 at 12:29

Këtë të shtunë, përmes një reagimi në llogarinë  e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka uruar bashkëshorten e tij Liri Berisha, me rastin e ditës së lindjes së saj dhe 54-vjetorit të martesës së tyre.

Berisha e uron atë me fjalët më të ëmbla, duke u shprehur; “Sot ditë e veçantë për familjen tonë!

Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.

Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë”, shkruan Berisha.

Berisha e quan këtë datë si ‘ditën e dy festave familjare’, duke theksuar se 5 korriku ka gjithmonë një rëndësi të veçantë për familjen e tij.

Gjithashtu, ai shpreh  mirënjohjen për udhëtimin e përbashkët jetësor dhe rolin e pazëvendësueshëm të bashkëshortes së tij ndër vite.

Postimi i plotë:

Sot ditë e veçantë për familjen tonë!

Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.

Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar.

Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.

Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!

 

The post Berisha uron bashkëshorten e tij për ditëlindje me fjalët më të ëmbla: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë… appeared first on Albeu.com.

E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret

4 July 2025 at 20:20

Një fenomen i rrallë natyror ka goditur Turqinë këtë të premte, ku reshjet e dëborës mbuluan disa rajone të verilindjes së vendit, ndërkohë që pjesa tjetër e territorit po përjeton temperatura ekstreme dhe përballje me zjarre masive. Sipas raportimeve të mediave lokale, dëbora e pazakontë për muajin korrik ra mbi zonat malore, duke krijuar një kontrast të thellë […]

The post E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret appeared first on BoldNews.al.

Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!”

By: Elva
4 July 2025 at 14:18

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte (4 korrik 2025) datëlindjen e tij të 61-të, e cila, për një rastësi thuajse hyjnore, përkon edhe me ditën e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lulet, urimet nga thellësia e pafundme e shpirtit, duartrokitjet deri në skuqje pëllëmbësh nga rilindasit socialistë janë fare pak […]

The post Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!” appeared first on BoldNews.al.

Feston ditëlindjen e 25-të, Leonardo i bën dedikimin e veçantë Lelës: Jam falënderues që të kam në jetën time

By: D Marku
2 July 2025 at 16:24

Një nga figurat më të komentuara të sezonit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, feston ditëlindjen e 25-të.

Ish-banorja e cila rrëmbeu simpatinë e publikut me karakterin e saj të fortë dhe të sinqertë, ka marrë një urim nga partneri i saj, Leonardo Gashi, me të cilin nisi një lidhje brenda shtëpisë së famshme.

Pasi përjetuan njohjen dhe afrimin gjatë qëndrimit në Big Brother, dyshja kanë vazhduar lidhjen e tyre edhe jashtë formatit, duke u shndërruar në një ndër çiftet më të pëlqyera të spektaklit.
Në këtë ditë të veçantë, Leonardo ka zgjedhur t’i dedikojë Leles një mesazh romantik në InstaStory, krahas një fotografie të përbashkët.

Fjalët e tij shprehën dashurinë dhe mirënjohjen për praninë e saj në jetën e tij.

“Urime ditëlindjen, dashuri. T’i uroj prej zemrës që krejt dëshirat e ëndrrat e tua t’u plotësohen. Jam shumë falënderues që të kam në jetën time, të dua”, ka shkruar ai.

Lela dhe Leonardo kanë treguar se lidhja e tyre është forcuar edhe më shumë pas përfundimit të spektaklit, duke u shfaqur të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duke dhënë mesazhe pozitive për dashurinë që lind në rrethana të pazakonta.

Ndërkohë, fansat e saj presin të shohin cilat do të jenë hapat e radhës të saj në jetë dhe karrierë.

The post Feston ditëlindjen e 25-të, Leonardo i bën dedikimin e veçantë Lelës: Jam falënderues që të kam në jetën time appeared first on Albeu.com.

Portalet bëjnë nënë para kohe këngëtaren Dafina Zeqiri

27 June 2025 at 13:40

Pretendimi: Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë djali

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————————-

Një lajm që është parë mbi 90 mijë herë në Facebook pretendon se këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë në 25 qershor, duke sjellë në jetë një djalë.

Në brendi të artikullit, shpjegohet se ky lajm bazohet në një postim që bashkëshorti i saj bëri “në rrjetin social Instagram, ku ndau me ndjekësit një foto me nota humori për të njoftuar ardhjen në jetë të djalit të tyre.”

Megjithatë, po në të njejtën ditë, vetë Zeqiri ka postuar në Instagram për të mohuar lajmet e parakohshme.

“Sipas disa mediave, unë kam lindur tashmë. Ndërkohë foshnja ime është këtu brenda, sikur ende duke u çlodhur. Ju do bëni që të më shpërthejnë ujërat herët,” shkruan ajo.

Megjithëse Zeqiri ka përgënjeshtruar lajmet e lindjes së saj, artikujt në mediat shqipfolëse nuk janë korigjuar.

The post Portalet bëjnë nënë para kohe këngëtaren Dafina Zeqiri appeared first on Faktoje.al.

Shifra alarmante/ Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, Shqipëria po plaket

By: Ela
27 June 2025 at 11:35

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit. Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i vënë në dispozicion për bonusin e bebes, janë realizuar vetëm 8,8% […]

The post Shifra alarmante/ Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, Shqipëria po plaket appeared first on BoldNews.al.

Festoi ditëlindjen pak ditë më parë – Gresa Gashi komentohet me të madhe për paraqitjen e ekzagjeruar

By: D Marku
23 June 2025 at 18:23

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa Gashi, festoi ditëlindjen pak ditë më parë.

Ajo organizoi një festë me miqtë e ngushtë dhe familjen, përfshirë edhe disa ish-konkurrentë të formatit të lartpërmendur.

Bukuroshja ndërroi disa veshje, konkretisht fustane, ndonëse mori vëmendje me njërin prej tyre.

Bëhet fjalë për një fustan të gjatë me gurë e ngjyrë krem, ku edhe u komentua me të madhe në rrjet, ku shumë nga ndjekësit e panë si të tepërt.

Sidoqoftë, aktorja tashmë shquhet për daljet pa komplekse dhe se nuk i pengojnë fare as komentet e njerëzve.

Në BBVK 3, ajo u shfaq tërësisht pa filtra, duke ndarë me publikun çdo gjë nga jeta e karrierë.

Pas këtij reality shou, ka filluar me angazhime të tjera, e ndër tjerash është autore e moderatore e një programi.

The post Festoi ditëlindjen pak ditë më parë – Gresa Gashi komentohet me të madhe për paraqitjen e ekzagjeruar appeared first on Albeu.com.

Ditëlindja (europiane) e socialistëve/ Rama: Ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi

19 June 2025 at 19:25

TIRANË– Partia Socialiste e Shqipërisë feston 34-vjetorin e themelimit të saj.

Kryetari i saj, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në këtë përvjetor u shpreh se socialistët nuk lodhen së fituari pasi janë gati të marrin përgjegjësi për të adresuar sfidat, që ka vendi.

Ai theksoi se kjo ditëlindje është e jashtëzakonshme, pasi shqiptarët i besuan për herë të katërt radhazi mandatin qeverisës.

“Ditëlindja bëhet e veçantë pasi vjen pas një fitoreje domethënës të PS. Një fitoreje, e cila vjen me një përgjegjësi. Ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe se reflektuari se çfarë mund të bëjmë më mirë”, tha ai.

Kryesocialisti foli dhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, objektiv ky që siç tha Rama synohet të përmbushet brenda vitit 2030.

“Shumë gjëra duhen bërë më mirë në kushte kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendit dhe për ta integruar vendin në BE brenda kësaj dekade.

Nuk ka arsye më të fortë dhe domethënie më të madhe lidhur me përgjegjësinë se sa ky objektiv, i cili është objektiv sa i arritshëm dhe tejet i vështirë për t’u arritur, objektiv i afërt, aq dhe jashtëzakonisht i lidhur me sa shpejt sa ne jemi në gjendje të përmirësojmë çfarë është për të përmirësuar dhe të përmbushim se çfarë duhet përmbushur.”, tha ai./abcnews.al

‘Mrekullitë’ ndodhin edhe në luftë/ Nëna sjell në jetë trinjaket në një spital nëntokësor në Iran

18 June 2025 at 11:52

Një grua kreu lindje të parakohshme duke sjellë në jetë trinjake vajza në Spitalin Rambam në Haifa në Iran, i cili aktualisht po operon nëntokë për shkak të konfliktit ushtarak me Iranin. Dr. Yaniv Zipori tha se lindja çezariane u krye në javën e 34 të shtatzënisë dhe shkoi pa probleme.

“Nëna është mirë dhe tashmë i ka vizituar vajzat e saj të porsalindura në njësinë e kujdesit intensiv,” tha ai, duke shtuar se këta janë fëmijët e saj të parë.

“Planifikuam lindje cezariane të parakohshme për zonjën në javën e 34-të të shtatzënisë, për disa arsye. Lindja cezariane shkoi mirë. E vizitova nënën këtë mëngjes, ajo ndihet mirë. Madje shkoi në Njësinë e Kujdesit Intensiv për të parë foshnjat e saj. Për fat të mirë lindi tre vajza dhe janë në gjendje të mirë.”

Lindjet e trinjakëve janë të rralla, dhe dr. Zipori duke theksuar kompleksitetin e shtuar të menaxhimit të një rasti të tillë në kohë lufte. Spitali Rambam, tani i zhvendosur plotësisht nën tokë, po trajton 600 pacientë dhe ka kapacitet deri në 2,100. Ai përfshin salla operacioni, reparte lindjeje dhe një kopsht për fëmijët e stafit.

Raketat iraniane shënjestruan Haifën, qytetin e tretë më të madh të Izraelit, në breshëri raketash gjatë pesë ditëve të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Izraeli shpall gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin për shkak të sulmeve hakmarrëse me raketa nga Irani pasi Izraeli filloi sulmin e tij ajror ndaj Iranit të premten (13 qershor).

The post ‘Mrekullitë’ ndodhin edhe në luftë/ Nëna sjell në jetë trinjaket në një spital nëntokësor në Iran appeared first on Sot News | Lajme.

Nëse keni lindur në këto data, atëherë të gjithë duan të takohen me ju

By: gaze tare
17 June 2025 at 12:53

Disa njerëz duket sikur e kanë të lindur aftësinë për të tërhequr të tjerët, qoftë në aspektin romantik, shoqëror apo profesional. Pa pasur nevojë të bëjnë përpjekje të mëdha, ata krijojnë lidhje, mbresojnë dhe tërheqin dashuri kudo që shkojnë. Sipas ekspertëve të numerologjisë dhe astrologjisë, katër data lindjeje janë veçanërisht të lidhura me këtë magnetizëm natyral:

2 – Shpirti i butë që di të dashurojë
Të lindurit më 2 të çdo muaji janë të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe të prirur drejt marrëdhënieve të thella emocionale. Ata kanë një aftësi të veçantë për të krijuar lidhje të sinqerta dhe harmonike, falë natyrës së tyre të qetë dhe të dashur. Njerëzit ndihen të kuptuar dhe të pranuar pranë tyre, dhe kjo i bën të dëshirueshëm në çdo nivel, emocional, romantik dhe miqësor. Vetëm përmes qenies së tyre të vërtetë, ata frymëzojnë besim dhe afeksion.

6 – Streha e sigurt që të gjithë duan pranë
Në numerologji, numri 6 lidhet me dashurinë familjare, stabilitetin dhe dhembshurinë. Të lindurit në këtë datë kanë prirje natyrale për të mbrojtur, përkujdesur dhe ofruar ngrohtësi. Ata janë partnerë të përkushtuar dhe miq të pazëvendësueshëm. Të tjerët ndihen të qetë dhe emocionalisht të sigurt pranë tyre. Të jesh në një marrëdhënie me dikë që ka lindur më 6 të muajit është si të kesh një shtëpi në formë njeriu.

17 – Magnetizmi i pashpjegueshëm
Të lindurit më 17 të muajit posedojnë një kombinim të rrallë të fuqisë së brendshme, vetëbesimit të heshtur dhe zgjuarsisë. Ata shfaqen të matur dhe të sofistikuar, shpesh me një hijeshi të fshehur që tërheq të tjerët si magnet. Me një prani të fortë dhe një shprehje të matur emocionale, këta individë lënë mbresa të thella. Ata nuk japin gjithçka menjëherë dhe kjo i bën edhe më intriguese për të tjerët.

21 – Gëzim dhe energji që ndriçojnë çdo dhomë
Të lindurit më 21 të çdo muaji janë entuziastë, plot humor dhe karizëm. Ata janë shpesh qendra e vëmendjes falë energjisë pozitive që përcjellin. E qeshura e tyre është ngjitëse dhe prania e tyre sjell gëzim. Njerëzit tërhiqen nga pozitiviteti i tyre, dhe është shumë e zakonshme që të krijojnë lidhje spontane dhe tërheqje të menjëhershme. Megjithatë, ata duhet të kujdesen të mos japin më shumë seç marrin, sepse priren të japin shumë nga vetja.

The post Nëse keni lindur në këto data, atëherë të gjithë duan të takohen me ju appeared first on iconstyle.al.

Denoncimi/ Sigurimet e Astrit Hados vonojnë pagesat për lejen e lindjes

By: Ela
16 June 2025 at 15:11

Nënat që përfitojnë lejen e lindjes po përballen sërish me vonesa shqetësuese në derdhjen e pagesave mujore. Data shënon 16 dhe akoma nuk është bërë asnjë pagesë për këtë muaj nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore i cili drejtohet nga Astrit Hado. Edhe pse pagesa e lejes së lindjes në Shqipëri vijon të jetë ndër më […]

The post Denoncimi/ Sigurimet e Astrit Hados vonojnë pagesat për lejen e lindjes appeared first on BoldNews.al.

Olta Gixhari feston ditëlindjen e parë të Zeos, aktorja ndan momente të veçanta nga festa pranë bashkëshortit dhe dy djemve

By: D Marku
15 June 2025 at 11:05

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka festuar ditëlindjen e parë të djalit të saj të vogël, Zeo, në një ceremoni të ngrohtë dhe familjare. Festa u zhvillua në një ambient të hapur, të dekoruar me ngjyra të buta dhe elemente fëmijërore që krijuan një atmosferë festive dhe elegante.

Në fokus të ditës ishte vogëlushi Zeo, i cili u rrethua nga familjarë dhe miq të ngushtë, që i uruan për ditëlindjen e parë. Olta ndau me ndjekësit në Instagram momente të veçanta nga festa, ku shihej pranë bashkëshortit dhe dy djemve të saj, Amar dhe Zeo. “Zeo u bë 1 vjeç,” shkroi aktorja krahas fotove të festës, duke ndarë kështu gëzimin e këtij momenti të veçantë.

Olta Gixhari është nënë e dy djemve, Amar dhe Zeo, dhe pavarësisht angazhimeve profesionale në teatër, ekran dhe media sociale, ajo ruan gjithmonë lidhjen e fortë me familjen dhe momente të veçanta si kjo festë e ditëlindjes.

The post Olta Gixhari feston ditëlindjen e parë të Zeos, aktorja ndan momente të veçanta nga festa pranë bashkëshortit dhe dy djemve appeared first on Albeu.com.

❌
❌