Gazetarja dhe opinionistja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj, ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Koment për koment” në emisionin ‘Prive by Liberta Spahiu’, ku ka komentuar disa nga mendimet dhe pyetjet që i drejtohen në rrjete sociale.
Një prej çështjeve më të përfolura ishte mungesa e saj në Big Brother VIP, ku ajo ishte pjesë si opinioniste në edicionin e parë dhe është ende e kujtuar nga shumë fansa të formatit.
Anita u ndal tek komentet që vazhdimisht merr nga ndjekësit, të cilët i shprehin dëshirën që ajo të rikthehet si opinioniste.
“Unë kam marrë vazhdimisht komente që po na mungon. Çiltërsia, mënyra e komunikimit të drejtpërdrejtë”, tha ajo.
Ajo gjithashtu komentoi edhe për opinionistët e rinj të përzgjedhur nga produksioni këtë sezon, duke bërë një vërejtje të drejtpërdrejtë ndaj figurave që kanë qenë më parë pjesë e shtëpisë.
“Prej kur i kanë përzgjedh opinionistët e rinj, e kam ditë që kanë me më kërku. E kam vlerësuar Oltën në BBVA si banore, por nuk mund të jesh opinionist i mirë nëse ke qenë banor”, theksoi tutje.
E pyetur për mundësinë e rikthimit në Big Brother VIP nëse do të vinte një ftesë zyrtare, Anita nuk e përjashtoi mundësinë, duke lënë të kuptohet se një rikthim i saj mbetet në dorën e produksionit dhe situatave të ardhshme.
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka festuar ditëlindjen e parë të djalit të saj të vogël, Zeo, në një ceremoni të ngrohtë dhe familjare. Festa u zhvillua në një ambient të hapur, të dekoruar me ngjyra të buta dhe elemente fëmijërore që krijuan një atmosferë festive dhe elegante.
Në fokus të ditës ishte vogëlushi Zeo, i cili u rrethua nga familjarë dhe miq të ngushtë, që i uruan për ditëlindjen e parë. Olta ndau me ndjekësit në Instagram momente të veçanta nga festa, ku shihej pranë bashkëshortit dhe dy djemve të saj, Amar dhe Zeo. “Zeo u bë 1 vjeç,” shkroi aktorja krahas fotove të festës, duke ndarë kështu gëzimin e këtij momenti të veçantë.
Olta Gixhari është nënë e dy djemve, Amar dhe Zeo, dhe pavarësisht angazhimeve profesionale në teatër, ekran dhe media sociale, ajo ruan gjithmonë lidhjen e fortë me familjen dhe momente të veçanta si kjo festë e ditëlindjes.
Aktorja, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga nata elektrizuese në Tiranë, ku performuan emrat e njohur të muzikës elektronike – Adam Port, &ME, Rampa dhe Reznik.
Evenimenti u mbajt në ambientet magjike të Liqenit Artificial dhe mblodhi mijëra fansa nga vende të ndryshme të botës.
Olta u shfaq sensacionale me një veshje provokuese: një bluzë të shkurtë me mëngë të gjata dhe dekolte të hapur.
Ajo kombinoi veshjen me geta të zeza ngjitur pas trupit dhe çizme kaubojsh. Flokët i kishte të lëshuar, në stilin e saj karakteristik.
Në videot e publikuara, ajo shihet duke kërcyer dhe duke shijuar atmosferën energjike të natës, e shoqëruar nga mikja e saj, Sara Hoxha.
Dyshja, të njohura për miqësinë e tyre të afërt, u panë duke u argëtuar së bashku në skenën më të nxehtë të momentit në kryeqytet.
52 vjet pas revoltës në burgun e Spaçit ish-të dënuarit që u rebeluan kundër dhunës, sjellin në vëmendje vuajtjet e regjimit diktatorial.
I dënuar me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë, Lek Mirakaj është një ndër ish-të burgosurit e Spaçit, I cili ndërsa sjell përjetimet në vendin famëkeq shprehet se revolta e 1973-it bëri edhe më çnjerëzor trajtimin e të burgosurve.
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në një aktivitet të organizuar në biblotekën e kryeministrisë prezantoi edhe faqen ëeb për burgun e Spaç, një arkivë digjitale që sjell dëshmi, dokumente, harta, intervista dhe materiale edukative për këtë kamp dhe për Revoltën e majit 1973.
“Faqja përmban: lista të të dënuarve politikë dhe histori personale; dokumente arkivore dhe dëshmi të kohës; informacion mbi Revoltën e Spaçit dhe protestat në kamp; materiale për të zhdukurit dhe ekspozita përkujtimore”, tha Gentjana Sula, kryetare e AIDSSH
Kjo faqe, e cila është e aksesueshme nga çdokush, është konceptuar si një mjet ndërgjegjësimi dhe edukimi për brezat e rinj, duke sjellë të shkuarën në gjuhën e teknologjisë së sotme.
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka qenë së fundmi e ftuar në “Kurthin e Pitër Pan”.
Ajo iu përgjigj një sërë pyetjeve nga jeta dhe karriera profesionale, duke zbuluar shumë gjëra.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ka folur për një kompleks që kishte në fëmijëri.
E njëjta theksoi se ishte bullizuar tejet shumë për shkak të vitheve pasi i kishte të mëdha gjithmonë, por që shton se tani janë në modë.
“Ajo gjëja që kur isha e vogël nuk më pëlqente fare, sot ka dalë shumë në modë. Unë kur isha e vogël kam pasur një kompleks shumë të madh nuk e kam treguar kurrë. Kam pasur gjithmonë vithe shumë të mëdha dhe shokët ndonjëherë edhe më bullizonin, sa të mëdha i ke”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Dhe unë qaja kur isha e vogël, është një histori që se kam treguar kurrë as mamit tim madje, askush nuk e di këtë histori”.
“Unë qaja poshtë jorganit dhe thoja sikur t’i pres të kisha një shkop magjik dhe t’i pres të marrë një thikë dhe t’i pres nuk i dua. Dhe sot jemi shumë në modë të dyja”, tha Gixhari ndër të tjerash.
Aktorja Olta Gixhari ka shuar së fundmi një kureshtje shumë të madhe të fansave me një “ask me questions”. Ish-banorja e “BBVA” është pyetur nga një fans nëse e ka gjoksin e ka të saj natyral apo ka bërë ndërhyrje? Olta e mirëpriti pyetjen duke dhënë një përgjigje mjaft të sinqertë. “Po, nuk kam asgjë […]
Gerta Gixhari ka folur një herë e mirë për raportin me motrën e saj, Olta Gixharin.
Ajo thotë se çdo gjë është vulosur me takimin në Big Brother, përkundër zërave të aluduar.
Gazetarja madje thekson se nuk ka ndonjë që nuk zihet me motrën dhe të vëllanë, duke shtuar se nuk është e vetmja që mund të ketë pasur ndonjë problem.
“Nuk e kuptoj që është bërë një gjë kaq e madhe unë nuk di që mes motrave, vëllezërve, familjarëve çfarëdo që të ndodh të ketë një hatër-mbetje, neve i lëmë pas. Unë nuk jam as e para as e fundit. Nëse unë pyes publikun nëse jeni zënë ndonjëherë me motrat dhe vëllezërit tuaj të gjithë do të thonë po”, u shpreh ajo.
Ndër tjerash, ish-konkurrentja shtoi: “Boll më me këtë muhabet se më ka ardhur në majë të hundës”.
Gerta në ndërkohë e pranoi se e ka merituar finalen dhe se këtë e ka ndjerë edhe kur doli jashtë shtëpisë.
Sidoqoftë, tha që nuk ka bërë ndonjë gabim gjatë këtij rrugëtimi.
E ftuar në Fan Club Gerta Gixhari foli për lojën dhe eksperiencën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.
Kur u pyet nëse Rozana ishte kundërshtarja më e fortë e saj në shtëpi ajo tha se padyshim banorja ishte një nga ta, por përmendi gjithashtu Laertin me të cilin tha se ka patur situata edhe më të tensionuara se me Rozanën. Ish-banorja sqaroi gjithashtu se raporti me motrën e saj Olta Gixharin ishte shumë i mirë gjë që e tregoi hyrja e saj në Big Brother.
E pyetur se pse ajo kishte humbur përballë Eglit për të qenë pjesë e finales së madhe ajo u përgjigj duke thënë se me mbështetjen që ka përjetuar në ditët e para jashtë nuk e ka kuptuar se pse nuk arriti në finale.
Pjesë nga biseda:
A ishte Rozana kundërshtarja jote më e fortë aty brenda?
Gerta: Pa dyshim që ka qenë një nga kundërshtaret e mija më të forta aty. Por ne kishim një diferencë të madhe sepse Rozana sulmet i kryente nëpërmjet të tjerëve ndërsa un jam përballur me atë e vetme drejtpërdrejt. Por unë mendoj që kundërshtar tjetër i fortë për mua ka qenë edhe Laerti. Madje mendoj se përballjet me Laertin kanë qenë dhe më të tensionuara. Mendoj që Laerti shpesh herë harronte që po i drejtohej një gruaje dhe jo një burri me veprimet dhe gjestet që bënte. Unë këtë po e them këtu sepse nuk kam dashur në asnjë moment ta përdor brenda sepse dukej sikur po viktimizohesha.
A besoje se do shkoje në finale përballë Eglit?
Gerta: Kisha besim që do shkoja në finale, dhe këtë e ndjeva dhe jashtë, ai besim që kam pasur brenda shtëpisë më rezultoi se nuk ishte bosh. Nuk e di çfarë më bëri të humb përballë Eglit, por nuk e di se nga opinioni publik nuk kam kuptuar diçka negative që kam bërë në shtëpi, njerëz jemi dhe gabojmë, por nuk e di pse Egli u zgjodh dhe jo unë.
Si është marrëdhënia jote me Oltën tani që ke dalë?
Gerta: Unë nuk e di pse risillet kjo temë herë pas here. Marrëdhënia me motrën time besoj u vulos me hyrjen e Oltës në shtëpi. Pastaj mendoj që askush këtu nuk mund të thotë që nuk kanë pasur asnjë zënkë apo mosmarrëveshje me motrat apo vëllezërit e tyre.
Olta Gixhari ka ndarë mendimet e saj në Instagram në lidhje me finalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku në një përballje mes motrës së saj, Gerta Gixharit, dhe Rozana Radit, kjo e fundit siguroi një vend në finale. Olta preku një dukuri që po bëhet gjithnjë e më prezente në rrjete sociale: mënyra […]
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Olta Gixhari, ka komentuar situatat e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo ka diskutuar për pjesën e finales ku në një ballafaqim mes Gerta Gixharit dhe Rozana Radit, shkoi kjo e fundit.
E njëjta diskutoi një fenomen që po ndodh në rrjete sociale, në rastin kur humb apo fiton një person.
Mes tjerash ka bërë thirrje që të votohet motra për në finalen e madhe duke shtuar se e meriton.
Reagimi i Oltës në Instagram:
“Kam vënë re një fenomen të çuditshëm të rinia shqiptare, pse them te rinia shqiptare sepse më së shumti ky lloj fenomeni ka filluar të ndodh në rrjete sociale, kjo e bërtitur kjo revoltë e rinisë shqiptare sepse ata që komentojnë janë shumë të rinj në moshë. Si ka mundësi që nuk jemi dakord me një fitues, më bën shumë çudi në çdo garë gjithmonë ai që fiton është i keqi dhe ai që humb është i miri, patjetër që po i referohem Big Brother.
Gara Rozana – Gerta humbet Gerta, të gjithë bëhen me Gertën si kurrë më parë jam shumë e lumtur për këtë, Gerta nuk ka nevojë për zhurmë Instagrami ka nevojë për vota. Dhe votimet tregonin një gjë tjetër. Pra kjo zhurma në Instagram nuk përkthehet në vota dhe më vjen shumë keq për këtë dhe mund të iu numëroj disa raste të tjera krejt të kundërta.
Ishte Egli në shtëpi nuk e duam nxirreni jashtë doli Egli u çuan e gjithë Shqipëria duam Eglin, ktheni Eglin nuk ka kuptim loja pa Eglin, u fut Egli pse u fut nuk e donim. Del në kokë me kokë me Laertin dul Laerti, nuk donim ta fitonte Laerti duam Eglin sepse bëhemi me atë që humbet është i çuditshëm ky fenomen, ju lutem votoni. Vendosni cilin doni në finale dhe ai që fiton mos e merrni inat.
Pra rëndësi ka të shkosh në finale i duartrokitur, i dëshiruar nga publiku, i respektuar nga publiku. Të shtunën Gerta do të shkojë në finale dhe kjo është e sigurt.
Votoni Gertën sepse e meriton të shkoj në finale dua që të ma duani motrën edhe kur të fitoj, jo vetëm kur të humbas. Dua që ta doni dhe ta respektoni për atë që është ajo për mënyrën se si ka luajtur. Vota është shumë e rëndësishme”.
Olta Gixhari ka komentuar situatat e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka diskutuar për pjesën e finales ku në një ballafaqim mes Gerta Gixharit dhe Rozana Radit, shkoi kjo e fundit. E njëjta diskutoi një fenomen që po ndodh në rrjete sociale, në rastin kur humb apo fiton një person. Mes tjerash ka bërë thirrje që të votohet motra për në finalen e madhe duke shtuar se e meriton.
Nga: Tim Robey, kritik filmi / The Daily Telegraph (titulli origjinal: How Mickey Rourke went from hottest man in Hollywood to Celebrity Big Brother)
Përkthimi: Telegrafi.com
Mickey Rourke mezi mbijetoi në vitet ’80 [të shekullit XX], përpara se të braktiste karrierën e tij të aktorit për të lejuar që fytyra e tij – burimi i të ardhurave – të goditej pa mëshirë qëkur vendosi të merrej me boksin profesionist. Vetëshkatërrimi ka qenë gjithmonë mënyra e tij e jetesës. Është e pashmangshme, por gjithsesi shqetësuese që ky 72-vjeçar tani është regjistruar në hotelin e të harruarve, ndryshe i njohur [në Britani] si shtëpia Celebrity Big Brother [Big Brother VIP – shtëpia e Vëllait të Madh me njerëz të famshëm].
Me kalimin e viteve, të ftuarit britanikë që durojnë gjithçka kanë dëshmuar se kanë një shans të mirë për ta përballuar këtë cirk televiziv, pa pësuar shumë dëme – madje ndonjëherë të marrin edhe ndonjë shtysë për karrierën. Por, “prurjet” amerikane të emisionit janë ekuivalente të cirkut shëtitës me njerëz të frikshëm. Janë organizime që dëshmojnë dështimin dhe famën e rrënuar, me fytyra që nuk janë krejtësisht të tyret. Parakalojnë si relike, si atraksione tmerri. Janë ushqim për tabloidet që bëjnë me gisht dhe gjykojnë pa mëshirë se si të fuqishmit (ose më saktë, të fuqishmit dhe Tara Reid) kanë rënë kaq poshtë.
Shikuesit më të moshuar ndoshta nuk e njohin më Rourkein nga ditët e tij si një protagonist i çrregullt – por, në mënyrë të çuditshme engjëllor dhe me role kryesore – 40 vjet më parë. Më të rinjtë ndoshta as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të. Kush është ky dështak?
Mickey Rourke me udhëheqësit e spektaklit Celebrity Big Brother, AJ Odudu and Will Best
Pavarësisht rikthimit të vlerësuar dhe të ndjeshëm në filmin e Darren Aronofskyt, The Wrestler (2008), që ishte i nominuar për Oskar – do ta kishte fituar çmimin Aktori më i Mirë po të mos shkëlqente Sean Penni në filmin Milk – Rourke e shpërdoroi atë mundësi që Akti i Tretë i tij të bëhej interesant. Në vend të kësaj, ai merrte para të gatshme për aktivitete ditore në filmat ku mund të futej (Iron Man 2, The Expendables) dhe ku ishte produkt për një përdorim, ndërsa tani merret më shumë me postimet e çastit në Instagram, ku shfaq qentë e tij (të cilët i vlerëson si fëmijë të tij), legjendat e bodibildingut dhe të famshmit e vdekur që ai adhuron.
Gjithçka duhej të ishte ndryshe. Për plot një dekadë, Rourke premtoi shumë si aktor, duke filluar me rolet nga të cilat nuk mund t’ia hiqje sytë, si në Body Heat (1981) të Lawrence Kasdanit, Diner (1982) të Barry Levinsonit dhe Rumble Fish (1983) të Coppolas. Rrezatonte sensualitet të përmbajtur. Stili i tij i mërmëritës, më shumë i rastësishëm sesa një Metodë [shkollë aktrimi] e përllogaritur, nuk e nxiste kurrë të bëhej një James Dean ose një De Niro i ardhshëm. (Në fakt, ai e përbuz De Niron dhe për këtë do flasim më vonë.) Shpejt fitoi një reputacion si njeriu më i lezetshëm përreth – prania e tij ishte aq e fuqishme saqë dukej se zgjatej deri në Rrugën Burbon.
Ishte kjo periudha kur aktorët rrezikonin nga etiketa e simbolit të seksit – një rrezik si drama erotike e Adrian Lyneit, 9½ Weeks (1986), të cilën MGM-i vendosi të mos e shfaqte të plotë në Amerikë, ngaqë ishte tepër provokues. Megjithëse kritikët nuk ishin të impresionuar dhe të hyrat nga biletat nuk ishin të mira, si Rourke ashtu edhe Kim Basinger u bënë yje edhe më të mëdhenj.
Kim Basinger dhe Mickey Rourke në filmin 9 1/2 Weeks
Trilerët e krimit në stilin neo-noir u bënë fusha e veçantë e Rourkeit, përfshirë dy filma me regji nga Michael Cimino (Year of the Dragon dhe Desperate Hours) dhe një nga Alan Parker – favoriti i adhuruesve, filmi Angel Heart të cilin, më duhet ta pranoj, gjithmonë e kam parë si një film monoton dhe pa tension. Megjithatë, Rourke mbetet gjëja më e mirë e atij filmi – i zgjedhur në mënyrë të duhur si një detektiv i dëshpëruar privat në Nju-Orlins, i cili endet nëpër qytet me kostume të vjetra e të lëna pas dore si rrjetat e merimangës.
Ekziston një univers paralel – nëse do të ishte bërë i famshëm pak më herët – në të cilin ai, me atë magnetizmin e tij të shkujdesur, do të kishte qenë një Rik Dekard i jashtëzakonshëm në filmin Blade Runner. Në fakt, adhurimi i tij i vërtetë ishte për mikun e tij Rutger Hauer në atë film, për të cilin thoshte se “e bëri Harrison Fordin të zhdukej nga skena”. (Mickey dhe Rutger, pasi kishin luajtur bashkë në filmin e dështuar të Nicolas Roegut, Eureka, më 1983, do të takoheshin sërish dekada më vonë për një skenë të shkurtër, në filmin Sin City të vitit 2005 – ndonëse rolet i kishin xhiruar me tetë muaj diferencë, gjë që dallohet.)
Lisa Bonet dhe Mickey Rourke në filmin Angel Heart
Në mënyrë të kuptueshme, qëndrimi i Rourkeit ndaj aktrimit e çoi drejt një karriere haureske – gjithnjë e më shumë i zhytur në filmat të cilët askush nuk i shihte, ndërkohë që endej nëpër Holivud me një Rolls Royce të bardhë dhe me një shpurë kubanësh me zinxhirë të dukatit. Thuhet se ai i refuzoi rolet në filmat si Platoon dhe The Silence of the Lambs, si edhe rolin kryesor në The Untouchables; hodhi poshtë rolin e Travoltas në Pulp Fiction; dhe, kur Dustin Hoffman i ofroi rolin e Tom Cruiseit në Rain Man, thjesht harroi t’ia kthente telefonatën. Në vend të këtyre [filmave të mëdhenj], rolet e tij më pak të njohura të viteve ’80 [të shekullit XX] janë paralajmërime të çuditshme që bëjnë me dije se karriera e tij ishte e destinuar të rrëshqiste drejt periferisë, duke parë lart (dhe duke ia kthyer shpinën) një yll që kishte ekzistuar dikur.
Në filmin e lavdëruar nga kritika, Barfly (1987), të Barbet Schroederit, ai interpretoi Charles Bukowskin – një tjetër alkoolist, një tjetër njeri në luftën për mbijetesë. Në Homeboy (1989), një film me pak shikues, ai luajti një boksier të rrënuar dhe me dëmtime në tru. Dhe, në Johnny Handsome (1989) të Walter Hillit, ai portretizoi një kriminel të shëmtuar fizikisht – të cilin bashkëpunëtorët e quanin me përçmim “i bukuri” – që i nënshtrohet një operacioni eksperimental për përmirësim pamjeje, në mënyrë që të mos njihej kur do të dilte nga burgu.
Mickey Rourke dhe Johnny Depp më 1994
Në filmin romantik me tone erotike, Wild Orchid (1989), ai tashmë dukej sikur e kishte lënë veten pas dore – faqet e fryra dëshmonin ndryshimin – dhe pikërisht ky ishte momenti kur kalimi i papritur në boks, një nga dashuritë e tij të para, u duk si një ide e mirë. Karriera e tij në aktrim u shemb në mënyrë spektakolare deri në vitin 1991. “Nisa të mos e doja më këtë industri, dhe as vetveten”, ka thënë ai. “Po vetëshkatërrohesha, por me një ritëm mjaft të shpejtë. Nuk ndihesha sikur i përkisja botës së aktrimit. Kisha një ndjenjë faji për faktin se isha i suksesshëm në të”.
Dhe, pastaj ai iu nënshtrua operacioneve plastike. “Zgjodha kirurgun e gabuar për të rregulluar fytyrën time”, u ankua Rourke – gjatë turneut promocional të filmit The Wrestler – për pamjen e tij të ndryshuar në mënyrë drastike. Shumica e ndërhyrjeve, shpjegoi ai, ishin “për të korrigjuar dëmet e shkaktuara nga boksi”, por rezultati ishte ky: fytyra e tij, dikur ashiqare e hijshme, u shndërrua në një palimpsest dhimbjesh, goditjesh dhe zgjedhjesh të gabuara. Historia e Mickey Rourkeit – dhe gjithçka që i ka bërë vetes – është e shkruar në atë fytyrë.
Mickey Rourke (62 vjeç në foto), pasi nokautoi boksierin profesionist 29-vjeçar, Elliot Seymour, në Moskë, në vitin 2014
“Humba gjithçka”, i tha ai Guardian-it gjatë atij turneu. “Gruan, shtëpinë, miqtë, emrin tim në industri. Po paguaja 500 dollarë në muaj për një apartament ku jetoja me qentë e mi. Askush nuk e dinte sa i varfër isha. Një mik më jepte disa qindra dollarë në muaj që të kisha ç’të haja. Dhe, unë i telefonoja ish-gruas sime, qaja si fëmijë dhe përpiqesha ta ktheja. Isha i dëshpëruar. Dhe, isha krejt vetëm. Kjo zgjati për vite me radhë, për vite të tëra”.
Ai ka folur shpesh për fëmijërinë e tij të tmerrshme në një lagje të ashpër të Majamit. Babai i tij, Philip, u largua nga familja kur ai ishte vetëm shtatë vjeç, duke e lënë të përballej me dhunë të supozuar fizike nga njerku i tij, një polic me emrin Eugene Addis – për të cilin nuk do ta falte kurrë nënën e vet. (Ata do të pajtoheshin, deri-diku, kur ajo u diagnostikua me Alzheimer.)
Vëllai i tij i vogël, Joey, rrihej nga të gjithë në lagje dhe u diagnostikua me kancer në moshën 17-vjeçare (ai vdiq më vonë nga kjo sëmundje, në vitin 2004). Ndjenja e përhershme e turpit që ndjente Rourke, dhe prirja për vetësabotim që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, kanë padyshim lidhje të thellë me këtë periudhë të trazuar formimi.
Martesa e tij me modelen amerikane Carré Otis (partnerja e tij në Wild Orchid) zgjati përtej arrestimit të tij për dhunë në familje në vitin 1994 (akuza që më vonë u hodhën poshtë). Por, që nga divorci i tyre në vitin 1998, familja e vërtetë e Rourkeit ka qenë qeni. Ai ka adoptuar më shumë se një duzinë qensh, shumicën endacakë apo të shpëtuar nga strehimoret – zakonisht çihuaua. Nuk i asgjëson kurrë; gjithmonë i lejon që të plaken dhe të ngordhin nga shkaqet natyrore. Në momentet më të errëta të jetës, ai ka pranuar se përkujdesja ndaj tyre ka qenë ndonjëherë e vetmja gjë që e ka penguar të bëjë vetëvrasje. (Njëri prej tyre, një mik besnik i quajtur Loki, ishte shoqëruesi i tij i pandarë gjatë turneut promovues të filmit The Wrestler, por ngordhi vitin pasues.)
Mickey Rourke dhe qeni i tij Loki, në Venecie, më 2008
Armiqësitë e Rourkeit me figura të rëndësishme të Holivudit – kryesisht aktorë – janë mjaft famëkeqe. Në xhirimet e filmit Angel Heart, sjellja e tij si person i rëndësishëm dhe etika e ulët e punës e irrituan Robert De Niron, dhe që nga ajo kohë ata dy nuk janë më në listat e urimeve me kartolina për Krishtlindje. Në rrjetet sociale, Rourke e akuzoi De Niron në vitin 2019 se e kishte penguar të merrte një rol të rëndësishëm në filmin The Irishman të Martin Scorseses. Më vonë ai shpërtheu me fyerje të njëpasnjëshme, duke e quajtur De Niron “gënjeshtar”, “fëmijë që qan për gjithçka” dhe “bajat” – në thelb, duke e trajtuar fituesin e dy çmimeve Okcar me të njëjtat fyerje nga manuali që vetë De Niro përdor ndaj Donald Trumpit.
Rourke ishte pranë një roli për filmin e Jane Campionit, In the Cut (2003) – ku, në të vërtetë, do të përshtatej në mënyrë perfekte me atmosferën e zymtë të filmit. Sipas Rourkeit, Nicole Kidman (“si një copë akulli”) refuzoi të punonte me të, dhe gjithçka u mbyll aty. Një rol i vogël në Man on Fire (2004) të Tony Scottit përfshinte një skenë të madhe me Denzel Washingtonin, skenë që në mënyrë të habitshme u hoq nga filmi. (“Unë nuk e hoqa skenën. As Tony Scott”, ka thënë Rourke për New York Times Magazine.)
Sylvester Stallone dhe Mickey Rourke më 2010
Edhe pas filmit The Wrestler, kur dyert e Holivudit iu hapën sërish, Rourke zgjodhi rrugën më të vështirë, duke mos lejuar që rikthimi i tij i lavdishëm të bënte magjinë. Ai nuk e kishte as idenë se çfarë ishte Iron Man 2, kur iu ofrua roli, por u paraqit në filmin e Jon Favreaut me kërkesat të cilat askush nuk i kuptonte, për të luajtur rolin e keqbërësit Uiplesh në universin e Marvel-it. Këmbënguli të mbante flokët e lidhur në stil samuraji; të fliste me një theks rus; dhe të kishte gjithmonë mbi supe një kakadu të bardhë të quajtur Soni. (Natyrisht, më vonë e adoptoi zogun.)
Kërkesat e tij për pagesë nuk u plotësuan, dhe për këtë arsye Robert Downey Jr. u detyrua të paguante nga xhepi i vet për të shtuar mbi shumën prej 250 mijë dollarëve të cilën Marvel-i ishte i gatshëm t’i jepte Rourkeit. Gjithsesi, pjesa më e madhe e interpretimit të tij u hoq në dhomën e montazhit, dhe brenda pak vitesh Rourke nisi të sulmonte Marvel-in duke i cilësuar realizimet e kompanisë si “filma pa tru nga stripat” dhe duke thënë se Favreau “nuk kishte as guxim”. Nuk është aspak çudi që kthimi i tij në Aktin e Tretë përfundoi në mënyrë të zbehtë dhe pa lavdi.
A paralajmëron Celebrity Big Brother një lloj Akti të Katërt? Ndoshta Rourke do të hapet me bashkëbanorët dhe do të na ofrojë këndvështrime të reja dhe prekëse mbi gjendjen e tij aktuale mendore. Ideja se mund të ndajë më shumë detaje nga jeta private me [ish-politikanin konservator] Michael Fabricantin, se do të shpërthejë në lot ndërsa [ish-atleti] Daley Thompson ia vendos dorën mbi supe, ose se t’i kërkojë disa mësime në kitarë [këngëtarit] nga Chesney Hawkes … këto mund të jenë arsye të mira për ta parë.
Nga ana tjetër, nuk ka asnjë dyshim se Rourke po e bën këtë thjesht për një pagesë gjashtëshifrore. Për çfarë tjetër do të lodhej? Lehtësisht mund të japë minimumin e mundshëm dhe do të largohet – gjë që do të mërziste tej mase producentët dhe kjo është ajo që njerëzit duan të shohin. Nëse kapet me një pamje të trishtuar teksa pret të mbarojë koha, mund të jetë në një vuajtje të thellë ekzistenciale – ose thjesht mund të ndiejë mungesën e përqafimeve nga qentë e tij të dashur dhe të moshuar. /Telegrafi/
Pas ngjarjeve të fundit që lidhen me largimin e Egli Tako nga Big Brother VIP Albania, aktorja Olta Gixhari ka bërë një reagim publik në InstaStory, duke shprehur mbështetjen e saj për Eglin me një mesazh të koduar.
Ajo shkroi: “Një përqafim shumë të ngrohtë sot për Egli Tako. KARMA thotë: Ndonjëherë duhet të vuash në jetë, jo sepse ishe i keq. Por sepse nuk e kuptove se ku dhe kur të ndalosh së qeni i mirë.”
Ky postim po merr vëmendje në rrjet pasi motra e Oltës, Gerta ka patur mjaft përplasje me Eglin brenda shtëpisë.
Gjatë një interviste në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje shqiptarëve që në zgjedhjet e 11 majit, të dënojnë me votë të korruptuarit.
Shehi tha se për fatin e keq, korrupsioni nuk është një çështje që vendos fatin e zgjedhjeve.
Kjo pasi sipas tij, një pjesë e madhe e shoqërisë janë vetë të korruptuar. Shehi shtoi gjithashtu se, si ai që vjedh 2 mijë lekë, si ai që vjedh 2 miliardë, janë njësoj, hajdutë!
“Berisha ishte më i moralshëm në sulmin ndaj SPAK. Plus që kishte 12 vite në opozitë dhe nuk kishte firmosur asnjë letër. Ndërsa për PS nuk ka asnjë lloj justifikimi. Ky është kryeministri në detyrë dhe i drejtohet SPAK në atë mënyrë. Keni kaluar vijën e kuqe u thotë. Pse ky e vendos vijën e kuqe?
Shqiptarët duan njerëz që të mos fusin duart në xhepat e shtetit. Mos u merrni me të majtë e të djathtë. Fatkeqësisht nuk ka të djathtë e të majtë në Shqipëri, sepse vijmë nga një regjim barazitar që kishte për bazë gjëra të tjera, jo prirjet ideologjike. Për zgjedhjet nuk është vetëm një faktor, ka shumë faktorë. Unë po u bëj thirrje shqiptarëve që të votojnë për këtë që është i dukshëm. Korrupsioni në Shqipëri nuk është tema që peshon më shumë te vota. Duhet të ishte, që shqiptari të dënojë hajdutin me votë.
Jo nuk e bën dhe e di pse? Sepse një pjesë e shoqërisë sot është e korruptuar. Ai që s’paguan energjinë elektirke, a po vjedh shtetin? Ai dyqanxhiu që nuk i paguan taksa qeverisë, a është një i korruptuar i vogël? Pra korrupsioni është futur brenda shoqërisë. Shoqëria nuk reagon se janë të korruptuar vetë dhe thonë ai që është sipër do vjedhi më shumë. Se vjedh 2 miliardë lekë, se vjedh 2 mijë lekë, i korruptuar je”, shprehet Shehi.
Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit, ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.
Menaxheri i Rozanës, ka shpërndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e Rozanës se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në “Big Brother VIP Albania 4”.
Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. M`u bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”. Rozana i kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.
Ky publikim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t dhe ka rritur dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari.
Ndërkohë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.
Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën.
Kjo çështje ka marrë më shumë jehonë pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetje të plotë.
Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 është bërë skenë e një debati të zjarrtë mes gazetares Gerta Gixhari dhe këngëtares Rozana Radi.
Përplasja mes tyre ndodhi gjatë një diskutimi të tensionuar, ku Rozana e akuzoi Gertën për jo-profesionalizëm dhe pretendoi se ajo i ka marrë vendin e punës dikujt tjetër.
Gerta nuk vonoi të përgjigjej, duke theksuar përvojën dhe punën e saj të palodhshme ndër vite.
“Ti 22 vjeçe ke qenë e rritur. Unë 22 vjeçe rrija këtu, pagoja shtëpi me qira, punoja dhe mbaja edhe Oltën. Punoja në televizion, gjithë ditën e ditës, punoja non stop”, u shpreh ajo me tone të ashpra.
Kjo deklaratë vuri në pah sakrificat dhe dedikimin e Gertës në karrierën e saj, duke lënë të nënkuptohet se ajo e ka ndërtuar vetë rrugën profesionale dhe nuk ka përfituar nga askush.
Gerta është gazetare dhe opinioniste, por një tjetër detaj i rëndësishëm që e lidh me këtë format është se ajo është motra e aktores së njohur Olta Gixhari, e cila mori pjesë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania dhe ishte një nga konkurrentet më të përfolura.
Debati mes Gertës dhe Rozanës ka ndezur diskutime të shumta edhe jashtë shtëpisë së BBVA, duke ndarë ndjekësit në dy grupe: ata që mbështesin Gertën për punën dhe përkushtimin e saj, dhe ata që e shohin si një personazh kontrovers.
Një debat i zjarrtë mes gazetares Gerta Gixhari dhe këngëtares Rozana Radi. Kjo e fundit e akuzoi Gertën për jo-profesionalizëm dhe pretendoi se ajo i ka marrë vendin e punës dikujt tjetër. Gerta nuk vonoi të përgjigjej, duke theksuar përvojën dhe punën e saj të palodhshme ndër vite. “Ti 22 vjeçe ke qenë e rritur. Unë 22 vjeçe rrija këtu, pagoja shtëpi me qira, punoja dhe mbaja edhe Oltën.
Gjatë natës finale të Big Brother VIP Kosova, një incident i papritur ndodhi në studion e spektaklit. Opinionisti Milaim Zeka përmendi këngëtarin e njohur Armend Rexhepagiqi, duke e rikthyer në vëmendje një moment të paharrueshëm të muzikës shqiptare. Megjithatë, komenti i aktorës dhe ish-banores së BBVA, Olta Gixhari, shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga ndjekësit.
Kur Zeka përmendi ndikimin e Rexhepagiqit në muzikën shqiptare, Olta iu bashkua diskutimit duke thënë: “Shumë i mirë është Rexhepi,” duke i ngatërruar emrin e artistit, një gafë që nuk kaloi pa u vënë re. Në vend të “Armend Rexhepagiqi,” ajo përdori një formë të shkurtuar të emrit, duke e quajtur “Rexhepi.”
Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku përdoruesit filluan të komentojnë me humor dhe kritika për aktoren. Shumë sugjeruan se Olta nuk e njeh fare këngëtarin, një nga figurat më të njohura të muzikës shqipe, dhe e konsideruan këtë një gafë të papritur në një mbrëmje që pritej të ishte e fokusuar tek festa finale e BBVK.
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka thënë se Driloni është duke e shfrytëzuar për lojë Sarën.
Ajo, mes tjerash thotë se Driloni ka dëshirë për të fituar këtë lojë, ndryshe nga Sara, që ka qëllime të tjera.
“Sara ka një dobësi për Drilonin, dhe dobësia e Sarës është më e madhe sesa dëshira për të fituar lojën. E kundërta është me Drilonin, Driloni ka dëshirë për fituar sesa dëshirë për Sarën. Këtu bien në desh ata dytë”, u shpreh Olta.
“Driloni e shfrytëzoi në thonjëza këtë dobësi të Sarës. Sara nuk më duket mashtruese, por viktimë në këtë rast”./Klankosova