Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 July 2025Main stream

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

By: Ardit
25 July 2025 at 15:34

Një zjarr ka përfshirë një zonë pyjore në një nga fshatrat e Beratit. Në pamjet e siguruara nga Boldnews.al, shihet se flakët janë përhapur në një zonë kodrinore. Deri më tani flakët janë përhapur në një zonë të konsiderueshme dhe janë afruar pranë banesave.   Ndërsa për fikjen e zjarrit ka ndërhyrë edhe një helikopter […]

The post FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Rama: Teknika e avancuar Whipple, realizohet me sukses ndërhyrja te një paciente 33-vjeçare

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Një ndërhyrje u realizua me sukses në Spitalin Universitar të Traumës tek një paciente 33-vjeçare.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, tha se “një insulinomë 3 cm, tumor i rrallë në kokën e pankreasit, u diagnostikua dhe trajtua me sukses te një paciente 33-vjeçare, falë bashkëpunimit multidisiplinar dhe ndërhyrjes së specializuar kirurgjikale”.

Rama tha se “operacioni u krye me teknikën e avancuar Whipple (Duodeno-Cefalo-Pankreatektomi), duke ruajtur funksionin pankreatik dhe shmangur komplikacionet”.

Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për përkushtimin e ekipit: dr. Dritan Çela, dr. Valmira Abilaliaj, dr. Dorina Shtjefni, dr. Ervin Sulaj, si dhe infermieret Mirela Heti, Arta Prendi, Alma Shkalla, Adelina Hysa.

Në Spitalin Universitar të Traumës falë investimeve në teknologji vitet e fundit mjekët po realizojnë me sukses një sërë ndërhyrjesh delikate.

1 nga 2

/k.s//r.e/

The post Rama: Teknika e avancuar Whipple, realizohet me sukses ndërhyrja te një paciente 33-vjeçare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar Whipple

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Në Spitalin Universitar të Traumës u realizua me sukses një ndërhyrje tek një paciente 33-vjeçare.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes dhe Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “një insulinomë 3 cm, tumor i rrallë në kokën e pankreasit, u diagnostikua dhe trajtua me sukses te një paciente 33-vjeçare, falë bashkëpunimit multidisiplinar dhe ndërhyrjes së specializuar kirurgjikale”.
Operacioni u krye me teknikën e avancuar Whipple (Duodeno-Cefalo-Pankreatektomi), duke ruajtur funksionin pankreatik dhe shmangur komplikacionet”, tha Koçiu.
 Ministrja Koçiu shprehu mirënjohje për përkushtimin e ekipit: Dr. Dritan Çela, Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Ervin Sulaj, si dhe infermieret Mirela Heti, Arta Prendi, Alma Shkalla, Adelina Hysa.
1 nga 2

/k.s/j.p/

The post Koçiu: Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar Whipple appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis pastrimi i inerteve në Theth, Rama: Rilindja Urbane 2.0, jetike për Shqipërinë 2030

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Në Theth ka nisur sot, me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes së ndërtimeve pa leje.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aksion, ndërsa siguroi se forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit.

“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje, nga ato me mure, tek ato me kontruksion metalik e me dru, në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peizazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se “mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT-së dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale”.

“Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE”, u shpreh kryeministri Rama.

1 nga 2

/m.m//r.e//a.f/

The post Nis pastrimi i inerteve në Theth, Rama: Rilindja Urbane 2.0, jetike për Shqipërinë 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria Detare – Shpëtohen 18 shtetas, 36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman


TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, vijon operacionin “Siguria Detare”, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese përgjatë gjithë vijës bregdetare, zonave liqenore dhe lumore.

Gjatë javës së fundit janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe mungesë dokumentacioni. Ndër mjetet e bllokuara përfshihen 24 Jet Ski, 5 skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike.

Gjithashtu, janë konstatuar 13 mjete duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100,000 lekësh secili.

Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste, nga Ksamili në Velipojë, për të shpëtuar 18 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) që ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet lundruese.

Policia e Shtetit apelon për respektimin e rregullave të sigurisë detare dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

/a.f/

The post Siguria Detare – Shpëtohen 18 shtetas, 36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama paralajmëroi të ndërhyjë në sektorin e naftës, Shoqata e Hidrokarbureve: Qeveria është qeveri, gjithçka është e…

4 July 2025 at 12:56

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për një ndërhyrje të mundshme në sektorin e naftës ka sjellë reagime nga aktorët kryesorë të tregut. Në një deklaratë, kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, shprehu shqetësimin se industria nuk është përfshirë në asnjë proces konsultimi dhe nuk ka informacion zyrtar mbi natyrën e ndërhyrjes që qeveria planifikon të ndërmarrë.

“Gjithçka është e mundur, qeveria është qeveri. Por, ne nuk kemi dijeni për çfarë konkretisht bëhet fjalë. Nuk ka pasur asnjë njoftim apo diskutim me industrinë”, tha Aliaj për A2CNN, duke nënvizuar mungesën e transparencës në këtë proces.

Ai shtoi se çdo ndërhyrje që bëhet pa dialog me grupet e interesit rrezikon të krijojë paqartësi në treg, të dëmtojë konkurrencën dhe të dekurajojë investimet në sektorin e hidrokarbureve.

Deklarata e kryeministrit vjen në një kohë kur çmimet e karburanteve në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në rajon, pavarësisht rënies së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare. Një situatë që ka ngjallur kritika të forta në opinionin publik dhe kërkesa për transparencë më të madhe në formimin e çmimit.

Sektori i karburanteve ka qenë më parë nën monitorimin e Bordit të Transparencës, një strukturë e ngritur për të frenuar rritjen e çmimeve në kohë krize, por që u pezullua disa muaj më parë. Tani, me këtë sinjal të ri nga qeveria, mbetet e paqartë nëse do të rikthehet një formë e ngjashme kontrolli apo do të ndërmerren masa të reja fiskale dhe ligjore.

Shoqata e Hidrokarbureve kërkon sqarim publik dhe përfshirje të menjëhershme në çdo vendimmarrje që prek tregun, për të shmangur pasigurinë dhe dëmtimin e sektorit.

The post Rama paralajmëroi të ndërhyjë në sektorin e naftës, Shoqata e Hidrokarbureve: Qeveria është qeveri, gjithçka është e… appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Qeveria, pjesë e sektorit të naftës për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të ndërhyjë brenda këtij viti në sektorin e naftës, duke u bërë pjesë aktive dhe faktor i rëndësishëm në këtë treg.

Në fjalën përmbyllëse pas Ditës së Parë të Dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, një platformë komunikimi mes fermerëve dhe sipërmarrësve në funksion të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030, Rama theksoi se mbështetja për sektorin bujqësor duhet të kalojë në një fazë të re, duke përfshirë edhe ndërhyrjen në sektorin e karburanteve.

“Problemi i naftës u ngrit përsëri. Unë mendoj që ne na duhet ta rishikojmë skemën e mbështetjes së naftës. Ne po përgatitemi të ndërhymë në sektorin e naftës. Në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe në krijimin e skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe të bashkëpunimit me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat, jo të ardhurat e veta, por të njerëzve. Ne na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri, që po e përgatitim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Që do të thotë, që ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët.”

Rama nënvizoi se qeveria e ka studiuar për një kohë të gjatë këtë model dhe është e gatshme ta zbatojë brenda vitit.

“Kjo është diçka që e kemi studiuar për një kohë të gjatë dhe që është e mundshme dhe e bëshme, brenda këtij viti do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe shpërndarjen e naftës, në bashkëpunim me aktorët e tjerë, që do t’ua bëjmë jetën më të lehtë, pasi do kenë qeverinë si garante dhe të importit, dhe të furnizimit me naftë. Kjo na vë në pozitë për të mundësuar një çmim më të arsyeshëm se çmimi i naftës aktualisht në Shqipëri, i cili patjetër në strukturë ka edhe taksën e qarkullimit etj.”.

Ai shtoi se përfshirja e qeverisë si aktor në tregun e naftës do të sjellë ndryshim edhe në politikën e karburanteve për sektorin bujqësor, duke e ndërtuar mbi një qasje të re.

“Tani ka ardhur koha që të veprojmë në një mënyrë tjetër dhe besoj që do të jetë një e mirë shumë e madhe, pasi duke marrë pjesë qeveria si një nga aktorët, edhe politika e naftës për sektorin bujqësor do të jetë e ndërtuar ndryshe, jo më me këtë qasje.”

/a.f//r.e/

The post Rama: Qeveria, pjesë e sektorit të naftës për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis faza e dytë e ndërhyrjes në Bunë

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Në Shkodër ka nisur zyrtarisht faza e dytë e ndërhyrjes përgjatë shtratit të lumit Buna, në zonën e Dajlanit, një prej zonave më problematike për bllokimin e rrjedhës natyrore të ujit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga faza e dytë e ndërhyrjes përgjatë shtratit të lumit Buna, ku puna vijon edhe për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit.

Ndërhyrja vjen si rezultat i një bashkëpunimi të gjerë mes institucioneve lokale dhe qendrore, me fokus në lirimin e hapësirave të zaptuara apo të mbushura nga mbeturinat dhe ndërtimet informale.

Qëllimi i ndërhyrjes është të parandalohet përmbytja dhe të rikthehet ekuilibri ekologjik i një prej lumenjve më të rëndësishëm në veri të vendit.

Autoritetet vendore kanë bërë thirrje për bashkëpunim edhe me banorët e zonës, ndërsa theksojnë se puna do të vijojë me intensitet të lartë gjatë gjithë verës.

/m.m/

The post Nis faza e dytë e ndërhyrjes në Bunë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konflikti Izrael-Iran/ Reagon zëdhënësi i Kremlinit: Ndërhyrja e SHBA-së do të shënonte një përshkallëzim të tmerrshëm

19 June 2025 at 11:56

Më parë, Presidenti rus Vladimir Putin tha se “një zgjidhje” e pranueshme si për Izraelin ashtu edhe për Iranin “mund të gjendet”, pothuajse një javë pas fillimit të sulmit izraelit ndaj Republikës Islamike, një aleate e Moskës.

Çdo ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara në konfliktin Iran-Izrael do të sinjalizonte një “spirale të tmerrshme përshkallëzimi”, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Siç argumentoi ai, bombardimet vetëm sa e forcojnë mbështetjen e popullsisë iraniane për udhëheqjen e vendit .

“Është një çështje delikate, sigurisht që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por sipas mendimit tim, në përgjithësi, një zgjidhje mund të gjendet”, u tha presidenti rus gazetarëve të mediave të huaja, duke iu referuar një zgjidhjeje të mundshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Historikisht, Rusia ka marrëdhënie të mira me Izraelin, ku jeton një komunitet i madh rusishtfolës.

The post Konflikti Izrael-Iran/ Reagon zëdhënësi i Kremlinit: Ndërhyrja e SHBA-së do të shënonte një përshkallëzim të tmerrshëm appeared first on Sot News | Lajme.

MEKI: Plani për ish-burgun e Spaçit pas konsultimeve me 58 individë, kthim në Muze të Kujtesës

TIRANË, 6 qershor/ATSH/- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar lidhur me ndërhyrjen në ish-burgun e Spaçit dhe projektin filmik mbi Revoltën e vitit 1973.

Ky reagim vjen pas qëndrimeve të ndryshme lidhur me projektin e qeverisë për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës.

REAGIMI I PLOTË I MEKI-t:

Së fundmi është krijuar një “tymnajë” e panevojshme në lidhje me ish-burgun e Spaçit, duke injoruar jo vetëm degradimin ekstrem fizik por duke sajuar fabula mbi “prishje të kujtesës historike” apo “qoka” për hir të një filmi, çka është keqinformuese, por edhe dashakeqe në thelb.

Për të gjithë të shqetësuarit realisht mbi fatin e këtij vendi simbol të kujtesës kombëtare, dhe mbi aludimet e anatemimet e shprehura, sqarojmë disa fakte të rëndësishme:

Prej më shumë se tre vitesh, regjisori Namik Ajazi së bashku me shkrimtarin Visar Zhiti, vetë i burgosur politik dhe dëshmitar i atij realiteti, kanë ngritur përpjekjen e një projekti filmik ambicioz, që ka për synim të sjellë në ekran një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri: Revoltën e të burgosurve të Spaçit në maj të vitit 1973.

Kjo revoltë, e ndërmarrë nga njerëz që kishin përjetuar tejkalimin e çdo caku të dhunës shtetërore, që kishin humbur lirinë, familjen dhe jetën, mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të shpirtit të pamposhtur të njeriut. Sjellja e kësaj historie në ekran, me vërtetësi artistike dhe etike, është detyrim moral dhe kulturor, si ndaj të kaluarës, ashtu edhe ndaj brezave që vijnë.

Vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi.

Nga ana tjetër projekti i Qeverisë Shqiptare për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës, të hapur e të aksesueshëm për të gjithë, ka nisur prej kohësh. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit është vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe të akteve të shumta të rezistencës së qytetarëve shqiptarë.

Vende të ndryshme që kanë përjetuar regjime autoritare po merren me trashëgiminë materiale të së kaluarës së tyre të vështirë dhe nismat për të shndërruar ish-burgjet në muze, memorialë apo qendra kulturore po rezultojnë të frytshme për shoqërinë civile dhe institucionet për të kuptuar, përpunuar dhe përballur me të kaluarën që kjo lloj trashëgimie përfaqëson.

Duke pasur parasysh rëndësinë e tij të jashtëzakonshme, ka ardhur momenti që Spaçi t’u kthehet qytetarëve shqiptarë dhe ndaj është punuar, prezantuar dhe miratuar në vitin 2024 plani i menaxhimit, zbatimi i të cilit do të mundësojë realizimin e vizionit për të ardhmen e Spaçit.

Plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar të pasurisë kulturore, të vlerave dhe statusit të saj të ruajtjes, si dhe pas një raundi konsultimesh me grupet e interesit që përfshinin më shumë se 58 individë në konsultimin paraprak: ish të burgosur politikë; profesionistë të institucioneve të ruajtjes së kujtesës, advokimit dhe kërkimit në Shqipëri; drejtorë të muzeve dhe zonave muzeale brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit të Mirditës, artistë dhe profesionistë të kulturës, mësues e profesorë historie.

Përmes përafrimit me rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit, vizioni është që Spaçi të vazhdojë të jetë një vend i kujtesës dhe reflektimit personal dhe kolektiv. Qëllimi në lidhje me ndërtesat e ish-burgut është ruajtja e tyre në gjendjen sa më origjinale, duke ndalur përkeqësimin e shpejtë të tyre, duke i ruajtur ato në mënyrë të tillë që të dëshmohen këto tre dekada në të cilat shoqëria shqiptare është përpjekur të reflektojë mbi historinë e saj të fundit dhe të dhimbshme, në të cilën shenjat e kalimit të kohës mbi ndërtesa janë gjithashtu një metaforë për një distancim nga kujtesa e hidhur e vendit. Por degradimi aktual përbën edhe një rrezik eminent për humbje të pakthyeshme të kësaj kujtese.

Detaje të mëtejshme mbi ndërhyrjet e sugjeruara të ruajtjes, rikrijimin e mundshëm të elementëve kyç, rikuperimin e shtigjeve dhe hyrjeve në tunelin e minierave dhe strategjitë e interpretimit të trashëgimisë kulturore janë paraqitur po ashtu në këtë plan, sipas të cilit do të ndërmerren procedurat e nevojshme për ngritjen e Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshme, një muze dedikuar rezistencës ndaj diktaturës komuniste. Fokusi i muzeut do të jetë në përpjekjet dhe historitë e vuajtjes, mundimit dhe rezistencës që kanë ndodhur në Spaç, që nga episodi themelor i Revoltës së Spaçit në 1973, deri te aktet dhe gjestet e shumta të përditshme të mbijetesës deri te humbja e humanizmit, dinjitetit dhe solidaritetit që iu imponua të burgosurve. Informacione të mëtejshme mbi koleksionin e parashikuar të Muzeut, mbi hapat e nevojshëm për krijimin e tij dhe mbi strategjinë specifike të funksionimit do të paraqiten në vijim dhe do konsultohen hap pas hapi publikisht.

Megjithatë, duhet të kuptohet se koha e nevojshme për realizimin e një muzeu të tillë, me të gjitha standardet që kërkohen, e tejkalon afatin kohor të fillimit të xhirimeve, i cili është i përcaktuar tashmë në një mundësi historike bashkëprodhimi me një studio prestigjioze italiane. Për këtë arsye, kërkuam që brenda projektit të madh të rehabilitimit, të shihej me prioritet realizimi i disa ndërhyrjeve konservuese dhe përforcuese të pjesshme, duke parë edhe riskun e lartë për aksidente në sit, që do të mundësonin sigurinë fizike dhe rikrijimin e atmosferës së vitit 1973 me ndihmën e efekteve speciale dhe skenografisë, me një buxhet dhe ndërhyrje minimale. Përse nuk u protestua vite më parë për dritaret blu, për rrënimin e dhjetra monumenteve e strukturave, për rrëshqitjet e erozionin prej lënies në mëshirë të fatit, për rrëzimin e trarëve e soletave, për zhdukjen e artefakteve e të materialeve, për rrezikun ndaj vizitorëve? Mjaft të shikohen fotot! Dhe krejt papritmas lajmi i një filmi po rrezikon Spaçin?

Ndërhyrjet nuk kanë për qëllim modifikimin e memories historike, përkundrazi, janë të menduara me kujdes për ta ruajtur dhe pasuruar atë. Në fillesë të punimeve, shenjat e rehabilitimit qenë të dukshme, por ato integrohen dhe harmonizohen përmes teknikave skenografike dhe restauruese, duke përngjasuar sa më afër gjendjes origjinale të kohës.

Ky projekt filmik, që do të sjellë në ekran një histori të jashtëzakonshme guximi, dhimbjeje dhe idealizmi, nuk është një nismë politike, dhe as një manovër jotransparente, por një përpjekje e mundimtë dhe e sinqertë për të kujtuar dhe nderuar një kapitull të errët e heroik të historisë sonë.

Çdo zë që mundohet të përdorë këtë situatë për instrumentalizim politik apo për të nxitur dyshime dhe ndasi, në fakt po bie ndesh me përpjekjen për të dokumentuar një të vërtetë që për dekada u hesht dhe u mohua.

Projekti i këtij filmi, bën të padukshmen të dukshme, i jep zë atyre që nuk patën zë, dhe tregon për tërë botën atë që ndodhi në burgjet politike të diktaturës komuniste shqiptare. Ky është një borxh që historia na e ka lënë, dhe që arti ka fuqinë dhe përgjegjësinë ta shlyejë.

Përsa i përket sitit të ish-burgut të Spaçit, ne jemi të ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë që ky sit ka dhe ku përmes planit të menaxhimit, janë parashikuar të gjitha konservimet dhe hapat e mëtejshëm që do të garantojnë mbrojtjen e kujtesës historike, integritetin e sitit dhe përdorimin e tij në funksion të edukimit publik, reflektimit qytetar dhe dokumentimit të së vërtetës historike.

E kaluara jonë nuk mund të fshihet, nuk mund të ridizenjohet sipas interesave të çastit dhe as të lihet në harresë nga neglizhenca.

Çdo hap që ndërmerret në Spaç bëhet me ndjeshmërinë që kërkon një vend i ngarkuar me dhimbje dhe dinjitet, me vetëdijen se kujtesa nuk mbahet gjallë vetëm nga muret që qëndrojnë, por nga zërat që ngrihen për të treguar të vërtetën që ato mure kanë parë.

Prandaj, ndërhyrjet konservuese dhe projekti filmik nuk janë dy rrugë të ndara, por dy shtylla të së njëjtës përpjekje fisnike për të mos lejuar harresën të bjerë mbi atë që ndodhi, për të mësuar nga plagët e historisë dhe për të ndërtuar mure mbajtëse e ura ndërgjegjësimi mes brezave, që të mos përsëritet më kurrë ai ferr!

E fundit, por jo nga rëndësia! Nuk duhet të harrojmë eksperiencat e “protestave” me kobure në brez për këndin e lojrave në Parkun e Madh të Liqenit dhe molotovët ndaj Bunkartit nga Sanço Pançot e politikës së vjetër! Le të distancohemi prej tyre.

The post MEKI: Plani për ish-burgun e Spaçit pas konsultimeve me 58 individë, kthim në Muze të Kujtesës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Spitali i Shkodrës ofron trajtim të specializuar neurokirurgjik për veriun

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Në Spitalin Rajonal të Shkodrës, prej një viti ofrohet edhe Shërbimi i Neurokirurgjisë i drejtuar nga Dr. Jurgen Kinka.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka përcjellë një histori suksesi të një ndërhyrjeje delikate që është realizuar te një pacient. Sipas Becit, shërbimi i Neurokirurgjisë në këtë spital vjen edhe si një trajtim i specializuar për veriun e Shqipërisë, ndërsa ndërhyrja për hernie diskale hiperalgjike ka dhënë rezultate të menjëhershme për pacientin.

“Një hap i rëndësishëm për shërbimet mjekësore në rajon”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Spitali Rajonal Shkodër, është pozicionuar tashmë si një qendër që ofron protokolle të plota dhe trajtime të avancuara për një gamë të gjerë sëmundjesh. Ky angazhim tregon përkushtimin e spitalit në sigurimin e shërbimeve mjekësore të specializuara dhe cilësore për pacientët.

/a.f/

The post Beci: Spitali i Shkodrës ofron trajtim të specializuar neurokirurgjik për veriun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

2 June 2025 at 19:56

Ndërhyrjet restauruese në funksion të një filmi artistik në godinat gjysmë të rrënuara të ish-burgut të Spaçit kanë sjellë zemërim dhe kundërshti mes ish të burgosurve politikë dhe aktivistëve të mbrojtjes së trashëgimisë, të cilët apelojnë që historia të mos fshihet. Një godinë përdhese, e njohur dikur si dhoma e vizitave në burgun famëkeq të […]

The post “Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç appeared first on BoldNews.al.

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

2 June 2025 at 17:29

Mesditën e sotme janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Darëzezës, duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme. Aktualisht për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës. Por, terreni i vështirë ranor ka bërë të pamundur ndërhyrjen e […]

The post Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë, kërkohet ndërhyrje nga ajri appeared first on BoldNews.al.

Ndërhyrjet estetike/ Trendi që s’njeh stinë e moshë, rriten kërkesat nga diaspora dhe moshat e ndryshme

By: D Marku
25 May 2025 at 11:47

Ndërhyrjet estetike po kryhen gjatë gjithë vitit dhe nuk janë më vetëm një trend i të rinjve.

Sipas kirurges estetiste Senera Hoxha, gjithnjë e më shumë pacientë nga diaspora dhe moshat e dyta e të treta po kërkojnë të përmirësojnë pamjen e tyre përmes procedurave estetike.

Ajo thekson rëndësinë e zgjedhjes së profesionistëve të licencuar për siguri maksimale dhe rezultate të suksesshme.

Ndërhyrjet estetike nuk janë më një zgjedhje vetëm për të rinjtë.

Sipas kirurges estetiste, Senera Hoxha, ndërhyrjet kryhen gjatë gjithë vitit dhe gjithnjë e më shumë pacientë të moshave të dyta dhe të treta po i drejtohen profesionistëve për të përmirësuar pamjen.

‘’Ne sot nuk jetojmë më në kushte të këqija socio-ekonomike dhe prandaj neve kemi mundësitë e duhura për ti bërë këto ndërhyrje gjatë gjithë vitit.

Edhe gjatë verës ne kryejme ndërhyrje estetike në varësi të axhendave të pacientëve tanë. Ndërhyrjet janë me sezone.

Praktikisht para verës kërkohet më shumë trupi, gjoksi dhe gjatë dimrit kërkohet zakonisht hunda ose fytyra. Tani vijnë më tepër pavientë të moshës së dytë e të tretë’’.

Ajo thekson se ka pasur një rritje të ndjeshme të pacientëve që vijnë nga diaspora, të cilët e shfrytëzojnë qëndrimin në atdhe për të kryer procedura estetike.

Doktoresh Senera apelon që pacientët të zgjedhin gjithmonë profesionistë të licencuar dhe të certifikuar për të garantuar sigurinë dhe rezultatet e dëshiruara.

The post Ndërhyrjet estetike/ Trendi që s’njeh stinë e moshë, rriten kërkesat nga diaspora dhe moshat e ndryshme appeared first on Albeu.com.

Kreu ndërhyrje në një klinikë dentare, ndërron jetë italiani në Tiranë

By: user 5
24 May 2025 at 12:22

Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit.

The post Kreu ndërhyrje në një klinikë dentare, ndërron jetë italiani në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera që la pas

22 May 2025 at 13:42

Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një ndërhyrje të vështirë në zemër. Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

Në vitin 2000, Lajme ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Në periudhën 2000-2002 ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa në periudhën 2002-2005 zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Ai ka mbajtur për 6 vite detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (2013–2019), ndërkohë më pas mori drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku qëndroi deri në vitin 2023 dhe më pas u largua për arsye shëndetësore.

Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013. Dhe në vitet 2011-2013 anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.

Në fushën e shoqërisë civile, ai ka shërbyer si Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në organizata ndërkombëtare si “World Collectors Club” në Gjenovë dhe “Instituto degli Studi Araldici” në Milano. Gjithashtu, ai ka qenë Komisar për Shqipërinë në Panairin “IBRA ‘99” në Nuremberg.

Ai ka kontribuar në botime të ndryshme, duke përfshirë rubrikat e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA” (2005-2013) dhe “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP” (2006-2013). Ai ka bashkëautor në librin “TIRANA në kartolina deri më 1944” (2000) dhe ka botuar dy vëllime të titulluar “Medaljet shqiptare (1914-1944)” dhe “Medaljet shqiptare (1945-2002)” (2010). Gjithashtu, ai ka kontribuar në librin “TIRANA, Planin, Building, Living” (2011) dhe ka bashkëautor në librin “Piramida e Tiranës” (2011).

Lame u nderua me çmimin “Book of the Year” në 2010 nga MIC London për librin “Medaljet shqiptare 1914-2002”. Në vitin 2012, u dekorua nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” për aktivitetet e tij në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

The post U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera që la pas appeared first on Sot News | Lajme.

Operacione estetike që po ‘çmendin’ të famshmit

By: gaze tare
20 May 2025 at 13:41

Në botën e të famshmëve, bukuria nuk është më thjesht dhuratë e natyrës, por edhe rezultat i ndërhyrjeve estetike gjithnjë e më të avancuara.

Nëse dikur thjesht një hundë e rregulluar ishte mjaftueshme për të “perfeksionuar” pamjen, sot personazhet publikë po i nënshtrohen trajtimeve të shumta, që nga ndërhyrjet në fytyrë e deri te format trupore. Por cilat janë trendet më të fundit që po dominojnë botën e estetikës?

1. Filler në mollëza dhe mjekër – fytyra ‘snatched’ është në modë

VIP-at kërkojnë më shumë formë dhe definicion. Filler-at në mollëza dhe në mjekër janë kthyer në trend për të krijuar një pamje më të theksuar dhe fotogjenike.

2. Rinoplastika e natyrshme – hunda “e përsosur” që duket sikur s’është prekur

Ndryshe nga më parë, sot kirurgët po ofrojnë rezultate shumë më natyrale. Rinoplastika “soft” është kthyer në zgjedhjen e parë të shumë vajzave të njohura në rrjet.

3. BBL “mini” – format e rrumbullakosura, por pa e tepruar

Brazilian Butt Lift në variantin më të moderuar po bëhet gjithnjë e më popullor. Ndërhyrja jep rezultate të dukshme, por pa e bërë trupin të duket i ekzagjeruar.

4. Qelizat staminale për lëkurë rinore – trajtimi i momentit

Shumë të famshëm janë kthyer te trajtimet e reja me qeliza staminale, të cilat rrisin elasticitetin dhe shkëlqimin e lëkurës. Ky trajtim konsiderohet si “eliksiri modern i rinisë”.

5. Blefaroplastika – ndërhyrja për sytë e lodhur

Heqja e qeseve poshtë syve dhe ngritja e kapakëve po bëhet gjithnjë e më e kërkuar, jo vetëm për arsye estetike por edhe për shikim më të qartë.

The post Operacione estetike që po ‘çmendin’ të famshmit appeared first on iconstyle.al.

A e ka gjoksin të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen e ndjekësve

10 May 2025 at 16:09

Aktorja Olta Gixhari ka shuar së fundmi një kureshtje shumë të madhe të fansave me një “ask me questions”. Ish-banorja e “BBVA” është pyetur nga një fans nëse e ka gjoksin e ka të saj natyral apo ka bërë ndërhyrje? Olta e mirëpriti pyetjen duke dhënë një përgjigje mjaft të sinqertë. “Po, nuk kam asgjë […]

The post A e ka gjoksin të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen e ndjekësve appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Ndërhyrje e avancuar kirurgjikale në mushkëri në spitalin “Shefqet Ndroqi”

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, është realizuar me sukses një ndërhyrje e avancuar kirurgjikale: heqja endoskopike e lobit të poshtëm të mushkërinë së djathtë përmes teknikës Uniportal VATS (Video Assisted Thoracoscopic Surgery).

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, kjo teknikë minimalisht invazive, e përdorur gjerësisht në qendrat më të specializuara ndërkombëtare, sjell një standard të ri në kirurgjinë torakale shqiptare.

“Me një prerje vetëm 5 cm (kundrejt 15-20 cm në kirurgjinë tradicionale), ajo redukton ndjeshëm dhimbjen, shkurton kohën e qëndrimit në spital dhe përmirëson dukshëm cilësinë e rikuperimit për pacientin”, u shpreh Koçiu.

Ministrja shprehu mirënjohjen për ekipin e mjekëve: Prof. As. Fatmir Caushi, Dr. Shk. Ilir Skënduli, Dr. Alban Hatibi, Dr. Eljana Shima, Dr. Fahri Kokiqi, Manushaqe Hoxha kryeinfermiere salle, dhe Mirjeta Almeta instrumentare.

1 nga 4

The post Koçiu: Ndërhyrje e avancuar kirurgjikale në mushkëri në spitalin “Shefqet Ndroqi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: 4-vjeçari i nënshtrohet një operacioni unik në QSUT, arritje e mjekësisë shqiptare

31 March 2025 at 08:41

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Një tjetër sukses është shënuar nga ekipi i mjekëve kirurgë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku për herë të parë në Shqipëri është kryer një ndërhyrje e veçantë në një rast pediatrik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale bën të ditur se “nën drejtimin e Prof. Dritan Alushanit, një 4-vjeçar i është nënshtruar një ndërhyrjeje të veçantë që kryhet për herë të parë në një rast pediatrik në Shqipëri, ku bëhet zmadhimi i vezikes urinare me ureter në një rast unik, me të njëjtin ureter që bëhet dhe reimplantimi. Në këtë mënyrë fëmija ka mundësinë që trakti urinar të funksionojë në mënyrë normale pa pasur nevojë të kateterizohet vazhdimisht. Gjendja postoperatore e fëmijës është shumë e mirë dhe po funksionon normalisht”, thekon Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e ka cilësuar këtë një arritje të rëndësishme për mjekësinë shqiptare, duke përgëzuar ekipin mjekësor të përbërë nga dr. Dritan Alushani, dr. Amarold Balliu, dr. Aulona Haxhirexha, dr. Labeat Haxhirexha dhe infermierët e sallës e të shërbimit.

Në videon e publikuar nga ministrja, familjarët e djaloshit bëjnë të ditur që vogëlushi ka shfaqur problem që në moshën 5 mujore me shkarkimin e urinës. “Një valvulë e veshkës së majtë rezultoi me probleme”, tha familjari.

“janë bërë disa ndërhyje këtu, më pas e dërguam në Turqi. Rasti i parë na daoli me rendiment, në rastin e dytë na kanë bërë dëm, pasi i hoqën veshkën. U detyruam erdhëm këtu dhe me të njëjtin doktor që ishte ndjekur që në fillim prej tre vite e gjysëm dhe kemiu patur rezultat të mirë”, tha familjari.

Mjeku shprehet se djaloshi është paraqitur menjëherë pas lindjes në pediatrinë e QSUT. “Pati një anormali të rënë të traktit urinar. Pas analizave u vu re se veshka e majtë ishte pa funksion. Ne na duhej të ruhej i gjithë kanali i urinës edhe veshka në mënyrë që ti shfrytëzonim më tutje për të bërë zmadhimin vezikal, që do të shërbente që në të ardhmen fëmija të kishte një formë funksionaliteti, pa nevojën e kateterizimit vazhdimisht”, tha mjeku Dritan Aliu.

Sipas mjekut, “trajtimi në Turqi ishte joadekuat, pasi u vendos heqja e kanalit të urinës dhe veshkës dhe ne ngelëm para opsionit që nuk kishim mundësi se me çfarë ta zëvendësonim”.

“Është një operacion i bërë për herë të parë, është një ndërhyrje e rrallë, edhe mbase dhe në botë. Ideja është që në këtë mënyrë, duke bërë zmadhimin vezikal, me ureterin, të jep mundësi që ai të urinoi vetë, pa patur nevojë që të ndihmohet gjithë jetën me kateterizim”, tha mjeku Aliu.

/a.f/

The post Koçiu: 4-vjeçari i nënshtrohet një operacioni unik në QSUT, arritje e mjekësisë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌