Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Joaquin Phoenix dhe Brad Pitt do të realizojnë një film për një vajzë të vrarë nga ushtria izraelite

28 August 2025 at 15:55

Yjet e Hollywoodit, Joaquin Phoenix dhe Brad Pitt, janë producentë ekzekutivë në ekipin që po punon për një film për Hind Rajab, një vajzë gjashtëvjeçare palestineze e cila u vra nga ushtria izraelite.

Aktorët i bashkohen një grupi figurash të industrisë që mbështesin filmin e ardhshëm.

Pitt dhe Phoenix do të shoqërohen si producentë ekzekutivë nga fituesi i çmimit Oscar Jonathan Glazer, regjisori i “Roma”, Alfonso Cuaron dhe aktorja Rooney Mara.

Hind Rajab

Filmi është drejtuar nga Kaouther Ben Hania.

Projekti, premiera e të cilit është planifikuar të shfaqet në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 shtator, përmban pamje reale të Rajabit duke u lutur për ndihmë gjatë një telefonate me mjekët.

Hind Rajab u vra nga ushtarët izraelitë në janar 2024, ndërsa po largohej nga Gaza me një makinë.

Një hetim nga Forensic Architecture zbuloi se ushtarët izraelitë e dinin se kishte fëmijë në automjet dhe se të paktën 335 plumba u qëlluan në drejtim të saj.

Joaquin dhe Brad

Rajab i mbijetoi raundit të parë të sulmeve, të cilat vranë të afërmit e saj më të ngushtë, por u vra para se ekipet e shpëtimit të mund ta arrinin atë.

Megjithatë, shumë aktorë dhe figura nga industria e filmit kanë folur hapur për krimet izraelite, përfshirë Mark Ruffalo, Tilda Swinton dhe Susan Sarandon. /Telegrafi/

The post Joaquin Phoenix dhe Brad Pitt do të realizojnë një film për një vajzë të vrarë nga ushtria izraelite appeared first on Telegrafi.

Humb ekuilibrin – aktorja Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve të komedisë “The Devil Wears Prada 2”

28 August 2025 at 11:43

Aktorja e Hollywoodit, Anne Hathaway, pësoi një aksident gjatë xhirimeve të vazhdimit të shumëpritur të filmit “The Devil Wears Prada”.

Ndërsa xhironte në New York, Hathaway humbi ekuilibrin dhe ra nga shkallët pasi me sa duket i ishte thyer thembra e këpucëve që kishte mbathur.

Pavarësisht aksidentit, Hathaway e mori veten shpejt – me një buzëqeshje, mori gjysmën e këpucës që i kishte mbetur në dorë dhe tha: “Jam mirë”.

Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve

Pas kësaj, përqafoi anëtarët e ekipit dhe vazhdoi xhirimet.

Ende nuk dihet nëse rënia ishte një pjesë e planifikuar e skenës apo një aksident i vërtetë.

Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve

Kujtojmë se filmi i parë, “The Devil Wears Prada”, nga viti 2006, u bë një hit i vërtetë. Bazuar në romanin e Lauren Weisberger, filmi ndjek gazetaren e re Andy Sachs (Anne Hathaway) teksa ajo merr një punë si asistente e redaktores së modës Miranda Priestly (Meryl Streep).

Përveç Hathaway dhe Streep, edhe Emily Blunt dhe Stanley Tucci fituan vëmendjen e publikut.

 

Filmi pritet të dalë në kinema në vitin 2026. /Telegrafi/

The post Humb ekuilibrin – aktorja Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve të komedisë “The Devil Wears Prada 2” appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

KINEMA – Hap siparin Festivali i 82-të i Filmit në Venecia

27 August 2025 at 16:00

VENECIA, 27 gusht /ATSH/ – Festivali i 82-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia hapet sot nën prezantimin e Emanuela Fanellit, dy herë fituese e çmimit ”Davide di Donatello”, sipas tg24.sky.it.

Një nga titujt më të pritur të këtij viti, i pari nga pesë filmat në garë, “La Grazia” nga Paolo Sorrentino, do të debutojë sot në ”Sala Sardena”, ku luajnë aktorët Toni Servillo, Anna Ferzetti, Orlando Cinque, Massimo Venturiello, Milvia Marigliano, Giuseppe Gaiani, Linda Messerklinger, Vasco Mirandola

Regjisori gjerman, Werner Herzog do të jetë gjithashtu një figurë kyçe, duke marrë çmimin  e parë nga dy “Luanët e Artë” të vitit 2025 për Arritje Gjithëpërfshirëse (tjetri do t’i shkojë  aktores Kim Novak) dhe do të prezantojë dokumentarin e tij të fundit ”Ghost Elephants”, jashtë garës në Festivalin e Filmit në Venecia.

Një tjetër mjeshtër i kinemasë, Francis Ford Coppola, do të mbajë fjalimin mirënjohës për regjizorin Hercog.

Francis Ford Coppola, në mënyrë të papritur, u shfaq në ”Sala Sardena” para fillimit të eventit për të ndjekur versionin e restauruar, premierën botërore, të filmit ”Queen Kelly” (1929) të legjendarit Erich von Stroheim.

Atë e përshëndeti presidenti i Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, i cili kërkoi një duartrokitje për të.

Salla e mbushur plot u ngrit në këmbë për të nderuar regjisorin e madh të ”The GodFather” dhe ”Apocalypse Now” dhe duke e duartrokitur gjatë atë.

I ulur pranë Coppolës ishte regjisori Alexander Payne, edhe ai i pritur me shumë duartrokitje.

Ovacione pati gjithashtu për Alberto Barbera, drejtori i Festivalit të Filmit, i cili më pas prezantoi filmin.

Para se të largohej, Buttafuoco kujtoi se bienalja është ”një katedër e kulturës në botë dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë”./  /Ad.Ab./

The post KINEMA – Hap siparin Festivali i 82-të i Filmit në Venecia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestuesit shpalosin pankarta pro-Gazës në hapjen e Festivalit të Filmit në Venecia

By: gaze tare
27 August 2025 at 16:16

Një grup protestuesish në Venecia shpalosën një banderolë kundër luftës në Gaza, disa orë para fillimit të Festivalit të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Lido. Rreth 20 persona, anëtarë të një kolektivi të krahut të majtë në rajonin e Venecias, shpalosën një banderolë që shkruante “Lironi Palestinën” dhe “Ndaloni Gjenocidin”. Ata gjithashtu ngritën flamuj palestinezë përpara sallës së festivalit.

“Duhet të shfrytëzojmë interesin për festivalin për të tërhequr vëmendjen ndaj Palestinës“, tha për AFP-në Giulia Cacopardo, një anëtare e kolektivit. “Shpresojmë që të tjerë do të bashkohen me ne për të ndaluar gjenocidin tani“, shtoi ajo.

Një demonstratë më e madhe pritet të shtunën pasdite, me mbështetjen e rreth njëqind organizatave politike lokale.

Ashtu si në Festivalin e Filmit në Kanë në maj, qindra artistë italianë dhe të huaj nënshkruan një letër të hapur fundjavën e kaluar duke i kërkuar Festivalit të mbajë qëndrim dhe të “dënojë” luftën në Rripin e Gazës, e cila shpërtheu pas sulmit të përgjakshëm të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Kolektivi Venice4Palestine (V4P) i bëri thirrje festivalit të mos jetë “një hap i trishtuar dhe bosh” dhe të “marrë një qëndrim të qartë dhe të padiskutueshëm”.

Nënshkruesit përfshijnë emra të mëdhenj të kinemasë italiane (si Matteo Garrone ose Marco Bellocchio) dhe kinemasë ndërkombëtare (nga Ken Loach te Audrey Diwan dhe Abel Ferrara).

“Festivali i Filmit në Venecia padyshim nuk është i mbyllur në një kullë qelqi”, tha drejtori artistik i festivalit Alberto Barbera në një intervistë me AFP të martën.

Por “Bienalja nuk merr qëndrime të drejtpërdrejta politike, nuk bën deklarata politike sepse është një hapësirë ​​kulturore për dialog, diskutim dhe hapje”, tha ai.

Lufta në Gaza është një temë kryesore në Festivalin e Filmit në Venecia të këtij viti, me një film të përzgjedhur për seksionin e konkursit që pritet të nxisë debat në Lido kur të hapet të mërkurën.

“Zëri i Hind Rajab” tregon historinë e një vajze të re që u vra më 19 janar në Gaza së bashku me familjen e saj, ndërsa përpiqeshin të iknin nga bombardimet izraelite. Regjistrimet e zërit të Hind Rajab duke kërkuar ndihmë, të përdorura në film, shkaktuan një protestë globale kur u zbuluan.

The post Protestuesit shpalosin pankarta pro-Gazës në hapjen e Festivalit të Filmit në Venecia appeared first on iconstyle.al.

A është “KPop Demon Hunters” filmi më i shikuar i të gjitha kohërave në Netflix?

27 August 2025 at 14:38

Filmi i animuar muzikor “KPop Demon Hunters” është bërë zyrtarisht filmi më i shikuar ndonjëherë në platformën transmetuese Netflix.

Prodhimi i kompanisë “Sony Pictures Animation” ka shtuar edhe 25.4 milionë shikime nga data 18 deri më 24 gusht, duke e çuar totalin e tij që prej premierës më 20 qershor në 236 milionë shikime.
Kështu, ai ka kaluar në krye të listës së filmave më të shikuar në gjuhën angleze në platformë, duke lënë pas filmin “Red Notice”.

Sipas Deadline, ajo që e bën edhe më mbresëlënës suksesin është fakti që ky nuk duket të jetë fundi i rrugëtimit për këtë film.

Filmi tashmë ka shënuar tre javë rresht me pothuajse 0 për qind rënie të audiencës, pas dy javëve të njëpasnjëshme me nga 26 milionë shikime.

Një shtysë tjetër i erdhi nga lansimi i “KPop Demon Hunters: The Sing-Along Event”, që pritet të sjellë rritje të re të shikueshmërisë.

Deadline po ashtu ka bërë të ditur se Netflix planifikon t’i bashkojë shifrat e shikueshmërisë së këtij versioni me filmin origjinal, ani se ato shfaqen si tituj të ndarë në platformë.

Ky version u shfaq edhe në kinema fundjavën e kaluar, ku arriti sukses të madh.

Filmi në fjalë mposhti “Weapons” duke dalë i pari në arkë filmike me 19 milionë dollarë.

“KPop Demon Hunters” ka edhe 24 ditë brenda dritares së tij 91-ditëshe të premierës për të vazhduar mbledhjen e shikimeve dhe për të rritur distancën me “Red Notice”, që kur u bënë 91 ditë kishte 230 milionë shikime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A është “KPop Demon Hunters” filmi më i shikuar i të gjitha kohërave në Netflix? appeared first on Sinjali.

Nis edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia

27 August 2025 at 14:39

Në Venecia ka nisur edicioni i 82-të i festivalit më të vjetër të filmit në botë, ku 21 filma nga e gjithë bota do të konkurrojnë për çmimin prestigjioz “Luani i Artë”.

Në tapetin e kuq pritet të parakalojnë yje të mëdhenj të Hollywoodit si Julia Roberts dhe George Clooney, ndërsa festivali hapet me premierën e filmit “La Grazia” të Paolo Sorrentinos me aktorin Toni Servillo.

Një nga momentet kryesore të ceremonisë së hapjes është edhe dorëzimi i “Luani të Artë” për regjisorin e madh gjerman Werner Herzog, i cili ka realizuar mbi 70 filma e dokumentarë.

Festivali i Filmit në Venecia

Festivali këtë vit trajton edhe tema sociale dhe politike, duke përfshirë filma për Gazën, luftërat dhe diktaturat moderne.

Për këtë arsye, janë paralajmëruar protesta dhe diskutime publike.

Përveç filmave në konkurrim, Venecia do të sjellë edhe premiera të mëdha si komedia e re e Clooneyt për Netflix, si dhe rikthimin e Julia Roberts në dramën “After the Hunt” të Luca Guadagnino.

Festivali shihet gjithnjë e më shumë si një hapësirë kyçe drejt Oscars, pasi shumë fitues të Venecias kanë triumfuar më pas edhe në Akademi.

George Clooney

Vendimin për filmin fitues këtë vit do ta marrë një juri e kryesuar nga regjisorët Alexander Payne dhe kolegët e tij. /Telegrafi/

The post Nis edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Tom Cruise dhe Brad Pitt e vështirë të ribashkohen në një film të ri të “F1”

26 August 2025 at 22:47

Regjisori Joseph Kosinski, i njohur për suksesin e “Top Gun: Maverick”, ka treguar idenë  e re gjatë një interviste për Collider.

 “Një gazetar më pyeti: ‘Nëse do të bëje një film me Tom Cruise dhe Brad Pitt, çfarë filmi do të ishte?’ Dhe unë thashë me shaka që Sonny Hayes (personazhi i Brad Pitt në F1) kthehet në botën e Formula 1 dhe ndeshet me rivalin e vjetër Cole Trickle (roli i Tom Cruise në Days of Thunder), i cili garonte në NASCAR në vitet ’90”, ka thënë Kosinski.

Ai ka menduar që do të ishte histori fantastike, por ndoshta e pamundur për t’u realizuar.

“Flasim për një “Mission: Impossible” të vërtetë. Do të ishte shumë, shumë e vështirë për t’u bërë”, ka thënë ai.

Kanë kaluar më shumë se tre dekada që nga hera e fundit kur Cruise, 63 vjeç dhe Pitt 61 vjeç, kanë punuar bashkë, në filmin “Interview With the Vampire” të vitit 1994.

Kosinski ka zbuluar se kishte tentuar t’i bashkonte aktorët edhe më herët, në projektin “Go Like Hell”, një dramë rreth garave që më vonë u shndërrua në filmin “Ford v Ferrari” me Matt Damon dhe Christian Bale.

“Madje bëmë edhe një lexues të skenarit në shtëpinë e Tom, me Bradin dhe të tre aty bashkë. Ishte moment surreal”, ka thënë ai.

Regjisori tutje ka kujtuar se Cruise ka marrë pjesë në premierën e “F1” në Londër, ku dy aktorët patën rastin të takoheshin përsëri.

“Do të ishte e mrekullueshme sikur të gjenim një mënyrë për t’i parë të dy në të njëjtin film”, ka shtuar Kosinski.

Ai ka pranuar se suksesi i madh i “F1”, që është bërë filmi me fitimet më të mëdha të karrierës së Pitt, ishte lehtësim i madh.

“Sa herë që një film funksionon, për mua është thjesht një frymëmarrje lehtësimi. Sepse kurrë nuk e di çfarë do të ndodhë. Nuk ke asnjë ide se si do të pritet një film deri sa të shfaqet. Ka qenë fantastike ta shohësh mënyrën se si është pritur ky projekt”, ka thënë regjisori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tom Cruise dhe Brad Pitt e vështirë të ribashkohen në një film të ri të “F1” appeared first on Sinjali.

‘Një turp’: Woody Allen përballet me kritika të ashpra për pjesëmarrjen në Javën Ndërkombëtare të Filmit në Moskë

By: gaze tare
26 August 2025 at 10:34

Regjisori amerikan, fitues i çmimit Oscar, Woody Allen, u shfaq dje në Javën Ndërkombëtare të Filmit në Moskë, si kryesues i programit “Legjendat e Kinemasë Botërore”.

89-vjeçari mori pjesë në këtë aktivitet nëpërmjet një lidhjeje video në vend që të ishte personalisht me regjisorin rus pro-Putin, Fyodor Bondarchuk, që moderoi bisedën.

Uebsajti i festivalit e përshkroi këtë periudhë si një “atmosferë dialogu konfidencial” për t’u lejuar pjesëmarrësve të “preknin botën e brendshme të regjisorit, të kuptonin se si lindin histori që mbeten në kulturë për dekada dhe të dëgjonin mendime që rrallë shfaqen në publik”.

Sipas mediave shtetërore ruse, Allen foli për admirimin e tij për kinemanë ruse dhe deklaroi gjatë bisedës se inteligjenca artificiale nuk do të ishte kurrë në gjendje të prodhonte vepra në nivelin e librave të Fyodor Dostojevskit.

RIA Novosti raportoi se kur u pyet për xhirimet në Rusi, Allen tha se nuk kishte marrë asnjë propozim dhe se nëse do të vinin oferta, ai nuk do të ishte kundër një skenari të përqendruar rreth ndjenjës së rehatisë që ndjeu më parë në Moskë.

Ndërsa as Woody Allen dhe as përfaqësuesit e tij nuk komentuan publikisht pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje, prania online e regjisorit në Javën Ndërkombëtare të Filmit në Moskë ka shkaktuar zemërim.

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës e dënoi ashpër pjesëmarrjen e tij, duke thënë se Allen po i jepte besueshmëri një “festivali të përgjakshëm” ku merrnin pjesë aleatët e Putinit dhe se kjo përbën injorimin e mizorive të përditshme që Rusia vazhdon të kryejë në Ukrainë.

“Pjesëmarrja e Woody Allen në Javën Ndërkombëtare të Filmit në Moskë është një turp dhe një fyerje për sakrificën e aktorëve dhe regjisorëve ukrainas që janë vrarë ose plagosur nga kriminelët e luftës rusë në luftën e tyre të vazhdueshme kundër Ukrainës”, deklaroi ministria.

“Kultura nuk duhet të përdoret kurrë për të mbuluar krimet ose për të shërbyer si mjet propagande.”

The post ‘Një turp’: Woody Allen përballet me kritika të ashpra për pjesëmarrjen në Javën Ndërkombëtare të Filmit në Moskë appeared first on iconstyle.al.

Netflix vendos rekord të madh për herë të parë në 18 vjet me filma të shikuar për 350,000,000 orë

25 August 2025 at 16:59

Netflix ka vendosur një rekord të madh për herë të parë në 18 vjet, dhe e ka bërë këtë me një film të shikuar për më shumë se 350,000,000 orë që nga publikimi i tij.

Transmetuesi është ndoshta më i njohur për aftësinë e tij për të prodhuar shfaqje televizive të disponueshme në të gjithë botën si “Hostage” ose dokumentari më i fundit i Amy Bradley.

Megjithatë, vitet e fundit Netflix ka investuar gjithnjë e më shumë para në filmat e tyre origjinalë, duke çuar në suksese masive me filma të tillë si “Carry-On”.

Foto: Netflix

Megjithatë, një nga filmat e saj më të rinj është ngjitur në dy vendet e para të listës së shikueshmërisë së të gjitha kohërave dhe vetëm këtë fundjavë vendosi një rekord të madh.

“KPop Demon Hunters”, i publikuar në qershor në Netflix, ka qenë një sukses i madh për transmetuesin.

I renditur vetëm pas filmit “Red Notice” me vlerë 200,000,000 dollarë të The Rock dhe Ryan Reynolds në listën e shikueshmërisë të të gjitha kohërave në Netflix, ai i kaloi edhe klasikët e Netflix si “Bird Box” dhe “Don’t Look Up”.

Megjithatë, fundjavën e kaluar filmi kryesoi shifrën e të ardhurave në ShBA, hera e parë që një film i Netflix-it e arrin këtë sukses.

 

“KPop Demon Hunters” fitoi 18 milionë dollarë fundjavën pavarësisht se u publikua në kinema afërsisht dy muaj pasi u shfaq për herë të parë. /Telegrafi/

The post Netflix vendos rekord të madh për herë të parë në 18 vjet me filma të shikuar për 350,000,000 orë appeared first on Telegrafi.

Warner Bros. blen të drejtat për një projekt filmik rreth udhëtimit të Kobe Bryant në basketboll

24 August 2025 at 23:51

Warner Bros. ka blerë të drejtat për një projekt filmik që eksploron udhëtimin e Kobe Bryant si legjendë e NBA-së.

Konkretisht, skenari për filmin “With the 8th Pick” tërhoqi vëmendjen e shumë studiove dhe shërbimeve të transmetimit përpara se Warner Bros. të bënte një ofertë që skenaristët nuk mund ta refuzonin, shkruan The Hollywood Reporter.

Skenari u shkrua nga Alex Sohn dhe Gavin Johannsen, dhe ngjarja ndjek momentet e tensionuara që çuan në përzgjedhjen e Bryant në draftin e NBA-së të vitit 1996.

Kobe Bryant

Historia tregohet nga perspektiva e New Jersey Nets dhe drejtorit të tyre atletik në atë kohë, John Nash, i cili po mendonte ta nxirrte Bryant nga shkolla e mesme.

Anëtari i ardhshëm i Sallës së Famës së Basketbollit u zgjodh përfundimisht nga Charlotte Hornets, por LA Lakers menjëherë u ofruan atyre të drejtat e draftit për Bryantin atëherë 18-vjeçar.

Ai bëri histori në Los Angeles, duke fituar pesë tituj të NBA-së dhe duke u bërë një nga ikonat më të mëdha të qytetit.

Filmi është përshkruar si një kombinim elementësh të parë në hite të tilla si “Moneyball” me Brad Pitt, “The Social Network” dhe “Air” i Ben Affleck, të cilat shënuan fillimin e bashkëpunimit legjendar midis Michael Jordan dhe Nike.

Kobe Bryant

Drejtori i projektit nuk është zgjedhur ende.

Bryant ishte një pjesë kyçe e ekipit legjendar Lakers, së bashku me qendrën Shaquille O’Neal dhe trajnerin Phil Jackson.

Ai ndërroi jetë tragjikisht në një aksident me helikopter në vitin 2020 me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna. /Telegrafi/

The post Warner Bros. blen të drejtat për një projekt filmik rreth udhëtimit të Kobe Bryant në basketboll appeared first on Telegrafi.

Filmi shqiptar “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Festivalin e Filmit në Sarajevë, garon në dy kategori të rëndësishme

22 August 2025 at 09:53

Filmi i shkurtër me skenar dhe regji nga artisti dhe regjisori kosovar, Alban Muja, me titull “Mua besoj më shpëtoi portreti” (I Believe the Portrait Saved Me), ka pasur premierën e tij rajonale në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Ky projekt kinematografik është pjesë e konkurrencës zyrtare për çmimin Zemra e Sarajevës në seksionin e filmave dokumentarë, si dhe i kategorisë European Short, duke shënuar një rast të rrallë dhe të veçantë që një film të nominohet njëkohësisht në dy kategori të ndryshme.

Pas shfaqjes së filmit, regjisori Alban Muja dhe producenti Edon Rizvanolli u takuan me publikun dhe iu përgjigjën pyetjeve të tyre, duke ndarë përvoja rreth procesit të krijimit dhe mesazhit që përcjell ky dokumentar.

Nominimi i dyfishtë është pritur me krenari jo vetëm nga ekipi i filmit, por edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila e ka mbështetur projektin.

Ky sukses vjen si një tjetër dëshmi e rritjes së kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Qendra Kinematografike e Kosovës/Facebook

 

Foto: Qendra Kinematografike e Kosovës/Facebook

 

Foto: Qendra Kinematografike e Kosovës/Facebook

 

Foto: Qendra Kinematografike e Kosovës/Facebook

The post Filmi shqiptar “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Festivalin e Filmit në Sarajevë, garon në dy kategori të rëndësishme appeared first on Telegrafi.

Jennifer Lopez shkëlqen si bionde në trailer-in e filmit “Kiss of the Spider Woman”

21 August 2025 at 15:53

Jennifer Lopez ka ndezur rrjetet sociale pas publikimit të trailer-it zyrtar të filmit të saj më të ri “Kiss of the Spider Woman”.

Në pamjet e publikuara, superylli 56-vjeçar shfaqet me një transformim të guximshëm, përfshirë edhe një pamje bionde që ka tërhequr më shumë vëmendje dhe ka nxitur krahasime me ikona si Jean Harlow, Gwen Stefani dhe Madonna e viteve ’90.

Filmi, me regji të fituesit të Oscar-it Bill Condon, do të dalë në kinema më 10 tetor.

Jennifer Lopez

Lopez luan rolin e Aurorës, një yll filmi imagjinar që ekziston vetëm në mendjen e Luis Molinës (Tonatiuh), një parukier i burgosur për sjellje të pahijshme.

Ai ndan një qeli me aktivistin politik Valentin (Diego Luna), dhe mes tyre lind një lidhje e papritur ndërsa Molina i rrëfen historinë e Aurorës përmes fantazive muzikore.

Publiku do të shohë sekuenca madhështore muzikore, ku Lopez shfaqet me fustane të frymëzuara nga vitet ’50 dhe interpretime plot gjallëri që sjellin në jetë botën e Aurorës.

Filmi është bazuar në romanin e Manuel Puig të vitit 1976 dhe në mjuziklin e Broadway-t të vitit 1993, fitues i çmimit Tony.

Jennifer Lopez

Xhirimet nisën në vitin 2024 dhe pati premierën botërore në Festivalin e Filmit ‘Sundance’, ku u prit me entuziazëm nga kritika dhe publiku.

Për Lopez, ky rol ka pasur një ndikim të veçantë personal: ajo e ka përshkruar si një nga përvojat më të bukura të karrierës së saj dhe një mundësi për të shprehur një anë të vetes që kishte kohë që priste të dilte në pah. /Telegrafi/

Jennifer Lopez

 

The post Jennifer Lopez shkëlqen si bionde në trailer-in e filmit “Kiss of the Spider Woman” appeared first on Telegrafi.

“Vajzë Fest” rikthehet në Vlorë: Tri ditë art, film, trashëgimi dhe mikpritje në zemër të Labërisë

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Për të tretin vit radhazi, fshati Vajzë në Vlorë kthehet në një qendër të gjallë arti dhe kulture me “Vajzë Fest”, që zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht 2025.

Festivali sjell bashkë artistë, kineastë, muzikantë, poetë dhe figura publike në një mozaik aktivitetesh që përfshijnë film, teatër, këngë polifonike, valle popullore, muzikë bashkëkohore dhe ekspozita.

Risia e këtij edicioni është “Dita Olimpike” në Parkun Arkeologjik të Amantias, organizuar në bashkëpunim me KOKSH, si një rikthim simbolik i shpirtit të garave të lashta. Për të rinjtë dhe dashamirësit e natyrës do të ketë hiking, kampingje nën yje, net me zjarre dhe eksplorime në shpellat dhe ujëvarat e zonës.

Përvoja pasurohet me kuzhinën tradicionale të Labërisë – gatime shtëpie, bulmet të freskët, mish të pjekur, raki dhe verë, të shërbyera në ambientin natyror të Shpellës së Bletës.

Eventi organizohet nga Shoqata e fshatit Vajzë, në bashkëpunim me bashkinë Selenicë dhe komunitetin vendas, duke e kthyer Vajzën në një destinacion unik për artin, natyrën dhe trashëgiminë shqiptare.

/r.e//a.f/

The post “Vajzë Fest” rikthehet në Vlorë: Tri ditë art, film, trashëgimi dhe mikpritje në zemër të Labërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dalin pamjet e para nga xhirimet e serisë së re të Harry Potter, dy personazhet më të dashur shihen në rrugët e Londrës

20 August 2025 at 19:36

Xhirimet për serinë e re të Harry Potter-it po zhvillohen, dhe kjo vërtetohet më së miri nga pamjet që kanë qarkulluar gjerësisht në internet.

Sipas këtyre pamjeve virale, janë kapur disa momente nga xhirimet në Londër.

Në to shihet një skenë me dy personazhe shumë të dashur, Harry Potter dhe Hagrid, të cilët po ecin së bashku në rrugët e bllokuara të Londrës.

Krijimi i ri i Harry Potter-it këtë herë vjen në formën e një seriali në platformën HBO.

Secili sezon do të përkojë me një nga librat e serisë, duke u ndarë në mënyrë të detajuar, ndryshe nga seritë origjinale që ishin filma.

Dominic McLaughlin do të luajë rolin e Harry Potter-it, Arabella Stanton do të jetë Hermoine Granger, ndërsa Alastair Stout do të marrë rolin e Ron Weasley. /Telegrafi/

The post Dalin pamjet e para nga xhirimet e serisë së re të Harry Potter, dy personazhet më të dashur shihen në rrugët e Londrës appeared first on Telegrafi.

Quentin Tarantino thotë se David Fincher është regjisori më i mirë i të gjitha kohërave

20 August 2025 at 09:59

Quentin Tarantino, një nga emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore, së fundmi ka qenë i ftuar në podcast-in “The Church of Tarantino”, ku ka folur për projektet e tij dhe mbi regjisorin që ai e konsideron më të mirin.

Gjatë bisedës, Tarantino tregoi se filmi i tij i radhës do të quhet “The Adventures of Cliff Booth”, një histori që e zhvillon më tej botën e “Once Upon a Time in… Hollywood”, duke u fokusuar tek personazhi i Brad Pitt, Cliff Booth.

Për këtë film, ai ka shkruar skenarin, por nuk ka vendosur të ulet në karrigen e regjisorit, duke ia lënë këtë rol një emri tjetër të madh të kinemasë.

Quentin Tarantino

Tarantino e bëri të qartë se personi që ai e sheh si regjisorin më të mirë të kohës është David Fincher, të cilin e vendos në një nivel të barabartë me veten.

“Mendoj se David Fincher është regjisori më i mirë. Mendoj se unë dhe David Fincher jemi regjisorët më të mirë”, tha ai.

Tarantino shtoi se fakti që Fincher pranoi të përshtatë veprën e tij tregon një respekt dhe seriozitet të madh ndaj punës së tij, diçka që për të ka shumë rëndësi.

Filmi “The Adventures of Cliff Booth” tashmë është blerë nga Netflix dhe pritet të sjellë një bashkëpunim të shumëpritur mes një prej skenaristëve më të njohur në botë dhe njërit prej regjisorëve më të vlerësuar të Hollywoodit, David Fincher. /Telegrafi/

David Fincher

The post Quentin Tarantino thotë se David Fincher është regjisori më i mirë i të gjitha kohërave appeared first on Telegrafi.

‘Zurich Shqip Up Comedy Festival’ po vjen me edicionin e katërt – zbulohet line up-i i artistëve pjesëmarrës

19 August 2025 at 18:18

Pas tre edicionesh të suksesshme, festivali i shumëpritur i humorit, ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival’, rikthehet këtë vit me edicionin e katërt, duke shpalosur programin e plotë të netëve të komedisë që do të mbahen më 31 tetor dhe 1 nëntor 2025 në Stadthalle Dietikon të Cyrihut.

Nata e parë – 31 tetor

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Instagram

Publikun do ta argëtojnë emra të njohur të skenës së humorit: Luan Comedy, Ernest Zymberi, Besart Sllamniku & Edona Reshtaj, si dhe Med Sadrija.

Atmosferën muzikore do ta ndezë TNT Band, ndërsa për moderimin do të kujdesen Adriana Matoshi dhe Ylber Bardhi.

Nata e dytë – 1 nëntor

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Instagram

Skena do t’i përkasë T-Ronimo, Shpend Ahmetit, Valina Muçollit dhe Lulzim Bucollit, duke sjellë një tjetër natë plot humor dhe energji.

Pjesa muzikore do të mbahet nga Edona & Band, me moderim të dyshes Adriana Matoshi dhe Ylber Bardhi.

Organizatorët kanë bërë të ditur se biletat Early Bird do të jenë të disponueshme nga data 25 gusht, duke i dhënë publikut mundësinë të sigurojë vendet e tyre përpara kohe.

Me një kombinim të humorit, muzikës dhe energjisë pozitive, ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival’ pritet të mbledhë edhe këtë vit diasporën shqiptare dhe adhuruesit e komedisë në një atmosferë të paharrueshme në zemër të Zvicrës. /Telegrafi/

Foto: Zurich Shqip Up Comedy Festival/Instagram

The post ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival’ po vjen me edicionin e katërt – zbulohet line up-i i artistëve pjesëmarrës appeared first on Telegrafi.

Anulohet shfaqja e filmit “Barbie” në Francë, shkak kërcënimet

18 August 2025 at 22:48

Në komunën Noisy-le-Sec në Francë, shfaqja e filmit “Barbie” u anulua më 8 gusht në një kinema në natyrë pas kërcënimeve nga një grup i të rinjve.

Ata pretenduan se filmi “denigronte integritetin e grave dhe promovonte homoseksualitetin” dhe nuk ishte i përshtatshëm për të miturit.

Për shkak të kërcënimeve, kryetari i komunës, Olivier Sarrabeyrouse, vendosi të anulojë shfaqjen për të ruajtur sigurinë e publikut dhe të stafit.

Filmi ‘Barbie’

Ngjarja ka shkaktuar reagime nga opozita dhe qeveria kombëtare.

Deputeti Yoann Gillet akuzoi autoritetet lokale për “dorëzim ndaj ideologjisë islamiste”, ndërsa ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau dhe ministrja e Kulturës, Rachida Dati, e quajtën këtë një formë të re krimi që cenon aktivitetet kulturore.

Shumë banorë të lagjes Londeau, ku filmi ishte planifikuar të shfaqej, shprehën mbështetje për shfaqjen, duke theksuar se një grup i vogël nuk duhet të ketë fuqi mbi komunitetin dhe se religjioni nuk duhet të ndërhyjë në hapësirat publike.

Kryetari i komunës shtoi se zgjedhja e filmit ishte bërë me votim të banorëve dhe shprehu keqardhje për presionin që ndaloi shfaqjen e tij, e klasifikuar si e përshtatshme për të gjithë publikun në Francë. /Telegrafi/

The post Anulohet shfaqja e filmit “Barbie” në Francë, shkak kërcënimet appeared first on Telegrafi.

KINEMA – Nga të gjithë filmat e tij, Tarantino përzgjedh si më të mirin ”Inglourious Basterds”

18 August 2025 at 10:55

LOS ANXHELES, 18 gusht /ATSH/ – Edhe vetë regjisori i famshëm hollivudian, Quentin Tarantoni ka një film të tijin që e konsideron si më të mirin, shkruan Jack Dunn për variety.com.

Gjatë një interviste në podkastin “The Church of Tarantino”, fituesi dy herë i çmimit Oscar, regjisori Quentin Tarantino zbulon filmin e tij të preferuar.

“‘Once Upon a Time in Hollywood’ është i preferuari im, ndërsa ‘Inglourious Basterds’ është filmi im më i mirë”, thekson Tarantino.

”Sidoqoftë, mendoj se ‘Kill Bill’ mbetet një film që asnjë tjetër nuk mund ta kishte bërë. Çdo aspekt i tij është kaq i veçantë, pasi është si tentakulat dhe indet e përgjakshme, të nxjerra nga imagjinata ime, vetja ime, dashuritë e mia, pasioni im dhe obsesioni im. Kështu që mendoj se ‘Kill Bill’ është filmi që kam lindur për të bërë, ‘Inglourious Basterds’ është kryevepra ime dhe ‘Once Upon a Time in Hollywood’ është i preferuari im”, theksoi regjisori hollivudian.

Tarantino bën edhe një përzgjedhje të skenarëve të tij të preferuar dhe më të mirë.

“Mendoj se ‘Inglourious Basterds’ është skenari im më i mirë, ndërsa ‘Hateful Eight’ dhe ‘Once Upon a Time in Hollywood’ vijnë pikërisht pas tij”, shpjegon ai.

“Por, ka një aspekt të ‘Hateful Eight’ që në fakt mendoj se është ndoshta regjia ime më e mirë që është subjekti, i cili është i fortë. Pra, nuk është se duhet ta krijoj unë, si ‘Kill Bill’, është i fortë, është aty, dhe mendoj se ky është shërbimi im më i mirë për subjektin tim si regjisor”, shton ai.

Tarantino foli gjithashtu edhe për filmin e tij të 10-të dhe të fundit, për të cilin flitej prej kohësh.

Ky film është ”The Movie Critic”.

Tarantino tha se projekti u anulua përfundimisht sepse ishte shumë i ngjashëm me punët e tij të mëparshme./  /os/

The post KINEMA – Nga të gjithë filmat e tij, Tarantino përzgjedh si më të mirin ”Inglourious Basterds” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet edicioni i 31-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë: Tetë ditë të magjishme të kinemasë në kryeqytetin e Bosnjës

15 August 2025 at 22:17

Me një ceremoni solemne në Teatrin Popullor të Sarajevës, nisi zyrtarisht edicioni i 31-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë, duke e shndërruar kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës në qendër të industrisë së filmit.

Ceremoninë e hapi aktorja malazeze Lidija Kordić, e cila u shpreh se ishte një nder i veçantë për të të kishte këtë detyrë. “Shijoni filmin, edicioni i 31-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë është i hapur”, tha ajo.

Drejtori i festivalit, Jovan Marjanović, theksoi se sot jetojmë në një botë ku konflikti është bërë përditshmëri dhe se në këto momente filmi duhet të jetë një zë i fuqishëm.
“Festivali është këtu për ta mbajtur atë zë dhe me programin e tij merr përsipër këtë përgjegjësi,” u shpreh ai, duke shtuar se kinematografia e Bosnjës ndodhet në një pozitë të vështirë dhe se autoritetet duhet të reagojnë.

Festivali u hap me shfaqjen e filmit “Paviljoni” të regjisorit Dino Mustafić – një komedi e zezë që rrëfen historinë e një grupi banorësh në një shtëpi të të moshuarve, të cilët pas viteve të abuzimeve dhe poshtërimeve vendosin të ngrihen në një kryengritje të armatosur. Ata marrin peng stafin, zënë godinën dhe përballen me autoritetet.

Skenarin e filmit e ka shkruar Viktor Ivančić, ndërsa bashkëskenarist është Emir Imamović Pirke. Në kastin e aktorëve përfshihen emra të njohur si Rade Šerbedžija, Zijah Sokolović, Miralem Zubčević, Ksenija Pajić, Jasna Diklić, Branka Petrić, Meto Jovanovski, Mirjana Karanović, Ermin Bravo dhe shumë të tjerë.

Përveç në Teatrin Popullor, “Paviljoni” po shfaqet edhe në Letrën e Verës “Coca-Cola”, “UNIQA” Letrën e Verës Stari Grad, Kinemanë Grbavica, si dhe në disa hapësira të tjera në Sarajevë, Ilidža dhe Tuzla.

Në garë për çmimet “Zemra e Sarajevës” në programet konkurruese të këtij edicioni janë 50 filma, ndërsa një film do të shfaqet jashtë konkurrencës. Katër kategoritë kryesore përfshijnë filmin artistik të gjatë, dokumentarin, filmin e shkurtër dhe filmin studentor. Këtë vit do të ketë 15 premiera botërore, 6 premiera ndërkombëtare, 28 premiera rajonale dhe 2 premiera kombëtare.

Ekipi seleksionues, i udhëhequr nga drejtoresha kreative Izeta Građević, ka shqyrtuar 1,036 filma – përfshirë 195 filma artistikë të gjatë, 291 dokumentarë dhe 550 filma të shkurtër e studentorë.

Në mesin e të ftuarve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë janë Paolo Sorrentino, Michel Franco, Ray Winstone, Ilya Khrzhanovskiy dhe Willem Dafoe, të cilët do të mbajnë edhe masterclass-e të hapura për publikun. Hyrja është falas me bileta të cilat mund të merren online ose në qendrën kryesore të biletave në Qendrën Kulturore Boshnjake.

Biletat për filmat dhe masterclass-et janë në shitje në sff.ba, tickets.sff.ba dhe përmes aplikacionit zyrtar të festivalit. Edicioni i këtij viti i Festivalit të Filmit në Sarajevë do të zgjasë deri më 22 gusht. /Telegrafi/

The post Hapet edicioni i 31-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë: Tetë ditë të magjishme të kinemasë në kryeqytetin e Bosnjës appeared first on Telegrafi.

Pamjet nga sheshxhirimi i filmit “Superman” po shpërndahen në internet, ku aktorja vazhdon ta puthë kolegen e saj edhe pasi skena mbaroi

15 August 2025 at 16:59

Yjet e filmit të fundit “Superman”, David Corenswet dhe Rachel Brosnahan, u bënë hit pasi një klip nga sheshxhirimi u nda në rrjetet sociale.

Konkretisht, pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë aktorët duke vazhduar një skenë puthjeje pasi regjisori i filmit James Gunn tha se ishte “prerë”.

Vetëm një nga fotot, në të cilën Rachel Brosnahan përkulet dhe e puth Corenswet, ka më shumë se 57 milionë shikime në rrjetin social X.

pic.twitter.com/wWwrUSqcHL

— wonder. (@godsandmortaIs) August 12, 2025

Përndryshe, debutimi i Corenswet si Clark Kent mori kryesisht reagime pozitive nga fansat dhe kritikët pas publikimit të tij muajin e kaluar, gjë që është një lajm i mirë pas reagimit negativ ndaj zëvendësimit të Henry Cavill, sipas mediave të huaja.

Megjithatë, që atëherë, mediat sociale kanë qenë plot me histori rreth dinamikës midis Corenswet dhe bashkë-yllit të tij Brosnahan, i cili luan të dashurën e Lois Lane. Kjo vjen pasi një klip prapa skenave që tregon një moment intim midis personazheve të tyre bëri xhiron e internetit.

Married actress Rachel Brosnahan, who played Lois in Superman, is going viral for kissing David Corenswet after the director called cut, suggesting a moment of genuine chemistry or comfort between the actors
pic.twitter.com/n5QvrBSFWY

— FearBuck (@FearedBuck) August 14, 2025

Momenti në dukje i pafajshëm është bërë viral në rrjetet sociale, me njerëzit që spekulojnë për një marrëdhënie romantike midis aktorëve. Disa gjithashtu besojnë se puthja e saj ishte krejtësisht aksidentale dhe se ajo ndoshta nuk pati kohë të reagonte pasi regjisori e preu skenën. /Telegrafi/

clois kiss it better edit superman david corenswet rachel brosnahan pic.twitter.com/gGO0xM9XaU

— media (@SAMENlGHTS) August 13, 2025

The post Pamjet nga sheshxhirimi i filmit “Superman” po shpërndahen në internet, ku aktorja vazhdon ta puthë kolegen e saj edhe pasi skena mbaroi appeared first on Telegrafi.

❌
❌