Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron reformë të re për kontrollin e territorit

By: fra nc
9 July 2025 at 11:42

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me zënien e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje në territor.

Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë paralajmëroi një reformë të re për administrimin e territorit, duke vënë theksin mbi përgjegjësinë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për ndërtimet pa leje.

Rama njoftoi gjithashtu se paralelisht me këtë reformë, po projektohen edhe nisma të tjera në sektorë kyç si furnizimi me ujë, pastrimi i qyteteve, si dhe furnizimi me naftë dhe barna.

“Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama në X.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron reformë të re për kontrollin e territorit appeared first on Euronews Albania.

Dumani: 43 procedime penale për krimet zgjedhore, kontrolle banesash dhe zyrash

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Drejtuesi i përgjithshëm i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani tha sot se hetimet e shpejta në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit dhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore, kanë çuar në rezultate konkrete për adresimin e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.

Gjatë aktivitetit “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, ku merrnin pjesë edhe Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ambasadori britanik Nick Abbott dhe drejtues të Policisë së Shtetit, Dumani u shpreh se bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në dhe Policinë e Shtetit ndërtoi një regjim proaktiv, si front kundër veprave penale në zgjedhje, që ka çuar në 43 procedime penale.

“Janë administruar 192 materiale që lidhen me dyshime për krime zgjedhore, nga këto 43 materiale kallëzuese janë regjistruar si procedime penale. Ndër 43 procedime penale për krime zgjedhore, nga ato 22 janë referuar si krime nga Policia e Shtetit, 1 procedim nga shërbimi i kontrollit të burgjeve, 9 janë regjistruar me iniciativë të Prokurorisë së Posaçme, 3 si rezultat i denoncimit nga shtetas të ndryshëm, 3 nga prokuroritë e rretheve, 4 në kallëzimet e subjekteve politike dhe 1 nga një procedim tjetër penal i regjistruar më parë”, tha Dumani.

Kreu i SPAK nënvizoi se nga totali i procedimeve, 35 procedime janë për korrupsion aktiv në zgjedhje. “Katër procedime janë për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, 1 procedim penal për përdorim të funksionit publik për qëllime politike, 1 për kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrëse në zgjedhje dhe disa të tjera për vepra të tjera penale”.

“Janë ushtruar disa kontrolle banese zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishme që do t’i shërbejnë procesit të hetimit”, tha Dumani.

“Sfidat nuk janë të pakta. Referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK, kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota. Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimin përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit”, pohoi kreu i SPAK.

Kreu i SPAK theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në kohë reale mes Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ-së dhe Policisë së Shtetit, si një angazhim shumë produktiv për të adresuar dhe zgjidhur në kohë të shpejtë çdo ankim apo pretendim të bërë nga qytetarët, forcat politike apo organizata të ndryshme të shoqërisë civile.

/e.i//a.f/

The post Dumani: 43 procedime penale për krimet zgjedhore, kontrolle banesash dhe zyrash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

By: Ardit
18 June 2025 at 17:40

Lajmet për hapjen e kapitujve të negociatave kanë qenë të shumëreklamuara nga qeveria gjatë muajve të fundit, nën premtimin e integrimit të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por një dokument jozyrtar i sekretariatit të Këshillit të Bashkimit Evropian, institucionit që merr vendime në lidhje me procesin negociues dhe anëtarësues, thekson se vendi ka nevojë […]

The post BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Beqiri për ATSH-në: Nga 2 qershori, 4350 aplikime për regjistrime në çerdhe dhe kopshtet e Tiranës

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Prej datës 2 qershor, pas thirrjes së bashkisë së Tiranës për nisjen e regjistrimeve në çerdhe dhe kopshte, këtë vit për herë të parë këto aplikime bëhen online përmes platformës e-fëmijet.tirana. al.

Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri në një intervistë për ATSH-në thotë nga data 2-12 qershor, interesi i shfaqur është shumë i lartë, ndërsa procesi i aplikimeve po ecën shumë mirë.

Sipas Beqirit, në platformë kanë hapur llogari 7565 qytetarë, ndërsa në total kërkesa për aplikime nga data 2-12 qershor 2025 janë realizuar 4350 të tilla.

“Aplikim për regjistrim në çerdhe janë 2051, aplikim për transferim në çerdhe tjetër janë 40,
aplikim për regjistrim në kopsht janë 1053, aplikim për transferim në kopsht tjetër janë 25, ndërsa kalim nga çerdhja në kopsht janë 1181 aplikime. Pra, në total nga data 2-12 qershor 2025 janë realizuar 4350 aplikime”, thotë Beqiri.

Beqiri shprehet se fakti që janë 7565 llogari të hapura në këtë platformë, që aplikohet për herë të parë si një risi, është një tregues i interesit të lartë të prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit.

Sipas Beqirit, aktualisht janë 2726 vende të lira për në çerdhe dhe 3178 vende të lira për në kopshtet e Tiranës.

“Në shtator kemi një lajm të mirë, pasi pritet që kryeqytetit i shtohet një kopsht i ri në zonën e Medresesë, ku do sistemohen fëmijë edhe të njësisë 8 dhe njësisë 9. Gjithashtu, pritet të hapet së shpejti edhe një çerdhe në zonën e Farkës të Lundrës, me një kapacitet prej 120 apo 150 fëmijë në varësi edhe të kërkesave”, tha Beqiri.

Procesi i aplikimeve për në regjistrim në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, mbyllet në 22 qershor. Më pas do të nisë shqyrtimi i dokumentacionit dhe përgjigjet pritet të dalin dy javët e para të muajit gusht, ndërsa prindërit do të marrin njoftim përmes emailit.

/a.g/

The post Beqiri për ATSH-në: Nga 2 qershori, 4350 aplikime për regjistrime në çerdhe dhe kopshtet e Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“SPAK sulmohet se po punon”/ Reagon analisti: Kemi nevojë për reformë zgjedhore

12 June 2025 at 17:39

Baçi tha se “Shqipëria bëhet” mori mbi 60 mijë vota dhe sërish nxori një deputet, ndërsa shtoi se edhe Lulzim Basha mori mbi 20 mijë vota e nuk fitoi dot asnjë mandat. Sipas tij, kjo tregon se reforma zgjedhore ka nevojë për ndryshim.

Analisti politik Agim Baçi, i ftuar në një studio televizive, komentoi situatën aktuale politike në vend.

Agim Baçi:

“Evidentimi i problemeve të zgjedhjeve të 11 majit është me rëndësi. Largimi i koalicioneve nga Edi Rama i bën dëm opozitës. ‘Shqipëria bëhet’ mori 61 mijë vota dhe mori 1 mandat, Basha mori mbi 20 mijë vota dhe nuk fitoi deputet. Kemi nevojë për reformë zgjedhore. Duhet një reformë e thellë. Mbledhja e fakteve për proces elektoral të vjedhur është diçka e mirë. Integrimi në BE besoj se do bëhet si në NATO, ndodh për çështje strategjike dhe jo reformash. Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarë të drejtësisë. Pavarësia e gjyqësorit duhet të ruhet. Kompromisi i mundshëm mes palëve politike kundër drejtësisë do ishte i frikshëm”.

The post “SPAK sulmohet se po punon”/ Reagon analisti: Kemi nevojë për reformë zgjedhore appeared first on Sot News | Lajme.

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

8 June 2025 at 22:52

Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të një zgjidhjeje që do të sillte orarin shtatëorësh të punës, dhe modeli që po shqyrtohet pritet të kënaqë si punëdhënësit, ashtu edhe sindikatat, njoftoi kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç. Ky i fundit deklaroi se, pas shqyrtimeve të gjera, është gjetur një model me të […]

The post Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe appeared first on BoldNews.al.

Olta Gixhari ndan pamje nga nata elektrizuese me Keinemusik në Tiranë, shfaqet në formë fantastike

By: D Marku
2 June 2025 at 12:49

Aktorja, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga nata elektrizuese në Tiranë, ku performuan emrat e njohur të muzikës elektronike – Adam Port, &ME, Rampa dhe Reznik.

Evenimenti u mbajt në ambientet magjike të Liqenit Artificial dhe mblodhi mijëra fansa nga vende të ndryshme të botës.

Olta u shfaq sensacionale me një veshje provokuese: një bluzë të shkurtë me mëngë të gjata dhe dekolte të hapur.

Ajo kombinoi veshjen me geta të zeza ngjitur pas trupit dhe çizme kaubojsh. Flokët i kishte të lëshuar, në stilin e saj karakteristik.

Në videot e publikuara, ajo shihet duke kërcyer dhe duke shijuar atmosferën energjike të natës, e shoqëruar nga mikja e saj, Sara Hoxha.

Dyshja, të njohura për miqësinë e tyre të afërt, u panë duke u argëtuar së bashku në skenën më të nxehtë të momentit në kryeqytet.

The post Olta Gixhari ndan pamje nga nata elektrizuese me Keinemusik në Tiranë, shfaqet në formë fantastike appeared first on Albeu.com.

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

By: Mirgen
1 June 2025 at 20:49

Rrjetet sociale kanë kohë që janë kthyer në pjesë të pandashme të jetës sonë, por sidomos për brezin e ri ato janë më shumë se thjesht platforma, janë hapësira për të shprehur identitetin, për të ndërtuar influencë dhe për të ndjekur çdo trend të ri. Por pyetja që shtrohet sot është: Kush po mbizotëron mes […]

The post TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë? appeared first on BoldNews.al.

TikTok-u shqiptar, kur fama kthehet në dhunë verbale dhe degradim shoqëror

31 May 2025 at 08:33

Në epokën dixhitale, TikTok është bërë një nga platformat më të ndjekura nga shqiptarët. Por, përtej videove argëtuese dhe përmbajtjes kreative, një pjesë e kësaj bote virtuale është kthyer në një arenë ofendimesh, sharjesh, kërcënimesh dhe vulgariteti ekstrem – shpesh në sy të fëmijëve dhe me pasoja reale për familjet. Shfaqje pa filtrin e moralit. […]

The post TikTok-u shqiptar, kur fama kthehet në dhunë verbale dhe degradim shoqëror appeared first on BoldNews.al.

Miratohet krijimi i shoqërisë për prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore “Kayo”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve.

Sipas vendimit, shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 40 % të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private.

Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 (njëzet mijë) m², që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët në një nga format e parashikuara nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.

Shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti me të cilin negocion, të paktën: një vlerë investimi jo më pak se 15 milionë euro në periudhën kohore të 3 vjetëve; punësimin e jo më pak se 400 punonjësve në periudhën kohore të 3  vjetëve; ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të uniformave dhe aksesorëve të tjerë, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të tjera të sigurisë dhe  sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve në rast eksporti.

Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se, përpos parashikimeve të tjera, objekti i aktivitetit të shoqërisë tregtare, që do të krijohet, do të përmbajë prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura, si edhe uniformat e aksesorët për përdorim nga strukturat e tjera të sigurisë.

Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër gjatë negociatave se administratori/ët e shoqërisë, që do të krijohet nga dy shoqëritë e sipërpërmendura, zgjidhet/n me dakordërsinë e shoqërisë “KAYO”, sh.a.

Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër gjatë negociatave se të paktën 30 % e përbërjes së këshillit drejtues ose këshillit mbikëqyrës të shoqërisë, që do të krijohet, në rast se forma e shoqërisë parashikon këto organe drejtuese/mbikëqyrëse, do të emërohen nga shoqëria “KAYO”, sh.a.

Statuti i shoqërisë, që do të krijohet, përmban dispozitat mbi të drejtën e vetos, që gëzon shoqëria “KAYO”, sh.a., në bazë të ligjit “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

Siguria fizike e personelit dhe infrastrukturës do të sigurohet nga Forcat e Armatosura, sipas akteve nënligjore, të nxjerra nga autoritetet kompetente, sipas ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Autorizohen shoqëria “KAYO”, sh.a., dhe shoqëria private me të cilën do të bashkëpunojë të furnizojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë me uniforma ushtarake dhe aksesorët përkatës nëpërmjet shoqërisë që do të krijohet, në përputhje me këtë vendim.

Ngarkohet shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe  botohet në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/

The post Miratohet krijimi i shoqërisë për prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Reforma zgjedhore të përfshijë rekomandimet e OSBE-ODIHR! Anëtarësimi kërkon dialog politik

By: Mirgen
28 May 2025 at 20:37

Bashkimi Europian kërkon nga klasa politike shqiptare të përfshijë në reformën e re zgjedhore të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa pret që palët t’i qëndrojnë angazhimit të tyre për ta përmbyllur këtë proces deri në vitin 2026. Në një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se […]

The post Gonzato: Reforma zgjedhore të përfshijë rekomandimet e OSBE-ODIHR! Anëtarësimi kërkon dialog politik appeared first on BoldNews.al.

Platforma Onlyfans në negociata shitjeje për 8 miliardë dollarë

24 May 2025 at 08:29

Platforma Onlifens (OnlyFans), e njohur për përmbajtje që rrjetet e tjera sociale nuk e lejojnë, ka hyrë në një fazë të avancuar negociatash me firmën e investimeve Forest Road Company (Forest Road Company) në Los Angeles, dhe një transaksion i mundshëm mund ta vlerësojë platformën në rreth tetë miliardë dollarë.

Sipas burimeve jozyrtare, bisedimet kanë filluar që nga marsi, por detajet e marrëveshjes nuk dihen. Reuters raporton se Onlifens dyshohet se mban kontakt edhe me blerës të tjerë potencialë, duke cituar burime anonime të informuara.

Onlifens u themelua në Londër dhe pa një rritje të popullaritetit gjatë mbylljeve të pandemisë, por vitet e fundit është përpjekur të distancohet nga reputacioni i saj si një platformë me përmbajtje të qartë.

Kompania, e cila është në pronësi të miliarderit ukrainas-amerikan Leonid Radvinsky, ka investuar prej kohësh në zgjerimin e bazës së krijuesve, nga komedianët dhe trajnerët te ndikuesit në kuzhinë, me qëllim ndryshimin e imazhit dhe perceptimit të saj në treg.

Sipas raportit të kompanisë Phoenix të shtatorit të vitit të kaluar, Onlifens pati një fitim prej 485.5 milionë dollarësh në vitin fiskal 2023 , që përfaqëson një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

 

The post Platforma Onlyfans në negociata shitjeje për 8 miliardë dollarë appeared first on Euronews Albania.

“Vendi i Shqipërisë në BE, i rëndësishëm”, Macron: Franca krah jush. Perspektiva e 2027 është një realitet

By: xhir jeta
17 May 2025 at 09:48

Krah kryeministrit Rama në Tiranë, Presidenti Emanuel Macron shprehu mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë. Macron vlerësoi se vendi i Shqipërisë në BE është I rëndësishëm, ndërsa theksoi se perspektiva e 2027 është një realitet. “Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer” tha ai.

“Bashkëpunimi universitar po bëhet realitet. Në fushën ekonomike projekti prioritar menaxhimi I ujit, turizmi , bujqësia. Kjo për të thënë se deklaratat e mëparshme u bënë realitet. Kemi avancuar në temat e mbrojtjes.do vijojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Radarët e mbikëqyrjes, kemi vijuar bashkëpunim dhe për më shumë aktorë francezë, prania jonë është në të gjitha rajonin.

Franca do jetë krah jush për kapacitet financimi Më shumë se 300 milionë investime janë bërë tashmë, edhe për Korcën djepi historik I frankofonisë. Përtej kësaj marrëdhënie dy palëshe, duam të shkojmë më tej. Vendi i Shqipërisë në BE, është i rëndësishëm Shqipëria ka bërë avancime të mëdha, kam besim te ajo që do bëni, jam I lumtur për mandatin. Udha e Shqipërisë drejt BE është shumë e qartë.

Është një udhë shumë sensibël, Franca do jetë krah jush për t ju shoqëruar në këto reforma. Ju do mbani axhendën tuaj dhe ne tonën. Perspektiva e 2027 është një realitet. Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer” u shpreh Macron./abcnews.al

Finalizohet operacioni policor ‘Platforma’/ Kryenin mashtrime online për investime në bursë, një i arrestuar

14 May 2025 at 11:39

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Platforma’, ku përmes një platforme të rreme investimesh online të përfshirë në mashtrime, goditet grupi i strukturuar kriminal.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe po punohet për arrestimin e dy të tjerëve. Gjatë hetimeve u godit një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Ndërkaq, më parë janë arrestuar edhe 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe 4 të tjerë janë në hetim. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit.

The post Finalizohet operacioni policor ‘Platforma’/ Kryenin mashtrime online për investime në bursë, një i arrestuar appeared first on Sot News | Lajme.

Platforma digjitale që zbulon Tiranën rurale përmes ushqimit

By: Kult Plus
10 May 2025 at 15:22

Platforma digjitale të turizmit po diversifikojnë informimin në çdo drejtim që i shërben dhe nxit vizitorët dhe turistët e huaj për të eksploruar Shqipërinë.

Trural Gastro Guide është një platformë digjitale që fton vizitorët të shijojnë kuzhinën tradicionale, natyrën dhe mikpritjen në zonat rurale të Tiranës.

Kjo platforme digjitale, i vjen në ndihmë vizitorëve të rezervojnë lehtësisht online, mbështet komunitetet lokale për zhvillimin e biznesit dhe i ndihmon turistët të shijojnë  udhëtime autentike në zona të veçanta të kryeqytetit.

Ky produkt është zhvilluar me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, programit gjerman GIZ, nëpërmjet projektit TIP.

Kjo platformë pason inovacionet e reja digjitale që po nxisin zhvillimin e sektorit të turizimit, siç ështo ajo e agroturizmit, apo ajo e-Visitor, platforma që po modelohet për të siguruar të dhëna në kohë reale mbi “trafikun” e turistëve të akomoduar, kapacitetet akomoduese, netqëndrimet, origjinën e turistëve, tipologjinë gjeografike të shpërndarjes në territor etj. /atsh/ KultPlus.com

Rama: Pensioni mesatar në 400 euro

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një interviste televizive se pensionistët në Shqipëri janë të ndarë në dy blloqe, ata që kanë dalë në pension para 2014-s dhe që kanë pensione më të ulta dhe ata që kanë dalë pas 2014-s dhe reformës së qeverisjes socialiste dhe që kanë pensione më të larta.

Rama tha se para reformës së qeverisjes socialiste në 2014-n për pensionet, në Shqipëri nuk ka pasur sistem pensionesh, por sistem asistence.

Sipas tij, para qeverisjes socialiste ritja e pensioneve nuk bazohej te kontributet dhe nuk të njihej e drejta për të marrë pensione bazuar në kontribute. “Ti tavanin e kishe 24 mijë lekë të reja dhe të gjithë që dilnin në pension merrnin asistencë. Merre sot një mësuese që ka dalë në pension në 2016-n me 35 vite pune dhe një përpara 2013-s me 35 vite pune. Nuk funksionon rritja si rritja e rrogave, se bie shteti. Pensionet duhet të bazohen te kontributet. Të gjithë pensionistët që kanë dalë në pension gjatë qeverisjes sonë kanë pensione dhe 400, dhe 500 euro. Kjo ka ndodhur sepse ne kemi vendosur që kjo del në bazë të kontributeve. Për pensionet e plota e kemi mesataren 300 euro, sepse kemi vendosur sistemin siç e ka gjithë bota”, pohoi Rama.

Kryeministri u ndal edhe te blloku tjetër i pensionistëve, që nuk janë pensionuar mbi bazën e kontributeve, por kanë mbetur jashtë, plus pensionet e fshatit që janë asistencë, se nuk kanë dhënë kontribute shoqërore.

“Kemi dhënë bonuse, 230 mijë pensionistë kanë marrë rimbursime për ilaçet, për energjinë elektrike. Ne duam që për këta që janë me pension të plotë ta çojmë pensionin mesatar nga 300 në 400 euro, ndërsa ata me pensione të ulta të vendosim minimalin, ku do duhet të futet dhe shteti, pra 200 euro”, tha Rama.

Kryeministri tha se Shqipëria është ulur në një tryezë me BE me 250 mijë faqe ku po negociohet çdo “qime” e lëkurës së shteti, ndërsa opozita ka program dëshirash.

/a.f/r.e/

The post Rama: Pensioni mesatar në 400 euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pensioni mesatar 400 euro në Shqipërinë 2030, do vijojmë me dhënien e bonuseve

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama gjatë takimit elektoral në Gjirokastër u ndal sot te reforma e pensioneve në pasqyrë e qartë të asaj që sjell keqqeverisja dhe mirëqeverisja.

Rama u shpreh se “në vitet kur u godit ideja e pensionit në mënyrën më barbare ndodhi fillimi i hapjes së një grope shumë të madhe që është akoma midis nesh. U shkatërruan shumë industri dhe u mbyllën shumë fabrika dhe shumë njerëz u konsiderua pensionistë edhe në moshën 40 vjeç që nuk iu dha pension, por asistencë. U vendos një tavan 24 mijë lekë dhe u veprua kështu për 23 vite. Ne nuk kishim një sistem sigurimesh të qëndrueshme dhe fond sigurimesh të qëndrueshme, por një gropë që vetëm thellohej. Bëmë reformën dhe përmbysëm logjikën pasi nuk mund të kesh një tavan për pensionet”.

“Sot kemi dy blloqe pensionistësh. Një bllok që kanë dalë në pension para reformës tonë që janë me pension të ulët dhe një bllok që kanë dalë në pension pas reformës tonë dhe që kanë dal në pension pas reformës tonë”, theksoi Rama.

Kryeministri solli si shembull pensionin e mësuesit, të atij që ka dal në pension para reformës dhe me pension të ulët dhe atij që ka dal në pension pas reformës dhe që ka pension më të lartë.

“Në aspektin moral kjo është e padrejtë, në aspektin e sistemit kjo është e vetmja rrugë sepse ajo gropë nuk mbyllej kurrë. Ne gjithsesi duhet të gjejmë një mënyrë që edhe atyre që kanë dalë në pension para reformës duhet t’u vijmë në ndihmë. Ne filluam me rritjen e bonuseve sepse t’u vijmë pranë parë pensionistëve duhet të risim ekonominë. Pikërisht se ekonomia ka filluar të japë rezultate, na u krijuar mundësia të rrisim bonusin. Pastaj na u krijua mundësia të japim dy bonuese gjë që do vazhdojmë të bëjmë së edhe vitin tjetër”, deklaroi ai.

“Kemi dy nivele bonuesesh, nivelin deri në 200 euro dhe mbi nivelin 200 euro dhe japim më shumë atyre që janë nën 200 euro pasi janë pensionistët që kanë dalë në pension para reformës. Sot kemi një pension mesatar 300 euro nëse i referohemi sigurimeve të plotë. Pensioni mesatar do shkojë 400 euro në Shqipërinë 2030. Ndërkohë që për pjesën tjetër do fusim më shumë nga arka e përbashkët”, deklaroi Kryeministri Rama.

The post Rama: Pensioni mesatar 400 euro në Shqipërinë 2030, do vijojmë me dhënien e bonuseve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Në interes të Kosovës që të formojë shpejt institucionet e saj”/ BE: Arritja e reformave, është lëvizja përpara në…

24 April 2025 at 15:07

Guillaume Mercier, zëdhënës i BE-së për çështje të zgjerimit, është përgjigjur në pyetjet nëse dështimi i katërt me radhë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka pasoja në raportet e Kosovës me BE-në. “Ne nuk do të komentojmë çështjet e brendshme të Kosovës, sikurse nuk i komentojmë as për cilindo vend tjetër partner. Ajo që mund të them është se gjithsesi është në interes të Kosovës që të formojë shpejt institucionet e saj. Kjo është e rëndësishme për arritjen e reformave evropiane dhe për të lëvizur përpara në këtë rrugëtim“, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian, ndonëse nuk komenton çështjet dhe procedurat e brendshme në Kosovë, sikurse as në ndonjë vend tjetër partner, vlerëson se është në interes të Kosovës që sa më parë të formojë institucionet e saj. Ai ka nënvizuar edhe rëndësinë që kjo ka për përfitimet e Kosovës nga Plani i Rritjes i BE-së.

“Është e rëndësishme edhe për çështje të tjera siç është Plani i rritjes. Siç e dini, na duhet që të kemi Kuvendin e Kosovës të konstituar në mënyrë që të vazhdojmë punën në këtë drejtim po ashtu“, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

The post “Në interes të Kosovës që të formojë shpejt institucionet e saj”/ BE: Arritja e reformave, është lëvizja përpara në… appeared first on Sot News | Lajme.

Jeta e Papa Françeskut/ Një epokë reformash dhe polemikash brenda Kishës

By: xhir jeta
21 April 2025 at 11:40

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Që nga viti 2013, ai drejtoi 1.3 miliard katolikë, duke u vlerësuar për thjeshtësinë, por edhe kritikuar për përçarjet. Në këtë video, Zëri i Amerikës sjell një vështrimin për jetën e një pape që mbrojti të varfrit dhe emigrantët, por përpjekjet e të cilit për të reformuar Kishën krijuan konfuzion dhe ndasi mes besimtarëve.

Papa Franceku arriti shumë gjëra për herë të parë si udhëheqës i 1.3 miliardë katolikëve në botë.

Horge Mario Bergoglio u lind nga prindër emigrantë italianë në Buenos Aires të Argjentinës. Në 2013 ai u bë Papa I parë nga Amerika Latine dhe i pari jezuit që drejtoi Kishën Katolikë, duke zgjedhur emrin papnor Francesku, sipas Shën Franceskut të Asizit, një shenjt i njohur për përulësinë dhe thjeshtësinë e tij. Ai ishte 76 vjec në atë kohë.

Francesku preferoi një qasje më pak formale se paraardhësit e tij dhe jetoi në mënyrë modeste, duke zgjedhur të flinte në një shtëpi të thjeshtë mysafirësh në Vatikan ne vend të aparatamentit papnor.

Papa zemëroi katolikët konservatorë duke zbutur qëndrimin ndaj disa dokrinave, por mbeti I vendosur për cështjen e abortit.

“Aborti është vrasje, pa ekuivok, ata që kryejnë aborte vrasin.”

Francesku mbajti qëndrim zyrtar se cdo akt seksual jashtë martesës tradicionale është mëkat, por bëri thirrje për t’i dhënë fund persekutimit të homoseksualëve në mbarë botën dhe mbështeti përfshirjen personave LGBTQ+ brenda kishës.

‘Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për ta gjykuar?”

Ai e zgjeroi qasjen në kungim për ata që ishin të shkurorëzuar dhe të martuar sërish.

Francesku rriti rolin e grave në Meshë dhe në udhëheqjen e Vatikanit, por mbeti i palëkundur në qëndrimin e Kishës se vetëm burrat mund të shugurohen si priftërinj.

Francesku u dërgoi një letër peshkopëve amerikanë duke thënë se ndihma për emigrantët është një detyrim moral dhe kritikoi anëtarë të lartë katolikë të administratës amerikane për përpjekjet e tyre të ashpra për të zbatuar ligjet e emigracionit dhe për dëbimet masive.

Ai udhëtoi në më shumë se 60 vende si Papë. Shëndeti i tij u përkeqësua dhe duke përdorur një karrige me rrota, Papa Francesku vizitoi katër vende të rajonit Azi-Paqësor në vitin 2024.

Në Sudanin e Jugut, gjatë një meshe para mijëra njerëzve ai bëri thirrje për paqe. Në Irak, ai u përpoq të kapërcejë ndasitë mes të krishterëve dhe myslimanëve, në Kubë, ai punoi për të zbutur marrëdhëniet, mes SHBA dhe Kubës.

Kina nuk e ftoi kurrë, por ai arriti një marrëveshje historike dhe të diskutueshme mbi mënyrën se si Pekini i cakton peshkopët katolikë.

Papa Francesku punoi për një marrëveshje paqeje mes Moskës dhe Kievit për luftën në Ukrainë, por nuk arriti ta realizojë atë.

“Në emër të Zotit, ju lutem ndaleni këtë masakër!’

Papa Francesku u zgjodh pas dorëheqjes së Papa Benedikt, I cili u bë Papa I parë që hoqi dorë për arsye shëndetësore, duke krijuar një dekadë të pazakontë me dy Papë të gjallë deri me vdekjen e Benediktit në dhjetor 2022.

Francesku vuajti nga probleme shëndetësore, gjatë gjithë jetës, duke humbur një pjesë të mushkërive në rini.

Më vonë, ai pati probleme me gjunjët dhe crregullime të përsëritura në mushkëri.

Pap Francesku u shtrua në një spital të Romës në mes të shkurtit 2025 me një infeksion respirator që u përkeqësua.  Ai emëroi 110 nga 140 kardinalët që do të jenë të ligjshëm për të marrë pjesë në konklavën papnore që do të vendosë për pasuesin e tij./REL

 

Analiza: Reformimi i plotë i taksave vendore, urgjent dhe i domosdoshëm

By: user7
16 April 2025 at 07:20

Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi institucionale, barrë tatimore, kuadër ligjor. Qëllimi duhet të jetë: (1) thjeshtësi në zbatim, (2) objektivitet pa hapësira për interpretime subjektive dhe (3) një barrë tatimore më e ulët e më e drejtë. Ligji 9632 dhe aktet nënligjore nuk janë harmonizuar me zhvillimet në legjislacionin tatimor, duke krijuar boshllëqe dhe mos koordinim me ligje si tatimi mbi të ardhurat, TVSH apo procedurat tatimore. Një reformë e thellë e taksave vendore do të krijonte një klimë më të favorshme për bizneset dhe investitorët. Disa nga arsyet pse reforma është urgjente dhe e domosdoshme:

Së pari, ndarja e tatimpaguesve sipas xhiros (0-2-8 milionë lekë) bie ndesh me kufirin aktual prej 14 milionë lekësh të përcaktuar në ligjin organik të të ardhurave. Ky mospërputhje nxit shmangien nga formalizimi dhe penalizon padrejtësisht bizneset për diferenca të vogla në xhiro. Gjithashtu, taksa për ndërtimet dhe detyrimi për strehimin social kanë rritur kostot, duke goditur blerësin dhe veçanërisht shtresën e mesme, pa transparencë për përfituesit e këtij kontributi.

Së dyti, mungesa e koordinimit mes bashkive dhe administratës qendrore, pavarësisht marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe që kanë, mbetet shqetësuese. Ne kemi klientët tanë që kanë muaj që e kanë hapur biznesin, kanë dërguar dhe njoftim për regjistrim në taksat vendore (edhe pse nuk e kanë detyrim njoftimin) dhe akoma nuk e kanë faturën përkatëse për të paguar taksat vendore, edhe pse afati është 30 ditë pas hapjes së biznesit.

Apo kemi raste që klientët tanë kanë ndryshuar kategorinë prej xhiros së rritur dhe kjo gjë nuk është reflektuar në kohë në sistem dhe nuk ka pasur faturë për pagesë të gjeneruar, por është shfaqur pas 3 vitesh, bashkë me gjoba dhe kamatëvonesa edhe pse vullneti dhe korrektësia për të paguar ka qenë në çdo kohë!

Regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistemin e tatimeve qendror janë të njëkohshme për të gjithë institucionet e tjera publike, megjithatë, nuk përkthehen automatikisht në përditësim të detyrimeve për taksat vendore. Mungesa e sistemit të adresave rrit pasigurinë dhe penalitetet, ndërsa Komisioni i Apelimit për Taksa Vendore ka pretendime dhe emisione investigative që nuk ka qenë funksional, duke cenuar të drejtën për apelim.

Së treti, fragmentimi i sistemit dhe mungesa e standardizimit mes bashkive. Çdo bashki ka autonomi për të miratuar rregulla dhe nivele të ndryshme taksash, duke krijuar një mozaik të pakoordinuar për bizneset që operojnë në nivel kombëtar. Po ashtu, mungon dixhitalizimi i plotë i proceseve dhe transparenca. Ndryshe nga administrata qendrore, bashkitë ende përdorin praktika të decentralizuara, të pa aksesueshme dhe të fragmentuara për tatimpaguesin.

Së fundi, parimi i proporcionalitetit, i zbatuar në legjislacionin tatimor kudo, shpesh neglizhohet në nivel vendor nga dispozitat e VKB që janë grey areas. Zbatimi jo proporcional i detyrimeve vjetore, pa marrë parasysh momentin e hapjes apo mbylljes së aktivitetit apo ndryshimin e kategorisë sjell ngarkesa të pajustifikuara vjetore dhe jo proporcionale. Shembulli i tarifës së arsimit, e quajtur “e përkohshme” por që zgjat prej vitesh, tregon mungesën e logjikës fiskale.

Për ta mbyllur, deri në realizimin e një reforme të mirëkonsultuar gjerë dhe të plotë, bizneset duhet të veprojnë me kujdes të shtuar. Duhet që të kërkojnë faturat në kohë, të ndjekin ndryshimet e kategorisë edhe pse nuk është detyrim i tyre për të njoftuar, për të shmangur penalitete të panevojshme.

Megjithatë, reforma nuk është vetëm e domosdoshme, por urgjente. Një reformë kaq e rëndësishme kërkon një debat të gjerë publik, ku të gjithë aktorët të përfshihen në propozimin dhe miratimin e ndryshimeve. Konsultimi i shoqërisë civile, ekspertëve dhe bizneseve është një hap i jetik për të siguruar që reforma të jetë efektive dhe gjithëpërfshirëse./ Monitor

The post Analiza: Reformimi i plotë i taksave vendore, urgjent dhe i domosdoshëm appeared first on Lapsi.al.

❌
❌