Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

19 August 2025 at 14:40

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit do të jetë anëtarësimi në BE.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali u shpreh se me ambasadorin Gonzato po koordinojnë veprimet për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

“Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike”, theksoi Spiropali.

1 nga 3

/gj.m//a.f/

 

The post Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Kryeparlamentarja Spiropali pret në takim ambasadorin e BE, Silvio Gonzato

By: redi
19 August 2025 at 14:59

Në prag të sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. Kryetarja Spiropali dhe Ambasadori Gonzato diskutuan mbi anëtarësimin në BE si kryeprioriteti i Legjislaturës së XI dhe koordinimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik…

Source

Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë, falënderim për zjarrfikësit

14 August 2025 at 15:40

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato reagoi sot lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri.

“Është e trishtë të shohësh kaq shumë pemë, shtëpi dhe fshatra të tërë nën kërcënimin e zjarreve në Shqipëri”, theksoi Gonzato në një postim në rrjetet sociale.

Ambasadori i BE falënderoi zjarrfikësit dhe ata që punojnë për të përballuar këtë emergjencë.

“Një falënderim i madh shkon për zjarrfikësit dhe të gjithë ata që po punojnë pa u lodhur për të përballuar këtë emergjencë”, theksoi Gonzato.

Ai gjithashtu u shpreh krenar që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të BE treguan solidaritet në këtë moment të vështirë.

“Kjo është gjithashtu një kujtesë se duhet ta trajtojmë natyrën me kujdes dhe të veprojmë me përgjegjësi për ta mbrojtur dhe ruajtur atë”, nënvizoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë, falënderim për zjarrfikësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Programi “EU4Culture” në mbështetje të artistëve

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato vlerësoi sot se programi “EU4Culture” nuk ka të bëjë vetëm me restaurimin e monumenteve, por edhe me kremtimin e jetës së artistëve.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar nga organizata “Tek Bunkeri” me artistin Lulzim Beqiri, ambasadori Gonzato u shpreh se “të vësh drejtësi për ata që vuajtën brutalitetin e regjimit komunist ka të bëjë me rikthimin e shpresës, rikthimin e njerëzimit, por edhe me rikthimin e kreativitetit”.

“Kur dy nga pikturat, të cilat ishin konfiskuar, iu rikthyen, Lulzim Beqiri gjeti një frymë të re në jetën e tij artistike. Jam krenar që shoh se EU4Culture nuk ka të bëjë vetëm me restaurimin e monumenteve. Ka të bëjë edhe me kremtimin e jetës së artistëve jashtëzakonisht të guximshëm si Lulzimi”, u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

1 nga 3

/m.m/r.e/

The post Gonzato: Programi “EU4Culture” në mbështetje të artistëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Udhërrëfyesi për jurisprudencën e Kushtetueses, Gonzato: Qytetarët duhet ta kuptojnë e të kenë besim tek Drejtësia

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Gjykata Kushtetuese organizoi sot aktivitetin për prezantimin e Udhërrëfyesit (Guidës) së Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – Vëllimi II”.

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në fjalën e tij në këtë aktivitet deklaroi se, drejtësia e dhënë nga gjykatat do të jetë një kontribut i çmuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gonzato theksoi se është me rëndësi që drejtësia të jetë e dukshme dhe e prekshme për qytetarët.

“Sot nuk është rasti për të rishikuar përparësitë e Reformës në Drejtësi. Megjithatë, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të theksuar vlerën e dialogut. Këto elemente janë kyçe që vendimet e formës së prerë të përmbushin standardet e larta të vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Ky është një proces i vazhdueshëm”, tha ai.

Drejtësia, shtoi ambasadori Gonzato, “jo vetëm duhet të jepet, por edhe duhet të duket që po jepet”.

Gonzato nënvizoi faktin se duhet dialog e transparencë e vazhdueshme ndërmjet institucioneve të drejtësisë.

“Vendimet e formës së prerë duhet të përmbushin standardet dhe të rrisin besimin, duke ndërtuar ura mes gjykatave dhe një gjuhë të përbashkët për këto institucione. Drejtësia jo vetëm duhet të jepet, por qytetarët duhet ta shohin, ta kuptojnë e të kenë besim”, tha Gonzato.

Vetëm kështu, theksoi ai, “anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të shihet si një mundësi transformuese”.

Gonzato gjithashtu theksoi se, “Gjykata Kushtetuese ka krijuar një trupë të pasur dhe komplekse jurisprudence që ka mbrojtur të drejtat themelore dhe ka kontribuar në reformën në drejtësi”.

“Për ta kuptuar, këto sfida me të cilat përballen profesionistët nuk kanë të bëjnë vetëm me kuptimin e përmbajtjes së vendimeve, por interpretimin e tyre në kohë dhe zbatimin praktik”, tha ai.

Prandaj, shtoi Gonzato, “vlen ky udhërrëfyes sepse përfaqëson një përgjigje të fortë ndaj këtyre sfidave. Ky udhërrëfyes ofron një bazë praktike njohurish për të nxënit e vazhdueshëm gjyqësor”.

/gj.m/j.p/

 

The post Udhërrëfyesi për jurisprudencën e Kushtetueses, Gonzato: Qytetarët duhet ta kuptojnë e të kenë besim tek Drejtësia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasadori i BE ‘shuplakë ‘ qeverisë Rama: Institucionet shqiptare të zbatojnë vendimet e Kushtetueses

By: Ela
14 July 2025 at 11:35

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë jalës së tij, Gonato i dha një ‘shuplakë’ qeverisë Rama teksa u bëri thirrje që të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel. […]

The post Ambasadori i BE ‘shuplakë ‘ qeverisë Rama: Institucionet shqiptare të zbatojnë vendimet e Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori nv shqyrtim ecurinv e punimeve në disa projekte të mëdha.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori pjesë në takim ndërsa ministri Blendi Gonxhja e cilësoi hap të rëndësishëm për vijimin e transformimit të infrastrukturës kulturore.

Dskutimet u fokusuan mbi ecurinë e punimeve në Muzeun Historik Kombëtar; hapjen për publikun të Hamamit të Durrësit; përfundimin e punimeve në Kalanë e Bashtovës, një hap i rëndësishëm drejt aktivizimit të potencialit të saj kulturor e turistik; riorganizimin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit dhe procesin e muzealizimit; si edhe koordinimin e një kalendari të përbashkët eventesh kulturore në sitet përfituese të projektit.

“Në qendër të vëmendjes mbetet përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët përfshirë Delegacionin e BE-së dhe UNOPS”, tha Gonxhja.

Vlerësimi i këtyre hapësirave si qendra kreativiteti dhe lidhjeje me komunitetin do të mbetet prioritet për MEKI-n në vijim.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në takimin e Komitetit Drejtues ...
1 nga 20

/e.i/j.p/

The post Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liria e shprehjes, Gonzato: Koha që Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga BE

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në një tryezë diskutimesh për fazën e parë të një platforme kombëtare dialogu me fokus sigurinë e gazetarëve, kushtet e punës dhe pavarësinë e medieve.

Ai tha se tashmë është koha që Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për të garantuar lirinë e shprehjes.

Disa nga rekomandimet kërkojnë ndryshime ligjore, një pjesë e të cilave do t’i paraqiten Parlamentit nga shoqëria civile përpara mbledhjes së tij në shtator.

Liria e shprehjes dhe e medias është një nga pikat e rëndësishme të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ambasadori Gonzato, theksoi rëndësinë e adaptimit të standardeve që kërkon BE.

“Shqipëria ka marrë përsipër të përmbushë kriteret për negociatat në mënyrë ambicioze, për një kohë shumë të shkurtër, në 2027, ndaj nuk kemi kohë për të humbur. Sigurisht, shpejtësia nuk mund të cenojë transparencën dhe gjithëpërfshirjen”, tha Gonzato.

Angazhimi i të gjitha palëve shihet si faktor kyç për përmbushjen e kritereve të BE-së.

“Ky sesion plenar sot nuk është vetëm për të diskutuar gjetjet, por edhe një mundësi për të reflektuar sfidat dhe mundësitë që kemi. Këto janë të gjitha çështje shumë komplekse dhe kërkojnë angazhim të vazhdueshëm nga të gjitha palët”, u shpreh Giulia Re, drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

Disa nga rekomandimet konkrete për probleme si, pasiguria ekonomike, kushtet e punës së gazetarit, kërcënimet, dekriminalizimi i shpifjes, ndihma ligjore falas dhe krijimi i mekanizmave të reagimit të shpejtë për gazetarët, janë propozuar si ndërhyrje në Kodin Penal dhe atë Civil.

Brenda muajit korrik, rekomandimet do t’i dërgohen Parlamentit. Kjo fazë e parë reformash është iniciativë e përfaqësisë së BE-së në Shqipëri, e realizuar nga Këshilli i Evropës dhe Departamenti i Gazetarisë, pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (Universiteti i Tiranës).

/gj.m//r.e//a.f/

The post Liria e shprehjes, Gonzato: Koha që Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato në KLP: Institucionet e pavarura të drejtësisë, rol kyç në procesin e negociatave

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato vizitoi sot Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku u takua me kryetaren Mirela Bogdani dhe anëtarët e KLP-së.

Ambasadori vlerësoi se në këtë fazë kritike të negociatave me BE-në, institucionet e pavarura të drejtësisë kanë një rol kyç për të luajtur.

Ai rikonfirmoi mbështetjen e BE-së, vlerësoi progresin e Këshillit dhe inkurajoi përpjekjet e vazhdueshme për të garantuar efikasitetin dhe llogaridhënien e zyrave të prokurorisë.

“Ne përgëzojmë dialogun e shtuar midis institucioneve të pavarura të drejtësisë, përfshirë ILD-në, sepse kjo sjell përgjigje koherente dhe të koordinuara ndaj sfidave të përbashkëta”, u shpreh ambasadori.

Gonzato shprehu po ashtu besimin se këto institucione duhet të kontribuojnë në mënyrë aktive dhe të përfshihen në çdo diskutim mbi ndryshimet ligjore që prekin sistemin gjyqësor.

1 nga 3

/m.m/j.p/

The post Gonzato në KLP: Institucionet e pavarura të drejtësisë, rol kyç në procesin e negociatave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Refugjatëve, BE dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin

20 June 2025 at 18:33

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi kontributin e Shqipërisë ndër vite në menaxhimin e flukseve të refugjatëve. Ai përmendi rastet historike kur Shqipëria strehoi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së vitit 1999 dhe së fundmi afganët që u larguan nga vendi i tyre.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, theksoi se refugjatët dhe kërkuesit e azilit duhet të trajtohen me dinjitet, drejtësi dhe respekt. Ai u shpreh se Shqipëria po punon për të ndërtuar një sistem azili më të fortë dhe më efikas, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Solidariteti nuk është vetëm një parim moral, por një angazhim konkret për të mbrojtur dinjitetin njerëzor. Bashkëpunimi me UNHCR-në, BE-në, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me komunitetet lokale dhe shoqërinë civile, është çelësi për një qasje gjithëpërfshirëse dhe për një integrim të suksesshëm,” theksoi Hoxha.

The post Dita Botërore e Refugjatëve, BE dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin appeared first on Sot News | Lajme.

Gonzato: Mbi 6 milionë euro grante nga BE-ja të investuara në Berat

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato inspektoi sot disa prej investimeve në infrastrukturë në bashkinë e Beratit, të cilat janë realizuar me financime të Bashkimit Evropian.

Këto projekte përfshijnë nga ura në Bilçë mbi lumin Osum, e financuar plotësisht nga Bashkimi Evropian, te rruga e re që të çon drejt malit të Tomorit, dhe nga mbrojtja e brigjeve të lumit pranë Goricës, deri te pamjet panoramike të lumit Osum.

“Me një pritje të ngrohtë nga ish-kryetari Ervin Demo dhe kryetari në detyrë Ervin Ceca, çdo ndalesë sot na kujtoi pse ky qytet është një nga thesaret kulturore të Shqipërisë dhe një destinacion kyç për turizmin e qëndrueshëm”, vlerësoi ambasadori Gonzato.

Me mbi 6 milionë euro grante nga BE-ja të investuara përmes “Modelit të Zhvillimit Ekonomik Vendor të Udhëhequr nga Turizmi”, në partneritet me BERZH dhe të zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, këto projekte shkojnë përtej punimeve ndërtimore.

Ambasadori vlerësoi se ato përmirësojnë aksesin, mbrojnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore dhe krijojnë mundësi të reja për komunitetet lokale.

Gonzato u shpreh se ato janë gjithashtu pjesë e mbështetjes më të gjerë të BE-së që po ndihmon në formësimin e një Berati më të lidhur dhe të qëndrueshëm.

“Krenohemi që jemi partnerë me qytetin e Beratit për të promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve të tij. Investimet e BE-së shkojnë përtej infrastrukturës. Ato mbështesin një vizion të rritjes gjithëpërfshirëse, ku turizmi, trashëgimia dhe komunitetet lokale bashkohen për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, një të ardhme që e afron Shqipërinë me BE-në. Kjo është mënyra se si BE-ja mbështet Shqipërinë për të përmirësuar jetën e përditshme të njerëzve”, u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

/m.m/r.e/a.f/

The post Gonzato: Mbi 6 milionë euro grante nga BE-ja të investuara në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“EU4Migration”, Gonzato: Reformat në fushën e migracionit çojnë përpara negociatat e anëtarësimit

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Bashkimi Evropian, së bashku me IOM, UNHCR dhe Ministrinë e Brendshme lançuan zyrtarisht sot në Tiranë projektin EU4Migration.

Me një buxhet prej 10 milionë eurosh të siguruar nga BE-ja, kjo nismë katërvjeçare synon të mbështesë Shqipërinë në forcimin e sistemeve të saj të menaxhimit të migracionit dhe azilit, në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. Projekti do të kontribuojë në krijimin e kornizave më efektive të qeverisjes, mbrojtjen e personave në lëvizje dhe përmirësimin e aksesit në shërbime për migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët.

Ceremonia e hapjes u përshëndet edhe nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gonzato theksoi se “sfidat globale të migracionit janë komplekse dhe kërkojnë korniza të forta qeverisjeje, si dhe bashkëpunim, besim dhe një vizion të përbashkët midis BE-së dhe vendeve partnere si Shqipëria”.

Sipas Gonzatos “menaxhimi efektiv i migracionit është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e kufijve tanë, por edhe si një pasqyrim i vlerave tona thelbësore: solidaritetit, dinjitetit njerëzor dhe respektit për të drejtat e njeriut”.

“Projekti ynë i ri, “BE për migracionin”, do ta mbështesë Shqipërinë në forcimin e sistemeve dhe kapaciteteve të saj në këtë fushë, në përputhje me strategjitë e menaxhimit të migracionit si të Shqipërisë ashtu edhe të BE-së. Reformat në këtë fushë do të ndihmojnë gjithashtu për çuarjen përpara të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe, në fund të fundit, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Gonzato.

Oficeri i lartë i operacioneve në Zyrën Rajonale të UNHCR për Evropën, Alexander de Chalus, tha se forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e migracionit dhe azilit është kyç për të përballuar lëvizjet e përziera. “Kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur shihet në kuadër të potencialit transformues që ofron procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky projekt mbështet një shtyllë thelbësore të këtij procesi: zhvillimin e një sistemi azili të aksesueshëm, të drejtë dhe efikas, i cili duhet të dallojë nëse personi në fjalë është refugjat apo jo”, shtoi ai.

Projekti EU4Migration do të mbështesë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe përafrimin me acquis të BE-së, duke kontribuar drejtpërdrejt në reformat për Kapitullin 24 – Drejtësi, Liri dhe Siguri. Gjithashtu, do të plotësojë përpjekjet në kuadër të Planit të Veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe pesë shtyllave kryesore të tij, përfshirë forcimin e menaxhimit të kufijve, përmirësimin e sistemeve të azilit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

I zbatuar nga IOM dhe UNHCR në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme dhe një numër të gjerë partnerësh kombëtarë dhe vendorë, projekti ndjek një qasje gjithëpërfshirëse. Përpjekjet e tij synojnë të mbështesin Shqipërinë në realizimin e vizionit strategjik për migracionin, siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Migracionin 2024–2030, dhe në përmbushjen e angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe detyrimeve globale për personat në lëvizje.

/m.q/

The post “EU4Migration”, Gonzato: Reformat në fushën e migracionit çojnë përpara negociatat e anëtarësimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato – Schmidt vlerësojnë SPAK-un: Shqipëria, partner i përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato u takua sot me presidentin e Eurojust, Michael Schmidt, në kuadër të Forumit të 2-të Konsultativ të Kryeprokurorëve të Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftoi Delegacioni i BE-së, diskutimi u përqendrua në rolin qendror të prokurorive në sistemin gjyqësor të Shqipërisë pas reformës në drejtësi.

“Të dy vlerësuan rolin e SPAK-ut, i cili shihet si një faktor që ndryshon rrënjësisht situatën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke forcuar sundimin e ligjit dhe besimin publik”, njoftoi më tej Delegacioni i BE në Shqipëri.

Sipas zyrës së BE-së në vendin tonë, “ata theksuan nevojën për të mbështetur më tej Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe për të siguruar që ato të kenë burimet e nevojshme”.

“Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit gjyqësor me shtetet anëtare të BE-së, duke e konsideruar Shqipërinë një partner të përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjetet sociale të zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë.

/m.q/r.e/a.f/

The post Gonzato – Schmidt vlerësojnë SPAK-un: Shqipëria, partner i përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, kërcënime të përbashkëta sigurie në Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 17 qershor/ATSH-Maela Marini/ Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se forcimi i sundimit të ligjit ka një rëndësi thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit në BE dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementë thelbësore për të ecur përpara në procesin e integrimit.

Në fjalën e mbajtur në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, ambasadori Gonzato u shpreh se “BE dhe Ballkani Perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni”.

Ndaj, Gonzato vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë midis gjyqësorit dhe aktorëve përtej kufirit dhe përgjigjet e koordinuara janë thelbësore jo vetëm për të luftuar krimin ndërkufitar por edhe për të mbrojtur më mirë viktimat e krimit.

“Ja pse ky projekt dhe takimi i sotëm janë kaq të rëndësishëm. Ne e njohin angazhimin e fortë të vendeve në rajon për të luftuar së bashku krimin e organizuar që është ndërkufitar dhe natyrisht shkakton dëm ekonomik dhe pengon rritjen ekonomike. Është i dëmshëm për kohezionin social e mirëqenien e qytetarëve dhe po kështu gërryen besimin e qytetarëve te institucionet”, shtoi ai.

Gonzato nënvizoi se “korrupsioni i nivelit të lartë është tipar i shumë aktiviteteve kriminale dhe kërcënim i sigurisë”.

“Grupet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për të zgjeruar ndikimin e vet apo për t’iu shmangur drejtësisë. Ndaj duhet të punojmë së bashku për të hequr këtë ndjenjë pandëshkueshmërie dhe për të ulur hendekun midis politikës, gjyqësorit dhe qytetarit”, tha Gonzato.

Duke iu drejtuar prokurorëve të pranishëm në këtë forum, Gonzato u shpreh se “puna juaj ndikon drejtpërdrejt në proceset e vendeve tuaja drejt anëtarësimit në BE”.

“Shërbime të pavarura të prokurorisë që mund të hetojnë e të ndjekin penalisht krimin pa frikë apo favore janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE. Kur prokurorët në rajon punojnë së bashku duke ndarë praktikat më të mira dhe bashkërenduar hetimet, pandëshkueshmëria nuk ka vend në shoqëri”, shtoi ai.

Duke u ndalur te sfidat, Gonzato nënvizoi se trysnia mbi institucionin e drejtësisë, kufizimet në burime dhe po kështu natyra në zhvillim e krimit ndërkombëtar, kërkon vigjilencë me nisma konkrete për të forcuar kuadrin ligjor e institucional.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni gjenerojnë më shumë pasuri. Këto para dhe pasuri duhen sekuestruar e konfiskuar dhe të ripërdoren për qëllime të tjera ekonomike. Kemi nisur projekte këtu në Shqipëri në këtë drejtim për të cilat jam veçanërisht krenar. Por duhen veprime konkrete për të rritur njohuritë për sa i përket krimit financiar përfshi edhe instrumentet e sofistikuara që përdoren nga rrjetet kriminale”, shtoi Gonzato.

Në këtë drejtim, ambasadori u ndal te teknikat që janë gjithmonë në zhvillim e sipër për pastrimin e parave që përfshijnë gjithashtu edhe asete virtuale dhe kriptomonedhat.

Ndaj ambasadori vlerësoi se identifikimi i të ardhurave nga krimi është thelbësor në Shqipëri. “Presim me padurim miratimin e një ligji të rëndësishëm nga parlamenti për një zyrë të rikuperimit apo rimarrjes së aseteve”, shtoi ai. /j.p/

The post Gonzato: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, kërcënime të përbashkëta sigurie në Ballkanin Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato-prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt te integrimi në BE

17 June 2025 at 10:00

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi sot në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor se duhet një bashkëpunim sa më i madh gjyqësor mes vendeve të rajonit.

Sipas tij, në Shqipëri mbetet thelbësor identifikimi i të ardhurave nga krimi. Ai theksoi se puna e organeve të drejtësisë ndikon drejtpërdrejt te procesi i negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ne e njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar krimin e organizuar, që është i dëmshëm për kohezion social dhe gërryen besimin  e qytetarëve tek institucionet. Rrjetet kriminale përdorin edhe institucionet për të zgjeruar ndikimin e tyre. Duhet të punojmë sëbashku. Forcimi i sundimit të ligjit është sfidë thelbësore për vendet që duan të anëtarësohen në BE. Puna juaj ndikon direkt në këtë proces.

Krimi dhe korrupsioni gjenerojnë pasuri dhe para dhe ato duhen gjurmuar. Kapacitetet ligjzbatuese duhet të rriten, duhen veprime konkrete për krimet financiare. Identifikimi i të ardhurave nga krimi është me shumë rëndësi. Presim nga Shqipëria miratimin e një ligji të posaçëm për ngritjen e Agjencisë përkatëse. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë e dukshme në të gjitha nivelet. Bashkëpunimi me aktorët e tjerë është i nevojshëm me policinë, doganat, tatimet, sektorin privat.

Pandëshkueshmëria nuk duhet të jetë e pranishme në shoqëri. Natyra në zhvillim e krimit ndërkombëtar kërkon vigjilencë dhe nisma konkrete si dhe burime financiare e njerëzore. Identifikimi i të ardhurave nga krimi është thelbësor në Shqipëri, si dhe rimarrja e aseteve.

Duhet bashkëpunim gjyqësor më tej dhe përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion, mbështetja e ofruar nga ky projekt për Ballkanin Perëndimor, ka efekte mjaft praktike përveç kontributeve të vlefshme që prokurorët japin. Përmes projektit, vendet kanë akses në burimet dhe praktikat më të mira të Eurojust. BE qartësisht përmes Eurojust dhe delegacioneve do vazhdojë t’ju mbështesë në punën tuaj”, deklaroi Gonzato.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gonzato-prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt te integrimi në BE appeared first on Euronews Albania.

Gonzato në “Shtëpinë e Ngjyrave”: Shërbimet sociale, element i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ “Shtëpia e Ngjyrave” në Tiranë shërben si një hapësirë e sigurt dhe mikpritëse për fëmijët, gratë dhe familjet që kanë përjetuar dhunë, trafikim apo shfrytëzim.

E menaxhuar nga Nisma ARSIS me mbështetjen e Bashkimit Evropian, UNICEF-it dhe Bashkisë së Tiranës, kjo qendër komunitare ofron strehim emergjent, mbështetje psikologjike, këshillim, mentorim dhe orientim. Gjithashtu ofron mundësi për zhvillim personal përmes klubeve rinore, aktiviteteve krijuese dhe angazhimit në komunitet.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato vizitoi sot qendrën duke riafirmuar angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për të forcuar shërbimet sociale gjithëpërfshirëse, një element i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Delegacioni i BE-së në Tiranë u shpreh se “përmes programit EU4SocialCare, BE-ja është krenare që mbështet nisma si kjo, që promovojnë dinjitetin, mbrojtjen dhe shpresën për ata që kanë më shumë nevojë”.

“Vizita në Shtëpinë e Ngjyrave sot ishte një përvojë vërtet emocionuese. Dashuria dhe kujdesi, përkushtimi dhe profesionalizmi i stafit, mirënjohja dhe qëndrueshmëria e fëmijëve dhe nënave që takova ishin prekëse. Kuptova sa shumë ndikim kanë shërbimet sociale të bazuara në komunitet dhe gjithëpërfshirëse. Sot pashë nga afër punën e njerëzve që mishërojnë vlerat mbi të cilat qëndron Bashkimi Evropian: të drejtat e njeriut, solidariteti dhe mosdiskriminimi”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

m.q/j.p/

The post Gonzato në “Shtëpinë e Ngjyrave”: Shërbimet sociale, element i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Shqipëria, përparim shumë të mirë në kapacitetet e sigurisë kibernetike

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Siguria kibernetike është më e rëndësishme se kurrë dhe bashkëpunimi është çelësi për ndërtimin e sistemeve digjitale të qëndrueshme.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe drejtorin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa.

Ai theksoi se, “Shqipëria ka bërë përparim shumë të mirë në forcimin e kapaciteteve të saj në fushën e sigurisë kibernetike falë mbështetjes së Bashkimit Evropian”.

“Siguria kibernetike është një ndër prioritetet kryesore të BE-së. Partneriteti ynë i fortë me Shqipërinë, i bazuar në ekspertizën e Akademisë së Qeverisjes Elektronike të Estonisë, po forcon qëndrueshmërinë rajonale kibernetike, kapacitetet teknike dhe bashkëpunimin në një moment kyç”, tha ambasadori i BE-së.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bëri të ditur sot se, BE-ja ka mbështetur autoritetet shqiptare në përballimin e sulmeve kibernetike përmes programit “Cybersecurity Rapid Response” për vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga BE dhe i zbatuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike e Estonisë.

I nisur pas sulmeve kibernetike të vitit 2022 në rajon, ky program synon të forcojë qëndrueshmërinë kibernetike përmes trajnimeve të ekspertëve, konsulencës dhe ofrimit të softuerëve të avancuar të sigurisë kibernetike, duke rritur aftësinë e Shqipërisë për të zbuluar dhe reaguar në mënyrë efikase ndaj kërcënimeve kibernetike. /j.p/

1 nga 3

The post Gonzato: Shqipëria, përparim shumë të mirë në kapacitetet e sigurisë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e Evropës, Gonxhja: BE projekt i përbashkët, Shqipëria pjesë aktive

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, në përmbyllje të Javës së Evropës, u mblodhën në një hapësirë dialogu me artistë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe shumë institucioneve e organizatave të kulturës dhe nga të gjitha fushat.

Gonxhja theksoi se, nën moton “A space to BE”, ky moment final mishëroi vlerat evropiane, bashkëpunimin, krijimtarinë, përkatësinë dhe të drejtat njerëzore përmes artit dhe kulturës.

“BE është më shumë se një pozicion gjeografik, është një projekt i përbashkët ku Shqipëria ndjehet pjesë aktive e familjes evropiane”, shkroi në një postim në rrjetet sociale Gonxhja.

“Performanca nga “was bleibt kollektiv” i Gentian Dodës dhe atmosfera festive që pasoi, ishin dëshmi e fuqisë që liria artistike ka për të ndërtuar ura mes njerëzve dhe kulturave të ndryshme”, theksoi Gonxhja. /j.p/

The post Java e Evropës, Gonxhja: BE projekt i përbashkët, Shqipëria pjesë aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Reforma zgjedhore të përfshijë rekomandimet e OSBE-ODIHR! Anëtarësimi kërkon dialog politik

By: Mirgen
28 May 2025 at 20:37

Bashkimi Europian kërkon nga klasa politike shqiptare të përfshijë në reformën e re zgjedhore të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa pret që palët t’i qëndrojnë angazhimit të tyre për ta përmbyllur këtë proces deri në vitin 2026. Në një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se […]

The post Gonzato: Reforma zgjedhore të përfshijë rekomandimet e OSBE-ODIHR! Anëtarësimi kërkon dialog politik appeared first on BoldNews.al.

Gonzato, bisedë të hapur me të rinjtë korçarë të pasionuar pas teknologjisë

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato vizitoi dje në Korçë Innovation Hub, një hapësirë e mbushur me energji, ide të reja dhe pasion për teknologjinë.

Kjo qendër është kthyer në një pikë referimi për të rinjtë e qytetit, studentë, freelancerë, sipërmarrës të rinj dhe krijues që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes dijes dhe inovacionit.

Gjatë vizitës, ambasadori Gonzato pati mundësinë të njihej me projektet fituese të ICT Clubs dhe të zhvillonte një bisedë të hapur me të rinjtë që janë pjesë e këtij komuniteti.

Përfaqësues nga fusha të ndryshme ndanë përvojat dhe idetë e tyre, duke treguar se Korça ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim përmes teknologjisë dhe përkushtimit të këtyre rinjve.

Bashkimi Evropian, përmes projekteve si EU4Innovation, vazhdon të mbështesë qendrat e inovacionit dhe iniciativat rinore në të gjithë Shqipërinë, sepse integrimi në BE nuk është vetëm një proces politik, por një rrugëtim që fillon nga komunitetet, nga të rinjtë dhe nga mundësitë që ata krijojnë për të ndërtuar një shoqëri më moderne, më të qëndrueshme dhe më afër vlerave evropiane.

1 nga 5

/k.s/j.p/

The post Gonzato, bisedë të hapur me të rinjtë korçarë të pasionuar pas teknologjisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌